❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hamza takon Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje të koordinuar ndërkombëtare



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anzhej Frangesh.

Gjatë takimit, Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në proceset e dialogut dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Ne diskutuam edhe pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e njĂ« qasjeje tĂ« koordinuar ndĂ«rmjet BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ« pĂ«r forcimin e paqes dhe sigurisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, ka shkruar Hamza.

Kryetari i PDK-së më tej theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik të vendit. /Telegrafi/

KEK thotë se janë në regjim operimi të jashtëzakonshëm, mbi një muaj me tri njësi të Kosovës A në operim njëkohësisht



Korporata Energjetike e Kosovës thekson se që nga 19 dhjetori, ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë.

KEK njofton se ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

Tutje bëhet e ditur se standardi operativ i KEK që nga paslufta ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese 2 njësi nga Kosova A dhe 2 njësi nga Kosova B.

“NjĂ« njĂ«si ka shĂ«rbyer gjithmonĂ« si rezervĂ« e nxehtĂ«, pĂ«r siguri tĂ« sistemit dhe reagim emergjent”, thuhet nĂ« njoftim.

KEK më tej bën të ditur se nga 19 dhjetori ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm, me 5 njësi gjeneruese.

“PĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« konsumit dhe nevojĂ«s pĂ«r siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar nĂ« operim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m duke arritur me sukses tĂ« operoje me 5 njĂ«si gjeneruese pĂ«r 30 ditĂ« nĂ« punĂ« njĂ«kohĂ«sisht, duke pĂ«rfshirĂ« 3 njĂ«si nga Kosova A dhe 2 njĂ«si nga Kosova B”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas KEK-ut, ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend. /Telegrafi/



Vendimi i PZAP-it pĂ«r ListĂ«n serbe dhe reagimi i AmbasadĂ«s britanike – kur pritet tĂ« certifikohen zgjedhjet?



Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës të 31 janarit nuk i shpallën rezultatet përfundimtare për Listën serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas kësaj, kjo parti ka dorëzuar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çka ndodhi pastaj?

PZAP kishte konfirmuar për Telegrafin se kishte pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat ishin paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Lidhur me këto ankesa, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka vendosur që të shpallet rezultati përfundimtar për këtë parti dhe kandidatët e saj.

Sipas vendimit, PZAP bën të ditur se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Reagimet ndërkombëtare?

E pas këtij vendimi të PZAP-it, ka reaguar Ambasada Britanike.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve”, pĂ«rfundon reagimi.

Si shkon procedura tani?

Tash, pas përfundimit të çështjes së ankesave pritet edhe certifikimi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.



Neni 106 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP-ja lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Tutje, në ligj thuhet rezultatet e zgjedhjeve janë përfundimtare dhe detyruese atëherë kur janë certifikuar nga KQZ-ja.

Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse. /Telegrafi/.

Moti në Shqipëri, në mesditë reshje shiu



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

NĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes nĂ« zonĂ«n e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje nĂ« lartĂ«sitĂ« mbi 900-1000 metĂ«r reshje dĂ«bore me intensitet tĂ« ulĂ«t e lokalisht mesatar.

Era me drejtim juglindje – verilindje me shpejtĂ«si mesatare 10 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 25m/s

Deti - Valëzimi forcës 5-6 ballë. /Telegrafi/




Mot i vranët, në mëngjes përgjatë relievit malor edhe mjegull



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 7 deri në 11 gradë.

IHK njofton se era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s. /Telegrafi/

NATO planifikon misionin në Arktik

NATO njoftoi tĂ« martĂ«n se “planifikimi Ă«shtĂ« nĂ« vazhdim” pĂ«r njĂ« mision nĂ« Arktik, disa javĂ« pasi Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tensionoi aleancĂ«n strategjike duke pretenduar se SHBA-ja duhet tĂ« kontrollojĂ« GroenlandĂ«n pĂ«r tĂ« shmangur shqetĂ«simet e paverifikuara tĂ« sigurisĂ« nga Rusia dhe Kina. Kjo vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur integriteti i aleancĂ«s mbrojtĂ«se ishte vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje. Martin O’


Source

22:59 Dy ish-emisarĂ« tĂ« BE-sĂ« pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« ”skandale ndĂ«rkombĂ«tare”

Dy ish-emisarë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini dhe Miroslav Lajçak, janë përfshirë në skandale që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Mogherini, ish-PĂ«rfaqĂ«suese e LartĂ« e BE-sĂ« pĂ«r PunĂ«t e Jashtme (2014–2019) dhe aktualisht drejtuese e kolegjit pasuniversitar “College of Europe”, u arrestua nĂ« dhjetor 2025 nĂ« Bruksel, bashkĂ« me zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ«, si pjesĂ« e njĂ« hetimi mbi njĂ« skemĂ« tĂ« dyshuar mashtrimi qĂ« lidhej me fondet pĂ«r trajnime diplomatike diplomatike. Hetimi pĂ«rfshiu ambientet e kolegjit dhe zyrat e ShĂ«rbimit Diplomatik tĂ« BE-sĂ«.

