Bill Gates po i mohon një sërë akuzash tronditëse që u rishfaqën këtë javë pas publikimit të dokumenteve të lidhura me të ndjerin Jeffrey Epstein.
Të premten, më 30 janar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se tre milionë faqe dosje të lidhura me Epstein.
Midis tyre ishin email-e të draftuara që Epstein dyshohet se ia shkroi vetes, të cilat përfshinin pretendime të pabazuara në lidhje me Gates, 70 vjeç, duke përfshirë pohime se bashkëthemeluesi i Microsoft kishte kontraktuar një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe u përpoq ta fshihte atë nga gruaja e tij e atëhershme, Melinda French Gates.
Siç raportohet, një email i datës 18 korrik 2013, me "Bill" të listuar si subjekt, përmbante akuza duke përfshirë pretendimin se Gates kërkoi antibiotikë pasi u infektua me një IST nga "vajzat ruse".
Në përgjigje, një zëdhënës i Gates lëshoi një deklaratë duke i quajtur akuzat të pabaza.
"Këto pretendime janë absolutisht absurde dhe plotësisht të rreme", thuhej në të, duke shtuar se emailet pasqyrojnë "zhgënjimin e Epstein që ai nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates dhe do të shkonte aq larg sa për të shpifur”.
Gates e ka pranuar më parë takimin me Epstein, duke e quajtur atë "një gabim të madh" në një intervistë në janar 2025 me The Wall Street Journal , ku ai tha se marrëdhënia nuk arriti të çonte përpara ndonjë qëllim.
Akuzat ndaj Gates vijnë mes shqetësimit në rritje se si materialet që lidhen me Epstein po interpretohen në internet. /Telegrafi/
Publikimi i fundit i dosjeve Epstein nga Departamenti i Drejtësisë ofron të dhëna të reja se si stafi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton komunikoi me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij të gjatë, Ghislaine Maxwell, duke përfshirë shkëmbime email-esh ndonjëherë të pahijshme.
Publikimi i dosjeve Epstein të premten – më shumë se 3 milionë dokumente – vjen pas një grupi më të vogël, më të hershëm në dhjetor, që zbuloi foto të papara më parë të Bill Clinton dhe Epstein së bashku dhe një foto të Clinton pa bluzë në një vaskë me dikë që një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e përshkroi si “viktimë” të abuzimit seksual të Epstein.
Dosjet më të fundit përfshijnë komunikime të shpeshta midis Maxwell - e cila aktualisht është në burg për trafikim seksual - dhe stafit të Clinton midis viteve 2001 dhe 2004.
Ishte gjatë kësaj periudhe që Bill Clinton udhëtoi me stafin e tij në aeroplanin privat të Epstein të paktën 16 herë sipas një analize të CNN.
Gjithashtu, midis dosjeve të publikuara rishtazi është një listë me akuza për abuzim seksual kundër presidentit Donald Trump nga informacione të paverifikuara që Departamenti i Drejtësisë përpiloi verën e kaluar.
Kjo listë i referohet gjithashtu akuzave ndaj Bill Clinton.
Të dy burrat kanë mohuar çdo shkelje që lidhet me Epstein.
I pyetur mbi akuzat kundër Trumpit në dokumente, Shtëpia e Bardhë iu referua një deklarate të Departamentit të Drejtësisë se "ky prodhim mund të përfshijë imazhe, dokumente ose video të rreme ose të paraqitura në mënyrë të rreme".
Një zëdhënës i Clinton ka thënë vazhdimisht se ish-presidenti i ka prerë lidhjet me Epstein përpara se financieri i turpëruar të akuzohej për nxitje prostitucioni në vitin 2006 dhe nuk ka qenë në dijeni të krimeve të tij.
Clinton gjithashtu ka mohuar të ketë vizituar ndonjëherë ishullin e Epstein.
Ndryshe, zëdhënësi i Clintonit, Angel Urena tha se Bill nuk dërgoi asnjë nga emailet në dosjet e Epstein.
