Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbardhen 6 raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Zbardhen gjashtë raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje në Tiranë, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë dy ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025. Policia vuri në pranga 43-vjeçarin, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Më 21 janar 2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;

Sipas policisë, ky person më 9 tetor 2025 dhe 26 nëntor 2025, ai ka vjedhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, Policia i gjeti një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

 

 

Kryeministri i Hungarisë kritika bllokut: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet kryesore të kontinentit nuk po kërkojnë vërtet një armëpushim.

Në një intervistë të botuar në “Corriere della Sera” , Orban e lidhi gjithashtu kritikën e tij me vendimin e Budapestit për t’u bashkuar me Bordin e ri të Paqes, të promovuar nga administrata amerikane dhe të paraqitur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të promovuar paqen dhe rindërtimin në Lindjen e Mesme.

Orban është i vetmi udhëheqës i një vendi të Bashkimit Evropian që ka rënë dakord të bashkohet me Bordin e Paqes, një vendim që rrezikon të krijojë përçarje të reja me Brukselin dhe partnerët e saj evropianë, duke pasur parasysh qëndrimin tradicional kritik të Hungarisë ndaj sanksioneve kundër Moskës dhe mbështetjen ushtarake për Kievin.

Kur u pyet për iniciativën, Orban u përgjigj me pyetje:  “Dhe pse nuk janë të tjerët këtu? Kjo është pyetja e duhur.”

Ai raportoi se kishte diskutuar Bordin e Paqes me kryeministren Giorgia Meloni, e cila i shpjegoi vështirësitë kushtetuese të Italisë në anëtarësimin në organizata të reja ndërkombëtare ndërsa tha se “Për Hungarinë, rregullat janë më të thjeshta.”

“Po i vëzhgojmë nga afër”, Trump: Një flotë masive është nisur drejt Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi  se një flotë masive po lëviz drejt Iranit, pas kërcënimeve të përsëritura ndaj Teheranit për ndërhyrje amerikane, në mes të shtypjes së dhunshme të protestave në vend.

“Ne kemi një flotë masive që po shkon në atë drejtim”, u tha Trump gazetarëve gjatë fluturimit të kthimit drejt Washingtonit nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

”Dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim… kemi shumë anije që po shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Një flotilje e madhe po lëviz atje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi një forcë të madhe që po shkon drejt Iranit. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë nga afër”, shtoi Trump, duke iu referuar autoriteteve iraniane.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Washingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë dislokimin e aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” dhe disa anijeve shoqëruese.

Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore zakonisht transporton disa mijëra ushtarë dhe dhjetëra avionë luftarakë dhe shoqërohet nga destrojerë të marinës. Deri tani, Pentagoni nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për këtë dislokim.

Protestat nisën në Teheran në fund të dhjetorit, fillimisht si reagim i tregtarëve ndaj rënies së fortë të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, për t’u shndërruar më pas në një kryengritje mbarëkombëtare kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike.

Përmbytje të mëdha godasin ishullin e Siçilisë, dëmet rreth 720 milionë euro

Një stuhi e fuqishme që goditi ishullin e Siçilisë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë vlerën e 720 milionë eurove.

Për të përballuar situatën e emergjencës, qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të mbuluar nevojat më urgjente.

Edhe në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen në qindra milionë euro, dhe autoritetet rajonale kërkojnë mbështetje financiare shtesë nga qeveria në Romë.

Reshjet e vazhdueshme dhe dallgët shumë të larta kanë shkaktuar dëme edhe në pasuritë arkeologjike.

Situata më kritike është në Kalabri, ku dallgët në Detin Jon kanë arritur lartësinë e nëntë metrave – ekuivalent me një ndërtesë katërkatëshe. Erërat e forta, mbi 110 km/h, kanë përkeqësuar shkatërrimin e infrastrukturës dhe zonave bregdetare.

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

SHBA-ja po mendon për një “tërheqje të plotë” të trupave nga Siria pas kolapsit të organizatës terroriste YPG/SDF, ndërsa presidenti Ahmed al-Sharaa ka lëvizur për të rimarrë kontrollin mbi pjesën verilindore të Sirisë, raportoi të enjten “Wall Street Journal”.

