Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje



Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 më 10.06.2025.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim



Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

I dënuar për dhunë në familje e ngacmim s*ksual të dy vajzave të tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i dënuar me burg për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura është arrestuar ditën e sotme. Ndaj Q. D., banues në fshatin Mamëz, Gjykata e Kukësit ka caktuar dënimin me 5 vite e 8 muaj burgim. Mësohet se 40-vjeçarit i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, […]

The post I dënuar për dhunë në familje e ngacmim s*ksual të dy vajzave të tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

E mitura ngacmohet seksualisht nga një person në Prishtinë



Një e mitur ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin si i dyshuar është intervistuar një person.

“ Viktima femër e mitur, ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i moshës madhore. Lidhur me rastin si i dyshuar është intervistuar një person, i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Një kalimtar e puthi presidenten meksikane në qafë dhe u përpoq t’i kapte gjoksin



Claudia Sheinbaum, presidentja e Meksikës, është ngacmuar nga një burrë ndërsa përzihej me qytetarë në rrugët e Mexico City, duke ngritur pyetje si për mungesën e sigurisë presidenciale ashtu edhe për nivelin e ngacmimit seksual me të cilin përballen gratë e vendit.

Një video e incidentit të së martës tregon një burrë dukshëm të dehur që përpiqet ta puthë presidenten në qafë dhe ta kap nga t’ia prekë gjoksin, ndërsa ajo i heq duart dhe kthehet për t'i bërë ballë, përpara se një zyrtar qeveritar të ndërhyjë dhe të vendoset midis tyre.

Ndërsa burri largohet, Sheinbaum mund të shihet duke buzëqeshur ngurtë dhe duke thënë: "Mos u shqetëso".

Policia shtetërore konfirmoi më vonë se burri ishte arrestuar, transmeton Telegrafi.

Komentuesit thanë se incidenti tregoi se asnjë grua nuk është imune ndaj ngacmimit seksual në Meksikë.

"Edhe nëse je presidente, çdo djalë beson se ka të drejtë të të prekë", tha Catalina Ruiz-Navarro, një gazetare për median feministe Volcánicas.

"Kur të pyesin se çfarë është patriarkati - ja ku është", shtoi ajo.

Por incidenti nxori në pah edhe rrezikun më të gjerë të sigurisë me të cilin përballet Sheinbaum në rrugë, duke pasur parasysh se rojet e saj të sigurisë nuk ishin qartë të dukshme në video dhe u deshën sekonda që dikush të ndërhynte.

Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Carlos Alberto Manzo Rodríguez, një kryetar bashkie i njohur, u vra në festimet e Ditës së të Vdekurve në Uruapan, në shtetin e Michoacán, nga një person i armatosur që e qëlloi shtatë herë nga afër përpara se të vritej vetë.

Në muajt e mëparshëm, Manzo Rodríguez i kishte bërë thirrje publikisht Sheinbaum në mediat sociale për ndihmë për t'u përballur me grupet kriminale në rajon.

Manzo Rodríguez ishte vetëm zyrtari i fundit që u vra në Meksikë, ku 37 kandidatë u vranë gjatë fushatës para zgjedhjeve në qershor 2024, dhe 10 presidentë të tjerë komunalë janë vrarë që kur filloi qeveria e Sheinbaum më 1 tetor. /Telegrafi/

Crazy incident in Mexico today 🇲🇽

A random bum groped the President of Mexico, Claudia Sheinbaum and gave her a kiss

Shows you also how little security she has. I've always thought that for a while now pic.twitter.com/xL08oFpCHK
— Iberian America (@Iberianamerica) November 4, 2025

​Një vit e katër muaj burg për ngacmim seksual dhe keqtrajtim të nxënësve



Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit F.K., duke e dënuar me një vit e katër muaj heqje lirie për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe ngacmim seksual.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës së Mitrovicës, Hateme Haxhaj.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë - Dega në Vushtrri, ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit F.K., duke i shqiptuar dënim unik për burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj, për kryerjen e veprave penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe ngacmim seksual”, tha Haxhaj për KosovaPress.

Avokatja Laura Tahiri, përfaqësuese ligjore e njërës nga viktimat e mitura, tha për KosovaPress se ky është një vendim që bart mesazh të rëndësishëm për rastet e ngjashme.

