Gazeta Si â Armando Marku, 26 vjeç, i shpallur nĂ« kĂ«rkim nga MbretĂ«ria e Bashkuar, Ă«shtĂ« vetĂ«dorĂ«zuar kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nĂ« PolicinĂ« e TiranĂ«s.
Marku, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Vetëm disa ditë më parë, ambasada britanike në Tiranë, publikoi foton e 26-vjeçarit shqiptar për vrasjen e 32-vjeçarit britanik.
Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, i cili këtë javë u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-snajperisti, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 i qëlluar me armë zjarri.
Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg, Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.
Gazeta Si â TetĂ« shqiptarĂ« dhe 1 italian, u arrestuan gjatĂ« njĂ« operacioni ndĂ«rkombĂ«tar anti-drogĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« kĂ«saj tĂ« marte, tĂ« dyshuar si pjesĂ« e njĂ« organizate kriminale tĂ« strukturuar pĂ«r trafik ndĂ«rkombĂ«tar narkotikĂ«sh.
Sipas mediave italiane, operacioni, i koduar âSTURL ONEâ, u zhvillua nĂ« Reggio Emilia, por arrestime dhe kontrolle janĂ« kryer edhe nĂ« disa provinca tĂ« tjera, Bergamo, Brescia dhe Savona, si edhe nĂ« FrancĂ«, SpanjĂ« dhe ShqipĂ«ri, falĂ« bashkĂ«punimit mes autoriteteve policore tĂ« kĂ«tyre vendeve.
Hetimet janĂ« vijim i operacioneve tĂ« mĂ«parshme, âTREXIT 2019â dhe âBLACK MAMBAâ, tĂ« cilat nĂ« vitet 2021 dhe 2022 kishin çuar nĂ« arrestimin e 35 personave.
Nga hetimet rezulton se organizata kishte kapacitet të lartë logjistik dhe financiar, duke importuar sasi të mëdha kokaine, hashashi dhe marijuane nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë me ngarkesa perimesh.
Vetëm në gjashtë muaj, grupi kriminal dyshohet se ka shpërndarë mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1 ton hashash e marijuanë, duke gjeneruar fitime në miliona euro.
AnĂ«tarĂ«t e organizatĂ«s komunikonin pĂ«rmes platformĂ«s sĂ« koduar âSkyECCâ, e cila u çkodua nga autoritetet franceze nĂ« fund tĂ« vitit 2020, duke i hapur rrugĂ« zbardhjes sĂ« aktivitetit kriminal.
Në total, janë 15 persona nën hetim, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan drogë, para cash dhe mjete komunikimi. Gjatë një kontrolli në Brescia, një maroken u arrestua në flagrancë me mbi 3 kg drogë dhe 5.800 euro.
Roli i bandave shqiptare
Ata furnizoheshin nga dy banda shqiptare tĂ« trafikimit, tĂ« cilat me radhĂ« u siguronin atyre lĂ«ndĂ« tĂ« para. âBlack Mambaâ mĂ« pas çoi nĂ« identifikimin e pasojave tĂ« mĂ«tejshme tĂ« njĂ« biznesi qĂ« vepronte nĂ« Emilia-Romagna qĂ« nga viti 2018, i cili, pĂ«rveç kokainĂ«s, sillte edhe marihuanĂ« dhe hashash nĂ« rajon.
Drogat vinin nga Amerika e Jugut, Evropa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë të ngarkuar me perime dhe zarzavate, dhe më pas shpërndaheshin.
Për të komunikuar në mënyrë të sigurt, anëtarët e bandave të ndryshme përdorën platformën e koduar Skyecc të instaluar në telefona të teknologjisë së fundit, me vlerë mijëra euro, të pajisur me këtë teknologji.
Dy hetimet çuan në sekuestrimin e disa telefonave celularë, ndërsa në fund të vitit 2020, policia kibernetike franceze arriti të shkelte sistemin e mbrojtjes.
Gazeta Si â Prokuroria e PĂ«rgjithshme ka pĂ«rfunduar verifikimet pĂ«r gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, e akuzuar se ka gĂ«njyer nĂ« formularin e vetĂ«deklarimit tĂ« Vettingut, ku dyshohet se ka fshehur njĂ« proces gjyqĂ«sor nĂ« Greqi pĂ«r falsifikim dokumentash.Â
Organi i akuzës nuk ka publikuar të dhëna për gjetjet përfundimtare të kontrollit të figurës së Irena Gjokës, por thotë se dokumentet janë dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor që kërkoi një kontroll të dytë të figurës së saj.
Në njoftim thuhet se janë kryer verifikime brenda dhe jashtë vendit. Dokumentacioni i është përcjellë KLGJ-së për të vlerësuar nëse gjyqtarja është apo jo në kushtet e ndalimit për të mbajtur postin që ka sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.
Gjoka ka qenë gjykatëse në disa çështje të bujshme kundër krerëve opozitës, të cilët e kanë akuzuar për njëanshmëri në qëndrimet e saj.
Prej kohĂ«sh, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza tĂ« shumta nĂ« drejtim tĂ« gjyqtares Irena Gjoka ku dhe kĂ«rkon largimin e saj nga trupi gjykues i dosjes pĂ«r aferĂ«n âPartizaniâ.
Berisha ka akuzuar gjyqtaren se ka ndërruar mbiemrin, nga Shpata në Gjoka dhe se është dëbuar nga Greqia për 12 vite nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Verifikimi nisi në vitin 2024 për gjyqtaren Gjoka pas publikimit për herë të parë të disa fakteve nga mediat greke për një urdhër dëbimi të dhënë nga policia e vendit fqinj.
Gazeta âProtothemaâ publikoi njĂ« vendim nĂ« tĂ« cilin pretendonte se gjyqtarja ka tentuar tĂ« futej nĂ« Greqi me datĂ« 24 dhjetor 2002, nĂ«pĂ«rmjet pikĂ«s kufitare KakavijĂ«, duke pĂ«rdorur njĂ« vizĂ« tĂ« falsifikuar konsullore.
Më pas, Gjokës, e cila në atë kohë kishte mbiemër tjetër, i është ndaluar hyrja në vendin fqinj. Ajo ka apeluar vendimin në Gjykatën e Athinës, e cila më pas ia ka kaluar për kompetencë Gjykatës së Janinës, e cila ka në zonën e saj, pikën doganore të Kakavijës.
Sipas medias greke, gjykata vendore e ka rrëzuar pretendimin e Irena Gjokës, duke lënë në fuqi urdhrin e dëbimit.
