❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pranimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« “Bordin e Paqes”, Bardhi depoziton disa amendamente nĂ« projektligjin e ratifikimit tĂ« marrĂ«veshjes

Grupi Parlamentar i PartisĂ« Demokratike ka depozituar nĂ« Kuvend amendamente pĂ«r projektligjin “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”.

Në kërkesën drejtuar Komisionit për Punët e Jashtme dhe Kuvendit, deputeti Gazment Bardhi thekson se ndryshimet synojnë garantimin e kushtetutshmërisë së projektligjit, duke argumentuar se Shqipëria në marrëveshjet ndërkombëtare duhet të përfaqësohet nga institucione dhe jo nga individë të përmendur me emër.

PD propozon riformulimin e titullit dhe të nenit 1 të projektligjit, si dhe shtimin e një neni të ri, ku parashikohet që Shqipëria të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Presidenti i Republikës ose, me autorizimin e tij, nga Kryeministri, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

Ghebreyesus: Tërheqja amerikane nga OBSH është humbje për të gjithë

Sot shënohet një vit që kur presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara  te Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), vetëm disa orë pas marrjes së detyrës.

Sipas marrëveshjes mes SHBA-së dhe agjencisë së OKB-së me seli në Gjenevë, tërheqja hyn zyrtarisht në fuqi sot, pasi u përmbush periudha e detyrueshme njëvjeçare e njoftimit.

Teorikisht, njĂ« nga kushtet e parashikuara nĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’u tĂ«rhequr nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbushur, pasi SHBA nuk i ka paguar plotĂ«sisht kontributet financiare siç ishte rĂ«nĂ« dakord.

Megjithatë, OBSH-ja nuk ka mjete për të kërkuar pagesën apo për të refuzuar tërheqjen.

“Shpresoj qĂ« SHBA ta rishqyrtojĂ« vendimin dhe tĂ« rikthehet nĂ« OBSH,” tha nĂ« GjenevĂ« drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nga ky hap humbasin tĂ« gjithĂ«.

“TĂ«rheqja Ă«shtĂ« humbje pĂ«r SHBA-nĂ« dhe gjithashtu humbje pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s,” tha Tedros, duke theksuar se çështja nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me paratĂ«, por me bashkĂ«punimin dhe solidaritet.

Pakënaqësia e Trumpit me OBSH-në daton që nga pandemia e koronavirusit.

Ai u përpoq ta nxirrte SHBA-në nga organizata gjatë mandatit të tij të parë. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, u bë president para se të përfundonte afati njëvjeçar dhe e anuloi urdhrin e Trumpit.

Trump e akuzon OBSH-në për keqpërdorim fondesh dhe për menaxhim të dobët të pandemisë.

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Këtë të enjte është parashikuar seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kryeministri kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykatën e posaçme dhe SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre të depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

Në gjykatë sapo kanë mbërritur dy prokurorët e çështjes.

GJKKO pĂ«rmes njĂ« reagimi zyrtar ka njoftuar nuk do tĂ« dĂ«rgojĂ« pĂ«rfaqĂ«sues me argumentin se “nuk mund tĂ« legjitimohet si palĂ« nĂ« gjykimin kushtetues me kĂ«rkues Kryeministrin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€.

“Ju informojmĂ« se GJKKO nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ« plenare pasi vlerĂ«son se nuk mund tĂ« legjitimohet si palĂ« nĂ« gjykimin kushtetues me kĂ«rkues Kryeministrin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

NĂ« njĂ« shtet demokratik tĂ« sĂ« drejtĂ«s, tĂ« bazuar nĂ« parimin e sundimit tĂ« ligjit dhe tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve, njĂ« gjykatĂ« nuk mund tĂ« thirret dhe as tĂ« legjitimohet si palĂ« nĂ« njĂ« gjykim kushtetues pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« parashtrime apo pĂ«r tĂ« mbrojtur njĂ« vendim tĂ« dhĂ«nĂ« prej saj. PjesĂ«marrja e GJKKO-sĂ« si palĂ« e interesuar nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese do tĂ« cenonte parimin e ndarjes sĂ« pushteteve dhe pavarĂ«sinĂ« e brendshme tĂ« pushtetit gjyqĂ«sor”-thuhet nĂ« njoftim.

 

I dehur në timon, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! Tentoi të korruptojë punonjësit e policisë

Një 43-vjeçar u vu në pranga nga policia në Durrës, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l.

43-vjeçari akuzohet pĂ«r veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofroi para punonjësve të Policisë, vihet në pranga 43-vjeçari.

