❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Dortmundit në verë



Barcelona po përqendrohet te një mbrojtës qendre për verën e ardhshme, por nuk përjashtohet edhe përforcimi në pozicione të tjera, përfshirë edhe krahun e djathtë

Aktualisht, blaugranasit kanĂ« vetĂ«m Jules Kounde si njĂ« mbrojtĂ«s “natyral” tĂ« djathtĂ«, edhe pse vetĂ« francezi Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«rmbrojtĂ«s i konvertuar.

Eric Garcia ka performuar mirë në këtë pozicion gjatë vitit 2025, por nuk ka alternativa të tjera të qarta për Kounde në skuadër, ndërsa Garcia shpesh përdoret në pozicione të tjera.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona Ă«shtĂ« e interesuar tĂ« rekrutojĂ« njĂ« alternativĂ« mĂ« sulmuese pĂ«r Kounde, pasi kjo mund t’i ofrojĂ« Hansi Flick njĂ« mjet shtesĂ« dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar hapĂ«sirĂ«n qĂ« krijon Lamine Yamal mĂ« pĂ«rpara, çka shpjegon edhe lidhjet me Joao Cancelo.

Një nga emrat që është lidhur me Barcelona këtë sezon është Julian Ryerson i Borussia Dortmund.

Gazeta katalanase thekson se blaugranasit kanë rritur përpjekjet e skautimit për Ryerson dhe, gjatë muajve të ardhshëm, do të ndjekin me kujdes progresin e tij, duke e vlerësuar si një blerje të mundshme afatmesme.

Ryerson Ă«shtĂ« mbrojtĂ«s i djathtĂ«, por sĂ« fundmi ka luajtur si mesfushor krahu dhe gjithashtu ka performuar mirĂ« si qendĂ«rmbrojtĂ«s i tretĂ« si dhe nĂ« krahun e majtĂ« – njĂ« shkathtĂ«si shumĂ« e vlefshme pĂ«r njĂ« skuadĂ«r qĂ« ka vetĂ«m shtatĂ« mbrojtĂ«s.

Mendohet se Ryerson mund të plotësojë mirë Lamine Yamal në sulm dhe fakti që ka mundur Yan Couto për vendin e tij shihet si një avantazh i madh në CV-në e tij./Telegrafi/

Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të klubit të madh spanjoll



Sevilla ka qenĂ« prej disa muajsh nĂ« bisedime pĂ«r ndryshimin e pronĂ«sisĂ« sĂ« klubit, por kĂ«tĂ« javĂ« situata ka marrĂ« njĂ« kthesĂ« tĂ« papritur – drejt Sergio Ramosit.

Mbrojtësi veteran raportohet se është përfshirë drejtpërdrejt në bisedimet për marrjen në dorë të klubit ku u formua si futbollist.

Ramos u rrit te Sevilla përpara se të transferohej te Real Madridi dhe për shumë vite pati një marrëdhënie të tensionuar me tifozët e klubit të fëmijërisë së tij.

MegjithatĂ«, ai duket se i rregulloi kĂ«to marrĂ«dhĂ«nie gjatĂ« rikthimit tĂ« dytĂ« te Sevilla, i cili pĂ«rfundoi 18 muaj mĂ« parĂ«, pas njĂ« sezoni tĂ« vetĂ«m nĂ« ‘Ramon Sanchez Pizjuan’.

Deri së fundmi, dukej se një konsorcium amerikan ishte në pozicionin më të favorshëm për të marrë në pronësi klubin, me Antonio Lappi dhe Fede Quintero në krye të ofertës.

Megjithatë, pas kryerjes së raportit të verifikimit financiar mbi Sevillën, oferta ka rënë nga 3.4 mijë euro për aksion në vetëm 2.7 mijë euro për aksion, siç raportohet nga Muchodeporte dhe është përcjellë nga Diario AS. Si pasojë, besohet se negociatat janë bllokuar.

Pas raportimeve fillestare se Sergio Ramos kishte shprehur interes pĂ«r t’u bĂ«rĂ« investitor minoritar te Sevilla, Cadena Cope zbulon se nĂ« fakt Ramos po udhĂ«heq grupin e tij tĂ« investimit pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e klubit dhe tashmĂ« ka paraqitur njĂ« ofertĂ« zyrtare pĂ«r aksionarĂ«t.

Kjo ofertë rezulton të jetë më e larta e bërë deri tani, ndërsa grupi i investitorëve ka vendosur besimin e plotë te Ramos për të qenë fytyra dhe zëri i projektit të ri./Telegrafi/

Dy yjet që e shohin të ardhmen e tyre larg Barcelonës



Barcelona e nis vitin 2026 me një situatë të pazakontë në zyrat e klubit.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, klubi e fillon vitin e ri kalendarik me dy lojtarë të ekipit të parë që janë në pozitë të negociojnë lirshëm të ardhmen e tyre: Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë më 30 qershor dhe ata tashmë mund të shqyrtojnë oferta pa pasur nevojë të kalojnë përmes drejtuesve sportivë të klubit.

Rasti i Robert Lewandowskit është më i bujshmi. Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi po i afrohet fazës përfundimtare të karrierës së tij me një të ardhme plotësisht të hapur.

VazhdimĂ«sia e tij te Barcelona nuk pĂ«rjashtohet, por do tĂ« varet tĂ«rĂ«sisht nga vullneti i klubit dhe roli qĂ« ata dĂ«shirojnĂ« t’i besojnĂ« sezonin e ardhshĂ«m.

