Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shehi: Po presim nga SPAK, Berisha nuk inspiron më

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se protestat e PD-së nuk e kanë më peshën dhe efektin e nevojshëm politik. ”S’po protestojmë si në Teheran. Këto nuk janë protesta qytetare masive, por tubime militantesh që po lodhen javë pas jave”, deklaroi Shehi. Ai theksoi se pjesëmarrja e kufizuar tregon mungesën e një mesazhi të fortë politik dhe të figurave frymëzuese. Sipas tij, Sali Berisha nuk arrin më…

Source

Alketa Vejsiu si opinioniste në ”BBVA5” dhe hyrje të reja dhe emocione të forta

Sonte në ”Big Brother Albania Vip 5” është në rolin e opinionistes, Alketa Vejsiu. Në “Big Brother”, të gjithë kundër të gjithëve. Një deklaratë e pazaktontë që mund të trondisë shtëpinë do të transmetohet sot në Big Brother. Banorët nuk i janë bindur zarfit të zi, ndërsa Vëllai i Madh do të marrë masa.

Source

Kapri: Rama i frikësuar nga drejtësia, Shqipëria nuk është në shitje

Deputeti i Partisë ”Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të bërë në prani të përfaqësueses më të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke e cilësuar atë si një sinjal të rrezikshëm për orientimin strategjik të vendit. Për të Rama është kaq i trembur nga drejtësia, sa ka shkuar deri në kërcënimin e Perëndimit…

Source

Rama poston pamjet nga takimet në Emiratet e Bashkuara

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë ndau pamjet në rrjetet sociale nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të cilat nderojnë iniciativat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Source

Foto e makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje

Janë publikuar pamje të makinës që dyshohet se ndihmoi Altin Ndocin në arratisje këtë të martë nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv. Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e…

Source

Shqipëria në “top 10” shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë. Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën…

Source

Berisha me demokratët në Lezhë: PD ka treguar besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave

35-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, kreu Sali Berisha zhvilloi një takim atje, ku vlerësoi kontributin historik të demokratëve të këtij qarku dhe rolin e PD-së në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen që qytetarët e Lezhës i kanë dhënë ndër vite PD, duke e cilësuar një mbështetje të…

Source

Kedhi: Lëvizja Salianji është zgjedhje personale, PD ruan marrëdhënie të mira me SHBA

Çfarë po ndodh me aksionet e opozitës dhe lëvizja e ish-deputetit Ervin Salianji, si edhe marrëdhëniet e PD-së me Shtetet e Bashkuara. Nikola Kedhi, këshilltar pranë Grupit Parlamentar të PD-së nga departamenti “Brain Gain”, thotë se aksioni opozitar do të vijojë dhe se shoqëria shqiptare duhet të reagojë ndaj situatës aktuale në vend. Në lidhje me lëvizjen e ish-deputetit Ervin Salianji…

Source

BIRN: Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Source

Getinjo zbulon “sekretin” e Mozzik

Getinjo ka hedhur dritë mbi atë që fansat e hip-hopit shqiptar e kanë pritur prej vitesh: “Cari i mahallës” po rikthehet jo thjesht si referencë nostalgjike, por si album i plotë. Zbulimi vjen përmes një sinjali familjar dhe publik, me një mesazh të drejtpërdrejtë që ndezi rrjetet sociale. Në Instagram Story, Getinjo shkroi: Reni yt me fol valla! Qe plot vjet jom tu i prit kto lyricsa!