“Nuk mund ta konfirmoj se i kujt ishte, mund t'ju them vetëm se i kujt nuk ishte: i Bill Clintonit”, tha Urena.
“Do të thoja se ai nuk ka dërguar kurrë email, por në të vërtetë e ka bërë këtë dy herë në jetën e tij , si president. Një herë ish-astronautit dhe senatorit John Glenn ndërsa ai po orbitonte Tokën në bordin e anijes kozmike Discovery, dhe një tjetër trupave amerikane që shërbenin në Adriatik”, shtoi ai.
Në një email të prillit 2003, Maxwell i shkroi një adrese postare të redaktuar të zyrës së Clintonit: “Gëzohem që po vini në darkë - JE thotë, a mendoni se Clintonit do t’i pëlqente të vinte - më njoftoni”.
Në një email tjetër nga dhjetori i vitit 2001 , një anëtar i stafit të Clinton i kërkoi Maxwell numrin e telefonit të Princit Andrew për të koordinuar një lojë golfi gjatë një udhëtimi të Bill Clinton në Skoci.
Maxwell u përgjigj: "Sapo fola me Andrew. Ai nuk është aktualisht në Skoci, por do të shkojë atje. Ai tha se nëse i jap një numër, do ta telefonojë Clinton. Doug, a do që ai të të telefonojë".
Nuk është e qartë se për kë bëhet fjalë me “Doug”, por një këshilltar i lartë i Clinton në atë kohë ishte Doug Band.
Në një shkëmbim tjetër mesazhesh të vitit 2002, një person, emri i të cilit është redaktuar, i shkroi Maxwellit nga një adresë emaili e Clintonit: “Shkova në shtëpi me dikë që kam pasur më parë, një 40-vjeçare bjonde me gjoks të madh, nëse mund ta besoni këtë. Duhet të ndaloj së piri”.
Megjithatë, nuk ka prova në dosje që tregojnë se Maxwell i ka dërguar personalisht email ish-presidentit dhe anasjelltas. /Telegrafi/
Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës. Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj.
Kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri, ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e borës, zgjerimin e aksit të lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, kriposjen për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit.
Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore. Përdoruesit e rrugëve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur ngjarje të pakëndshme.
Irani i konsideron “grupe terroriste” ushtritë e vendeve të BE-së, të cilat e kanë listuar Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste të bllokut. Deklarata u be nga kryetari i parlamentit iranian. Ndërkohë lideri suprem Ali Kamenei sulmoi presidentin amerikan Donald Trump, duke deklaruar se Irani nuk trembet
“Kur i dëgjoni duke folur për luftë, duke thënë gjëra si ‘do të vijmë me këtë avion apo atë avion dhe do të bëjmë këtë apo atë,’ nuk është asgjë e re. Amerikanët na kanë kërcënuar përsëritshëm në të kaluarën, duke thënë ‘të gjitha opsionet janë në tryezë,’ që përfshin edhe opsionin e luftës. Ata gjithmonë e kanë thënë këtë. Në mënyrë të ngjashme, Donald Trump vazhdimisht pretendon që kanë sjellë anije lufte.
Por populli iranian nuk do të trembet nga këto gjëra, populli iranian nuk do të nxitet nga kërcënimet. Ata nuk frikësohen nga një përballje e drejtë. Ne nuk jemi iniciatorë dhe nuk duam të sulmojmë asnjë vend, por kombi iranian do të godasë fuqishëm këdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.”
KE po përgatit publikimin e një plani të ri për ta bërë procesin e zgjerimit të BE-së sa më të lehtë. Ky është një dokument me të cilin komisionerja Marta Kos do të përpiqet të anashkalojë veton në procesin e pranimit të shteteve të reja në këtë organizatë. Paraprakisht, Kos ka deklaruar se këto propozime do të publikohen gjatë muajit mars.
Brukseli po flet gjithnjë e më shumë për rishikimin e procesit të zgjerimit në një situatë ku BE-ja është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj, për shkak të humbjes së autoritetit të saj në skenën ndërkombëtare, marrëdhënieve të dëmtuara me SHBA-të dhe luftës ende të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.