Ai ka shënuar tetë gola në 18 ndeshje zyrtare mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit. Megjithatë, roli dhe rëndësia e tij kanë rënë krahasuar me sezonet e mëparshme.

Situata e Andreas Christensen është krejtësisht e ndryshme. Mbrojtësi danez kishte një të ardhme të pasigurt për shkak të aktivizimit të kufizuar, madje duke u kaluar edhe nga zgjidhje të improvizuara në mbrojtje.

Megjithatë, skenari i tij ndryshoi rrënjësisht pas pësimit të një dëmtimi serioz në gju.

Çarja e ligamentit, e cila mund ta mbajĂ« jashtĂ« fushave pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« sezonit, ka ndikuar ndjeshĂ«m nĂ« pozicionin e tij nĂ« treg.

Christensen është pa kontratë, i dëmtuar dhe vlera e tij sportive është pezulluar në afat të shkurtër./Telegrafi/

Raul i thotë të gjitha: Messi është më i mirë se Ronaldo dhe Zidane



Legjenda e Real Madridit, Raul, ka befasuar opinionin futbolldashĂ«s duke lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« pĂ«rkatĂ«sinĂ« klubore dhe duke e shpallur Lionel Messin mĂ« tĂ« madh se ikonat e “Los Blancos”, si Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

Ndryshe nga shumica e figurave tĂ« lidhura fort me “Santiago Bernabeu”, tĂ« cilĂ«t zakonisht zgjedhin CR7 nĂ« debatin e pĂ«rhershĂ«m pĂ«r lojtarin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave, Raul e pranon hapur se magjia e argjentinasit ka epĂ«rsi ndaj fuqisĂ« sĂ« portugezit, shkruan Goal.com.

Debati i përjetshëm vazhdon

Messi ka qenĂ« pĂ«r vite me radhĂ« “makthi” i Real Madridit, ndĂ«rsa pĂ«rplasjet e tij epike me Cristiano Ronaldon shĂ«nuan njĂ« epokĂ« tĂ« tĂ«rĂ« tĂ« futbollit botĂ«ror.

Gjatë dy dekadave, dy superyjet fituan së bashku 13 Topa të Artë, duke e çuar nivelin e shkëlqimit individual në kufij të paparë më parë.

Edhe në fillim të vitit 2026, të dy vazhdojnë të jenë aktivë. Messi ka kontratë me fituesit e MLS Cup, Inter Miami, deri në vitin 2028, ndërsa Ronaldo është i lidhur me Al-Nassr me një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në fushë edhe pas ditëlindjes së tij të 42-të.

Pse Messi është mbi të gjithë

Raul, i cili shënoi 323 gola në 714 paraqitje për Real Madridin, ka luajtur me disa nga futbollistët më të mëdhenj në histori, por sërish Messin e vendos në majë.

“Kam pasur fatin tĂ« luaj me lojtarĂ« si Zidane, Cristiano, Ronaldo, Figo
 por mendoj se Messi Ă«shtĂ« mĂ« i miri. Ai Ă«shtĂ« shumĂ« ndryshe. I bĂ«n gjĂ«rat tĂ« duken tĂ« lehta; ato qĂ« pĂ«r tĂ« tjerĂ«t duken tĂ« pamundura, ai i bĂ«n sikur po luan nĂ« rrugĂ« me miqtĂ«â€, u shpreh Raul.

Ylli i ri që po vjen

Edhe pse Messin e konsideron më të madhin e të gjitha kohërave, Raul pranon se një tjetër produkt i akademisë legjendare La Masia mund të dominojë futbollin në të ardhmen e afërt. Ai veçon Lamine Yamal, talentin adoleshent që po thyen rekorde që nga debutimi në moshën 15-vjeçare.

Tashmë 18-vjeçar, Yamal ka fituar titullin e La Ligës dhe Kampionatin Evropian, ndërsa vitin 2025 e mbylli si i dyti në renditjen për Topin e Artë. Megjithatë, Raul paralajmëron se mbi të nuk duhet ushtruar presion i tepruar.

“TĂ« gjithĂ« e dimĂ« se do tĂ« jetĂ« njĂ« lojtar i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por Lamine nuk duhet tĂ« jetĂ« shtylla e KombĂ«tares sĂ« SpanjĂ«s. Ka lojtarĂ« mĂ« me pĂ«rvojĂ« qĂ« duhet ta ndihmojnĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ai tĂ« jetĂ« protagonist pa u ndjerĂ« i detyruar tĂ« na shpĂ«tojĂ« çdo ndeshje”, theksoi Raul.

A do ta arrijë Yamal madhështinë?

Për shkak të stilit të lojës dhe faktit se është majtak që kalon lehtë kundërshtarët, Yamal krahasohet vazhdimisht me Messin. Edhe pse ai përpiqet të ndërtojë rrugën e tij, është e vështirë të shmangë hijen e futbollistit më të trofeshëm në histori.

Shumë parashikojnë se Yamal mund të ndjekë hapat e Messit dhe të bëhet fitues i shumëfishtë i Topit të Artë, por për momentin, Lionel Messi mbetet i pakonkurrencë në krye, si më i madhi i të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më të zhvlerësuar të vitit 2025



Phil Foden ka pësuar rënien më të madhe të vlerës së tregut nga çdo lojtar i ligave më të larta të futbollit në vitin 2025, me faqen e specializuar të statistikave dhe transferime Transfermarkt që vlerëson se ylli i Manchester City ka humbur rreth 52 milionë funte pavarësisht shenjave të një rikthimi në formë.

