Misioni i Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« KosovĂ« gjatĂ« periudhĂ«s 3â13 shkurt 2026, nĂ« kuadĂ«r tĂ« konsultimeve vjetore.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit, misioni i FMN-së do të udhëhiqet nga David Amaglobeli.
Qëllimi i kësaj vizite është shqyrtimi i zhvillimeve të fundit makroekonomike në vend, vlerësimi i perspektivës ekonomike dhe rreziqeve, si dhe diskutimi i politikave ekonomike dhe prioriteteve të reformave me autoritetet e Kosovës dhe palët kryesore të interesit.
FMN ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës do të publikojë një komunikatë dhe do të mbajë edhe një konferencë për media. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026.
Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve, ndërsa është obliguar për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës, Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.
Ndryshe, në seancën fllestare më 29 prill 2022, në gjykimin e parë, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm. Njëjtë u deklarua edhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025.
Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 korrik 2024, e shpalli fajtor Muhamet Alidemajn dhe e dënoi me 15 vjet burg për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999 në Izbicë.
Në të njëjtën kohë, ndaj tij u shpall aktgjykim refuzues për pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, e cila kishte të bënte me zhvarrosjen e trupave me ekskavator.
Kjo për shkak se, në fjalën përfundimtare të seancës së 9 korrikut 2024, prokurori Ilir Morina u tërhoq nga kjo pikë e aktakuzës, pasi nuk ishte arritur të vërtetohej se Alidemaj kishte marrë pjesë në zhvarrosjen e viktimave.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« pĂ«rpiluar mĂ« 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj, gjatĂ« periudhĂ«s 24 mars â 11 qershor 1999, nĂ« kohĂ«n e konfliktit tĂ« armatosur nĂ« KosovĂ«, si pjesĂ«tar i forcave policore dhe ushtarake serbe, sĂ« bashku me pjesĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« kĂ«tyre forcave, me dhunĂ« i ndau gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t nga burrat, duke i detyruar tĂ« largohen nĂ« drejtim tĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Aktakuza sqaron se burrat e mbetur u ekzekutuan me armë automatike, duke u vrarë gjithsej 130 persona, prej të cilëve 114 viktima janë identifikuar, ndërsa 12 civilë i kanë mbijetuar ekzekutimit. Më pas, pas rreth dy muajsh, thuhet se trupat e viktimave u zhvarrosën me ekskavator dhe u transportuan me disa kamionë drejt një destinacioni të panjohur.
Pas përfundimit të luftës, trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, si dhe në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Me kĂ«to veprime, Alidemaj akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale âKrimi i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civileâ, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 tĂ« Ligjit Penal tĂ« RepublikĂ«s Socialiste Federative tĂ« JugosllavisĂ«, si ligj nĂ« fuqi nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, dhe aktualisht e paraparĂ« si âKrime lufte nĂ« shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« nenit 3 tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« Konventave tĂ« GjenevĂ«sâ, sipas nenit 146 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s./KP/Telegrafi/
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave të publikuara ankesat janë paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.
Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe â ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) â dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAIâPDAKâLPB â ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu â dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) â ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.
Nga PZAP kanë bërë të ditur se për të gjitha ankesat e pranuara do të vendoset brenda afatit ligjor prej 96 orësh, duke filluar nga data e parashtrimit të secilës ankesë.
Vendimet e PZAP-së pritet të kenë ndikim në procesin përfundimtar të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ.
Ndryshe kujtojmë se sot në orën 11:00 është përmbyllur afati për subjektet dhe kandidatët për të dorëzuar ankesat në PZAP.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të shtunën.
Shpallja e rezultateve u bë pas rinumërimit, gjatë të cilit u konstatua manipulim me vota të kandidatëve për deputet.
Lidhur me tjetërsimin e votës u aktivizuan institucione të sigurisë e drejtësisë. U arrestuan dhjetëra persona në disa rajone. /Telegrafi/
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj ka shprehur falënderimet e tij për gazetarët, fotografët, operatorët e kamerave, producentët, redaktorët dhe çdo anëtar të medias për punën e tyre të përditshme.
