Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Në Bundestag, Tova Friedman, një e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Auschwitz-it, u bëri thirrje deputetëve të Bundestagut: “Mos lejoni që antisemitizmi të rritet përsëri.”

Me fjalë prekëse, e mbijetuara e Auschwitz-it, Tova Friedman, përkujtoifundin e Holokaustit 81 vjet më parë në një ceremoni përkujtimore në Bundestag. “Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë”, tha 87-vjeçarja. Motoja e Adolf Hitlerit ishte që të mos mbetej asnjë dëshmitar. Tani ajo flet në emër të gjashtë milionë njerëzve, zërat e të cilëve i heshtën.

“Mos lejoni që antisemitizmi të rritet përsëri”, kërkoi Friedman-i mes duartrokitjeve të deputetëve të Bundestagut. Duhet të bëhen përpjekje përmes politikës, arsimit dhe mbrojtjes së qytetarëve hebrenj. “Le të na shtyjë përgjegjësia drejt veprimit. Dhe le të sigurohemi që thënia ‘Kurrë më’ të mos jetë vetëm një slogan, por një angazhim i përhershëm.”

“Kur urrejtja bëhet normale”

Në të njëjtën kohë, Friedman-i, e cila, së bashku me nipin e saj, e përkujton Holokaustin në video të shkurtra në TikTok, theksoi vlerësimin e saj për angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë në luftën kundër antisemitizmit. “Gjermania e kupton, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, se çfarë ndodh kur urrejtja normalizohet dhe përgjegjësia braktiset.” Gjermanët kanë një përgjegjësi të veçantë për të luftuar urrejtjen ndaj hebrenjve. Kjo vlen në shkolla dhe universitete, në vendin e punës, në internet, në shoqata dhe midis miqve.

Gruaja hebreje, e lindur pranë Danzigut, kërkoi me forcë që dëshmia e të mbijetuarve të merret seriozisht. Sipas Friedman-it, plagët e vjetra nuk duhen rihapur, por duhet shmangur “humbja e kujtesës”. Sepse historia ka treguar se harresa është e rrezikshme. Falë faktit që dëshmitarët mbijetuan, e vërteta ende ka një zë. Por numri i të mbijetuarve që ende mund të dëshmojnë po zvogëlohet.

Dorë për dorë drejt lirisë

Sado e pamundur të dukej, ajo dhe nëna e saj mbijetuan Auschwitzin, kampin më të madh të përqendrimit nazist, ku u vranë më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj. “Kur u larguam nga Auschwitzi, duke mbajtur duart, ajo më pëshpëriti: ‘Mbaje mend’. Që atëherë, e kam kujtuar çdo ditë.”

Nazistët vranë 150 anëtarë të familjes së nënës së saj. Babai i saj u kthye nga kampi i përqendrimit Dachau i thyer fizikisht dhe emocionalisht. “Ai mezi fliste për këtë.” Tani ajo ia kushton kohën informimit të të tjerëve për atë që ndodhi atëherë, veçanërisht brezit të ri, tha Friedman, e cila tani jeton në SHBA. “Do të vazhdoj ta bëj këtë derisa të vdes.”

Çdo vit, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, më 27 janar, Bundestagu u bën homazh viktimave dhe të mbijetuarve të krimeve naziste. Në këtë ditë dimri të vitit 1945, u çlirua kampi i shfarosjes së Aushvicit në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Vitin e kaluar, i mbijetuari i Holokaustit, Roman Schwarzman, nga Ukraina, iu drejtua deputetëve të parlamentit në Berlin dhe ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore./DW

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

Nga 26 janari deri më 1 shkurt 2026, tre shenja të zodiakut do të përjetojnë një periudhë plot fat dhe mundësi. Arsyeja? Një nga ndryshimet më përcaktuese astrologjike të vitit.

Neptuni hyn në shenjën e Dashit, duke sjellë me vete një energji të re që ndryshon mënyrën se si ëndërroni, planifikoni dhe ndërtoni jetën tuaj.