Vlera e tij ra ndjeshëm gjatë një periudhe të vështirë për Cityn sezonin e kaluar, edhe pse ai arriti të shënonte 13 gola në 49 paraqitje.

Ky sezon ka qenë më inkurajues, me Fodenin që është rikthyer në formacionin e Anglisë dhe ka kontribuar me gola dhe asistime, ndërsa City mbetet në garë për titull. Megjithatë, vlera e tij e vlerësuar ka rënë në rreth 69.7 milionë funte, rënia më e madhe në të gjitha ligat kryesore të Evropës.

Shoku i skuadrës, Rodri, vjen menjëherë pas tij, pasi humbi gati 48 milionë funte në vlerë, kryesisht për shkak të problemeve afatgjata me lëndimet dhe një rikthimi të ngadaltë në aksion.

I treti në listën e lojtarëve me zhvlerësimin më të madh është ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili tani vlerësohet 43.5 milionë funte më pak.

Pas tij vijnë Gavi i Barcelonës dhe Rodrygo Goes i Real Madridit, me të dy lojtarët që janë zhvlerësuar gjatë vitit 2025 për lotë 34.8 milionë funte.

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, gjithashtu ka parë një rënie të vlerësimit të tij me pak më shumë se 30 milionë funte, me lëndimet që luajnë një rol të rëndësishëm.

Zhvlerësim gjatë 2025-tët pati edhe Bernardo Silva i Cityt, i cili pati rënie çmimi prej 28.7 milionë funte.

Florian Wirtz i Liverpoolit është gjithashtu në dhjetëshen e parë, me rreth 26 milionë funte që i humbën çmimin pas një sezoni të parë sfidues pas transferimit të tij rekord britanik.

Në fund, emra të mëdhenj si Eduardo Camavinga dhe Ronald Araujo gjithashtu kanë pasur zhvlerësim prej 26 milionë funtesh, duke nënvizuar se si forma, gjendja fizike dhe paqëndrueshmëria e klubit kanë nxitur disa nga zhvlerësimet më të mëdha të futbollit këtë vit. /Telegrafi/

Dy yjet e Barcelonës janë të lirë që në janar të fillojnë bisedimet me klubet tjera



Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen do të jenë të lirë të zhvillojnë bisedime me klube të tjera duke filluar nga e enjtja, 1 janar 2026.

Dyshja janë aktualisht lojtarët e vetëm te Barcelona kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2026.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, çdo futbollist që hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij ka të drejtë të negociojë lirshëm me klube të tjera, pa pasur nevojë për miratimin e klubit aktual.

NĂ« rastin e Robert Lewandowskit, raportohet se Barcelona ende nuk ka hapur bisedime konkrete pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s. Sulmuesi polak mbetet njĂ« nga figurat kryesore tĂ« skuadrĂ«s katalanase, por e ardhmja e tij afatgjatĂ« nĂ« “Camp Nou” Ă«shtĂ« ende e paqartĂ«.

Situata e Andreas Christensen paraqitet disi ndryshe. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e Barcelonës e kanë inkurajuar mbrojtësin danez me një ofertë për kontratë të re, edhe pse ai ka pësuar së fundmi një dëmtim serioz.

Ky veprim shihet si shenjë besimi ndaj lojtarit dhe vlerësimit të rolit të tij në projektin e klubit.

Megjithatë, duke qenë të lirë të bisedojnë me klube të tjera nga janari, si Lewandowski ashtu edhe Christensen mund të shqyrtojnë alternativa të reja për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Modric: Mourinho e bëri Ronaldon të qante te Real Madridi



Mesfushori kroat i Milanit, Luka Modric, deklaroi të mërkurën se Jose Mourinho ishte një trajner kaq i rreptë gjatë kohës së tyre te Real Madrid, sa që njëherë e bëri Cristiano Ronaldon të qante.

“E pashĂ« qĂ« e bĂ«ri Cristiano Ronaldon tĂ« qante nĂ« dhomĂ«n e zhveshjes, njĂ« njeri qĂ« jep gjithçka nĂ« fushĂ«, vetĂ«m pse njĂ« herĂ« nuk i bĂ«ri presion mbrojtĂ«sit kundĂ«rshtar”, tha Modric pĂ«r gazetĂ«n italiane Corriere della Sera.

Ronaldo, tashmë 40 vjeç dhe te Al Nassr, u stërvit nga Mourinho në Madrid për tre vite, nga 2010 deri në 2013 dhe rrëfimi i Modricit për këtë moment emocional pasqyron marrëdhënien e tyre shpesh të tensionuar, e cila është përshkruar në detaje në një biografi të Ronaldos nga gazetar veterani spanjoll Guillem Balague, botuar në vitin 2015.

Modric luajti te Real Madridi me Ronaldon për gjashtë sezone nën drejtimin e Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane dhe Rafa Benitez.

Ronaldo, qĂ« luajti nĂ«ntĂ« sezone pĂ«r ‘Los Blancos’, Ă«shtĂ« pesĂ« here fitues i Topit tĂ« ArtĂ«. Me Real Madridin ai fitoi katĂ«r herĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, tre herĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube dhe SuperkupĂ«n e UEFA-s, dy herĂ« titullin e La LigĂ«s, dy Kupa tĂ« Mbretit dhe dy Superkupa tĂ« SpanjĂ«s.

Mourinho ishte trajneri që e transferoi Modricin nga Tottenham Hotspur dhe besimi i tij te mesfushori u shpërblye. Ata fituan së bashku Superkupën e Spanjës, ndërsa ndikimi i Modricit te e ardhmja e Madridit u bë i qartë.