Ndërsa në maj të vitit 2025, Berisha publikoi një vendim ku thoshte se Irena Gjoka rezulton e dënuar në vitin 2005 me burg dhe gjobë dhe këtë nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
âMbi bazĂ«n e kĂ«rkesĂ«s sĂ« Komisionit tĂ« Zhvillimit tĂ« KarrierĂ«s nĂ« KĂ«shillin e LartĂ« GjyqĂ«sor, mĂ« datĂ« 08.05.2024 nĂ« Sektorin e Dekriminalizimit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme Ă«shtĂ« regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar tĂ« deklarimeve tĂ« bĂ«ra nĂ« Formularin e VetĂ«deklarimit date 22.04.2016, pĂ«r subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar. Pas kryerjes sĂ« tĂ« gjitha verifikimeve tĂ« mundshme brenda dhe jashtĂ« vendit, mĂ« datĂ« 19.01.2026, Prokuroria e PĂ«rgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve tĂ« verifikimit, vendim tĂ« cilin po kĂ«tĂ« datĂ« ja ka pĂ«rcjellĂ« KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor si organ pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r verifikimin e kushteve tĂ« ndalimit nĂ« zbatim tĂ« ligjit nr.138/2015 âPĂ«r garantimin e integritetit tĂ« personave qĂ« zgjidhen, emĂ«rohen ose ushtrojnĂ« funksione publikeâ, dhe Vendimit tĂ« Kuvendit nr.17/2016 âPĂ«r pĂ«rcaktimin e rregullave tĂ« detajuara mbi zbatimin e ndalimeve tĂ« parashikuara nĂ« ligjin nr.138/2015 âPĂ«r garantimin e integritetit tĂ« personave qĂ« zgjidhen, emĂ«rohen ose ushtrojnĂ« funksione publikeââ, njoftoi prokuroria.
Gazeta Si â NĂ« SpanjĂ«, po zhvillohet njĂ« hetim mbi shkaqet e mundshme tĂ« aksidentit hekurudhor tĂ« sĂ« dielĂ«s nĂ« Adamuz, kur dy trena me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« dolĂ«n nga shinat, duke vrarĂ« 41 persona dhe duke plagosur 122 tĂ« tjerĂ«.
Aktualisht nuk ka një shpjegim zyrtar. Ndërkohë, hetimet po përqendrohen në mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar nga një linjë hekurudhore e prishur.
Aksidenti ndodhi kur një tren me shpejtësi të lartë Iryo doli nga shinat; pak më vonë, një tren i dytë, që udhëtonte në shinat ngjitur në drejtim të kundërt, u përplas me të.
Dy hetime janë aktualisht duke u zhvilluar, një gjyqësor dhe një teknik. Ata aktualisht po përqendrohen në identifikimin e çdo defekti në trenin Iryo dhe në ndërruesin e shinave në Adamuz, ku ndodhi aksidenti.
Disa persona qĂ« punojnĂ« nĂ« hetim i thanĂ« gazetĂ«s âEl PaĂsâ, se pĂ«r momentin, duket mĂ« e mundshme qĂ« aksidenti tĂ« jetĂ« shkaktuar nga njĂ« shinĂ« e prishur. Hetuesit aktualisht po pĂ«rjashtojnĂ« gabimin njerĂ«zor ose sabotimin si shkak.
Pas aksidentit, u fol për një shkak të mundshëm: një nyje e thyer midis dy shinave, një pajisje që thith zgjerimin dhe tkurrjen për shkak të ndryshimeve të temperaturës, në pjesën e binarëve ku udhëtonte treni Iryo.
Ministri spanjoll i Transportit, Ăscar Puente, tha tĂ« hĂ«nĂ«n se pjesa e linjĂ«s hekurudhore nĂ« tĂ« cilĂ«n udhĂ«tonin trenat nĂ« kohĂ«n e aksidentit ishte rinovuar nĂ« maj.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sånchez tha se rezultatet e hetimit do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur, por informacioni përfundimtar mund të zgjasë pak. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore (CIAF) është organi teknik që heton shkaqet e aksidentit (hetimi gjyqësor po kryhet nga policia spanjolle).
Ai është zyrtarisht i pavarur, pavarësisht se është pjesë e Ministrisë së Transportit. Gjetjet përfundimtare mund të zgjasin me muaj.
Në rastin e një aksidenti hekurudhor të ngjashëm të madh në Santiago de Compostela në vitin 2013, i cili vrau 80 persona, raporti përfundimtar u përfundua pas dhjetë muajsh.
Ndërkohë, kërkimi për çdo viktimë tjetër të aksidentit hekurudhor që goditi Spanjën, vazhdoi pa ndërprerje gjatë gjithë natës.
Identifikimi i trupave të gjetur tashmë është gjithashtu në vazhdim. Megjithatë, numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.
Dyzet e tre raportime për persona të zhdukur janë paraqitur nga të afërmit e atyre që ndodheshin në dy trenat e përfshirë në aksidentin në Adamuz, Andaluzi.
Prandaj, numri i të vdekurve mund të rritet nga 41 që është aktualisht. Më shumë se 150 persona janë plagosur.
Gazeta Si â NjĂ« sherr mes dy personave pas njĂ« aksidenti me automjetet e tyre, ka shkaktuar vrasjen e njĂ« 57-vjeçari me çekiç, tĂ« identifikuar si Petrit Ndou.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku Andi Vokri, 28-vjeç ka qëlluar me çekiç 57-vjeçarin. I riu banues në Thumanë është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Automjetet që po drejtonin viktima dhe autori, dyshohet se janë fërkuar, çka ka sjellë një përshkallëzim të situatës mes drejtuesve të tyre.
Ndou ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij, ndërkohë që autori i dyshuar, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, lidhje të afërta të tij.
Sipas të dhënave paraprake, pas përplasjes ka nisur një konflikt fizik mes palëve. Si pasojë, ka mbetur i vdekur Petrit Ndou, banues në Pukë.
Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit nga ana e 28-vjeçarit, duke i shkaktuar plagë fatale.
Autori është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë, si dhe po analizon provat materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Gazeta Si â I dĂ«nuari Mihal MĂ«rkuri ka ndĂ«rruar jetĂ« mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare âNĂ«nĂ« Terezaâ.
Sipas burimeeve, shkak është bërë gjendja e rëndë shëndetësore si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.
Mërkuri ishte i dënuar me 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai u ekstradua nga Greqia në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 u transferua në burgun e Burrelit.
Gazeta Si â Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore ka zhvilluar njĂ« operacion nĂ« Elbasan, ku prokurroria ka caktuar masa sigurie ndaj 7 personave, tĂ« cilĂ«t lejonin dhe organizonin bastet sportive online. GjashtĂ« prej tyre rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« punonjĂ«s policie nĂ« qarqe tĂ« ndryshme.
PĂ«r dy prej tyre, Ă«shtĂ« caktuar âarrest shtĂ«pieâ, ndĂ«rsa pĂ«r 4 tĂ« tjerĂ« Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit tĂ« daljes jashtĂ« vendit dhe âdetyrim paraqitjeâ.
Sipas vendimit tĂ« gjykatĂ«s, masa e sigurimit personal âArrest nĂ« shtĂ«piâ Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r nĂ«nkomisarin R.T., specialist pĂ«r krimet nĂ« Stacionin e PolicisĂ« ManĂ«z, inspektorin E.K., ndihmĂ«s specialist/kontrollor nĂ« Stacionin e PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, si dhe pĂ«r shtetasin I.T., banues nĂ« TiranĂ«.
NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r katĂ«r punonjĂ«s tĂ« tjerĂ« tĂ« policisĂ« Ă«shtĂ« vendosur masa âNdalim i daljes jashtĂ« shtetitâ dhe âDetyrim pĂ«r tâu paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«soreâ.
Këta janë komisari D.S., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll, nënkomisari A.M. dhe inspektori G.B. në Policinë Kufitare Morinë, si dhe inspektori E.D., trupë shërbimi operacional në njësinë speciale RENEA.
Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit, duke shfrytëzuar funksionet e tyre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të palejuara.
Ata akuzohen pĂ«r veprat penale âOrganizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjinâ dhe âShpĂ«rdorim i detyrĂ«sâ.