“Vendimi është dënues. Arsimtari është shpallur fajtor për dy veprat e kryera – keqtrajtim dhe ngacmim seksual, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Mua si mbrojtëse, përtej barrës ligjore që e kam pasur në këtë proces penal, shumë e rëndësishme ka qenë mesazhi që japim pas përfundimit të tij”, tha Tahiri.

Ajo theksoi se ky rast dëshmon seriozitetin me të cilin duhet të trajtohen veprat penale ndaj të miturve, sidomos brenda institucioneve arsimore.

“Në rastin konkret, ky dënim tregon seriozitetin e veprës penale. Raste të tilla dhe kjo dukuri nuk duhet të mbeten të izoluara brenda institucioneve shkollore, por duhet të raportohen në institucionet kompetente, të trajtohen në gjykata dhe të merren vendime ndëshkuese”, përfundoi ajo. /Kp/

MPB: Një grua nga Shkupi ka raportuar ngacmim seksual nga një taksist



Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një grua 37-vjeçe nga Shkupi, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërkaq sipas raportimit të gruas, shoferi është përjashtuar nga puna në kompaninë për të cilën punonte.

“Më 14.10.2025, në orën 12:10, në Stacionin Policor të Petrovecit, një grua 37-vjeçare nga një vendbanim në komunën e Ilindenit ka raportuar se më 15.09.2025, pas orës 00:30, një person – shofer taksie – nuk e kishte dërguar deri në shtëpinë e saj, pas çka e kishte prekur në trup, por pasi ajo i ishte kundërvënë, ai kishte ndaluar dhe më pas e kishte dërguar në shtëpi.Sipas raportimit, gruaja e kishte njoftuar edhe kompaninë e taksive ku punonte shoferi, dhe ai ishte larguar nga puna", njoftun nga MPB.

Nga policia thanë se po punohet për zbardhjen e rastit.

Një grua ngacmohet seksualisht në Podujevë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Podujevë.

Rasti kishte ndodhur më 22 shtator.

“Podujevë 22.09.2025-12:45. Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari”, thuhet në raport.

I njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

E ngacmonte vazhdimisht, më pas shkoi ta sulmonte në vendin e punës – arrestohet një person në Prishtinë



Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se i shkroi vazhdimisht një vajze në rrjete sociale dhe më pas i shkoi te puna, ku edhe tentoi ta sulmonte.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur nga nëntori i vitit të kaluar dhe u iniciua si “Ngacmim”.

“Prishtinë 15.11.2024 / 29.09.2025-09:15. Viktima femer kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkruar vazhdimisht mesazhe ne rrjetet sociale, derisa me datën 29.09.2025, kishte shkuar te puna dhe kishte tentuar ta sulmonte viktimen. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ngacmoi s*ksualisht një të mitur, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 60-vjeçarin/ EMRI

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 60-vjeçarin Shpëtim Lazaj i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, kohë kur organi i akuzës thotë se e ka të provuar që 60-vjeçari preku të miturën në pjesë të ndryshme të trupit si […]

The post Ngacmoi s*ksualisht një të mitur, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 60-vjeçarin/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq një mësues arti, B. D., pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij. Nga hetimet, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit […]

The post Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria në Korçë dërgon në gjyq mësuesin për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura



Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin B.D, i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj dy vajzave të mitura.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve me inicialet I.B. dhe A.K. kanë denoncuar në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp, raporton euronews.al

Vajzat kanë deklaruar se komunikimet kishin karakter ngacmues, përfshirë kërkesa të papërshtatshme dhe cenim të dinjitetit të tyre.

Prokuroria ka administruar prova të shumta, duke përfshirë kontrollin e telefonave celularë të të miturave dhe të pandehurit, ekspertiza teknike të bisedave, si dhe deklaratat e vajzave të marra në prani të psikologëve dhe përfaqësuesve ligjorë.

Raportet e ekspertimit psikologjik tregojnë se ngjarja ka shkaktuar tek vajzat gjendje të theksuar ankthi dhe stres, duke evidentuar nevojën për mbështetje të specializuar terapeutike.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Korçës thekson se rasti përmbush elementët e veprës penale të “Ngacmimit seksual” ndaj fëmijëve, një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore sipas ligjit shqiptar.

Taylor Swift do të dëshmojë në çështjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni



Taylor Swift pritet të dëshmojë në betejën gjyqësore mes shoqes së saj më të mirë, Blake Lively, dhe aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni.

