Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bahamas heq vizat për Kosovën, presidentja Osmani: Përkushtim i përbashkët për forcimin e lidhjeve

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Source

”Tani e dua Venezuelën”, presidenti Trump: Do doja që liderja opozitare Machado të përfshihet në udhëheqjen e vendit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump përmendi Venezuelën dhe udhëheqësen e opozitës Maria Corina Machado në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan deklaroi se do donte që Machado të përfshihej në udhëheqjen e vendin, teksa shtoi se tani ai e do Venezuelën. “Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Një grua jashtëzakonisht e…

Source

Demokrati ndërpret Berishën në takim: Me foltoret dhe fjalimet e tua Rama nuk ikën!

Sali Berisha mbajti këtë mbrëmje Foltoren e radhës në Tiranë, në kuadër të takimeve të tij me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës Berisha u ndal te situata politike në vend, kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe te ajo që ai e cilëson si nevojë për ndryshim dhe përballje politike. Teksa ish-kryeministri ishte duke folur, nga salla u dëgjua…

Source

Pasojat nga përmbytjet, ministri Salla takohet me fermerët e Maliqit: Fond 52 milion euro për mbështetje

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka zhvilluar një takim me fermerët e bashkisë Maliq të cilët ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë. Gjatë protestës ata kanë kërkuar një takim me ministrin takim që u realizua vetëm pas mbylljes së një sërë takimesh që ministri i zhvilloi në qarkun e Korçës. Salla u shpreh se gjatë përmbytjeve të fundit, argjinaturat e dëmtuara janë riparuar dhe qeveria…

Source

Aktivistët e Lapajt bërtasin drejt eskortës të Ramës: Hajdut, hajdut

Aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” bashkë me kryetarin e tyre Adriatik Lapaj, po vijojnë qëndrimin e pandërprerë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rma dhe krijimin një qeverie tranzitore. Sonte ata nuk kursyen akuzat “hajdut” dhe thirrjet “ik” drejt Ramës, kur ky i fundit, i shoqëruar nga eskorta, la ambientet e Kryeministrisë dhe u largua.

Source

Gripi vdekjeprurës, pse është kaq i rëndë këtë vit?

Jemi në sezonin e gripit dhe gjatë javës së parë të janarit në vendi u raportuan rreth 13 mijë raste, kryesisht te fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa specialistët paralajmërojnë se shifrat reale janë shumë më të larta. Instituti i Shëndetit Publik pret rritje të shtrimeve spitalore në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Situata është serioze edhe jashtë vendit. Portugalia regjistroi pak ditë më…

Source

Berisha: Balluku ka vjedhur popullin, Rama ka frikë që ta shkarkojë

Sali Berisha në takimin e zhvilluar këtë mbrëmje me qytetarët në njësinë 4, tha se misioni i PD-së dhe opozitës është shumë i rëndësishëm, shpëtimi i Shqipërisë nga diktatura. Ai u ndal edhe tek çështja e Ballukut, duke thënë se ka vjedhur popullin e vet dhe se Rama nuk e lëshon. ”Sot një moment i veçantë për PD, opozitën dhe për vendin. Vij sot në një moment kur PD dhe opozita ndodhet para…

Source

Bordi i Paqes, deputetja Zhupa: PD do ta votojë për nismën e Trumpit në Parlament

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se opozita do ta votojë pa asnjë diskutim nismën e Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Ajo thotë se PD është parti proamerikane, dhe se kanë mbajtur qëndrim publik në mbështetje të Presidentit Donald Trump. “PD-ja ka qenë, është dhe do të jetë një parti proamerikane dhe proeuropiane dhe i shikon si partner…

Source

Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, gazetarja Rista: Urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar

Gazetarja Katerina Rista deklaroi nga Athina se vrasja e shqiptarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi, nuk u parandalua nga autoritetet greke. ”Nuk ishte hera e parë. Kemi 6 muaj që ne kemi konstatuar se disa persona kanë tentuar ta vrasin këtë person, pra, Jani Aliajn, 49-vjeçarin shqiptar në burgun e Koridhalos. Ka ardhur në Greqi që në vitin 2016. Një grek është futur në qelinë e…

Source

Kryeministri i Kanadasë: Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në mes të një përçarjeje

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney flet lidhur me tensionet në arenën ndërkombëtare pas deklaratave të Trump për aneksimin e Groenlanës dhe për të vendosur tarifa ndaj disa shteteve të NATO-s. Carney tha se vende si Kanadaja kanë lulëzuar sipas rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla për dekada të tëra dhe “kanë përfituar nga parashikueshmëria e tij”. Por sipas Carneyt, vendi e dinte se më i…

Source

Deputetja e PS-së paralajmëron opozitën: Për reformat e rëndësishme nuk ju presim pafundësisht

Deputetja e PS-së, Marjana Koçeku ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën lidhur me procesin e reformave të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për të puna përpara është intensive dhe nuk mund të mbetet peng i mospranisë së opozitës në komisionet parlamentare. “Ne e kemi shumë të rëndësishme që të vazhdojmë me punë intensive që na pret përpara sa i përket…

Source

Votat rinumërohen, koha shkurtohet

Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa. Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Source

Taulant Balla me ambasadorin e BE-së, Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe në rrugën drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.

Source

Shtëpia e barit në Sarandë, Policia jep detaje

Policia ka zbardhur detaje nga operacioni i djeshëm në Sarandë, ku u zbulua një shtëpi bari në një pallat. Në kuadër këtij operacioni janë sekuestruar 157 bimë narkotike, 18 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike…

Source

Rama kritikon kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash: Një farsë kushtetuese dhe një turp kombëtar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj procesit që po zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke e cilësuar atë si farsën më të shëmtuar të imagjinueshme. Në një postim publik, Rama shprehet se kërkesa për rritje automatike të pagave përmes vendimeve gjyqësore përbën shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe cenon…

Source

Projekti TOKA, ministri Salla: Ndërtojmë një bujqësi moderne në përputhje me standardet e BE-së

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi sot në Korçë Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të Projektit TOKA, së bashku me bashkitë Devoll, Ersekë, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si edhe me Universiteti i Korçës. Marrëveshja hap rrugën për zbatimin e një modeli të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, duke përfshirë institucionet vendore…

Source

Macron: Tarifat e Trump të papranueshme, po përdoren si mjet për të bërë presion për çështjen e Groenlandës

Presidenti francez, Emmanuel Macron i pranishëm në Forumin Ekonomik të Davosit, i cilësoi si të papranueshme tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të cilat kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë. Sipas Macron, tarifat po përdoren nga Trump si një mjet për të bërë presion, teka shtoi se Evropa i kushton rëndësi të madhe sovranitetit dhe rregullave ndërkombëtare.

Source

VIDEO/ Labi rikthehet në BBVK4, banorët i shprehin ngushëllimet

Labinot Rexha i cili po vijon rrugëtimin e tij në ”BBVK4” i është lejuar të marrë pjesë në varrim të gjyshit të tij në Rahovec. Ai ishte i pranishëm në ceremoninë mortore me kamera duke u përcjell nga produksioni. Të njëjtit nuk iu lejua që të fliste me familjarët dhe as me të pranishmit atje. Rexha u kthye në shtëpi dhe u prit nga banorët me duartrokitje. Ata i shprehën sërish ngushëllime dhe e…

Source

Kantieri Tiranë-Durrës, Rama poston fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Punimet për ndërtimin dhe përmirësimin në kantierin Tiranë-Durrës kanë arritur në masën 86%, duke shënuar një ecuri të qëndrueshme sipas grafikut të parashikuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, duke postuar edhe fotot. Sipas tij, punimet për shtrimin e shtresës së binderit kanë përfunduar pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.

Source

❌