Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“A je single?” – pyetja që e bezdis më së shumti aktorin

Aktori i njohur Adnan Blaku tha se pyetjet më të bezdisshme janë mbi jetën personale, si “a je ende single?” dhe “hapat e tu të parë”.

Blaku i konsideron këto pyetje të panevojshme dhe të përsëritura për publikun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “A je single?” – pyetja që e bezdis më së shumti aktorin appeared first on Sinjali.

Serbia arreston qytetarë të Kosovës në kufi nën arsyetimin e “krimeve të luftës”

Për shtetasit e Kosovës, kalimi transit nga Serbia edhe më tej po vazhdon të jetë i pasigurt. Ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Mit’hat Llozhanin. Rasti nxiti reagimin e institucioneve vendore. Duke e parë këtë praktikë të Serbisë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës bëjnë thirrje që mos të udhëtohet nëpërmjet shtetit serb. Ndërkaq, bashkësisë ndërkombëtare iu kërkua të jetë më e ashpër me Serbinë.

Udhëtimi transit përmes Serbisë vazhdon të mbetet i pasigurt për shumë shqiptarë të Kosovës, veçanërisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një pasaportë e Republikës së Kosovës, një emër në listat serbe, apo ndonjë simbol kombëtar, kanë mjaftuar që shqiptarët e Kosovës, të bien në prangat e autoriteteve serbe.

Me të hyrë në Serbi, në kufi me Kroacinë ditë më parë u arrestua edhe shtetasi Mit’hat Llozhani, veprim ky që vulos faktin se Serbia po vazhdon me praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Serbia po cenon normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për çka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion ndaj saj.

Organizatat e dala nga lufta, vazhdojnë të bëjnë thirrje që veteranët e luftës mos të udhëtojnë nga shteti serb.

“Ju kemi bërë thirrje veteranëve që mos të kalojnë nga Serbia sepse Serbia ka lista dhe i ndalon njerëzit. Për ne është e papranueshme për shkak se lëvizja është e lirë në gjithë Evropën. Por ne e dimë mentalitetin e Serbisë. I ftoj veteranët e UÇK-së që mos të kalojnë nga Serbia duke e ditur se Serbia është duke i ndaluar dhe mbajtur nga 2-3 vite në burg”, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së. /RTK

Ndërkohë njohës të sigurisë kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të jetë më e ashpër me Serbinë.

“Duhet një herë e përgjithmonë të mendoj dhe të filloj tashmë me sankisone ose me një qasje shumë reale dhe shumë të ashpër që t’ju mundësohet të gjithëve në Ballkan që të udhëtojnë të lirë”, thotë Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Nën arsyetimet për krime të lufte, shtetas të Kosovës vit pas viti ndalen në pikat kufitare nga autoritetet serbe, në disa raste edhe keqtrajtohen e mbahen në paraburgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia arreston qytetarë të Kosovës në kufi nën arsyetimin e “krimeve të luftës” appeared first on Sinjali.

Tre të vdekur nga ortekët në Alpet italiane pranë Lojërave Dimërore

Tre persona që skijonin jashtë pistave humbën jetën nga ortekët në zonat Trentino Alto Adige dhe Lombardia, pranë vendeve të Lojërave Dimërore të Milanos në Kortinë.

Dy ortekë goditën masivin Marmolada, duke shkaktuar tragjedinë në Punta Rocca, në 3,300 metra lartësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre të vdekur nga ortekët në Alpet italiane pranë Lojërave Dimërore appeared first on Sinjali.

Davenport: Sulmi në Banjskë ishte thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se sulmi që kishte ndodhur në Banjskë në vitin 2024 ka mundur të jetë shumë shumë më i keq,.

Ai ka thënë se ai sulm është një thirrje për zgjim sa i përket faktit se ka pasiguri dhe kërcënime reale me të cilat përballet Kosova.