“Ngjarjet marramendëse të javës së fundit” kanë bërë që Pentagoni të vërë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e misionit ushtarak amerikan në Siri pas disfatës së SDF-së, thuhet në lajmin e gazetës amerikane, e cila ka cituar tre zyrtarë amerikanë.

Sipas lajmit, zyrtarët amerikanë nuk shohin “asnjë arsye” për të mbajtur trupa amerikane në Siri nëse SDF-ja shpërbëhet plotësisht.

SHBA-ja ka 1.500 trupa në Siri, sipas një njoftimi të Pentagonit në muajin korrik.

Presidenti amerikan Donald Trump, pak pasi mori detyrën për herë të dytë në janar të vitit të kaluar, kishte deklaruar se “do të marrë një vendim” lidhur me trupat në Siri.

I pyetur për lajmin, një zyrtar i Pentagonit tha: “Nuk kemi asgjë për të ofruar mbi këtë çështje dhe nuk spekulojmë mbi situata hipotetike apo operacione të ardhshme”.

Miratohet Bordi i Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi me 110 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për “Bordin e Paqes”.

Deputetët e Partisë Demokratike votuan me “kokën poshtë dhe dorën lart” Bordin e Paqes, nismën e ndërmarrë nga Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Më herët, kreu i Shtetit, Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin e marrëveshjes për “Bordin e Paqes”.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u shpreh se pritet të shkojë personalisht në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar përfshirjen e Shqipërisë në këtë bord.

/abcnews.al

 

 

Transaksionet në euro nivele rekord/ BSH: Dyfishohet vlera e tyre në 4 vitet e fundit

Transaksionet në monedhën europiane kanë shënuar një tjetër rekord në ekonominë shqiptare.  Sipas të dhënave të Bankës së  Shqipërisë gjatë vitit 2025, përmes AIPS–EURO u transferuan mbi 6.3 miliardë euro, nga rreth 5.2 miliardë euro në 2024.

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me vitin 2022 vlera e pagesave rezulton se është rritur me rreth 50% fakt ky që tregon se  qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare.

Rritja e numrit të transaksioneve në vlerë dhe në numër  tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë  sistemet bankare për lëvizje parash duke  shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e informalitetin në ekonomi.

Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.

Banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë 2025 duke e rritur nivelin me 100 milionë euro përgjatë vitit të ardhshëm.

Sistemi AIPS Euro i  mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër./abcnews.al

Certifikimi i strukturave akomoduese/ Përcaktohen kriteret, një hap kundër informalitetit

Në prag të nisjes së sezonit turisik qeveria ka miratuar kriteret e reja për përcaktimin sipas llojeve të strukturave akomoduese.

Në fletore zyrtare është publikuar rregullorja e cila përcakton kushtet që duhet të plotësohen  që një objekt të cilësohet hotel, bujtinë apo hostel.

Kjo procedurë e detajuar për  standardizimin dhe  certifikimin synon rritjen e formalizimit dhe transparencës në sektorin e turizmit.

Strukturat grupohen në tri klasa kryesore: klasa e parë  përfshin hotele dhe struktura të ngjashme si hotele, resorte, qendra kurative, motele, bujtina  ; klasa  e dytë përfshin akomodime për pushime dhe akomodime kolektive, si hostele, apartamente, blloqe apartamentesh dhe vila dhe grupimi i tretë  përfshin hapësira për kamping dhe parqe për çadra ose rulota argëtimi.

Çdo subjekt që do të ushtrojë veprimtarinë si strukturë akomoduese, përpara fillimit të aktivitetit është i detyruar të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese.

Brenda 30 ditëve nga regjistrimi pranë QKB-së për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, subjekti është i detyruar të aplikojë në portalin unik qeveritar “e-Albania”për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit si strukturë akomoduese.

