❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berberi i plagosur dërgohet me urgjencë për trajtim - plagë në shpatull, bark dhe këmbë



Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet



Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 20:00, nĂ« rrugĂ«n “NĂ«na TerezĂ«â€, ndĂ«rsa i lĂ«nduari Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orĂ«s 20:00 kemi marrĂ« informatĂ«n pĂ«r njĂ« lĂ«ndim trupor tĂ« ndodhur nĂ« rrugĂ«n ‘NĂ«na Terezë’ nĂ« FushĂ« KosovĂ«. I njĂ«jti Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, ndĂ«rkohĂ« policia ka nisur hetimet pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« kĂ«tij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast.

Shala: Thaçi ishte nën presion prandaj kishte dyshime për Konferencën e Rambujesë



Gazetari-aktivisti Blerim Shala kanĂ« zbardhur detaje nga pĂ«rgatitjet pĂ«r KonferencĂ«n e RambujesĂ«, duke theksuar se lideri politik i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, ka vepruar nĂ«n presion tĂ« madh nga komandantĂ«t e zonave dhe se kjo ndikoi nĂ« dyshimet e tij ndaj konferencĂ«s

Surroi rrëfeu se gjatë diskutimeve për qeverinë e përkohshme, Thaçi ishte skeptik dhe vendosi të mos merrte pjesë në një takim kyç me zyrtarët amerikanë, përfshirë Madeleine Albright, James Dobbins dhe Richard Holbrooke.

Surroi ka thënë se në atë moment u angazhua personalisht për të siguruar që dokumenti të pranohej dhe u nënshkrua nga pesë persona, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Thaçin, Surroin dhe Blerim Shalën.

Blerim Shala

Shala shtoi se presioni ka ardhur kryesisht nga pĂ«rfaqĂ«sues lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ« dhe spekulime tĂ« ndryshme qĂ« qarkullonin rreth marrĂ«veshjes, duke e bĂ«rĂ« Thaçin tĂ« dyshojĂ« pĂ«r suksesin e konferencĂ«s.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Madeleine Albrightit, e cila sipas tij ishte përkushtuar maksimalisht për të mos i lënë palët shqiptare vetëm dhe për të siguruar finalizimin e marrëveshjes.

“Mendoj qĂ« ka qenĂ« nĂ« presion tĂ« madh (Thaçi)... prej UÇK-sĂ«, prej pĂ«rfaqĂ«suesve lokalĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, pastaj ka pasur spekulime tĂ« llojllojshme, tĂ« cilat e kemi ndi edhe unĂ« edhe ti. Pastaj u dashke me i konsultu Hillin dhe ekipin e zonjĂ«s Albright, a janĂ« tĂ« vĂ«rteta jo, se spekulimet e tilla qĂ« kjo Ă«shtĂ« veç konferencĂ« provizore, e cila me gjasĂ« ka pĂ«rhapĂ« Adem Demaçi, ndoshta edhe dikush nga UÇK-ja, se kjo Ă«shtĂ« konferencĂ« provizore, amerikanĂ«t s’janĂ« tĂ« interesuar tĂ« ketĂ« sukses, duhet tĂ« ketĂ« konferencĂ« tjetĂ«r nĂ« AmerikĂ«, dhe atje do tĂ« vendoset”, rrĂ«feu Shala, nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim nĂ« podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi.

Pse Demaçi s’e pĂ«rkrahu KonferencĂ«n e RambujesĂ«?



NĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim nĂ« podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi dhe gazetari Blerim Shala kanĂ« diskutuar pĂ«r qĂ«ndrimin e ish-tĂ« burgosurit politik Adem Demaçi pĂ«r KonferencĂ«n e RambujesĂ«.

Sipas Surroit, Demaçi kishte njĂ« oscilim tĂ« madh gjatĂ« periudhĂ«s pĂ«rpara konferencĂ«s dhe refuzoi tĂ« merrte rolin e shefit politik tĂ« UÇK-sĂ«, duke vendosur tĂ« mos merrte pjesĂ« aktive nĂ« negociata.

Shala ndërkohë ka thënë se kishte një rivalitet mes të burgosurve politikë të asaj kohe.

“Ai kishte njĂ« vullnet dhe pasion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, por nuk kuptoi momentumin e luftĂ«s dhe vendosi tĂ« mos shkojĂ« nĂ« Rambuje”, tregoi Shala.

Megjithatë, Surroi dhe Shala treguan se delegacioni shqiptar arriti të ruajë marrëveshjen dhe të siguronte pranimin e saj për pak, pavarësisht dyshimeve dhe shqetësimeve që lindën nga mosangazhimi i Demaçit.

Shala vuri në dukje gjithashtu rolin vendimtar të profesor Rexhep Qosjes dhe të pjesëtarëve të tjerë të delegacionit, të cilët këmbëngulën që marrëveshja të pranohej.

U përmend në dosjen e Epstein, reagon Pacolli



Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar publikisht pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e Jeffrey Epstein, duke folur për një rast pabesie shumëvjeçare nga një person të cilit, sipas tij, i kishte besuar për më shumë se 20 vjet.

Në një reagim të gjatë, Pacolli shprehet se përballja me faktet e asaj që ai e cilëson si pabesi ka qenë një nga momentet më të shëmtuara të jetës së tij, ndërsa thekson se faktet po dalin çdo ditë në dritë.