PavarĂ«sisht momenteve tĂ« tensionuara, Modric e pĂ«rshkroi Mourinhon si “tĂ« veçantĂ«".

“Si trajner dhe si person, ai ishte ai qĂ« mĂ« donte te Real Madrid. Pa Mourinhon, unĂ« kurrĂ« nuk do tĂ« kisha ardhur. MĂ« vjen keq qĂ« e pata vetĂ«m njĂ« sezon pranĂ« tij”, ka deklaruar kroati./Telegrafi/

Ylli i Bayernit kontakton Hansi Flickun për të diskutuar transferimin te Barcelona



Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, duket se do të largohet gjatë kësaj vere, dhe tashmë është bërë e ditur se ai do të ishte i hapur për një transferim në La Liga. Aq më tepër, ai ka qenë në kontakt me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, lidhur me këtë ide.

Goretzka ka kontratë me Bayernin deri verën e ardhshme dhe, ndonëse klubi bavarez raportohet se po kërkon rinovimin e marrëveshjes së tij, mesfushori me përvojë po shqyrton seriozisht një lëvizje jashtë Gjermanisë.

Tottenham Hotspur, Napoli dhe Atletico Madrid janë lidhur të gjithë me një transferim të mundshëm të Goretzkës, me dy klubet e fundit që thuhet se janë veçanërisht të interesuara për shërbimet e 30-vjeçarit.

Sipas Mundo Deportivo, Goretzka ka qenë në kontakt me Flickun dhe e ka bërë të qartë se do të ishte i lumtur të luante sërish nën drejtimin e tij. Goretzka ishte një nga lojtarët që spikati më shumë te Bayern gjatë periudhës së suksesshme të Flickut në Bavari.

Të dy kanë bashkëpunuar ngushtë edhe më pas, me Flickun që mori drejtimin e kombëtares gjermane, ku kishte nën urdhra edhe Goretzkën.

Edhe pse Barcelona nuk po e konsideron prioritet përforcimin e mesfushës, Flick më herët ka lënë të kuptohet se do të ishte i interesuar për një transferim të Goretzkës.

Në janarin e kaluar, kur blaugranët po kalonin vështirësi, Flick ishte i prirur të sillte një mesfushor dominues dhe kishte shprehur interes të madh për një huazim të Goretzkës në atë periudhë./Telegrafi/

Legjenda e Real Madridit përfundon në spital pasi pësoi sulm në zemër



Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit dhe i Brazilit, Roberto Carlos, po rikuperohet në spital pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Roberto Carlos, 52 vjeç, e kreu ndërhyrjen kirurgjikale në Brazil, pasi fillimisht ishte shtruar në spital për të kryer ekzaminime në këmbë.

Burime pranë fituesit të Kupës së Botës 2002 kanë bërë të ditur se ai ndodhet tashmë në proces rikuperimi.

Roberto Carlos i dha fund karrierës së tij si futbollist në vitin 2012, pas një karriere profesionale që zgjati 21 vite dhe përfshiu periudha te Palmeiras, Inter, Real Madrid, Fenerbahce, Corinthians dhe Anzhi Makhachkala.

Ai kaloi 11 vite te Real Madridi, nga 1996 deri në 2007, duke fituar katër tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në tri raste. Aktualisht, ai mban një rol ambasadorial në klub.

🚹 Roberto Carlos has been hospitalized after suffering a heart attack in Brazil.

He is now out of danger, but is still under observation at the hospital. @elchiringuitotv

PRAYERS UP AND SPEEDY RECOVERY. 🙏 pic.twitter.com/Q9WIQC0Dhy
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 31, 2025

I konsideruar gjerësisht si një nga mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit, Roberto Carlos zhvilloi 125 ndeshje me kombëtaren e Brazilit nga viti 1992 deri në 2006.

Ai ishte pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 dhe që arriti në finale në vitin 1998, ndërsa në dhjetor u pa edhe në shortin e Kupës së Botës 2026 në Uashington DC.

Ish-reprezentuesi brazilian ishte i njohur për aftësitë e tij në goditjet standarde, me golin e shënuar ndaj Francës në vitin 1997 që shpesh cilësohet si goditja e dënimit më e bukur e të gjitha kohërave.

Ai u rikthye për pak kohë nga pensionimi në vitin 2015, si pjesë e një roli lojtar-trajner te skuadra indiane, Delhi Dynamos, përpara se të largohej nga klubi në vitin 2016./Telegrafi/

Real Madridi finalizon marrĂ«veshjen me sulmuesin – sĂ« shpejti pritet njoftimi



Real Madrid nuk do të bëjë asnjë përforcim gjatë afatit kalimtar dimëror, por mund të ketë një njoftim në lidhje me një kontratë të re.

Zyrtarët e klubit kanë rinovuar kontratat e disa lojtarëve gjatë 12 muajve të fundit, dhe njëri prej tyre ka qenë Brahim Diaz.

Brahim, i cili aktualisht po shkëlqen me Marokun në Kupën e Afrikës së Kombeve, ka pasur vështirësi për të siguruar minuta të rregullta këtë sezon, por pavarësisht kësaj, ai mbetet një pjesë e vlerësuar e skuadrës së Xabi Alonsos.

Kjo është bërë e qartë nga fakti se ai ka rënë dakord për një kontratë të re gjatë verës, siç raporton Marca.

Ishte në muajin qershor që Brahim arriti një marrëveshje me Real Madridin për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Kontrata e tij e mëparshme ishte parashikuar të skadonte pas 18 muajsh, gjë që do të kishte krijuar pasiguri për të ardhmen e tij, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar apo prezantim nga klubi.

