Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, studiuesit dhe mbështetësit e kulturës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimit dhe mënyrës së bartjes së saj.
Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, ka veshur këtë rrobë tradicionale për dekada dhe kujton me nostalgji punën e madhe që kërkonin veshjet e zonës. Në ditën e martesës, ajo kishte përgatitur tetë veshje të kompletuara, të gjitha të punuara me dorë, të cilat fatkeqësisht u shkatërruan gjatë luftës.
"Kur u nisa për martesë, i kisha tetë veshje. Ato kishin vendet e tyre: më të thjeshtat për shtëpi, ato për dasmë dhe për ngjarje të veçanta ishin më të punuara. Veshja e dekës, për shembull, kishte më pak lule dhe ngjyra më të mbyllëta", rrëfen Tanaj.
Gjenerata mĂ« e re, pĂ«rfshirĂ« Rabije Hodaj nga ShoqĂ«ria Kulturore âHasi Jehonâ, vazhdon ta pĂ«rdorĂ« veshjen pĂ«r raste tĂ« veçanta, si festivalet tradicionale. Ajo thekson se veshja tregonte edhe gjendjen sociale tĂ« femrĂ«s.
"Përmes veshjes mund të dallosh nëse një grua ishte e ve, pjesëmarrëse në dasmë apo nuse e re. Nuset e reja vishnin fustanella me kanac të kuq, 33 metra të gjatë, ndërsa gratë e mesme përdornin mshellak", thotë Hodaj.
Sipas studiuesit Nexhat Ăoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet mĂ« parĂ«. Ajo karakterizohet nga asimetria e punimit dhe njĂ« âgjuhĂ« komunikimiâ qĂ« tregonte jetĂ«n sociale tĂ« komunitetit.
Ăoçaj thotĂ« se, nĂ« bashkĂ«punim me Institutin pĂ«r TrashĂ«gimi dhe KulturĂ« âPjetĂ«r Bogdaniâ dhe shoqĂ«rinĂ« kulturore âHasiâ nĂ« TiranĂ«, po hartohet kĂ«rkesa pĂ«r pranimin e veshjes nĂ« UNESCO, e cila pritet tĂ« nisĂ« nĂ« prill 2026.
"Rregullat e UNESCO-s kërkojnë që çdo veshje që prezantohet dhe pranohet të jetë origjinale, të punohet origjinale dhe të ruajë bartjen origjinale. Veshja e Hasit humbet karakterin e saj unik nëse i hiqet 'gjuha e komunikimit' ose figurat që tregojnë jetën sociale të bartësit, qoftë veshja e Krumës, qoftë ajo e Vlahnës, apo veshja e Zymit si nënvariant i saj."
Ai gjithashtu nënvizon se nëpër shtëpitë hasjane në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje të kompletuara, të ruajtura me fanatizëm nga gjeneratat e vjetra, duke siguruar që trashëgimia kulturore të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm./RTK


Samet Ballazhi me shokë, i kapur rob në Pashtrik nga serbët
UshtarĂ«t serb, tĂ« kapur rob nga UĂK-ja qĂ« u shkĂ«mbyen me grupin e Samet Ballazhit







