Këngëtarja është përfshirë në çështje pasi një gjykatës vendosi që mund të përfshihet si dëshmitare, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin It Ends With Us.

Dëshmia e Taylor mund të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse miratohet një shtyrje nga gjykata, shkruan DailyMail.


Ajo u përfshi në mënyrë të paqëllimtë në konfliktin ligjor, teksa burime thonë se kohët e fundit ka shmangur kontaktet me Lively, duke shtuar tensionet mes tyre.

Blake Lively ka paditur Baldonin për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune, akuza që ai i mohon.

Padia e kundërt e Baldonit për shpifje është hedhur poshtë. Së fundmi, një tjetër individ ka dalë me akuza ndaj Baldonit, duke e përshkruar si abuzues verbal.

Ndërkohë, Lively kërkon dëmshpërblime të mëdha dhe e akuzon kompaninë e Baldonit, Wayfarer Studios, për padi hakmarrëse dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj publik.

Dosja përfshin gjithashtu pretendime për kërcënime nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, kundër saj dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.

Gjykata rrëzoi padinë për shpifje të Baldonit edhe ndaj gazetës The New York Times, duke theksuar se raportimi i saj ishte i mbrojtur ligjërisht dhe i bazuar në dokumente zyrtare. /Telegrafi/

“Veprime të pahijshme”, e mitura në Prishtinë raporton rastin në Polici për degradim të integritetit seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të degradimit të integritetit seksual.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“27.08.2025-19:30. Ankuesja femër kosovare, e mitur ka raportuar se deri sa ishte ulur afër një parkingu një person i moshës madhore kishte bërë veprime të pahijshme”, thuhet në raport.

E njëjta ka raportuar se është ndier e frikësuar dhe e rrezikuar. /Telegrafi/

The post “Veprime të pahijshme”, e mitura në Prishtinë raporton rastin në Polici për degradim të integritetit seksual appeared first on Telegrafi.

“Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin?

Në Kosovë, titujt e lajmeve janë shpesh të ngjashëm: një tjetër rast ngacmimi apo sulmi seksual, një tjetër djalë i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: Çfarë po mësojnë djemtë në Kosovë rreth pëlqimit në marrëdhënie intime?

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës u raportuan 47 raste të ngacmimit seksual, 31 raste të sulmeve seksuale dhe 52 raste të dhunimeve.

Edhe pse Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë të dhëna për gjininë dhe moshën e të dyshuarve për kryerjen e këtyre veprave, pamja qartësohet kur analizohen raportimet në media dhe aktgjykimet e publikuara nga Gjykatat Themelore të Kosovës.

Një djalë i pamartuar tenton ta puthë me forcë një vajzë të cilën e ndjek në rrugët e një fshati të Gjakoës, një tjetër prek me forcë trupin e një vajze në Prizren pa pëlqimin e saj, një tjetër sulmon seksualisht një vajzë në Suharekë sapo ajo del nga një autobus, e një tjetër ngacmon seksualisht një vajzë në Gjilan duke i dërguar mesazhe degraduese…

Kjo nuk është e pazakontë. Në SHBA, mbi 90 për qind e kryesve të krimeve kundër integritetit seksual janë burra, ngjashëm si në Australi e Kanada.

Por, Besarta Breznica, zyrtare e programit për adresimin e dhunës në bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), thotë se, në Kosovë, situata është paksa më e komplikuar.

“Fatkeqësisht, në Kosovë, burrat dhe djemtë mendojnë që mund të arrijnë çkado që ata duan, në mënyrat që ata dëshirojnë. Pa dyshim që është problematike pastaj kur një çikë apo një grua i refuzon”, thotë Breznica për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, problemi qëndron te mendësia dhe edukimi patriarkal që ndjek djemtë e rinj që nga shtëpia e shoqëria. Por, edhe shkollimi.

Çka mësohet për pëlqimin në shkollë?

Në Kosovë nuk ka një lëndë për edukatë seksuale në shkollim fillor apo të mesëm. Por, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) thotë se kurrikula i jep “hapësirë të konsiderueshme edukimit shëndetësor dhe shëndetit seksual riprodhues”.

Si është bërë kjo? Duke i ndarë ato mësime në lëndë të ndryshme, si shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, biologjia e edukata fizike, sportet dhe shëndeti.

“Duke parë nevojën që e ka edukimi shëndetësor në formimin e një shoqërie të shëndoshë, MASHTI ka krijuar politika të përshtatshme për edukimin e te rinjve përmes një sërë dokumentesh të cilat do të mundësojnë që fëmijët dhe të rinjtë të pajisen me informata, në mënyrë që të jenë ne gjendje të marrin vendime të drejta për veten dhe të tjerët”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, edukata seksuale është e pamjaftueshme, thotë Breznica. Aty, më shumë sesa për pëlqimin në marrëdhënie intime, të rinjtë mësojnë se si të mbrohen nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht dhe shtatzënitë e padëshiruara.

“Gratë në Kosovë janë trajtuar historikisht si objekte seksuale, vazhdojnë të trajtohen si të tilla ende. Kështu që problematika e pëlqimit… burrat e djemtë nuk janë të njohur me këtë koncept”, thotë Breznica.

Çka është pëlqimi në marrëdhënie intime?

Rrjeti Kombëtar për Shkëputjen nga Përdhunimi, Abuzimi dhe Incesti (RAINN), organizata më e madhe amerikane jofitimprurëse kundër sulmeve seksuale, e definon pëlqimin si “marrëveshje midis pjesëmarrësve për të marrë pjesë në aktivitet seksual” dhe shton se “pëlqimi duhet të komunikohet qartë dhe të jepet lirisht”.

Për më tepër, pëlqimi nuk mund të jepet nga persona të mitur, të dehur, nën ndikimin e drogës, pa gjumë, pa vetëdije, nën presion apo të kërcënuar.

“Dinamikat e pabarabarta të pushtetit, si për shembull angazhimi në aktivitet seksual me një punonjës ose student, gjithashtu nënkuptojnë që pëlqimi nuk mund të jepet lirisht”, thuhet në uebfaqen e RAINN-it.

Sipas një studimi të vitit 2022 nga Fondacioni i Grave në Kanada, më pak se gjysma e kanadezëve e dinë se çka do të thotë pëlqimi. I njëjti hulumtim gjeti se mungesë më të theksuar të njohurive mbi pëlqimin shfaqnin burrat nën moshën 55 vjeçe sesa ata më të moshuar.

Të dhëna të tilla për Kosovë nuk ka, por Breznica beson se njohuritë e tilla mungojnë dukshëm.

Ajo merr një shembull që thotë se e ilustron mendësinë në shoqërinë kosovare: dhuna seksuale ndaj vajzave ende arsyetohet në bazë të veshjeve të tyre, dukjes së përgjithshme apo gjërave të tilla.

“Ne kemi probleme shumë rrënjësore që duhet të shtjellohen. Të bëhet e ditur se pse dikush po vishet në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që ti e ke të drejtën ta prekësh apo ta ngacmosh”, thotë Breznica.

Ajo shton se, në bazë të rasteve që ka trajtuar vetë Rrjeti i Grave të Kosovës, është vërejtur se as institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë se dhuna seksuale mund të ndodhë brenda një çifti të martuar.

“Sepse në Kosovë besohet që përderisa dikush shtë i martuar, ti duhet t’i shërbesh seksualisht personit tjetër edhe nëse ti nuk je në disponim për ta bërë një gjë të tillë”, shton Breznica.

Këto probleme, sipas Breznicës, e bëjnë të qartë që “është tejet e rëndësishme të punojmë në ndryshim të mendësive”.

Inkuadrimi i mësimeve shkollore për pëlqimin nuk mjafton, thotë Breznica, nëse mësimdhënësit nuk janë të trajnuar se si ta trajtojnë këtë tematikë.

“Gjatë shkollimit tim, kur kemi pasur të trajtojmë diçka për aspektin seksuale në shkollë fillore, arsimtari e ka tejkaluar atë kapitull. Me shumë gjasë, kjo ndodh ende”, thotë ajo, duke shtuar se kjo ndodh veçanërisht në zona rurale.

E, cila është zgjidhja? Përderisa në disa vende të botës mbahen punëtori ku djemtë mësojnë se çka është pëlqimi, Breznica beson se, në kontekstin e Kosovës, më shumë ndikim do të kishte ndonjë kampanjë në rrjete sociale.

“Mund të bëhen kampanja të shumta, sidomos në Tiktok ku ka më së shumti ndjekës. Dhe kur ti sheh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe vazhdimisht flitet për pëlqimin, ndoshta dikujt arrihet t’i ndryshohet mendësia”, shton ajo.