âDua tĂ« ju them: Faleminderit. Ju punoni çdo ditĂ«, shpesh apo dhe zakonisht nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, tĂ« pakĂ«ndshme ose nganjĂ«herĂ« madje tĂ« rrezikshme. E bĂ«ni kĂ«tĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pyetjet qĂ« duhet bĂ«rĂ«, pĂ«r tâi mbajtur pushtetet dhe politikanĂ«t pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qĂ« kanĂ« ndaj qytetarĂ«ve, pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« publikut informacionin qĂ« meritonâ, ka shkruar Murtezaj.
Ai shtoi se pavarësisht që politikanët i vendosin në armiqësi dhe i sulmojnë, gazetarët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
âJu duroni orĂ« tĂ« gjata, ndryshime nĂ« sekondĂ«n dhe minutĂ«n e fundit, dhe shpesh dĂ«gjoni pĂ«rgjigje tĂ« pĂ«rsĂ«ritura dhe fjalĂ« pa kuptim apo dhe gĂ«njeshtra. PolitikanĂ«t ju vendosin nĂ« armiqĂ«si, dhe ndonjĂ«herĂ« me sulme tĂ« hapura madje ju quajnĂ« edhe mercenarĂ«. Dhe megjithatĂ« ju vazhdoni tĂ« vini, vazhdoni tĂ« pĂ«rpiqeni tĂ« merrni informacione dhe qartĂ«si pĂ«r tâi informuar tĂ« tjerĂ«tâ, u shpreh anĂ«tari i LDK-sĂ«.
Murtezaj theksoi se ânga ajo qĂ« kam parĂ« pĂ«rgjatĂ« shumĂ« viteve durimi juaj Ă«shtĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m.Kjo kĂ«mbĂ«ngulje juaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishmeâ.
Ai theksoi se gazetaria mbetet një nga shtyllat më të rëndëishme që e ndihmojnë lirinë dhe demokracinë në vend.
âPor njĂ« gjĂ« duhet ta keni tĂ« qartĂ«, puna juaj, edhe kur kritikohet ose kur nuk vlerĂ«sohet sa duhet, ajo mbetet njĂ« nga shtyllat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« e ndihmojnĂ« lirinĂ« dhe demokracinĂ« nĂ« KosovĂ«. Faleminderitâ, shkroi Murtezaj. /Telegrafi/
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se Lista Serbe ka dorëzuar ankesën e saj në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Sipas njoftimit të OSBE-së, ankesa e subjektit politik serb ka të bëjë lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar për të publikuar zyrtarisht votat e tyre të marra në zgjedhjet e dhjetorit 2025.
OSBE gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet nga afër.
Kujtojmë se kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq kishte paralajmëruar ankesë në PZAP, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.
Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat./Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit në Podujevë.
NĂ« njoftim thuhet se "gjatĂ« kĂ«tij procesi ekzistojnĂ« dyshime se janĂ« evidentuar parregullsi, pĂ«rkatĂ«sisht mospĂ«rputhje nĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pas pĂ«rfundimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave nĂ« komunĂ«n e PodujevĂ«sâ.
Prokuroria gjithashtu thekson se së bashku me Policinë e Kosovës mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
Bordi i ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji â ZRRE u mblodh sot, ku pas analizimit tĂ« aplikacionit dhe procesit tĂ« konsultimit publik, miratoi tĂ« hyrat maksimale tĂ« lejuara pĂ«r Operatorin e Tregut tĂ« EnergjisĂ« Elektrike (NEMO) pĂ«r zonĂ«n e ofertimit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r vitet 2026â2028.
ZRRE theksoi se struktura e tĂ« hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative dhe se "rritja e tĂ« hyrave reflekton zhvillimin e tregut dhe rritjen e volumit tĂ« shitjes sĂ« energjisĂ« dhe jo rritjen tarifore pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit", duke sqaruar se tarifa e NEMOâs propozohet tĂ« mbetet e pandryshuar krahasuar me periudhĂ«n paraprake.
