Zelensky: Kam siguruar raketa për sistemin Patriot, por nuk do ta zbuloj sasinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u shpreh para mediave vendase se ka arritur një marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për furnizimin e Ukrainës me raketa për sistemet e mbrojtjes kundërajrore të tipit Patriot.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave ukrainase, Zelenski theksoi se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur me liderin amerikan gjatë takimit në Davos.
âKam biseduar me presidentin Trump dhe kam marrĂ«, nuk do tĂ« them sa, raketa PAC-3 pĂ«r sistemin Patriotâ, deklaroi ai pĂ«r Ukrinform.
Sipas Zelenskyt, në Davos u diskutua edhe për modele të zgjidhjes së çështjeve globale, duke përcaktuar detyra konkrete për secilin shtet që mund të japë një kontribut pozitiv.
âFolĂ«m pĂ«r tema globale, por zgjidhĂ«m edhe njĂ« çështje qĂ« jep qartĂ« pĂ«rgjigje se pse shkova atjeâ, u shpreh ai.
Ndërkohë, dje kanë nisur për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Rusisë. /Telegrafi/






