Arsyeja e drejtpërdrejtë për hartimin e këtyre propozimeve është kryesisht zhbllokimi i anëtarësimit të Ukrainës në BE, por padyshim që dokumenti mund të përdoret edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ky dokument është tashmë në një fazë paraprake dhe nënkupton anëtarësimin jo të plotë të shteteve kandidate.
Këto shtete do të uleshin në tryezën e Evropës së Bashkuar, por nuk do të kishin të drejtë vote, ndërkohë që nëpërmjet anëtarësimit gradual, do të fitonin akses në disa nga strukturat e BE-së.
Ky plan i ri për integrimin evropian nuk ka gjasa të realizohet sepse shtete si Hungaria, Sllovakia, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria janë shprehur hapur kundër heqjes dorë nga të drejtat e tyre të vetos. Ky opsion do të bëhej më i realizueshëm nëse plani 20-pikësh i paqes i SHBA-ve për Ukrainën përfshin edhe të ashtuquajturin anëtarësim të përshpejtuar të këtij shteti në Bashkimin Evropian. Në një rast të tillë, Brukseli ka shumë të ngjarë të zgjedhë një paketë zgjerimi që do të përfshinte edhe Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, kjo ndërlikohet kur, paralelisht me këtë dokument jo-ligjor, Gjermania ka përgatitur tashmë një dokument të dytë që ka të bëjë me reformën e brendshme të BE-së dhe ecjen me dy shpejtësi. Ky projekt ka mbështetje nga Franca, Polonia, Spanja, Italia dhe Holanda.
Ukraina e ka refuzuar tashmë propozimin për anëtarësim të asociuar pa të drejtë vote dhe pa përfaqësim me komisioner në Bruksel.
Mali i Zi, i cili është në krye të procesit të zgjerimit dhe shpreson të anëtarësohet në vitin 2028, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të rishikohen rregullat për zgjerimin e BE-së. Shqipëria, pavarësisht se ka ecur shpejt me negociatat, beson se anëtarësimi alternativ është një mundësi e mirë.
Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion mjeteve në qarkullim. Të dhënave e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi.
Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës.
Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit.
Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për mjetet elektrike.
Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës. Shtim masiv i mjeteve, megjithëse tregon rritje të fuqisë blerëse, shtron sfida të reja për infrastrukturën urbane dhe mjedisin, duke kërkuar politika më të forta për menaxhimin e trafikut.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmendet në një email të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein.
Emaili, i dërguar nga një person me emrin “Daniel”, sugjeron një takim mes Jahjagës dhe princeshës nga Tajlanda në New York, pranë Kombet e Bashkuara.
Nuk dihet nëse ky takim ka ndodhur.
Dosja përfshin miliona faqe dokumentesh dhe materialesh rreth aktiviteteve të Epstein, me emra dhe informacione të viktimave të fshira për arsye të privatësisë.
Një aksion i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë të dyshuar për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit
Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, konfirmoi për Gazetën Sinjali se 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Falsifikimi i votave”.
Tutje, Preteni shtoi se ata dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore.
“43 kryesues janë arrestuar ku 34 prej tyre janë ndalur për 48-orë, ata dyshohen për për veprën penale “Falsifikimi i votave””, thuhet në konfrimim.
Në mëngjes, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike në rajonin e Mitrovicës, ku komisionerët zgjedhorë dyshohen për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ky aksion nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur disa ditë më parë.
Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.
Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë që ishte në lëvizje.
Në automjet ndodheshin katër persona, një burrë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Fatmirësisht, lëndimet e tyre nuk janë të rënda dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në rrugën pejë në kilometrin e tetë ka ndodhur ngjarja, Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Granit Xhaka, kapiteni i Sunderlandit, ka dërguar një mesazh inkurajues për tifozët e klubit, teksa vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi në kyçin e këmbës.
