Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina

Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6 shkurtit.

E para që zbriti në San Siro ishte pikërisht delegacioni grek dhe menjëherë i erdhi radha delegacionit kuqezi të valëvisë flamurin e tij me Lara Colturin që ndodhej në Cortina dhe Denni Xhepan nga Livigno.

Shqipëria garon në Lojërat Olimpike Dimërore me 4 sportistë, që të katërt pjesëmarrës në Skitë Alpine. Përvec Lara Colturit dhe Denni Xhepës për ngjyrat kuqezi garojnë edhe Semire Dauti dhe Lisa Brunga.

The post FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, lë në fuqi pezullimin

Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në lidhje me përplasjen institucionale mbi kompetencat mes qeverisë dhe Gjykatës së Posaçme, që lidhet me vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Qeveria kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO-së, e cila kishte dhënë masën për pezullimin e Ballukut, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e Ballukut në funksionet qeveritare deri në marrjen e një vendimi.

Dhe pas afro 10 orësh shqyrtim, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Qeverisë, duke lënë në fuqi pezulimin e Ballukut nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres.

Mësohet se gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër, duke mos pasur kështu një kuorum të nevojshëm të votave për vendimarrje pro ose kundër e për rrjedhojë kërkesa e qeverisë është rrëzuar.

The post Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, lë në fuqi pezullimin appeared first on Albeu.com.

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre, të respektohet pavarësia e gjyqësorit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje.

Përmes një deklarate, KLGJ thotë se mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

“Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse, si dhe shfaqja e disa qëndrimeve apo deklaratave me ndikim të dukshëm në informimin e opinionit publik, të cilat, përveçse shkelin të drejtat njerëzore të gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë, në respekt të detyrës së tij kushtetuese, është në mbrojtje të integritetit të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe u bën thirrje që të shmangen deklarata të tilla, të cilat tentojnë të ndikojnë mbi sistemin gjyqësor”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse, si dhe shfaqja e disa qëndrimeve apo deklaratave me ndikim të dukshëm në informimin e opinionit publik, të cilat, përveçse shkelin të drejtat njerëzore të gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë, në respekt të detyrës së tij kushtetuese, është në mbrojtje të integritetit të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe u bën thirrje që të shmangen deklarata të tilla, të cilat tentojnë të ndikojnë mbi sistemin gjyqësor.

Sikundër ndodh në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendjen e opinionit publik se respekton misionin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër pret që edhe media të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit.

Këshilli u bën thirrje të gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

The post “Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre, të respektohet pavarësia e gjyqësorit appeared first on Albeu.com.

Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash

Pas pak minutash, pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për kërkesën e qeverisë mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjyqtarët e GJK janë “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën.

Kjo është mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.
Çështja “Balluku” është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

The post Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash appeared first on Albeu.com.

Noka replika thumbuese pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor: Nga “o gjel deti pusho” në “o gjel deti këndo”

Pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD.

Përmes një postimi në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka e ka sulmuar Sulën duke thënë se është shpërblyer nga Edi Rama pasi ka bërë opozitën e opozitës.

“Nga “o gjel deti pusho” në “o gjel deti këndo”. Shembulli sesi Edi Rama i shpërblen ata që i bëjnë opozitë-opozitës”, shkruan Noka krahas një video të marrë nga një seancë kuvendi kur Sula ishte deputet, teksa Edi Rama i drejtohet duke i thënë “pusho o gjel deti”.

The post Noka replika thumbuese pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor: Nga “o gjel deti pusho” në “o gjel deti këndo” appeared first on Albeu.com.

Vijon protesta e banorëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës bllokuan sot punimet për ndërtimin e një resorti turistik në Baks-Rrjoll.

Prej pesë ditësh banorët po protestojnë për ndërtimin e resortit, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

Ndërkohë që një proces gjyqësor për pronësinë e truallit është ende në shqyrtim në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Banorët shprehen se e kanë me letra tokën dhe nuk do ta lejojnë të ndërtohet resorti në këtë zonë.

Ditën e djeshme banorët protestuan para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku bënë thirrje për drejtësi, duke theksuar se SPAK është i vetmi institucion në të cilin kanë besim se do ta zgjidhë këtë çështje. Ndërsa në ditët e mëparshme banorët kanë bllokuar edhe aksin rrugor Velipojë–Shëngjin.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me një sipërfaqe rreth 146 hektarë në zonën e Rrjollit (Shkodër), i cili konsiderohet si një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

The post Vijon protesta e banorëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shirat dëmtojnë disa banesa në qytetin e Himarës, banorët në panik: Kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh

Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.

Bashkia ka vënë menjëherë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltes nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.

Një banor i Himarës shprehet se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh.