Për individët qiradhënës, të cilët do të ushtrojnë vepërimtarinë e akomodimit në kategoritë “dhomë”, “apartament” dhe “vilë”, ky aplikim kryhet përpara fillimit të veprimtarisë

Komisioni i Standardizimit shqyrton aplikimin brenda 10 ditëve nga data e aplikimit në “e-Albania”. Në rast mangësish, aplikuesi njoftohet brenda 2 ditëve dhe i jepet një afat 10-ditor për plotësimin e tyre.

Në rregullore janë përcaktuar me detaje kriteret që duhet të zbatohen për çdo kategori akomodimi, kushtet minimale dhe hapësirat e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, duke filluar nga orenditë te mjediset e relaxit dhe argëtimit, kushtet higjieno-sanitare, pajisjet e domosdoshme apo kutia e ndihmës së shpejtë.

Me pas certifikata e kategorizimit, përmban emrin e subjektit, NIPT-in, emërtimin dhe adresën e strukturës akomoduese, kategorinë, datën e lëshimit dhe nënshkrimin e ministrit ose personit të autorizuar/ abcnews.al

Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike

TIRANË– Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, tha se nëse një instrument kontrolli nuk është parashikuar nga Kushtetuta, atëherë ai s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike si në rastin Balluku.

Ai thekson se kjo normë duhet zgjidhur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese.

“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.

Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.

Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.

Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.

Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai./abcnews.al

Balluku/Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

TIRANË– Drejtuesja e Përgjithshme e Ligjeve në institucioneve të Presidentit të Republikës, Eriola Shia, u shpreh se Kushtetuta e ndalon qartësisht pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk njeh mekanizëm kushtetues pezullues për anëtarët e Këshillit të Ministrave”, tha ajo.

Qëndrimi i institucionit të Presidentit të Republikës për çështjen “Balluku” ndau të njëjtin qëndrim me atë të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Republikës.

Bordi i Paqes/Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar kryeministrin e vendit Edi Ramën për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Në autorizimin e Kreut të Shtetit thuhet se këto kompetenca nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik.

“Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit”, thuhet mes rreshtash.

AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE: 

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri z. Edi Rama, në Kartën e Bordit të Pages”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026 të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit.

Autorizim nr. 224/1
Tiranë, më 21.1.2026

PRESIDENT I REPUBLIKËS

Bajram Begaj

Kushtetuesja shqyrton padinë e Ramës/ GJKKO largohet nga procesi: Nuk jemi palë

TIRANË- Gjykata Kushtetuese  ka nisur të shqyrtojë padinë e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.

Kryeministri kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, pasi e drejta e ndryshimit të anëtarëve të qeverisë sipas Kushtetutës i takon vetëm kreut të qeverisë.

Përfaqësuesja e qeverisë, Jona Qosja, tha se nuk mund të pezullohet një ministër pa marrë miratim nga Kuvendi.

“Nuk mund të pezullohet një ministër. Duhet autorizim nga Kuvendi. Në të kundër prishet ndarja mes pushteteve. Ministri ka imunitet si deputeti”, tha Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë.

Ndërkohë, GJKKO ka braktis procesin në Kushtetuese dhe nuk përfaqësohet si palë.

“Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Në dhjetor, Kushtetuesja pezulloi vendimin e GJKKO dhe la në detyrë zv.kryeministren Belinda Ballukun, ndërsa sot po vijon shqyrtimi i çështjes në themel/abcnews.al

 

FOTO/ Investimet në Vlorë, Rama dhe Ivanka Trump darkë dhe takim me arkitektë në Orikum

Vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Shqipërisë, Edi Rama darkuan të mërkurën në Orikum, ndërsa të pranishëm ishin edhe arkitektë të njohur.

Ndërsa kanë zhvilluar një takim në një nga komplekset në zonën e “Ujit të Ftohtë” kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump i janë drejtuar Orikumit teksa së bashku me arkitektët kanë qëndruar deri rreth orës 23:00.

Pas takimit nuk ka munguar as fotoja familjare.

Në qendër të diskutimeve ishin investimet e pritshme në Vlorë, ndërsa nuk kanë munguar edhe foto pas takimit./abcnews.al

Përdorimi i përditshëm i “chatbot” me IA lidhet me 30 për qind rrezik më të lartë për depresion

Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, amerikanët që bisedojnë çdo ditë me inteligjencën artificiale (IA) përballen me shkallë depresioni dukshëm më të lartë sesa përdoruesit e rastit.