ShĂ«rbimet e Sektorit tĂ« PolicisĂ« Rrugore nĂ« DVP DurrĂ«s, gjatĂ« monitorimeve tĂ« qarkullimit pĂ«r identifikimin dhe ndĂ«shkimin e shkelĂ«sve tĂ« Kodit Rrugor, nĂ« rrugĂ«n “VllazĂ«rimi”, kanĂ« ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S.

Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve tĂ« kryera, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s, pĂ«r veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Qeveria gjermane ende po e shqyrton bordin e paqes të Trump

“Ne kemi njĂ« kĂ«shill paqeje, dhe ai Ă«shtĂ« Kombet e Bashkuara”, tha politikani i CDU-sĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« kryeqytetin kenian, Nairobi. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ai pranoi se Kombet e Bashkuara duhet tĂ« reformohen dhe tĂ« bĂ«hen mĂ« efektive – ashtu siç Trump ka kĂ«rkuar vazhdimisht.

Sipas ministrit, qeveria gjermane ka ende disa pyetje nĂ« lidhje me kĂ«të KĂ«shillin e Paqes. “KĂ«to mbeten pa pĂ«rgjigje deri mĂ« sot. Por ne do t’i diskutojmĂ« ato nĂ« njĂ« dialog konstruktiv.” NdĂ«rkohĂ«, Gjermania demonstron “çdo ditĂ« pĂ«rmes veprimeve tĂ« saj praktike se sistemi i OKB-sĂ« Ă«shtĂ« sistemi ynĂ« i paqeruajtjes, njĂ« sistem qĂ« meriton mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« plotĂ«â€.

ParaardhĂ«sja e Wadephul, Annalena Baerbock, shprehu njĂ« pikĂ«pamje tĂ« ngjashme. Presidentja aktuale e AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ« i tha AgjencisĂ« Gjermane tĂ« Shtypit se KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« i kishte dhĂ«nĂ« “KĂ«shillit tĂ« Paqes” njĂ« mandat ligjĂ«risht tĂ« detyrueshĂ«m sipas ligjit ndĂ«rkombĂ«tar me njĂ« detyrĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ«: Organi duhet tĂ« veprojĂ« nĂ« njĂ« bazĂ« kalimtare nĂ« konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit nĂ« Rripin e GazĂ«s. Grupi militant islamist Hamas, i cili shkaktoi luftĂ«n nĂ« territorin palestinez me sulmin e tij tĂ« madh ndaj Izraelit nĂ« tetor 2023, klasifikohet si njĂ« organizatĂ« terroriste nga shumĂ« shtete.

Baerbock e hedh poshtĂ« idenĂ« qĂ« “KĂ«shillit tĂ« Paqes” t’i besohen detyra globale, siç synon tani Trump. Ajo argumenton se Kombet e Bashkuara ekzistojnĂ« tashmĂ« si njĂ« organizatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, detyra dhe qĂ«llimi i sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« ruajtja e paqes botĂ«rore dhe sigurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Sipas politikanes sĂ« PartisĂ« sĂ« GjelbĂ«r, tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare, pavarĂ«sisht nga madhĂ«sia, forca ekonomike apo ushtarake e tyre, kanĂ« njĂ« vend dhe njĂ« votĂ« nĂ« KartĂ«n e OKB-sĂ« e kjo pĂ«r “arsye shumĂ« tĂ« mirĂ«â€.

“NĂ«se disa shtete tani pĂ«rpiqen tĂ« zbatojnĂ« ligjin e mĂ« tĂ« fortit, kjo aleancĂ« ndĂ«rrajonale – pavarĂ«sisht tĂ« gjitha dallimeve tĂ« tjera – duhet tĂ« mbrohet qartĂ« dhe me vendosmĂ«ri pĂ«r t’u vetĂ«mbrojtur dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur rendin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« bazuar nĂ« rregulla”, theksoi Baerbock.

Sipas ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Trump do tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« njoftim nĂ« lidhje me “KĂ«shillin e Paqes” kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s. Raportet e medias tregojnĂ« se ai do tĂ« nĂ«nshkruajĂ« mĂ« pas tĂ« ashtuquajturĂ«n kartĂ«, rregulloren e saj. Drafti Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« afĂ«rsisht 60 vende, pĂ«rfshirĂ« RusinĂ« dhe KinĂ«n./DW/

Shqiperia ne Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet per ratifikimin e marreveshjes

Kuvendi mblidhet nĂ« seancĂ« plenare pĂ«r shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”. NĂ« urdhrin pĂ«r thirrjen e seancĂ«s nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thuhet se marrĂ«veshja kĂ«rkon shumicĂ« absolute votash pĂ«r miratim. Seanca do tĂ« nisĂ« me fjalĂ«n e nismĂ«tarit, mĂ« pas do shprehet komisioni pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme ndĂ«rsa parashikohen diskutime dhe votimi.