Për ta shfrytëzuar sa më shumë këtë mundësi, duhet të jesh i gatshëm të ndryshosh mënyrën tënde të të menduarit. Lëre mënjanë idenë se jeta jote më e mirë është një rrugë me një kah. Liro hapësirë ​​për përvoja të reja, fillime të reja dhe perspektiva të ndryshme. Beso se je i destinuar për diçka më të madhe nga sa mund ta imagjinosh.

Para se të veproni, Neptuni në Dash ju bën thirrje që së pari të kuptoni veten. Ai sundon ëndrrat, shpresat dhe qëllimet. Është koha për të fituar qartësi dhe për t’u siguruar që energjia që po investoni është vërtet pjesë e fatit tuaj.

Tre shenjat me fat të zodiakut të javës

Luani

Duke filluar nga e hëna, 26 janar, Neptuni zhvendoset në Dash, duke hapur një valë fati, qëllimi dhe mundësish të reja në jetën tuaj. Dashi sundon fatin e Luanit, kështu që kjo periudhë mund të sjellë ndryshime të rëndësishme që do të ndryshojnë rrugën tuaj.

Tani është koha për të menduar ndryshe. Lërini pas dyshimet dhe mendimet vetëkufizuese. Neptuni në Dash ju kërkon të jeni të qartë për atë që dëshironi dhe ta ndiqni atë me vendosmëri.

Ky është një veprim shumë i fuqishëm dhe i udhëhequr dhe nuk do t’ju duhet të prisni gjatë për të parë rezultatet. Mundësitë janë të shumta, e tëra çfarë duhet të bëni është të ndërmerrni veprime.

Binjakët

Për Binjakët, kjo është një nga periudhat tuaja më me fat në vitin 2026, pasi universi ju shtyn drejt përvojave dhe mundësive të reja. Mund të ndjeni se zgjedhjet që dikur dukeshin të pamundura tani po bëhen realitet, dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën bëhet fjalë në energjinë e Ujorit.

Është e rëndësishme ta përqafosh procesin. Mos u shqetëso shumë se si do të shkojnë gjërat. Shiko gjithçka si pjesë të një plani për të mirën tënde më të madhe.

Të martën, më 27 janar, Mërkuri takohet me Venusin në Ujor, një aspekt jashtëzakonisht i favorshëm dhe me fat që sjell mundësi, oferta dhe komunikime të reja që çojnë drejt suksesit dhe bollëkut.

Dashi

Dashi, kjo javë është një ftesë për të sfiduar veten. Të martën, më 27 janar, bashkimi Mars-Pluton në Ujor do të sfidojë planet që keni pasur për jetën tuaj deri më tani. Ky është një moment zgjimi. Do të rishqyrtoni rrugën tuaj, njerëzit përreth jush dhe dëshirat tuaja më të thella.

Ky aspekt mund të sjellë ndryshime të papritura, siç është një ofertë e re, mbyllja e një kapitulli ose një lidhje e re e rëndësishme. Marsi ju jep vrull, ndërsa Plutoni vepron si katalizator.

Mos u lidh me asgjë ose me askënd. Kjo periudhë kërkon një mendje të hapur dhe fleksibilitet. Është koha të lini pas planet e vjetra dhe të përqafoni mundësinë e re që paraqitet.

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga Alba Alishani, paralajmëroi se klasa politike shqiptare, pavarësisht ngjyrave partiake, duket se ka gjetur një emërues të përbashkët – strategjinë e vonesës së drejtësisë përmes kohës.

Sipas Zogajt, ajo që po shohim nuk janë thjesht manovra sporadike të avokatëve mbrojtës, por një përpjekje e organizuar dhe gjithëpërfshirëse e elitës politike. Sipas tij, qëllimi është i qartë: të fitohet kohë për ta lodhur dhe zhvlerësuar procesin hetimor.