Lajçak, ish-dĂ«rguar i posaçëm pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, dha dorĂ«heqje pas publikimit tĂ« dokumenteve nga SHBA-tĂ« qĂ« zbardhnin shkĂ«mbime mesazhesh tĂ« tij lidhur me Jeffrey Epstein. Ai ka pranuar se komunikimi ishte i papĂ«rshtatshĂ«m dhe e ka pĂ«rshkruar atĂ« si “gjykim tĂ« dobĂ«t”, por nuk e konsideron akt kriminal. Bashkimi Evropian ka theksuar se kjo nuk e komprometon procesin e dialogut KosovĂ«-Serbi, qĂ« ai e ndĂ«rmjetĂ«soi pĂ«r pesĂ« vjet.

Skandalet nënvizojnë sfidat e transparencës dhe përgjegjësisë në diplomacinë evropiane, ndërsa hetimet për Mogherinin dhe kritikat ndaj Lajçak vazhdojnë. Rastet e tyre pasqyrojnë ndikimin e figurave të larta evropiane dhe ndjeshmërinë e rolit të tyre në proceset ndërkombëtare./mxh

22:47 E ardhmja e Ronaldos te Al Nassr në dyshim pas mungesës në stërvitje

Cristiano Ronaldo , i cili po i afrohet ditëlindjes së 41-të, thuhet se nuk është i lumtur në Al Nassr dhe mund të largohet nga klubi i Ligës Profesionale Saudite në qershor.

Sipas gazetës portugeze Record, sulmuesi ndihet i keqtrajtuar nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), i cili zotëron Al Nassr së bashku me Al Hilal, Al Ittihad dhe Al Ahli.

Ronaldo beson se PIF po bllokon transferimet kyçe të Al Nassr për të penguar shanset e tyre për titull, pavarësisht se skuadra është vetëm një pikë prapa liderëve të ligës, Al Hilal.

Ai përmendi shembuj të tillë si transferimi i Karim Benzemas nga Al Ittihad në Al Hilal dhe nënshkrimi i sulmuesit të ri Georges Ilenikhena nga Monaco nga Al Ittihad, ndërsa Al Nassr shtoi vetëm mesfushorin irakian Abdulkareem nga Al Zaëraa në afatin kalimtar.

Në shenjë proteste, ai refuzoi të luante në fitoren e fundit 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh në ligë.

Sipas Fabrizio Romanos, Ronaldo pasi e bojoktoi ndeshjen dje (e hënë), sot ai nuk ka dal në stërvitje.

Kontrata e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh që mund të lehtësojë një largim, me destinacione të mundshme që përfshijnë Major League Soccer (MLS) ose një rikthim në Evropë./mxh

22:36 Aktivizohet rrjeti i bashkëpunëtorëve të Iranit mes rrezikut të një lufte me SHBA-në

Kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen një fushatë intensive të bombardimeve në Iran vitin e kaluar, rrjeti i bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të armatosur rajonalë të Iranit qëndroi kryesisht në heshtje.

Por, i ashtuquajturi bosht i rezistencës pritet të hyjë në lojë dhe të mbështesë Iranin nëse presidenti amerikan, Donald Trump, jetëson kërcënimet e tij dhe autorizon një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike, thonë ekspertët.

Irani e sheh njĂ« konflikti tĂ« ri tĂ« mundshĂ«m me SHBA-nĂ« si kĂ«rcĂ«nim ekzistencial, ndryshe nga lufta e qershorit 2025, tha Hamidreza Azizi, bashkĂ«punĂ«tor nĂ« Institutin gjerman pĂ«r Çështje NdĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« SigurisĂ«.

Kjo nĂ«nkupton se Teherani Ă«shtĂ« “gati tĂ« futet plotĂ«sisht nĂ« lojĂ« dhe tĂ« pĂ«rdorĂ« çdo kapacitet qĂ« ka, nĂ« kuptim tĂ« kapaciteteve tĂ« veta ushtarake, dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« kapacitetin asimetrik tĂ« boshtit tĂ« rezistencĂ«s” pĂ«r tĂ« siguruar mbijetesĂ«n e tij, tha Azizi.

Veçse ka sinjale që aleatët e Iranit në Irak, Liban dhe Jemen po përgatiten për luftë në rast të një sulmi të SHBA-së ndaj Teheranit.

Irani ka shpenzuar dekada duke e ndërtuar boshtin, që është një rrjet i bashkëpunëtorëve të armatosur dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani në Lindjen e Mesme. Anëtarët e boshtit përfshijnë Hezbollahun e Libanit, rebelët Huthi të Jemenit dhe milicitë proiraniane në Irak.

Ky rrjet ka qenë element kyç i strategjisë frenuese të Teheranit kundër kërcënimeve të perceptuara nga Shtetet e Bashkuara dhe kryesisht nga Izraeli.

Por, aleanca ka pësuar goditje të mëdha në vitet e fundit. Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, aktorja e vetme shtetërore në këtë rrjet përveç Iranit, u rrëzua në dhjetor të vitit 2024.

Hezbollahu, ndërkaq, është dobësuar jashtëzakonisht shumë pas luftës njëvjeçare me Izraelin, gjatë së cilës u vra udhëheqësi i kamotshëm i grupit, Hassan Nasrallah.

MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht kapaciteteve tĂ« dobĂ«suara ushtarake, rrjeti mund t’i ofrojĂ« fuqi shtesĂ« zjarri Iranit nĂ« rast tĂ« njĂ« konflikti me SHBA-nĂ«, thonĂ« ekspertĂ«t.

Gjatë luftës 12-ditore me Iranin në qershor, Izraeli dhe më pas SHBA-ja bombarduan objektet kyç bërthamore dhe ushtarake iraniane. Teherani u përgjigj duke gjuajtur qindra raketa balistike dhe dronë drejt Izraelit, armikut të tij të përbetuar, si dhe duke shënjestruar një bazë amerikane në Katar.

Anëtarët e boshtit të rezistencës të Iranit nuk u përfshin në këtë konflikt të shkurtër.

“Irani nuk e tĂ«rhoqi kĂ«mbĂ«zĂ«n gjatĂ« luftĂ«s sĂ« qershorit”, tha Azizi. “AtĂ«botĂ«, Irani erdhi nĂ« pĂ«rfundim se mund ta menaxhonte vet konfliktin. Nuk deshi ta zgjeronte konfliktin dhe deshi qĂ« t’i jepte fund atij sa mĂ« shpejt qĂ« ishte e mundur”.

Por, një konflikt i ri i mundshëm me SHBA-në mund të ndryshojë kalkulimet e Iranit, thanë ekspertët.

Udhëheqja klerikale e Iranit ndodhet në pikën e saj më të dobët në dekada, duke u përballur me trazira dhe kolaps ekonomik në vend si dhe me një grumbullim masiv ushtarak amerikanë pranë kufijve të Iranit. Duke luftuar për mbijetesë, sundimtarët e Iranit janë të gatshëm të përdorin të gjitha mjetet në arsenalin e tyre, sipas ekspertëve.

“Ne veçse po shohim sinjale qĂ« boshti i rezistencĂ«s – çfarĂ«do qĂ« ka mbetur nga ai – po aktivizohet”, tha Azizi.

UdhĂ«heqĂ«si i Hezbollahut tha mĂ« 26 janar se grupi po pĂ«rgatitet pĂ«r “njĂ« agresion tĂ« mundshĂ«m dhe Ă«shtĂ« i vendosur tĂ« mbrojĂ«â€ veten, por nuk tregoi se si do tĂ« reagojĂ« nĂ«se Irani sulmohet.

Hezbollahu, që për një kohë të gjatë ka qenë bashkëpunëtori më i fuqishëm i Iranit, vazhdon të jetë kërcënim i madh, thanë ekspertët.

“Hezbollahu Ă«shtĂ« goditur rĂ«ndĂ«, por nuk Ă«shtĂ« eliminuar”, tha Sascha Bruchmann, analist pĂ«r çështje ushtarake dhe tĂ« sigurisĂ« nĂ« Institutin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Studime Strategjike me seli nĂ« LondĂ«r. “Ai ka humbur njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« kapaciteteve tĂ« tij strategjike, njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« arsenalit tĂ« raketave, punĂ«torive pĂ«r prodhimin e dronĂ«ve dhe tunelet pĂ«rgjatĂ« kufirit me Izraelin qĂ« i pĂ«rdorte pĂ«r sulm, por ai mbetet njĂ« milici e fuqishme”.

Në Irakun fqinj, milicitë proiraniane kanë nisur një fushatë për rekrutimin e luftëtarëve, përfshirë edhe sulmuesve vetëvrasës.

Udhëheqësi i Kataib Hezbollah, që është një nga milicitë, lëshoi një deklaratë të ashpër më 25 janar, duke i bërë thirrje luftëtarëve të tij të përgatiten për luftë.

I themeluar më 2007, Kataib Hezbollah është një nga anëtarët më të fuqishëm të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura, kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, që është pjesë e Ushtrisë së Irakut që nga viti 2016. PMF është një aktor i rëndësishëm ushtarak dhe politik në Irak.

“PĂ«rfshija e Irakut nĂ« kĂ«tĂ« konflikt mund t’i kushtojĂ« politikisht”, tha Bruchmann. “Por, tĂ« gjitha bastet bien poshtĂ« nĂ«se [udhĂ«heqĂ«si suprem i Iranit, ajatollah Ali] Khamenei vritet ose nĂ«se regjimi beson se po rrĂ«zohet, pasi disa nga milicitĂ« shiite irakiane kanĂ« shpallur besnikĂ«ri ndaj Khameneit”.

Në Jemen, rebelët Huthi kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga një marrëveshje armëpushimi që u arrit me SHBA-në vitin e kaluar. Rebelët jemenas u pajtuan të ndalnin sulmet e tyre me raketa dhe dronë ndaj transportit ndërkombëtar në Detin e Kuq. Në këmbim, SHBA-ja u zotua për ndalim të sulmeve ajrore që kishin për shënjestër grupin.

Colin Clarke, drejtor ekzekutiv i QendĂ«rs Soufan, njĂ« institut kĂ«rkimor me seli nĂ« Nju Jork, tha se nĂ«se boshti i rezistencĂ«s do tĂ« mbetet sĂ«rish i heshtur pas njĂ« sulmi tjetĂ«r kundĂ«r Iranit, ai mund tĂ« “rrezikojĂ« tĂ« humbasĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ«â€.

