Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se nuk ka asnjë individ, përfshirë presidentët e tjerë, që ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa ai.
âNĂ«se unĂ« nuk do tĂ« isha shfaqur, NATO-ja nuk do tĂ« ekzistonte tani! Do tĂ« kishte pĂ«rfunduar nĂ« hi tĂ« HistorisĂ«. Trishtueshme, por e vĂ«rtetĂ«â, shkroi ai nĂ« Truth Social.
Deklarata e liderit amerikan vjen derisa presidenti vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të aleancës transatlantike gjatë mandatit presidencial.
Ndërkohë, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trumpit dhe Evropës.
âNuk mund tĂ« premtoj se SHBA-tĂ« do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« NATO. Askush nuk mundetâ, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shĂ«rben si ministĂ«r i Financave i NorvegjisĂ«, pĂ«r revistĂ«n gjermane Der Spiegel.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga anëtarët themelues dhe më të rëndësishëm të NATO-s (Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior). /Telegrafi/
Trump sërish ka folur për sovranitetin e shtetit danez mbi Grenlandën.
âVetĂ«m sepse njĂ« anije shkoi atje 500 vjet mĂ« parĂ« dhe pastaj u largua, kjo nuk ju jep tĂ« drejtĂ« pronĂ«sieâ, tha presidenti amerikan.
Me këtë deklaratë, Donald Trump ka vënë në pikëpyetje bazën historike të sovranitetit të Danimarkës mbi Grenlandën, duke sugjeruar se zbulimi i hershëm ose prania e përkohshme historike nuk mjafton për të justifikuar kontrollin territorial.
Grenlanda ka qenë nën sundimin danez për shekuj, por sot ajo gëzon autonomi të gjerë, me qeverinë dhe parlamentin e saj, ndërsa Danimarka ruan kontrollin mbi politikën e jashtme dhe mbrojtjen.
Interesi i Trump për Grenlandën u bë publik kohët e fundit, kur ai shprehu idenë e blerjes së ishullit nga Danimarka, një propozim që u refuzua menjëherë nga autoritetet daneze dhe grenlandeze.
Ndryshe, Grenlanda ka rëndësi të madhe strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore, si dhe interesave ushtarake dhe ekonomike në rritje në rajon. /Telegrafi/
Një shqetësim i ri ka dalë në pah lidhur me martesat midis qytetarëve të Malit të Zi dhe grave nga Shqipëria.
NĂ« disa mesazhe nĂ« rrjetet sociale, disa gra paraqiteshin si âofertĂ«â pĂ«r martesĂ«, duke nxitur dyshime pĂ«r ndĂ«rmjetĂ«sime tĂ« paligjshme.
Policia malazeze ka deklaruar se nuk ka informacion zyrtar për raste të tilla dhe nuk ka pasur raportime që tregojnë përfshirjen e paligjshme të ndërmjetësve.
Sipas Kodit Penal të Malit të Zi, trafikimi i njerëzve dhe shfrytëzimi për qëllime martesore konsiderohen vetëm në rastet kur ekzistojnë detyrim, kërcënim, mashtrim ose shfrytëzim, shkruan vijesti.me.
Sipas të dhënave nga disa komuna, brenda dy viteve të fundit janë regjistruar 16 martesa midis qytetarëve të Malit të Zi dhe shtetaseve shqiptare, me numrin më të madh në Ulqin. Megjithatë, nuk dihet nëse këto martesa janë bërë në kushte të paligjshme apo nën ndonjë formë shfrytëzimi.
Drejtuesja e Qendrës për të Drejtat e Grave, Maja Raiçeviq, ka theksuar se reklamat ku gratë paraqiten si mallra janë shqetësuese dhe thekson se shteti ka detyrimin të parandalojë dhe ndëshkojë çdo formë dhune apo shfrytëzimi në martesa. Ajo shton se gratë nuk duhet trajtuar si objekte dhe se shteti duhet të reagojë ndaj çdo indikacioni të ndërmjetësimeve të paligjshme.
Gazeta Vijesti gjithashtu ka rikujtuar se në vitin 2017 disa burra nga Mali i Zi ishin mashtruar nga persona që pretendonin se do të organizonin martesat me gra shqiptare, duke u kërkuar pagesa të konsiderueshme për shërbime që nuk u realizuan.