Sipas Pacollit, veprimet në fjalë nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në mashtrime apo falsifikim dokumentesh, por kanë përfshirë tentativa për poshtërim, vjedhje, përbuzje, gënjeshtra dhe veprime të tjera që ai i cilëson si të ulëta.

Ai shton se, përballë pamundësisë për të marrë përgjegjësi, personi i përfshirë ka tentuar të dëmtojë gjithçka që ai ka ndërtuar ndër vite, përfshirë reputacionin, moralin dhe pronën.

Pacolli bĂ«n tĂ« ditur se faktet e kĂ«tyre veprimeve, tĂ« ndĂ«rtuara ndĂ«r vite, do t’i publikojĂ« njĂ« nga njĂ« sapo tĂ« nisĂ« trajtimi i tyre nĂ« gjykatat penale dhe civile nĂ« KosovĂ«, ShqipĂ«ri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libi, vende ku sipas tij janĂ« konsumuar kĂ«to veprime.

Ai thekson se rasti është aq i rëndë, sa ka nisur të përmbledhë të gjitha faktet edhe në një libër, të cilin paralajmëron se do ta promovojë publikisht.

Sipas Pacollit, ky angazhim ka dy qëllime kryesore: rritjen e vetëdijes se pabesia nuk mund të kalojë pa pasoja dhe dërgimin e një mesazhi për ata që mund të gjenden në situata të ngjashme, se besimi te njerëzit është i natyrshëm, por kontrolli është i domosdoshëm, veçanërisht në raportet profesionale dhe të bashkëpunimit.

Reagimi i Pacollit vjen pas përmendjes së emrit të tij në disa dokumente të publikuara në kuadër të dosjes së Jeffrey Epstein, të bëra publike nga autoritetet amerikane./Telegrafi.

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet



Pas rinumĂ«rimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit.

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.

“Me siguri qĂ« po [qĂ« duhet tĂ« intervistohet]”, ka thĂ«nĂ« Pula.

“Gjithsesi. UnĂ« sa e di, e kemi vetĂ«m njĂ« rast qĂ« njĂ« deputet e ka humbur mandatin, edhe Ă«shtĂ« ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vĂ«rejtur qĂ« ka mandate tĂ« humbura pĂ«r deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, pavarĂ«sisht tendencave qĂ« t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijĂ«ra, prapĂ« nuk kanĂ« arritur kuotĂ«n e saktĂ« nga vendi prej nga vijnĂ« pĂ«r me u ba deputetĂ«â€.

“Prandaj, Ă«shtĂ« i vetmi ky kandidat qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mĂ«dyshje qĂ« duhet tĂ« intervistohet”, tha Pula nĂ« Klan Kosova.

“TĂ« jemi tĂ« qartĂ«, kjo Ă«shtĂ« çështje ekskluzive e Kryeprokurorit tĂ« ProkurorisĂ« pĂ«rkatĂ«se pĂ«r ta vazhdu hetimin deri nĂ« fund”.

​Hapet pĂ«r qarkullim njĂ« korsi nĂ« aksin Librazhd-QafĂ« ThanĂ«



Pas rreth tetë orësh bllokimi, është hapur lëvizja me një korsi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë të Shqipërisë, pjesë e Korridorit VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit me Tiranën.

Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë, çka la të bllokuar në rrugë mijëra qytetarë për disa orë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.

Segmenti ku ndodhi rrëshqitja është aktualisht pjesë e punimeve për hapjen e gjurmës së re të Korridorit VIII, në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.

Sipas ekspertëve të pavarur, ndërhyrjet e pastudiuara në shpatin e malit mund të kenë ndikuar në shembjen masive. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mohuar që punimet të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuar situatën motit të keq dhe reshjeve, shkruan Oranews.

Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë kohës së bllokimit, gra, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të qëndrojnë për orë të tëra në trafik, ndërsa policia rrugore rekomandoi përdorimin e aksit alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin drejt Tiranës.

Bllokimi i këtij aksi përkoi me ditën e diel, kur fluksi i lëvizjes është i shtuar për shkak të kthimit të qindra pushuesve nga juglindja e vendit, duke e rënduar edhe më tej situatën në qarkullim.

Historia e Axhire Memellit, 94-vjeçarja nga Devolli që sfidon moshën dhe vetminë me punë



Axhire Memelli, 94 vjeçe, banore e fshatit Sinicë në Devoll, vijon të jetë aktive dhe të menaxhojë jetën e saj në mënyrë të pavarur, pavarësisht se jeton e vetme.

Gjatë jetës së saj, ajo ka përjetuar humbje të mëdha, duke mbetur pa bashkëshort dhe pa fëmijë. Megjithatë, Memelli nuk e ka lejuar vetminë të ndikojë në përditshmërinë e saj, duke ruajtur një stil jete aktiv dhe të disiplinuar.

Ajo tregon se dita e saj kalon duke u marrë me punët e shtëpisë dhe kujdesin për mjedisin përreth, ndërsa shëndeti i saj, sipas saj, ka qenë i qëndrueshëm. Përveç ilaçeve për tensionin e gjakut, ajo thotë se nuk vuan nga sëmundje të tjera serioze.