Sipas vendimit, vlera e të hyrave të propozuara për Kosovën është: 669,028 euro për vitin 2026, 712,410 euro për vitin 2027 dhe 835,613 ⏠për vitin 2028.
ZRRE gjithashtu konfirmoi se âtarifat e ALPEX aplikohen vetĂ«m pĂ«r shĂ«rbimet ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« bursĂ«sâ dhe me 5 vota pĂ«r u aprovuan tĂ« hyrat dhe mbetĂ«n tĂ« njĂ«jta tarifa pĂ«r periudhĂ«n e propozuar nga departamenti i tarifave, raporton Telegrafi.
Në pjesën tjetër të rendit të ditës, ZRRE shqyrtoi edhe çështjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF). U rikujtua se, sipas rregullave të energjisë elektrike, konsumatorët që mbesin pa furnizues kalojnë në FMF vetëm për një periudhë 60 ditore, ku pastaj duhet të zgjedhin një furnizues të licencuar.
Me vendimin e Bordit mĂ« herĂ«t, KEK ishte emĂ«ruar furnizues i mundĂ«sisĂ« sĂ« fundit pĂ«r periudhĂ«n 31.07.2022â31.07.2025, por tenderi pĂ«r njĂ« furnizues tĂ« ri kishte dĂ«shtuar dy here.
âNĂ« mars 2025, kur u hap procedura e tenderimit pas pĂ«rfundimit tĂ« periudhĂ«s sĂ« mĂ«parshme, por nuk u paraqit asnjĂ« ofertĂ«. GjatĂ« ritenderimit nĂ« periudhĂ«n korrikâdhjetor 2025, u anulua sĂ«rish mĂ« 18.12.2025 pĂ«r mungesĂ« ofertashâ, u than nĂ« mbledhjen e Bordit tĂ« ZRRE-sĂ«.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ZRRE propozoi dhe caktoi KEKâun sĂ«rish si Furnizues tĂ« MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit pĂ«r periudhĂ«n prej 31.01.2026 deri mĂ« 31.01.2029, duke argumentuar qĂ« Ă«shtĂ« plotĂ«suar kushti pĂ«r tĂ« ushtruar kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si dhe duke miratuar periudhĂ«n e re trevjeçare tĂ« furnizimit. /Telegrafi/
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit.
Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal.
Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore.Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.
Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do tĂ« fryjĂ« do tĂ« fryjĂ« me drejtim nga verilindje â jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 10m/s.
Në det do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë./tch/
NjĂ« aksident ka ndodhur mbrĂ«mĂ« nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« â PodujevĂ«, nĂ« fshatin ShakovicĂ«, ku janĂ« pĂ«rfshirĂ« tri vetura.
Për pasojë, uraishte bllokuar dhe qarkullimi u ndërpre përkohësisht, ndërsa autoritetet dolën në vendngjarje.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegragfin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
"Mbrëmë, rreth orës 21:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime", tha Ahmeti
Ajo shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës./Telegrafi/
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026.
Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet kërkesa për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO), si dhe çështja e caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Ndërkohë, operatorët energjetikë në Kosovë kanë paraqitur kërkesa për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave, duke u arsyetuar me rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura me sigurimin e furnizimit me rrymë.
Në vitin 2023, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, ndërsa në vitin 2025 tarifat u shtrenjtuan për 16.1 për qind. /Telegrafi/
Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit për subjektet politike dhe kandidatët që të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të vazhdojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi të shtunën nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.
Vendimi u mor me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së abstenuan.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP-ja ka afat prej katër ditësh për shqyrtimin e ankesave.
Pas marrjes së vendimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka tri ditë kohë për të vendosur.
Duke u bazuar në këto afate ligjore, vendimmarrja përfundimtare pritet të përfundojë deri në mesin e muajit shkurt.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së në PZAP, duke filluar nga e shtuna, 31 janar 2026, nga ora 11:00, brenda afatit prej 48 orësh. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) që janë ndaluar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve gjatë procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
Lajmin e ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«si i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Valon Preteni, i cili tha se 34 persona janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« nĂ«n dyshimin pĂ«r veprĂ«n penale âfalsifikim i rezultateve tĂ« votimitâ.
Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të rezultatit zgjedhor.
Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj të ndaluarve në seancat e ardhshme.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. /Telegrafi/
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve që shpien drejt pikave të kalimit kufitar është përgjithësisht e mirë dhe e kalueshme.
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit, nĂ« shumicĂ«n e magjistraleve nuk ka prezencĂ« tĂ« borĂ«s, akullit, mjegullĂ«s apo rrĂ«shqitjeve tĂ« dheut. RrugĂ«t nĂ« drejtimet MitrovicĂ«âBĂ«rnjak, GjakovĂ«âQafĂ« MorinĂ«, GjakovĂ«âQafĂ« Prushit, GjilanâDheu i BardhĂ«, KaçanikâHani i Elezit, PodujevĂ«âMerdarĂ« dhe PrizrenâVĂ«rmicĂ« janĂ« tĂ« kalueshme pa pengesa.
Megjithatë, në disa segmente është raportuar prani e borës dhe akullit.
Rruga PejĂ«âKullĂ« ka borĂ« dhe mjegull, ndĂ«rsa nĂ« aksin PrishtinĂ«âMutivodĂ« Ă«shtĂ« shĂ«nuar prani e borĂ«s dhe akullit, çka kĂ«rkon kujdes tĂ« shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, pasi kushtet atmosferike dhe reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore.
Trafiku është bërë i vështirë për shkak të borës, ngricave dhe dukshmërisë së reduktuar në disa segmente, veçanërisht në rrugët nacionale e rajonale.
Autoritetet kanë kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të: Përshtatin shpejtësinë me kushtet aktuale të rrugës; mbajnë distancë të sigurt nga automjetet para tyre; të përdorin dritat në kushte me dukshmëri të dobët dhe të shmangin manovrat e rrezikshme si parakalimet e panevojshme apo frenimet e papritura. /Telegrafi/
Këtë vit, në Mitrovicë fillon projekti më i madh investiv pas luftës, i cili pritet të transformojë tërësisht qytetin në aspektin mjedisor.
Bëhet fjalë për ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza, në vlerë prej rreth 40 milionë euro.
âKĂ«tĂ« vit fillon projekti mĂ« i madh investiv nĂ« MitrovicĂ«n e pasluftĂ«s. Sivjet nis projekti âImpianti i Trajtimit tĂ« UjĂ«rave tĂ« Zezaâ, nĂ« vlerĂ« prej rreth 40 milionĂ« euro. LumenjtĂ« e qytetit do tĂ« jenĂ« tĂ« pastĂ«râ, ka shkruar kryetari i MitrovicĂ«s, Faton Peci.
Ai ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur gjithashtu se ka vizituar lokacionin e ndĂ«rtimit sĂ« bashku me Kryeshefin e KompanisĂ« Rajonale tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit âMitrovicaâ, Bashkim Kurti, dhe ka theksuar ndikimin e madh mjedisor qĂ« do tĂ« ketĂ« ky projekt.
âKy impiant do tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« ruajtjen e mjedisit, pĂ«r njĂ« MitrovicĂ« mĂ« tĂ« gjelbĂ«r, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« ruajtjen e florĂ«s dhe faunĂ«sâ, tha Peci.
Ai ka përfunduar duke theksuar se investimi do të ndryshojë në mënyrë të qëndrueshme pamjen dhe cilësinë e jetesës në qytet.
âKy investim do ta transformojĂ« tĂ«rĂ«sisht MitrovicĂ«n nĂ« aspektin mjedisor", ka shkruar Peci. /Telegrafi/
Gjykata e Posaçme rrëzoi një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi.
Kryebashkiaku kërkoi zbutje të masës me arsyetimin se nuk kishte më kushte ligjore për mbajtje në izolim.
Nga kafazi i sallës, Veliaj theksoi se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.
Në gati 1 orë e30 minuta seancë, ku ishte edhe vetë i pranishëm, Veliaj, ritheksoi edhe njëherë faktin se nuk i ishin vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes.
