Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sa para fitoi Carlos Alcaraz me triumfin në Australian Open



Carlos Alcaraz (22), tenisti më i mirë në botë, ka triumfuar në Australian Open, duke mundur Novak Djokovic me rezultatin 2:6, 6:2, 6:3, 7:5 në një finale që zgjati tre orë e dy minuta.

Ky është titulli i parë i Alcaraz në Australian Open, duke e bërë atë tenistin më të ri në histori që ka fituar të katër turnetë Grand Slam. Deri më tani, ai ka nga dy tituj nga Wimbledon, US Open dhe Roland Garros.

Për këtë sukses, Alcaraz do të shpërblehet me 4.15 milionë dollarë australianë (rreth 2.44 milionë euro).

AND WE DID IT!!! ❤️ pic.twitter.com/V1cjC20T4V
— Carlos Alcaraz (@carlosalcaraz) February 1, 2026


Kjo vjen si pjesë e fondit rekord prej 111.5 milionë dollarë australianë këtë vit, që është rritja më e madhe në historinë e turneut.

Humbësi do të fitojë 2.15 milionë dollarë australianë, që është afërsisht 1.26 milionë euro. /Telegrafi/

Një sukses i pritur prej 88 vitesh: Alcaraz u bë tenisti më i ri që fiton të katër Grand Slam-et



Carlos Alcaraz mposhti Novak Djokovicin në finalen e Australian Open me rezultat 3:1 në sete, duke arritur një sukses historik që ishte pritur për plot 88 vjet.

Me këtë fitore, Alcaraz hyri në histori duke u bërë lojtari më i ri që kompleton Grand Slam-in në karrierë, pra që fiton të katër turnetë madhorë të tenisit.

Spanjolli, i cili më herët kishte në vitrinën e tij trofetë e Wimbledon, Roland Garros dhe US Open, me triumfin në Australian Open u bë vetëm lojtari i nëntë në histori që fiton të katër turnetë Grand Slam.


The youngest man to capture all four major titles 🏆@carlosalcaraz#AO26https://t.co/aSiSsguq3C
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 1, 2026


Në moshën 22 vjeç e 272 ditë, ai vendosi një rekord të ri historik.

Rekordi i mëparshëm kishte qëndruar i pathyer për 88 vjet dhe mbahej nga legjenda Don Budge, i cili e kompletoi Grand Slam-in në Roland Garros në vitin 1938, vetëm dy ditë para ditëlindjes së tij të 23-të. /Telegrafi/

Alcaraz triumfon në “Australian Open” dhe kompleton Career Grand Slam

MELBOURNE, 1 shkurt / ATSH/ – Carlos Alcaraz fitoi sot finalen e “Australian Open” pas një ndeshjeje emocionuese, duke mposhtur Novak Djokovic me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5 dhe duke u bërë tenisti më i ri që kompleton një Career Grand Slam.

22-vjeçari spanjoll, numri një i botës, festoi fitoren historike në Rod Laver Arena, ndërsa Djokovic tregoi sportivitet duke e përgëzuar menjëherë pas ndeshjes. Për Alcaraz, kjo ishte hera e parë që triumfon në Melbourne, duke plotësuar koleksionin e titujve në të katër turnetë e mëdhenj.

Djokovic, 38 vjeç, mbetet në kuotën e 24 titujve Grand Slam, në barazim me Margaret Court, dhe la të hapur mundësinë që kjo të ketë qenë paraqitja e tij e fundit në Australian Open.

Alcaraz është vetëm lojtari i nëntë në historinë e tenisit që fiton të katër Grand Slam-et dhe i pari që e arrin këtë pas Djokovic në vitin 2016. Së bashku me Jannik Sinner, ai ka dominuar turnetë madhorë në dy sezonet e fundit, duke fituar shumicën e titujve.

Në ceremoninë e mbylljes, Djokovic vlerësoi arritjen e rivalit të tij të ri, duke e cilësuar punën e Alcaraz si “historike dhe legjendare”.

The post Alcaraz triumfon në “Australian Open” dhe kompleton Career Grand Slam appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alcaraz shkatërron Djokovicin me rikthim dhe fiton Australian Open



Tenisti më i mirë në botë, Carlos Alcaraz, fitoi Australian Open pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Novak Djokovicit , duke triumfuar me rezultat 2:6, 6:2, 6:3, 7:5 pas pak më shumë se tre orësh lojë në Rod Laver Arena në Melbourne.

Në fillim të ndeshjes, të dy lojtarët ishin shumë të fortë në servimet e tyre, duke lejuar pak mundësi për break në tre gemat e para. Megjithatë, Djokovic arriti të fitonte setin e parë 6:2, duke treguar siguri në çdo pikë vendimtare.

