Benita Zena ka folur sërish për Klodian Mihajn me banorin e shtëpisë, Ludo Lee.
Ajo tregon haptazi se ka një pëlqim për Klodin dhe se kuptohen vetëm me sy.
"Kur shikohem me Klodin e kemi një ndjenjë përmes syve që e transmetojmë, për pëlqim të tij s'mund të flas se nuk më takon ama prej syve që e kemi një emocion e shfaqim", tha ajo.
Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka qenë e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës.
Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, Bora ka prekur temën delikate të faljes në marrëdhënie, duke iu referuar në mënyrë të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.
Grida e pyeti hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”.
Foto: YouTube
Përgjigja e Borës reflekton pjekuri dhe një analizë të kujdesshme të situatës që kaloi.
“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshiencë të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjë", u shpreh ajo.
Bora sqaron gjithashtu se falja nuk nënkupton shkelje të parimeve të saj, por përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa u munduar për të ruajtur marrëdhënien.
“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”.
Natyrisht, kjo deklaratë lidhet me historinë e dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.
Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në Big Brother VIP, ai nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.
Romanca përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati, por aktori kërkoi rikthimin me Borën.
Ky proces kërkoi kohë dhe, siç pranon vetë Bora, u bë me një 'falje me vetëdije të plotë' për të ruajtur atë që kishin ndërtuar ndër vite. /Telegrafi/
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.
Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.
Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.
Foto: YouTube
Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.
Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.
Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”.
Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.
Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.
“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet", shprehet Hana.
Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.
Dy banorët e BBVK-së, Dolce dhe Limi janë parë sërish duke kaluar kohë së bashku.
E kjo gjë e ka zhgënjyer Alba Pollozhanin, e cila tha se s’do të shoh gjëra të tilla.
“Pas darkës ishte super mirë. Nuk dua t’i shoh këto gjëra”, është shprehur ajo.
Foto: Instagram
"Pse Albës iu largove sot. Nuk kam ardhur këtu për lojëra, nuk jam unë lojë. Nuk e kam problemin të flas me tjera por jo lojëra me mua", tha ajo në një bisedë me Labinot Rexhën.
Limi u sqarua me Dolcen për distancimin e tyre dhe pse vendosën një gjë të tillë.
Dolce u shpreh e zhgënjyer për mënyrën se si është sjell me të dhe pse e bëri pikërisht në Prime.
Mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të zhvillohet situata mes tyre. /Telegrafi/
Endri, këngëtari që dikur shkëlqente me hitet e tij, është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut dhe këtë herë jo vetëm për muzikën.
Ai ishte i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive me Liberta Spahiun, ku nuk i shpëtoi pyetjeve që të gjithë donin të dinin.
Pas një pauze nga skena, rikthimi i tij artistik shënohej me projektin e ri muzikor “Pa ty”, por vëmendja e publikut u fokusua më shumë te marrëdhënia e tij me banoren e Big Brother VIP Kosova, Benitën.
Foto: YouTube
Pas shumë spekulimeve dhe kuriozitetit të madh rreth kohës së tij jashtë skenës, Endri foli hapur dhe pa rezervë.
Ai zbuloi se ka një raport shumë të mirë me familjen e Benitës dhe se komunikimi me ta është i vazhdueshëm dhe i ngushtë gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.
Kjo vërteton mbështetjen e tij ndaj partneres.
Kur u pyet për performancën e saj në lojë, Endri nuk kurseu fjalët.
Ai e vlerësoi Benitën maksimalisht, duke i dhënë një 10 të plotë në shkallën 1‑10.
Sipas tij, ajo që shohim në ekran është Benita reale, pa asnjë maskë ose shtirje, e cila qëndron besnike ndaj vetvetes edhe brenda dinamikës së programit. /Telegrafi/
Khaby Lame është një krijues përmbajtjeje me origjinë senegaleze, i cili u shndërrua në një nga figurat më të njohura dhe më të dallueshme në botë falë humorit të tij të thjeshtë, pa fjalë, në platformën TikTok.
I lindur në mars të vitit 2000 me emrin Khabane “Khaby” Lame, historia e tij e suksesit përfaqëson një nga shembujt më domethënës të fuqisë së ekonomisë së krijuesve në epokën digjitale.
Para famës, Khaby punonte si punëtor fabrike. Gjatë izolimeve të pandemisë COVID-19, ai nisi të publikonte video në TikTok, ku reagonte në mënyrë ironike dhe pa asnjë fjalë ndaj videove të komplikuara të ashtuquajtura “life hack”.
Foto: X
Pikërisht kjo formë humori universale, e kuptueshme për çdo kulturë dhe gjuhë, e bëri atë të spikaste dhe ta kthente në një fenomen global.
Brenda një kohe shumë të shkurtër, Khaby u bë një nga krijuesit më të ndjekur në TikTok, duke fituar miliona ndjekës në mbarë botën.
Sot, pasuria e tij neto vlerësohet rreth 74 milionë euro, sipas burimeve si Celebrity Net Worth.