Sekretin e jetëgjatësisë së saj, Axhire Memelli e lidh me durimin, punën e vazhdueshme dhe respektin ndaj të moshuarve, vlera që thotë se i ka mësuar nga vjehrra e saj dhe i ka zbatuar gjatë gjithë jetës.

Në prag të 94-vjetorit, historia e saj përbën një shembull të vullnetit për të jetuar, pavarësisë dhe dinjitetit personal, duke dëshmuar se mosha nuk është pengesë për të qenë aktive dhe e përfshirë në jetën e përditshme.

- YouTube www.youtube.com

Ish-sekretarit të KiE-së që angazhohej kundër Kosovës i zbulohen mesazhet me Epsteinin



Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ThorbjÞrn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

NĂ« vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se mafia kishte marrĂ« nĂ«n kontroll njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« qeverisjes sĂ« KosovĂ«s, duke thĂ«nĂ« se “Kosova prodhon pak gjĂ«ra tĂ« tjera pĂ«rveç krimit”.
“Kur dihet se Afganistani prodhon 75 pĂ«r qind tĂ« opiumit nĂ« botĂ« dhe se pjesa mĂ« e madhe e tij kalon pĂ«rmes KosovĂ«s, ka arsye serioze pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« alarmin”, kishte shtuar ai.

Në vitin 2010, Jagland kishte kërkuar një hetim më të thellë lidhur me akuzat se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i përfshirë, ndër të tjera, edhe në trafikim të paligjshëm të organeve. Duke u mbështetur në raportin e përgatitur nga Dick Marty, ai kishte deklaruar se këto akuza nuk mund të mbesnin pa përgjigje.
“I kam lexuar akuzat pĂ«r trajtim çnjerĂ«zor tĂ« njerĂ«zve dhe trafikim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« organeve njerĂ«zore nĂ« KosovĂ«. Raporti pĂ«rmban shumĂ« akuza serioze dhe kam frikĂ« nga pasojat qĂ« mund tĂ« sjellĂ«â€, kishte thĂ«nĂ« Jagland.

NdĂ«rkohĂ«, emri i Jaglandit Ă«shtĂ« pĂ«rmendur nĂ« dokumentet e lidhura me Jeffrey Epsteinin, ku nĂ« njĂ« shkĂ«mbim emailesh tĂ« publikuara del se ai dhe familja e tij kishin plane pĂ«r njĂ« udhĂ«tim nĂ« ishullin privat tĂ« Epsteinit, pranĂ« “Virgin Islands” nĂ« Detin Karaibe, gjashtĂ« vjet pasi Epstein ishte dĂ«nuar pĂ«r tentim tĂ« blerjes sĂ« shĂ«rbimeve seksuale nga tĂ« mitur.

E-mailet zbulojnĂ« detaje tĂ« planifikimit tĂ« udhĂ«timit, mĂ«nyrĂ«n e transportit dhe personat qĂ« do t’i prisnin Jaglandin dhe familjen e tij pas mbĂ«rritjes nĂ« ishull, ku dyshohet se kanĂ« ndodhur shumĂ« nga abuzimet seksuale pĂ«r tĂ« cilat Epstein u akuzua mĂ« vonĂ«. MegjithatĂ«, nĂ« njĂ« e-mail tĂ« datĂ«s 11 prill, njĂ«ra nga bashkĂ«punĂ«toret e Epsteinit njofton se udhĂ«timi ishte anuluar.

Në përgjigjen e tij, Jagland, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, kishte shkruar se nuk mund të udhëtonte për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia, ka raportuar Dagbladet.

Jagland kishte vizituar ShqipĂ«rinĂ« edhe nĂ« maj tĂ« vitit 2012, ku kishte zhvilluar takime me krerĂ«t e lartĂ« tĂ« shtetit shqiptar. Sipas dokumenteve, gjatĂ« asaj vizite ai kishte vĂ«nĂ« re edhe njĂ« tjetĂ«r detaj, pĂ«r tĂ« cilin njĂ« ditĂ« mĂ« vonĂ« kishte komunikuar me Jeffrey Epsteinin pĂ«rmes emailit, duke e njoftuar se kishte qenĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« dokumentin qĂ« mban datĂ«n 25.maj. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenĂ« nĂ« TiranĂ« (ShqipĂ«ri), vajza tĂ« mrekullueshme”.

Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, del se komunikimi i ThorbjÞrn Jaglandit me Epsteinin ishte i vazhdueshëm, raporton Koha.

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012



Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.

Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Email-i, i dĂ«rguar nga Konsulli i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«, mban titullin “Kush Ă«shtĂ« Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein.

NĂ« pĂ«rmbajtje, dĂ«rguesi, i identifikuar si “Daniel”, shkruan se “princesha dĂ«shiron qĂ« ti ta shohĂ«sh kĂ«tĂ« video”, duke bashkĂ«ngjitur njĂ« link nga YouTube, i cili aktualisht nuk Ă«shtĂ« mĂ« funksional.

NĂ« tĂ« njĂ«jtin komunikim, pĂ«rmendet edhe emri i konsulles sĂ« atĂ«hershme tĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ«, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se ka kĂ«rkuar qĂ« materiali t’i pĂ«rcillet Epstein-it.