Sipas burimeve, ai refuzoi edhe avokaten kryesisht, duke pretenduar se e kishte testuar dhe kuptuar se ajo nuk e njihte çështjen e tij.
Veliaj ka pretenduar, se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq, ndërsa arsyet ligjore të zbutjes së masës, i ka parashtruar avokati i tij, Sokrat Gjermeni. /A2 Televizion/
16 vjeçari i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja në veturë, të premten fshatin Meliq të Hanit të Elezit, si pasojë e shembjes së murit mbi veturë, sipas informatave ka lëndime të rënda trupore dhe duhet të ketë trajtim kirurgjik.
Këtë ka bërë të ditur për KosovaPress, mjeku kujdestar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Sami Delijaj që kishte pranuar pacientin nga Emergjenca.
Delijaj ka thënë se i njëjti është në observim të mëtejmë klinik, kardiologjik dhe laboratorik.
Ai ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet stafi i Ortopedisë për të diskutuar rreth trajtimit të tij kirurgjik.
âPĂ«r momentin Ă«shtĂ« i hospitalizuar nĂ« klinikĂ«n e ortopedisĂ«, ka lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore, Ă«shtĂ« nĂ« observim tĂ« mĂ«tejmĂ« klinik, kardiologjik dhe laboratorik. BesojmĂ« qĂ« tash parametrat janĂ« stabil, nesĂ«r do tĂ« mblidhemi konsulumi dhe mĂ« tutje do tĂ« vendosim nĂ« lidhje me trajtimin e tij kirurgjik..00:32 PĂ«r momentin jemi duke e pĂ«rcjellĂ« sepse Ă«shtĂ« pjesa e emergjencĂ«s, e mjekĂ«ve, lĂ«ndimeve tĂ« tjera trupore, pĂ«rpos atyre ortopedike, fillojmĂ« me ato çka janĂ« prioritet vital e pastaj shkojmĂ« duke zvogĂ«luar rrezikshmĂ«rinĂ« pĂ«r indikacionin e mĂ« tejmĂ« tĂ« trajtimitâ, ka thĂ«nĂ« Delijaj.
Një mur është shembur të premten mbrëma në Han të Elezit, duke rënë mbi një veturë që po lëvizte në atë moment. Si pasojë, shoferi i automjetit ka mbetur i bllokuar nën rrënoja për disa minuta.
Në veturë ndodhej vetëm shoferi, një i mitur 16-vjeçar. Menjëherë pas raportimit të rastit, ekipet e shpëtimit kanë intervenuar për nxjerrjen e tij nga automjeti i dëmtuar. Aty janë parë edhe qytetarë që kanë ndihmuar, duke përfshirë edhe një eskuvatorë./KP/
Qendra e Skive në Brezovicë ka lëshuar një paralajmërim serioz pas një incidenti të ndodhur sot, ku tre skiatorë kanë hyrë jashtë pistave të shënuara, duke shkaktuar një ortek bore.
Sipas njoftimit të Qendrës së Skive në Brezovicë, dy nga skiatorët janë larguar vetë nga vendngjarja, ndërsa një tjetër ka mbetur në majë të një piste të pashënuar me këmbë të lënduar.
âNĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, individĂ«t e papĂ«rgjegjshĂ«m kanĂ« rrezikuar jetĂ«n e tyre, si dhe jetĂ«n e shpĂ«timtarĂ«ve gjatĂ« ndĂ«rhyrjesâ, thuhet nĂ« njoftim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se për incidentin është njoftuar edhe policia.
Qendra e Skive Brezovicë apelon tek të gjithë skiatorët dhe snowboarder-ët që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, pasi skijimi jashtë tyre përbën rrezik serioz për jetën e vizitorëve dhe të ekipeve të shpëtimit. /Telegrafi/
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ai bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në disa komuna të rajonit.
Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se do të intervistojë gjithsej 43 kryesues të QKN-ve në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë iniciuar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave.
Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.
Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ - ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. /Telegrafi/