Me gjithë këto shqetësime, autoritetet malazeze insistojnë se deri më tani nuk ka fakte konkrete që tregojnë për ndërmjetësime të paligjshme, por rastet e dyshuara duhet të hetohen dhe ndiqen nga prokuroria kompetente nëse paraqiten denoncime të reja. /Telegrafi/
Kili po përballet me zjarre pyjore të një shkalle të paprecedentë, të cilat tashmë kanë marrë jetën e të paktën 19 personave dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rajonet më të goditura nga flakët janë Nuble dhe Biobio, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe tokash bujqësore.
Në qytetin e Lirquenit, pothuajse asnjë shtëpi nuk ka mbetur e paprekur, ndërsa të paktën 300 ndërtesa banimi janë shkatërruar plotësisht.
Përveç kësaj, rreth 50 mijë njerëz në mbarë vendin janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të flakëve, duke kërkuar strehim në qendra emergjente të vendosura nga autoritetet.
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka deklaruar se të gjitha burimet kombëtare janë mobilizuar për të përballuar situatën.
Ai theksoi se forcat e emergjencës, ushtria dhe ekipet zjarrfikëse po punojnë pa ndërprerje për të kontrolluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
Autoritetet gjithashtu kanë bërë apel për solidaritet dhe kujdes maksimal nga qytetarët, duke këshilluar që të shmangen zonat e rrezikuara dhe të ndihmohet në mënyrë të sigurt në procesin e evakuimit.
Situata vazhdon të jetë kritike, ndërsa moti i thatë dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.
Shumë komunitete rurale dhe banorë të zonave periferike po përballen me humbje të mëdha dhe kërkojnë ndihmë emergjente, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rimëkëmbja e plotë do të kërkojë muaj dhe përpjekje të mëdha kombëtare. /Telegrafi/
Ukraina ka propozuar që Evropa të krijojë një Forcë të Përbashkët të Armatosur prej rreth 3 milionë ushtarësh, me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive ndaj kërcënimit nga Rusia.
Kjo ide vjen në një kohë kur siguria evropiane po përballet me sfida serioze, si pasojë e luftës në Ukrainë, tensioneve në rritje në lindje të kontinentit dhe pasigurive mbi angazhimin afatgjatë të aleatëve ndërkombëtarë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se, megjithëse kjo ide është hedhur në tryezë prej më shumë se një viti, nuk ka pasur hapa konkretë drejt realizimit të saj.
âKa kaluar njĂ« vit. Ta them sinqerisht, asnjĂ« hap i vetĂ«m nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« drejt kĂ«saj ideje. Ndoshta tani, duke pasur parasysh tĂ« gjitha kĂ«to sfida, udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« do ta marrin seriozisht nĂ« shqyrtimâ, u shpreh ai.
Sipas Zelenskyt, krijimi i njĂ« ushtrie tĂ« pĂ«rbashkĂ«t evropiane nuk do tĂ« synonte tĂ« zĂ«vendĂ«sonte NATO-n apo tĂ« konkurronte me Shtetet e Bashkuara. PĂ«rkundrazi, ai e sheh kĂ«tĂ« forcĂ« si njĂ« shtyllĂ« shtesĂ« tĂ« sigurisĂ« evropiane, qĂ« do tâi jepte kontinentit mĂ« shumĂ« autonomi strategjike dhe aftĂ«si pĂ«r tĂ« reaguar shpejt ndaj krizave.
âEvropa thjesht do tĂ« kishte ushtrinĂ« e saj tĂ« veçantĂ« dhe tĂ« fortĂ«â, theksoi lideri ukrainas.
Propozimi ka hapur debate brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë, pasi përfshin çështje të ndërlikuara si financimi, komandimi i përbashkët, sovraniteti i shteteve anëtare dhe koordinimi me strukturat ekzistuese të sigurisë. Megjithatë, lufta në Ukrainë ka bërë që gjithnjë e më shumë liderë evropianë të diskutojnë nevojën për një rol më aktiv të Evropës në garantimin e sigurisë së saj, pa u mbështetur plotësisht te aleatët e jashtëm. /Telegrafi/
Organizatorët e konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë thanë se kanë anuluar ftesat drejtuar qeverisë iraniane për edicionin e këtij viti, nga 13 deri më 15 shkurt, pas represionit ndaj protestuesve, njofton sot agjencia France Presse.
âPara disa javĂ«sh u dĂ«rguan ftesa pĂ«r disa pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« qeverisĂ« iraniane. NĂ« dritĂ«n e zhvillimeve aktuale, Konferenca e SigurisĂ« nĂ« Mynih nuk do tâi pranojĂ« kĂ«to ftesaâ, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ngjarjes pĂ«r AFP.