Të ardhurat e tij vijnë kryesisht nga bashkëpunime të mëdha me marka ndërkombëtare, sponsorizime në rrjete sociale dhe marrëveshje komerciale, të cilat e kanë shndërruar famën e tij në një biznes serioz dhe shumë fitimprurës.
Top 20 Most-Followed TikTok Accounts in the World (2026)
Raportohet se Khaby ka përfituar deri në rreth 690 mijë euro për një postim të vetëm në TikTok ose Instagram, duke u renditur mes krijuesve digjitalë më të paguar në botë.
Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij financiare ishte përfshirja e kompanisë ‘Step Distinctive Limited', e lidhur me markën dhe aktivitetet e tij të biznesit, në një marrëveshje me vlerë rreth 830-900 milionë euro.
Kjo marrëveshje tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare, por nuk e bëri Khabyn miliarder, pasi ishte e strukturuar si një transaksion në aksione dhe ai nuk zotëron 100 për qind të kompanisë.
Megjithatë, Khaby Lame mbetet një multimilioner i konsoliduar dhe një shembull i qartë se si fama në internet, e shoqëruar me zgjuarsi biznesi dhe menaxhim të kujdesshëm të imazhit, mund të shndërrohet në pasuri afatgjatë.
Historia e tij sot shkon përtej videove virale: ajo flet për lidhjen me audiencën, për ndikimin kulturor dhe për mënyrën se si vëmendja digjitale, kur përdoret me mençuri, mund të kthehet në fuqi reale ekonomike. /Telegrafi/
Ish-e dashura e Brooklyn Beckham, Afton McKeith, ka dalë në mbështetje të tij pas një deklarate që shkaktoi trazira ditët e fundit, në të cilën ai bëri akuza të rënda kundër prindërve të tij të famshëm.
Aktorja (25 vjeçare), e cila ishte në lidhje me Brooklyn (26 vjeç) disa vite më parë, pretendon se ai po thoshte të vërtetën dhe se kishte luftuar me rritjen nën vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë.
"Shumë nga kjo ka qenë duke u përgatitur për vite me radhë. Kjo nuk ndodhi brenda natës", tha ajo për The Sun.
"Brooklyn po thoshte të vërtetën në postimin e tij. Ai e pati të vështirë të rritej", shtoi McKeith.
Brooklyn luftonte me ankthin dhe ndihej sikur bota po priste vazhdimisht që ai të bënte një gabim.
"Ka dy anë në çdo histori, por e di që rritja nën mikroskop ishte sfiduese për të", tha mes tjerash.
Afton beson se prindërit mund ta kishin mbrojtur më mirë nga presionet e emrit Beckham.
Brooklyn
Thotë se Brooklyn, siç pritej, ishte shpesh në qendër të vëmendjes dhe mërzitej kur i bëheshin fotot, kështu që kishte nevojë për mbrojtje.
Në intervistë, tha gjithashtu se e kishte të vështirë që prindërit e tij ishin shpesh larg dhe se, pavarësisht se kishte dado dhe vëllezër, ndonjëherë ndihej i vetëm. /Telegrafi/
“Kjo ndodhi nga ana jote. Ti u largove nga unë pa ditur asnjë gjë. A jam unë e para që duhet të flasësh. Çka është keqkuptuar. Unë çka po bëj këtu. Ti akoma nuk e ke mendjen në vend”, i tha Dolce.
Limi theksoi se nuk ka hyrë për Albën dhe se nuk ka ndonjë interes për të. /Telegrafi/
Nëna e Brikena Selmanit i ka bërë një surprizë asaj në Big Brother VIP Albania 5.
Veç kësaj në fund u takua edhe me Mateon, i cili i kërkoj falje nëse mund t’i ketë lënduar ata, pra familjen e modeles.
E ëma ka dhënë një intervistë edhe për ‘Fan Club’, teksa komenton lojën e të bijës dhe raportin me Mateon.
Foto: YouTube
“Jemi të kënaqur me Brikenën, i uroj suksese gjithë banorëve brenda. Ka hy me pëlqimin tonë, dëshirën tonë. E përkrahim në çdo moment. Jemi me Brikenën”, u shpreh ajo.
Nëna thotë se familja nuk është kundër Mateos dhe se i duket djalë i mirë.
Foto: YouTube
“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Ia uroj të gjitha të mirat. Për nga ana jonë nuk kemi kundër asgjë. Çka të vendos Brikena. Si të është e kënaqur Brikena, ne jemi me të. Nuk kemi kundër asgjë. E presim me fitore”, theksoi tutje.
Duket se e gjithë kjo është në dorë të Brikenës dhe se ajo do të vendos për raportin e krijuar me banorin e BBVA 5, me të cilin ka pasur një njohje para disa vitesh. /Telegrafi/
Filmi “The Rip” me Matt Damon dhe Ben Affleck në rolet kryesore, është një triler aksioni i disponueshëm në Netflix që nga 16 janari dhe ka një buxhet rreth 100 milionë dollarë.
Skenari dhe regjia janë të Joe Carnahan, ndërsa ngjarja zhvillohet në Miami, duke shfrytëzuar atmosferën vizuale dhe tematike të qytetit.
