Nottingham Forest ka arritur një marrëveshje me Manchester City për portierin Stefan Ortega, me vlerë deri në 500,000 paund. Klubi po kërkon gjithashtu të sigurojë mesfushorin e Inter Milan, Davide Frattesi, fillimisht në huazim me opsionin për një transferim të përhershëm. Këto lëvizje vijnë ndërsa Forest synon të forcojë skuadrën e tij. Frattesi, 26 vjeç, ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren e…
Izraeli kreu sulmet ajrore më të rënda në Gaza në javë të shtunën, duke vrarë të paktën 28 persona, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë. Kjo valë dhune vjen pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili hyri në fazën e dytë në fillim të këtij muaji. Si Izraeli ashtu edhe grupi militant palestinez Hamas kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së brishtë të…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes së gazetarëve në Viti.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 14:30.
“Viti 30.01.2026-14:30. Raportohet se pas përfundimet të një seance gjyqësore që ishte duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Viti, gazetarët janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendej në sallën e gjykimit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
I pandehuri dyshohet për dhunimin e një të miture në Istog.
Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00. /Telegrafi/
Sot po mbahen punimet e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të vendosur lidhur me udhëheqjen e partisë pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Para delegatëve të partisë, në fjalë rasti e mbajti kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
E fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga punimet e Kuvendit të LDK-së. /Telegrafi/
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të dotir se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në një këmbimore në Pejë.
Rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.
Policia njoftoi se menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenë në orarin e punës se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e thikës kanë arritur t’i marrin nga viktima 1 mijë euro.
Në njoftim tutje thuhet se pas një pune intensive të hetuesve të sektorit rajonal për hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, më 30.01.2026, rreth orës 23:00, nga zyrtarët policor të Stacionit Policor në Istog janë lokalizuar dhe arrestuar në bjeshkët e Istogut, dy persona të dyshuar për këtë rast.
Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime, dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të njëjtit dyshohen edhe për një grabitje tjetër e cila ka ndodhur më 21.12.2025 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë. /Telegrafi/
Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, të komunës së Prishtinës, veteranë e familjarë kanë bërë homazhe pranë përmendores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të tjerë institucionalë, kryetari i AAK-së, familjarë e veteranë theksuan rëndësinë e sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi 31 janarin si një nga ditët më me peshë dhe më frymëzuese në historinë e Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se rënia e tre heronjve i dha kumtin lirisë dhe frymëzoi një popull të tërë të luftojë kundër mohimit shekullor.
“Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, që të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që na ishte mohuar me shekuj. Natyrisht që kjo sakrificë e tyre ka vënë themelet e forta të Republikës së Kosovës, themele në këto që edhe sot qëndron shteti ynë sovran, i pavarur, i cili u ndërtua me gjak, i cili u ndërtua me mund dhe me shumë sakrificë...“, tha ajo, raporton KP.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, e përshkroi Zahir Pajazitin si një luftëtar të paepur dhe një guerilas me aksione tejet të suksesshme.
Sipas tij, forcat serbe i vranë më 31 janar 1997, sepse ishin të tmerruar nga veprimtaria e tyre.
“Aq shumë ishin tmerruar forcat armike të Serbisë nga Zahir Pajaziti, saqë vetëm kurthi, pusia, prita mund t'ju jepte shans forcave okupatore që ta eliminonin Zahir Pajazitin. Rënia e tyre i dha një hov të jashtëzakonshëm edhe vetëbesimit popullor, por gjithashtu edhe shtimit të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu qysh nuk mund ta mësojmë e kuptojmë historinë tonë më të re pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ngjashëm nuk mund ta kuptojmë e mësojmë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa figurën e jashtëzakonshme të komandantit Zahir Pajaziti...", tha ai.
Edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i cilësoi tre heronjtë si figura themeltare të rezistencës së armatosur dhe të UÇK-së. Ajo theksoi se Zahir Pajaziti ishte një nga ideatorët dhe organizatorët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para se të hynte në mbledhjen partisë, saktësisht në Kuvendin e punës së LDK-së tha se do të dëshironte që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me diskutime dhe debate të hapura.
Abdixhiku thekoi se le të jetë kjo një standard i mirë, i mbarë jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera.
“I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim edhe më të unifikuar, më të fortë, edhe më të gatshëm për të ardhmen e mirë që na pret përpara”, tha ai.
Abdixhiku tha se me debat, me diskutime dhe në fund me shumicë votash e përcaktojnë faktin politik.
Ai tutje tha Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe ka të drejtë të vendos çdo gjë.
“Kuvendi vendos për të ardhmen politike të LDK-së dhe të secilit”, tha ai, kur u pyet për kandidaturën e Avdullah Hotit.
Ndërkaq, lidhur me kritikat për mos qartësim të agjendës, Abdixhiku tha se ky është niveli më i lartë demokratik dhe mund të gjejnë kritika për gjëra të parëndësishme. /Telegrafi/
Profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi, ka bërë të ditur se është propozuar si kandidat për President të Republikës së Kosovës.