E njĂ«jta konsulle pĂ«rmendet edhe nĂ« njĂ« email tjetĂ«r tĂ« vitit 2012, ku flitet pĂ«r njĂ« takim tĂ« mundshĂ«m nĂ« New York. NĂ« atĂ« email pĂ«rmendet se “princesha nga Tajlanda do tĂ« jetĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara me presidenten e KosovĂ«s”, duke i shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r njĂ« takim gjatĂ« asaj jave.

Edhe pse presidentja nuk përmendet me emër, në vitin 2012 presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më herët publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe shtete të tjera.

Në një tekst autorial, ajo përshkruan bashkëpunimin me Behgjet Pacollin, duke theksuar se ishte njohur me të në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se kishte vendosur të angazhohej për mbështetjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo shkruan se kishte investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një të drejtë legjitime të shtetit të Kosovës për të ekzistuar si entitet sovran në sistemin ndërkombëtar politik, social dhe ekonomik.

Publikimi i këtyre email-eve nuk përmban akuza penale ndaj personave të përmendur, por dëshmon për komunikime dhe kontakte që janë bërë publike në kuadër të dokumenteve zyrtare të dosjes Epstein.

telegrafi.com

“Antisemitizmi kĂ«rcĂ«non gjithĂ« njerĂ«zimin”, Rama: Vuajtjet e palestinezĂ«ve janĂ« reale dhe zemĂ«rthyese



Gjatë vizitës së tij në Jerusalem javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për The Jerusalem Post, ku ka folur për antisemitizmin, marrëdhëniet me Izraelin, historinë e Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe luftën në Lindjen e Mesme.

Rama mori pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare kundĂ«r antisemitizmit “Generation Truth”, tĂ« organizuar nga Ministria izraelite pĂ«r Çështjet e DiasporĂ«s dhe LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit.

NĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« skenĂ« nĂ« Jerusalem, ai citoi Talmudin: “Talmudi na mĂ«son se kush shpĂ«ton njĂ« jetĂ« tĂ« vetme, Ă«shtĂ« sikur tĂ« ketĂ« shpĂ«tuar gjithĂ« botĂ«n.”

NĂ« intervistĂ«n pĂ«r The Jerusalem Post, Rama shpjegoi se mesazhi i tij ishte universal: “Ka tĂ« bĂ«jĂ« me njerĂ«zimin. Historia tregon se fillon me hebrenjtĂ«, por nuk mbaron me hebrenjtĂ« Antisemitizmi nuk Ă«shtĂ« thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por njĂ« sulm ndaj arkitekturĂ«s morale tĂ« vetĂ« njerĂ«zimit.”

Duke folur pĂ«r lidhjen e tij personale me Jerusalemin, Rama tregoi se u rrit nĂ« ShqipĂ«rinĂ« komuniste, tĂ« izoluar nga bota, ku Izraeli paraqitej si armik: “QĂ« fĂ«mijĂ« isha i fiksuar pas Jerusalemit. Jetonim nĂ« njĂ« vend totalisht tĂ« izoluar dhe na mĂ«sonin se duhej tĂ« pĂ«rgatiteshim pĂ«r ‘betejĂ«n e madhe’, sepse ‘ata’ do tĂ« vinin pĂ«r ne. ‘Ata’ ishin imperialistĂ«t amerikanĂ«, social-imperialistĂ«t sovjetikĂ« dhe sionistĂ«t izraelitĂ«.

NjĂ« kanal ishte versioni zyrtar, gazetat e PartisĂ« Komuniste, qĂ« flisnin pĂ«r ushtrinĂ« sioniste qĂ« vret dhe dĂ«bon palestinezĂ«. Kanali tjetĂ«r ishte Bibla e gjyshes sime, njĂ« katolike shumĂ« besimtare. Bibla ishte e ndaluar, por ajo e kishte.”

Pas rĂ«nies sĂ« komunizmit, Rama u shpreh se filloi tĂ« mĂ«sonte mĂ« shumĂ« pĂ«r historinĂ« e Izraelit dhe Jerusalemit: “Pas rĂ«nies sĂ« komunizmit nuk mund tĂ« shkoja nĂ« Izrael sepse nuk kishte lidhje ajrore apo detare. Por fillova tĂ« mĂ«soj mĂ« shumĂ« dhe kur erdha pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, dashuria vetĂ«m u rrit.”

GjatĂ« intervistĂ«s, Kryeministri rikujtoi edhe historinĂ« e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« Holokaustit dhe kodin e nderit “Besa”, duke theksuar se ShqipĂ«ria ishte i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku numri i hebrenjve u rrit gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore: “Kur ShqipĂ«ria u bĂ« i vetmi vend nĂ« EuropĂ« qĂ« nuk dorĂ«zoi asnjĂ« hebre gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, popullsia hebraike u rrit gjatĂ« luftĂ«s.”