Gazeta Si â NjĂ« pjesĂ« e TiranĂ«s ka mbetur pa furnizim me energji elektrike mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne, pas njĂ« defekti nĂ« njĂ« linjĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« OST-sĂ«.
Sipas njoftimit të bërë nga OSHEE, avaria ka ndodhur në linjën 110kV që furnizon disa nënstacione kryesore, duke përfshirë zonat rreth Ali Demit, Freskut, ish-Uzina Autotraktorëve dhe Brrylin.
âĂshtĂ« shfaqur njĂ« problem nĂ« linjĂ«n 110kV tĂ« OST-sĂ«, e cila furnizon me energji disa nĂ«nstacione tĂ« qytetit, kryesisht zonat e pĂ«rmendura mĂ« lart. Po punojmĂ« ngushtĂ« me stafet e Operatorit tĂ« Sistemit tĂ« Transmetimit pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundurâ, njoftoi OSHEE.
NdĂ«rkohĂ«, kompania e shpĂ«rndarjes sĂ« energjisĂ« elektrike siguron se disa institucione dhe zona kritike po furnizohen nga linja alternative, pĂ«rmes skemĂ«s sĂ« quajtur âunazĂ«â, e cila mundĂ«son mbulimin e pjesshĂ«m tĂ« nevojave tĂ« energjisĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar ndĂ«rprerjet.
NdĂ«rprerja e energjisĂ« elektrike ndikoi edhe nĂ« aktivitete publike, pĂ«rfshirĂ« futbollin. Ndeshja Dinamo-Vllaznia, qĂ« po zhvillohej nĂ« stadiumin âAir Albaniaâ, u detyrua tĂ« fillonte me 40 minuta vonesĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« energjisĂ«, ndĂ«rsa organizatorĂ«t u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« menaxhonin situatĂ«n.
Gazeta Si â TĂ« dielĂ«n, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi publikisht se Donald Trump po gabon. Ky fakt nĂ« vetvete Ă«shtĂ« mjaft domethĂ«nĂ«s: Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e rrallĂ« qĂ« kryeministrja tĂ« distancohet nga njĂ« vendim i presidentit tĂ« SHBA-ve.
Vendimi përfshinte njoftimin e tarifave të rritura kundër tetë shteteve evropiane që në ditët e mëparshme kishin vendosur të dërgonin trupa në Groenlandë.
Italia, e cila kishte refuzuar të angazhonte njerëz dhe pajisje, u përjashtua si pasojë nga kjo hakmarrje tregtare dhe politike nga Shtetet e Bashkuara, por Meloni megjithatë u ndje e detyruar të fliste hapur.
Siç ndodh shpesh, megjithatĂ«, ajo e bĂ«ri kĂ«tĂ« me njĂ«farĂ« paqartĂ«sie. Ajo e kritikoi vendimin e Trump, por pa e dĂ«nuar plotĂ«sisht; pĂ«rkundrazi, ajo u pĂ«rpoq ta justifikonte atĂ« si njĂ« zgjedhje tĂ« shkaktuar nga njĂ« âgabim nĂ« mirĂ«kuptim dhe komunikimâ dhe sugjeroi nevojĂ«n pĂ«r tĂ« nxitur pajtimin midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.
Meloni ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e kujdesshme në kundërshtimin e vendimeve të Trump, madje edhe atyre më armiqësore ndaj Evropës: kjo pjesërisht, sepse ajo mbështet disa nga këto iniciativa, pjesërisht, sepse po përpiqet të pohojë një rol si ndërmjetëse midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, dhe pjesërisht sepse duhet të marrë parasysh qëndrimet e aleatit të saj kryesor qeveritar, Lidhjes së Matteo Salvini-t.
Ky qëndrim ishte qartësisht i dukshëm edhe në Groenlandë, ishullin e madh midis Oqeanit Atlantik të Veriut dhe Oqeanit Arktik që është një pjesë kryesisht autonome e Mbretërisë së Danimarkës.
MĂ« 6 janar, pas kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« vazhdueshme tĂ« Trump pĂ«r ta aneksuar atĂ«, Meloni ishte midis udhĂ«heqĂ«sve qĂ« nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t (asaj iu bashkuan edhe ata tĂ« FrancĂ«s, GjermanisĂ«, SpanjĂ«s, PolonisĂ«, MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe DanimarkĂ«s) duke pĂ«rsĂ«ritur disa âparime universaleâ nĂ« dukje tĂ« dukshme pĂ«r ta bindur Trumpin tĂ« mos kryejĂ« çdo operacion armiqĂ«sor, ushtarak apo tĂ« ndonjĂ« lloji tjetĂ«r, kundĂ«r GroenlandĂ«s.
MegjithatĂ«, tre ditĂ« mĂ« vonĂ«, Meloni minimizoi rreziqet e iniciativave tĂ« mundshme tĂ« Trump. âUnĂ« ende nuk besoj nĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« ndĂ«rmarrin veprime ushtarake pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GrenlandĂ«s, njĂ« opsion qĂ« unĂ« qartĂ«sisht nuk do ta mbĂ«shtesjaâ, tha ajo.
MĂ« pas, ajo shpjegoi se, sipas saj, qĂ«ndrimi dhe metodat âdisi tĂ« vendosuraâ tĂ« Trump shĂ«rbejnĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se Shtetet e Bashkuara ânuk do tĂ« pranojnĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« tepĂ«rta nga aktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« huaj nĂ« njĂ« zonĂ« kaq strategjike pĂ«r sigurinĂ« dhe interesat e tyreâ (ajo nĂ« thelb po i referohej KinĂ«s dhe RusisĂ«).
Gazeta Si â Presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar dorĂ«heqjen e tij, e cila tani duhet tĂ« ratifikohet nga Gjykata Kushtetuese.
Ky veprim, sipas mediave bullgare që e kishin pritur, është një hap përgatitor për një kandidaturë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, me shumë mundësi duke formuar një parti të re, megjithëse Radev më parë ishte mbështetur nga Partia Socialiste Bullgare dhe nuk përjashtohet që ai të bashkohet ose të bashkëpunojë me të.
Data nuk është caktuar ende, por qeveria ra në dhjetor pas javësh protestash, më të mëdhatë në vitet e fundit.
GjatĂ« protestave, Radev i bĂ«ri presion qeverisĂ« tĂ« jepte dorĂ«heqjen. TĂ« hĂ«nĂ«n, ai mbajti njĂ« fjalim tĂ« fuqishĂ«m, duke thĂ«nĂ« se donte tĂ« luftonte âtĂ« korruptuarit dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tyreâ.
Kjo me shumë gjasa ishte një përpjekje për të shfrytëzuar protestat, të cilat filluan kundër ligjit të buxhetit, por u përhapën për të adresuar një sërë problemesh sistemike në Bullgari, siç janë korrupsioni dhe inercia politike.
Radev ka qenë në detyrë që nga viti 2017 dhe mandati i tij i dytë dhe i fundit pesëvjeçar do të kishte skaduar vitin e ardhshëm.
GjatĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« zgjatur politike tĂ« vendit â zgjedhjet e ardhshme do tĂ« jenĂ« tĂ« tetat nĂ« katĂ«r vjet â ai kishte rritur kompetencat e tij, tĂ« cilat pĂ«rndryshe ishin kryesisht pĂ«rfaqĂ«suese.