Duke qenë se pjesëmarrja e Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes konsiderohet zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit, kërkesa për miratimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar bëhet në përputhje me parashikimin e nenit 83, pika 2, të Kushtetutës. Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave ka miratuar, në parim marrëveshjen më 21 janar.

MarrĂ«veshja synon krijimin e Bordit tĂ« Paqes si njĂ« organizatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, me personalitet ligjor ndĂ«rkombĂ«tar, me qĂ«llim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e njĂ« qeverisjeje tĂ« besueshme e tĂ« ligjshme, si dhe sigurimin e paqes sĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« zonat e prekura ose tĂ« kĂ«rcĂ«nuara nga konflikti. Bordi i Paqes do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« funksione tĂ« tilla tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« paqes nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«tĂ« KartĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« zhvillimin dhe pĂ«rhapjen e praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« mundshme pĂ«r t’u zbatuar nga tĂ« gjitha shtetet dhe komunitetet qĂ« kĂ«rkojnĂ« paqe.

Seanca plenare u kërkua pasditen e sotme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Pezullimi i zv.kryeministres, Qeveria dhe GJKKO perballen sot ne Kushtetuese

Qeveria dhe SPAK do të përballen sot në Gjykatën Kushtetuese për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Seanca në Kushtetuese me relator Sandër Becin. Edhe pse në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet çështja për pezullimin e Ballukut, ajo nuk është palë dhe nuk do të jetë e pranishme. Kjo sepse Edi Rama i ka vënë firmën e tij kësaj çështjeje.

Përfaqësuesit e tij do të jenë përballë SPAK dhe GJKKO, sepse kryeministri mendon se një prokuror dhe një gjykatës nuk mund të pezullojnë një ministër. Sipas tij kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara.

SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

Kryeministri Rama argumenton se sipas kushtetutĂ«s, edhe njĂ« ministĂ«r gĂ«zon imunitetin e deputetit, dhe siç kĂ«tij tĂ« fundit asnjĂ« gjykatĂ« nuk mund t’i pezullojĂ« ushtrimin e mandatit, kjo nuk mund t’i ndodhĂ« as ministrit. Ndaj Rama kĂ«rkon tĂ« zgjidhet konflikti duke i interpretuar ky nen Kushtetues.

Në përfundim, dy janë rrugët e daljes, ose gjykata vendos se SPAK dhe GJKKO kishin të drejtë dhe do të pezullojnë sërish Ballukun, ose i japin të drejtë Ramës dhe pezullimi hiqet përfundimisht.

Moti i keq godet Greqinë/ Si ndodhën tragjeditë me dy të vdekur, humb jetën një grua dhe roja bregdetare

Moti i keq që goditi pasditen e djeshme periferitë jugore të Atikës rezultoi vdekjeprurës. Një grua 56-vjeçare humbi jetën në Ano Glyfada, pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 20:00 të mërkurën, kur viktima, duke u kthyer nga puna, tentoi të kalonte rrugën në kryqëzimin e rrugëve Kyrillou dhe Methodiou me Konstantinou Paleologou. Në atë moment, një përrua i fuqishëm zbriste nga mali drejt rrugës Kyrillou dhe Methodiou, duke e rrëmbyer gruan dhe duke e bllokuar nën një automjet që ishte zhvendosur më parë nga sasia e madhe e ujit.

Banorët e zonës, të cilët panë skenën, njoftuan menjëherë autoritetet. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje dhe e nxorën 56-vjeçaren nga poshtë makinës, por fatkeqësisht ajo ishte pa ndjenja dhe nuk arriti të mbijetojë.

NjĂ« dĂ«shmitar okular pĂ«rshkroi momentet dramatike: “Ajo po kalonte rrugĂ«n pĂ«r t’u kthyer nĂ« shtĂ«pi. PĂ«rroi e mori menjĂ«herĂ«. U bllokua nĂ«n makinĂ« dhe nuk mundĂ«m ta shpĂ«tonim. Uji ishte shumĂ« i fortĂ«, me gurĂ«. VetĂ«m kĂ«mbĂ«t e saj dukeshin. Ishte 56 vjeçe dhe kishte familje, njĂ« vajzĂ«â€. Autoritetet po hetojnĂ« rrethanat e ngjarjes, ndĂ«rsa moti i keq ka shkaktuar probleme tĂ« shumta nĂ« zonĂ«, me pĂ«rmbytje dhe dĂ«me materiale. Sakaq, njĂ« aksident tragjik ndodhi nĂ« Astros tĂ« Kynourias, ku njĂ« roje bregdetare 53-vjeçare humbi jetĂ«n gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s. Viktima mbante gradĂ«n nĂ«ntoger dhe shĂ«rbente si oficer nĂ« Departamentin Portual tĂ« zonĂ«s.