Ai shtoi se ShqipĂ«ria ka dorĂ«zuar mbi 3.700 emra hebrenjsh tĂ« shpĂ«tuar pranĂ« Yad Vashem. Rama pĂ«rshkroi edhe kĂ«rkesat e nazistĂ«ve gjatĂ« luftĂ«s: “NazistĂ«t erdhĂ«n me dy kĂ«rkesa: listat e hebrenjve dhe listat e arit. PĂ«rgjigjja ishte e thjeshtĂ« dhe pĂ«rfundimtare: ‘Ari mund ta merrni, hebrenjtĂ« janĂ« tanĂ«t pĂ«r t’i mbrojtur’. Kjo nuk Ă«shtĂ« legjendĂ«, Ă«shtĂ« fakt.”

Duke folur pĂ«r situatĂ«n aktuale globale, Rama paralajmĂ«roi pĂ«r rikthimin e hapur tĂ« antisemitizmit: “Antisemitizmi po rikthehet hapur dhe pa turp, shpesh i maskuar si kritikĂ« politike, ankth kulturor apo, edhe mĂ« keq, si superioritet moral. Urrejtja nuk fillon me dhunĂ«. Fillon me gjuhĂ«n. Fillon me indiferencĂ«n. Fillon me justifikimet.”

NĂ« lidhje me sulmin e 7 tetorit dhe luftĂ«n qĂ« pasoi, Kryeministri Rama ishte i drejtpĂ«rdrejtĂ«: “Terrorizmi nuk Ă«shtĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim. ËshtĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit. Masakra e 7 tetorit nuk ishte rezistencĂ«. Ishte vrasje masive. Vuajtjet e palestinezĂ«ve janĂ« reale dhe vĂ«rtet zemĂ«rthyese.

ËshtĂ« çmenduri tĂ« mjegullosh vijat morale apo tĂ« legjitimosh terrorin nĂ« emĂ«r tĂ« proporcionalitetit. Paqja nuk mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« neutralitet ndaj terrorit.”

Rama theksoi gjithashtu se ShqipĂ«ria mbetet njĂ« vend mik pĂ«r hebrenjtĂ« dhe Izraelin: “Nuk ka pasur asnjĂ« shenjĂ« antisemitizmi ndaj turistĂ«ve hebrenj nĂ« ShqipĂ«ri. Mendoj se Ă«shtĂ« normale tĂ« jesh mik me Izraelin, por Ă«shtĂ« nder tĂ« konsiderohesh njĂ« mik i afĂ«rt i Izraelit.”

Ndërron jetë gazetarja Rezarta Reçi



Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë këtë të diel, pas një beteje disa-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Rezarta jonĂ« u shua nĂ« paqe mes njerĂ«zve tĂ« zemrĂ«s, dashurisĂ«, respektit dhe pĂ«rkushtimit tĂ« miqve, tĂ« afĂ«rmve dhe mjekĂ«ve qĂ« i qĂ«ndruan pranĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« sfidĂ«n e saj tĂ« viteve tĂ« fundit”, shkruhet nĂ« mesazhin e familjes.

Sipas njoftimit, pritja pĂ«r homazhe do tĂ« zhvillohet pranĂ« AgjencisĂ« Funerale “Univers”, nĂ« rrugĂ«n “Bardhyl”, duke nisur nga mbrĂ«mja e sotme, nĂ« orĂ«n 20:30, deri nĂ« momentin e pĂ«rcjelljes pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit.

Ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme, më 2 shkurt 2026, në orën 15:00, në Tiranë.

Rezarta Reçi ka qenë një emër i njohur në gazetari, e vlerësuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj ndër vite, ndërsa ndarja e saj nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë.

Vijon bllokimi i aksit Librazhd–QafĂ« ThanĂ«, ambulancat mbeten nĂ« trafik pas rĂ«nies sĂ« gurĂ«ve



Prej disa orĂ«sh vijon bllokimi i aksit rrugor Librazhd–QafĂ« ThanĂ«, si pasojĂ« e rĂ«nies sĂ« dheut dhe gurĂ«ve nĂ« rrugĂ«, duke paralizuar qarkullimin nĂ« njĂ« nga segmentet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se nĂ« vend.

Sipas pamjeve të publikuara nga Top Channel, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulanca. Në një rast, një i sëmurë që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës është detyruar të kalojë me barrelë mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët.

Si pasojë e bllokimit, mijëra automjete kanë mbetur në trafik për orë të tëra, ndërsa situata ka shkaktuar vonesa të mëdha dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.

NdĂ«rkohĂ«, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar kĂ«tĂ« tĂ« diel me njĂ« njoftim zyrtar lidhur me situatĂ«n nĂ« aksin Elbasan–QafĂ« ThanĂ«.

Sipas ARRSH-së, bllokimi ka ndodhur në zonën e fshatit Dragostunjë, për shkak të rënies së një masivi gurësh dhe materialesh inerte në rrugë.

Autoriteti bën të ditur se menjëherë pas bllokimit janë angazhuar mjetet dhe punëtorët e kontraktorit të mirëmbajtjes për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

“NĂ« aksin Elbasan–QafĂ« ThanĂ«, nĂ« fshatin DragostunjĂ«, ka pasur rĂ«nie tĂ« njĂ« masivi gurĂ«sh dhe materialesh. MenjĂ«herĂ« kontraktori dhe shĂ«rbimet e mirĂ«mbajtjes kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« me mjete dhe punĂ«torĂ« pĂ«r tĂ« kthyer gjendjen e aksit nĂ« normalitet sa mĂ« parĂ«. KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« rrugĂ«s”, njofton ARRSH.