Real Madrid e konsideron Brahimin një lojtar të rëndësishëm, ndaj edhe e ka lidhur atë me klubin për disa vite të tjera.

Koha për ta bërë rinovimin zyrtar do të vijë, por kjo nuk do të ndodhë të paktën deri pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës./Telegrafi/

Kandidati për president i Barcelonës zbulon planin strategjik për rikthimin e Messit



Në vitin 2026, Barcelona do të zhvillojë zgjedhjet e radhës për president, me një numër kandidatësh të vendosur për të rrëzuar Joan Laportën.

NjĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« Marc Ciria, fushata e tĂ« cilit mban emrin “Moviment 42”.

Ciria, me formim në ekonomi dhe financë, e sheh veten si kandidatin ideal për të zgjidhur problemet financiare të Barcelonës.

Siç i ka thënë ai Sport, këtë synon ta realizojë duke rikthyer Lionel Messin në klub, i cili ka një marrëdhënie të vështirë me Laportën.

“Leo Messi Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« globale. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se ai ngjall zili, dhe ne duhet tĂ« marrim shembull nga shumĂ« gjĂ«ra, sepse ai ka profesionistĂ« tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« çdo aspekt”.

“Pra, kjo nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me tĂ« shkuarit pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« njĂ« barbecue, por me propozimin e njĂ« projekti real, nĂ« tĂ« cilin Leo Messi Ă«shtĂ« njĂ« partner strategjik pĂ«r klubin”.

“Rrethi dhe njerĂ«zit qĂ« marrin vendime bashkĂ« me Leo Messin kanĂ« njĂ« projekt pĂ«r tĂ« qĂ« ai tĂ« jetĂ« partner strategjik nĂ« tĂ« gjitha fushat ku ne kemi urgjentisht nevojĂ« tĂ« rrisim tĂ« ardhurat”.

“VetĂ«m njĂ« fakt: aktualisht ne po gjenerojmĂ« 994 milionĂ« euro tĂ« ardhura. NĂ« vitin financiar 2017/18, me atĂ« qĂ« pĂ«r mua ishte bordi mĂ« i keq drejtues nĂ« historinĂ« e klubit, ne gjeneronim 990 milionĂ« euro”.

“NĂ«se aplikojmĂ« vetĂ«m inflacionin dhe koston e jetesĂ«s, Barça sot duhet tĂ« ishte nĂ« 1.2 miliardĂ« euro tĂ« ardhura”.

“Ose e kuptojmĂ« qĂ« Leo Messi Ă«shtĂ« strategjik, jo pĂ«r sot, por pĂ«r tĂ« ardhmen e klubit dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur e ruajtur modelin e pronĂ«sisĂ«, ose nuk po e kuptojmĂ« botĂ«n e sportit”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

​Barcelona pret tĂ« ardhura marramendĂ«se kur Camp Nou tĂ« funksionojĂ« me kapacitet tĂ« plotĂ«



Barcelona thuhet se po mbĂ«shtetet te projekti i “Spotify Camp Nou” si gurthemeli i rimĂ«kĂ«mbjes sĂ« tyre financiare afatgjatĂ«.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Manel del Rio, duke folur për TV3, përshkroi afatet kohore dhe parashikimet e lidhura me rihapjen graduale të stadiumit.

Barça është duke pritur një licencë të tretë komunale për të hapur tribunën veriore dhe seksionin e tifozëve, gjë që do ta rriste kapacitetin në 62,000.

“Kjo do tĂ« na lejojĂ« tĂ« arrijmĂ« 62,000 vende dhe qĂ« mĂ« shumĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« shijojnĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shtĂ«pia e tyre, Spotify Camp Nou”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Del Rio.

Ky hap mund të vijë që në ndeshjen e parë në shtëpi të vitit 2026 kundër Oviedos më 24 ose 25 janar, në varësi të miratimit të komunës.

Duke parë më tej në të ardhmen, klubi pret të arrijë 105,000 vende sezonin e ardhshëm, edhe pa çati. "Sezonin e ardhshëm presim të arrijmë 105,000 vende, pa çati, por me zonat VIP dhe nivelin e tretë plotësisht funksionale", shpjegoi ai.

Me stadiumin plotësisht funksional, Barcelona parashikon të ardhura vjetore prej rreth 360 milionë eurosh, një shifër kyçe në përballimin e një borxhi prej rreth 1.4 miliardë eurosh.

Del Rio minimizoi shqetĂ«simet nĂ« lidhje me borxhin, duke deklaruar: “Klubet me mĂ« shumĂ« borxhe zakonisht janĂ« edhe ato me tĂ« ardhurat mĂ« tĂ« larta. NĂ«se asetet tejkalojnĂ« detyrimet, nuk Ă«shtĂ« problem. Tani pĂ«r tani, Ă«shtĂ« njĂ« borxh i qĂ«ndrueshĂ«m”

Ai foli me njĂ« ton optimist pĂ«r tĂ« ardhmen e klubit. “Rruga Ă«shtĂ« shumĂ« pozitive. Rruga e BarcelonĂ«s Ă«shtĂ« e Ă«mbĂ«l, Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« force”, tha ai, pĂ«rpara se tĂ« shtonte: “Kam luajtur shumĂ« futboll, jam tifoz i futbollit dhe mbĂ«shtetĂ«s i BarcelonĂ«s”. /Telegrafi/

Lëndohet Mbappe, i thotë lamtumirë Superkupës së Spanjës



Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim së fundmi, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme me skuadrën e tij.

