Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 15:30.

Policia ka konfirmuar për gazetën Sinjali se është pranuar informatë për incidentin në rrugën “Fahri Fazliu”.

Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën me shirit.

Sipas zëdhënësit të policisë, Enis Pllana, bazuar në të dhënat fillestare, janë të lënduar tre persona.

Megjithatë, ai ka sqaruar se lëndimet nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke hetuar më tej rastin.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

The post Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Rrezarta Krasniqi: LDK është familja jonë e madhe politike

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka postuar një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke theksuar se “Rrënjët e forta nuk i lëkund asnjë stuhi” dhe duke e cilësuar LDK-në si “familjen e madhe politike dhe shtëpinë e demokracisë”.

Postimi i Krasniqit vjen në një moment kyç, kur sot po mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, ku po diskutohen zgjedhjet për liderin e ri të partisë.

Ajo ka shprehur gjithashtu urimin “Na priftë e mbara!” për ecurinë e partisë në këtë proces të rëndësishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezarta Krasniqi: LDK është familja jonë e madhe politike appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë zjarri në “Kodër të Trimave”

Raportohet për të shtëna me armë zjarri sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Njësitet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar.

Gazeta Sinjali është në pritje të përgjigjes nga policia, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë asnjë konfirmim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë zjarri në “Kodër të Trimave” appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi, nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një hero i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjek i shquar.

Ai ka shërbyer si anestezist në spitalin e Pejës dhe ka kontribuar me përkushtim gjatë luftës, duke transformuar shtëpinë e tij në spital ushtarak dhe kryer mbi 50 operacione për të shpëtuar jetë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar appeared first on Sinjali.

Kuvendi i LDK-së vendos për votim të fshehtë për zgjedhjen e liderit të partisë

Pas përfundimit të fjalimeve në Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, delegatët kanë kaluar në fazën e diskutimit për mënyrën e votimit në lidhje me zgjedhjen e liderit të partisë.

Siç mëson Sinjali, pas diskutimeve, Kuvendi ka vendosur që votimi për liderin të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

Fillimisht ishte planifikuar që votimi të bëhet në mënyrë të hapur.

Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen para delegatëve të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tani është në duar të këtij forumi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i LDK-së vendos për votim të fshehtë për zgjedhjen e liderit të partisë appeared first on Sinjali.

Nga Kosova në USA Network: Edona Thaqi tregon shembullin e suksesit

Edona Thaqi, ish-basketbolliste e përfaqësueses së Kosovës, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në një nga ligat më prestigjioze të basketbollit për femra në botë, WNBA.

Sot, ajo është analiste dhe komentatore në USA Network, duke u bërë femra e parë shqiptare që mban këtë rol.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Thaqi tregon rrugëtimin e saj nga parketi i Kosovës deri te mikrofonët e mediat amerikane, duke shpalosur sakrificat dhe sfidat që ka kaluar, si dhe mesazhin e saj për vajzat e reja.

Ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete dhe të punës së palodhur për të hapur mundësi në një treg kaq konkurrues si ai i ShBA-së, duke iu dhënë udhë vajzave që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në sport ose media. “Mundësitë janë çelësi. Pa to, është e vështirë të imagjinohet një karrierë,” thotë ajo, duke nënvizuar rëndësinë e mentorimit dhe mbështetjes për vajzat në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Kosova në USA Network: Edona Thaqi tregon shembullin e suksesit appeared first on Sinjali.

42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ka njoftuar se 42 automjete luftarake Stryker do të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë, ndërsa një marrëveshje teknike për instalimin e pajisjeve mbetet për t’u miratuar.

Misajlovski theksoi se nuk ka asnjë ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme, dhe të gjitha automjetet do të kalojnë nëpër trajnime për Ministrinë e Mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje

Situata e Karim Benzemas te Al-Ittihad vazhdon të jetë e paqartë pas mungesës së tij në ndeshjen e fundit të ekipit.

Sulmuesi francez dyshohet të ketë pasur mosmarrëveshje me klubin për kushtet e rinovimit të kontratës, duke përfshirë një ulje të mundshme të pagës.

Trajneri Sérgio Conceição shmangu komentet për këtë çështje, duke i lënë vend drejtuesve të klubit.

Megjithatë, ai lavdëroi Benzeman si një profesionist shembullor.

E ardhmja e sulmuesit te Al-Ittihad mbetet në dyshim, ndërsa nuk dihet nëse ai do të rikthehet në fushë apo do të largohet nga klubi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje appeared first on Sinjali.

Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, H.B., pas një incidenti ku ai ka gjuajtur me armë zjarri nga automjeti i tij në fshatin Gjonaj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar, rreth orës 12:15, kur automjeti i dyshuar është identifikuar dhe i është dhënë urdhri për t’u ndalur.

I dyshuari ka ikur, duke u ndjekur nga policia, dhe më pas është kapur dhe ndaluar. Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.