Puna për hapjen e plotë të aksit vijon, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

- YouTube www.youtube.com

Deputetja britanike kërkon t'i takojë paqeruajtësit që shpëtuan dy vajza shqiptare në Kosovë më 1999



Katër paqeruajtës britanikë u shndërruan në simbol humanizmi dhe guximi në ditët e para të pasluftës në Kosovë, menjëherë pas nënshkrimit të dorëzimit të forcave serbe në qershor të vitit 1999.

Bëhet fjalë për Lain Laidlaw, Martin Calder, John Potts dhe Gary Robertson, të cilët vetëm një ditë pas mbërritjes në Kosovë, më 16 qershor 1999, shpëtuan dy vajza të reja shqiptare që ishin kapur nga paramilitarë serbë dhe po përgatiteshin të dhunoheshin seksualisht para familjarëve të tyre.

PĂ«r kĂ«tĂ« akt heroik, gazeta britanike The Mirror i kishte cilĂ«suar ata si “heronj”, duke e bĂ«rĂ« publik rastin vetĂ«m njĂ« ditĂ« pas ndĂ«rhyrjes sĂ« tyre vendimtare.

Pas më shumë se dy dekadash, kjo ngjarje është rikthyer sërish në vëmendje.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bĂ«rĂ« thirrje publike pĂ«r t’i gjetur dhe pĂ«r t’u takuar personalisht kĂ«ta katĂ«r ish-paqeruajtĂ«s.

“Ju lutem ndani: A keni shĂ«rbyer nĂ« KosovĂ« nĂ« vitin 1999? Po pĂ«rpiqem tĂ« gjej zotĂ«rinjtĂ« e mĂ«poshtĂ«m qĂ« shpĂ«tuan dy gra tĂ« reja nĂ« KosovĂ«â€, ka shkruar Kearns nĂ« thirrjen e saj.

GjatĂ« luftĂ«s sĂ« viteve 1998–1999, mbi 13 mijĂ« civilĂ« shqiptarĂ« u vranĂ«, rreth 20 mijĂ« gra dhe burra u dhunuan seksualisht, ndĂ«rsa mbi 1,600 persona vazhdojnĂ« tĂ« figurojnĂ« ende tĂ« zhdukur.

Rasti i shpëtimit të dy vajzave shqiptare nga paqeruajtësit britanikë mbetet një nga shembujt më të fuqishëm të ndërhyrjes humanitare dhe të rolit që forcat ndërkombëtare luajtën në mbrojtjen e civilëve në ditët më të errëta të historisë së Kosovës./Telegrafi.

Please share: Did you serve in Kosovo in 1999? I’m trying to find the following gentlemen who saved a pair of young women in Kosovo.

Sergeant Iain "Spike" Laidlaw

Corporal Martin "Jock" Calder

Lance Corporal John "Potts" Potts

Private Gary "Robbo" Robertson

Thank you for
 pic.twitter.com/x5BzSXcC4N
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 29, 2026

Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë



Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fortë në Parlamentin gjerman, ku ka folur për ngjarjet në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi ashpër përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kanë krijuar një precedent, duke theksuar se ky diskurs po përdoret shpesh, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ai theksoi se ky narrativ përdoret edhe në debatet aktuale në Bundestag, përfshirë diskutimet mbi politikën e jashtme të kancelarit federal, dhe paralajmëroi se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sa herĂ« qĂ« e pĂ«rdorni kĂ«tĂ« narrativ, harroni viktimat e SrebrenicĂ«s tĂ« vitit 1995, sepse atĂ«herĂ« nuk pati ndĂ«rhyrje humanitare. Sa herĂ« qĂ« e pĂ«rdorni kĂ«tĂ« narrativ, harroni mbi tĂ« gjitha edhe viktimat nĂ« KosovĂ«. ShumĂ« mijĂ«ra njerĂ«z u bĂ«nĂ« viktima tĂ« masakrave tĂ« Millosheviqit”, deklaroi Ahmetoviq.

Ahmetoviq shtoi se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor.

Ai akuzoi disa deputetë për mbrojtje të narrativëve që, sipas tij, janë kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e figurave si Millosheviqi.

Për këtë fjalim, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar publikisht deputetin Ahmetoviq, duke e vlerësuar qëndrimin e tij të qartë.

“Faleminderit, i dashur Adis, pĂ«r qĂ«ndrimin tĂ«nd tĂ« qartĂ« dhe fjalĂ«t e tua tĂ« drejtpĂ«rdrejta”, ka shkruar Ajeti./Telegrafi.

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për misionin e KFOR-it



Me njĂ« ceremoni solemne tĂ« enjten nĂ« qytetin e Plevenit, Bullgaria dĂ«rgoi njĂ« kontingjent tĂ« ri ushtarak nĂ« KomandĂ«n Rajonale tĂ« KFOR-it-PerĂ«ndim (RC-Ë) nĂ« KosovĂ«.

Formacioni, i komanduar nga Kapiteni Georgi Valkanov, përbëhet nga 97 pjesëtarë të forcave të armatosura bullgare.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Radoslav Iliev, zëvendësshefi i Mbrojtjes gjeneral-lejtënant Krasimir Kanev, komandanti i Forcave Tokësore gjeneralmajor Deyan Deshkov, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta kundëradmirali Galin Manev, si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shtetërore.