Seti i dytë ishte shfaqja e fuqisë së Alcaraz. Spanjolli bëri dy break, në gemin e tretë dhe të shtatë, duke barazuar setet me 6:2, duke treguar pse është numri një i botës.

Në setin e tretë, pas një starti të barabartë, Alcaraz shfrytëzoi një pikë break në gemin e pestë për të kaluar në avantazh 3:2. Ai ruajti serviset deri në fund dhe realizoi një tjetër break për të fituar setin 6:3.


History 🏆 pic.twitter.com/FRpRxKb9Tr
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 1, 2026


Seti i katërt u vendos në gemin e dymbëdhjetë, ku Alcaraz realizoi breakin vendimtar dhe mbylli ndeshjen me 7:5, duke vulosur fitoren e tij spektakolare.

Me këtë triumf, 22-vjeçari Alcaraz bëri histori, duke u bërë lojtari më i ri që kompleton Grand Slam-et në karrierë, ndërsa ia prishi ëndrrat Djokovicit për të fituar titullin e 25-të Grand Slam, që do ta kishte bërë më të dekoruarin në tenis.

Rezultati final:

Alcaraz – Djokovic 2:6, 6:2, 6:3, 7:5

Elena Rybakina fiton Australian Open pas triumfit ndaj numrit një të botës Aryna Sabalenka



Elena Rybakina ka fituar Australian Open, duke triumfuar në finalen e së shtunës ndaj numrit një në botë, Aryna Sabalenka, me rezultat 6-4, 4-6, 6-4 në një përballje spektakolare që zgjati 2 orë e 18 minuta në Rod Laver Arena.

Tenistja kazake, e renditur e pesta në botë, arriti të mbajë qetësinë në momentet vendimtare, duke marrë revanshin për humbjen ndaj Sabalenkës në finalen e vitit 2023 në Melbourne.

Me këtë fitore, Rybakina siguron titullin e saj të dytë Grand Slam, pas triumfit në Wimbledon në vitin 2022.

Rybakina e nisi fuqishëm ndeshjen, duke thyer menjëherë shërbimin e kundërshtares dhe duke fituar setin e parë pas 37 minutash, në atë që ishte seti i parë i humbur nga Sabalenka gjatë gjithë turneut të vitit 2026.

Në setin e dytë, Sabalenka reagoi fuqishëm dhe barazoi ndeshjen, duke e çuar finalen në set vendimtar.

ELENA RYBAKINA IS AN AUSTRALIAN OPEN CHAMPION 🏆

The No.5 seed defeats Aryna Sabalenka in an enthralling three-set encounter in Melbourne 👏 @wwos@espn@tntsports@wowowtennis#AO26 pic.twitter.com/iWAAHFZFHR
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 31, 2026

Seti i tretë ishte tejet i tensionuar, me Sabalenkën që mori epërsinë e parë, por Rybakina reagoi në mënyrë mbresëlënëse, riktheu baraspeshën dhe më pas siguroi një seri pikësh vendimtare.

Tenistja 26-vjeçare e mbylli ndeshjen me ace-in e saj të gjashtë, duke vulosur një fitore të madhe.

Ky ishte takimi i 15-të mes dy tenisteve, me Sabalenkën që kishte avantazh në përballjet direkte, por Rybakina ka qenë një nga lojtaret më në formë muajt e fundit.

Ajo kishte mposhtur gjithashtu Sabalenkën edhe në finalen e WTA Finals, ndërsa në Melbourne eliminoi emra të mëdhenj si Iga Swiatek dhe Jessica Pegula./Telegrafi/

Bebja 'ndërpreu' ndeshjen në Australian Open



Një ndeshje tenisi në Australian Open mes italianëve Jannik Sinner dhe Luciano Darderi u ndërpre për pak çaste në Melburn, pasi një bebe filloi të qante me zë të lartë gjatë lojës.

Ndërkohë që Darderi po përgatitej të shërbente, britma e bebes e shpërqendroi atë në Margaret Court Arena, ku zakonisht mbretëron heshtja gjatë pikëve të lojës.

Darderi provonte disa herë të përqendrohej për shërbim - duke goditur topin në tokë apo duke e hedhur lart - por britma e vazhdueshme e bebes e detyroi të ndërpriste lëvizjet dhe të ndalonte, duke u dukur i habitur. Situata shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje mes spektatorëve.

@eurosportnl Luciano Darderi wordt afgeleid door meerdere baby’s in de tiebreak bij een 2-0 voorsprong. 👶😅 Hij wint hierna geen punt meer en verliest de wedstrijd van Jannik Sinner. 😬 Grand Slam Tennis 👀 HBO Max #ao2026 #baby #crying ♬ origineel geluid - Eurosportnl

Një video e momentit u shpërnda me shpejtësi në TikTok dhe arriti më shumë se dy milionë shikime, duke nisur një diskutim online nëse është e drejtë të sjellësh bebet dhe fëmijët e vegjël në ndeshje ku kërkohet heshtjes gjatë lojës.