Sipas njoftimit zyrtar të Rojës Bregdetare Helenike, 53-vjeçari ndodhej në patrullim këmbësor në port, së bashku me komandantin e Departamentit Portual. Gjatë ankorimit të anijeve, një valë e fortë e rrëmbeu, duke i shkaktuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Durrës ka shpallur të pafajshëm Hazbi Likën, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, me vendim të dhënë më 21 janar 2026.

Vendimi i gjykatës rrëzon plotësisht akuzat ndaj tij, duke konfirmuar se nuk ekziston asnjë përgjegjësi penale në ngarkim të Likës.

Më 2 korrik 2025, ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe me vendim penal të kësaj gjykate. Pas shqyrtimit të çështjes dhe vijimit të procedurave ligjore, Lika u rikthye në detyrë më 22 tetor 2025.

Vendimi i sotëm përbën një përfundim të qartë dhe përfundimtar në shkallën e parë, duke rivendosur plotësisht figurën ligjore dhe profesionale të drejtuesit të arsimit në qarkun Durrës.

Fier, 55 vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët

FIER ,  NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e sotme nĂ« lagjen “15 Tetori” nĂ« Fier, ku njĂ« burrĂ« rreth 55-vjeç, me profesion mĂ«sues i gjuhĂ«s angleze, ka rrezikuar jetĂ«n pas rĂ«nies nga kati i tretĂ« tĂ« pallatit ku banonte.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në banesën e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë jashtë ndërtesës, duke mbetur i varur dhe në gjendje tejet të rrezikshme. Situata ka shkaktuar panik te banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë mundësuar shpëtimin e tij, ndërsa forcat e policisë kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndjekur procedurat hetimore.

I lënduari është transportuar me urgjencë në Urgjencën Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Forcat e policisë ndodhen edhe në ambientet e spitalit për të vijuar hetimet.

Burime bëjnë me dije se 55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet.

Policia njofton:
“Rreth orĂ«s 17:50, nĂ« lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«hedhur nga kati i tretĂ« i pallatit ku banonte. Aktualisht ndodhet nĂ« spital pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n. Grupi hetimor vijon tĂ« jetĂ« nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« rastit.”

Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, një i plagosur

NjĂ« aksident i frikshem rrugor ka ndodhur mbrĂ«mjen e sotme nĂ« aksin Lezhë–Ishull LezhĂ«, pranĂ« lagjes SMT.

NjĂ« automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« shtyllĂ« ndriçimi, pĂ«r t’u pĂ«rmbysur mĂ« pas nĂ« mes tĂ« rrugĂ«s.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Sali Berisha denoncon qeverisjen socialiste: Partia e krimit po shkatërron Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në Njësinë 2 të Tiranës, ku kritikoi ashpër qeverisjen e Partisë Socialiste dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndikim të krimit të organizuar dhe pengim të rotacionit demokratik.

“Opozita ka mbijetuar furtuna dhe kurrĂ« nuk Ă«shtĂ« zhdukur. U ngritĂ«m mĂ« tĂ« fortĂ«, sepse qĂ«ndruam mĂ« tĂ« fortĂ« me shqiptarĂ«t”, deklaroi Berisha, duke pĂ«rmendur sfidat qĂ« sipas tij ka kaluar PD-ja gjatĂ« viteve tĂ« fundit. Ai theksoi se gjatĂ« periudhave kur Partia Demokratike ka qenĂ« nĂ« pushtet janĂ« marrĂ« vendime tĂ« vĂ«shtira, gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« njĂ« ideali, dhe pĂ«rmendi rritjen e pagave, pensioneve dhe ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s si arritje tĂ« qeverisjes sĂ« tij.

MegjithatĂ«, Berisha shtoi se korrupsioni i qeverisĂ« aktuale Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i thellĂ«. “Edhe gjatĂ« qeverisjes sonĂ« kishte korrupsion, por kishte luftĂ« tĂ« madhe kundĂ«r keqqeverisjes. Tani korrupsioni ka kapur majat”, u shpreh ai.