“Ka zvarritje në Gjykatën Kushtetuese, në GJKKO, në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Kjo bëhet që të zhvlerësohen hetimet,” u shpreh Zogaj.

Analisti theksoi se pavarësisht retorikës publike ku palët sulmojnë njëra-tjetrën, kur vjen puna te përballja me drejtësinë, të gjithë bashkohen te teknika e shtyrjes së seancave. Qëllimi final, sipas tij, është “dekurajimi i drejtësisë” dhe krijimi i perceptimit në publik se reforma ka dështuar.

“Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë“, tha ai.

Një nga argumentet që Zogaj solli në studio ishte ai i logjikës së pafajësisë. Ai ngriti pyetjen retorike: Nëse këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vërtet të pafajshëm siç pretendojnë në media, pse kanë frikë nga përfundimi i gjyqit?

“Nëse ka vetëdije nga personat në hetim se janë të pafajshëm, ata duhej të ishin të parët që të kërkonin finalizimin në gjykatë,” argumentoi Zogaj.

Sipas tij, fakti që lajmi më i zakonshëm i kronikës së zezë është “u shty seanca” dhe jo “u dha vendimi”, tregon se strategjia e mbrojtjes nuk bazohet te provat shfajësuese, por te procedurat bllokuese.

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme në përmasat e një uragani goditi Portugalinë dhe Spanjën, duke i marrë jetën të paktën 6 personave në dy vendet. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Portugali, ku mbi 800 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Këto filmime tregojnë dëmet e mëdha që shkaktoi në gjithë Portugalinë stuhia e fuqishme Kristin, që goditi këtë të mërkurë Portugalinë dhe tashmë ka prekur edhe perëndimin e Spanjës.

Pesë persona humbën jetën në Portugali si pasojë e incidenteve të shkaktuara nga erërat me fuqi uragani që arritën në 150 km/orë. Katër prej viktimave humbën jetën në Leiria, ndërsa një tjetër në një qytezë në periferitë e Lisbonës. Në qytetin bregdetar Figueira da Foz, erërat e fuqishme rrëzuan edhe një karusel të madh në një prej shesheve kryesore të qytetit.

Stuhia shkuli pemët me rrënjë, duke dëmtuar dhjetëra automjete. Shkëputja e linjave elektrike ka lënë pa energji mbi 800 mijë banorë. Në shumë ndërtesa pati thyerje xhamash për shkak të fuqisë së erës, që kanë shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor dhe atë hekurudhor.

Stuhia Kristin shënoi viktimën e parë edhe në Spanjë, ku një grua u godit nga këputja e një peme për shkak të erërave të fuqishme. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq në jug të vendit, ku erërat pritet të arrijnë fuqi ekstreme.

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

Tërheqja e përkohshme nga miratimi me procedurë të përshpejtuar i draftit të ri të Kodit Penal është cilësuar si një lajm i mirë dhe një moment reflektimi nga analisti Lorenc Vangjeli.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli argumentoi se nxitimi për të kaluar një kod kaq voluminoz dhe të ngarkuar mund të kishte pasoja të rënda për qytetarët, duke e kthyer ligjin nga një instrument drejtësie në një “kurth”.

Sipas analistit, drafti i propozuar vuante nga një mbingarkesë nenesh, gjë që sipas tij rrezikonte ta delegjitimonte atë që në nisje.

“Kemi shpëtuar nga diçka që mund të ishte shumë herë më e rëndë. Kodi nuk mund të jetë kaq i ngarkuar. Ai duhet të jetë i qartë, gjithëpërfshirës dhe lehtësisht i kuptueshëm,” u shpreh Vangjeli.

Ai ngriti shqetësimin se nëse vetë profesionistët e ligjit e kanë të vështirë ta zbërthejnë, për qytetarin e thjeshtë zbatimi i tij bëhet i pamundur.