Disa komentues thanë se fëmijëve të vegjël nuk duhet t’u lejohet të jenë aty, duke argumentuar se “nuk do ta kujtojnë asnjëherë lojën”. Të tjerë kritikuan lojtarët, duke pyetur pse një zhurmë e tillë mund t’i shpërqendrojë kaq shumë.

Sipas rregullave të Australian Open, fëmijëve dhe bebeve u lejohet hyrja në ndeshje. Fëmijët nën moshën 2 vjeç mund të hyjnë falas nëse nuk zënë vend në tribunë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj kanë bileta specifike për grupmoshat. Gjithsesi, etiketë e turneut kërkon që publik të ruajë heshtjen gjatë pikëve, dhe mosrespektimi mund të çojë në largim nga tribunat.

Organizatorët e Tennis Australia kanë theksuar se turneu është “i hapur për të gjithë”, përfshirë fëmijët, por kërkojnë që spektatorët të respektojnë lojtarët dhe udhëzimet e gjyqtarëve. /Telegrafi/

“Don Carlos”, një hap nga ëndrra/ Alcaraz mund rivalin Zverev, arrin finalen në Australian Open

E habitshme, por nuk ia ka dalë kurrë këtu. Karlos Alkaraz mund të jetë numri 1 I botës në tenisin për meshkuj, mund të ketë fituar 6 Grand Sleme deri në moshën 22-vjeçare si askush tjetër në histori, por Melburni nuk i ka sjellë fat.

Gjithsesi, kampioni i madh spanjoll është tani vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës, fitores së Grand Slemit të vetëm që I mungon, por jo pa një betejë të jashtëzakonshme ndaj gjermanit, Aleksandër Zverev.

Maratona zgjati 5 orë e 27 minuta, gjysmëfinalja më e gjatë në historinë e Australian Openit, dhe një nga ndeshjet më të gjata të luajtura ndonjëherë.

Alkaraz ia doli në pesë sete me rezultatin e ngushtë 6-4, 7-6, 6-7, 6-7, 7-5. Dueli në Arenën “Rod Lejvër” ishte fenomenal.

Spanjolli fitoi dy setet e para, ndonëse taj brejku në të dytin u duk se nuk do të përfundonte kurrë.

Më pas, Karlos ishte dy pikë larg suksesit në tre sete, por gjithçka u përmbys.

Zverev, një nga tenistët më të talentuar të brezit të tij, por edhe një ndër më nervozët e të paqendrueshmit, reagoi dhe barazoi sfidën.

Alkaraz pati ngërçe në setin e tretë dhe vuajti deri në fund, por ia doli, edhe pse gjermani me origjinë ruse shërbeu për fitoren e duelit në setin e pestë.

Rivali protestoi ashpër në momentin kur spanjolli mori ndihmë mjekësore duke pretenduar se ai u ndihmua, ndonëse në fund nuk mungoi përqafimi sportiv mes tyre.

Numri 1 I botës ka arritur tashmë 8 finale të Çmimeve të Mëdha.

Se çfarë e ardhmeje e pret kampionin e “Furive të Kuqe” mjafton të themi se Gjokoviç kishte fituar vetëm një Grand Slem 22 vjeç, Federer vetëm 3, ndërsa Nadal arriti deri në pesë.

Fati është me Djokoviç/ Ish-numri 1 i botës, në gjysmëfinale edhe pse po humbiste

Thuhet se fati ndihmon më të fortin. Gjithsesi, mbrëmja e fundit në Australian Open shkoi kundër kësaj aksiome, dhe vetë Novak Gjokoviç e pranoi se Lorenco Muzeti ishte më I miri në fushë, dhe se ishte ai që e meritonte fitoren.

Nga ana tjetër, në sport ekzistojnë edhe dëmtimet, një goditje e pamëshirshme dhe tenisti italian u dorëzua kur po shkruante historinë. Numri 5 në botë fitoi dy sete radhazi ndaj atij që cilësohet si tenisti më I mirë I të gjitha kohëve, dhe ishte në rrugë të mbarë.

Shifrat 6-4 e 6-3 nuk lini vend për dyshime, veçse Muzeti ndjeu dhimbje në muskujt e këmbës. Gjatë setit të tretë, Gjokoviç ishte në avantazh 3-1, e më në fund italiani thirri mjekun për konsultim, duke vendosur që të tërhiqej.

Një përfundim mizor, ndërsa tenisti serb ka ende shansin të fitojë një Grand Slem. Ylli nga Beogradi mban rekordin botëror të 24 Grand Slemeve të fituara në karrierë, të 37 finaleve Grand Slem dhe të 51 gjysmëfinaleve.