“KĂ«ta bashkĂ«punĂ«torĂ« janĂ« dizajnuar si mekanizma pengues pĂ«r ta mbrojtur regjimin, prandaj pĂ«rdorimi i tyre nĂ« kohĂ« krize do tĂ« dukej thelbĂ«sor”, tha ai./mxh

22:18 Publikoi skandalet Fedez-Ferragni & Signorini: mbyllen profilet e Fabrizio Corona-s!

Pas muajsh polemikash, skandalesh publike dhe pĂ«rmbajtjesh shpĂ«rthyese, rrjetet sociale tĂ« Fabrizio Corona-s janĂ« mbyllur. Meta ka çaktivizuar llogaritĂ« e ish-paparacit dhe tĂ« formatit tĂ« tij online “Falsissimo”, duke konfirmuar se masa Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r “shkelje tĂ« shumta tĂ« Standardeve tĂ« Komunitetit”.

Në vitin e fundit, Fabrizio Corona është shndërruar në një nga figurat më destabilizuese të showbiz-it italian, pasi bëri publike krizën martesore mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t, duke publikuar video, audio, mesazhe private dhe prapaskena të marrëdhënies së çiftit më të famshëm të Italisë.

Zbulimet e Corona-s kanĂ« thyer narrativĂ«n publike tĂ« “familjes perfekte” dhe kanĂ« shkaktuar njĂ« stuhi mediatike, me pasoja tĂ« rĂ«nda nĂ« imazhin publik tĂ« Ferragni-t dhe nĂ« marrĂ«dhĂ«nien e saj me sponsorĂ«t dhe opinionin publik. Ky episod shĂ«noi pikĂ«n e kthesĂ«s, duke e vendosur Corona-n sĂ«rish nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes kombĂ«tare.

Paralelisht me çështjen Fedez–Ferragni, Corona ka intensifikuar sulmet ndaj asaj qĂ« ai e ka quajtur “sistemi mediatik i Alfonso Signorini-t”, duke akuzuar ish-moderatorin e Grande Fratello-s se disa tĂ« rinj kanĂ« pĂ«rfituar hyrjen nĂ« program nĂ« kĂ«mbim tĂ« favoreve seksuale. NjĂ« nga ish-konkurrentĂ«t, Antonio Medugno, deklaroi nĂ« “Falsissimo” se kishte pĂ«rjetuar afrime tĂ« padĂ«shiruara nĂ« vitin 2021 dhe formalizoi kallĂ«zimin pĂ«r dhunĂ« seksuale dhe zhvatje.

NĂ« disa episode tĂ« “Falsissimo”, Corona ka pĂ«rdorur gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r dhe akuza personale, tĂ« cilat janĂ« konsideruar nga palĂ«t e pĂ«rmendura si shpifje dhe shkelje e rĂ«ndĂ« e tĂ« drejtave personale. KĂ«to pĂ«rmbajtje kanĂ« çuar nĂ« ankesa ligjore, tĂ« dĂ«rguara drejtpĂ«rdrejt te platformat online.

Pse iu mbyllën profilet

Meta ka sqaruar se heqja e profileve nuk lidhet me një urdhër penal të menjëhershëm, por me shkelje të përsëritura të rregullave të platformës, që përfshijnë:

– pĂ«rmbajtje potencialisht shpifĂ«se

– publikim materialesh private pa pĂ«lqim

– shkelje tĂ« privatĂ«sisĂ« dhe dinjitetit personal

– pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rsĂ«ritur tĂ« gjuhĂ«s agresive dhe denigruese

Vendimi është marrë pas sinjalizimeve të shumta dhe vlerësimeve të brendshme, në përputhje me politikat e kompanisë.

Pak ditĂ« para mbylljes sĂ« profileve, Gjykata Civile e Milanos kishte vendosur njĂ« masĂ« ndaluese ndaj disa pĂ«rmbajtjeve tĂ« “Falsissimo”, duke i kĂ«rkuar Corona-s tĂ« ndalojĂ« publikimin e materialeve qĂ« cenojnĂ« reputacionin e Alfonso Signorini-t. MegjithatĂ«, Meta ka theksuar se veprimi i tyre Ă«shtĂ« autonom dhe i bazuar nĂ« standardet e platformĂ«s, jo thjesht nĂ« vendimin gjyqĂ«sor.

Reagimi i Corona-s

PĂ«rmes avokatit tĂ« tij, Corona e ka cilĂ«suar vendimin si “censurĂ«â€ dhe ka folur pĂ«r njĂ« rrezik serioz pĂ«r lirinĂ« e shprehjes, duke pretenduar se mbyllja e profileve Ă«shtĂ« pasojĂ« e presioneve tĂ« fuqive mediatike dhe ekonomike qĂ« janĂ« ndier tĂ« kĂ«rcĂ«nuara nga zbulimet e tij./mxh

22:10 VĂ«mendje! KĂ«to detaje nĂ« shtĂ«pinĂ« e njĂ« burri tregojnĂ« se ai Ă«shtë i mĂ«rzitshĂ«m(Lifestyle)

NĂ«se ke hyrĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e njĂ« burri dhe ke menduar se duket sikur nuk ka ndodhur asgjĂ« interesante qĂ« nga viti 2012, ka shumĂ« mundĂ«si qĂ« ai tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« jetë  shumĂ« tĂ« mĂ«rzitshme. Jo domosdoshmĂ«risht nĂ« kuptimin e keq tĂ« fjalĂ«s, por nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«n e qetĂ« tĂ« tĂ« jetuarit, tĂ« parashikueshme dhe pa asnjĂ« surprizĂ«.

