Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, apo 1,887 nga gjithsej 2,557 vendvotime të përfshira në këtë proces.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rinumërimi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe po vazhdon pa ndërprerje.
âNga fillimi i kĂ«tij procesi dhe deri mĂ« tani, mĂ« 27 janar 2026, ora 10:00, janĂ« rinumĂ«ruar rreth 74 pĂ«r qind apo 1,887 nga 2,557 vendvotimeâ, ka njoftuar Elezi.
Ai ka shtuar se procesi i rinumërimit tashmë është përmbyllur në 27 komuna, ndërsa në komunat e tjera po vazhdon sipas planifikimit të KQZ-së.
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit për secilin vendvotim dhe janë të qasshme për qytetarët në platformën zyrtare të rezultateve, në seksionin QNR > Rinumërim.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse, me qëllim të garantimit të transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor./Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat në mbi 70 për qind të vendvotimeve, apo 1804 nga 2557 vendvotime.
Në 25 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar.
âNĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« duke vazhduar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve sipas listĂ«s sĂ« vendvotimeve pĂ«r tĂ« cilat KQZ ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohenâ.
âNga fillimi i kĂ«tij procesi (e martĂ«, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri mĂ« tani (e hĂ«nĂ«, 26 janar 2026, ora 16:00) janĂ« rinumĂ«ruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotimeâ, ka njoftuar KQZ-ja.
Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e votave.
Fazliu deklaroi se në Prokurori janë dorëzuar emrat e 33 ish-kandidatëve për asamble komunale nga Ferizaj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të dorëzohen edhe emra nga komuna të tjera.
Ai tha se kërkesa në Prokurori ka të bëjë me zgjerimin e hetimeve që tashmë janë duke u zhvilluar për 28 dhjetorin, duke theksuar se bëhet fjalë për të njëjtët komisionerë zgjedhorë dhe për shkelje të natyrës së njëjtë.
Sipas tij, ekziston dyshim i bazuar se komisionerët që dyshohet se kanë kryer shkelje më 28 dhjetor, mund të kenë keqpërdorur vullnetin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.
Paralelisht, Fazliu njoftoi se i është drejtuar edhe KQZ-së me kërkesë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pas, siç tha ai, daljes në pah të provave të reja për keqpërdorime dhe manipulime. Ai theksoi se njëra nga kërkesat kryesore është rinumërimi i votave.
âNĂ« zgjedhje lokale edhe njĂ« votĂ« e bĂ«n diferencĂ«n. NĂ«se pas rinumĂ«rimit rezultati mbetet i njĂ«jtĂ«, atĂ«herĂ« mirĂ«, por nĂ«se ndryshon, do tĂ« kĂ«rkojmĂ« anulimin e procesitâ, deklaroi Fazliu.
Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me asgjësimin e fletëvotimeve, duke thënë se nuk ka hasur në asnjë njoftim zyrtar nga KQZ për këtë çështje.
âKam hulumtuar faqen e KQZ-sĂ« dhe nuk kam gjetur asnjĂ« njoftim zyrtar pĂ«r asgjĂ«simin e fletĂ«votimeve. Kam dĂ«gjuar se janĂ« asgjĂ«suar, por mungon njĂ« konfirmim zyrtarâ, tha Fazliu. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime.
Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.
KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi, duke siguruar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të riprocesohen.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, që nga fillimi i procesit të rinumërimit, të martën më 13 janar 2026 në orën 18:00, dhe deri të dielën, më 25 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557 vendvotime, duke përfaqësuar mbi 62% të totalit.
Procesi i rinumërimit do të përfundojë plotësisht në 23 komuna.
Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën online të KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku do të paraqiten pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi./Telegrafi/
Pas katĂ«r seancave dĂ«gjimore, gjyqtarĂ«t e procedurĂ«s paraprake vendosĂ«n qĂ« 21 tĂ« pandehurve: O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J, tâu caktohet paraburgimi pĂ«r njĂ« muaj, i cili mund tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 23 shkurt 2026.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu, ndaj një të pandehure, A.V., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje ryshfeti, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.
Ndërkohë, edhe ndaj një të pandehuri, G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit njëmujor deri më 23 shkurt 20206, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti
Nga Gjykata është bërë e ditur se vërtetësia e këtyre dyshimeve dhe argumentimi i fakteve do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale. /Telegrafi/
Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pas evidentimit të manipulimeve të mëdha gjatë procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 1,591 nga gjithsej 2,557 vendvotime, apo 62.22 për qind e totalit. Të dhënat e fundit janë publikuar më 25 janar 2026, në ora 08:11.
Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026, në ora 18:00, ndërsa deri më tani është përmbyllur rinumërimi në 22 komuna.
Rinumërimi po vazhdon sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni âĂ«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedohet me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«sâ.
Ai ka shtuar se KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të përfundojë gjatë javës në vazhdim.
Ndërkohë, për shkak të manipulimeve të dyshuara, Prokuroria në Prizren ka arrestuar 109 komisionerë.
Për 21 prej tyre është kërkuar paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një komisionere dyshohet për dy vepra penale, falsifikim të rezultatit të votimit dhe marrje ryshfeti.
Po ashtu, një vëzhgues dyshohet për veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti./Telegrafi/
PRISHTINĂ, 24 janar /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s bĂ«n tĂ« ditur sot se nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe RinumĂ«rimit (QNR) janĂ« rinumĂ«ruar deri mĂ« tani 1500 nga 2557 vendvotime, dhe kĂ«shtu procesi pĂ«rmbyllet plotĂ«sisht nĂ« 22 komuna.
âNĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« duke vazhduar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve sipas listĂ«s sĂ« vendvotimeve pĂ«r tĂ« cilat KQZ ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohenâ, njofton KQZ.
Sipas KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1500 nga 2557 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2557 të tilla, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.
PĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi, tĂ« nisur mĂ« 13 janar, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, do tâi hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 55% apo 1,423 nga 2,557 vendvotime.
âNĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, nĂ« hapĂ«sirĂ«n QNR > RinumĂ«rim, do tĂ« paraqiten rezultatet pas numĂ«rimit tĂ« çdo vendvotimiâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu të premten ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Sipas tij, gjithsej 121 persona janë ftuar për intervistim, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur, ndërsa një pjesë janë konstatuar si të pafajshëm.
Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave të identifikuar, ku shumica prej tyre janë komisionerë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, planifikohet të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.
PĂ«rfundimi i kĂ«tij procesi, tĂ« nisur mĂ« 13 janar, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, do tâi hapte rrugĂ«n KQZ-sĂ« pĂ«r tĂ« shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat u mbajtĂ«n mĂ« 28 dhjetor 2025.
âKomisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« duke u pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« rinumĂ«rimin e tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« mbetura, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. KQZ planifikon qĂ« procesi i rinumĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha vendvotimeve tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« javĂ«s nĂ« vazhdimâ, tha Elezi.
Më tej, ai ka shpjeguar se pavarësisht se procesi i rinumërimit i heq dilemat lidhur me rezultatet dhe mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, megjithatë, kjo është një e drejtë e subjekteve politike dhe kandidatëve, andaj KQZ do të presë paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të përmbyllë të gjithë procesin zgjedhor.
âPas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhorâ, ka shtuar ai.
Javën e ardhshme, më 28 janar, bëhen një muaj nga dita e zgjedhjeve kur qytetarët e Republikës së Kosovës votuan në zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Shpallja e rezultateve ishte planifikuar të bëhej deri më 19 janar, megjithatë, KQZ vendosi për rinumërim pas një verifikimi të kryer në 33 vendvotime, ku rezultoi se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyronin saktë votat në fletëvotime.
Sipas KQZ-së, meqenëse kemi të bëjmë me një proces që përfshin të gjitha vendvotimet, rezultati që do të vlejë në shpalljen e rezultateve përfundimtare do të jetë ai që do të dalë nga procesi i rinumërimit dhe jo nga numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. /kp/
Kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur nĂ« takim Koordinatoren Nacionale pĂ«r Zgjedhje, Laura Pula dhe Menaxherin e projektit strategjik âMbrojtja e votĂ«sâ, Besim Kusari.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Prizrenit dhe temë e diskutimeve të këtij takimi ishte zhvillimi i hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Republikës së Kosovës në regjionin e komunës së Prizrenit.
Kryeprokurori i Prizrenit, informoi se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajonin e komunës së Prizrenit, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, ka filluar grumbullimi i informatave të nevojshme sigurimi i provave relevante, që të vërtetohet kryerja e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor.
Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vazhdimin e procesit të hetimit në drejtim të mbledhjes së provave dhe sigurimit të dëshmive të nevojshme. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.
Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 është shoqëruar me zhvillime të shumta dhe vendime të rëndësishme institucionale, të cilat kanë nxjerrë në pah parregullsi serioze në administrimin dhe numërimin e votave në disa komuna të Kosovës.
Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve preliminare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar ankesa dhe raporte të shumta lidhur me parregullsi gjatë numërimit të votave, veçanërisht në nivelin e votave të kandidatëve brenda subjekteve politike
Por, çfarë ndodhi?
Fillimisht, KQZ ka marrë vendim që në 10 komuna të zhvillohet rinumërim i plotë i votave, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe adresimit të dyshimeve të ngritura.
Ky vendim u mor pas identifikimit të mospërputhjeve ndërmjet rezultateve të raportuara dhe materialeve zgjedhore.
Megjithatë, gjatë këtij procesi janë evidentuar raste të dyshimit vjedhjes së votave dhe manipulime brenda subjekteve politike, ku votat dyshohet se janë transferuar nga një kandidat te tjetri.
Si rezultat, KQZ mori një vendim të ri dhe më gjithëpërfshirës, duke urdhëruar që të gjitha 28 komunat e vendit të shkojnë në rinumërim të plotë të votave, në mënyrë që të garantohet transparenca dhe besueshmëria e rezultateve përfundimtare.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që anëtarët e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën e Prizrenit të shkarkohen nga detyra, për shkak të përgjegjësisë së dyshuar në parregullsitë e konstatuara.
KQZ ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë ngushtë me organet e drejtësisë për hetimin e plotë të rasteve dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
ĂfarĂ« thonĂ« njohĂ«sit e fushĂ«s?
Në lidhje me këtë situatë, analisti politik Mazllum Baraliu vlerëson se ky proces ka nxjerrë në pah defekte serioze në sistemin zgjedhor.
âProcesi paraprak kishte defekte nĂ« sistemin e llogaritjes dhe publikimit tĂ« rezultateve preliminare, gjĂ« qĂ« shkaktoi befasi, pritje dhe pakĂ«naqĂ«si si nĂ« opinion, ashtu edhe nĂ« partitĂ« politike. Procesi i rinumĂ«rimit po nxjerr nĂ« pah defekte serioze qĂ« janĂ« lejuar tĂ« ndodhin, si rasti i Prizrenit, por edhe nĂ« komuna tĂ« tjeraâ, ka deklaruar Baraliu.
Sipas tij, vendimi për rinumërim total po e zvarrit shpalljen dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në respektimin e afateve kushtetuese.
âJemi nĂ« ngushticĂ« kohore pĂ«r konstituimin e Kuvendit, formimin e QeverisĂ«, zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e buxhetit. Prandaj, KQZ duhet tĂ« angazhojĂ« kapacitete shtesĂ«, me punĂ« nĂ« tri ndĂ«rrime, 24 orĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« procesi tĂ« mos stĂ«rzgjatetâ, ka theksuar ai shkruan Telegrafi.
NdĂ«rkohĂ«, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI), nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Telegrafin e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« proces zgjedhor si njĂ« proces me âdy fytyraâ.
âSĂ« pari, kemi njĂ« imazh jashtĂ«zakonisht pozitiv tĂ« organizimit dhe administrimit tĂ« votimit nĂ« ditĂ«n e zgjedhjeve, transparencĂ«s sĂ« KQZ-sĂ« dhe shpejtĂ«sisĂ« nĂ« publikimin e rezultateve preliminare. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, kemi njĂ« nga cenimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« procesit zgjedhor pas vitit 2010, me skema manipulimi, nĂ« disa raste edhe industriale tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«veâ, ka deklaruar Cakolli.
Ai ka theksuar se qytetarët kanë treguar pjekuri të lartë demokratike, ndërsa integriteti i zgjedhjeve është cenuar nga komisionerë të caktuar.
âKjo situatĂ« dĂ«shmon nevojĂ«n e pashmangshme pĂ«r rishikimin e sistemit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave. Kalimi i numĂ«rimit nĂ« qendrat komunale ka rritur potencialin pĂ«r manipulime, pasi mjafton ndĂ«rhyrja e njĂ« zyrtari pĂ«r tĂ« deformuar tĂ«rĂ«sisht rezultatinâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Sipas Cakollit, zgjidhja afatgjate duhet të jetë kalimi në numërim digjital, i cili do ta zvogëlonte ndërhyrjen dhe do ta përshpejtonte ndjeshëm procesin.