Për shembull, ai kishte shfrytëzuar boshllëkun institucional për të emëruar aleatë në kompanitë shtetërore. Ai është një ish-gjeneral i forcave ajrore dhe mban pozicione në politikën e jashtme që konsiderohen pro-ruse.
Nëse Gjykata mbështet dorëheqjen e tij, zëvendëspresidentja aktuale, Iliana Iotova do të zërë vendin e tij deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Gazeta Si â TĂ« habitur nga njĂ« president autoritar, i cili çdo ditĂ« minon rregullat e demokracisĂ« amerikane dhe po shpĂ«rbĂ«n rendin ndĂ«rkombĂ«tar, arkitekti kryesor i tĂ« cilit ishin Shtetet e Bashkuara, i kemi kushtuar pak vĂ«mendje, pĂ«rveç tarifave, arritjeve ekonomike tĂ« Donald Trump.
Pavarësisht një performance të fortë në tregun e aksioneve, ekziston një perceptim i përhapur i një përkeqësimi të përgjithshëm të kushteve të jetesës për një pjesë të madhe të popullsisë: një gjendje e keqe e dukshme në të gjitha sondazhet.
Vetë shifrat janë alarmante, por jo katastrofike: inflacioni mbetet mbi objektivin prej 2%, por megjithatë ka rënë në 2.7%.
PBB-ja po rritet mĂ« shpejt se parashikimi, por papunĂ«sia po rritet. Problemi i vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« se gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore, Donald e kishte gjykuar ekonominĂ« e Bidenit si katastrofike dhe u premtoi amerikanĂ«ve âepokĂ«n e re tĂ« artĂ«â.
Donald Trump dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025, për inaugurimin e Donald
Një vit më vonë, nuk ka asnjë shenjë ari, ndërsa inflacioni mbetet pak a shumë në nivelet e vërejtura gjatë fazës së fundit të presidencës së Joe Biden, e cila e la pasardhësin e tij me një normë papunësie rekord të ulët prej 4.2%, tani deri në 4.7%.
Por ka diçka mĂ« tĂ« keqe se statistikat e thjeshta: sipas analistĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« ata konservatorĂ« nĂ« âWall Street Journalâ, pasiguria ekonomike e krijuar nga Trump me njoftime tĂ« panumĂ«rta dhe lojĂ«ra tarifash qĂ« rriten e ulen sipas logjikĂ«s politike dhe tĂ« pushtetit, ka bĂ«rĂ« qĂ« shumĂ« kompani tĂ« ofrojnĂ« pothuajse ekskluzivisht pozicione me kohĂ« tĂ« pjesshme.
Kjo rezulton nĂ« mĂ« pak siguri pune dhe vĂ«shtirĂ«si mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« siguruar jetesĂ«n: pagat, nĂ« fakt, po rriten mĂ« pak se çmimet. Dhe gjĂ«rat qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r njerĂ«zit â strehimi, ushqimi, faturat â po rriten shumĂ« mĂ« tepĂ«r se inflacioni, tĂ« mbajtura statistikisht tĂ« ulĂ«ta nga rĂ«nia e çmimeve tĂ« naftĂ«s, e cila ul çmimet e benzinĂ«s.
3 maj 2025. Musk në Zyrën Ovale për lamtumirën e tij nga DOGE
Presidenti i largon të dhënat negative me teknikën e tij të zakonshme: ai mohon faktet. Por kriza e përballueshmërisë, të cilën Trump e quan thjesht një slogan demokrat, në fakt është thellësisht shqetësuese për ekipin e tij, veçanërisht për ndikimin e saj të mundshëm në zgjedhjet e nëntorit.
Shpresa Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rmirĂ«sim nĂ« muajt nĂ« vijim: masat mbĂ«shtetĂ«se (taksa mĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r bizneset dhe mĂ« pak kufizime rregullatore) tĂ« pĂ«rfshira nĂ« ligjin e buxhetit (projektligji i famshĂ«m âBig Beautifulâ), duhet tĂ« nxisin rritjen.
Rritje pa punë
Kjo mund të jetë e vërtetë, por rritja aktuale nuk po krijon vende pune. Dhe stimujt e futur në sistem rrezikojnë të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve (sidomos nëse Trump arrin ta detyrojë Rezervën Federale të ulë në mënyrë drastike normat e interesit).
Një rregull politik dikton që ata që premtojnë shumë dhe japin shumë pak ndëshkohen nga votuesit. Trump ka qenë përjashtim deri më tani: i ndjekur me besnikëri nga njerëz që e shihnin atë si kampionin e të mundurve.
Për një kohë, funksionoi, edhe pa rezultate: mesazhi ishte i mjaftueshëm. Tani sondazhet thonë se kjo nuk është më e vërtetë: shumica e amerikanëve e refuzojnë atë (vetëm 36% e miratojnë atë për ekonominë).
Trump me Xi Jinping në Busan, Koreja e Jugut, më 30 tetor 2025
Ndryshimi i drejtimit
Por situata ekonomike, e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zgjedhjet e mesit tĂ« mandatit, Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« aspekt: ââperspektivĂ« mĂ« e gjerĂ«, ajo qĂ« ka mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si, Ă«shtĂ« se si Trump, besnik ndaj ekonomisĂ« sĂ« tregut nĂ« mandatin e tij tĂ« parĂ«, tani po e pĂ«rdor ndryshimin e tij autoritar pĂ«r tĂ« injektuar doza masive tĂ« drejtimit nĂ« liberalizmin ekonomik tĂ« SHBA-ve, njĂ« markĂ« tregtare konservatore.
Kjo po e tërheq vendin drejt një modeli të kapitalizmit shtetëror që të kujton Kinën e Xi Jinping: nënshtrimi i Rezervës Federale ndaj dëshirave të presidentit në menaxhimin e normave të interesit dhe dollarit, dhe përdorimi i autoriteteve rregullatore për qëllime politike (siç është Autoriteti Rregullator i Komunikimeve, i cili kushtëzon bashkimet e korporatave me ndryshimet në linjën editoriale të rrjeteve kryesore televizive kombëtare).
24 korrik 2025: Trump me Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilin ka qenë në luftë për shtatë vjet dhe i cili ka qenë nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për disa ditë
Drejt përpara
Dhe pastaj, ka ndërhyrje të panumërta të drejtpërdrejta në biznese dhe tregje aksionesh, shpesh duke abuzuar me fuqitë e gjera presidenciale që ai zotëron: nga njoftimi i një limiti mbi interesin e fituar nga bankat në kartat e kreditit të klientëve të tyre (që rezultoi në një rënie të aksioneve bankare në Wall Street), deri te presioni mbi kompanitë e naftës për të investuar 100 miliardë dollarë në Venezuelë, duke kërcënuar të ndëshkojë Exxon për refuzimin e operimit në atë vend.
20 tetor 2025. Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë do të shembet për të ndërtuar sallën shumë të shtrenjtë të vallëzimit të dëshiruar nga Trump
Ai gjithashtu ndërhyri drejtpërdrejt në Intel, duke e sjellë shtetin në kryeqytetin e gjigantit të elektronikës, duke e bërë dritën jeshile për bashkimin midis industrive japoneze dhe amerikane të çelikut të kushtëzuar nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë e qeverisë në US Steel.
Ai gjithashtu kushtëzoi autorizimin për të eksportuar procesorë Nvidia dhe AMD në Kinë me pagesën e një pjese të fitimeve në Thesar.