“Unë në atë kohë isha në Kosovë dhe mendoj se sulmi në Banjske, që gjithsesi ka mundur të ishte shumë shumë më i keq, është thirrje për zgjim sa i përket faktit se ka pasiguri dhe kërcënime reale me të cilat ballafaqohet Kosova”, ka thënë Davenport në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës e kishte trajtuar në mënyrë shumë efektive.

“Në fakt është trajtuar në mënyrë shumë efektive nga Policia e Kosovës në atë kohë, por kishte humbje tragjike të jetës së rreshterit Bunjaku. Ishte incident tepër i rëndë “

“Kishim edhe sulmin në Ibër Lepenc. Ka kërcënime për Kosovën që vijnë nga drejtime të ndryshme, përfshirë edhe etnitete që s’janë shtete dhe mund të bëhet më shumë për ta mbështetur Kosovën në të ardhmen”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Davenport: Sulmi në Banjskë ishte thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës appeared first on Sinjali.

Lamine Yamal shënon rekord në moshën 18-vjeçare me Barcelonën

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, shënoi golin e tij të 40-të në 136 ndeshje me ekipin e parë, duke u bërë lojtari nën 19 vjeç me më shumë gola në pesë ligat kryesore evropiane në shekullin 21, duke lënë pas Kylian Mbappé.

Në këtë sezon, ai ka realizuar 15 gola dhe 13 asistime, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lamine Yamal shënon rekord në moshën 18-vjeçare me Barcelonën appeared first on Sinjali.

Gropë e madhe në Dobërçan i Vogël shkakton dëme në shtatë automjete

Një gropë e pa shënuar në fshatin Dobërçan i Vogël ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe ka dëmtuar shtatë automjete brenda 15-20 minutave.

Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës ndërhyri duke e mbuluar gropën me materiale ndërtimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gropë e madhe në Dobërçan i Vogël shkakton dëme në shtatë automjete appeared first on Sinjali.

Ukraina synon rafineritë ruse, jo centralet energjetike

Ukraina po shmang goditjen e centralet energjetike ruse për të mos shkaktuar dëm ndaj civilëve, duke synuar në vend të tyre kapacitetin e rafinimit të naftës.

Analisti Michael Clarke thotë se sulmet kanë shkaktuar mungesa benzine në Rusi dhe rritje të çmimeve deri 15-20%, duke goditur ekonominë e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina synon rafineritë ruse, jo centralet energjetike appeared first on Sinjali.

Mirvete Krasniqi do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj në Turqi

Fatlume Shala, 22 vjeçe, do t’i nënshtrohet operacionit të dytë për transplant mëlçie në Turqi, këtë herë me dhurimin e mëlçisë nga nëna e saj, Mirvete Krasniqi.

Vajza kishte marrë më parë dhurimin nga vëllai, por mjekët tani vlerësuan se vetëm mëlçia e nënës është e përshtatshme.

Operacioni kushton 60 mijë euro, shuma e cila u sigurua brenda dy ditësh falë ndihmës së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mirvete Krasniqi do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj në Turqi appeared first on Sinjali.

Alba Pollozhani pas daljes: Nuk doja që të tjerët të fitonin në kurrizin tim

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, dha intervistën e parë pas daljes nga gara, duke shpjeguar se vendosi të largohet për të mos lejuar që të tjerët të përfitonin në kurriz të saj.

“Nga shtëpia e Big Brother dola sepse nuk doja më asnjë moment me shumë që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësisht të shkonin në finale dhe të fitonin vetë të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alba Pollozhani pas daljes: Nuk doja që të tjerët të fitonin në kurrizin tim appeared first on Sinjali.

Nesër varroset Agnesa Kastrati pas aksidentit tragjik në Pejë

Një aksident tragjik mëngjesin e së shtunës në fshatin Loxhë të Pejës ka marrë jetën e një gruaje të re.

Viktima, identifikuar si Agnesa Kastrati, rreth 30 vjeç, u përfshi në përplasjen mes dy automjeteve rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i Agnesës do të mbahet më 8 shkurt, në orën 16:30, në varrezat e reja të fshatit Doberdol.