Ai akuzoi PartinĂ« Socialiste se ka lindur nga krimi dhe vazhdon tĂ« veprojĂ« sipas interesave kriminale. Sipas BerishĂ«s, sistemi i patronazhistĂ«ve dhe ndikimi i krimit tĂ« organizuar kanĂ« penguar rotacionin demokratik dhe kanĂ« favorizuar manipulimin e zgjedhjeve. “Rama ka shndĂ«rruar zgjedhjet nĂ« farsĂ«. Votat janĂ« vjedhur nĂ« 2021 dhe 2025. NjĂ« qeveri qĂ« vjedh votat e qytetarĂ«ve nuk ka legjitimitet”, deklaroi kreu demokrat.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha dëgjoi shqetësimet e qytetarëve dhe ripërsëriti nevojën për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë dhe ligjin në vend, duke u angazhuar për një opozitë aktive dhe vigjilente

Kryeministri Rama pritet të takojë Ivanka Trump në Vlorë

Kryeministri Edi Rama do të takojë në Vlorë vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur këtë të mërkurë në qytetin bregdetar mes masash të larta sigurie.

Mësohet se vizita e çiftit Trump-Kushner lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Ata do të zhvillojnë një takim me studio arkitekturore për të diskutuar rreth mënyrës së realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Për këto projekte janë ftuar të marrin pjesë mbi 60 studio arkitekturore, vendase dhe ndërkombëtare, të cilat do të prezantojnë ide dhe koncepte zhvillimi me standarde të larta, duke e kthyer jugun e Shqipërisë në një destinacion të turizmit luksoz.

Dhëndri i Presidentit amerikan ka marrë statusin e investitorit strategjik vitin e kaluar, pas prezantimit të projektit të tij turistik në ishullin e Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, i cili është përdorur vetëm si bazë ushtarake.

Vlera e investimit parashikohet tĂ« jetĂ« 1.4 miliardĂ« euro. Projekti parashikon “marinĂ« turistike, struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard tĂ« lartĂ«, zona gastronomike dhe zona shplodhĂ«se me shĂ«rbime nĂ« funksion tĂ« tyre”.

Dosja 5D, lirohet nga qelia Taulant Tushe! Apeli i Gjykatës së Posaçme kalon në arrest shtëpiak ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë

Gjykata e posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurimit për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të çështjes së 5D.

Apeli i Posaçëm e ka liruar nga qelia duke e dërguar në masën e sigurimit arrest në shtëpi.

Taulant Tusha, ish-drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe e kryer në bashkëpunim.

PĂ«r periudhĂ«n 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrĂ« 12 tendera publikĂ«, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar pĂ«rfitime prej rreth 192.7 milionĂ« lekĂ«sh.

Po kjo kompani, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tendera tĂ« organizuar nga UKT, Bashkia TiranĂ«, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga tĂ« pandehurit qĂ« ushtronin funksione publike. PĂ«rfitimet monetare janĂ« pĂ«rdorur pĂ«r blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve tĂ« tjera tregtare.

VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë, në fokus inovacioni dhe transparenca në shëndetësi

E ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane bën të ditur se gjatë takimit u diskutuan mënyrat se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor në Shqipëri.

Sipas Ambasadës, palët shqyrtuan edhe rolin që kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të luajnë në përmirësimin e ofrimit dhe cilësisë së shërbimeve publike të shëndetit, me synim rritjen e aksesit për të gjithë qytetarët.

“GjatĂ« takimit tĂ« tyre tĂ« parĂ« zyrtar, Nancy VanHorn dhe ministrja Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund tĂ« ndikojnĂ« pozitivisht nĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor, si dhe mĂ«nyrat konkrete pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar shĂ«rbimet e shĂ«ndetit publik”, thuhet nĂ« njoftimin e AmbasadĂ«s Amerikane nĂ« TiranĂ«.

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë emërimesh dhe lirimesh nga detyra në institucionet shtetërore, gjatë mbledhjes së sotme, të datës 21 janar 2026. Vendimet u bënë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njoftoi se njëherësh u miratuan edhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke iu bashkuar ekipit drejtues të këtij dikasteri.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, të lirohet nga kjo detyrë, ndërsa në vend të tij Adrian Gurra u emërua prefekt i Qarkut të Durrësit.

Po ashtu, janë bërë ndryshimeedhe në Qarkun e Korçës. Sipas njoftimit të qeverisë, Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, është liruar nga kjo detyrë, ndërkohë që Florinda Zegullaj u emërua prefekte e Qarkut të Korçës. Në listën e lirimeve nga detyra përfshihet edhe Inspektorati i Përgjithshëm. Qeveria ka vendosur që Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, të lirohet nga detyra.