âPersonat qĂ« kanĂ« kryer shkelje, manipulime apo keqpĂ«rdorime duhet tĂ« hetohen dhe tĂ« dĂ«nohen sa mĂ« parĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« raste tĂ« tilla tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten dhe dĂ«nimet tĂ« kenĂ« efekt parandaluesâ, ka pĂ«rfunduar Cakolli.
Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të bëhet në fillim të muajit shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.
Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve të mbetura, i cili po planifikohet të përmbyllet deri në fund të muajit janar.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar për dinamikën e punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
âAktualisht, numri i ekipeve tĂ« angazhuara nĂ« procesin e rinumĂ«rimit gjatĂ« njĂ« dite pune Ă«shtĂ« 76. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« kapacitet dhe numri i vendvotimeve tĂ« mbetura pĂ«r tâu rinumĂ«ruar, planifikojmĂ« dhe po bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje qĂ« i gjithĂ« procesi tĂ« pĂ«rmbyllet deri nĂ« fund tĂ« muajit janarâ, ka thĂ«nĂ« Elezi.
Elezi ka thënë se KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit, që sipas tij, mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, pasi rinumërimi mund të heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve.
âPas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, KQZ do tĂ« shpallĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre lidhur me kĂ«tĂ« rezultat nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme.
Natyrisht, procesi i rinumĂ«rimit i heq tĂ« gjitha dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« edhe nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen e kĂ«tyre ankesave dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhorâ, ka shtuar Elezi.
Sipas të dhënave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025.
Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi./kp/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skenderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152).
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave. /Telegrafi/
Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.
Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.
Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave, shkruan Evropa e Lirë.
Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.
Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Ai thekson se rinumërimi i votave pasohet edhe me procedura të tjera ligjore, përfshirë afatin prej dhjetë ditësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) - çka e ngushton edhe më shumë hapësirën kohore për përmbylljen e procesit.
Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.
âKĂ«sisoj, besoj se me njĂ« dinamikĂ« tĂ« tillĂ«, KQZ-ja mund tĂ« vijojĂ« me rinumĂ«rim tĂ« plotĂ«... sepse deri mĂ« tash janĂ« rinumĂ«ruar gati 600 kuti tĂ« votimit, qĂ« nĂ«nkupton se mbeten edhe rreth 2 mijĂ« tĂ« tjera. NĂ« rast se dyfishohet numri i tavolinave pĂ«r rinumĂ«rim, procesi mund tĂ« pĂ«rmbyllet mĂ« shpejtâ, shpjegon Cakolli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Pasojat e mundshme
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.
Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.
Duke iu referuar pĂ«rvojĂ«s sĂ« zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit - pas tĂ« cilave formimi i institucioneve u zvarrit pĂ«r disa muaj, pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar me zgjedhje tĂ« parakohshme mĂ« 28 dhjetor - Muhaxhiri paralajmĂ«ron se partitĂ« politike mund tâi shfrytĂ«zojnĂ« afatet ligjore pĂ«r bllokada tĂ« reja institucionale.
â... sepse edhe partitĂ« duhet tĂ« sqarohen pĂ«r çështjen e komisionerĂ«ve, pĂ«r çështjen e manipulimit tĂ« votave. Do tĂ« krijohen pengesa tĂ« mĂ«dha pĂ«rbrenda partive - gjĂ« qĂ«, pastaj, do tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« dobĂ«simin e tyre nĂ« raport me krijimin e koalicioneve tĂ« mundshme, ose tĂ« ndonjĂ« strategjie nĂ« raport me QeverinĂ« [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentitâ, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
âPolitikanĂ«t kosovarĂ« e kanĂ« dĂ«shmuar se kanĂ« kapacitete tĂ« pafundme pĂ«r bllokada dhe pĂ«r krijimin e pengesave nĂ« funksionimin normal tĂ« institucioneve. Prandaj, rreziku qĂ« kjo situatĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mbetet realâ, shton ai.
Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon - nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit - vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.
Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.
Cakolli paralajmĂ«ron se nĂ« situatĂ«n aktuale, me vonesat qĂ« pritet tĂ« shkaktojĂ« rinumĂ«rimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund tĂ« mos arrijĂ« tĂ« konstituohet deri nĂ« atĂ« kohĂ«, âe lĂ«re mĂ« tĂ« zgjidhet Qeveria e re dhe tĂ« votohet presidenti i ardhshĂ«mâ.
Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.