Protestat për shkak të kostove të jetesës shpërthyen në Iran më 28 dhjetor dhe u bënë një nga ngjarjet më të mëdha kundër regjimit që nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979, shkruan reuters.
Organizata joqeveritare norvegjeze Iran Human Rights (IHR) thotë se të paktën 3,428 persona kanë humbur jetën, raste këto të konfirmuara nga IHR ose burime të pavarura.
Vlerësime të tjera flasin për mbi 5000 të vdekur ose edhe disa për 20 mijë, por mungesa e internetit e vështirëson verifikimin nga organizatat joqeveritare dhe mediat.
Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u pyet për raportimet se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi ishte ftuar në konferencën e sigurisë në Mynih.
âDuke pasur parasysh pĂ«rplasjen e pĂ«rgjakshme me protestuesit, nuk besojmĂ« se pjesĂ«marrja e tij do tĂ« ishte e pĂ«rshtatshmeâ, u pĂ«rgjigj ai.
Ndryshe, konferenca e Sigurisë në Mynih është një ngjarje vjetore në kalendarin diplomatik që tërheq rregullisht politikanët kryesorë botërorë. /Telegrafi/
TikTok do të fillojë në javët e ardhshme të vendosë një teknologji të re për detektimin e moshës në të gjithë Evropën, njoftoi kompania të premten, ndërsa platforma në pronësi të ByteDance po përballet me presione rregullatore për të identifikuar dhe hequr llogaritë e fëmijëve nën 13 vjeç.
Sistemi do të analizojë informacionet në profil, videot e publikuara dhe modelet e sjelljes për të vlerësuar nëse personi pas një llogarie të caktuar është i mitur, shkruan reuters.
Tensionet rriten mĂ« tej nga fakti se njĂ« gjykatĂ«s nĂ« shtetin federal tĂ« Delaware nĂ« Shtetet e Bashkuara do tĂ« shqyrtojĂ« tĂ« premten kĂ«rkesĂ«n e TikTok pĂ«r tĂ« hedhur poshtĂ« padinĂ« qĂ« prindĂ«rit e pesĂ« fĂ«mijĂ«ve nga Britania e Madhe e dorĂ«zuan vitin e kaluar, pasi fĂ«mijĂ«t vdiqĂ«n duke realizuar video âprankâ dhe âchallengeâ.
NĂ« padinĂ« thuhet se algoritmet e TikTok promovuan pĂ«rmbajtje tĂ« rrezikshme pĂ«r fĂ«mijĂ«t, pĂ«rfshirĂ« sfidĂ«n e njohur si âblackout challengeâ qĂ« inkurajonte vetĂ«-dĂ«mtimin pĂ«rmes mbytjes.
âByteDance ka dĂ«mtuar kĂ«ta fĂ«mijĂ« pasi udhĂ«heqĂ«sia e dinte qĂ« vendimet e tyre nĂ« programim mund tĂ« çojnĂ« nĂ« vdekje aksidentale tĂ« fĂ«mijĂ«veâ, thuhet nĂ« padinĂ« e dorĂ«zuar nĂ« GjykatĂ«n e Delaware.
Disa nga fëmijët ishin nën 13 vjeç.
âShprehim ngushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« thella kĂ«tyre familjeveâ, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i TikTok, duke shtuar se kompania ndalon rreptĂ«sisht pĂ«rmbajtjen qĂ« promovon ose inkurajon sjellje tĂ« rrezikshme. /Telegrafi/
Franca po shqetësohet gjithnjë e më shumë për shkak të rritjes së shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Gjermanisë, nga frika se kjo mund të ndryshojë jo vetëm ekuilibrin strategjik dhe politik brenda Evropës, por edhe të dobësojë ndikimin tradicional të Parisit në kontinent evropian.
Sipas njĂ« raporti tĂ« Bloomberg, zyrtarĂ«t francezĂ« po ndjekin nga afĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« nismĂ« âhistorikeâ e riarmatimit tĂ« GjermanisĂ«, me njĂ« pĂ«rzierje admirimi dhe shqetĂ«simi.
GjatĂ« dy viteve tĂ« fundit, Berlini ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« forcim tĂ« paparĂ« tĂ« mbrojtjes, shkaku i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, Zeitenwende, ose âpikĂ«s sĂ« kthesĂ«sâ. Gjermania planifikon tĂ« shpenzojĂ« mbi 500 miliardĂ« euro pĂ«r mbrojtje deri nĂ« vitin 2029.
