Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe për ata që punojnë në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të ri, shtesa për vjetërsi në punë ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve të shërbimit: 0.6% për 10 vitet e para, 0.8%