Mbetet në dorën tënde nëse kjo është diçka që e vlerëson te një burrë ose jo, gjithsesi, ja 11 detaje në shtëpinë e një burri që tregojnë se ai bën një jetë të tillë:

1. Enët e kuzhinës janë shumë bazike

Nëse në kuzhinë ka vetëm minimumin e domosdoshëm, ka gjasa që ai të mos jetë i interesuar të eksperimentojë me receta apo shije të reja. Erëza bazë, enë standarde dhe receta të njëjta, gjithçka tregon një rutinë të qëndrueshme dhe pa surpriza.

2. Dekori i shtëpisë është i përgjithshëm

Burrat qĂ« jetojnĂ« jetĂ« tĂ« sigurta dhe tĂ« parashikueshme, shpesh zgjedhin ambiente neutrale. Pa elementĂ« trendi apo objekte qĂ« “bien nĂ« sy”, shtĂ«pia e tyre reflekton qetĂ«si, qĂ«ndrueshmĂ«ri dhe rehati.

3. Televizori është pika qendrore

Kur hapĂ«sira Ă«shtĂ« e ndĂ«rtuar rreth televizorit, e jo rreth mikpritjes pĂ«r shembull, kjo mund tĂ« tregojĂ« njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« izoluar. Por jo domosdoshmĂ«risht tĂ« keqe, filmat dhe serialet shpesh janĂ« mĂ«nyra mĂ« e thjeshtĂ« pĂ«r t’u çlodhur pas njĂ« dite tĂ« ngarkuar.

4. Çdo dhomĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m funksionale

NĂ«se shtĂ«pia duket mĂ« shumĂ« si vend pĂ«r “tĂ« mbijetuar” sesa pĂ«r tĂ« shijuar jetĂ«n, ka gjasa qĂ« rutina e tij tĂ« jetĂ« e pandryshueshme. MungojnĂ« hapĂ«sirat spontane, personale apo sociale, gjithçka Ă«shtĂ« praktike.

5. Shtëpia duket sikur ka mbetur në kohë

Mobilje të vjetra, objekte familjare dhe sende të ruajtura prej vitesh tregojnë një lidhje me të shkuarën dhe mungesë interesi për ndryshime. Për këta burra, ajo që kanë është e mjaftueshme.

6. Nuk ka kafshë shtëpiake apo bimë

Pa kafshë dhe pa bimë, jeta në shtëpi mbetet thuajse në vijë të drejtë. Këta burra nuk kanë nevojë për përshtatje apo për të treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj një individi tjetër, gjithçka ndjek rregullat e tij dhe vetëm të tijat.

7. Ka një librari të pasur

Ironikisht, njĂ« jetĂ« “e mĂ«rzitshme” mund tĂ« jetĂ« shumĂ« e pasur nga brenda. Burrat qĂ« lexojnĂ« shumĂ« dhe kalojnĂ« kohĂ« vetĂ«m, shpesh janĂ« mĂ« empatikĂ« dhe mĂ« tĂ« lidhur me botĂ«n sesa duken nĂ« pamje tĂ« parĂ«.

8. Mobiljet janë zgjedhur për rehatinë e tij

Nëse gjithçka në shtëpi është menduar për komoditetin personal dhe jo për mysafirët, kjo tregon se ai vlerëson vetminë dhe qetësinë. Dhe e vërteta është se vetmia e zgjedhur me vetëdije është jashtëzakonisht e shëndetshme.

9. Mungon arti

Një shtëpi pa piktura, fotografi apo objekte personale shpesh reflekton mungesë shprehjeje emocionale. Megjithatë, nëse ai krijon art, por e mban për vete, kjo mund të jetë e vlefshme për mirëqenien e tij.

0. Dhoma e gjumit duket si hotel

Dhoma shërben vetëm për gjumë: çarçafë perfektë, ndriçim i matur dhe asgjë personale. Një hapësirë e pastër, e kontrolluar dhe e pandarë me askënd tjetër.

11. Banjoja ka vetëm gjërat bazë

Pa produkte trendi, pa rutina të ndërlikuara. Vetëm ato që i duhen vërtet. Një rutinë e qëndrueshme, e cila sipas studimeve, lidhet edhe me mirëqenie mendore më të mirë./mxh

21:57 Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Prej dekadash po keqpërdoret figura e babait tim

Marie Poradeci, vajza e poetit të shquar Lasgush Poradeci, ka shprehur publikisht indinjatën e saj, duke rrëfyer se familja e shkrimtarit nuk është përfshirë në një aktivitet përkujtimor që pritet të zhvillohet në Vjenë.