Të afërmit falënderojnë të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër varroset Agnesa Kastrati pas aksidentit tragjik në Pejë appeared first on Sinjali.

Vdes Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down, në moshën 47-vjeçare

Brad Arnold, këngëtari dhe anëtari themelues i grupit amerikan të rokut 3 Doors Down, ka ndërruar jetë të shtunën pas një beteje me kancer.

Ai vdiq në paqe, i rrethuar nga familja. Arnold ishte autor i hitit të famshëm “Kryptonite” dhe një nga figurat kryesore të grupit që nga themelimi në vitin 1996.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down, në moshën 47-vjeçare appeared first on Sinjali.

Ikje si në filma: Shoferi tenton t’i shmanget policisë, arrestohet në Mitrovicë

Një ndjekje dramatike ka përfunduar me arrestimin e një shoferi dhe tre pasagjerëve në Mitrovicën e Jugut.

Automjeti tentoi t’i shmanget policisë mbrëmjen e 7 shkurtit, duke kaluar me shpejtësi dhe duke goditur tri herë një veturë policore, rrezikueshëm për zyrtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Automjeti u ndal në fshatin Zupç, ku dy policë pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

Shoferit i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa hetimet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ikje si në filma: Shoferi tenton t’i shmanget policisë, arrestohet në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Shqipëri: Fëmijë lëndohet nga “Boxeri” në shëtitoren bregdetare të Kavajës

Një fëmijë është lënduar pasi dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer”, përcollën elektricitet në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës.

Lagështia dhe dëmtimet nga moti dyshohet të kenë shkaktuar defektin.

Një prind ka njoftuar Policinë e Durrësit për ndërhyrje të menjëhershme dhe sigurimin e pajisjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëri: Fëmijë lëndohet nga “Boxeri” në shëtitoren bregdetare të Kavajës appeared first on Sinjali.

E trishtë: Ndërron jetë Lirim Bajraktari pas aksidentit rrugor

Vdes i riu nga Drenasi, Lirim Z. Bajraktari, pas një aksidenti rrugor.

Familjarët njoftojnë se rasti ndodhet në procedurë pranë Mjekësisë Ligjore dhe ceremonia mortore do të njoftohet më vonë.

Ata falënderojnë të gjithë për mbështetjen në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Ndërron jetë Lirim Bajraktari pas aksidentit rrugor appeared first on Sinjali.

Era Istrefi i dhuron nënës një Range Rover

Këngëtarja e njohur Era Istrefi i ka bërë një dhuratë luksoze nënës së saj, duke i blerë një veturë Range Rover.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja, e cila ka shkruar: “Një dhuratë për mbretëreshën, mamin Istresi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Era Istrefi i dhuron nënës një Range Rover appeared first on Sinjali.

Napoli fiton në sekondat e fundit ndaj Genoas, Rrahmani me asist

Napoli ka shënuar fitore dramatike ndaj Genoas me rezultat 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në “Luigi Ferraris”.

Kampionët e Italisë e siguruan triumfin në minutat e fundit, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili kontribuoi me një asist.

Me këtë fitore, Napoli mbetet në vendin e tretë të Serie A me 49 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Napoli fiton në sekondat e fundit ndaj Genoas, Rrahmani me asist appeared first on Sinjali.

Shoferët në Cyrih humbin deri në 94 orë në vit në trafik

Një studim i ri i kompanisë së qirasë së veturave Sixt tregon se shoferët në Cyrih kalojnë mesatarisht 94 orë në vit të bllokuar në trafik gjatë orëve të pikut.

Kjo e rendit qytetin ndër më problematikët në Evropën Qendrore për qarkullimin rrugor, pas Parisit dhe Romës.

Për të përshkuar 10 kilometra në qendër të Cyrihut duhen mbi 26 minuta, ndërsa politikat që favorizojnë këmbësorët dhe biçikletat po rrisin pakënaqësinë e drejtuesve të automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoferët në Cyrih humbin deri në 94 orë në vit në trafik appeared first on Sinjali.