Vetëm për vitin 2026, buxheti i saj ushtarak pritet të arrijë rreth 127 miliardë dollarë, duke e bërë një nga shpenzuesit më të mëdhenj të mbrojtjes në nivel global.
Në të njëjtën kohë, Gjermania ka lehtësuar kufijtë kushtetues të huamarrjes, duke i mundësuar të financojë riarmatim me një ritëm që shumë vende evropiane, të kufizuara nga borxhi dhe rregullat fiskale, nuk mund ta arrijnë.
Ndërsa aleatët e NATO-s kanë mirëpritur gjerësisht rikthimin e fokusit të Gjermanisë te mbrojtja, atmosfera në Paris është më e ndërlikuar, transmeton Telegrafi.
Franca prej kohësh i ka kërkuar Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Evropës.
MegjithatĂ«, zyrtarĂ«t francezĂ« tani shqetĂ«sohen se shkalla dhe shpejtĂ«sia e veprimeve tĂ« Berlinit mund ta lĂ«nĂ« FrancĂ«n strategjikisht pas. KatĂ«r zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« francezĂ« i thanĂ« Bloomberg se ekziston njĂ« âshqetĂ«sim i pĂ«rgjithshĂ«mâ lidhur me fuqinĂ« nĂ« rritje ushtarake tĂ« GjermanisĂ« dhe ndikimin politik qĂ« vjen me tĂ«.
Ky shqetĂ«sim u shpreh edhe nga ligjvĂ«nĂ«si francez François-Xavier Bellamy, i cili paralajmĂ«roi se Franca rrezikon tĂ« mbetet pas. âFranca Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« brishtĂ«, dhe fakti qĂ« Gjermania po angazhohet me njĂ« vendosmĂ«ri tĂ« tillĂ« sigurisht krijon njĂ« dinamikĂ« qĂ« mund tĂ« na lĂ«rĂ« anashâ, tha ai.
Për më tepër, janë shfaqur tensione në disa projekte kyçe të mbrojtjes evropiane. Franca ka shprehur zhgënjim ndaj Iniciativës së Gjermanisë për Mburojat e Qiellit Evropian, një plan mbrojtjeje nga raketat që mbështetet shumë në sistemet amerikane dhe izraelite, dhe i cili u prezantua pa një përfshirje të fortë franceze. Parisi e sheh këtë iniciativë si një minimizim të përpjekjeve për të ndërtuar një arkitekturë më autonome të mbrojtjes evropiane.
Përveç kësaj, vendimi i Gjermanisë për të blerë aeroplanë luftarakë F-35 të prodhuar në SHBA, në vend të alternativave evropiane, ka tensionuar më tej marrëdhëniet.
Franca ka ngritur gjithashtu shqetësime për të ardhmen e Sistemit të Ajrit të Luftimit të Ardhshëm Franko-Gjermano-Spanjoll (FCAS), një projekt i gjeneratës së gjashtë.
Mosmarrëveshjet e zgjatura midis kompanive franceze dhe gjermane mbi ndarjen e punës dhe lidershipin vazhdojnë të rrezikojnë vonesa dhe tejkalime të kostove.
Politika e brendshme në Gjermani shton një shtresë tjetër shqetësimi. Partia e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka një mbështetje prej rreth 26 për qind në sondazhet e INSA-s në dhjetor. Edhe pse partia mbetet jashtë pushtetit, rritja e saj ka shqetësuar aleatët gjermanë dhe fqinjët, duke pasur parasysh qëndrimin e saj kritik ndaj BE-së dhe NATO-s.
NdĂ«rkohĂ«, Rusia ka reaguar ashpĂ«r ndaj riarmatimit tĂ« GjermanisĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Berlinin se po lĂ«viz ânĂ« rrugĂ«n e konfrontimitâ dhe paralajmĂ«roi se Gjermania âpo bĂ«het pĂ«rsĂ«ri e rrezikshmeâ.
Moska gjithashtu i ka hedhur poshtĂ« pretendimet perĂ«ndimore se Rusia synon tĂ« sulmojĂ« NATO-n si âmarrĂ«ziâ, duke argumentuar se narrativĂ« e tillĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« justifikuar shpenzimet ushtarake masive nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n.
Pavarësisht këtyre tensioneve, analistët vërejnë se përforcimi i Gjermanisë pasqyron ndryshime më të gjera në mjedisin e sigurisë së Evropës pas luftës së Rusisë në Ukrainë.