Banesat në lagjen para Policisë, pranë portit, janë përmbytur nga uji si pasojë e reshjeve të dendura. Uji ka hyrë në disa shtëpi, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.

Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë.

“Prej mëngjesit të sotëm, rajoni jonë është përfshirë nga një valë reshjesh me intesitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrnejve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera.

Ju bëjmë thirrje që të shmangni çdo lëvizje që nuk është e domodoshme, qoftë me automjete dhe me këmbë.

Qëndroni në mjedise të sigurta derisa kushtet e motit të përmirësohen”, thuhet në mesazhin që bashkia e Himarës u ka drejtuar qytetarëve.

The post VIDEO/ Shirat dëmtojnë disa banesa në qytetin e Himarës, banorët në panik: Kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun, Berisha: Rama ka urdhëruar gjyqtarët të votojnë pro Lubisë! Sot mund të ndërpritet procesi i integrimit në BE

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Foltoren e radhës në Tiranë, u shpreh vendimi që pritet të merret sot nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masën e sigurisë Pezullim nga Detyra për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, mund të zhbëjë procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Organizata kryetare e Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë pro Ballukut. Organizata kriminale voton kundër interesave jetike të shqiptarëve, voton që një grup hajdutësh që ka vjedhur miliarda të vijë të vjedhë miliarda të tjerë. Ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhëse mund të zerojë të gjithë përpjekjet 35 vjeçare për t’u integruar në BE. Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo mund të na detyrojë të zhbëhet procesi i integrimit”, tha ai.

The post Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun, Berisha: Rama ka urdhëruar gjyqtarët të votojnë pro Lubisë! Sot mund të ndërpritet procesi i integrimit në BE appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine

Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Krehja e shtratit të lumit po kryhet nga të dyja anët, në një terren të vështirë dhe me rrjedhë të fortë uji.

Vëllai i tij thotë se u bënë 40 orë nga zhdukja e tij dhe ka treguar detaje nga jeta e Yllit.

“Jetonte vetëm, ai ishte i ndarë. Shtëpinë e ka në Tiranë, por pas ndarjes jetonte me prindërit në Peshtan. Shkonte çdo ditë me bagëti dhe atë ditë është parë edhe nga banorë të zonës.

Pas ndarjes ai abuzonte me alkoolin dhe dyshohet se i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në lumë pasi dhe vendi ku mendohet se ka ndodhur është i rrezikshëm.

Gjatë kërkimeve janë gjetur në bregun e lumit një kërrabë dhe një velenxë që dyshohet se i përkasin bariut.

Familjarët vijojnë apelin për ndihmë dhe kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion, sado të vogël, të kontaktojë autoritetet për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të tij.

The post VIDEO/ Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine appeared first on Albeu.com.

“L*fta” në derë të berbehanes/ Gjykata lë në burg policin Kovaçi, shpallen në kërkim 4 të rinjtë e fisit Ndoka

Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë, do të qëndrojë në burg.

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorit, i cili, pasi lexoi gjetjet e hetimit, theksoi se punonjësi i policisë ka shpërdoruar detyrën, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt të paktën tre personave jashtë orarit zyrtar të punës së tij.

Polici Kovaçi u shpreh para gjykatës se ka hapur zjarr vetëm për të neutralizuar situatën, pasi pa se drejt dyqanit të berberit po afroheshin persona të armatosur.

Për këtë ngjarje në kërkim janë shpallur Kevin, Gerardo dhe Eliseo Ndoka, që ishin pjesë e një grupi prej shtatë personash, disa prej të cilëve ende të paidentifikuar, të cilët tentuan të hynin në berberhanen në Lezhë ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj.

Edhe ky i fundit, pavarësisht se ishte shënjestër e sulmit, po kërkohet nga policia, pasi besohet se edhe ai ka përdorur armë zjarri. Në këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur në Rrilë të Lezhës, i plagosur ka mbetur pronari i dyqanit, berberi Sokol Daci, i cili ka marrë disa plumba dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Ndoka ka nisur në verën e vitit të shkuar, kur anëtarë të familjes Nikulaj aksidentuan një motor ku po lëviznin dy të rinj të familjes Ndoka, ku si pasojë e përplasjes u regjistruan edhe dëmtime fizike.

Ishte në dijeni të korrupsionit gjatë zgjedhjeve/ GJKKO dënon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha
Si duket, kjo histori nuk është mbyllur me kaq, pasi mbrëmjen e 1 shkurtit të paktën tre anëtarë të fisit Ndoka shkuan për të marrë hak, por u përballën me të shtëna me armë zjarri nga brenda objektit.

The post “L*fta” në derë të berbehanes/ Gjykata lë në burg policin Kovaçi, shpallen në kërkim 4 të rinjtë e fisit Ndoka appeared first on Albeu.com.