“Kodi nuk është kurthi që një shumicë parlamentare e caktuar mund ta ndryshojë, por duhet të jetë një instrument që qytetari ta kuptojë qartë dhe bjerë në të me dashje,” shtoi ai.

Parkimi i dyfishtë, burg apo heqje patente?

Duke u ndalur te ashpërsimi i masave, Vangjeli mori si shembull konkret propozimet për dënimin me burg për shkelje të caktuara rrugore, si parkimi i dyfishtë. Ai e cilësoi këtë qasje si të papajtueshme me standardet evropiane.

Shikoni çfarë zgjidhjeje jep ligjvënësi ynë: ndëshkimin. Po në Europë çfarë bëjnë? A fusin në burg? Jo,” – tha Vangjeli.

Sipas tij, logjika perëndimore bazohet te parandalimi administrativ dhe jo te privimi i lirisë.

Në Evropë shoferit i heqin patentën, i heqin mundësinë për të bërë këtë shkelje, por jo burg,” përfundoi analisti, duke kërkuar që Kodi i ri t’u japë prokurorëve standarde të pavarura dhe jo hapësira për abuzime.

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se Kodi Penal shqiptar parashikon masa ndëshkuese shumë më të ashpra për veprat penale që lidhen me drogën, krahasuar me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Gjoni u shpreh se për të njëjtat vepra penale, dënimet në Shqipëri janë pothuajse dyfish më të rënda se në shtete si Gjermania, Spanja apo Holanda.

Sipas tij, ndryshimet e vazhdueshme në Kodin Penal, të ndërmarra nga ministrat e Drejtësisë ndër vite, janë bërë shpesh me nxitim dhe pa analizë të thelluar juridike. “Çdo ministër që ulet në karrigen e Drejtësisë e sheh si arritje kryesore ndryshimin e Kodit Penal, por këto ndërhyrje të shpejta shpesh çojnë në gabime,” u shpreh Gjoni.

Ai theksoi se megjithëse justifikimi zyrtar është përafrimi me direktivat europiane, në praktikë Shqipëria ka ndëshkime shumë më represive, veçanërisht për veprat që lidhen me trafikimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Gjoni shtoi se kjo është arsyeja pse shumë shtetas shqiptarë të dënuar jashtë vendit preferojnë të gjykohen në shtetet ku janë arrestuar.

“Rreth 80 për qind e shqiptarëve që vuajnë dënime jashtë Shqipërisë nuk kërkojnë transferim, sepse e dinë që në vendet e BE-së dënimet për drogën janë më të lehta se në Shqipëri,” deklaroi ai.

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi iniciativën për të dekriminalizuar shpifjen.

Gjatë intervistës, Çupi tha se për herë të parë ligji i drejtohet drejtpërdrejt gazetarit.

“Ky ligj ka bërë një hap përpara, pra për herë të parë i drejtohet drejtpërdrejt gazetarit. Deri tani është thënë media…Por fjala dekriminalizim godet shumë”, u shpreh Çupi.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se ligji tenton të bëjë një kthesë të madhe, duke shtuar se detyra e gazetarit është të garantojë të vërtetën.

“Problemi që flasim sot është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një kthesë të madhe dhe ne duhet të jemi me ligjin, Por ky është një diskutim botëror, akademik, ligjor…Çfarë është gazetari dhe çfarë është shteti. Pra detyra e shtetit është të garantojë liri ndërsa detyra e gazetarit është të garantojë të vërtetën”, tha ai.

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Momente tensioni përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin të informoheshin për gjendjen shëndetësore të tifozëve të lënduar, pas aksidentit tragjik në Lugoj, në të cilin humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar.

Prania e autoriteteve jashtë spitalit përkoi me mbërritjen e të afërmve dhe miqve të viktimave, në një klimë tensioni të fortë emocional. Një tifoz i PAOK-ut, i cili kishte udhëtuar për në Timishoara dhe ndodhej jashtë spitalit në kohën e mbërritjes së prefektes së Timishoarës, Elena Micikoi, sulmoi një ekip televizioni.