Po ashtu, ai vendosi rekordin e fitoreve në Australian Open me 103, një më shumë sesa legjenda tjetër, Rozher Federer. Në gjysmëfinale edhe Jelena Ribakina për femra.

Tenistja ruse, por që përfaqëson Kazakistanin, triumfoi në një çerekfinale luksi ndaj ish-numrit 1 të botës, polakes Iga Shviontek, madje si një “tren ekspres”.

Ribakina, një herë fituese e Grand Slemit, ia doli 2-0 me shifrat 7-5 e 6-1 dhe në gjysmëfinale në Melburn do të luajë ndaj amerikanes Xhesika Pegula.

Ukraina mund Rusinë… në tenis/ Elina Svitolina fiton 2-0 ndaj rivales ruse Mirra Andrejeva

Ishte me të vërtetë një derbi. Askush nuk dëshiron të humbasë kur një ukrainase është në terren ndaj një ruseje, dhe këtë herë ishte Elina Svitolina që doli me kokën lart nga Arena madhështore “Rod Lejvër” në Melburn.

Tridhjetenjëvjeçarja mundi 2-0 rivalen shumë më të re, Mirra Andrejeva, me një dominim që ndoshta nuk ishte parashikuar.

Me përvojën e saj shumë më të madhe, por ndoshta edhe me ndjenjën e detyrimit ndaj popullit të saj që po lufton prej 4 vitesh ndaj një agresioni të ashpër,

Vajza e lindur në Odesë ia doli me rezultatin e thellë të seteve, 6-2 e 6-4, edhe pse rivaliteti ekzistoi dhe dueli zgjati një orë e 23 minuta.

Svitolina është padyshim një teniste shumë e mirë, edhe pse nuk ka fituar ende një Grand Slem.

Ajo ka arritur gjysmëfinalet dy herë në Uimbëlldon dhe një herë në US Open, ndërsa në Melburn dhe Paris është ndalur në çerekfinale.

Sa për Andrejevën, rusja 18-vjeçare do të ketë rast për të fituar në të ardhmen.

Në çerekfinale, ukrainasja, që është e 12-ta në botë, do të ketë një provë shumë të vështirë pasi përballë saj do të jetë amerikania e fortë, Koko Gof, e cila vërtet është shumë e re, vetëm 21 vjeç, por I numëron dy tituj Grand Slem në karrierë, pikërisht në Rolan Garos të Parisit dhe US Open.

Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar

✇Albeu
By: M C

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë.

Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho.

Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh: Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.

The post Fokus te anëtarësimi në BE, Ministri gjerman i Shtetit për Evropën vjen në Tiranë, Krichbaum: Shqipëria gjendet në një moment vendimtar appeared first on Albeu.com.

Trump anulon dokumentet e epokës së Joe Biden të nënshkruara me "autopen"



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se po i anulon të gjitha dokumentet, përfshirë faljet, që ai tha se paraardhësi i tij Joe Biden i kishte nënshkruar duke përdorur një autopen.

Autopen përdoret për të “kopjuar” nënshkrimin e një personi me saktësi, zakonisht për dokumente me volum të lartë ose ato ceremoniale.

Trump dhe mbështetësit e tij kanë bërë një sërë pretendimesh të pabaza se përdorimi i pajisjes nga Biden ndërsa ishte president i pavlefshme veprimet e tij ose sugjeroi se ai nuk ishte plotësisht në dijeni të këtyre veprimeve.

Por nuk dihet nëse Biden e përdori autopenin për faljet.

Megjithatë, Trump ka thënë se individët që morën falje presidenciale, ulje dënimi ose dokumente të tjera ligjore që mbanin nënshkrim me "autopen" duhet t'i konsiderojnë ato dokumente të pavlefshme.

"Çdokush që ka marrë 'falje', 'zbutje dënimi' ose çfarëdo dokumenti tjetër ligjor të nënshkruar në këtë mënyrë, ju bëjmë me dije se dokumenti në fjalë është anuluar plotësisht dhe përfundimisht dhe nuk ka asnjë efekt ligjor", citohet të ketë thënë Trump.

"Autopen"-i është pajisje që përdoret për të replikuar me saktësi nënshkrimin e një personi dhe është përdorur prej dekadash nga presidentë të të dyja partive.

Por Trump, i njohur për stilin e tij provokues dhe mospëlqimin për kundërshtarët e tij politikë, ka vënë në shënjestër vazhdimisht përdorimin e autopen nga Biden për të nënshkruar dokumente zyrtare gjatë presidencës së tij.

Veç kësaj, Trump ka vënë në dyshim gjendjen mendore të Biden dhe ka sugjeruar se ndihmësit, jo vetë Biden, morën vendime kyçe.