Hetimet vazhdojnë për veprat penale të “Mbajtjes së armëve pa autorizim” dhe “Përdorimit të armës”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati

Burim Shala, i dyshuar për keqpërdorime në kuadër të Eko Regjionit, është arrestuar sot pas disa ditësh qëndrimi në arrati.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e hetimit, ai u kap pas bastisjeve të kryera nga Krimet Ekonomike në Prizren, të cilat përfshinë kontrollin e zyrave dhe banesës së tij.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shala është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati appeared first on Sinjali.

Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se nuk është më i befasuar nga atë që e quan “drejtësi me regji”.

“U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën dhe për të zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin tim”, ka shkruar Meta.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se gjykata u shmang nga gjykimi i ankesës së avokatëve të tij për vazhdimin e paraburgimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji appeared first on Sinjali.

Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas intervistës së tij të zhvilluar sot me Prokurorinë Speciale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Në një postim në Facebook, Peci ka sqaruar se ka dhënë përgjigje të plota dhe ka qenë transparent gjatë intervistës.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja, përmes ish-deputetit të saj Paris Guri”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se ka qenë i qartë lidhur me rolin e tij si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Peci gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ngrejë kallëzim penal kundër Paris Guri për kallëzim të rrejshëm penal, duke shtuar se Guri ka orkestruar një fushatë shpifjesh për të sulmuar dhe diskredituar emrin e tij.

“Sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat dhe shpifjet nuk do të më ndalin nga punët e mira për Kosovën”, ka përfunduar Peci në postimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rastavic, në rrugën Deçan-Gjakovë, ku një kamion është përplasur me një veturë, e cila ka dalë jashtë rrugës.

Lexuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video të ngjarjes, ndërkohë që redaksia ka kontaktuar me Policinë për të marrë më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin appeared first on Sinjali.

Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, për Gazetën Sinjali konfirmoi se Peci është intervistuar si i pandehur në këtë rast, që po trajtohet nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet appeared first on Sinjali.

Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetimet në lidhje me rinumërimin e votave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025, pas dyshimeve për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet në komunën e Obiliqit.

Hetimet do të shqyrtojnë saktësinë e rezultateve dhe mundësinë e shkeljeve nga personat përgjegjës.

“Prokuroria mbetet e angazhuar për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq appeared first on Sinjali.

Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Në seancën e sotme, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut miratuan vendimin për largimin e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky veprim vjen pas një nisme të mëhershme të paraqitur nga kryetari i komunës, Milosh Peroviq, dhe ishte përfshirë në rendin e ditës.

Në të kaluarën, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.

Komuna e Zubin Potokut ishte bërë pjesë e Asociacionit në shtator 2023, kur udhëhiqej nga kryetari Izmir Zeqiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës appeared first on Sinjali.

Babai plagos djalin me thikë në Bulqizë, arrestohet pas konfliktit familjar

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga babai i tij në fshatin Ostren të Bulqizës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 pas një konflikti të çastit mes dy palëve.

Policia arrestoi babain, B.N., 58 vjeç, dhe sekuestruan thikën e përdorur në krim. I riu është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme.

The post Babai plagos djalin me thikë në Bulqizë, arrestohet pas konfliktit familjar appeared first on Sinjali.

FSK organizon ushtrime në Prishtinë, zhvillohen në Badoc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë dy aktivitete ushtarake gjatë muajit shkurt.

Ushtrimi i parë do të realizohet më 3 shkurt në zonën e Badocit, ndërsa i dyti do të zhvillohet në Koliq më 6 dhe 7 shkurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FSK organizon ushtrime në Prishtinë, zhvillohen në Badoc dhe Koliq appeared first on Sinjali.

Kurti optimist: Në shkurt do të shohim nëse ka atmosferë për raport të ri Qeveri-Opozitë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar gatishmërinë për një bashkëpunim me opozitën, duke theksuar se muajin shkurt do të jetë kyç për të parë nëse ka mundësi për një raport të ri Qeveri-Opozitë.

Ai shtoi se populli ka dhënë një mbështetje të madhe për formimin e qeverisë dhe se ka nevojë për bashkëpunim me opozitën për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare dhe për të zgjedhur presidentin.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha Kurti.

Kurti po ashtu theksoi se komunikimi me presidenten është në vazhdim, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit do të vijë pasi të kalohen disa hapa të tjerë, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti optimist: Në shkurt do të shohim nëse ka atmosferë për raport të ri Qeveri-Opozitë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet e dyshuara në arrati, e përfshirë në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (EMRI)

Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) është arrestuar sot.

Burimet tona të besueshme nga strukturat e hetimit bëjnë të ditur ekskluzivisht se e arrestuara është Leonora Berisha, nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila më herët ka arritur të largohet nga Kosova, para se të kapet nga autoritetet.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali disa ditë më parë, Leonora Berisha është larguar nga Kosova disa ditë para aksionit masiv policor, ku u ndaluan dhjetëra persona të përfshirë në një hetim të gjerë për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.

Aksioni ka përfshirë dhjetëra individë dhe subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të subjekteve juridikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet e dyshuara në arrati, e përfshirë në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (EMRI) appeared first on Sinjali.

❌