“Nivele më të larta të përdorimit të IA-së u shoqëruan me rritje modeste të simptomave depresive”, shkruan studiuesit në JAMA Network Open, duke vënë në dukje se shanset për të paktën depresion të moderuar u rritën me 30 për qind midis përdoruesve të përditshëm.

Anketa me pjesëmarrjen e 20.847 të rriturve amerikanë e kryer midis prillit dhe majit 2025 zbuloi se 10.3 për qind raportuan përdorim të përditshëm gjenerues të IA-së, përfshirë 5.3 për qind që iu drejtuan chatbot-eve disa herë gjatë ditës së tyre.

Përdoruesit më të rinj dukeshin veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve të shëndetit mendor, megjithëse nuk është e qartë nëse IA shkakton depresion apo individët e depresionuar thjesht kërkojnë më shumë ndërveprim dixhital.

Studiuesit theksuan se kërkohen hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse marrëdhënia është shkakësore dhe për të shpjeguar pse efektet ndryshojnë midis grupmoshave të ndryshme.

Bruksel, BE samit për planet amerikane për Groenlandën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të gjetur një përgjigje të përbashkët ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me aspiratat e tij për Groenlandën.

Ai duhej të vendoste një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga disa aleatë evropianë nga 1 shkurti, por dje ndryshoi mendje.

Trump kishte thënë se tetë vende evropiane do të përballeshin me tarifa më të larta derisa Shtetet e Bashkuara të siguronin atë që ai e përshkroi si “blerjen e plotë dhe totale” të Groenlandës së administruar nga Danimarka.

Dje, Trump tha se nuk do të përdorte forcën dhe hoqi dorë nga kërcënimi i tij për tarifa ndërsa përmendi një marrëveshje të paspecifikuar të NATO-s mbi ishullin Arktik.

Përpara samitit, disa zyrtarë theksuan se BE po përpiqej të zgjidhte situatën dhe se blloku do të merrte në konsideratë zbatimin e kundërmasave vetëm nëse tarifat e kërcënuara do të vendoseshin.

”Java e rrëmujës me Trump do të thotë se marrëdhëniet transatlantike janë në një udhëkryq”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përpara samitit.

”Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë, nëse është e nevojshme, me unitet, urgjencë dhe vendosmëri”, theksoi ajo.

Zyrtarja evropiane: BE mbetet e cenueshme për shkak të varësisë nga sistemet amerikane të pagesave

Varësia e Europës nga sistemet e pagesave të kontrolluara nga SHBA-ja e lë bllokun të ekspozuar ndaj presionit politik dhe përçarjeve ekonomike, paralajmëroi të mërkurën kryetarja e komitetit për çështjet ekonomike dhe monetare të Parlamentit Evropian.

“Duhet ta pranoj se jam e shqetësuar kur dëgjoj fjalimin e presidentes”, tha Aurore Lalucq, duke iu referuar deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Lalucq tha se po injorohen dobësitë kyç, duke theksuar se teknologjia digjitale dhe sistemet e pagesave mungojnë në diskutim.

“Por pikërisht aty qëndron dobësia jonë sot”. shtoi ajo. “Gati të gjitha sistemet tona të pagesave sot janë amerikane”, tha Lalucq.

Ajo paralajmëroi se presidenti amerikan Donald Trump mund t’ia ndërpresë këto sisteme Evropës brenda natës.

“Donald Trump mund t’i ndërpresë ato gjatë natës. Ai e ka bërë tashmë më parë”, tha Lalucq, duke iu referuar presionit që më parë është ushtruar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

Duke kërkuar veprime të menjëhershme, Lalucq tha se ka bërë një “kërkesë shumë specifike” ndaj Komisionit Evropian.

“Unë kërkoj urgjentisht që të organizoni një takim javën tjetër, brenda disa javëve të ardhshme, për të krijuar një ‘Airbus’ të sistemeve të pagesave”, tha ajo, duke pohuar se një projekt i tillë nuk do të kushtonte shumë.