Biden dhe ish-ndihmësit e tij i kanë mohuar këto pretendime, duke theksuar rolin aktiv të presidentit në qeverisje. /Telegrafi/

Carlos Alcaraz mposht Jannik Sinnerin në katër sete për tu shpallur kampion i US Open

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është shpallur kampion i US Open 2025, duke mposhtur rivalin e tij më të madh, Jannik Sinner, me rezultat 3:1 në sete (6:2, 3:6, 6:1, 6:4) pas 2 orë e 44 minutash lojë.

Ky ishte Grand Slami i tretë radhazi ku Alcaraz dhe Sinner u përballën në finale. Pas fitores së spanjollit në Roland Garros dhe suksesit të italianit në Wimbledon, përballja në Nju Jork vendosi balancën e sezonit.

Alcaraz e nisi fuqishëm duelin duke e fituar setin e parë 6:2, ndërsa Sinner reagoi në të dytin duke barazuar 1:1 me një lojë solide në shërbim.

 

A pink flamingo, captured in its natural habitat. 🦩 pic.twitter.com/CQm1ifK4vl

— US Open Tennis (@usopen) September 7, 2025

Megjithatë, spanjolli u rikthye i pamëshirshëm në setin e tretë, të cilin e fitoi 6:1, duke treguar dominim absolut në fushë.

Në setin e katërt, një thyerje vendimtare në 2:2 i hapi rrugën Alcarazit drejt triumfit, të cilin e mbylli me shërbime perfekte për të siguruar titullin.

 

King Carlos 👑

The Spaniard defeats Sinner in four sets to claim his second US Open trophy! pic.twitter.com/C2jBm7F178

— US Open Tennis (@usopen) September 7, 2025

Kjo ishte trofeu i gjashtë Grand Slam në karrierë për Alcarazin dhe i dyti në US Open. Ai tashmë ka fituar edhe dy tituj në Roland Garros dhe dy në Wimbledon, ndërsa i mungon ende vetëm Australian Open.

Me këtë sukses, Alcaraz jo vetëm fitoi një tjetër titull madhështor, por edhe u ngjit në vendin e parë të listës ATP, duke rrëzuar Sinnerin nga kreu dhe konfirmuar se tenisi botëror ka një kampion të ri absolut. /Telegrafi/ 

The post Carlos Alcaraz mposht Jannik Sinnerin në katër sete për tu shpallur kampion i US Open appeared first on Telegrafi.

Edicioni i 7-të i Peja Open 2025: Finalet e luftuara vendosin kampionët e turneut

Ka përfunduar me sukses edicioni i 7-të i turneut ndërkombëtar në tenis, Peja Open 2025.

Në turneun e javës së fundit, ITF J30 Peja Open, në konkurrencën e vajzave triumfoi tenistja greke Aimilia Pandou, e cila në finalen dramatike mposhti estonezen Elizaveta Astafjeva me rezultat 1-6, 6-1 dhe 7-6 në sete.

Në konkurrencën e djemve, titullin e kampionit e fitoi Panagiotis-Gerasimos Grammatikakis nga Greqia, i cili në finale ishte më i mirë se tenisti nga Mali i Zi, Luka Lukovac, me rezultat 6-0, 7-6 në sete.

Në kategorinë e çifteve për vajza, kampione u shpall dyshja Senem Nalbant nga Turqia dhe Aimilia Pandou nga Greqia, ndërsa te meshkujt triumfuan dyshja greke Alexandros Avgeris / Panagiotis-Gerasimos Grammatikakis.

Gjatë tre javëve të turneut në Pejë, në garë morën pjesë mbi 200 tenistë e teniste nga 25 shtete evropiane dhe botërore. /Telegrafi/ 

The post Edicioni i 7-të i Peja Open 2025: Finalet e luftuara vendosin kampionët e turneut appeared first on Telegrafi.

TENIS – Trump në finalen e ”US Open”

NJU JORK, 6 shtator – /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të ndjekë nesër finalen e meshkujve të turneut të tenisit “US Open” në  Nju Jork,  kanë konfirmuar organizatorët.

Trump do të marrë pjesë si i ftuar i një klienti në stadiumin “Arthur Ashe” dhe do të shikojë nga suita e tyre ndeshjen e spanjollit Carlos Alcaraz kundër italianit Jannik Sinner në finalen e shumëpritur.

Organizatorët e turneut prestigjioz nuk zbuluan ftesën e kujt kishte pranuar Trump.

Presidenti Trump është  i parë në detyrë që merr pjesë në këtë turne, që kur Bill Clinton pa Venus Williams të fitonte finalen e femrave në vitin 2000./  /Ad.Ab./

 

The post TENIS – Trump në finalen e ”US Open” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ka më mirë se kaq: Sinner dhe Alcaraz do të luajnë në finalen e US Open

Në finalen e US Open, do të shohim një përplasje të re të madhe në të cilën do të garojnë Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, tenistët që mbajnë pozitën e parë dhe të dytë në listën e ATP-së.