â... do tĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e KosovĂ«s nuk e parasheh njĂ« skenar tĂ« tillĂ«. Do tĂ« futemi nĂ« njĂ« tunel pa asnjĂ« dritĂ«, sepse askush nuk do tĂ« ketĂ« mundĂ«si institucionale ta zhbllokojĂ« situatĂ«nâ, thekson Muhaxhiri.
Ai shton se krijimi ose jo i njĂ« krize tĂ« tillĂ« institucionale mbetet ânĂ« ndĂ«rgjegjen e partive politikeâ, tĂ« cilat mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« pĂ«rshpejtimin ose vonesĂ«n e tĂ« gjitha procedurave.
Si mund të shmanget kriza?
EkspertĂ«t e proceseve zgjedhore paralajmĂ«rojnĂ« se pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« institucionale, partitĂ« politike duhet tâi pĂ«rshpejtojnĂ« procedurat e rinumĂ«rimit dhe tĂ« shmangin pĂ«rdorimin e afateve pĂ«r bllokada.
Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.
Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.
Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.
Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.
Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.
âBarra e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« bie mbi vetĂ« partitĂ« politike, sepse, fundja, vetĂ« KQZ-ja Ă«shtĂ« trup politik i pĂ«rbĂ«rĂ« prej tyre. Vendimet pĂ«r udhĂ«heqjen dhe pĂ«rmbylljen e procedurave sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, janĂ« nĂ« diskrecionin e tyreâ, pĂ«rfundon Cakolli.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (50/72).
Sipas të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka monitoruar në vazhdimësi procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore dhe do të ndërmarrë veprime për çdo dyshim për keqpërdorim të votave.
Sipas njoftimit për media thuhet se koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë rinumërimit, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në komunat ku ka përfunduar rinumërimi të fillojnë grumbullimin e informatave dhe provave relevante që mund të vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale lidhur me procesin zgjedhor.
âProkurorja Pula ka kĂ«rkuar gjithashtu qĂ« edhe nĂ« komunat ku rinumĂ«rimi nuk ka pĂ«rfunduar, menjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« tij tĂ« fillohet me procesin e grumbullimit tĂ« provave tĂ« nevojshmeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Zyra e Kryeprokurorit tĂ« Shtetit thekson se Prokurori i Shtetit do tĂ« mbetet i angazhuar pĂ«r ta mbrojtur votĂ«n e lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, dhe do tĂ« hetoj çdo rast, pĂ«r tĂ« cilin ka dyshime se Ă«shtĂ« keqpĂ«rdorĂ« â falsifikuar vota nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre dhe nga kushdo qoftĂ«./Telegrafi/
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar lidhur me manipulimin e votave ku nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve atij i janë larguar deri më tani 3 mijë e 414 vota.
Sipas tij, procesi ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij.
âMe atĂ« qĂ« pash nĂ« rinumĂ«rim, votat e mia janĂ« rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ«, duke u pĂ«rdorur emri im pĂ«r manipulime tĂ« papranueshme zgjedhore. Ky veprim pĂ«rbĂ«n jo vetĂ«m shkelje ligjore, por edhe akt tĂ« rĂ«ndĂ« moral dhe politikâ, ka shkruar Hasani.
Ai refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe siguron se qëndron pranë demokracisë dhe transparencës.
âUnĂ« refuzoj kategorikisht çdo votĂ« qĂ« nuk buron nga vullneti i lirĂ« i qytetarit. Nuk kam hyrĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« fituar me mashtrime, por pĂ«r tĂ« fituar me besim. Nuk kam nevojĂ« pĂ«r vota tĂ« vjedhura, sepse respektoj votĂ«n e ndershme mĂ« shumĂ« se çdo rezultatâ, u shpreh Hasani.
Hasani thekson gjithashtu rëndësinë e drejtësisë dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të ardhmen demokratike të vendit.
âDrejtĂ«sia nuk duhet tĂ« heshtĂ«. As unĂ« nuk do tĂ« hesht. UnĂ« do tĂ« vazhdoj tĂ« qĂ«ndroj nĂ« anĂ«n e qytetarĂ«ve, nĂ« anĂ«n e votĂ«s sĂ« lirĂ« dhe nĂ« anĂ«n e sĂ« vĂ«rtetĂ«s, edhe nĂ«se kjo rrugĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Ky reagim nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur vetĂ«m emrin tim, por pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« ardhmen demokratike tĂ« KosovĂ«sâ, ka shkruar ai. /Telegrafi/