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump në Skoci më 27 korrik 2025, për të arritur një marrëveshje mbi tarifat BE-SHBA
Dhe shumĂ« mĂ« tepĂ«r, nga shkatĂ«rrimi i âindustrisĂ« sĂ« erĂ«sâ duke nxjerrĂ« jashtĂ« ligjit turbinat e erĂ«s nĂ« det tĂ« hapur deri te hapja e derĂ«s, pa kufizime, pĂ«r kriptovalutat.
Kështu, në atë që edhe ekonomistët konservatorë e quajnë transformimi i një ekonomie të tregut të lirë në kapitalizëm të favorizuar nga klientët, bizneset po mësojnë se për të pasur sukses duhet të plotësojnë dëshirat e presidentit, në vend të atyre të tregut.
Gazeta Si â NjĂ« pasuri rekord prej 18.3 trilionĂ« dollarĂ«sh Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar nĂ« xhepat e pak mĂ« shumĂ« se 3,000 njerĂ«zve tĂ« pasur nĂ« mbarĂ« botĂ«n.
Por nga ana tjetër, miliarda njerëz përballen me varfëri, uri dhe rrezikun e vdekjes nga sëmundje tërësisht të parandalueshme.
Ndërsa pasuria e miliarderëve globalë pritet të rritet me 2.5 trilionë dollarë në vitin 2025, një shifër pothuajse e barabartë me pasurinë totale të mbajtur nga gjysma më e varfër e njerëzimit, ose 4.1 miliardë njerëz, shkalla e reduktimit të varfërisë globale ka mbetur e pandryshuar gjatë gjashtë viteve të fundit, dhe varfëria ekstreme është përsëri në rritje në Afrikë.
Megjithatë, pasuria totale do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur varfërinë ekstreme 26 herë më shumë.
KĂ«to janĂ« pabarazitĂ« globale ekonomike dhe sociale tĂ« pĂ«rshkruara nĂ« analizĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« âOxfamâ, tĂ« botuar nga Forumi Ekonomik i Davosit nĂ« ZvicĂ«r.
NjĂ« pĂ«rqendrim i paparĂ« i pasurisĂ« â Pasuria e super tĂ« pasurve u rrit me 16% nĂ« terma realĂ« nĂ« vitin 2025, tre herĂ« mĂ« shpejt se mesatarja e pesĂ« viteve tĂ« fundit, duke arritur njĂ« rekord prej 18.3 trilionĂ« dollarĂ«sh, njĂ« rritje prej 81% krahasuar me vitin 2020.
Vetëm 12 miliarderët më të pasur të botës, zotërojnë më shumë pasuri (2.635 trilionë dollarë), sesa gjysma më e varfër e njerëzimit, ose mbi 4.1 miliardë njerëz, sipas organizatës që lufton pabarazinë.
Ky përqendrim i paparë i pasurisë është arritur, ndërsa 1 në 4 persona në botë vuan nga pasiguria ushqimore dhe gati gjysma e popullsisë së botës jeton në varfëri.
Pasuri do tĂ« thotĂ« pushtet â Raporti ilustron se si âsuper tĂ« pasurit, jo vetĂ«m qĂ« kanĂ« grumbulluar mĂ« shumĂ« pasuri sesa mund tĂ« shpenzojnĂ« ndonjĂ«herĂ«, por e kanĂ« transformuar edhe kĂ«tĂ« pasuri nĂ« pushtet politik, tĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« formĂ«suar shoqĂ«ritĂ« tona dhe pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« rregullat ekonomike globale, nĂ« dĂ«m tĂ« tĂ« drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«nâ.
âOxfamâ vlerĂ«son se sot njĂ« miliarder ka 4,000 herĂ« mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« mbajĂ« poste politike sesa njĂ« qytetar i zakonshĂ«m.
Pabarazia ekonomike luan një rol kyç në erozionin e të drejtave, lirisë politike dhe lirisë së shprehjes, duke krijuar një terren pjellor për autoritarizëm, vëren raporti.
âRreziku i kthimit prapa tĂ« demokracisĂ« Ă«shtĂ« shtatĂ« herĂ« mĂ« i mundshĂ«m nĂ« vendet me nivele mĂ« tĂ« larta pabarazie. PĂ«rqindja e popullsisĂ« sĂ« botĂ«s qĂ« jeton nĂ« autokraci Ă«shtĂ« rritur me gati 50%. Midis viteve 2004 dhe 2024, vetĂ«m 3 nĂ« 10 njerĂ«z tani jetojnĂ« nĂ« demokraci, krahasuar me 1 nĂ« 2 nĂ« vitin 2004â, shpjegon âOxfamâ.
Shkurtimet në ndihmën ndërkombëtare të zbatuara nga qeveritë në të gjithë botën vitin e kaluar mund të shkaktojnë mbi 14 milionë vdekje shtesë në vendet më të varfra deri në vitin 2030, thuhet në analizë.
Gazeta Si â Partia Demokratike ka zhvilluar mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne Foltoren e radhĂ«s pĂ«rpara kryeministrisĂ«, ku Sali Berisha tha se kjo javĂ« do tĂ« jetĂ« vendimtare, pasi nĂ« 24 janar do tĂ« mbahet protesta âmĂ« e fuqishme qĂ« ka njohur Tiranaâ, sipas tij.
Berisha theksoi se ShqipĂ«ria nuk do tĂ« ketĂ« drejtĂ«si, pa pasur kryengritje paqĂ«sore. âKy regjim ka arrestuar politikanĂ« opozitarĂ«. ĂshtĂ« jetike tâi pĂ«rmbysim kĂ«ta kriminelĂ« dhe tâi çojmĂ« pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ«â, deklaroi Berisha.
Berisha u shpreh se vendi drejtohet nga një organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
âKy regjim po shpĂ«rfytyron ShqipĂ«rinĂ«. NĂ« 24 janar do jetĂ« protesta mĂ« e fuqishme qĂ« ka njohur ndonjĂ«herĂ« Tirana. NĂ« Parlament qĂ«ndrojnĂ« hajdutĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj, qĂ« qĂ«ndrojnĂ« aty, pĂ«r tâju thĂ«nĂ« shqiptarĂ«ve se ne ju kemi vjedhur e do ju vjedhim. ShqiptarĂ«t po presin fitoren e opozitĂ«s. 24 janari Ă«shtĂ« dita e sĂ« vĂ«rtetĂ«s sĂ« madhe. Mos ju mungojĂ« guximi nĂ« 24 janar. Bota po pret veprimin tonĂ«. Ky regjim ka arrestuar politikanĂ« opozitarĂ«. ĂshtĂ« jetike tâi pĂ«rmbysim kĂ«ta kriminelĂ« dhe tâi çojmĂ« pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ«. ShqipĂ«ria nuk do ketĂ« drejtĂ«si pa kryengritje paqĂ«sore tĂ« shqiptarĂ«ve. Ta bĂ«jmĂ« natĂ«n ditĂ« kĂ«tĂ« javĂ«. Sheshet e TiranĂ«s tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« tmerrin e regjimit dhe triumfin e qytetarĂ«ve. RroftĂ« Tirana, rroftĂ« ShqipĂ«riaâ, u shpreh kreu demokrat.