Ai konfirmoi se po intensifikon punën për t’u kthyer në fushë, megjithatë, rikthimi i tij pritet të ndodhë pas rreth tri javësh.
Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Burnleyt, ndërkohë që trajneri Régis Le Bris ka theksuar përparimin e tij në procesin e rikuperimit.
Torino u shndërrua mbrëmjen e së premtes në një skenë kaosi, kur një grup protestuesish sulmoi brutalish një efektiv policie dhe shkatërroi pajisje gazetarësh.
Ngjarja ndodhi në Corso Regina Margherita, ku dhuna përshkallëzoi me djegien e kazanëve mbeturinash dhe sulme me gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të rendit.
Kryeministrja Giorgia Meloni e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se shteti nuk do të tërhiqet përballë grupeve ekstremiste. Po ashtu, sulmi ndaj gazetarëve të Rai-së u dënua nga korporata.
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një shtëpi dykatëshe në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Flakët kanë shkrumbuar plotësisht katin e parë të shtëpisë, ndërsa banorët janë nxjerrë në kohë nga fqinjët, pa pasur viktima.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet e zjarrit, megjithatë dyshimet e para lidhen me një defekt elektrik ose me një mjet ngrohjeje të lënë ndezur gjatë natës.
Zjarri u përhap shpejt, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e banorëve përreth.
Në Stacionin Policorë Mitrovicë-Veri janë duke u zhvilluar intervistime për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Sinjalin se intervistimet kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm.
“Po që nga mëngjesi ka filluar intervistimi i komisionerëve”, ka theksuar ai.
Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe gurëve që kanë bllokuar të dyja drejtimet e e qarkullimit në vendin e quajtur Dragostunjë.
Policia Rrugore e Elbasanit ndodhet në vendngjarje sipas njoftimit zyrtar dhe po bashkëpunon me firmën kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin e sa më shpejtë të akseve dhe rifillimin e qarkullimit.
Nga ana tjetër, u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve.
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë.
Rama u shpreh se situata është ngatërruar qëllimisht ose idiotësisht dhe që sipas tij me heqjen e sporteleve, kadastrat ofrojnë shërbime pa zyra fizike.
Kjtojmë megjithatë, se Vlora prej vitesh nuk po gjen qetësi në zyrat e kadastrës, pasi drejtuesit e saj dorëhiqen pas vetëm pak muajsh punë.
“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua, qëllimisht ose idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv, me sportele, radhë dhe zvarritje, në një model online, ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës e-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave të mos kenë nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online. Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje për atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo me një informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur. Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërbim pa sportele dhe pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore, një e drejtë që merret përmes celularit ose kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ajo që po punojmë çdo ditë është të sigurojmë mbylljen e ciklit: pra, jo më aplikim online dhe më pas marrje e shërbimit me postë, por i gjithë cikli online.”-tha Rama.
Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua në aksin Mat-Shkopet. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit turistik bregdetar të Antalias në jug të Turqisë, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve, sipas raportimit të “Daily Sabah”. Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, konfirmoi shifrat e viktimave dhe bëri me dije se autobusi po transportonte 34 pasagjerë drejt qendrës turistike…
Kutia e Pandorës u hap mbrëmjen e djeshme në BBVA nga Miri. Ana pozitive e kësaj sfide ishte takimi me vajzën e tij, ndërsa ana negative konsistoi në përballjen me një akuzë të rëndë, e bërë ndaj tij nga babai i Selin. “Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte deklarata e fortë që Miri dëgjoi nga babai i Selin. Pas kësaj, Miri reagoi i prekur dhe i fyer: “Ndihem i…
Axel Disasi po i jep përparësi një transferimi te Milani, duke lënë pas West Ham në garën për shërbimet e tij. Mbrojtësi i Chelsea-t ndodhet aktualisht në bisedime me të dy klubet, në prag të një lëvizjeje të mundshme në formë huazimi. Hyrja e Milanit në negociata ka ndryshuar balancat, me kuqezinjtë që po punojnë për të bindur si lojtarin, ashtu edhe klubin londinez. Ndërkohë…