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Pamje dramatike nga Durrësi, qyteti bregdetar sërish nën ujë, lagjja e “Currilave” mbulohet nga balta

Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.

Vetëm pak javë pas përmbytjeve masive në këtë qark, banorët po përballen sërish me një situatë të vështirë, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve është vështirësuar.

Situata më problematike ishte në kryqëzimet e qytetit bregdetar, si dhe pranë stadiumit “Niko Dovana”. Nga intensiteti i lartë i reshjeve janë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave nga shpatet e kodrave, kryesisht në zonën e Currilave, ku u bllokua edhe një kah i rrugës për shkak të ujit dhe baltës.

The post VIDEO/ Pamje dramatike nga Durrësi, qyteti bregdetar sërish nën ujë, lagjja e “Currilave” mbulohet nga balta appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka vendosur rrëzimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt.

Këtë kërkesë Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në GJKKO.

Gjatë seancës së fundit në GJKKO pati përplasje mes kryebashkiakut Veliaj dhe trupit gjykues.

Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda appeared first on Albeu.com.

Forumi i Sigurisë në SHBA, Mediu: Qendrimi i DASH për korrupsionin dhe krimin e organizuar, i pandryshuar! Çfarë u fol në takimin me kongresmenët

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë.

Në një lidhje skype në News24, Mediu u shpreh se në Forum janë adresuar problematika të ndryshme sa i përket vendit tonë, ku vlerësoi se një pikë kyçe është vlerësimi i
pasojave që ato sjellin në rajon.

Sipas kreut të PR, Investimi për mbrojtjen është domosdoshmëri në situatën gjeopolitike dhe kërcënimet me të cilat përballet sot bota dhe Aleanca.

“Investimi për mbrojtjes nuk është vetëm çështje prokurimi. Pika e parë është domosdoshmëria e funksionimit të NATO-s në partneritet. Investimi për mbrojtjen është domosdoshmëri në situatën gjeopolitike dhe kërcënimet e sotme”, tha ai.

Mediu shtoi gjithashtu se janë bërë disa takime të rëndësishme në nivele të larta gjatë Forumit.

“Kisha një takim të mbyllur me folësit kryesor dhe kongresmenët. Kongresi Amerikan në mënyrë të qartë është në mbështetje të aleancës ë NATO-s me një angazhim me SHBA dhe këtë e shohin si gjënë më të rëndësishme për sigurinë e BE apo SHBA por edhe sigurisë globale.
Kemi zhvilluar dy takime shumë të rëndësishme si opozitë, me presidentin e Institutit Republikan Amerikan dhe presidentin e Institutit Demokratik Amerikan.
Kemi kërkuar angazhim për çështje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore apo ajo Territoriale.
Janë vlerësime inkurajuese për opozitën shqiptare, kemi adresuar problemin e korrupsionit, trafiqeve, zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Qendrimi i DASH ishte i pa ndryshuar në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar duke u ndalur në raste konkrete. Kapitalizimi i kësaj marrëdhënie nga ana e opozitës është diçka shumë e rëndësishme sipas mendimit tim, duke mos u ndalur në efektin që ka brenda Shqipërisë, por edhe pasojat që ajo ka në rajon, në Ballkan.
Është pozitive, një lëvizje e fortë opozitare, opozita i ka dyert e hapura tashmë”, tha ai.

The post Forumi i Sigurisë në SHBA, Mediu: Qendrimi i DASH për korrupsionin dhe krimin e organizuar, i pandryshuar! Çfarë u fol në takimin me kongresmenët appeared first on Albeu.com.

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe…/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në disa kategori të administratës publike për vitin 2026.

(Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.)

Krahas indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 dhe vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte financiare nga 1 janari 2026.

The post Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe…/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Gjykata Kushtetuese është mbledhur që në orën 11:00 të ditës së sotme, duke lënë në mister çështjen që po shqyrtohej.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve, çështja që po shqyrtohet dhe për të cilën pritet të merret një vendim, është kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të shpallur anti-kushtetuese pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Gjyqtarët kanë dalë nga Dhoma e Këshillimit vetëm pak minuta për të konsumuar vaktin e drekës dhe janë kthyer, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se vendimi do të merret sot.

Kjo është mbledhja e 3 e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e mëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.

Çështja “Balluku është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zwvendws kryeministres Belinda Balluku.

The post Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja appeared first on Albeu.com.

“Diaspora është me ty” – dron për Albën në Big Brother VIP Kosova 4

Një moment emocionues dhe plot ndjenja është shënuar sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba është surprizuar në mënyrën më të bukur.