Source

Kurti fitoi zgjedhjet, ambasada e Amerikës: Gati të forcojmë partneritetin, të rifillojë dialogu strategjik mes dy vendeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet…

Source

Ministrja Spiropali dënon su*met masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali reagon për sulmin e fundit masiv që Rusia ndërmori kundër Ukrainës, i cili përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave balistike. ”Mbrëmë, bota u bë dëshmitare e një tjetër akti barbarie nga regjimi i Kremlinit kundër Ukrainës. Rreth 300 dronë sulmues, 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundruese, u lëshuan duke targetuar qëllimisht civilët…

Source

Forcat Operacionale në burgun e Durrësit, hetim shokëve të qelisë pas arratisjes së Ndocit

I paraburgosuri Altin Ndoci, një emër i njohur për drejtësinë dhe i akuzuar për vrasje të shumëfishta në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është arratisur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet spitalore, ku Ndoci ishte shoqëruar për vizita mjekësore. Forcat Operacionale të Burgjeve janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Burgut të Durrësit, ku Ndoci qëndronte i izoluar. Misioni i tyre është…

Source

VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku nga Fieri: Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij, situata drejt përmirësimit

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve në qarkun Fier, pasi sipas saj, lumi Seman është rikthyer në shtratin e tij. Komentet Balluku i bëri teksa ndodhej në Hasturkas, të Njësisë Administrative Libofshë në qarkun e Fierit, ku si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Seman ka pasur…

Source

Shqipëria, pikë mjalti apo treg i zhvatur?

Nga Përparim Kabo A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si “pikë mjalti” në Europë, ashtu siç u shpreh Kryeministri z. Edi Rama në ndërhyrjen e tij korrigjuese, duke theksuar se Shqipëria nuk është treg i vogël, siç u shpreh edhe një personalitet amerikan? Madje, këtij të fundit iu tha: “Ju do të prodhoni këtu, por tregu juaj do të jetë…

Source

Kryeministri Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kreu i qeverisë mori pjesë në samitin e zhvillimit të qëndrueshëm në Abu Dabi. ”Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed, përbën respektin dhe vlerësimin më të madh që i është dhënë ndonjëherë një Kryeministri shqiptar”…

Source

Agim Baçi: Berisha nuk frymëzon protesta të mëdha. Qeveria teknike? PD se kushtëzon dot Ramën

Analisti Agim Baçi duke folur për skenarin e një qeverie teknike e cila kërkohet me çdo kusht nga opozita, u shpreh shumë skeptik. Ai tha se nuk sheh pse kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë një zgjidhje të tillë. ”Si mund ta kushtëzojë PD Ramën për këtë?”, pyeti analisti, duke shtuar se qetësia e kryeministrit vjen edhe për faktin se përballë ka Sali Berishën, i cili ndodhet nën akuza dhe…

Source

FOTOLAJM/ Altin Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur ikën me vrap

Altin Ndoci i arrestuar nga SPAK-u, u arratis nga spitali i Durrësit. Një foto është bërë virale, ku shihet Ndoci teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza. Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ncoci u shoqërua këtë të martë për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, dy prej të cilëve e…

Source

Barinjtë nuk evakuohen, po qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë me sukses dy barinjtë që ishin shpallur të humbur prej disa orësh në zonën e Libofshës, në qarkun e Fierit. Ndonëse kontaktimi i tyre është bërë i mundur, situata mbetet e ndërlikuar pasi barinjtë refuzojnë të largohen nga zona e rrezikut. Dy barinjtë ndodhen aktualisht në zonën e përmbytur të Kularit, ku po qëndrojnë së bashku me rreth 200 krerë lopësh.

Source

Kur natyra flet më fort se diplomat

Nga Redi Shtino

Sa më shumë i largohemi dhe e kontrollojmë në forma e mënyra të paimagjinueshme më parë, aq më shumë duket sikur harrojmë forcën e saj krijuese/ekstreme, që rishfaqet në mënyrë pothuajse ciklike, me të njëjtën madhështi/superioritet.

E certifikojnë ndryshimet klimatike, në nivel planetar.

E certifikon këtë rritja eksponenciale e rasteve të alergjive dhe depresionit, po në nivel planetar. Sëmundjet e mijëvjeçarit të tretë.