Arrestohen tre persona në Shkup, dyshime për ekstremizëm dhe armë ilegale

Prokuroria për Krim të Organizuar ka nisur hetime ndaj tre personave nga Shkupi, të dyshuar për organizim kriminal dhe posedim e tregtim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Sipas autoriteteve, ata dyshohet se vepronin si grup me ideologji radikale, duke mbledhur fonde për propagandë dhe blerje armësh.

Me vendim gjykate janë kryer bastisje, janë sekuestruar armë dhe pajisje elektronike, ndërsa të dyshuarve u është caktuar paraburgim 30-ditor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen tre persona në Shkup, dyshime për ekstremizëm dhe armë ilegale appeared first on Sinjali.

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Çrregullimet hormonale mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe simptoma si dhimbje koke, fryrje barku dhe cikël menstrual të parregullt.

Për ta balancuar sistemin hormonal, ekspertët rekomandojnë ushqime si: kosi me probiotikë dhe vitaminë D, peshku me omega-3, perimet me gjethe jeshile, erëzat si kanella dhe xhenxhefili, si dhe avokado me yndyra të shëndetshme dhe fibra.

Këto ushqime ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe të sistemit riprodhues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën appeared first on Sinjali.

Dogana forcon kontrollin: Analiza më të detajuara për mallrat që hyjnë në Kosovë

Ministria e Mjedisit, ajo e Bujqësisë dhe Industrisë kanë forcuar inspektimet në treg, pasi u konstatua se një pjesë e operatorëve i kanë paraqitur produktet e tyre me pesticide, sikur të ishin biocide.

Derisa vit pas viti ngrihen shqetësime për sigurinë e ushqimeve dhe mallrave të tjera që hyjnë në Kosovë, nga Dogana po synojnë që këtë vit të ndërmarrin veprime të cilat do të rezultojnë me analiza më të mirëfillta.

18 milionë euro ishte vlera e mallrave të konfiskuara nga dogana vetëm gjatë 2025-s.

Produkte me pesticide mbi normat e lejuar, e ushqime me origjinë të dyshimtë vit pas viti arrijnë të depërtojnë në tregun kosovar. Njoftimi se disa operatorë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit duke paraqitur pesticidet si biocide, ka ngritur alarmin për marrje të masave, duke iniciuar edhe auditim të brendshëm për mbi 100 lëndë.

Paralelisht me inspektimet që po bëhen në tregun vendor, është shtuar nevoja edhe për analiza më të mirëfillta nga Dogana e Kosovës, RTK.

“Ne synojmë të fillojmë me zhdoganimin para arritjes. Formaliteti për dërgesat që janë në import dhe eksport do të përfundojnë para arritjes së mallit te dogana. I lejon doganës kohë për të bërë analizë të mirëfilltë të rrezikut në mënyrë që të vendos cilat dërgesa çfarë kontrolli i nënshtrohen”, tha Agron Llugaliu, drejtor i Doganës së Kosovës.

Reformat dhe investimet në infrastrukturë e teknologji, sipas Llugaliut, kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të doganës. Me këtë rast, ai tregoi se vetëm në 2025-tën, kanë konfiskuar mall me vlerë 18 milionë euro.

“Kemi pasur përpjekje në avancimin e sistemeve që na mundësojnë zbatimin e inteligjencës artificial në analizat që i bëjmë. Ka pasur edhe një mori reformash te avancimet që kemi bërë. Të gjitha kanë ndiku me pas një efikasitet më të mirë se vitin paraprak”, shtoi ai.

Pas përforcimit të inspektimit në terren ministritë gjegjëse, ka bërë të ditur se është ndaluar importi dhe përdorimi i substancave të rrezikshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana forcon kontrollin: Analiza më të detajuara për mallrat që hyjnë në Kosovë appeared first on Sinjali.

❌