Ai në një postim në Facebook thotë se Republika e Kosovës ka nevojë për institucione që gëzojnë besim, për një presidencë që bashkon e nuk përçon ndarje, që ruan ekuilibrat kushtetues dhe që përfaqëson dinjitetshëm shtetin në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Me përgjegjësi të lartë morale dhe me ndjenjë të thellë reflektimi kam pranuar njoftimin se Rrjeti Intelektual Shqiptar më ka propozuar si kandidat për President të Republikës së Kosovës. Këtë propozim nuk e konsideroj si nder personal, por si shprehje të një shqetësimi të sinqertë qytetar për gjendjen e institucioneve tona dhe për nevojën e një udhëheqjeje që mbështetet mbi etikën, dijen dhe përgjegjësinë publike.
Formimi im akademik perëndimor, i ndërtuar në universitete ku mendimi kritik, autonomia morale dhe respekti për shtetin e së drejtës janë parime themelore, më ka mësuar se pushteti nuk është privilegj, por barrë; jo mjet afirmimi personal, por shërbim ndaj shoqërisë. Në këtë kuptim, çdo angazhim publik duhet të kalojë përmes filtrit të ndërgjegjes, ligjshmërisë dhe interesit afatgjatë të shtetit.
Republika e Kosovës ka nevojë për institucione që gëzojnë besim, për një presidencë që bashkon e nuk përçon ndarje, që ruan ekuilibrat kushtetues dhe që përfaqëson dinjitetshëm shtetin në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, e pavarur nga interesat e ngushta politike, e aftë të dialogojë me të gjitha subjektet politike, institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile, mbi bazën e respektit dhe përgjegjësisë kushtetuese.
Nëse ky propozim do të marrë trajtë konkrete institucionale dhe politike, unë do ta shqyrtoj me seriozitet maksimal, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës, me parimet e demokracisë parlamentare dhe me bindjen time se integriteti personal nuk guxon të komprometohet për asnjë funksion publik. Kosova ka nevojë për qetësi institucionale, maturi politike dhe rikthim të besimit qytetar – jo për aventura personale apo projekte të ndërtuara mbi emocione të momentit.
Në çdo rrethanë, do të mbetem i përkushtuar ndaj dijes, të vërtetës dhe shërbimit publik, sepse besoj se vetëm një shtet i udhëhequr nga ndërgjegjja dhe arsyeja mund të garantojë të ardhmen që qytetarët e Kosovës meritojnë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha tha se ata i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ata me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë.
“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.
Në 29-vjetorin e rënies, nderuam heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Zahiri, Edmondi e Hakifi, me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë ne në rrugën e mëtejme dhe vitet vendimtare drejt çlirimit. Idealit të tyre iu bashkuan djem e vajza nga më të mirët, në frontet anembanë vendit, deri në çlirimin përfundimtar.
Lavdia e tyre do të jetojë përjetë e mot!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një veture me targa të Maqedonisë së Veriut kanë gjetur mbi 3 kilogramë heroinë dhe mbi 6 marihuanë.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:30.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.
Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:
• 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 6.4 kg;
• 6 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit heroinë, me peshë 3.2 kg;
• Dy telefona mobil dhe
• Një veturë
Vlerësohet se çmimi i tregut të kësaj sasie të lëndëve narkotike sillet rreth 80 mijë euro.
Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas interevistimit dy të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë. /Telegrafi/
Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me Data4X kanë prezantuar Raportin Ekskluziv të Vrojtimit të Ekonomisë Digjitale - një pasqyrë të thuktë të tregut, duke kombinuar të dhëna strukturore, tregues të adoptimit teknologjik dhe analiza krahasuese rajonale.
Në njoftim thuhet se ekonomia digjitale ka arritur një qarkullim prej rreth 1.9 miliardë euro, me një rritje mesatare prej 16% në vit (2021–2025).
“Mbi 47,000 persona janë sot të punësuar në sektorë digjitalë dhe të ndërlidhur, ose rreth 11% e punësimit total, përfshirë rreth 7,500 zhvillues të softuerit.
Eksportet digjitale kanë arritur rreth 690 milionë euro, ose 36% e qarkullimit total, mbi mesataren rajonale – një tregues i qartë i konkurrueshmërisë ndërkombëtare”, thuhet tutje.
Në aspektin e Inteligjencës Artificiale, ICK tregoi se që sipas analizave të tyre ndonëse gati gjysma e kompanive tashmë kanë një prani operative të AI (automatim bazik, asistencë, analiza fillestare), përdorimi në aplikime më të avancuara ende mbetet i kufizuar – një hapësirë e qartë për fazën e ardhshme të transformimit.