E për të mbetur në temën e depresionit, sigurisht që moti tek personat fotosensibël dhe jo vetëm, ka influencë decisive në frekuencën e përfshirjes në fazat depresive. Besoj se janë pak personat që nuk kanë njohur shijen, ndër ata që po lexojnë këto rreshta.

Me pak fjalë ky mot e këto reshje, na e kanë rifreskuar të gjithëve, kujt më shumë e kujt më pak. Përjashtoj këtu personat dhe familjet që gjenden të përmbytur.

Tërësisht tjetër histori.

Ndër këto tone/nota të veshura me ngjyrën e motit të këtij fillim viti e ndër faqet e ndryshme të mediave sociale ndesha në një koment, në FB, të Taulant Mukës.

Fajësonte dikë dhe disa, për nivelin e ulët/inekzistent të Universiteteve dhe Diplomave në vend si shkaktarë të situatës së krijuar me përmbytjet.

Më ktheu automatikisht back në vitet kur punohej për reformimin e sistemit të kërkimit shkencor. Vitet 2017-2018 dhe po me të njëjtën shpejtësi në përmbytjet e fundit të ndodhura jo shumë muaj më parë në Francë, Zvicër dhe Italinë e Veriut.

Mbaj mend që disa diskutime teknike fundore që lidheshin me reshjet dhe aftësitë organizuese të përballimit të tyre kishin si pikë referimi kyçe dhe konstante, sasinë e reshjeve për orë. Pra sasinë e kondensimit dhe derdhjes së reshjeve për njësi matëse kohore. Në qoftë se deti ngrihet dhe derdhet nëpërmjet qiellit mbi qytetet tona, askush normalisht nuk ngre hipoteza paraprake përgjegjësie, por llogjikon në kufijtë e fatkeqësisë natyrore, siç konsiderohen tërmetet, vullkanet e të tjera.

Të tilla janë fenomenet ekstreme të ndryshimeve klimatike sot.

Më erdhi instinktivisht të pyes Mukën, se si njeri i shkencës që është duhet t’i dispononte këto të dhëna teknike/specifike duke qenë se njerëzit e shkencës flasin me evidenca materiale dhe jo hipoteza eventuale, por nuk nxitova dhe kërkova të kuptoj paraprakisht evidencat e tij mbi lidhjen e situatës me nivelin universitar dhe të diplomave përkatëse. Duke shpresuar se e njoh mjaftueshëm situatën universitare në vend, kërkova të kuptoj më shumë lidhur me atë të vendeve të sipërpërmendura. Çfarë mund të kishte ndodhur vallë me Zvicrën, Francën dhe Italinë, vitet e fundit, në nivel universitar, që ndodhin përmbytje të tilla. Çfarë ka ndodhur që vitet e fundit këto fenomene janë kthyer me një frekuencë kaq të lartë?

Përgjigjja është po aq frekuente në të gjitha mediat sociale dhe tradicionale të këtyre vendeve, por mungon diçka.

Në asnjërën prej tyre nuk gjeta dikë që të fajësojë për këtë sistemin universitar apo cilësinë e diplomave të lëshuara, sepse po të ishte kaq e thjeshtë nuk do bëheshin samite, kongrese e konferenca pafund, në nivel global, për t’u përballur me impaktin e ndryshimeve klimatike në planet.

Kujt i duket normal kontrasti ekstrem ndërmjet dimrave super të thatë të viteve të fundit dhe reshjeve të këtij viti.

Përgjigjen sigurisht nuk e pres nga Muka që duhet ta lexojë dikush që të mund të tjerrë pëlhurën e tij penelopiane e që po merr gjithnjë e më shumë trajtat e Ahmetes me fantashkencën e ngjyrave dhe formave të ylberit.

Përgjigjen do ua kërkoj me shkrim Universiteteve publike e private të këtyre vendeve, që çojnë dëm fondet publike e nuk gjejnë zgjidhje për përmbytjet që i përfshijnë, kaq shpesh.

❌