❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gazrat: ÇfarĂ« tregojnĂ« pĂ«r shĂ«ndetin e sistemit tretĂ«s

NĂ« zorrĂ«, çdo ditĂ« zhvillohet njĂ« proces kompleks – nuk shihet, nuk dĂ«gjohet gjithmonĂ«, por ndonjĂ«herĂ« ndihet. Gazrat, tĂ« cilat janĂ« nĂ«nprodukte tĂ« tretjes, shĂ«rbejnĂ« si lajmĂ«tarĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« sistemit tretĂ«s.

Në një moment të rritjes, gazrat ndahen në dy kategori: ose bëhen temë e sikletshme për të cilën heshtet, ose burim i pashtershëm shakash. Në moshën e rritur, humori shpesh zbehet, por ndjenja e parehatshme mbetet, veçanërisht kur gazrat janë të shpeshtë, të zhurmshëm ose me erë të pakëndshme.

Megjithatë, lirimi i gazrave është një dukuri fiziologjike universale. Pothuajse çdo njeri e përjeton çdo ditë. Për më tepër, gazrat nuk janë vetëm një nënprodukt i padëmshëm i tretjes, por edhe tregues potencial i shëndetit të sistemit tretës.

ÇfarĂ« tregon aroma e gazrave pĂ«r shĂ«ndetin e zorrĂ«ve

Arsyeja pse disa gazra kalojnë pa u vënë re, ndërsa të tjerë ndihen shumë pakëndshëm, qëndron në përbërjen kimike.

– Shumica e gazrave janĂ« pa erĂ«, ndĂ«rsa aromat e pakĂ«ndshme vijnĂ« nga sasi tĂ« vogla pĂ«rbĂ«rĂ«sish qĂ« pĂ«rmbajnĂ« squfur dhe krijohen gjatĂ« procesit tĂ« tretjes, shpjegon dr. Shaj Vishnumohan, doktor i shkencave tĂ« ushqyerjes dhe nutricionist nĂ« Perth, Australi.

Gjatë shpërbërjes së ushqimit, bakteret e zorrëve fermentojnë përbërësit e patretur dhe, si nënprodukt, lirojnë gazra. Aroma e gazrave mund të ndryshojë në varësi të ushqimit, por shumica e gazrave, si azoti, janë pa erë.

Ushqimet e pasura me squfur (mishi i kuq, peshku, vezĂ«t, lakra, brokoli, lakra e Brukselit dhe lulelakra) mund tĂ« shkaktojnĂ« aroma qĂ« disa i pĂ«rshkruajnĂ« si “vezĂ« tĂ« prishura”, pĂ«r shkak tĂ« lirimit tĂ« hidrogjen-sulfidit.

– Ndryshimet e herĂ«pashershme tĂ« erĂ«s konsiderohen normale. Por aromat e forta dhe tĂ« pazakonshme, veçanĂ«risht kur shoqĂ«rohen me fryrje, kapsllĂ«k ose diarre, mund tĂ« tregojnĂ« çrregullime tĂ« tretjes ose çekuilibĂ«r tĂ« mikrobiomĂ«s, thotĂ« Ava Safir, magjistre e shkencave dhe dietologe e licencuar nĂ« Nju Jork, SHBA.

Sipas saj, aromat e forta dhe afatgjata të gazrave mund të jenë shenjë e:

keqthithjes së karbohidrateve,

rritjes së tepërt të baktereve në zorrën e hollë (SIBO),

ose çrregullimeve të tjera të tretjes që kërkojnë vlerësim mjekësor.

ÇfarĂ« tregon zĂ«ri i gazrave pĂ«r shĂ«ndetin e zorrĂ«ve

Fatkeqësisht, nuk është e mundur të parashikohet nëse gazrat do të kalojnë në heshtje apo do të jenë të zhurmshëm. Pavarësisht nga zëri, ai nuk lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e zorrëve.

– ZĂ«ri qĂ« prodhojnĂ« gazrat Ă«shtĂ« kryesisht mekanik dhe varet nga sasia e gazit, shpejtĂ«sia e lĂ«vizjes nĂ«pĂ«r zorrĂ« dhe tonusi i muskujve, shpjegon Ava Safir.

Gazrat e zhurmshëm nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht problem; ato janë rezultat i kalimit të shpejtë dhe presionit, më shumë fizikë sesa biologji. Gazrat e qetë, por të vazhdueshëm, tregojnë fermentim më të ngadaltë. Vetëm kur zëri shoqërohet me dhimbje ose ngërçe, mund të jetë shenjë e një problemi.

Disa faktorë anatomikë mund ta bëjnë zërin më të theksuar: kapsllëku, tensioni i muskujve të dyshemesë pelvike dhe hemorroidet mund të ndryshojnë tonusin e muskujve rektalë dhe mënyrën e lirimit të gazrave.

ÇfarĂ« tregon shpeshtĂ«sia e gazrave pĂ«r shĂ«ndetin e zorrĂ«ve

Mesatarisht, njĂ« i rritur prodhon rreth dy litra gazra nĂ« ditĂ«, dhe Ă«shtĂ« normale tĂ« lirohen gazra 15–25 herĂ« nĂ« ditĂ«. Lirimi shumĂ« i shpeshtĂ« mund tĂ« jetĂ« arsye pĂ«r vĂ«mendje, ndĂ«rsa frenimi i gazrave çon nĂ« grumbullim mĂ« tĂ« madh nĂ« zorrĂ«, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« probleme serioze tĂ« tretjes.

– Lirimi i gazrave nga disa herĂ« nĂ« ditĂ« deri rreth 20 herĂ« konsiderohet normal. Por nĂ«se disa ditĂ« mezi i vĂ«reni, ndĂ«rsa ditĂ« tĂ« tjera nuk mund t’i kontrolloni, kjo lidhet me ushqimin, thekson Ava Safir, duke iu referuar Everyday Health.

Gazrat e shpeshtë zakonisht shoqërojnë ushqimet e pasura me karbohidrate fermentuese, si fasulet, bishtajoret, alkoolët e sheqerit, ushqimet me FODMAP të larta, ose intoleranca ndaj laktozës ose fruktozës.

– NĂ«se rritni marrjen e fibrave, mos u shqetĂ«soni; gazrat shtesĂ« zakonisht janĂ« tĂ« pĂ«rkohshĂ«m. Fryrja kthehet nĂ« normale brenda dy deri nĂ« gjashtĂ« javĂ«sh pas rritjes sĂ« fibrave, shpjegon dr. Vishnumohan. Gazrat e vazhdueshĂ«m, veçanĂ«risht me diarre dhe humbje tĂ« pavullnetshme peshe, janĂ« sinjal pĂ«r konsultĂ« mjekĂ«sore.

Si ndihen gazrat në bark

Simptomat ndryshojnë në varësi të dietës dhe gjendjes shëndetësore. Më të shpeshtat janë:

Gromësitja: lirimi i gazrave nga stomaku përmes gojës

Fryrja: ndjesi mbushjeje ose tensioni në bark

Flatulenca: lirimi i gazrave përmes anusit

Dhimbja: gazi i grumbulluar ose “i bllokuar” mund tĂ« shkaktojĂ« dhimbje

Ndjesia në bark para dhe pas lirimit të gazrave mund të tregojë shumë për shëndetin e sistemit tretës. Pak parehati është normale, por dhimbja e fortë ose e zgjatur nuk duhet injoruar.

NgĂ«rçet, dhimbja e fortĂ« ose ndjesia e “bllokimit” mund tĂ« tregojnĂ«:

tretje të ngadaltë,

kapsllëk,

ndjeshmëri të shtuar të zorrëve (hipersensitivitet visceral),

ose probleme me tretjen e disa karbohidrateve.

Kur gazrat janë arsye për shqetësim

Ekspertët paralajmërojnë për disa shenja që kërkojnë vlerësim mjekësor:

Gjak në jashtëqitje: i kuq ose i errët, kërkon kontroll urgjent

Simptoma që përkeqësohen vazhdimisht: fryrja, ngërçet ose gazrat që nuk zhduken mund të tregojnë çrregullime të rënda të tretjes

Dhimbje barku: gazrat nuk duhet të shkaktojnë dhimbje të forta; nëse ndodh, mund të jetë shenjë e SIBO-s ose intolerancave ushqimore

Humbje peshe pa arsye ose mungesë oreksi: mund të tregojë thithje të pamjaftueshme të lëndëve ushqyese

Ndryshime të pashpjeguara dhe të qëndrueshme: nëse nuk normalizohen pavarësisht rutinave të qëndrueshme, kërkojnë vlerësim mjekësor

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazrat: ÇfarĂ« tregojnĂ« pĂ«r shĂ«ndetin e sistemit tretĂ«s appeared first on Sinjali.

Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvillojnë takim sot në Abu Dabi

Në Abu Dabi takohen këtë të mërkurë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në raundin e dytë të takimit trilateral, që për herë të parë ka bërë bashkë Moskën dhe Kievin nën ndërmjetësimin e Uashingtonit.

Ky proces diplomatik synon një zgjidhje për luftën gati katërvjeçare, por atmosfera mbetet tejet e rënduar.

Raundi i dytë zhvillohet pas rifillimit të sulmeve masive ruse ndaj sektorit energjetik në Ukrainë të martën, ku mbi 500 dronë dhe raketa lanë Kievin pa ngrohje në temperatura -20 gradë. Ukraina u kundërpërgjigj mëngjesin e kësaj të mërkure me të njëjtën monedhë, duke goditur infrastrukturën në Belgorod të Rusisë dhe duke zhytur në errësirë pjesë të rëndësishme të këtij rajoni kufitar.

Pas këtij sulmi, presidenti ukrainas paralajmëroi rishikimin e qëndrimeve, por pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë.

NĂ« tryezĂ« sot diskutohen pikat mĂ« tĂ« nxehta tĂ« planit amerikan: “ngrirja” e frontit aktual dhe garancitĂ« e sigurisĂ«. PavarĂ«sisht optimizmit tĂ« Donald Trampit, negociatat kanĂ« mbetur pezull te çështja e territorit, ku palĂ«t nuk heqin dorĂ« nga kushtet e veta. Rusia kĂ«rkon tĂ«rheqjen e plotĂ« tĂ« forcave ukrainase nga gjithĂ« rajoni i Donbasit, ndĂ«rsa Kievi refuzon kategorikisht lĂ«shimet territoriale.

Ukraina pranoi formulën që Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane të jenë garantorë të sigurisë së vendit pas vendosjes së paqes në rast sulmi të Rusisë, përmes krijimit të një force të reagimit të shpejtë të këtyre vendeve, për të ndërhyrë në mbrojtje brenda të paktën 24 orëve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvillojnë takim sot në Abu Dabi appeared first on Sinjali.

PĂ«rurohet pllaka pĂ«rkujtimore pĂ«r viktimat e ‘NatĂ«s sĂ« Tmerrit’ nĂ« MitrovicĂ«

Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të natës së tmerrit, që ndodhi më 26 vite më parë, në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se vendosja e kësaj pllake ka për qëllim që të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve, edhe pas çlirimit të Kosovës dhe gjatë kohës kur në vend ishte i pranishëm KFOR-i.

Në ceremoninë e vendosjes së pllakës morën pjesë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal. Peci tha se ky akt ka për qëllim shënimin e një date të rëndë historike, gjatë së cilës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë dhe rreth 12 mijë shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës u dëbuan dhunshëm nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesit e tij.

“Ne sot, nĂ« pjesĂ«n e urĂ«s sĂ« re pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, e cila kontribuon nĂ« paqe, stabilitet dhe lĂ«vizje mĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« MitrovicĂ«, duam tĂ« pĂ«rcjellim njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: se normaliteti dhe liria nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, fatkeqĂ«sisht, janĂ« paguar me jetĂ«n e qytetarĂ«ve civilĂ« tĂ« pafajshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« pleq dhe fĂ«mijĂ«â€, ka deklaruar Peci.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PĂ«rurohet pllaka pĂ«rkujtimore pĂ«r viktimat e ‘NatĂ«s sĂ« Tmerrit’ nĂ« MitrovicĂ« appeared first on Sinjali.

Inspektorja Gresa Latifi, pezullohet për sjellje joprofesionale nga Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e përkohshëm të Gresa Latifit, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi hyn në fuqi nga 3 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri më 4 mars 2026.

Komisioni Disiplinor ka nisur procedurën pas një kërkese të Drejtorit të Përgjithshëm, Selajdin Beqa, për shkelje të rënda disiplinore.

Sipas vendimit që siguruar Sinjali, Komisioni ka vlerësuar se Latifi ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe ka përdorur gjuhë dhe ton provokues e joprofesional në komunikimet zyrtare.

Ajo po ashtu akuzohet për insinuata ndaj autoritetit drejtues dhe vendimmarrjes institucionale, cenim të rendit administrativ dhe disiplinës në institucion, si dhe tejkalim të kompetencave funksionale dhe mosrespektim të hierarkisë.

Komisioni ka vlerësuar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Latifi ka penguar hetimin disiplinor, ndaj vendosi pezullimin përkohshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gresa Latifi ka qenë gjithashtu kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorja Gresa Latifi, pezullohet për sjellje joprofesionale nga Autoriteti i Konkurrencës appeared first on Sinjali.

30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik

Gazeta Sinjali ka mësuar se 30 persona do të intervistohen lidhur me dyshimet për manipulime me vota në komunën e Deçanit dhe Junikut.

Ndërkohë, Prokuroria, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik appeared first on Sinjali.

Pas aferĂ«s Epstein, Mali i Zi do t’ia heqĂ« titullin e nderit Lajçakut

Ish-i dĂ«rguari i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ« – Serbi, Miroslav Lajçak, mund tĂ« humbasĂ« titullin e nderit qĂ« i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« nga Universiteti i Malit tĂ« Zi, pas zbulimeve mbi lidhjet e tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Sipas Radiotelevizionit të Malit të Zi, Universiteti po shqyrton ndryshime në rregulloret që rregullojnë jo vetëm dhënien, por edhe mundësinë e heqjes së titujve të nderit në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë si shembull rastin e Lajçakut.

Diplomati sllovak u nderua nĂ« vitin 2019 me titullin “Doktor Honoris Causa” nga rektori i atĂ«hershĂ«m i Universitetit, Danilo Nikoliq, ndĂ«rsa Lajçaku ishte ministĂ«r i JashtĂ«m i SllovakisĂ«. Universiteti e kishte nderuar atĂ« pĂ«r promovimin e vlerave tĂ« proceseve demokratike dhe tolerancĂ«s multikulturore, kontributin nĂ« zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare dhe forcimin e bashkĂ«punimit ndĂ«runiversitar midis Malit tĂ« Zi dhe SllovakisĂ«.

Megjithatë, Lajçaku është përmendur në shënimet dhe dokumentet që lidhen me Jeffrey Epsteinin, duke sugjeruar se ai mund të ketë pasur marrëdhënie të afërta me abuzuesin. Lajçaku ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në krimet e Epsteinit, duke deklaruar se nuk ka vizituar kurrë ishullin ku Epstein dhe bashkëpunëtorja kryesore, Ghislaine Maxwell, rekrutonin dhe abuzonin seksualisht me vajza të mitura.

Përballë këtyre aludimeve, Lajçaku vendosi të japë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, dorëheqje e cila u pranua, megjithëse Fico deklaroi se nuk beson se Lajçaku ka qenë i përfshirë në krime.

Nga viti 2020 deri në vitin 2025, Lajçaku shërbeu si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas aferĂ«s Epstein, Mali i Zi do t’ia heqĂ« titullin e nderit Lajçakut appeared first on Sinjali.

Beatrix Ramosaj flet për betejën e nënës së saj me kancerin: Po të mbaj me gjithë zemrën time

Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor.

Artistja e ka ndarë këtë moment të ndjeshëm me ndjekësit përmes një postimi prekës në InstaStory, ku ka shprehur forcën, dashurinë dhe mirënjohjen e saj ndaj së ëmës.

“Nuk jam aty pĂ«r tĂ« ta mbajtur dorĂ«n tani, por po tĂ« mbaj me gjithĂ« zemrĂ«n time, mami. Çdo frymĂ«marrje, çdo minutĂ«â€, shkruan Beatrix.

Ajo ka bërë të ditur se një tjetër hap i rëndësishëm i trajtimit është përfunduar me sukses, duke shprehur krenarinë për forcën e së ëmës.

“NjĂ« tjetĂ«r hap i madh u pĂ«rfundua sot. Jam kaq krenare pĂ«r forcĂ«n tĂ«nde, mama. Çdo ditĂ« njĂ« hap mĂ« afĂ«r”, shton kĂ«ngĂ«tarja.

Beatrix gjithashtu falënderon të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë familjes në këtë periudhë të vështirë:

“MirĂ«njohĂ«se pĂ«r çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalĂ« tĂ« mirĂ«. Faleminderit qĂ« na rrethoni me kaq shumĂ« dritĂ«â€.

Në fund, ajo kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve personale, duke theksuar se mbështetja e publikut është shumë e rëndësishme për të.

“MĂ« falni nĂ«se nuk mund t’u pĂ«rgjigjem tĂ« gjithĂ«ve tani, por mbĂ«shtetjen tuaj e mbaj me vete”, pĂ«rfundon Beatrix Ramosaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Beatrix Ramosaj flet për betejën e nënës së saj me kancerin: Po të mbaj me gjithë zemrën time appeared first on Sinjali.

Shqetësuese: Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në prezantimin e punës vjetore të Policisë rajonale të Prishtinës, ka bërë të ditur se nga viti 2000 deri më sot në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën mbi 3 mijë njerëz.

Ai ka theksuar se problemet që kanë shënuar rritje janë rastet me fatalitet në trafik, dhe jo vetëm në Prishtinë, por gjithandej Kosovës. Sipas tij, numri i personave të vdekur në trafik ka shënuar rritje, duke kaluar mbi 100 persona, krahasuar me 89 që ishin në vitin 2024.

“Kosova qĂ« nga viti 2000 deri mĂ« sot i ka humbur mbi 3,111 njerĂ«z nĂ« trafik. ËshtĂ« njĂ« numĂ«r i madh i jetĂ«ve tĂ« humbura nĂ« trafik dhe njĂ« prej prioriteteve ka me qenĂ« siguria nĂ« trafik. Por qĂ« kĂ«tĂ« punĂ« policia nuk mund ta bĂ«jĂ« e vetme, na duhet mbĂ«shtetja e komunave, e MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe e gjithĂ« shoqĂ«risĂ«, sidomos te vetĂ«dijesimi i njerĂ«zve, pastaj deri te marrja e patentĂ«shoferĂ«ve dhe kontrolli i shtuar nĂ« rrugĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Hoxha.

Ai ka numëruar disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e problemeve në trafik, duke përmendur numrin e madh të njerëzve që kanë vizituar Kosovën.

“Disa prej faktorĂ«ve qĂ« kanĂ« ndikuar tĂ« kemi mĂ« shumĂ« probleme nĂ« trafik gjatĂ« vitit qĂ« shkoi ka qenĂ« numri i madh i njerĂ«zve qĂ« kanĂ« qarkulluar nĂ« rrugĂ«t tona, dhe po ashtu numri i madh i njerĂ«zve qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« kufijtĂ« e KosovĂ«s. Kemi pasur njĂ« rritje me miliona njerĂ«z, rreth 2-3 milionĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin tonĂ«. Po ashtu Ă«shtĂ« rritur numri i veturave tĂ« regjistruara dhe i patentĂ«shoferĂ«ve. NĂ« vitin 2011, Kosova ka pasur rreth 400 mijĂ« patentĂ«shoferĂ«, ndĂ«rsa sot i kemi 900 mijĂ«â€, tha Hoxha.

Ai ka vlerësuar se në Prishtinë ka pasur rënie të rasteve të vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve të rënda dhe të dhunës në familje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqetësuese: Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë appeared first on Sinjali.

Studimi sugjeron: Ushqimet e përpunuara duhet të trajtohen më shumë si cigare sesa si ushqim

Ushqimet shumë të përpunuara duhet të trajtohen më shumë si duhan sesa si ushqim, sugjeron një studim i ri.

Sipas njĂ« raporti tĂ« publikuar nĂ« revistĂ«n shkencore “Milbank Quarterly”, ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara (UPF) kanĂ« mĂ« shumĂ« ngjashmĂ«ri me cigaret sesa me frutat apo perimet dhe kĂ«rkojnĂ« rregullim shumĂ« mĂ« tĂ« rreptĂ«, ka raportuar “The Guardian”.

Studiues nga Harvard, Universiteti i Michiganit dhe Duke kanë theksuar se këto produkte janë krijuar qëllimisht për të nxitur varësi dhe konsum të tepruar, ashtu si duhani.

Në këtë kategori përfshihen pijet e gazuara, patatinat, biskotat dhe ushqimet e paketuara industrialisht, shpesh me ngjyrues dhe aromë artificiale.

Sipas studimit, si cigaret ashtu edhe ushqimet ultra të përpunuara janë dizajnuar për të vepruar shpejt në mekanizmat në tru dhe për ta rritur dëshirën për konsum të vazhdueshëm.

“ShumĂ« ushqime ultra tĂ« pĂ«rpunuara kanĂ« mĂ« shumĂ« karakteristika tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta me cigaret sesa me ushqimet minimale tĂ« pĂ«rpunuara dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye duhet tĂ« rregullohen nĂ« pĂ«rputhje me rreziqet serioze qĂ« paraqesin pĂ«r shĂ«ndetin publik”, thuhet nĂ« raport.

Profesoresha, Ashley Gearhardt, psikologe klinike dhe një nga autoret e studimit, ka thënë se pacientët e saj shpesh i krahasojnë këto ushqime me varësinë nga duhani.

“Ata mĂ« thonĂ«: ‘Ndihem i varur nga kĂ«to ushqime. Dikur pija cigare, tani e kam tĂ« njĂ«jtin zakon me pijet e gazuara dhe Ă«mbĂ«lsirat. E di qĂ« po mĂ« dĂ«mtojnĂ«, dua tĂ« ndalem, por nuk mundem’”, ka shpjeguar ajo.

AutorĂ«t kritikojnĂ« edhe mĂ«nyrĂ«n e marketingut tĂ« kĂ«tyre produkteve, duke thĂ«nĂ« se etiketime si “pa sheqer” apo “me pak yndyrĂ«â€ janĂ« forma tĂ« marketingut, tĂ« ngjashme me filtrat e cigareve nĂ« vitet ‘50, qĂ« reklamohej se mbronin shĂ«ndetin, por nĂ« praktikĂ« nuk kishin pĂ«rfitime reale.

Studiuesit theksojnë se ndryshe nga duhani, ushqimi është i domosdoshëm për jetesë, gjë që e bën edhe më të vështirë shmangien e këtyre produkteve në mjedisin modern ushqimor.

Ata sugjerojnë që masat kundër ushqimeve shumë të përpunuara të ndjekin shembullin e rregullimit të duhanit, përfshirë kufizimin e marketingut, ndërhyrjet ligjore dhe rritjen e përgjegjësisë së industrisë ushqimore.

“Duhet tĂ« kalojmĂ« nga fajĂ«simi i individit, duhet ta mbajmĂ« pĂ«rgjegjĂ«se industrinĂ«â€, thuhet nĂ« studim.

Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë për krahasime të tepruara. 

Profesori Martin Warren nga Quadram Institute ka thënë se mbetet e paqartë nëse ushqimet ultra të përpunuara krijojnë vërtetë varësi në mënyrë biologjike si nikotina, apo nëse ato thjesht shfrytëzojnë zakonet, shijet dhe komoditetin.

Ndërkohë, doktori Githinji Gitahi nga Amref Health Africa paralajmëron se mungesa e rregullimit shtetëror, sidomos në vendet në zhvillim, po ushtron presion të madh mbi sistemet shëndetësore.

“Pa ndĂ«rhyrje publike kundĂ«r sĂ«mundjeve kronike, rrezikojmĂ« kolapsin e sistemeve shĂ«ndetĂ«sore”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi sugjeron: Ushqimet e përpunuara duhet të trajtohen më shumë si cigare sesa si ushqim appeared first on Sinjali.

U paraqitĂ«n si punĂ«torĂ« bankash, tre tĂ« arrestuar pĂ«r krim tĂ« organizuar nĂ« PrishtinĂ« – sekuestrohen mbi 11 mijĂ« euro

Tre persona janë arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimin për krim të organizuar, raporton Gazeta Sinjali.

TĂ« dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen pĂ«r veprat penale “PjesĂ«marrja ose organizimi i grupit kriminal tĂ« organizuar”, nĂ« lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen nĂ« sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 tĂ« KPRK-sĂ«.

Sipas hetimeve që po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, rasti ka edhe elemente ndërkombëtare. Të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, kanë paraqitur në mënyrë të rreme se punonin në banka.

Dyshimet përfshijnë mashtrimin, prezantimin e rremë, vjedhjen e identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjen e parave me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

Gjatë zbatimit të urdhërit të kontrollit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro, njofton sistemi prokurorial.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U paraqitĂ«n si punĂ«torĂ« bankash, tre tĂ« arrestuar pĂ«r krim tĂ« organizuar nĂ« PrishtinĂ« – sekuestrohen mbi 11 mijĂ« euro appeared first on Sinjali.

Koalicioni me LDK-nĂ« nĂ« MitrovicĂ«, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone

Pas prishjes së koalicionit në Komunën e Mitrovicës, kryetari Faton Peci ka reaguar ndaj vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka njoftuar daljen nga bashkëqeverisja me komunën që ai udhëheq.

Ai ka ironizuar reagimin e LDK-sĂ« duke thĂ«nĂ« shkurt: “Me 3% nuk punon as iPhone-i”.

NdĂ«rkohĂ« LDK-ja, pĂ«rmes njĂ« njoftimi tĂ« DegĂ«s sĂ« saj nĂ« MitrovicĂ« nĂ« Facebook, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se vendimi pĂ«r dalje nga koalicioni erdhi pĂ«r shkak tĂ« “mosrespektimit tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r bashkĂ«qeverisje dhe shpĂ«rfilljes sĂ« propozimeve zyrtare tĂ« DegĂ«s sĂ« LDK-sĂ«â€.

“EmĂ«rimi i Drejtorit tĂ« DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, i realizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme dhe pa asnjĂ« paralajmĂ«rim nga Kryetari Peci, Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sqarojmĂ« se ky emĂ«rim nuk e pĂ«rfaqĂ«son LDK-nĂ« dhe as DegĂ«n e saj nĂ« MitrovicĂ«. Ky vendim Ă«shtĂ« obligativ pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe delegatĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« Kuvendin Komunal tĂ« MitrovicĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koalicioni me LDK-nĂ« nĂ« MitrovicĂ«, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone appeared first on Sinjali.

Të paktën 17 të vdekur në Gazë pas sulmit izraelit, shumica e viktimave gra e fëmijë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Gazë të mërkurën pas një sulmi izraelit, i cili, sipas ushtrisë izraelite, ishte kryer si përgjigje ndaj plagosjes së një ushtari të saj nga militantët palestinezë.

Mes të vrarëve janë shumica gra dhe fëmijë, raporton agjencia AP. Këto janë viktimat më të fundit palestineze që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, i cili ka pësuar shkelje nga sulmet vdekjeprurëse izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë bën të ditur se më shumë se 530 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që kur marrëveshja ka hyrë në fuqi.

Ndërmjetësit e armëpushimit kanë dënuar sulmet, ndërsa Hamasi i ka cilësuar ato si shkelje të marrëveshjes. Ushtria izraelite, megjithatë, thotë se po i përgjigjet sulmeve militante të Hamasit ose shkeljeve që kanë rrezikuar ushtarët e saj.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të paktën tre ushtarë izraelitë kanë humbur jetën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën 17 të vdekur në Gazë pas sulmit izraelit, shumica e viktimave gra e fëmijë appeared first on Sinjali.

LDK në Mitrovicë largohet nga koalicioni me Pecin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Mitrovicë, ka njoftuar opinionin publik për daljen e saj nga koalicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës.

Sipas Gezim Plakollit, ky vendim ka ardhur pas veprimeve të njëanshme të kryetarit të komunës, sidomos pas emërimit të Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport pa konsultim me LDK-në.

“EmĂ«rimi i Drejtorit tĂ« DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, i realizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme dhe pa asnjĂ« paralajmĂ«rim nga Kryetari Peci, Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sqarojmĂ« se ky emĂ«rim nuk e pĂ«rfaqĂ«son LDK-nĂ« dhe as DegĂ«n e saj nĂ« MitrovicĂ«. Ky vendim Ă«shtĂ« obligativ pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe delegatĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« Kuvendin Komunal tĂ« MitrovicĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK në Mitrovicë largohet nga koalicioni me Pecin appeared first on Sinjali.

Universiteti i Prishtinës, anëtar i Këshillit Evropian për Gjuhët

Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC), një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.

Ky anëtarësim pritet të rrisë vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës dhe të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin akademik. Po ashtu, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimit akademik evropian.

“Ne jemi tĂ« vendosur qĂ«, si Ministri e Arsimit, tĂ« mbĂ«shtesim çdo iniciativĂ« dhe vullnet pĂ«r avancimin e arsimit nĂ« KosovĂ«, ku gjuhĂ«t luajnĂ« njĂ« rol thelbĂ«sor. Urime Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« arritje tĂ« re!”, ka shkruar ministrja nĂ« detyrĂ« e Arsimit, ArbĂ«rie Nagavci, nĂ« Facebook.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Universiteti i Prishtinës, anëtar i Këshillit Evropian për Gjuhët appeared first on Sinjali.

Hamza takon Përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare

Kreu i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Bedri Hamza, ka pritur sot PĂ«rfaqĂ«suesin Special tĂ« SllovenisĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, ambasadorin AnĆŸej FrangeĆĄ.

Në këtë takim, Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Ai shtoi se gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne diskutuam edhe pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e njĂ« qasjeje tĂ« koordinuar ndĂ«rmjet BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ« pĂ«r forcimin e paqes dhe sigurisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje dhe pĂ«r procese tĂ« drejta, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« orientuara drejt rezultateve konkrete, nĂ« funksion tĂ« stabilitetit afatgjatĂ« dhe integrimit euroatlantik,” tha Hamza.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza takon Përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Musk e quan kryeministrin spanjoll njĂ« “tiran”, pas planit pĂ«r tĂ« ndaluar fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç nga mediat sociale

Qeveria e SpanjĂ«s ka propozuar njĂ« ndalim tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« mediave sociale pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç, si pjesĂ« e njĂ« sĂ«rĂ« masash qĂ« synojnĂ« mbrojtjen e tĂ« miturve nga “perĂ«ndimi i egĂ«r dixhital”.

Kryeministri Pedro Sånchez tha se kompanitë e teknologjisë duhet të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen e urrejtjes dhe të dëmshme.

“Nevojiten veprime urgjente sepse mediat sociale janĂ« njĂ« shtet i dĂ«shtuar ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen,” tha SĂĄnchez tĂ« martĂ«n.

Ai gjithashtu kritikoi Elon Musk pĂ«r pĂ«rdorimin e platformĂ«s X pĂ«r tĂ« “amplifikuar dezinformimin” lidhur me vendimin e administratĂ«s sĂ« tij javĂ«n e kaluar pĂ«r legalizimin e 500,000 punĂ«torĂ«ve pa dokumente dhe azilkĂ«rkues, duke theksuar se Musk vetĂ« ishte emigrant.

Si pĂ«rgjigje, Musk shkroi nĂ« X: “SĂĄnchez i ndyrĂ« Ă«shtĂ« njĂ« tiran dhe njĂ« tradhtar i popullit tĂ« SpanjĂ«s.”

Rreth njĂ« orĂ« e gjysmