Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Enrique përjashton mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit

Paris Saint-Germain ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Vinicius Junior gjatë merkatos verore, pas kërkesës së drejtpërdrejtë nga trajneri Luis Enrique.

Klubi parisien është në një fazë të thellë ristrukturimi, ku fokusi është ndërtimi i një ekipi të balancuar dhe funksional.

Sipas burimeve të afërta me klubin, Enrique ka ndërhyrë personalisht për të mbyllur çdo spekulim lidhur me transferimin e sulmuesit brazilian.

Luis Enrique synon një ekip të bashkuar, të disiplinuar taktikisht dhe me përkushtim maksimal kolektiv.

Edhe pse cilësitë sportive të Vinicius nuk vihen në dyshim, profili i tij nuk përputhet me vlerat që trajneri dëshiron të vendosë në skuadër.

Sjelljet e përsëritura brenda dhe jashtë fushës kanë ngritur pikëpyetje në stafin teknik.

Trajneri spanjoll i ka bërë të qartë drejtuesve se preferon stabilitetin e dhomës së zhveshjes ndaj afrimit të emrave mediatikë.

Ai druhet se një transferim i tillë mund të cenojë filozofinë e punës që tashmë ka nisur të japë rezultate.

Për PSG-në aktuale, funksionimi i ekipit pa “yje” të mëdhenj është dëshmi e një modeli më të qëndrueshëm.

Drejtoria sportive e klubit i jep peshë vendimtare mendimit të trajnerit dhe çdo lëvizje në afate kalimtare do të filtrohet sipas parimit të angazhimit kolektiv.

PSG synon profile që përshtaten me një lojë korale dhe me intensitet të lartë, ku inteligjenca emocionale është po aq e rëndësishme sa aftësitë sportive.

Për momentin, Vinicius mbetet jashtë planeve të menjëhershme të kampionëve të Francës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Enrique përjashton mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit appeared first on Sinjali.

Nuk pagoi gjobën 500 euro, përfundon në burg – realizohet urdhëresa ndaj 60-vjeçarit në Leposaviq

Njësitë patrulluese kanë realizuar dje një urdhëresë gjyqësore ndaj Radoje Milovanovic rreth 60 vjeç, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim ose kontroll të paautorizuar të armës”.

Sipas informatave, arrestimi është bërë më 05.02.2026 rreth orës 14:50, në lokacionin e banimit të të dyshuarit në Leposaviq, ku policia e ka takuar dhe shoqëruar menjëherë.

I dënuari ishte sanksionuar me gjobë prej 500 eurosh, ose alternativisht me 25 ditë burgim. Para zyrtarëve policorë, ai ka deklaruar se nuk ka mundësi ta paguajë gjobën.

Në bazë të urdhëresës gjyqësore, Milovanovic është dërguar për vuajtje dënimi në Burgun e Mitrovicës së Veriut.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk pagoi gjobën 500 euro, përfundon në burg – realizohet urdhëresa ndaj 60-vjeçarit në Leposaviq appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Babë e bir përfshihen në konflikt në Prizren – njëri përfundon me lëndime të rënda trupore, tjetri në ndalim 48-orësh

Një incident i rëndë familjar ka ndodhur dje në aksin rrugor Prizren–Hoqë e Qytetit, ku një person ka mbetur me lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

Ngjarja është raportuar rreth orës 11:00, kur patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar viktimën, Rr. K rreth 57 vjeç, i cili kishte lëndime serioze. Menjëherë është njoftuar emergjenca, ndërsa i dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit mjekësor rezulton me lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit.

Lidhur me rastin, në stacion policor është paraqitur njëri nga të përfshirët, ndërsa personi tjetër është kontaktuar përmes telefonit dhe më pas është paraqitur vetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit SARIQAM, prodhim turk, me kalibër ende të paidentifikuar.

Pas konsultimit me Prokurorin, J. K është trajtuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ndaj D. K rreth 44 vjeç është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Babë e bir përfshihen në konflikt në Prizren – njëri përfundon me lëndime të rënda trupore, tjetri në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari i katërt që u arrestua për grabitjen në Prizren

Sinjali mëson se personi i katërt i dyshuar për grabitjen e armatosur në rrugën “Durak Rada” në Prizren është Valdrin Saramati, i cili u arrestua pasditen e djeshme, pasi kishte qenë në arrati që nga dita e ngjarjes.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se Saramati është kapur në shtëpinë e tij, ku gjatë bastisjes janë gjetur edhe rrobat që dyshohet se i kishte të veshura gjatë kryerjes së grabitjes.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku më herët ishin arrestuar edhe tre të dyshuarit: Kastriot Krasniqi, Shkodran Gashi dhe Liridon Gashi, ndërsa gjatë operacionit policor janë sekuestruar armë, maska, doreza dhe prova tjera materiale.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari i katërt që u arrestua për grabitjen në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitja në Prizren – bie në pranga edhe i dyshuari i katërt, sekuestrohen prova që e lidhin me krimin

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për grabitjen e armatosur që ndodhi më 3 shkurt në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ndërsa dje Policia e Kosovës ka arritur ta mbyllë rrethin e të dyshuarve.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin konfirmojnë se më 05.02.2026 rreth orës 16:00 është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, V.S, i cili ishte në arrati që nga dita e ngjarjes.

Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, ku gjatë bastisjes janë gjetur rrobat që dyshohet se i kishte të veshura gjatë kryerjes së grabitjes. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kujtojmë se për këtë rast, Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht që në orët e para, duke publikuar detaje për grabitjen e kryer nga 4  persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve u grabitën viktimave para në të holla.

Fillimisht ishin arrestuar tre të dyshuarit:

            •           Kastriot Krasniqi rreth 21 vjeç

            •           Shkodran Gashi rreth 21 vjeç

            •           Liridon Gashi rreth 37 vjeç

Gjatë operacionit policor ishin sekuestruar dy pistoleta (Zoraki dhe EKOL), maska, doreza, rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, si dhe një veturë Golf VII.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar veprën penale gjatë intervistimit, ndërsa të gjithë tashmë ndodhen nën masën e ndalimit 48-orësh, teksa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Rasti po trajtohet si “Grabitje” dhe “Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga Prokuroria.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitja në Prizren – bie në pranga edhe i dyshuari i katërt, sekuestrohen prova që e lidhin me krimin appeared first on Sinjali.

Izraeli akuzohet se po hedh kimikate kancerogjene mbi tokat e Libanit

Izraeli akuzohet se ka përdorur një herbicid kancerogjen mbi tokat bujqësore në jug të Libanit.

Libani ka ngritur akuza kundër Izraelit për spërkatjen e një herbicidi të lidhur me kancerin mbi ferma në jug, duke e cilësuar këtë si një “krim ndaj mjedisit dhe shëndetit” që kërcënon sigurinë ushqimore dhe jetesën e fermerëve.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, e dënoi këtë akt si shkelje të sovranitetit të Libanit dhe premtoi se do të ndërmerren masa ligjore dhe diplomatike për të reaguar ndaj kësaj agresioni.

Akuzat thellohen në pretendimet se aeroplanë të lehtë ushtarakë spërkatën substancën nga ajri dhe se ekzistojnë pamje video të kësaj veprimtarie, raporton The Guardian.

UNIFIL, misioni paqeruajtës i OKB-së, tha se u paralajmërua të fshihej gjatë operacionit. Analizat laboratorike gjetën se substanca e spërkatur përmbante glyphosate, një herbicid shumë i përdorur që në 2015 u klasifikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “ndoshta kancerogjen për njerëzit”.

Autoritetet libaneze thanë se disa mostra treguan se përqendrimet e glyphosate ishin “20 deri në 30 herë më të larta se përdorimi normal”, çka ngre shqetësime serioze për dëmtimin e kulturave, pjellorinë e tokës dhe ekosistemin e përgjithshëm.

Ministritë e bujqësisë dhe mjedisit të Libanit thanë se spërkatja e këtyre kimikateve nga aeroplanët ushtarakë mbi territorin libanez përbën një akt të rëndë agresioni që kërcënon sigurinë ushqimore, dëmton burimet natyrore dhe minon jetesën e fermerëve, përveç rreziqeve të mundshme shëndetësore dhe mjedisore për ujin, tokën dhe zinxhirin ushqimor. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli akuzohet se po hedh kimikate kancerogjene mbi tokat e Libanit appeared first on Sinjali.

Barcelona mund të shesë një lojtar kyç, tre gjigantët anglez në garë për mbrojtësin

Barcelona thuhet se po shqyrton mundësinë e largimit të një lojtari kyç, ndërkohë që disa klube të mëdha të Premier League po monitorojnë situatën e yllit para hapjes së merkatos verore.

Klubi katalanas aktualisht kryeson La Ligën, duke pasur një avantazh prej një pike ndaj Real Madridit, me 16 ndeshje ende për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka qenë shumë efikase në sulm, me 60 gola të shënuar deri tani në kampionat, me Ferran Torres, Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Raphinha, Dani Olmo dhe Marcus Rashford që kanë kontribuar gjithashtu në këtë sukses.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për repartin mbrojtës, pasi Barcelona ka pësuar mesatarisht më shumë se një gol për ndeshje në La Liga.

Pavarësisht se ka zhvilluar 34 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, e ardhmja e mbrojtësit francez Jules Kounde mbetet e paqartë, për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me nivelin e tij të qëndrueshmërisë dhe udhëheqjes në fushë.

27-vjeçari, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030, ka hasur vështirësi javët e fundit dhe, sipas mediumit spanjoll Fichajes, është një nga disa lojtarët që po vëzhgohen nga afër nga klubi.

Një transferim i mundshëm mund të ndikohet edhe nga problemet e vazhdueshme financiare të klubit, me Kounde që shihet si një aset i vlefshëm, largimi i të cilit mund të sjellë përfitime të konsiderueshme financiare.

Sipas Fichajes, vlera e kartonit të mbrojtësit llogaritet rreth 56 milionë euro, një çmim që mund të tundonte disa klube të paraqesin oferta gjatë verës.

Megjithatë, thuhet gjithashtu se kjo shifër mund të rritet deri në rreth 70 milionë euro në rast të një lufte ofertash mes klubeve angleze.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool raportohet se po ndjekin nga afër situatën e lojtarit, duke qenë të impresionuar nga aftësia e tij për të luajtur si qendërmbrojtës ashtu edhe si mbrojtës i djathtë.

Ndërkohë, edhe Bayern Munich po e mban nën vëzhgim Kounden, pasi profili i tij përputhet me kërkesat e klubit gjerman, falë përvojës dhe qëndrueshmërisë fizike që ai ofron.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona mund të shesë një lojtar kyç, tre gjigantët anglez në garë për mbrojtësin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Manipulim në numërimin e votave në Deçan – arrestohet 26-vjeçari, i caktohet ndalim 48 orësh (EMRI)

Krimet zgjedhore po vazhdojnë të dalin në pah edhe pas përfundimit të procesit të votimit.

Gazeta Sinjali mëson se më 05.02.2026 është intervistuar dhe më pas ndaluar për 48 orë Lirim Cacaj rreth 27 vjeç, nën dyshimin për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Rasti lidhet me procesin zgjedhor të zhvilluar më 28.12.2025 në Shkollën Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se, pas autorizimit të Prokurorit të Shtetit dhe analizimit të materialit zgjedhor të pranuar nga KQZ-ja, janë identifikuar elemente konkrete të manipulimit gjatë procesit të numërimit të votave, për të cilat dyshohet se është përgjegjës i dyshuari.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh ndaj Cacajt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht përmasat e ndërhyrjes në procesin zgjedhor dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente dhe priten zhvillime të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Manipulim në numërimin e votave në Deçan – arrestohet 26-vjeçari, i caktohet ndalim 48 orësh (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Bie në pranga Kanun Shabanaj – dyshohet se sulmoi babain e tij me sakicë

Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestim në orët e para të mëngjesit, kur Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të shpejtë për kapjen e të dyshuarit Kanun Shabanaj, i cili dyshohet se ka sulmuar babain e tij me mjet të mprehtë (sakicë).

Sipas burimeve të afërta me familjen, Shabanaj është arrestuar në shtëpinë e tij gjatë një intervenimi policor të planifikuar, pas grumbullimit të informacioneve operative.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal, i cili ka eskaluar në dhunë fizike. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet stabile.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe tashmë do t’i nënshtrohet procedurave hetimore. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Dhunë në familje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha dje për Sinjalin se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze”, tha ai.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bie në pranga Kanun Shabanaj – dyshohet se sulmoi babain e tij me sakicë appeared first on Sinjali.

Horoskopi i datës 6 shkurt, zbuloni se cila është shenja me fat

Dashi

Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull. Marrëdhëniet personale përmirësohen falë hapjes suaj, por përpiquni të dëgjoni edhe të tjerët: nxitimi mund të sjellë keqkuptime. Në punë, përqendrohuni te detyrat më të vështira, sepse përpjekja e sotme do të japë rezultate konkrete në vazhdim.

Demi

Mund të ndiheni pak më të tërhequr në vetvete se zakonisht, por kjo është dita e duhur për të organizuar dhe planifikuar. Kujdes me çështjet financiare: detajet e vogla bëjnë diferencën. Në dashuri, stabiliteti shpërblehet, ndërsa beqarët mund të kenë takime interesante në situata të papritura.

Binjakët

Të dashur Binjakë, marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes sot: miqësia, dashuria dhe puna kërkojnë fleksibilitet. Kurioziteti dhe sharmi ju ndihmojnë të krijoni kontakte stimuluese. Në punë mund të lindin ide të reja; merrni kohën e duhur për t’i zhvilluar pa u nxituar. Fati ju buzëqesh sidomos përmes bisedave dhe takimeve rastësore.

Gaforrja

Të dashur Gaforre, dita sjell emocione të forta: dikush afër jush mund t’ju surprizojë me një gjest të papritur. Në punë, mos u nxitoni të mbyllni çështje të rëndësishme; analizoni çdo detaj me kujdes. Në dashuri, ndjeshmëria është pika juaj e fortë: shprehni hapur ndjenjat. Fati shoqëron vendimet e menduara mirë dhe momentet e reflektimit.

Luani

Të dashur Luanë, sot sharmi juaj është i lartë dhe ju bën protagonistë në marrëdhëniet personale. Kujdes nga impulsiviteti: dëgjimi i të tjerëve do t’ju ndihmojë të shmangni përplasjet. Në punë, kreativiteti ka hapësirë, por duhet kombinuar me strategji. Edhe gjestet e vogla sot mund të forcojnë lidhje dhe bashkëpunime.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, dita është ideale për të sistemuar dhe për të rregulluar çështje të mbetura pezull. Saktësia dhe përkushtimi ju shpërblejnë si në punë, ashtu edhe në marrëdhënie. Shmangni kritikën e tepërt ndaj të tjerëve: pak fleksibilitet do ta bëjë ditën më të lehtë. Fati është i qetë, por i pranishëm, sidomos në punët praktike.

Peshorja

Të dashur Peshore, aftësia juaj për të ndërmjetësuar është shumë e dobishme sot: dikush mund të ketë nevojë për ekuilibrin tuaj. Marrëdhëniet sentimentale ose profesionale kërkojnë delikatesë, por sharmi ju ndihmon të zgjidhni tensionet. Fati ju shoqëron në takime dhe situata shoqërore: hapuni ndaj mundësive të reja.

Akrepi

Të dashur Akrepë, dita është intensive dhe plot pasion. Emocionet janë të forta dhe vendosmëria ju shtyn drejt hapave të rëndësishëm. Kujdes të mos tregoheni tepër të ashpër në marrëdhënie; përdorni intuitën për të kuptuar të tjerët. Në punë, energjia dhe përqendrimi ju ndihmojnë të përballoni sfida të ndërlikuara. Fati shpërblen guximin e shoqëruar me maturi.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, sot ndiheni të lirë dhe kuriozë: ide dhe impulse të reja ju nxisin të eksploroni. Marrëdhëniet kërkojnë ekuilibër mes nevojës për pavarësi dhe vëmendjes ndaj partnerit. Në punë, kreativiteti është i lartë; mos kini frikë të propozoni zgjidhje ndryshe. Fati favorizon iniciativat personale dhe daljen nga rutina.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, dita ju fton drejt konkretësisë dhe përgjegjësisë. Në punë, aftësitë organizative dalin në pah dhe është moment i mirë për të planifikuar projekte afatgjata. Në dashuri, maturia shpërblehet, por mos harroni gjestet e vogla ndaj atyre që doni. Fati është i përmbajtur, por forcohet me këmbëngulje dhe punë të vazhdueshme.

Ujori

Të dashur Ujorë, mendja juaj është aktive dhe plot ide. Marrëdhëniet shoqërore sjellin stimuj dhe kontakte të vlefshme. Në punë, iniciativat novatore mund të kenë sukses nëse menaxhohen me qartësi. Në dashuri, dita është pozitive për surpriza dhe emocione të bukura. Fati është në anën tuaj, veçanërisht nëse veproni me guxim dhe hapje.

Peshqit

Të dashur Peshq, dita është e ndjeshme dhe reflektuese. Dëgjoni emocionet dhe ndiqni intuitën, sepse do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve dhe komunikimit. Në dashuri, momentet e ëmbla dhe mirëkuptimi forcojnë lidhjet. Fati shoqëron ata që dinë të balancojnë zemrën me arsyen dhe t’u kushtojnë kohë projekteve krijuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 6 shkurt, zbuloni se cila është shenja me fat appeared first on Sinjali.

Moti sot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve. Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën juglindore, ku mund të shoqërohen edhe me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 7 deri në 9°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu appeared first on Sinjali.

ZRRE takon Fondin Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë shtrenjtimin e rrymës dhe projektet energjetike

Bordi i Zyrës së Rregulloratorit të Energjisë ka pritur në takimin Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku përmes një njofitmi në Facebook thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore.

KESCO ka propozuar shtrenjtim të rrymës për 21.3%. Vendimi pritet të merret në mars, e tarifat e reja hyjnë në fuqi nga prilli.

“ZRRE prezantoi progresin e fazave të liberalizimit të tregut, duke theksuar se, pavarësisht sfidave dhe shtyrjeve, faza e parë po zbatohet me sukses dhe se procesi do të vazhdojë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, në përputhje me kornizën ligjore dhe parimet e tregut të hapur. Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e projekteve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe për investimet në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes, me qëllim të integrimit të sigurt të këtyre kapaciteteve në sistemin elektroenergjetik. Në kuadër të shqyrtimeve tarifore, u trajtua ndikimi i kostove operative, vjetërsisë së rrjetit, humbjeve teknike dhe rënieve të blloqeve gjeneruese në tarifat e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Tutje ZRRE ritheksoi rolin e saj si institucion i pavarur rregullator në garantimin e stabilitetit rregullator dhe sigurisë ligjore, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, si dhe përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE takon Fondin Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë shtrenjtimin e rrymës dhe projektet energjetike appeared first on Sinjali.

Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani

Një zjarri i madh shpërtheu këtë të enjte në një qendër të madhe kërkimore gjermane në Darmstadt.

Zjarri ra të enjten në mëngjes dhe sipas policisë u vendos nën kontroll.

Puna për shuarjen e tij pritet të vazhdojë deri në mbrëmje. Një zëdhënës shtoi se zjarrfikësit po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe nëse ishte lëshuar ndonjë substancë e rrezikshme.

Sipas gazetës Hessenschau, zjarri shpërtheu në zonën ku ndodhet përshpejtuesi i grimcave të institutit. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.

“Është e paqartë se si filloi zjarri,” shtoi një zëdhënës, shkruan Euronews.al.

Qendra operon një strukturë përshpejtuese për jonet e rënda, të cilat janë jone të atomeve veçanërisht të rënda si ari ose plumbi. Jonet janë atome që kanë humbur një pjesë të shtresës së tyre të elektroneve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani appeared first on Sinjali.

Tre të lënduar në aksidentin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.

Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre të lënduar në aksidentin Gjirokastër-Tepelenë appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in

Kryeministri britanik Jeffrey Starmer kërkoi ndjesë para opinionit publik në lidhje me Epstein-in, duke u shprehur i keqardhur që i ka besuar “gënjeshtrave të Mandelson”.

Askush s’e dinte sa e thellë dhe e errët ishte marrëdhënia e Mandelson-it me Epstenin”, tha kryeministri, duke iu referuar ish-ministrit dhe deputetit të larguar nga Laburistët.

Ai akuzoi Mandelsonin se ka gënjyer gjatë procesit të verifikimit kur u emërua ambasador i SHBA-së në vitin 2024, shkruan A2CNN.

Starmer vuri në dukje se nuk ishte në dijeni të informacioneve në kohën që emëroi Mandelsonin ambasador. “Askush nuk duhet të mbajë një post publik nëse nuk mund ta përmbushë testin themelor të ndershmërisë”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in appeared first on Sinjali.

SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor të NATO-s

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

Paketa prej 838.7 milionë dollarëve, e nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 3 shkurt, parasheh rritje të bashkëpunimit me tri shtetet baltike, pavarësisht përpjekjeve të kaluara të Pentagonit për t’i eliminuar ato.

Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.

“Ky është parandalim shumë i mirë për aleatët tanë të Baltikut”, ka thënë kongresisti Don Bacon në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes* ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.

“Kongresi është i përkushtuar për aleancë të fuqishme të NATO-s dhe ne e dimë që duhet vëmendje më e madhe sa i përket Baltikut”, ka thënë ai, duke shtuar se historia është dëshmi për rrezikun që kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.

“Shumica në Kongres janë të përkushtuar për NATO-n dhe ne e dimë që kemi nevojë për miq për ta luftuar Kinën, Rusinë dhe Iranin. Nuk mund ta bëjmë vetë. Amerika vetëm është një Amerikë e dobësuar”, ka thënë Bacon.

Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.

Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.

“Nëse Ukraina humb, atëherë duhet ta dimë që Moldavia do të jetë e radhës”, ka thënë ai.

“Ne nuk duhet të jemi neutralë. Ne duhet të qëndrojmë në anën e lirisë dhe kundër një banditi diktator”.

Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s.

Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.

Kristen Taylor, nga Iniciativa për Siguri Transatlantike në Këshillin Atlantik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se legjislacioni është miratuar në kohën e urgjencës në rritje, për shkak të aktivitetit rus.

Sipas saj, ky financim është miratuar për t’i rritur kapacitetet ushtarake për aleatët e Baltikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor të NATO-s appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje

Zyrtarët e Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një qytetar të Kosovës, i cili ishte dënuar për vrasje.

Sipas raportimit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me 12 vjet burg, dhe pas pesë vitesh ishte deportuar në Kosovë.

Pas një udhëtimi të fundit nga Prishtina, ai u arrestua gjatë kontrollit në aeroport dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Sipas autoriteteve, 53-vjeçari duhet të kalojë edhe 2 mijë e 127 ditë të tjera në burg. Nëse ai nuk do të kishte hyrë përsëri në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje appeared first on Sinjali.

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve dhe shpezëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës zhvilluan sot një takim të përbashkët për të koordinuar veprimet kundër shitjes dhe therjes ilegale të kafshëve dhe shpezëve.

Autoritetet theksuan se ky aktivitet paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik.

Sipas njoftimit të përbashkët, institucionet janë dakorduar të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të ashpra ndaj çdo individi ose biznesi që merret me aktivitete të paligjshme në këtë fushë.

Po ashtu, u është bërë thirrje publike të gjithë individëve dhe subjekteve ekonomike që merren me shitjen dhe therjen ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndërpresin menjëherë këto veprimtari.

“Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta ligjore. Gjithashtu, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kësaj veprimtarie ilegale”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve dhe shpezëve appeared first on Sinjali.

Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka filluar stërvitjen individuale dhe është shumë pranë rikthimit në fushë pas lëndimit që e mbajti jashtë loje që nga shtatori, pas një operacioni në gju.

Sipas “Mundo Deportivo”, Gavi mund të kthehet në fushë deri në fund të këtij muaji, përveç nëse ndodhin ndonjë komplikim gjatë procesit të rikuperimit.

Trajneri Hansi Flick dhe stafi i Barcelonës janë të kujdesshëm dhe nuk duan të nxitojnë rikthimin e plotë të mesfushorit, duke synuar që ai të jetë në formën më të mirë kur të kthehet në lojë.

Barcelona shpreson se Gavi mund të luajë një rol të rëndësishëm në pjesën e mbetur të sezonit dhe të kontribuojë në objektivat e skuadrës.

Në të njëjtën kohë, Pedri, i cili stërvitet bashkë me Gavi, gjithashtu ka përparuar mirë në rikuperimin nga një lëndim në kofshën e pasme dhe pritet të kthehet në fushë para fundit të muajit, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit appeared first on Sinjali.

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tregohen “të kujdesshme” në furnizimin me armë të Tajvanit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi e ka cilësuar çështjen e Tajvanit si “problemin më të rëndësishëm” në marrëdhëniet Kinë–SHBA, duke theksuar se Pekini e konsideron ishullin si pjesë të territorit të tij dhe është i vendosur të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial.

Nga ana e tij, Trump e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer” dhe “të gjatë e të thelluar”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira personale dhe institucionale mes dy vendeve.

Ai bëri të ditur se u diskutuan edhe tema të tjera si lufta në Ukrainë, situata në Iran, si dhe tregtia dypalëshe, përfshirë mundësinë që Kina të rrisë blerjen e sojës amerikane.

SHBA-të, ndonëse kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Pekinin dhe jo me Tajvanin, mbeten aleati më i rëndësishëm i ishullit dhe furnizuesi kryesor i tij me armë, shkruan A2CNN.

Në dhjetor, administrata Trump miratoi një paketë të madhe armatimesh për Tajvanin, veprim që u kritikua ashpër nga Kina. Xi theksoi se, me respekt të ndërsjellë dhe barazi, dy palët mund të gjejnë mënyra për të adresuar shqetësimet e njëra-tjetrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump appeared first on Sinjali.

❌