Gazeta Si â Stilisti italian i modĂ«s, Valentino Garavani ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« RomĂ« nĂ« moshĂ«n 93-vjeçare. Fondacioni âValentino Garavaniâ dhe âGiancarlo Giammettiâ njoftoi lajmin: âStilisti ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« paqe nĂ« rezidencĂ«n e tij nĂ« RomĂ«, i rrethuar nga dashuria e familjarĂ«ve tĂ« tijâ.
Valentino Clemente Ludovico Garavani, i njohur nga të gjithë si Valentino, lindi më 11 maj 1932, në Voghera, në provincën e Pavias.
Pasioni i tij për modën, i mbështetur nga prindërit e tij Mauro Garavani dhe Teresa de Biaggi, e shtyu atë të studionte modë dhe frëngjisht, përpara se të transferohej në Paris për të ndjekur mundësi të reja.
Ky ishte vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe rekordthyese që e bëri atë të bëhej një nga emrat më legjendarë në modën italiane dhe ndërkombëtare. Ai ishte krijuesi i nuancës më ikonike të së kuqes.
Në Paris, Valentino punoi si praktikant te Jean DessÚs dhe Guy Laroche, përpara se të kthehej në Itali për të thelluar përvojën e tij, fillimisht te Emilio Schuberth dhe më pas te Vincenzo Ferdinandi.
ShtĂ«pia e modĂ«s âValentinoâ u themelua nĂ« vitin 1957 dhe nĂ« vitin 1959, Valentino hapi atelienĂ« e tij tĂ« parĂ« nĂ« Via Condotti nĂ« RomĂ«.
Fillimi nuk ishte i lehtë: pas një investimi fillestar, partnerët vendosën të tërhiqeshin. Pika e kthesës erdhi me hyrjen në shoqëri të partnerit të tij, Giancarlo Giammetti, një student arkitekture të cilin Valentino e kishte takuar në një bar në kryeqytet në vitin 1960.
Ishte fillimi i një partneriteti që zgjati gjithë jetën. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Valentino punoi me shumë gra të setit ndërkombëtar të modës, nga marrëdhënia e tij afatgjatë me Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis, e cila filloi në vitin 1964, te Elizabeth Taylor, Sharon Stone dhe Linda Evangelista.
Pas një karriere të gjatë, Valentino Garavani dha dorëheqjen nga drejtimi i shtëpisë së tij të modës në vitin 2007.
NĂ« korrik 2012, shtĂ«pia iu shit firmĂ«s katariane, âMayhoolaâ pĂ«r Investments. NĂ« vitin 2023, grupi Kering bleu 30% tĂ« aksioneve tĂ« Grupit Valentino pĂ«r 1.7 miliardĂ« euro.
Në vitin 2016, së bashku me Giammetti, ai krijoi Fondacionin Valentino, një fondacion me një qëllim thjesht filantropik.
Gazeta Si â Gjykata KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« âarrest nĂ« burgâ pĂ«r tetĂ« tĂ« arrestuarit lidhur me aksionin e SPAK-ut ndaj âCall Centerâ-ave mashtruese nĂ« kryeqytet.
PĂ«r dy nga tĂ« arrestuarit, Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurisĂ« âarrest nĂ« burgâ, me njĂ« afat prej 20 ditĂ«sh. Masat e sigurisĂ« janĂ« si mĂ« poshtĂ«:
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arrest me burg
Rentjan Peposhi â arrest me burg me afat 20 ditĂ«
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi â arrest me burg
Ata akuzohen se në dy ambiente në katin e nëntë dhe të 13 në një ndërtesë në qendër të Tiranës, përballë katedrales ortodokse, kanë mashtruar shtetas italian dhe evropianë për investime në kriptomonedha.
KanĂ« qenĂ« gazetarĂ«t e emisionit investigativ italian âLe Ieneâ tĂ« cilĂ«t kanĂ« dorĂ«zuar nĂ« SPAK materiale tĂ« punĂ«s sĂ« tyre qĂ« ndihmuan nĂ« zbulimin e kĂ«saj veprimtarie.
Sipas njoftimit të SPAK, puna ishte e mirë organizuar me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.
Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, duke përdorur jo vetëm kamerat, por edhe personel vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.
Për dy ditë me radhë SPAK gjurmoi në qendër të kryeqytetit organizatorët e aktivitetit mashtrues, pasi lëviznin ambientet për të mos u kapur.
Në katin e pestë të objektit tjetër në qendër të Tiranës u zbulua një tjetër call center ne ndërtim e sipër.
Aty u gjetĂ«n pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopĂ«, karta SIM, dokumente, dhe blloqe me shĂ«nime. Personat e kapur nĂ« flagrancĂ«, po transportonin njĂ« kosh mbeturinash, brenda sĂ« cilit kishte sende nga âCall Centerâ-i tjetĂ«r, tĂ« cilat ishin duke i asgjĂ«suar.
Gazeta Si â Sesioni i ri parlamentar ka nisur me tensione pasditen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne, duke zgjatur vetĂ«m 30 minuta, ku deputetĂ«t e opozitĂ«s bllokuan foltoren, duke mos lejuar askĂ«nd tĂ« fliste.
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe deputetët e tjerë akuzuan zv.kryeministren Belinda Balluku se nuk duhet të ishte aty, por në burg sipas tyre.
âTĂ« largohet Belinda Balluku nga seanca, nuk duhet tĂ« jetĂ« kĂ«tu, por nĂ« burg sĂ« bashku me Edi RamĂ«nâ, ishin akuzat e deputetĂ«ve tĂ« PD.
Berisha nisi fjalim në foltoren e Kuvendit, por pavarësisht se mikrofoni u bllokua, ai përdori rrjetet sociale për të përcjellë fjalën e tij.
Projekt-vendimet e miratuara
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, kaloi për miratim disa ligje, që morën vetëm votat e depuetetëve të mazhorancës. Pas kësaj, ai tha se seanca për sot mbyllet.
Me votim elektronik u miratuan dy projektvendime për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së.
Vendimet përfshijnë largime dhe emërime të reja deputetësh si anëtarë të përhershëm dhe zëvendësues në disa komisione.
NĂ« seancĂ« ishin tĂ« pranishĂ«m 81 deputetĂ«, ndĂ«rsa projektvendimet u miratuan me shumicĂ« votash. Ndryshimet prekin komisionet pĂ«r Nismat Qytetare, ĂĂ«shtjet Ligjore, si dhe Komisionin pĂ«r ĂĂ«shtjet e Brendshme dhe Mbrojtjen.
Reagimi i opozitës
Kreu i PD-së, e quajti provokim pjesëmarrjen e Belinda Ballukut në Kuvend, duke kërkuar largimin menjëhershëm të saj. Berisha tha se kryeministri Rama duhet të ishte i pranishëm, por nuk ka guxim të marri pjesë në kuvend.
âJu mbroni njĂ« personazh qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« famoz nĂ« botĂ« pĂ«r vjedhje me Edi RamĂ«n. Siç dorĂ«zuar Veliajn do tĂ« dorĂ«zoni Ballukun. Mos u bĂ« bunker i korrupsionit. Mos provoko qytetarĂ«t! Provokacion i ulĂ«t ndaj qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. Prania e LubisĂ« nĂ« Parlament Ă«shtĂ« provokacioni mĂ« i ulĂ«t ndaj shqiptarĂ«ve. Po tĂ« jetĂ« burrĂ« le tĂ« vijĂ« ai tjetri, mos tĂ« fshihet pas LubisĂ«â, deklaroi Berisha.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, tha se Kuvendi është kthyer në bunker të të korruptuarve. Bardhi shtoi se duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve.