Burri theu kamerën e një gazetari, duke shkaktuar dëme në pajisjet e regjistrimit, pavarësisht faktit se kameramani e kishte lenten të drejtuar nga autoritetet dhe jo nga ai.

Prefektja nuk reagoi ndaj incidentit dhe vazhdoi ta shoqëronte ambasadorin grek deri në hyrje të spitalit, pa u ndalur ose ndërhyrë në asnjë mënyrë.

Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. 

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.  Rashiç u zgjodh në tetorin e vitit të kaluar, pasi të propozuarit nga Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti. 

Kushtetuesja tha se drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet. 

“Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rashiç në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, u tha në aktgjykimin e Kushtetueses. 

Organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë tha se mekanizmat zhbllokues, sikurse hedhja vetëm deri në tri herë në votim e një emri dhe procedura e shortit, “duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit”, në mënyrë që brenda afatit 30-ditor të konstituohet organi ligjvënës. 

“Siç është elaboruar në aktgjykim, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit të përcaktojë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve”, u tha në vendim. 

Rikthehen reshjet/ MM: Të rritet vëmendja dhe gatishmëria nga strukturat e Mbrojtjes Civile

Bazuar në informacionet e IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. 

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese. 

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. 

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile. 

 

 

 

 

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

Doktori shëtit në Strasburg, deputetët e rinj të PD shkojnë në Amerikë. Lajme jo të mira vijnë nga SHBA. Katër deputetë të rinj të PD do të kalojnë oqeanin me ftesë të Ëashingtonit për t’u trajnuar.

Sipas analistit Martin Leka, ftesa që u vjen të rinjve është një ogur i mirë pasi ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë, të cilët i cilësoi si të zhveshur nga sindroma e Berishizmit.

“Berisha tashmë po bëhet për gjynah, ka marrë një trastë ku del nëpër fshatra dhe kërkon qiqra në hell. Po dëmtohet shumë në opinionin shqiptar dhe kushdo që e sheh që lufton dhe shan vendin e tij, tregon se sa poshtë e ka ulur figurën e vet politike një lider që pretendon të vijë në pushtet dhe të cilësohet si lider i opozitës. Ka humbur nga personaliteti politik dhe do të vijojë të bjerë.

Një ambasador i huaj nuk ka atakuar Berishën, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kënaqur egon e tij është të shkojë në Strasburg, të zërë vendin e Albana Vokshit dhe të flasë për “narkoshtetin”. Në Shqipëri nuk shton asnjë votë, por as përkrahje politike ndërkombëtare.

Ndarja ka ndodhur, për sa kohë e vjetra përfaqësohet nga Berisha dhe ai është “non grata”. Të rinjtë konsiderohen si njerëz më pak të zhveshur nga sindroma e autoritarizmit dhe berishizmit. Ftesa që u vjen vetëm të rinjve është ogur i mirë, sepse ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë.” 

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më parë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se brenda makinës ishin 3 persona.

Raportohet se këta të fundit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian” duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18. 

Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama shkruan se një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri, ndërsa shton se nxënës si Dardani, janë forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues. 

“Një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë. Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian” duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18. Krenarë për nxënës si Dardani, forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues”, shkruan Rama. 

 

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie. 

“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal. 

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. 

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos. 

 

 

 

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

‘Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet’. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Gjatë konferencës për mediat, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.

Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve.

Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti.

Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, u shpreh ai.

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

Keisji u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.

Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë. Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.

Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë.

Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë.

Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh ai.

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Të marrësh punëtorë nga jashtë nuk është e lehtë, madje po rezulton si një proces me kosto. Nga pajisja me vizë e aplikimi për leje pune te transporti e akomodimi, një biznes duhet të paguajë rreth 850 euro për marrjen e një punonjësi të huaj nga jashtë.Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha në kohë.