Historia nis me një prolog të errët që vë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh kriminale.
Foto: YouTube
Fokusimi kalon te një grup policësh të Miamit, të udhëhequr nga Dane (Damon) dhe JD (Affleck), të cilët zbulojnë mbi 20 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi periferike.
Ndërsa përpiqen ta transportojnë paratë, tensioni rritet dhe pyetja kryesore bëhet: kujt mund t’i besohet?.
Kimia mes Damonit dhe Affleckut, e ndërtuar nga një miqësi dhe bashkëpunim shumëvjeçar, është një nga pikat më të forta të filmit.
Megjithatë, ndonëse ritmi dhe atmosfera mbajnë pezull interesin, filmi nuk arrin një kulm të fortë narrativ.
Personazhet femra mbeten kryesisht në plan të dytë, duke e bërë filmin një triler klasik, të zhurmshëm dhe të orientuar kryesisht drejt audiencës mashkullore.
Në përfundim, “The Rip” është argëtues dhe i tensionuar, por pa surpriza të mëdha apo thellësi që ta bëjnë të paharrueshëm.
I përshtatshëm për një shikim tipik në Netflix, por jo një vepër që lë gjurmë afatgjata. /Telegrafi/
“Pse e bën tabu të flasësh për gruan dhe familjen tënde?”, ishte pyetja që publiku zgjodhi t’ia bënte Ludo Lee në 'Darkën e të Nominuarve'.
Megjithatë, Ludo nuk ngurroi të përgjigjej duke treguar edhe arsyet për këtë.
“Sepse familja është e shenjtë dhe ia kam premtuar familjes time, gjithmonë në shoubiz për me i nda gjërat ta kuptoni. Mentaliteti im Ludo shqiptar më ka sjell këtu ku jam, shoubizi është shoubiz", u shpreh ai.
Foto: YouTube
Tutje banori theksoi: "Unë e mbroj familjen dhe do ta mbroj gjithë. Jam krenar se e kam familjen time, është shumë e lehtë të kuptohet. Familja do të jetë privat përgjithmonë në anën e shoubizit”.
Ludo ka folur tejet pak për familjen e fëmijët dhe kjo mund të ketë qenë në interes të atyre që e ndjekin.
Por duket se kjo është mënyra e tij dhe se do t'i lë jashtë këtij rrugëtimi.
Ludo Lee ndërkaq po vazhdon të jetë personazh tejet i komentuar brenda shtëpisë. /Telegrafi/
“Kush të ka zhgënjyer më së shumti deri tani?”, ishte pyetja e publikut që e bëri të mendonte Alba Pollozhanin.
Por banorja nuk hezitoi të përgjigjej, duke përmendur edhe raste konkrete.
“Për ta thënë realitetin jam zhgënjyer nga çdokush në sasi të ndryshme, por kjo jo patjetër për faj të tyre”, u përgjigj Alba.
Foto: YouTube
"Një rast konkret tani ka qenë me Labin që afrimitetin tim njerëzor e ka përkthyer komplet për të sulmuar moralin tim si femër. Realisht më ka prekur e pranoj, po sidoqoftë çdokush dëshmon veten e vet. Ndonjëherë bëhet e tepërt ngarkesë. Vet unë, nuk dua të dëgjoj fjalë të tilla", tutje tha.
"Për momentin Albës i ka rënë pak disponimi a më bën mua të dobët, jo nuk më bën. Jam e sigurt që mund të kem bërë gabime kundrejt të tjerëve, por Alba nuk shpif. Të vij Labi të shpif diçka që nuk ka qenë të më prek te morali. E kam pritur siç pres nga të tjerët këtu brenda", shtoi mes të tjerash.
"Limin nuk mund ta komentoj dhe ta fus me të gjithë banorët e tjerë. Te Limi është përzier edhe çështje tjetër përpos lojës. Kemi pasur një histori dhe kam zgjedhur heshtjen në drejtim të Limit. Deri diku ndihem e zhgënjyer nga Limi", tha Pollozhani.
Në nominim veç Albës janë edhe Arditi, Hygerta, Labinoti dhe Ludo Lee. /Telegrafi/
Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.
Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.
"I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese", thotë Hilton në intervistë.
Foto: Telegrafi/Instagram
Tutje shtoi: "Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë".
"Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t'i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to", ka theksuar mes tjerash Paris për Ritën dhe Bebën në intervistën për Telegrafin.
Foto: Telegrafi/Instagram
Krahas kësaj, ikona globale e kulturës pop flet hapur për dokumentarin e saj të ri "Infinite Icon: A Visual Memoir".
Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal. /Telegrafi/
Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta.
Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards.
"Two People Exchanging Saliva"
Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal në gjuhën frënge është “Deux personnes échangeant de la salive”.
Në këtë film Luana interpreton personazhin e quajtur Malaise.
Nominimet për të gjitha kategoritë e Academy Awards janë bërë publike të enjten, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
Oscars 2026 mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Angeles. /Telegrafi/