Megjithatë, sfida për Evropën do të jetë menaxhimi i këtij transformimi pa thelluar rivalitetet e brendshme. Ndërsa Gjermania ripohon veten ushtarakisht, Franca përballet me detyrën e ripërcaktimit të rolit të saj në një peizazh mbrojtës evropian që ndryshon me shpejtësi. /Telegrafi/
Limuzina Honda 0 Series nuk do të dalë në treg këtë vit dhe është shtyrë për vitin 2027, është konfirmuar nga kompania japoneze.
Honda fillimisht kishte njoftuar se do të prezantonte këtë vit tre modele mbi platformën e re Series 0: Acura RSX, Honda 0 Series SUV dhe Honda 0 Series Saloon.
Dy prej tyre janë në rrugë, por pas një viti ndryshimesh rregullatore, doganash dhe heqjes së kredive tatimore, Honda ka shtyrë pak kalendarin.
RSX do tĂ« dalĂ« i pari, nĂ« âgjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit 2026â, tha pĂ«r gazetarĂ«t Jessica Fini, ndihmĂ«se e zv/presidentit pĂ«r komunikim nĂ« American Honda.
MĂ« pas, mĂ« vonĂ« gjatĂ« vitit do tĂ« vijĂ« Honda 0 Series SUV, ndĂ«rsa limuzina Ă«shtĂ« âshtyrĂ« pĂ«r vitin 2027â.
Ajo shtoi se Honda kishte ndarë lajmin për këtë vonesë me gazetarët gjatë panairit të mobilitetit në Japoni, por lajmi nuk u shpërnda gjerësisht.
Faqja fillestare e Honda-s pĂ«r 0 Series ende tregon se âmodelet e prodhimitâ SUV dhe limuzina do tĂ« dalin nĂ« 2026, kĂ«shtu qĂ« kompania nuk ka publikuar zyrtarisht informacionin pĂ«r kĂ«tĂ« vonesĂ«. /Telegrafi/
Prej fillimit të protestave në Iran, regjimi ka nisur një shtypje brutale ndaj demonstruesve, duke përdorur snajperë, armë zjarri, plumba metalikë, gaz lotsjellës dhe ndërhyje të dhunshme, për të shpërndarë turmat paqësore dhe për të frikësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim demokratik. Arrestimet masive dhe dhuna sistematike ndaj protestuesve kanë shënuar një nga periudhat më të ashpra të represionit në dekada në Iran.
Së fundi janë shfaqur shumë video të të vdekurve në qeze të zeza të najlonit. Një skenë e tillë është edhe e një nëne iraniane, e cila shihet teksa rënkon mbi trupin e të birit të saj të vrarë.
Ai u ekzekutua nga regjimi islamik ndërsa dilte në rrugë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për një Iran të lirë, vetëm për të përballuar urrejtjen dhe dhunën e autoriteteve.
Iranian mom crying over her sonâs body. He was murdered by the Islamic regime while out on the streets protesting for a free Iran
The butchers in Tehran murdered thousands of people in just a few days
Organizata të të drejtave të njeriut dhe agjenci për mbikëqyrje të krimeve tregojnë se numri i të vrarëve është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet. Sipas disa vlerësimeve të pavarura dhe të grupimeve aktiviste, mijëra njerëz janë vrarë në dhunën shtetërore që ka shpërthyer përtej kryeqytetit dhe në qytete të tjera.
Agjencia e të drejtave të njeriut HRANA raporton se më shumë se 3000 persona janë vrarë deri më tani, përfshirë mijëra protestues që dolën në rrugë kundër regjimit.
VlerĂ«sime tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« disa burime brenda Iranit, flasin pĂ«r shifra shumĂ« mĂ« tĂ« larta, deri nĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra viktima, megjithĂ«se kĂ«to shifra janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tâu verifikuar pĂ«r shkak tĂ« bllokimit tĂ« komunikimit nga autoritetet.
Gjatë këtij shtypje brutale, autoritetet vendosën edhe bllokimin e internetit dhe komunikimit, duke e bërë të vështirë dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e vërtetë të viktimave dhe arrestimeve dhe duke penguar komunitetin ndërkombëtar të marrë informacion të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë media ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut po ndjekin me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për respektim të të drejtave themelore dhe për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve. /Telegrafi/
Emmanuel Macron shkoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« punĂ« duke mbajtur syze dielli dhe i kĂ«rkoi stafit dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve ta âpranoninâ kĂ«shtu, duke ironizuar me situatĂ«n.
Kjo shfaqje vjen një ditë pas publikimit të pamjeve ku presidenti francez u shfaq në publik me një sy të kuq dhe të gjakosur, gjë që nxiti kuriozitet dhe shqetësim te qytetarët.