Jannik Sinner mposhti Felix Auger-Aliassime në gjysmëfinale me rezultatin 6:1, 3:6, 6:1, 6:4 dhe kështu caktoi finalen me Carlos Alcaraz, i cili eliminoi Novak Djokovic me fitore 6:4, 7:6, 6:2.

Sinner dhe Alcaraz do të ndeshen kështu në finalen e tretë radhazi të Grand Slam në tre muajt e fundit. Alcaraz fitoi në Roland Garros dhe Sinner në Wimbledon.

Në fillim të vitit 2025, Sinner fitoi edhe Australian Open, dhe duke hyrë në finale, ai u bë vetëm tenisti i katërt në histori, së bashku me Rod Laver, Roger Federer dhe Djokovic, i cili hyri në finalet e të katër Grand Slam-eve brenda një viti, dhe në moshën 24 vjeçare, ai është gjithashtu lojtari më i ri që e arrin këtë.

 

Round III in a Grand Slam final this year 🔜 pic.twitter.com/7mY6qIhkgl

— US Open Tennis (@usopen) September 6, 2025

Përveçse do të luajnë për titullin e US Open, Sinner dhe Alcaraz do të luftojnë edhe për vendin e parë në renditjen e ATP-së.

Nëse Alcaraz fiton trofeun e tij të dytë të US Open dhe titullin e gjashtë Grand Slam në karrierën e tij, ai do të marrë fronin botëror të tenisit nga Sinner.

 

CARLOS ALCARAZ VS. JANNIK SINNER 🎾

For the THIRD straight time at a major men’s singles final this year 😱 pic.twitter.com/DM5Zee95Ok

— ESPN (@espn) September 6, 2025

Me këtë fitore, Sinner mbetet tenisti më i mirë në botë, dhe ky do të ishte titulli i tij i dytë në US Open dhe Grand Slam i pestë. Alcaraz kryeson ndeshjet kokë më kokë me rezultatin 9:5.

Finalja e US Open midis Sinner dhe Alcaraz do të luhet të dielën, duke filluar nga ora 20:00. /Telegrafi/

 

Carlos Alcaraz 🆚 Jannik Sinner on Sunday in the US Open men’s singles final.

— US Open Tennis (@usopen) September 6, 2025

The post Nuk ka më mirë se kaq: Sinner dhe Alcaraz do të luajnë në finalen e US Open appeared first on Telegrafi.

Finale e parakohshme në “US Open”/ Djokoviç e Alcaraz do të ndeshen në gjysmëfinale

Duket si një sfidë mes dy kohëve të ndryshme.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur Novak Gjokoviç ndeshet me Karlos Alkarazin, dhe kjo do të jetë gjysmëfinalja më e madhe e meshkujve në US Open.

Ish-numri 1 i botës dhe rekordmeni I Grand Slemeve është 38 vjeç, ndërsa rrugën për në finale ia pengon një 22-vjeçar si ylli I ri I Spanjës.

Gjokoviç mundi bindshëm në çerekfinale amerikanin Tejlër Fric me rezultatin 3-1 me sete.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për tenistin nga Beogradi, por gjithsesi ai ia doli me shifrat 6-3, 7-5, 3-6 e 6-4.

I mbiquajturi Nole, që synon titullin e 25-të Grand Slem në karrierë, e shpotiti disi publikun amerikan, me një pjesë të të cilit ka pasur probleme.

Veterani arriti gjysmëfinalen e 53-të në Grand Sleme, një rekord botëror, nga të cilët 14 I ka në Nju Jork.

Alkaraz ndërkaq e pati pak më të lehtë.

Spanjolli I ri mundi çekun Jirzhi Leheçka 3-0 me sete, me rezultatin 6-4, 6-2 e 6-4!

Pavarësisht nga rezistenca e rivalit, numri 2 I botës nuk vuri asgjë në diskutim.

Fitues I 5 Grand Slemeve, ai është pasardhësi I treshes së madhe të tenisit të përbërë nga Federer, Nadal e Gjokoviç, po ashtu si italiani Janik Siner, që është aktualisht numri 1 i botës./abcnews.al

 

Triumfon “alieni” Sinner/ Numri 1 i botës jep versionin më të mirë, arrin çerekfinalen

Ky kundërshtar e kishte mundur këtë vit. Aleksandr Bublik ishte ndër tenistët fare të paktë që ia kishte dalë me Janik Sinerin në 2025, bashkë me një farë Karlos Alkaraz, por dueli mes tyre në US Open nuk pati histori.

Numri 1 botës mbylli gjithçka në vetëm një orë e 21 minuta, diçka që mund të cilësohet “një tren ekspres” në turnetë Grand Slem, në të cilët duhet të fitosh 3 sete për t’u kualifikuar.