Mbappe u stërvit mirë me Real Madridin këtë javë, por ka pësuar një dëmtim në gju gjatë njërës prej seancave stërvitore.

Sipas gazetĂ«s franceze L’Equipe, Kylian Mbappe do tĂ« mungojĂ« pĂ«r tre javĂ«t e ardhshme pasi pĂ«soi njĂ« dĂ«mtim nĂ« stĂ«rvitje.

Kylian Mbappé touché à un genou et forfait trois semaines.

L'attaquant français du Real Madrid Kylian MbappĂ© a passĂ© une IRM ce mercredi. Il est indisponible pour trois semaines au moins âžĄïž https://t.co/xFIhoATmmy pic.twitter.com/2po2uyh8Gl
— L'Équipe (@lequipe) December 31, 2025


“Pas testeve tĂ« kryera sot te lojtari ynĂ« Kylian Mbappe nga ShĂ«rbimet MjekĂ«sore tĂ« Real Madridit, atij i Ă«shtĂ« diagnostikuar njĂ« shtrembĂ«rim nĂ« gjurin e majtĂ«. Rikuperimi i tij do tĂ« monitorohet”, thuhet nĂ« njoftim e Real Madridit.

Francezi ka kohë që vuan nga ky problem në gju, duke e detyruar të humbasë ndeshjen e humbur 2-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Parte médico de Mbappé.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 31, 2025

Një skanim me rezonancë magnetike më herët të mërkurën, më 31 dhjetor, konfirmoi se Mbappe kishte nevojë për tri javë pushim për t'u rikuperuar, duke bërë ai të humbasë Superkupën e Spanjës e cila zhvillohet në fillim të janarit.

Në ndeshjen e parë më 8 janar, Los Blancos luajnë ndaj Atletico Madridit dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshen me fituesin e takimit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

Ndryshe, francezi është golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 29 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Holanda e vajtojnë ikjen e Huijsen te Spanja - zbulohen prapaskenat si ndryshoi mbrojtësi kombëtaren



Holanda po e pĂ«rjeton si njĂ« humbje tĂ« madhe largimin e Dean Huijsen drejt kombĂ«tares sĂ« SpanjĂ«s, njĂ« vendim qĂ« sipas NOS i ka kushtuar “Oranjes” njĂ« mbrojtĂ«s tĂ« sĂ« ardhmes me potencial tĂ« nivelit botĂ«ror.

Huijsen, i lindur nĂ« Amsterdam, u zhvendos nĂ« Marbella qĂ« nĂ« moshĂ«n pesĂ«vjeçare dhe u formua futbollistikisht nĂ« SpanjĂ«. QendĂ«rmbrojtĂ«si 20-vjeçar debutoi me kombĂ«taren e parĂ« spanjolle nĂ« mars tĂ« vitit 2025, pikĂ«risht kundĂ«r HolandĂ«s, nĂ« çerekfinalet e LigĂ«s sĂ« Kombeve – njĂ« moment simbolik qĂ« vulosi pĂ«rfundimisht ndarjen mes tij dhe vendlindjes.

Para këtij vendimi, Huijsen kishte qenë pjesë kyçe e zinxhirit të ekipeve të reja të Holandës, duke avancuar deri te U19, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Ai ishte protagonist në finalen e Kampionatit Evropian U17 në vitin 2022, ndërsa ish-trajneri Mischa Visser e kishte konsideruar një nga shtyllat e brezit të ri holandez.

Megjithatë, në fund të vitit 2023, balanca nisi të anonte drejt Spanjës. Një vizitë vendimtare në shtator të atij viti në Torino nga përfaqësuesi i Federatës Spanjolle, Francis Hernåndez, rezultoi kyçe në ndryshimin e kursit. Hernåndez i prezantoi Huijsenit dhe familjes së tij projektin afatgjatë të Spanjës dhe rolin që mbrojtësi mund të kishte në të ardhmen.

“Ne i shpjeguam atij dhe familjes sĂ« tij vizionin tonĂ«, planet pĂ«r zhvillimin e tij dhe atĂ« qĂ« kombĂ«tarja spanjolle mund t’i ofrojĂ«,” deklaroi HernĂĄndez. “Ishte njĂ« takim i ngrohtĂ« dhe shumĂ« produktiv. Pas tij, ai ndjeu se donte tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte SpanjĂ«n".

Pas marrjes së shtetësisë spanjolle në vitin 2024, Huijsen fillimisht iu bashkua ekipit U21, përpara se të ftohej në kombëtaren e parë. Debutimi i tij në Roterdam ishte mbresëlënës, pavarësisht fishkëllimave nga tifozët vendas, duke ndihmuar Spanjën të nxirrte një rezultat pozitiv.

telegrafi.com

Federata Holandeze (KNVB) e respektoi zgjedhjen e tij, me drejtorin sportiv Nigel de Jong që i uroi suksese. Megjithatë, Mischa Visser nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar vitet e investimit të humbur nga Holanda.

Tashmë lojtar i Real Madridit, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Bournemouthin, Huijsen shihet si një pasardhës i mundshëm i figurave legjendare si Sergio Ramos në mbrojtjen e Spanjës.

VetĂ« lojtari ishte i qartĂ« pĂ«r zgjedhjen e tij: “Ndjehem spanjoll. Spanja Ă«shtĂ« shtĂ«pia ime", tha mbrojtĂ«si i Realit.