Florjan Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës, shprehet për A2: “Në vendet ku ne aplikojmë për marrjen e punëtorëve, Shqipëria nuk ka ambasadë. Ndaj ne duhet të t’u referohemi vendeve fqinje apo më larg. për të marrë vajzat Nga Filipinet ne duhet t’i referohemi ambasadës në Romë”.

Përpjekjet e dëshpëruara të kompanive për të përballuar kostot e emigracionit shoqërohen edhe me rreziqe të tjera. Një pjesë e mirë e punonjësve të huaj, shpesh edhe pa mbushur një muaj pune në Shqipëri largohen drejt Perëndimit. Rrisqet e tjera lidhen me produktivitetin, refuzimin e lejes së punës apo kërkesat e punonjësve të huaj për paga më të larta se ata vendas.

“Po të marrim punëtorët me kombësi nga Bangladeshi mund të them se ka qenë një dështim total. mund të them me siguri të plotë se të gjithë ana nga Bangladeshi që kanë ardhur, janë larguar më pas jashtë”, thotë Zekja.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregojnë se numri i të huajve që pajisen me leje pune po rritet nga viti në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, ndërtim, bujqësi, peshkim, tregti apo informacion dhe komunikim.

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në tryezën e zhvilluar mes qeverisë dhe bizneseve eksportuese u shpreh se bizneset duhet të përthithin instrumentet instrumentet financiare.

Ai u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burimet njerëzore, sepse vetë kështu i përgjigjen sfidave që ka sektori.

“Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE është hapësirë mundësish, por dhe sfidash.

Duhet investim në burimet njerëzore. “ExportOn” është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do t’i vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti.”, tha ai.

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte. 

Gjatë seancës gjyqësore, Ndoj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, mësohet të ketë thënë ai para trupit gjykues. 

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg. 

Sipas hetimeve, prindërit e 24-vjeçares ishin të ndarë prej rreth 6 vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se kjo situatë ka çuar në konfliktin e fundit, ku babai i është drejtuar vendit të punës së vajzës dhe e ka plagosur me thikë në rrugë. Hetimet për ngjarjen vijojnë. 

 

 

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për në Bashkimin Europian, ndaj dhe qeveria do t’i mbështesë fuqimisht të gjithë ata që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte. I pranishëm në tryezën  e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u shpalos platforma e re ExportOn, kryeministri Rama kërkoi që të hiqet dorë nga konkurrenca me çmim të ulët dhe bizneset të fokusohen te konkurrenca me standard të lartë të certifikuar nga BE.

“Të gjitha kompanitë tona që janë në një process transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga cfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE. Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme. Kush nuk do di të adopotohet do jetë humbës. Sot jemi në nisje të një tjetër viti të rëndësishëm në BE. Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në  mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen. Me rëndësi për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën në vend, dhe një nga sfidat e AIDAs është mbështëtja e eksporteve duke mbështetur prodhimet made in Albania. Cojmë në nivel tjetër marrëdhënien me eksportuesit.

‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE, për këtë do të mbështesim gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë duke hequr dorë nga ideja se konkurenca me cmim të ulët mund ti cojë larg dhe duke u fokusuar te konkurenca me standarde të larta. Mbështetja që do të japim për certifikimet ndërkombëtare është dicka që e shohim si një investim strategjik të shtetit, jo thjesht për ti kursyer binzesit disa lekë por për ta ndihmuar të futet në tregun europian.

Duke shtuar mbështetjen e shtetit për certifikimet ndërkombëtare. Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes ti garantohet nga oksigjeni i shtetit por i beson inovacionit dhe transformimit fiton, kush pret që të vazhdojë të rrijë ku është mësuar, duke u mbajtur me oksigjen nga shteti po shtyn në agoni ditën e fundit. Dhe besojmë shumë te manifaktura, për të krijuar më shumë vlerë të shtuar do bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do përqafojnë sfidën e transformimit,”-tha Rama.

 

❌