Gjatë ditës, mbi oborrin e shtëpisë ka fluturuar një dron me mesazhin “Diaspora është me ty”, dedikim që dukshëm e ka prekur dhe gëzuar Albën.

Ajo nuk e ka fshehur emocionin, duke e pritur këtë surprizë me buzëqeshje dhe mirënjohje.

E prekur nga mbështetja që po merr nga bashkatdhetarët jashtë vendit, Alba reagoi menjëherë, duke falënderuar publikisht: “Faleminderit shumë diaspora”, u shpreh ajo, mes emocionesh.

Ky moment u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e emisionit e cilësuan si një shtysë të fortë morale për banoren, në një fazë kur presioni i lojës është gjithnjë e më i madh dhe finalja po afrohet.

The post “Diaspora është me ty” – dron për Albën në Big Brother VIP Kosova 4 appeared first on Albeu.com.

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Në një bisedë e cila u zhvillua brenda dhomes së rrëfimit, ajo theksoi se prania e banorit e bën të ndihet e qetë dhe larg lojës.

Sipas Selinit, momentet që kalon me DJ Gimbon janë të natyrshme dhe pa strategji, çka e bën lidhjen e tyre edhe më të veçantë. “Kur jam me të, thjesht e jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë,” u shpreh ajo.
Ajo foli me vlerësim për karakterin e tij, duke theksuar respektin që ka për të dhe mënyrën si ai sillet. Selin vuri në dukje se e pëlqen fakti që DJ Gimbo është shumë i kujdesshëm dhe detajist, cilësi që, sipas saj, e bëjnë edhe më të afërt për të.

“Marrëdhënia është më korrektja këtu brenda. Kur jam me të, jetoj momentin, nuk jam e përfshirë në lojë. Kemi kimi shumë të fortë, e vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt. Më pëlqen që është shumë detajist dhe kujdeset, e kam shumë për zemër”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kuriozitetin rreth dinamikës së raportit të tyre. Kujtojme se Dj Gimbo ka shprehur simpatinë për banoren, me të cilën është më afër në shtëpi.

The post Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj! appeared first on Albeu.com.

Vuçiç akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar haptazi vendet e rajonit dhe disa organizata ndërkombëtare, duke përfshirë USAID dhe National Endowment for Democracy (NED), për mbështetje dhe nxitje të protestave kundër qeverisë së tij.

Në një intervistë për DRM News, Vuçiq pretendon se protestat që shpërthyen në Serbi nuk janë thjesht shprehje e pakënaqësisë qytetare, por kanë pasur përkrahje të jashtme, përfshirë veprime të koordinuara nga shërbimet sekrete rajonale dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

“Sigurisht që kishte shumë njerëz që dolën në rrugë dhe ata u mbështetën shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, çka nuk është ndonjë sekret i madh. Po ashtu kishte shumë organizata dhe institucione nga jashtë që i mbështesnin ato,” tha Vuçiq.

Ai përmendi konkretisht se Kroacia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive, duke ofruar mbrojtje për individë të dyshuar për krime të rënda dhe duke përdorur mediat e tyre për të ndikuar në opinionin publik në përputhje me udhëzimet e shërbimeve sekrete. Sipas Vuçiqit, situata ka qenë e ngjashme edhe në Prishtinë, Tiranë dhe qendra të tjera rajonale.

“USAID, NED dhe të tjerët gjithashtu ishin të përfshirë,” shtoi ai, duke theksuar se disa individë që dolën në rrugë kanë marrë trajnime dhe mbështetje financiare nga këto organizata, jo nga opozita lokale, por për të mësuar se si të veprojnë kundër qeverisë dhe si të organizojnë protesta.

Vuçiq pranoi se Serbia përballet edhe me sfida të brendshme dhe pakënaqësi qytetare, por sipas tij, aktorët e jashtëm po përdorin këto probleme për të nxitur destabilitet dhe trazira.

The post Vuçiç akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi appeared first on Albeu.com.

Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një autobus u përplas me këmbësorët në Dublin

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus me dy kate u përplas me këmbësorët në qendër të qytetit të Dublinit.

Ministri i drejtësisë i Irlandës e konfirmoi lajmin në parlamentin irlandez, duke shtuar se të plagosurit po trajtohen në spital.

Merret vesh se incidenti në rrugën për këmbësorë North Earl Street po trajtohet si një aksident rrugor, shkruajnë mediat e huaja.


Shërbimet e emergjencës u thirrën pak pas orës 12:30 në kryqëzimin e Talbot Street dhe Marlborough Street.
Brigada e Zjarrfikësve të Dublinit tha se “mori raportime për një aksident rrugor që përfshinte një autobus dhe këmbësorë”.

The post Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një autobus u përplas me këmbësorët në Dublin appeared first on Albeu.com.

❌