Rasti i Huijsen thekson gjithnjë e më shumë betejën e ashpër mes federatave për talentet me dy kombësi, një betejë që këtë herë e la Holandën me keqardhje, duke humbur atë që shihej si pasardhësi i Virgil van Dijk. /Telegrafi/

Atletico Madrid refuzon ofertën e Man Utd për mesfushorin



Atletico Madrid ka marrë një qëndrim të prerë kundër ofertave të huazimit për Conor Gallagher, duke reaguar ndaj interesit të Manchester United.

Klubi spanjoll ka bërë të qartë se do të marrë në konsideratë vetëm një transferim të përhershëm për mesfushorin anglez, me një çmim prej 30 milionë eurosh, raporton ED.

Manchester United shpresonte të siguronte një huazim deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje për Gallagher, i cili ka hasur vështirësi për të gjetur hapësirë në titullarët e Diego Simeone për shkak të konkurrencës me Pablo Barrios, Koke dhe Johnny Cardoso.

Atletico, që kishte shpenzuar 40 milionë euro për lojtarin 18 muaj më parë, synon të sigurojë fonde për të forcuar thellësinë e skuadrës me një zëvendësues të duhur.

Nga ana e tij, Gallagher kĂ«rkon minuta tĂ« rregullta pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur rrugĂ«n drejt KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026, ku njĂ« rikthim te Manchester United mund t’i japĂ« njĂ« shtysĂ« tĂ« fortĂ« mundĂ«sive tĂ« tij.

Derisa këtë sezon te Atletico, mesfushori ka regjistruar 3 gola dhe 1 asistim në 972 minuta të luajtura për 25 paraqitje, duke treguar potencialin e tij edhe pse me hapësirë të kufizuar në fushë. /Telegrafi/

Barcelona refuzon ofertat për huazimin e Roony Bardghji



Reputacioni i Roony Bardghjit vazhdon të rritet brenda Barcelones, pavarësisht minutave të kufizuara në ekipin e parë.

Anësori suedez 19-vjeçar ka regjistruar deri tani 341 minuta në 13 paraqitje këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime.

Edhe pse aktivizohet kryesisht si zëvendësues, për shkak të konkurrencës së fortë në krahun e djathtë ku aktivizohet Lamine Yamal, Bardghji ka lënë përshtypje shumë pozitive nën drejtimin e Hansi Flick. Stafi teknik dhe bashkëlojtarët kanë vlerësuar qëndrimin profesional të lojtarit, intensitetin në stërvitje dhe përparimin e shpejtë në aspektin taktik.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re në Evropë. Sipas SPORT, disa klube nga ligat kryesore evropiane kanë shprehur interes për një huazim të mundshëm gjatë afatit të janarit.

Në javët e fundit, Barcelona ka pranuar kontakte konkrete, përfshirë edhe nga Porto, ndërsa interesime kishte pasur edhe gjatë verës nga Mallorca dhe disa skuadra të Ligës Premier, para mbylljes së afatit kalimtar.

Megjithatë, qëndrimi i Barcelonës mbetet i palëkundur: Bardghji nuk është në shitje dhe nuk do të largohet këtë dimër.

Hansi Flick nuk dëshiron të dobësojë thellësinë e skuadrës në një sezon të ngarkuar dhe e konsideron talentin skandinav si një pjesë të rëndësishme të projektit aktual, me potencial të madh për të dhënë më shumë në gjysmën e dytë të sezonit.

Situata e tij pritet të rivlerësohet gjatë verës, në varësi të rolit, minutave dhe performancave që Bardghji do të ketë deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

“ËshtĂ« skuadra e zemrĂ«s sime, kam refuzuar shumĂ« oferta pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar" Zanetti zbulon dashurinĂ« e tij pĂ«r Interin



Ish-kapiteni dhe zëvendëspresidenti aktual i Interit ,Javier Zanetti zbulon pse refuzoi ofertat nga Anglia dhe Spanja për ta përfunduar karrierën e tij te Nerazzurrët.

Legjenda e klubit erdhi në Evropë nga Argjentina në vitin 1995 për Interin dhe qëndroi atje deri në pensionimin e tij në vitin 2014.

Edhe atëherë, përvoja nuk kishte mbaruar, pasi ai menjëherë hyri në menaxhim si nënkryetar i tyre.

“Interi Ă«shtĂ« klubi i zemrĂ«s sime, klubi me tĂ« cilin jam i dashuruar”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Zanetti nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Sky Sports UK.

“Kisha oferta nga Spanja dhe Anglia pĂ«r tĂ« shkuar dhe pĂ«r tĂ« luajtur atje, por e vĂ«rteta Ă«shtĂ« se qĂ«ndrova te Interi sepse doja vĂ«rtet tĂ« lija gjurmĂ«n time kĂ«tu nĂ« kĂ«tĂ« institucion”.

“E dija qĂ« Presidenti ynĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« po bĂ«nte sakrifica tĂ« mĂ«dha nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Interi tĂ« fitonte tituj tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe, koha mĂ« dha tĂ« drejtĂ«", pĂ«rfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Zanetti luajti për Interin për 19 vite, duke u bërë një nga lojtarët më përfaqësues në historinë e klubit Nerazzurri, ai me më shumë paraqitje (858) dhe gjithashtu më i suksesshmi në historinë e Interit, duke ngritur 16 trofe. /Telegrafi/

Strategjia e Real Madridit për verën 2026, dy pozicione kyçe në shënjestër



Real Madridi ka nisur të përcaktojë strategjinë e transferimeve për verën e vitit 2026, me drejtuesit e klubit që nuk planifikojnë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fokusimi kryesor do të jetë te përforcimi i skuadrës në verë, ku prioritet mbeten një mbrojtës qendror dhe një mesfushor qendror, me qëllim rritjen e kontrollit dhe balancës në lojë.