Rezultati ishte 3-0, dhe setet identike: 6-1, 6-1 e 6-1.

Bublik nuk kishte humbur asnjë herë shërbimin e tij në këtë turne, por ndaj Sinerit ndodh që nuk ke shpëtim.

Ky ishte padyshim versioni më I mirë I italianit, që synon të fitojë Grand Slemin e tretë këtë vit, pasi më parë ia doli në Australian Open dhe në Uimbëlldon.

E vetmja disfatë e rëndësishme, ajo në finalen e “Rolan Garosit” në Paris, në një përmbysje epike ndaj spanjollit Alkaraz.

Paraqitja në të tetat e finaleve në Arenën “Arthër Ejsh” në Nju Jork ishte një konfirmim se 24-vjeçari është kthyer në formë shumë të mirë, pasi u tërhoq nga finalja në Sinsinati, po në Shtetet e Bashkuara, pak kohë më parë, duke qenë I rraskapitur.

Në çerekfinale, do të jetë për herë të parë në historinë e US Openit një duel italian, pasi Siner do të ndeshet me patriotin e tij, Lorenco Muzeti.

Tek femrat, suksesin e arriti numri 2 I botës, Iga Shviontek.

Polakja, që ka gjithashtu 24 vjeç, mundi pa probleme rusen Jekaterina Aleksandrova, 2-0 me sete, dhe me rezultatin e seteve 6-3 e 6-1.

Shviontek, fituese e gjashtë Grand Slemeve, do të kërkojë titullin e dytë në US Open, ndërsa rivalja e saj e madhe mbetet numri 1 I botës, bjellorusja Arina Sabalenka./abcnews.al

I mori kapelen e firmosur një fëmije, përgjigja e polakut: Kështu është jeta, duhet të ishe më i shpejtë

Një valë e madhe në mediat sociale shpërtheu ditët e fundit për shkak të një video nga US Open. Është e zakonshme që në ngjarjet sportive të ketë një “betejë” për një suvenir autentik nga duart e protagonistëve. Megjithatë, është zakon që fëmijët të marrin drejtimin, edhe nëse në mënyrë joformale, në momente të tilla.

Ndërsa tenisti polak Kamil Majrzak po nënshkruante suvenire për tifozët pas fitores së tij në një ndeshje të US Open, një burrë, i cili më vonë u identifikua si CEO i një kompanie të madhe polake, rrëmbeu kapelen që tenisti kishte nënshkruar nga duart e një fëmije. Burri ia mori kapelen fëmijës, e vendosi me krenari në çantën e tij dhe më pas filloi të bënte selfie me partneren e tij.

Kur videoja u shfaq në mediat sociale, ajo u bë shpejt virale, me njerëz që u mahnitën nga sjellja e tifozit polak, pavarësisht faktit se ai është CEO i një kompanie të madhe.

Njerezit e identifikuan atë si Piotr Szerek, drejtor ekzekutiv dhe pronar i një kompanie polake shtrimi të quajtur Drogbruk. Pas incidentit, ai bllokoi komentet në llogaritë e tij në mediat sociale, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh dënimin e fortë publik.

Në platforma të ndryshme vlerësimi, pasi incidenti u bë i ditur, pati mijëra komente negative dhe zero vlerësime për Drogbruk. Diçka që sigurisht nuk mund të injorohej nga Szerek, i cili vendosi të bënte një “njoftim” në forumin Gowork.

To (o ile nie ma w nim drugiego dna) zachowanie kibica?

😶😶😶#USOpen #USOpen2025 pic.twitter.com/wdFualaRcT

— Eurosport Polska (@Eurosport_PL) August 28, 2025

Incidenti i fundit në ndeshjen e tenisit shkaktoi një trazirë disproporcionale në internet. Sigurisht, e gjitha ka të bëjë me kapelen e famshme. Po, e kuptova. Po, e bëra shpejt. Por siç e kam thënë gjithmonë, në jetë është “kush vjen i pari, merr shërbim i pari“, pohoi ai.

“E kuptoj që disave mund të mos u pëlqejë, por ju lutem, le të mos e bëjmë një skandal global. Është thjesht një kapele. Nëse do të ishit më të shpejtë, do ta kishit kuptuar. Lidhur me urrejtjen në internet, ju kujtoj se fyerja e një figure publike i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore. Të gjitha komentet fyese, shpifjet dhe akuzat e nënkuptuara do të analizohen për të shqyrtuar mundësinë e referimit të çështjes në gjykatë. Në fund të fundit, kokën lart, kapelen ulur, më pak helm, më shumë sportivitet.”

Vlerësimet e Drogbruk në Gowork kanë rënë në 1.4 yje nga 5. Kompania ka marrë mijëra vlerësime negative në orët pas zbulimit të identitetit të Shcherek.