Përveç ndryshimeve në poste drejtuese, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një sërë vendimesh të rëndësishme me ndikim në politikat publike për vitin 2026. Një nga vendimet kryesore lidhet me shëndetësinë, ku sipas njoftimit zyrtar, qeveria vendosi miratimin e financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026.

Në fushën e sportit, qeveria ka miratuar përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit për një sërë institucionesh dhe organizatash sportive. Sipas njoftimit, përfitues do të jenë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar, Organizata Kombëtare Antidoping, federatat sportive olimpike, fondacionet sportive, si dhe Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ka të bëjë me administratën publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit në institucionet e Administratës Shtetërore për vitin 2026. Sipas qeverisë, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2026 është gjithsej 1067, të ndara sipas niveleve drejtuese dhe kategorisë ekzekutive. Në kuadër të zhvillimit ekonomik, qeveria ka vendosur shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë, duke synuar nxitjen e zhvillimit lokal dhe mbështetjen e ekonomive rurale.

Vendime janë marrë edhe në sektorin energjetik. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali eolik në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, si dhe ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë. Sipas njoftimit, këto investime nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse.

Vendimet e marra në mbledhjen e 21 janarit 2026 reflektojnë një kombinim të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve shtetërore dhe miratimit të politikave zhvillimore për vitin e ardhshëm, me fokus në shëndetësi, sport, administratë, ekonomi dhe energji.

Lirohet nga detyra drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« nenit 27 tĂ« ligjit nr.8576, datĂ« 3 shkurt 2000, “PĂ«r bibliotekat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, me propozimin e Ministrit tĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit.

Sipas vendimit, Ministria e Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit ngarkohet pĂ«r zbatimin e tij. Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe do tĂ« publikohet nĂ« “Fletoren Zyrtare”.

Kuvendi mblidhet nesër/ Mazhoranca kërkesë për miratimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes

Ditën e nesërme, më 22 janar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e aderimit të vendit në Bordin e Paqes për Gazën.

Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca do të mblidhet me kërkesën e një të pesta të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Rendi i ditës së seancës plenare përfshin njoftime dhe shqyrtimin e projektligjit titulluar.

“PĂ«r miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”.

Ky hap përbën një moment të rëndësishëm në politikën e jashtme të Shqipërisë, duke shënuar përfshirjen e vendit në një mekanizëm ndërkombëtar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Gazës.

Kuvendi duhet të respektojë rregulloren/PD: Nuk kemi marrë njoftim për seancë plenare këtë javë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë kësaj jave.

Sipas njoftimit, me vendim të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit është përcaktuar se këtë javë nuk do të zhvillohet seancë plenare. Seanca e rradhës është planifikuar për të mbajtur më 27 janar.

Partia Demokratike thekson se sipas pikës 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës duhet të njoftohen për deputetët dhe publikun si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar.

“NĂ« respekt tĂ« transparencĂ«s dhe llogaridhĂ«nies ndaj qytetarĂ«ve, Kuvendi duhet tĂ« respektojĂ« rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja, duke garantuar pĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« e secilit deputet gjatĂ« ushtrimit tĂ« funksionit tĂ« tij kushtetues,” thekson Grupi Parlamentar i PD-sĂ« nĂ« njoftim.

GJKKO zbardh 42 argumentet për burgimin e vëllezërve Duka dhe grupit për vrasjen e Santiago Malkos

GJKKO  ka shpallur këtë të martë vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, trupa gjykuese vendosi dënimin me 30 vite burg për të pandehurin Leonard Duka, i cili u gjet fajtor për përfshirje në vrasjen e Malkos.

Ndërkohë, Erlis Duka u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, si edhe për të gjitha episodet e tjera që lidhen me armëmbajtjen pa leje.

Për të, gjykata vendosi heqjen e masës së sigurisë, duke e liruar plotësisht nga të gjitha akuzat.

GJKKO dĂ«noi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkĂ«n “Doça”, si edhe AleksandĂ«r Manxhakun. Po ashtu, me 25 vite burg u dĂ«nua edhe Oltian Loga.

Më herët, për këtë çështje janë dënuar edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Santiago Malko u ekzekutua në gusht të vitit 2019, pasi grupi kriminal, sipas hetimeve, kishte dështuar në një atentat të planifikuar ndaj Ervis Martinajt, të cilin e konsideronte si kundërshtar të përbetuar.

Sipas dosjes hetimore, përplasja mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt lidhej me konfliktet për kontrollin e lojërave të fatit.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka paraqitur pranĂ« GjykatĂ«s kĂ«rkesĂ«n me objekt: “Gjykimin e çështjes penale nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurve Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni (alias Musai), AleksandĂ«r Maxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj”.

2. Gjykimi i kĂ«saj Ò«Ă«shtje u zhvillua me rregullat e gjykimit tĂ« zakonshĂ«m. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Gerd Hoxha, me vendimin nr. 5, datĂ« 21.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M (ngjarja e datĂ«s 27.08.2019), parashikuar nga nenet 78, pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tyre dispozitave dĂ«nimin e tij me 28 (njĂ«zet e tetĂ«) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet.

3. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 5 (pesĂ«) vite burgim.

4. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 tĂ« Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 4 (katĂ«r) muaj burgim.

5. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”(armĂ«t e zjarrit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 1 (njĂ«) vit burgim.

6. Pushimin e çështjes nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka, akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, tĂ« K.Pr.Penale, pasi fakti nuk pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale.

7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Leonard Duka dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.

8. Llogaritja e dĂ«nimit fillon nga dita e arrestimit dhe dĂ«nimi me burgim nga i pandehuri Leonard Duka do tĂ« vuhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«, nĂ« referim tĂ« parashikimeve tĂ« nenit 16, pika 1, shkronja a) tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve”.

9. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Erlis Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M,(ngjarja e datĂ«s 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet.

10. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Erlis Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 11. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Erlis Duka, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 12. Bazuar nĂ« nenet 261 dhe 389 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, heqjen e masĂ«s sĂ« sigurimit personal “Arrest nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, caktuar ndaj tĂ« pandehurit Erlis Duka me vendimin nr. 145 datĂ« 10.10.2019 tĂ« ish/GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda TiranĂ«. 13. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M,(ngjarja e datĂ«s 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tyre dispozitave dĂ«nimin e tij me 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 14. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 15. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 16. Bazuar nĂ« nenin 55 tĂ« Kodit Penal, nĂ« bashkim tĂ« dĂ«nimeve i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) dĂ«nohet me njĂ« dĂ«nim tĂ« vetĂ«m prej 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 17. Llogaritja e dĂ«nimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dĂ«nimi me burgim nga i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) do tĂ« vuhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«, nĂ« referim tĂ« parashikimeve tĂ« nenit 16, pika 1, shkronja a) tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve”. 18. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit AleksandĂ«r Maxhaku, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M,(ngjarja e datĂ«s 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tyre dispozitave dĂ«nimin e tij me 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 19. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit AleksandĂ«r Maxhaku, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 20. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit AleksandĂ«r Maxhaku, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 21. Bazuar nĂ« nenin 55 tĂ« Kodit Penal, nĂ« bashkim tĂ« dĂ«nimeve i pandehuri AleksandĂ«r Maxhaku dĂ«nohet me njĂ« dĂ«nim tĂ« vetĂ«m prej 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 22. Llogaritja e dĂ«nimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dĂ«nimi me burgim nga i pandehuri AleksandĂ«r Maxhaku do tĂ« vuhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«, nĂ« referim tĂ« parashikimeve tĂ« nenit 16, pika 1, shkronja a) tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve”. 23. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M,(ngjarja e datĂ«s 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tyre dispozitave dĂ«nimin e tij me 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 24. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 25. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 26. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 tĂ« Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 27. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpĂ«rthyese dhe i municionit”(armĂ«t e zjarrit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 28. Pushimin e çështjes nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, tĂ« K.Pr.Penale, pasi fakti nuk pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale. 29. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Oltian Loga, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Largimi i tĂ« burgosurit nga vendi i qĂ«ndrimit”, parashikuar nga neni 323 pg 1 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 6 (gjashtĂ«) muaj burgim. 30. Bazuar nĂ« nenin 55 tĂ« Kodit Penal, nĂ« bashkim tĂ« dĂ«nimeve i pandehuri Oltian Loga dĂ«nohet me njĂ« dĂ«nim tĂ« vetĂ«m prej 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 31. Llogaritja e dĂ«nimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dĂ«nimi me burgim nga i pandehuri Oltian Loga do tĂ« vuhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«, nĂ« referim tĂ« parashikimeve tĂ« nenit 16, pika 1, shkronja a) tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve”. 32. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« dĂ«m tĂ« viktimĂ«s S.M,(ngjarja e datĂ«s 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 tĂ« Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«tyre dispozitave dĂ«nimin e tij me 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 33. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 nĂ« lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 tĂ« Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 34. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«saj dispozite dĂ«nimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 35. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 tĂ« Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 36. Deklarimin e pafajshĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”(armĂ«t e zjarrit) (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 388, pika 1, shkronja d) tĂ« K.Pr.Penale, pasi nuk provohet qĂ« e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet. 37. Pushimin e çështjes nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurit Dritan Agaj, akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datĂ«s 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, nĂ« referim tĂ« nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, tĂ« K.Pr.Penale, pasi fakti nuk pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale. 38. Bazuar nĂ« nenin 55 tĂ« Kodit Penal, nĂ« bashkim tĂ« dĂ«nimeve i pandehuri Dritan Agaj dĂ«nohet me njĂ« dĂ«nim tĂ« vetĂ«m prej 25 (njĂ«zet e pesĂ«) vite burgim. 39. Llogaritja e dĂ«nimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dĂ«nimi me burgim nga i pandehuri Dritan Agaj do tĂ« vuhet nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«, nĂ« referim tĂ« parashikimeve tĂ« nenit 16, pika 1, shkronja a) tĂ« ligjit nr. 81/2020 “PĂ«r tĂ« drejtat dhe trajtimin e tĂ« dĂ«nuarve me burgim dhe tĂ« paraburgosurve”. 40. NĂ« bazĂ« tĂ« nenit 190, pika 1 tĂ« K.Pr.Penale e sekuestruara, disponohen si mĂ« poshtĂ«: – Automjeti tip “Skoda Roomster’’ me targa **** – tĂ« konfiskohet duke kaluar nĂ« favor tĂ« shtetit; – Automjeti Volkzvagen Golf 5 me targĂ« **** – tĂ« konfiskohet duke kaluar nĂ« favor tĂ« shtetit; – Aparat celular i shtetasit R.M, i markĂ«s Huawei seria P30, me nr.IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartĂ« SIM me nr.telefoni ****, nr. telefoni **** – t’i kthehet personit qĂ« i pĂ«rket. – Portofol Luis Vuiton ngjyrĂ« e zezĂ« (gjetur nĂ« automjetin Audi8) i cili nĂ« brendĂ«si tĂ« tij ka katĂ«r kartĂ«monedha 50 euro, 1 kartĂ«monedhĂ« 20 euro,1 kartĂ«monedhĂ« 10 euro, njĂ« kartĂ« Credins Bank, dhe njĂ« copĂ« letĂ«r e verdhĂ« – t’i kthehet personit qĂ« i pĂ«rket. – Automjeti mercedez benz CLS me targa **** – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. – Dy telefonat e viktimĂ«s S.M: Celular i markĂ«s IPHONE X me nr. IMEI **** me kartĂ« SIM me nr. **** dhe Blackberry me kartĂ« Sim Telekom me nr. **** – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. – Dy aparate celulare tĂ« tĂ« pandehurit Leonard Duka: NjĂ« aparat celular i markĂ«s Samsung me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** dhe njĂ« aparat celular me mbishkrimin **** me nr. tĂ« stampuar nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« tij **** me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. – Aparat celular i markĂ«s Samsung i tĂ« pandehurit Dritan Agaj me nr. IMEI : **** dhe IMEI2: **** – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. – Aparate celulare tĂ« markĂ«s: Samsung model SM-G965F me nr.IMEI **** dhe IMEI2: ****; Samsung model SMJ320FN me nr.IMEI: ****; IPHONE model A1586 me nr. IMEI: **** ku brenda tij ka kartĂ«n SIM me nr.serial **** – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. – NjĂ« USB me mbishkrimin ****, sekuestruar nĂ« automjetin Skoda me targĂ« ****; NjĂ« fletore me vija tĂ« gjera ku nĂ« kapakun e saj ka mbishkrimin “****” nĂ« faqen e parĂ« fillon me muajin Qershor, e shkruar me shkrim dore dhe vijon me targĂ«n e automjetit **** etj; NjĂ« DVR me nr.serial ****, IP adrese **** (e sende te tjera tĂ« lĂ«na nĂ« ruajtje nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«) – tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« ruajtje nĂ« funksion tĂ« proçedimit tĂ« ndarĂ«. 41. Shpenzimet procedurale nĂ« fazĂ«n e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqĂ«sore (sipas formularit pĂ«rkatĂ«s bashkĂ«lidhur) i ngarkohen tĂ« pandehurve te deklaruar fajtorĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« solidare. 42. KundĂ«r vendimit mund tĂ« bĂ«het ankim nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme tĂ« Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ«) ditĂ«ve, duke filluar ky afat nga e nesĂ«rmja e komunikimit tĂ« vendimit tĂ« arsyetuar. TiranĂ«, mĂ« datĂ« 21.01.2026 Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

❌