âKuvendi i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« streha e tĂ« korruptuarve. Kuvendi duhet tâi shĂ«rbejĂ« shqiptarĂ«ve, por maxhoranca e ka kthyer nĂ« bunkerin e tĂ« korruptuarve. PĂ«rderisa parlamenti mbron tĂ« korruptuarit, opozita do tĂ« bllokojĂ« seancat. I bĂ«j thirrje Kuvendit, qĂ« mos vonojĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve dhe tĂ« dorĂ«zojnĂ« Ballukunâ, u shpreh Bardhi.
Paralajmërimi i shumicës
Më herët, demokratët dhe socialistët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Të majtët në Konferencën e Kryetarëve, nëpërmjet kreut të grupit Taulant Balla ia bënë të qartë opozitës që ligjet e integrimit dhe dy reformat, zgjedhorja dhe territorialja do të kalojnë me apo pa dakordësinë e opozitës.
Në fjalën e tij, ai ftoi PD që të ulet në tryezën e dialogut dhe të lërë revolucionet, që sipas tij nuk do të ndodhin.
Ndërsa nënkryetari i kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe deputetja Ina Zhupa akuzuan Kuvendin dhe PS që janë kthyer në noter të Edi Ramës, duke mos mbledhur Këshillin e Mandateve, duke mos lejuar interpelancat dhe duke i cënuar fjalën opozitës në Parlament.
Gazeta Si â Jani Aliaj, i dĂ«nuar pĂ«rjetĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vrasjen e Elton Ăiços nĂ« TiranĂ« nĂ« 1 maj 2016, Ă«shtĂ« vrarĂ« me thikĂ« nĂ« burgun e Koridhalosit nĂ« Greqi kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, 19 janar, si pasojĂ« e njĂ« sulmi me thikĂ« nga njĂ« i burgosur tjetĂ«r.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi nĂ« ambientet e brendshme tĂ« burgut, kur autori, me origjinĂ« greke, sulmoi shqiptarin me njĂ« objekt tĂ« mprehtĂ« tĂ« improvizuar si thikĂ«. MĂ«sohet se Aliaj nuk arriti tâu mbijetonte plagĂ«ve.
Sipas in.gr, viktima ishte akuzuar për vrasje në Shqipëri. Ai kishte arritur të arratisej nga burgjet greke dhe kishte gjetur strehim në Shqipëri. Kur u kthye në Greqi, u gjet dhe u dërgua përsëri në burg.
Dyshohet se vrasja Ă«shtĂ« pjesĂ« e luftĂ«s qĂ« ka shpĂ«rthyer midis grupeve rivale tĂ« mafies shqiptare dhe se ndoshta ka pasur njĂ« âkontratĂ« vdekjejeâ kundĂ«r viktimĂ«s.
Sipas mediave greke, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, vrasës me pagesë, i cili në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.
Artur Bashimi është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunimi me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.
Aliaj, 48-vjeç nga Tepelena, i njohur me pseudonimin âXheku i tmerrshĂ«mâ, u arrestua nĂ« 31 dhjetor tĂ« vitit 2024 nĂ« AthinĂ«.
Aty, me njĂ« identitet tjetĂ«r, i fshihej drejtĂ«sisĂ« shqiptare prej 9 vitesh. NĂ« 2016-Ă«n, nĂ« njĂ« lokal nĂ« zonĂ«n e ish-bllokut, ai vrau me njĂ« pistoletĂ« mulli, Elton Ăiçon, po nga Tepelena pĂ«r hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur mĂ« 1 maj tĂ« vitit 2016 nĂ« zonĂ«n pranĂ« stadiumit âSelman StĂ«rmasiâ nĂ« njĂ« lokal.
Nuk dihet ende përse ekstradimi i Jani Aliajt në Shqipëri, i arrestuar në ditën e fundit të 2024-ës, deri në janar 2026 nuk është kryer, por me gjasë lidhet me faktin se edhe në Greqi 48-vjeçari kishte probleme me drejtësinë. Ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim për vepra të rënda, përfshirë vrasje
Jani Aliaj, i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohej si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptar dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Në vitin 2022, emri i Jani Alisë ishte mes 5 emrave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Një vit më vonë, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasurinë e tij pasi nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të deklaruara prej familjarëve dhe dyshoheshin se burimin e kishin nga aktiviteti kriminal i Alisë.
Vrasja nĂ« vitin 2016 tronditi opinionin nĂ« atĂ« kohĂ«, sepse ndodhi nĂ« njĂ« lokal mjaft tĂ« frekuentuar nga qytetarĂ«t pranĂ« zonĂ«s te stadiumi âSelman StĂ«rmasiâ, teksa Elton Ăiço ishte duke pirĂ« kafe me njĂ« oficer policie dhe disa tĂ« tjerĂ«.
PavarĂ«sisht nga njerĂ«zit e shumtĂ«, prania e oficerit tĂ« policisĂ«, Jani Aliaj Ă«shtĂ« futur nĂ« lokal dhe ka qĂ«lluar drejt Ăiços me gjakftohtĂ«si. Ai vdiq nĂ« vend, me dy plumba nĂ« kokĂ«.
Në atë kohë, ngjarja u zbulua nga hetuesit nga bishti i cigares që Aliaj e kishte hedhur në një kosh shumë prane vendit të ngjarjes.
Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima.
Si fillesĂ« e kĂ«saj sage hakmarrjeje mes dy bandave, dyshohet tĂ« ketĂ« qenĂ« vrasja e shokut tĂ« fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« Elton Ăiços nga Jani Aliaj.
Por, përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi, ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal prej gati dy dekadash.
Gazeta Si â Kryeministri Edi Rama Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« replika me Rrjetin SafeJournalists lidhur me deklaratat e tij pĂ«r RTSH-nĂ«.
Ai e thekson se komentet e tij nuk kanë absolutisht lidhje me kushtëzimin e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së nga miratimi politik.
Sipas tij, disa deklarata të shpërndara kohët e fundit pasqyrojnë një kuptim të shtrembëruar të fjalimit të tij.
âPo bĂ«het njĂ« model pĂ«r tĂ« ardhur keq i kĂ«saj epoke tĂ« re tĂ« pĂ«rtacisĂ« sĂ« shfrenuar ndaj dĂ«gjimit tĂ« asaj qĂ« tĂ« tjerĂ«t realisht thonĂ«, qĂ« tĂ« pĂ«rballemi me deklarata si ajo e bashkĂ«ngjitura, tĂ« cilat pasqyrojnĂ« njĂ« keqkuptim thellĂ«sisht tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« qĂ«ndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptarâ, shkruan Rama.
Rama thekson se vĂ«rejtjet e tij nuk kanĂ« lidhje me âfinancimin apo ekzistencĂ«n e RTSH-sĂ« me miratimin politikâ.
Ai i ftoi autorët e deklaratave të pasakta të lexojnë ose të dëgjojnë me kujdes fjalimin e tij dhe të kuptojnë qëllimin e vërtetë të mesazhit.
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« kur mbrojtja e informacionit fillon me mosshpĂ«rndarjen e dezinformataveâ, â shkruan Rama nĂ« statusin e tij, duke e ripĂ«rsĂ«ritur kĂ«tĂ« mesazh dy herĂ« pĂ«r tĂ« nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij.
Tre ditĂ« mĂ« parĂ«, Rama tha se Televizioni Publik Shqiptar ka dĂ«shtuar. Ai u shpreh se âbilanci i televizionit publik Ă«shtĂ« dĂ«shtim i suksesshĂ«mâ.
Gazeta Si â QĂ« prej vitit 2020, kur Altin Ndoci u vendos nĂ« burgun e DurrĂ«sit pas arrestimit, e deri nĂ« 2024-Ă«n, ishte shoqĂ«ruar 4 herĂ« nĂ« spital, pĂ«r probleme tĂ« ndryshme shĂ«ndetĂ«sore.
Ndërsa nga tetori i vitit 2025, deri në janar 2026, i burgosuri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u shoqërua 5 herë në Spitalin e Durrësit, nga ku u arratis javën e kaluar.
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Durrësit, thuhet se 3 nga këto vizita mjekësore, Ndoci i ka bërë kur drejtimi i Institucionit të paraburgimit të Durrësit i ishte besuar Indrit Cërlojit, i arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre.
Ndërsa në dy rastet e tjera, drejtor i komanduar burgut, ka qenë Ervis Dedej (8.10.2025) dhe Edmond Llabani (24.10.2025).
Sipas dosjes hetimore, vizitat e fundit, Ndoci i kreu në datë 26.11.2025 me drejtor të burgut Idrit Cërloj; në datë 18.12.2025, Drejtor Institucioni po Indrit Cerloj dhe në datë 13.01.2026, me Indrit Cërloj.
Po ashtu, thuhet se nga kĂ«qyrja e kamerave tĂ« sigurisĂ«, Ă«shtĂ« konstatuar ndĂ«rveprim i dyshimtĂ« midis kryeinfermierit Aulon Ăuku dhe drejtorit Indrit CĂ«rloj, tĂ« cilĂ«t dyshohet se kanĂ« abuzuar me detyrĂ«n.
âNga informacionet e pĂ«rftuara ShĂ«rbimi i Kontrollit tĂ« BrendshĂ«m nĂ« Sistemin e Burgjeve, rezulton se shpeshtĂ«sia e shoqĂ«rimit pĂ«r nĂ« spital tĂ« tĂ« burgosurve qĂ« kanĂ« rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore dhe gjendje tĂ« mirĂ« ekonomike dyshohet se kryhet pĂ«r tâu mundĂ«suar favore tĂ« ndryshme (kryesisht takime speciale) kĂ«tyre tĂ« burgosurve, kundrejt dhĂ«nies sĂ« ryshfetit drejtuesve tĂ« institucioneve dhe personelit pĂ«rkatĂ«sâ, â theksohet nĂ« dosje.
Prokuroria dyshon se vizitat janë realizuar pa pasur nevojë për konsulta mjekësore jashtë burgut.
âDuke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« rritjen e frekuencĂ«s sĂ« daljeve nĂ« njĂ« periudhĂ« relativisht tĂ« shkurtĂ«r dhe duke e krahasuar me historikun e mĂ«parshĂ«m tĂ« daljeve tĂ« tij pĂ«r spital, ekziston dyshimi i arsyeshĂ«m se kĂ«to planifikime pĂ«r vizita mjekĂ«sore pĂ«r nĂ« spital qĂ« pĂ«rkojnĂ« me periudhĂ«n tetor 2025-janar 2026 janĂ« fiktiveâ, Ă«shtĂ« shprehur Prokuroria nĂ« dosjen e saj hetimore.
Një tjetër element i dyshimtë, është dhe fakti se daljet e Ndocit për në spital, nuk janë regjistruar sipas procedurave.
âNga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se pĂ«r daljet nga IEVP tĂ« tĂ« burgosurit Altin Ndoci qĂ« pĂ«rkojnĂ« me periudhĂ«n tetor 2025-janar 2026, nĂ« asnjĂ« rast nuk Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« komunikatĂ«n e aktivitetit ditor tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve dhe nĂ« asnjĂ« rast nuk Ă«shtĂ« informuar ShĂ«rbimi i Kontrollit tĂ« BrendshĂ«m nĂ« Sistemin e Burgjeveâ.
Rasti i Ndocit nuk duket të jetë një episod i izoluar, në burgun e Durrësit ku nuk kanë munguar favoret ndaj të paraburgosurve, kundrejt pagesave në para.
âNga informacionet e pĂ«rftuara nĂ« kohĂ« nga SHKBB (ShĂ«rbimi I Kontrollit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« Burgjeve) rezulton se shpeshherĂ« shoqĂ«rimi pĂ«r spital i tĂ« burgosurve qĂ« kanĂ« rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore si dhe me gjendje tĂ« mirĂ« ekonomike, dyshohet se kryhet pĂ«r tâiu mundĂ«suar favore tĂ« ndryshme (kryesisht takime speciale) kĂ«tyre tĂ« burgosurve, kundrejt dhĂ«nies sĂ« ryshfetit Drejtuesve tĂ« institucioneve dhe personelit pĂ«rkatĂ«sâ, shkruhet nĂ« dosjen e ProkurorisĂ«.
Dosja e prokurorisĂ« tregon se kryeinfermieri Ăuku, dyshohet se pĂ«rgatiti lejen dhe e dĂ«rgoi te shefi i komanduar i policisĂ«, Dezdemont Pazaj, si dhe te drejtori i burgut, Indrit CĂ«rloj, i cili e miratoi menjĂ«herĂ«.
Miratimi u bë pa kontrolluar nëse mjekja kishte kryer vizitën dhe pa respektuar rregullat e shoqërimit.
Komisioni i vlerësimit në burg, me firmën e drejtorit tashmë të shkarkuar dhe arrestuar, e kishte vlerësuar 38-vjeçarin si jo të rrezikshëm për arratisje më 4 dhjetor 2025.
Altin Ndoci, i dyshuar pĂ«r vrasje dhe anĂ«tar i grupit kriminal tĂ« Ăopjave nĂ« Elbasan, vrapoi jashtĂ« rrethimit tĂ« spitalit pa asnjĂ« pengesĂ«, duke siguruar largimin e tij me njĂ« automjet tip Audi ngjyrĂ« e zezĂ«, qĂ« e priste jashtĂ«. Ai vijon tĂ« jetĂ« nĂ« arrati.
Një ditë pas arratisjes, shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve arrestoi tetë zyrtarë të Burgut të Durrësit.
Mes të arrestuarve janë zv.shefi i policisë, pesë efektivët që shoqëronin Ndocin, specialistja e informacionit dhe kryeinfermierin, të gjithë të dyshuar për shpërdorim detyre.
Gazeta Si â Dy vĂ«llezĂ«r, tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« vrasjen e njĂ« personi nĂ« vitin 2018 nĂ« DibĂ«r, janĂ« arrestuar gjatĂ« njĂ« operacioni policor tĂ« koduar me emrin âTwinsâ.
Sipas një njoftimi, në pranga ranë K.K., 39 vjeç, dhe K.K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia sekuestroi 3 armë zjarri, përfshirë 2 kallashnikovë dhe 1 pushkë, një thikë, 3 krehëra, municion luftarak, një maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse ato janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 ose në ngjarje të tjera kriminale.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur një punë intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje. Po ashtu, po vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.