Brock, djali të cilit iu vodh kapela, duket se po i lutet Majrzakut, duke u përpjekur t’i tërheqë vëmendjen, por pa sukses. Pasi njerëzit panë se çfarë ndodhi, videoja u bë virale dhe grumbulloi dhjetëra miliona shikime. Për fat të mirë, kjo histori ka një fund të lumtur për të riun.

Tenisti pa se çfarë ndodhi dhe e kontaktoi drejtpërdrejt djalin, duke i dhënë një kapelë me autograf dhe duke e takuar personalisht.

Ylli i tenisit e postoi takimin në historinë e tij në Instagram, duke i dhënë Brock momentin e lavdisë dhe duke treguar se më në fund ia dha kapelen atij për të cilin ishte menduar. Majrzak shpjegoi se as nuk e dinte që Brock nuk e mori kapelen dhe donte t’i ndreqte gjërat kur mësoi për vjedhjen.

The post I mori kapelen e firmosur një fëmije, përgjigja e polakut: Kështu është jeta, duhet të ishe më i shpejtë appeared first on iconstyle.al.

CEO shkakton kaos në US Open: I rrëmben një fëmije kapelen e nënshkruar nga duart

Ndërsa tenisti polak Kamil Majrzak po u jepte autografe tifozëve pas fitores së tij në një ndeshje të US Open , një burrë, i cili dyshohet se është drejtori ekzekutiv i një kompanie të madhe, ia rrëmbeu kapelen që tenisti polak kishte nënshkruar nga duart e një fëmije!

Burri ia mori kapelen fëmijës, e vendosi në çantën e tij dhe më pas filloi të bënte selfie me partneren e tij. Në të njëjtën kohë, fëmija u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen Majrzakut për t’i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por pa sukses.

To (o ile nie ma w nim drugiego dna) zachowanie kibica?

😶😶😶#USOpen #USOpen2025 pic.twitter.com/wdFualaRcT

— Eurosport Polska (@Eurosport_PL) August 28, 2025

Megjithatë, videoja e skenës, e cila u publikua në internet, u bë shpejt virale dhe arriti te vetë tenisi. Duke përdorur fuqinë e mediave sociale, Maihrzak arriti ta gjente fëmijën dhe i dha atij një kapelë tjetër.

Falë fuqisë së mediave sociale, burri nuk mundi t’i shpëtonte vëmendjes së publikut. Njerezit online e identifikuan atë si Piotr Szczerek, CEO dhe pronar i një kompanie polake shtrimi të quajtur Drogbruk. Pas incidentit, ai bllokoi komentet në llogaritë e tij në mediat sociale, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh dënimin e fortë publik.

Momenti shkaktoi kritika të mëdha. Përdoruesit e internetit nuk hezituan ta quanin aktin “të neveritshëm” dhe “arrogant” dhe i kërkuan US Open të merrte në konsideratë ndalimin e burrit nga ngjarjet e ardhshme.

Kamil Majchrzak vazhdon garën e tij në US Open dhe, pas fitores së tij mbresëlënëse ndaj Karen Khachanov, ai do të përballet sot me Leandro Riedi për një vend në çerekfinalen e tij të parë në një Grand Slam.

The post CEO shkakton kaos në US Open: I rrëmben një fëmije kapelen e nënshkruar nga duart appeared first on iconstyle.al.

Përfundon me sukses turneu “Peja Open 2025” – dominojnë talentët nga Gjermania e Turqia

Maximilian Hajcik nga Gjermania dhe Senem Nalbant nga Turqia janë fitues të turneut evropian për grupmoshat U14 në tenis , Peja Open 2025.  

Në konkurencën e meshkujve në finale gjermani Maximilian Hajcik shënoi fitore ndaj tenistin grek Theofilos Tsonakis me rezultat 6-2 dhe 6-3 në sete.  Te vajzat tenistja nga Turqia Senem Nalbant ishte më e mirë se rivalja nga Mali i Zi , Anja Adamovic ndaj të cilës shënoi fitore me rezultat bindës 6-0 dhe 6-1 në sete.  

Në kategorinë e çifteve te meshkujt fitues u shpallën dyshja Steliyan Darakev nga Bullgaria dhe Matteo Sanson nga Sllovakia derisa te vajzat kampione të turneut u shpallen tenistet nga Ukraina Anna Kliukovska dhe Yaroslava Sribna.  

Ishte ky edicioni i 7 i turneut evropian Peja Open e në të cilin morrën pjesë 63 tenist e teniste nga 21 shtete evropiane. 

Nga e hëna po ne kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës nis turneu ITF J30 Peja Open 2025 për grupmoshën U-18./Telegrafi/

The post Përfundon me sukses turneu “Peja Open 2025” – dominojnë talentët nga Gjermania e Turqia appeared first on Telegrafi.

❌