Diskutimi u zgjerua edhe në e-commerce dhe pagesat elektronike, ku tregu ka arritur rreth 492 milionë euro, i nxitur nga rritja e përdorimit të kartelave dhe platformave digjitale.
Një ndër sfidat që u theksua është niveli i maturitetit të digjitalizimit tek bizneset, që ende qëndron në shkallën e zhvillimit.
Disa rekomandime që u theksuan:
✅Investimi në kapital njerëzor dhe edukim
✅Investimi në infrastrukturë dhe data centers
✅Përmirësimi i politikave për ndërmarrjet
EKONOMIA DIGJITALE E KOSOVËS NË 2025 - VROJTIM I PLOTË
Kosova po bëhet një fuqi digjitale në rajon! Ja shifrat:
💰 QARKULLIMI TOTAL: 1.9 miliardë euro
📈 Rritje mesatare: +16% në vit (2021-2025)
👥 FUQIA PUNËTORE: 47,042 të punësuar
•11,881 profesionistë të specializuar
•7,500 zhvillues softuerësh
•11% e punësimit total kombëtar
🌍 EKSPORTET: €690 milionë
•36% e qarkullimit total shkon jashtë
•Mbi mesataren rajonale prej 32%
🤖 ADOPTIMI I AI: 47% e kompanive
•Cloud: 59% në zbatim
•Analiza e të dhënave: 51%
•Kosova rangon e 6-ta në rajon
SPECIALISTË AI PËR 1,000 INXHINIERË:
Mali i Zi: 23
Serbia: 16
Maqedonia e Veriut: 16
Sllovenia: 13
Kroacia: 11
KOSOVA: 10
Shqipëria: 10
Bosnja: 9
SI PËRDORET CHATGPT NË KOSOVË?
Detyra shkollore: 12%
Migrim/Viza: 12%
CV & Intervista: 11%
Kodim: 10%
INDEKSET RAJONALE - KOSOVA LIDER:
•Indeksi i Mundësive (OPI): 100 🥇
•Gatishmëria Arsimore (ERI): 93 🥇
•Gatishmëria për Digjitalizim: 69%
Kosova është në udhëkryqin e transformimit digjital. Me talent të ri, kosto konkurruese (24% kosto pune), dhe adoptim të shpejtë të AI - e ardhmja është digjitale!
Kosova po pozicionohet si një hub i rëndësishëm teknologjik në Ballkanin Perëndimor.
KONKLUZIONE:
Kosova ofron një kombinim unik: talent të ri teknik, kosto operative konkurruese, dhe adoptim të shpejtë të teknologjive të reja. Me rritje të qëndrueshme 16% në vit dhe eksporte që përbëjnë 36% të qarkullimit, ekonomia digjitale e Kosovës është një histori suksesi që meriton vëmendje nga investitorët dhe partnerët strategjikë.
Ditëve në vijim do të zbërthejmë të dhënat e analizuara për sektorët e TIK, Administrative - Mbështetëse dhe Profesionale. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të tentim vjedhjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardani” në Prishtinë, në ora 23:40.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë - të mitur, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një lokal”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, me dyshimin për keqpërdorim të kartelës bankare.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, më 29 janar.
“Më 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorë kartelën bankare të qytetarit duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka deklaruar prej vitesh se nuk e njihte mirë Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Në vitin 2019, pak para vdekjes së Epstein në një qeli burgu në Nju Jork, Musk i tha revistës Vanity Fair se e konsideronte Epstein një “rrëqethës” dhe se ai “u përpoq vazhdimisht të më bindte të vizitoja ishullin e tij”, por Musk kishte refuzuar. Megjithatë…
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka propozuar një “sistem të ri gjyqësor” dhe një “ligj amnistie” që synon lirimin e qindra të burgosurve politikë dhe shndërrimin e qendrës famëkeqe të paraburgimit Helicoide në një ambient sportiv dhe social. Rodriguez theksoi se ky ligj do të shërbente për të shëruar plagët e lëna nga konfrontimi politik, dhuna dhe ekstremizmi, si dhe për të…
NASA po përgatitet të dërgojë astronautë rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet. Misioni Artemis II i agjencisë hapësinore do ta çojë ekuipazhin më larg se sa kanë udhëtuar ndonjëherë njerëzit në hapësirë. Nisja është planifikuar për më 6 shkurt, por varet nga disa faktorë thelbësorë. Programi Artemis është nisma e NASA-s për eksplorimin hënor, me qëllim kthimin e njerëzve në Hënë…
Aktorja kanadeze Catherine O’Hara ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, njoftoi të premten agjencia e saj e menaxhimit. O’Hara, fituese e çmimit Emmy, ishte e njohur për rolet e saj në serialin “Schitt’s Creek” dhe filmin “Home Alone”. Ajo gjithashtu luajti në filmin “Beetlejuice” dhe shfaqjen satirike “The Studio”. Sipas mediave amerikane të argëtimit, Page Six, O’Hara u dërgua me urgjencë në…