Në fillim të ceremonisë, Kanev shqyrtoi trupat, ndërsa Ati Krasimir Krastev nga Kisha e Trinisë së Shenjtë në Pleven kryesoi një bekim për shëndet dhe sukses në mision.

“ShĂ«rbimi i paqes Ă«shtĂ« shĂ«rbim i Zotit”, tha prifti gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

NĂ« fjalĂ«n e tij, zĂ«vendĂ«sministri Iliev theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e misionit: “PjesĂ«marrja nĂ« operacionin e NATO-s nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« shumĂ« e pĂ«rgjegjshme me rĂ«ndĂ«si pĂ«r sigurinĂ« dhe paqen nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor. Misioni juaj Ă«shtĂ« tĂ« siguroni, garantoni dhe demonstroni aftĂ«sitĂ« e AleancĂ«s pĂ«r tĂ« ruajtur sigurinĂ« dhe rendin nĂ« rajon”.

Gjeneral-lejtënant Kanev shtoi se përvoja e fituar në misione ndërkombëtare do të jetë e vlefshme jo vetëm për detyrat në Kosovë, por edhe për karrierën e pjesëtarëve të kontingjentit.

“NĂ« kontekstin e ndryshimeve gjithnjĂ« e mĂ« dinamike nĂ« peizazhin politik dhe ekonomik global, pĂ«rvoja nĂ« ruajtjen e paqes dhe stabilitetit bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”, theksoi ai.

Ceremonia përfundoi me një marshim solemn të kontingjentit përmes Sheshit Vazrazhdane. Kontingjenti do të vendoset në Kampin Villaggio Italia, pranë Pejës, në pjesën perëndimore të Kosovës.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, personeli ushtarak bullgar do të kryejë detyrat e tij si pjesë e elementit të mbështetjes kombëtare, duke përfshirë pozicione në selinë e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim dhe si kompani manovrimi me seksion logjistik dhe njësi mjekësore brenda batalionit shumëkombësh të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë të suksesshëm në testin ndërkombëtar për ekzaminimin e armëve



Dy ekspertĂ« tĂ« AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r ForenzikĂ« nĂ« fushĂ«n e balistikĂ«s e kanĂ« kaluar me sukses testin ndĂ«rkombĂ«tar ‘Firearms Examination 2025-5262’ (Ekzaminim i armĂ«ve tĂ« zjarrit).

Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci janë dy ekspertët e suksesshëm në testin ndërkombëtar.

“Pas publikimit zyrtar tĂ« rezultateve nga kompania ndĂ«rkombĂ«tare Collaborative Testing Services (CTS), Ă«shtĂ« konfirmuar se ekspertĂ«t e balistikĂ«s nga AKF kanĂ« kaluar testin me rezultate tĂ« larta, duke dĂ«shmuar nivel tĂ« lartĂ« profesional, saktĂ«si shkencore dhe pĂ«rputhshmĂ«ri me standardet mĂ« tĂ« avancuara ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« fushĂ«n e ekzaminimit tĂ« armĂ«ve tĂ« zjarrit” – thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ« mĂ« 29.01.2026.

Sipas Agjencisë së Forenzikës, ky sukses përbën një dëshmi dhe përkushtim të vazhdueshëm të Agjencisë për rritjen e kapaciteteve profesionale, sigurimin e cilësisë së ekspertizës forenzike dhe forcimin e besueshmërisë ndërkombëtare në proceset e ekzaminimit balistik.

Agjencia ka shtuar se vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të stafit të saj, duke synuar zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë publike.

Kosova, vendi më i lirë për darkë në Evropë: Zvicra dhe Danimarka më të shtrenjtat



Një studim i fundit mbi çmimet e darkës për dy persona në vendet e Evropës ka zbuluar se një darkë në një restorant mesatar, pa pijet, mund të kushtojë shumë ndryshëm në varësi të vendit ku gjendeni.

Sipas tĂ« dhĂ«nave pĂ«r vitin 2026 nga portali Ferrygogo, çmimet mesatare tĂ« njĂ« darke pĂ«r dy persona nĂ« EvropĂ« variojnĂ« nga rreth ÂŁ17.35 (rreth 20 €) deri mbi ÂŁ139.56 (rreth 160.86 €) — me diferencĂ« tĂ« ndjeshme mes vendeve veri‑perĂ«ndimore dhe juglindore.

NĂ« kĂ«tĂ« listĂ«, Kosova renditet si vendi me darkĂ«n mĂ« tĂ« lirĂ« pĂ«r dy persona nĂ« EvropĂ«, me njĂ« mesatare prej rreth ÂŁ17.35 (20 €) pĂ«r njĂ« vakt tre‑kursesh nĂ« njĂ« restorant tĂ« nivelit tĂ« mesĂ«m, raporton ferrygogo.

Në krye të listës së vendeve më të shtrenjta janë Zvicra dhe Danimarka, ku çmimet e një darke për dy persona janë ndër më të lartat në kontinent.