Vitin e kaluar, në Kosovë ishte ngjallur një debat i madh publik për tre doracakë për mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga e gjashta deri në të nëntën dhe nga e 10-ta deri në të 12-ën, për edukatën seksuale.

Pas disa keqintepretimeve dhe shumë kritikave, MASHTI tha se do t’i heqe nga përdorimi këta doracake dhe se ata do të rishikohen nga një komision i veçantë ekspertësh. /REL/

The post “Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet […]

The post Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës. Gjykata e Dibrës i kishte caktuar I. R., arrest me burg për ngacmim seksual. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen […]

The post Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë. Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar […]

The post E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur appeared first on BoldNews.al.

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka pësuar një goditje të rëndë në përpjekjet e tij për të stabilizuar Partinë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës (PSOE) pas skandaleve të korrupsionit dhe akuzave të ngacmimit seksual që kanë tronditur qeverinë e tij të koalicionit. Një nga zyrtarët kryesorë të partisë, Francisco Salazar, dha dorëheqjen të shtunën pasi u akuzua për ngacmim seksual nga disa punonjëse të partisë.

Sánchez kishte shpresuar që takimi i fundjavës i komitetit federal i PSOE-së do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të partisë dhe të rivendoste besimin te publik, pas javëve të trazirave që rrezikonin të rrëzonin administratën e tij. Akuzat e ngacmimit seksual, të publikuara nga gazeta online elDiario, pretendonin se Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në pallatin Moncloa, kishte ngacmuar seksualisht punonjëset e partisë.

Në përballjen me këto akuza, Salazar njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i tij i drejtpërdrejtë dhe nga roli i tij i ri si zëvendës në sekretariatin organizativ të PSOE-së, duke theksuar se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës appeared first on Euronews Albania.

Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin

Këngëtarja Lizzo, ka treguar së fundmi për një periudhë shumë të vështirë që përjetoi pas padive për ngacmim seksual dhe sulm nga disa prej balerinave të saj të mëparshme në gusht të vitit 2023.

“U bëra shumë paranojake dhe e izoluar,” tha Lizzo, në një intervistë për kopertinën e revistës Women’s Health.

“Dikur hyja në dhomën e grimit dhe thoja: ‘Dëgjoni çfarë më ndodhi mbrëmë!’ Por nuk mund ta bëja më këtë. E shtyva çdo njeri larg vetes. As me terapisten time nuk flisja më. Nuk isha e pranishme. Nuk isha e hapur. Nuk isha më vetvetja.”

Këngëtarja shtoi se kishte arritur në një pikë ku ishte “lodhur nga jeta.”

“Arrita në atë pikë ku thashë: ‘Mund të vdes.’ Nuk tentova kurrë vetëvrasje dhe nuk e mendova seriozisht, por e pyeta veten: Nëse të gjithë të urrejnë dhe mendojnë se je një njeri i tmerrshëm, cili është kuptimi?”, tha ajo.

Pas muajsh të tërë vetmie dhe reflektimi, Lizzo vendosi të marrë pjesë në turneun Renaissance të Beyoncé-s.

“Isha shumë nervoze,” rrëfeu ajo, duke menduar se njerëzit do ta përbuznin. Por ndodhi e kundërta: ajo u prit me përkrahje dhe dashuri nga publiku.

“Më bëri të ndihesha sikur, wow, ndoshta nuk dua të vdes. Jeta ia vlen të jetohet. Ajo ishte pika e kthesës për mua që të thoja: ‘Okay, mblidhe veten dhe merr jetën tënde në dorë.’”

Tre prej balerinave të saj — Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez — e paditën Lizzo-n në gusht 2023, duke e akuzuar për: ngacmim seksual dhe racial, krijimin e një ambienti pune toksik dhe trajtim të pabarabartë ndaj balerinave me ngjyrë

Në një postim në Instagram, Lizzo mohoi akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

Në qershor 2025, këngëtarja apeloi një vendim të mëparshëm që lejonte vazhdimin e procesit gjyqësor, duke thënë se padia ishte një “sulm” ndaj të drejtës së saj të shprehjes dhe përkrahjes për pozitivitetin trupor.

Sipas Billboard, disa prej pretendimeve janë hedhur poshtë nga gjykata. Megjithatë, shumica e akuzave janë ende në proces.

 

 

The post Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin appeared first on Lapsi.al.

❌