“Nuk mund të themi se nuk na paralajmëruan”, shtoi Lalucq, duke thënë se distributorët, shitësit me pakicë dhe gjyqtarët janë të gjithë të shqetësuar.

“Nuk kushton asgjë, shpëton ekonominë tonë, shpëton demokracinë tonë”, përfundoi ajo.

“Po kërkoj një copë akulli”, Trump: Nuk do të përdor forcën për të marrë Groenlandën

DAVOS- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se SHBA mban barrën kryesore financiare të NATO-s dhe për këtë arsye po kërkon kontroll të plotë mbi Groenlandën, përfshirë titullin dhe pronësinë e saj.

Ai theksoi se SHBA nuk mund ta mbrojë Groenlandën “me qira”, duke argumentuar se territori ka rëndësi kyçe strategjike në rast të një konflikti global.

Trump njoftoi gjithashtu plane për ndërtimin e një sistemi të avancuar mbrojtës në Groenlandë, sistem ky që siç tha ai do t’i shërbejë edhe mbrojtjes së Kanadasë.

“Ne japim kaq shumë për NATO, dhe marrim kaq pak. Vetëm paguajmë për NATO. Paguam 100% për NATO, sepse nuk paguanin faturat e tyre. Ne tani kërkojmë Groenlandën me titullin dhe pronësinë, sepse nuk e mbrojmë dot me qira. Nëse një luftë ndodh, pjesa më e madhe e raketave do të fluturojnë në atë pjesë. Do ndërtojmë një kupolë të artë në Groenlandë, që të mbrojmë edhe Kanadanë”, tha Trump.

Më tej, shefi i shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk preferon të përdorte forcën për marrjen e Groenlandës.

“Kam respektin më të madh për Danimarkën dhe Groenlandën. Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe pushtet të tepërt, në të cilin rast do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm, por nuk do ta bëj këtë.

Kjo është ndoshta deklarata më e rëndësishme, sepse njerëzit menduan se do të përdorja forcë. Nuk kam pse të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë. E tëra çfarë kërkojnë Shtetet e Bashkuara është një vend i quajtur Groenlandë”, tha Trump.

Më tej, Trump u tregua i qartë me NATO, duke thënë: Tani unë po kërkoj një copë akulli, për paqe në botë. Dhe iu them që do jemi aty për NATO-n 100%, por nuk e di nëse ata do jenë aty për ne. Me gjithë ato para që kemi shpenzuar për aleancën dhe nuk e di ende nëse ata do të na mbështesin ne, u shpreh Trump.

“Negociata për blerjen e Groenlandës”, Trump: Duam ta kemi prej dy shekujsh. NATO, radha t’i japë SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos se SHBA synon të nisë negociata të menjëhershme për blerjen e Groenlandës, duke theksuar se vetëm Washingtoni mund të garantojë sigurinë e këtij territori.

Ai shtoi se SHBA është një fuqi “jashtëzakonisht e madhe”, më e fortë se kurrë më parë, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Venezuelë.

Sipas presidentit amerikan, Groenlanda ka rëndësi strategjike për sigurinë globale dhe SHBA ka interes për këtë territor prej më shumë se dy shekujsh.

“Kam respekt për njerëzit e Groenlandës, dhe për njerëzit e Danimarkës, por çdo partner i NATO ka detyrimin të mbrojë vendin tij. Vetëm ne garantojmë sigurinë saj. Ne jemi fuqi e jashtëzakonshme, më shumët nga ajo që kuptojnë njerëzit, besoj këtë e kuptuan nga ajo që ndodhi dy javë më parë në Venezuelë.

Nuk kemi qenë kurë më të fortë seç jemi tani. Janë ShBA të vetmit që mund ta mbrojë këtë territor. Kjo është arsyeja pse kërkojmë negociata të menjëhershme për të diskutuar blerjen e Groenlandës. Groenlandën duam ta kemi prej dy shekujsh. Ne japim kaq shumë për NATO, dhe marrim kaq pak”, tha ai.

❌