Pallati Elize reagoi menjëherë, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shqetësoheshin dhe duke sqaruar se bëhej fjalë për një enë gjaku të çarë në sy.
Zyrtarët theksuan se situata nuk përbënte rrezik për shëndetin e presidentit dhe se ishte një problem i përkohshëm.
NĂ« njĂ« ton mĂ« lehtĂ«sues dhe humoristik, Macron shfrytĂ«zoi rastin pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« shaka âtani kam shikimin e njĂ« tigri,â u shpreh ai, duke e kthyer problemin e vogĂ«l shĂ«ndetĂ«sor nĂ« njĂ« moment qesharak.
Shfaqja e tij me syze dielli u prit me buzĂ«qeshje nga stafi dhe komentuesit e mediave sociale, disa prej tĂ« cilĂ«ve e komentuan se kjo i shton njĂ« âaura misterioze dhe sportiveâ figurĂ«s sĂ« presidentit. /Telegrafi/
đ Macron came to work wearing sunglasses and asked everyone to bear with him like that
Presidenti amerikan Donald Trump ofroi të premten të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen për ujërat e lumit Nil midis Egjiptit dhe Etiopisë.
âJam i gatshĂ«m tĂ« rinis ndĂ«rmjetĂ«simin amerikan mes Egjiptit dhe EtiopisĂ« pĂ«r ta zgjidhur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme dhe pĂ«rfundimtare çështjen e ândarjes sĂ« ujĂ«rave tĂ« Nilitââ, shkroi Trump nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, e cila u publikua gjithashtu nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« rrjetin social Truth Social.
Inaugurimi i Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane, i mbajtur më 9 shtator nga autoritetet etiopiane, ka shkaktuar zemërim në Kajro, pasi Egjipti ndodhet në pjesën e poshtme të rrjedhës së Nilit dhe varet ndjeshëm nga ujërat e tij.
Etiopia, shteti i dytĂ« mĂ« i populluar nĂ« AfrikĂ« me mbi 120 milionĂ« banorĂ«, e konsideron digĂ«n â me njĂ« kosto prej 5 miliardĂ« dollarĂ«sh dhe tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« njĂ« nga degĂ«t e Nilit â si njĂ« projekt kyç pĂ«r zhvillimin dhe ambiciet e saj ekonomike.
Egjipti pretendon se diga shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe se funksionimi i saj mund të shkaktojë si thatësira ashtu edhe përmbytje, akuza që Etiopia i hedh poshtë.
Dy vendet nuk kanë ende një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht detyruese për ndarjen e ujërave të Nilit, ndërsa mosmarrëveshja zgjat prej vitesh. Lumi Nil përbën një çështje ekzistenciale si për Egjiptin ashtu edhe për Etiopinë. Marrëveshjet e mëparshme historike u jepnin Egjiptit dhe Sudanit pothuajse të gjithë ujin e Nilit, pa përfshirë Etiopinë, e cila nuk i njeh këto marrëveshje.
Përpjekja e fundit e rëndësishme për një zgjidhje diplomatike u bë në vitin 2015, kur Etiopia, Egjipti dhe Sudani nënshkruan Deklaratën e Parimeve. Kjo marrëveshje shërbeu si një kornizë politike që njeh nevojën për bashkëpunim, por nuk përcakton rregulla të qarta dhe detyruese ligjërisht.
Më pas pasuan negociata shumëvjeçare, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Afrikan, Shtetet e Bashkuara dhe Banka Botërore, por pa arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Egjipti kërkon garanci për sigurinë e furnizimit me ujë, ndërsa Etiopia insiston në të drejtën për të shfrytëzuar burimet e saj natyrore për zhvillim ekonomik. Për momentin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të bëjë lëshime të mjaftueshme, duke e mbajtur të hapur një përplasje të vazhdueshme diplomatike mes dy vendeve. /Telegrafi/
Një grua nuk kishte mundësi të ngrohte ushqimin e saj në punë, por papritmas i erdhi një ide qesharake dhe krejt e pazakontë.
Ajo e realizoi këtë ide dhe rezultati ishte kaq i bukur sa menjëherë u bë hit në internet, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë që e panë.
Ky është një shembull perfekt i asaj që quhet shpikje dhe mendje e shpejtë!
Kur njerëzit hasin një problem, shpesh zgjidhja më kreative është ajo që nuk ta pret.
Disa gjëra të vogla, por të zgjuara, mund të bëhen të famshme menjëherë dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/
Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.
Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.
Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.
Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /Telegrafi/
Një kanal në Telegram, i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, ka kërcënuar forcat amerikane në Katar.
Kanali pretendon se ka identifikuar hotelin në Doha ku janë zhvendosur komandantët dhe oficerët e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, pas evakuimit të bazës Al-Udeid.
âZhvendosja e ngathĂ«t e komandantĂ«ve dhe oficerĂ«ve tĂ« KomandĂ«s Qendrore tĂ« SHBA-sĂ« nga baza Al-Udeid nĂ« Hotelin Sheraton nĂ« Doha, dhe transferimi i dhomĂ«s sĂ« operacioneve tĂ« sabotimit nĂ« kĂ«tĂ« hotel, nuk do t'i mbrojĂ« ata nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nga njĂ« pĂ«rgjigje vendimtare dhe e fuqishme e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit, nĂ« rast tĂ« ndonjĂ« agresioni kundĂ«r territorit iranian,â thuhet nĂ« deklaratĂ«n e kanalit Sepah Pasdaran.
A Telegram channel affiliated with Iranâs Revolutionary Guards has threatened US forces in Qatar, claiming it has identified the hotel in Doha where commanders and officers from United States Central Command have relocated after evacuating the Al-Udeid base.
Pamjet e publikuara së fundmi, të realizuara më 10 maj 2025, tregojnë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj pranimit të propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim me Rusinë.
GjatĂ« njĂ« bisede tĂ« regjistruar, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht i kĂ«rkoi falje Trumpit qĂ« po e telefononte herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes (06:00, sipas kohĂ«s lokale nĂ« SHBA), pĂ«r tâi kumtuar lajmin se âZelensky kishte pranuar propozimin e tij pĂ«r njĂ« armĂ«pushim 30-ditorâ.
âTani kemi vendosur tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« armĂ«pushim qĂ« do tĂ« nisĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n dhe qĂ« duhet tĂ« zgjasĂ« 30 ditĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« fillojmĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshmeâ, thuhet nĂ« narracion, duke iu referuar marrĂ«veshjes sĂ« arritur mes liderĂ«ve evropianĂ« dhe Zelenskyt nĂ« Kiev.
âNĂ«se armĂ«pushimi shkelet, evropianĂ«t dhe amerikanĂ«t do tĂ« pĂ«rgatisin dhe koordinojnĂ« sanksione nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â, shton mĂ« pas lideri francez.
Newly released footage from May 10, 2025 shows Trumpâs reaction to Zelensky accepting his ceasefire proposal:
Macron: Zelensky accepted your proposal for a 30-day ceasefire.
Reagimi i liderit amerikan ishte spontan dhe entuziast âOhhhh, mirĂ«! Ămimi Nobel. Je mĂ« i madhiâ.
Të pranishëm gjatë bisedës ishin edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Në të njëjtën kohë, Zelensky i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin, një kërkesë që mori mbështetje pozitive nga presidenti amerikan.
Ndërkohë, delegacioni ukrainas ndodhet në SHBA për të diskutuar një plan paqeje me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën në vitin 2023. /Telegrafi/
Departamenti i Transportit i qytetit planifikon të heqë kamerat e trafikut në Uashington, përfshirë ato për shpejtësi, drita të kuqe dhe shenja ndalimi.
Nëse miratohet, masa mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.
Kamerat për kalimin në semafor me të kuqe u vendosën për herë të parë në 1999, më pas u instaluan qindra të tjera për shpejtësi dhe shenja ndalimi.
Aktualisht ka 546 kamera në D.C., me gjoba nga 100 deri 500 dollarë.
Projekt-dokumenti i dërguar në Shtëpinë e Bardhë propozon ndalimin e kamerave si pjesë e ligjit të ardhshëm për transportin.
Kritikët thonë se kamerat shërbejnë më shumë për të gjeneruar të ardhura se sa për sigurinë publike; në 2025 ato sollën 267,3 milionë dollarë.
Kryetarja Muriel Bowser argumenton se kamerat janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve dhe ruajtjen e sigurisë, dhe heqja e tyre do të shkaktonte mungesë prej miliardë dollarësh.
Disa anëtarë të këshillit të qytetit paralajmërojnë se pa kamera, policia do të kishte më shumë barrë për zbatimin e ligjit dhe burimet do të ishin të mbingarkuara. /Telegrafi/
Numri i personave të mbajtur në paraburgim nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arritur një rekord të ri.