Ajo bëri të ditur se është informuar vetëm në mënyrë zyrtare për vendosjen e një pllake përkujtimore në banesën ku Lasgush Poradeci ka jetuar për rreth dhjetë vite, por pa marrë një ftesë për të qenë e pranishme në ceremoni. Sipas saj, ky veprim është fyes dhe i pajustifikueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen e një figure të tillë kombëtare.

Marie Poradeci theksoi se informacionet për vendndodhjen e pllakës dhe detaje të tjera janë siguruar prej saj, çka sipas saj e bënte të domosdoshme përfshirjen e familjes në aktivitet. Ajo tregoi se, edhe pse i është ofruar mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit, kjo nuk mund të zëvendësojë mungesën e një ftese zyrtare dhe respektin institucional.

Në deklaratën e saj, ajo kritikoi ashpër Bashkinë e Pogradecit, duke e akuzuar për trajtim të padrejtë dhe neglizhent ndaj figurës së babait të saj ndër vite. Sipas saj, prej më shumë se 35 vitesh janë marrë vendime që kanë fshirë gradualisht emrin dhe trashëgiminë e Lasgush Poradecit nga hapësirat publike të qytetit.

Ajo përmendi heqjen e emrit të poetit nga Pallati i Kulturës, degradimin e monumenteve përkujtimore dhe dështimin për ta kthyer banesën e tij në muze, duke e cilësuar gjithë procesin si një seri premtimesh të pambajtura dhe keqmenaxhimi.

“Ndjej se figura e babait tim Ă«shtĂ« pĂ«rdorur dhe keqpĂ«rdorur pĂ«r interesa tĂ« tjera, ndĂ«rsa familja Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« harresĂ«â€, u shpreh ajo, duke theksuar se zhgĂ«njimi i saj vjen jo vetĂ«m si vajzĂ«, por edhe si qytetare qĂ« sheh se si trajtohet trashĂ«gimia kulturore nĂ« ShqipĂ«ri./mxh

21:45 Marrëveshje për planin e armëpushimit mes Ukrainës, Evropës dhe SHBA-ve: kur pritet përgjigjja e koordinuar?

Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë se çdo shkelje e vazhdueshme e një marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi nga Rusia do të shkaktojë një përgjigje të koordinuar ushtarake nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, raportoi sot Financial Times.

Sipas raportit, të cilin Reuters nuk mundi ta verifikonte menjëherë, plani u diskutua vazhdimisht në dhjetor dhe janar midis zyrtarëve ukrainas, evropianë dhe amerikanë dhe parashikon një përgjigje shumështresore ndaj çdo shkeljeje të një armëpushimi të rënë dakord nga Rusia.

Të dërguarit nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni do të takohen në Abu Dhabi të mërkurën dhe të enjten për bisedime që synojnë përfundimin e luftës, raportoi Financial Times. Sipas propozimit, çdo shkelje e armëpushimit nga Rusia do të shkaktonte një përgjigje brenda 24 orëve, fillimisht me një paralajmërim diplomatik dhe, nëse është e nevojshme, me veprime nga ushtria ukrainase për të ndaluar shkeljen.

Nëse armiqësitë vazhdojnë përtej kësaj, plani parashikon një fazë të dytë, me ndërhyrjen e forcave nga i ashtuquajturi koalicion i të vullnetshmëve, i cili përfshin shumë shtete anëtare të BE-së, si dhe Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Islandën dhe Turqinë. Publikimi shton se në rast të një sulmi më të gjerë, një përgjigje e koordinuar nga një forcë e mbështetur nga Perëndimi, e cila do të përfshijë edhe ushtrinë amerikane , do të aktivizohet 72 orë pas shkeljes fillestare./mxh

21:37 FamiljarĂ«t e Stenaldos reagojnĂ« pas deklaratĂ«s ofenduese tĂ« Rogertit nĂ« “Big Brother VIP”

NjĂ« debat i fundit nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime tĂ« ashpra jashtĂ« saj, pas njĂ« koment i rĂ«ndĂ« nga Rogerti ndaj Stenaldos. GjatĂ« pĂ«rplasjes, Rogerti tha se Stenaldo “e ka mallkuar Zoti” pĂ«r shkak tĂ« aftĂ«sisĂ« sĂ« tij tĂ« kufizuar nĂ« shikim, njĂ« deklaratĂ« qĂ« ka shkaktuar indinjatĂ« tĂ« menjĂ«hershme.

Familjarët e Stenaldos, që menaxhojnë edhe llogarinë e tij zyrtare në Instagram, kanë dënuar publikisht këtë gjuhë, duke e cilësuar si thellësisht çnjerëzore dhe të papranueshme. Në një postim ku është shpërndarë edhe video e momentit të ofendimit, ata theksojnë se përdorimi i emrit të Zotit për të justifikuar fjalë urrejtjeje ndaj një personi me aftësi të kufizuara është një mungesë totale empatie dhe një nga nivelet më të ulëta të etikës njerëzore.