Çmimet nĂ« EvropĂ«: nga mĂ« lirĂ«t te mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«

Vendet me darkën më të lirë (për dy persona):

Kosova – rreth £17.35 / 20 €

Maqedonia e Veriut – rreth £21.15 / 24.38 €

Moldavia – rreth £26.30 / 30.32 €

Bosnja e Hercegovina – rreth £26.68 / 30.75 €

Serbia – rreth £33.26 / 38.34 €

Vendet me darkën më të shtrenjtë (për dy persona):

Zvicra – rreth £93.04 / 107.24 €

Danimarka – rreth £81.29 / 93.69 €

Luksemburgu – rreth £78.08 / 90.00 €

Norvegjia – rreth £77.96 / 89.86 €

Holanda / Irlanda / Finlanda / Belgjika – rreth £69.41 / 80.00 €

NĂ« qytete tĂ« caktuara, çmimet mund tĂ« jenĂ« edhe mĂ« tĂ« larta: nĂ« Lugano dhe Zug tĂ« ZvicrĂ«s, njĂ« darkĂ« pĂ«r dy persona mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« ÂŁ139.56 (160.86 €).

Vlerësime të tjera për pushime dhe vlera turistike

Studimi sugjeron se disa vende të Mesdheut ofrojnë një kombinim të mirë midis çmimeve të ushqimit dhe eksperiencave turistike.

Për shembull, Portugalia, Spanja, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë vlerë të mirë për turistët që dëshirojnë të shijojnë një darkë të këndshme pa çmime të larta, ndërsa vendet e veriut të Evropës mbeten më të kushtueshme për shpenzimet e restoranteve.

KĂ«to tĂ« dhĂ«na janĂ« nxjerrĂ« nga hulumtimi i çmimeve mesatare tĂ« njĂ« darke tre‑kursesh pĂ«r dy persona nĂ« restorante tĂ« klasit tĂ« mesĂ«m, pa pĂ«rfshirĂ« pijet, nĂ« EuropĂ« pĂ«r vitin 2026./Telegrafi.

KESCO kĂ«rkon rritje 21.3% tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ«, Kurti thotĂ« se qytetarĂ«t “pĂ«lqejnĂ« tĂ« kenĂ« shumĂ« nxehtĂ«â€



Kompania furnizuese me energji elektrike KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë për vitin 2026 të rritet për 21.3 për qind.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila do të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo këtë propozim.

Sipas dokumenteve të aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.

Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro. Nëse rritja aprovohet, kjo do të jetë hera e tretë në katër vitet e fundit që çmimi i energjisë elektrike rritet.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite të enjten në Qendrën e Inovacionit të Kosovës, derisa ishte duke folur për kursimin e energjisë, tha se qytetarët pëlqejnë të kenë temperatura të larta brenda apartamenteve.

“Duhet me menaxhu faktin qĂ« po ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. PĂ«rveç qĂ« ngrohemi me rrymĂ«, ne ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. Temperaturat nĂ«pĂ«r dhoma i kemi dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta se sa qĂ« Ă«shtĂ« normale. Kena qejf nxehtĂ«â€, tha Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se menaxhimi i konsumit, sidomos për ngrohjen, është i rëndësishëm dhe se rritja ekonomike do të kërkojë përdorim më të madh të energjisë./Telegrafi.

Kurti nderon dëshmorët e Rogovës, Goden dhe Bishtazhit: Zbulohet Medaljoni për Ilir Merturin në Klinë



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulesës së medaljonit të kujtesës për Ilir Merturin në qytetin e Klinës, në parkun që mban gjithashtu emrin e tij.

Ky akt u realizua në kujtim të viktimave të tragjedive të fundjavës së janarit 1999, kur forcat serbe vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.

Sipas Kurtit, 21 luftĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« Vesel Avdylin, Naim Gashin dhe Ilir Merturin, ranĂ« duke mbrojtur popullatĂ«n civile, ndĂ«rsa nĂ«ntĂ« civilĂ« u ekzekutuan pa mĂ«shirĂ«.

“Medaljoni i kujtesĂ«s qĂ« zbuluam sot pĂ«r Ilir Merturin Ă«shtĂ« shenjĂ« e respektit shtetĂ«ror pĂ«r flijimin e tij dhe e angazhimit tonĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike. ËshtĂ« gjithashtu kujtesĂ« qĂ« na thĂ«rret çdo ditĂ«, qĂ« ta mbajmĂ« KosovĂ«n ashtu siç e deshĂ«n ata: tĂ« lirĂ«, tĂ« zhvilluar e tĂ« pĂ«rparuar, tĂ« denjĂ« pĂ«r sakrificĂ«n e tyre”, tha Kurti.

Kryeministri u përkul me nderim para të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe riafirmoi zotimin për dinjitet qytetar, drejtësi shoqërore dhe paqe të sigurt në Republikën e Kosovës.

“Lavdi dĂ«shmorĂ«ve Merturi, Gashi dhe Avdyli, dhe tĂ« gjithĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« tĂ« gjitha epokave tĂ« kombit shqiptar! Nderim tĂ« gjithĂ« martirĂ«ve tĂ« lirisĂ«â€, shtoi Kurti.

Ceremonia në Klinë shërben si një kujtesë e përhershme e sakrificës së dëshmorëve dhe përpjekjes për të ruajtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

❌