Në fakt, ICE ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 70 mijë të burgosurve, në historinë 23-vjeçare të këtij agjencie për deportime, tregojnë të dhënat e brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).
Deri të enjten, ICE mbante në paraburgim rreth 73 mijë persona në të gjithë Shtetet e Bashkuara që përballeshin me deportim, një shifër më e lartë se çdoherë tjetër dhe një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i paraburgosurve ishte nën 40 mijë, tregojnë të dhënat e brendshme statistike që CBS News ka siguruar.
Administrata Trump synonte të mbante mbi 100 mijë të paraburgosur në çdo kohë si pjesë e fushatës për deportime masive.
Rreth 67 mijë prej të paraburgosurve janë të rritur të vetëm, ndërsa 6000 janë familje me fëmijë të mitur.
ICE mban persona për shkelje imigracioni dhe krime, duke përfshirë edhe ata me dënime penale.
Rreth 47 për qind e të paraburgosurve kanë akuza ose dënime penale; të tjerët janë vetëm shkelës civilë të ligjit të imigracionit.
Grupi pa histori penale ka shënuar rritjen më të shpejtë në muajt e fundit.
Rritja u mundësua nga financimi i jashtëzakonshëm prej 45 miliardë dollarësh dhe zgjerimi i kapaciteteve, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake si Fort Bliss. /Telegrafi/
Lideri kinez, Xi Jinping dhe kryeministri kanadez, Mark Carney njoftuan njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ulje tarifash pas takimit tĂ« tyre nĂ« Pekin, duke shĂ«nuar njĂ« âriformatimâ tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve.
Kina pritet të ulë tarifat për vajin e kanolës kanadeze nga 85 në 15 për qind, ndërsa Kanadaja do të tarifojë automjetet elektrike kineze me 6.1 për qind.
Marrëveshja vjen pas viteve të tensioneve dhe tarifave reciproke dhe mund të hapë rrugën për investime të reja kineze në Kanada, raporton bbc.
Carney nĂ«nvizoi se Kanadaja po pĂ«rpiqet tĂ« diversifikojĂ« tregtinĂ« jashtĂ« SHBA-sĂ« dhe se diskutimet me Pekinin kanĂ« qenĂ« ârealiste dhe me respektâ.
Megjithatë, ai theksoi se Kanadaja nuk pajtohet me Kinën për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtat e njeriut, ndërhyrjet në zgjedhje dhe kufijtë e negociatave.
Marrëveshja përfshin gjithashtu ulje tarifash për disa ushqime kanadeze, duke lehtësuar prodhuesit vendas.
Xi e pĂ«rshkroi zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve si âtĂ« shĂ«ndetshme dhe tĂ« qĂ«ndrueshmeâ, tĂ« dobishme pĂ«r paqen dhe prosperitetin botĂ«ror.
Kjo vizitë shënon takimin e parë të një kryeministri kanadez në Kinë pas gati një dekade, duke rihapur dyert për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy fuqive. /Telegrafi/
Megjithëse forcat iraniane po shtypin protestat dhe po vrasin protestues anembanë vendit, autoritetet iraniane vazhdojnë ta mbajnë presidentin amerikan përgjegjës për viktimat.
Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, ka deklaruar se e mban Donald Trump pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r âviktimat, dĂ«met dhe shpifjet qĂ« ka drejtuar ndaj kombit iranianâ gjatĂ« protestave tĂ« fundit.
Kjo deklaratë vjen përmes mesazhit të parë në rrjetet sociale në gjuhën persiane që nga 12 janari, duke rikthyer vëmendjen tek roli i jashtëm që, sipas tij, ka ndikuar në trazirat e brendshme të Iranit.
â (@)
Khamenei ka akuzuar mĂ« parĂ« protestuesit se vepronin nĂ« pĂ«rputhje me interesat e âterroristĂ«ve tĂ« huajâ, duke pĂ«rfshirĂ« liderin aktual amerikan, dhe i ka konsideruar veprimet e tyre si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar stabilitetin dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« vendit.
Lideri suprem iranian thekson rëndësinë e ruajtjes së unitetit kombëtar dhe shpreh shqetësimin për ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të Iranit.
Ky mesazh reflekton tensionet e vazhdueshme midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe thekson retorikën e ashpër të Khameneit ndaj figurave politike perëndimore, të cilat ai i sheh si kërcënim për sovranitetin iranian.
Ndryshe, Trump kishte paralajmëruar se do ta pësonin shumë keq udhëheqësit iranianë, nëse do të vazhdonin t'i vrisnin protestuesit. /Telegrafi/