Pavarësisht investimit prej rreth 120 milionë eurosh në repartin defensiv verën e kaluar, Real Madridi pritet sërish të kërkojë një qendërmbrojtës të ri.

NĂ« mesfushĂ«, klubi ka analizuar disa opsione gjatĂ« muajve tĂ« fundit, por sipas Diario AS, Adam Wharton nuk konsiderohet mĂ« njĂ« alternativĂ« pĂ«r “Los Blancos” dhe nuk ka plane pĂ«r njĂ« lĂ«vizje drejt mesfushorit tĂ« Crystal Palace.

Ndërkohë, Kees Smit ka fituar gjithnjë e më shumë besimin e Real Madridit.

Edhe pse fillimisht kishte dyshime për gatishmërinë e tij për një hap kaq të madh, paraqitjet e vazhdueshme të 19-vjeçarit me AZ Alkmaar kanë bindur drejtuesit se ai është një opsion real për të ardhmen.

Objektivi i preferuar mbetet Vitinha i Paris Saint-Germain, por me klubin francez që nuk pritet ta lejojë largimin e tij, Smit shihet si një alternativë e realizueshme.

Çmimi i mesfushorit holandez vlerĂ«sohet rreth 60 milionĂ« euro, ndĂ«rsa interesimi pĂ«r tĂ« nuk mungon as nga klubet e LigĂ«s Premier, me Manchester United qĂ« raportohet se po e ndjek nga afĂ«r situatĂ«n e tij. /Telegrafi/

Real Madridi rrit interesimin pĂ«r yllin anglez – kontakton direkt me pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit



Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, përpara afatit të transferimeve verore, duke informuar drejtpërdrejt përfaqësuesit e lojtarit për interesin e tyre të fortë dhe njohurinë mbi vlerën e tij në treg.

Reprezentuesi anglez, i cili ka kontratĂ« deri nĂ« qershor, Ă«shtĂ« shfaqur si njĂ« kandidat kryesor pĂ«r tĂ« forcuar mbrojtjen e ‘Los Blancos’, me klubin gati tĂ« hapĂ« negociata zyrtare nga 1 janari sipas rregullave tĂ« FIFA-s pĂ«r parakontrata.

Sipas raportimeve të AS, Real Madrid ka shprehur shqetësim ndaj kampit të Guehit për marrëveshje të mundshme të mëparshme me Liverpool, pas thashethemeve që lindën nga një marrëveshje e dështuar prej 35 milionë eurosh verën e kaluar, kur mbrojtësi kaloi testin mjekësor, por Palace tërhoqi ofertën pas kërcënimit të dorëheqjes nga trajneri Oliver Glasner.

Burimet konfirmojnë se një marrëveshje e tillë nuk ekziston dhe ndërsa Liverpool mbetet i interesuar, çdo bisedë do të niste nga e para në rrethana krejtësisht të ndryshuara pasi Guehi afrohet tek liria e kontratës.

Guehi po mban opsionet e hapura mes interesit nga disa klube elitare, por thuhet se do t’i jepte prioritet Real Madrid nĂ«se ata konkretizojnĂ« qasjen e tyre, duke parĂ« njĂ« transferim nĂ« ‘Santiago Bernabeu’ si njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« jetĂ«s.

Alternativa të tjera si Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano janë ftohur për shkak të kërkesave të fryra të pagave nga agjentët e tyre, duke u përputhur me mosgatishmërinë e drejtuesve madrilen për të hyrë në luftë ofertash./Telegrafi/

Barcelona shton tre lojtarë nga Serie A në listën e ngushtë për ta përforcuar mbrojtjen



Barcelona shpreson të transferojë një mbrojtës të ri qendror gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet përfundimisht më vonë gjatë kësaj jave.

Mungesa afatgjatë e Andreas Christensen për shkak të një këputjeje të ligamentit, e kombinuar me pasigurinë që rrethon situatën e Ronald Araujos, do të thotë se Hansi Flick ka mungesë alternativash në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë, do të jetë larg së qeni e lehtë për Barcelonën të sjellë përforcime në janar.

Ata mund të arrijnë të lirojnë 80 përqind të pagës së Christensen për të siguruar një zëvendësues, por shumica e klubeve nuk janë të gatshme të shesin lojtarët e tyre të rëndësishëm në mes të sezonit, përveçse me një çmim të lartë, gjë që katalanasit nuk mund ta përballojnë.

Si rrjedhojë, po shqyrtohen mundësi në treg. Sipas Mundo Deportivo, tre nga emrat në radar janë aktualisht aktivë në Serie A: Stefan de Vrij, Koni De Winter dhe Juan Jesus.

Secili prej tyre ka pasur rol tĂ« kufizuar te klubet respektive, çka mund t’i mundĂ«sojĂ« BarcelonĂ«s tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« favorshme.

Për më tepër, raporti ka konfirmuar gjithashtu interesimin e Barcelonës për një zgjidhje afatgjatë në qendër të mbrojtjes: Luka Vuksovic.

18-vjeçari ka qenë në formë shumë të mirë me Hamburgun këtë sezon, megjithatë realizimi i një marrëveshjeje me klubin mëmë Tottenham Hotspur mund të jetë i vështirë për liderët e La Ligës.

Ky sezon ka nxjerrë në pah dobësitë mbrojtëse të Barcelonës, të cilat ishin më pak të dukshme kur Inigo Martinez ishte ende pjesë e skuadrës./Telegrafi/

❌