FamiljarĂ«t bĂ«jnĂ« thirrje publike ndaj produksionit tĂ« “Big Brother VIP” dhe Top Channel, duke kĂ«rkuar qĂ« raste tĂ« tilla tĂ« mos normalizohen dhe tĂ« ketĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r gjuhĂ«n e pĂ«rdorur brenda formatit. Ngjarja ka nxitur gjithashtu njĂ« debat tĂ« gjerĂ« nĂ« rrjetet sociale, ku shumĂ« pĂ«rdorues shprehin shqetĂ«sim pĂ«r kufijtĂ« e etikĂ«s dhe mesazhet qĂ« transmetohen nĂ« prime-time./mxh

21:25 Akuzat se Mandelson i ka dhĂ«nĂ« informacione qeveritare ‘Epstein’, “Sky News”: Nisin hetimet

Pas daljes sĂ« publikimeve tĂ« dosjes sĂ« bujshme “Epstein”, policia ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se Peter Mandelson i ka dhĂ«nĂ« Epstein informacione tĂ« ndjeshme ndaj tregut, raporton “skynews”.

Në email dolën biseda mes Epstein dhe Mandelson për çështje qeveritare e politike, në kohën kur Lord Mandelson shërbente si sekretar biznesi dhe zëvendëskryeministër de facto në qeverinë e Gordon Broën.

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se Epsteinit iu dërguan diskutime të brendshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar pas krizës globale financiare./mxh

21:18 Forcat amerikane rrëzojnë një dron iranian në Detin Arabik

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë rrëzuar një dron që i përket Iranit në ujërat e Detit Arabik.

Incidenti vjen ndĂ«rsa prania ushtarake amerikane nĂ« rajon Ă«shtĂ« rritur pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«rcĂ«nimeve ajrore dhe pĂ«r tĂ« siguruar rrugĂ«t e transportit detar, dhe tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanĂ« hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re.

Zëdhënësi i CENTCOM-it, kapiteni Tim Hawkins, përshkroi detajet e dy përballjeve ushtarake të sotme. Sipas raportit, më 3 shkurt, një avion luftarak amerikan F-35C e rrëzoi atë pasi një dron iranian Shahd-139 me një regjim pushtimi u drejtua drejt aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Detin Arabik.

Anija transportuese ishte e stacionuar 500 milje larg bregdetit jugor të Iranit, dhe droni kishte vazhduar të përparonte pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të ulur tensionet. Trupat dhe pajisjet amerikane nuk u dëmtuan në incident./mxh

200 pasagjerë kroçiere sëmuren pas një sëmundje të rëndë

Dyqind pasagjerĂ« janĂ« sĂ«murĂ« pas njĂ« shpĂ«rthimi tĂ« dyshuar gastroenteriti nĂ« bordin e njĂ« anijeje lundrimi. Anija “Balmoral” e linjĂ«s “Fred Olsen Cruise Lines” po lundronte drejt FjordĂ«ve norvegjezĂ« nĂ« njĂ« udhĂ«tim 10-ditor kur pasagjerĂ«t shfaqĂ«n “simptoma tĂ« gastroenteritit”, siç i tha njĂ« pasagjer “The Shetland Times”. Gastroenteriti, sipas “Mayo Clinic”, Ă«shtĂ« njĂ« “infeksion intestinal që 

Source

20:43 “Dhurata jote e ShĂ«n Valentinit”/ Oriola Marashi “shkrin akujt” e veshur me bikini tĂ« kuq

Last Updated on 03/02/2026 by Monika

Modelja Oriola Marashi ka postuar në rrjetet sociale një album fotografik, ku shfaqet mjaft sensuale.

E veshur me një set lingerie të kuq, të kombinuar me geta me zemra të kuqe dhe me një pellush, Oriola nuk i lë shumë vend imagjinatës.

Krahas fotove tĂ« shkrepura nĂ« Gstaad tĂ« AustrisĂ«, Oriola shkruan “Dhurata jote e ShĂ«n Valentinit”.

Foto tĂ« shkrepura nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s sĂ« firmĂ«s prestigjoze tĂ« modĂ«s “Guess”, ku modelja shqiptare Oriola Marashi Ă«shtĂ« imazh prej kohĂ«sh./mxh

20:30 “MĂ« 10 shkurt nuk rrihet urtĂ«â€/ Noka pĂ«r protestĂ«n: Mblidhemi kundĂ«r narkoshtetit

Last Updated on 03/02/2026 by Monika

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar sërish sot lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 10 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka ka ndarë pamje nga një takim me demokratë, teksa thekson se para Kryeministrisë do të ketë pjesëmarrrës nga e gjithë Shqipëria kundër narkoshtetit.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se pĂ«rpara kryeministrisĂ« do tĂ« ketĂ« pjesĂ«marrĂ«s nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria, nga veriu, jugu, mali dhe fusha, se protestuesit janĂ« shqiptarĂ« pa dallime dhe se kudo nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri jeta Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar dhe po kudo vota blihet e manipulohet haptas. Narkoshteti aplikon njĂ« standard si nĂ« veri dhe nĂ« jug: Vjedhje, vjedhje dhe vetĂ«m vjedhje. ShqiptarĂ«t i bashkon halli”,-shkruan ndĂ«r tĂ« tjera Noka./mxh

20:26 Merz do ta nisë që këtë vit reformën e pensioneve

NĂ« marrĂ«veshjen e koalicionit midis konservatorĂ«ve dhe socialdemokratĂ«ve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mĂ«poshtĂ«m: “Ne do tĂ« krijojmĂ« njĂ« sistem pensioni tĂ« besueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjitha brezat.” PĂ«r ta arritur kĂ«tĂ«, Friedrich Merz beson se sistemi i pensioneve duhet tĂ« reformohet dhe kancelari gjerman dĂ«shiron tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« procesin.

NjĂ« “reformĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se e pensioneve” do tĂ« nisĂ« kĂ«tĂ« vit
KĂ«tĂ« e njoftoi Friedrich Merz e deklaroi nĂ« pritjen vjetore tĂ« BursĂ«s Gjermane (Deutsche Börse) nĂ« Eschborn, pranĂ« Frankfurtit. Ideja e tij themelore pĂ«r reformĂ«n e planifikuar Ă«shtĂ« qĂ« sigurimi i detyrueshĂ«m i pensioneve tĂ« ruhet, por tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« element ndĂ«r tĂ« tjerĂ«t nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s mbulimi. Sigurimet private tĂ« pensioneve dhe pensionet e ndĂ«rmarrjeve, tĂ« cilat financohen me bazĂ« kapitalizimi, duhet tĂ« luajnĂ« njĂ« rol shumĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m se mĂ« parĂ«, theksoi Merz, duke iu referuar njĂ« “ndryshimi tĂ« afĂ«rt tĂ« paradigmĂ«s nĂ« politikĂ«n gjermane tĂ« pensioneve”.

Pensionet janë një prioritet në reformat sociale
NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r gazetĂ«n Tagesspiegel, kreu i kancelarisĂ«, Thorsten Frei, gjithashtu vendosi si qĂ«llim nisjen e reformĂ«s sĂ« pensioneve nĂ« vitin 2026. “Deri nĂ« fund tĂ« vitit, ne do tĂ« kemi zbatuar reformat e para tĂ« mĂ«dha sociale, dhe pĂ«rparĂ«si u kemi dhĂ«nĂ« pensioneve,” tha politikani i CDU-sĂ«. Por gjithashtu Ă«shtĂ« e qartĂ« “se jo gjithçka do tĂ« jetĂ« gati deri nĂ« dhjetor.” Aktualisht, njĂ« komision pĂ«r pensionet po shqyrton propozime tĂ« mundshme. Ai duhet t’i paraqesĂ« ato deri nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« dytĂ«. Sipas Frei-t, disa nga kĂ«to propozime mund tĂ« zbatohen mjaft shpejt, ndĂ«rsa tĂ« tjera do tĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitore.

Vitin e kaluar, pensionet ishin subjekt i polemikave të ashpra, edhe brenda partive konservatore unioniste. Organizata e rinisë e CDU-së, Junge Union (JU) protestoi kundër planeve për reformën e pensioneve të dakorduara midis partive unioniste dhe SPD-së dhe kërcënoi se do të refuzonte paketën ligjore që duhej të miratohej nga Bundestagu para fundit të vitit 2025. Në fund, projektligji u miratua, pas një premtimi të bërë për të rinjtë se do të nisë një reformë themelore e pensioneve në vitin 2026.

Këshilli Ekonomik i afërt me CDU-në kërkon shkurtime në sistemin e pensioneve
KĂ«shilli Ekonomik i afĂ«rt me CDU-nĂ«, njĂ« shoqatĂ« sipĂ«rmarrjesh, sĂ« fundmi paraqiti propozime pĂ«r reformimin e sistemit tĂ« pensioneve. PĂ«r tĂ« reduktuar shpenzimet federale, KĂ«shilli propozoi shkurtimin e pensionit tĂ« posaçëm pĂ«r nĂ«nat dhe eleminimin e daljes nĂ« pension nĂ« moshĂ«n 63 vjeç. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, mosha e daljes nĂ« pension duhet tĂ« lidhet “nĂ« afat tĂ« mesĂ«m” me pritshmĂ«rinĂ« e jetĂ«s.

NdĂ«rsa propozimet e KĂ«shillit Ekonomik u kritikuan ashpĂ«r nga tĂ« gjitha partitĂ«, tani ato kanĂ« mbĂ«shtetjen e ekonomistes Veronika Grimm. “Na duhen propozime qĂ« reduktojnĂ« barrĂ«n mbi buxhetin federal, por edhe mbi landet federale dhe komunat,” tha ajo nĂ« emisionin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« ARD dhe ZDF. Sepse krahasuar me vendet e tjera evropiane, barra e taksave dhe e sigurimeve shoqĂ«rore ka arritur nĂ« “nivel rekord”.

NĂ« fushĂ«n e sigurimeve tĂ« pensioneve, pĂ«r shembull, shteti ka ecur kryesisht nĂ« drejtimin e gabuar, paralajmĂ«roi Grimm. Dhe miliardat e parashikuara pĂ«r vitet e ardhshme po ushtrojnĂ« presion edhe mĂ« tĂ« madh mbi buxhetin federal. Prandaj, rritja e moshĂ«s sĂ« daljes nĂ« pension sipas saj, Ă«shtĂ« njĂ« “faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme, “dalja nĂ« pension nĂ« moshĂ«n 63 vjeç dhe pensioni pĂ«r nĂ«nat duhet nĂ« fakt tĂ« vihen nĂ« diskutim”./mxh

❌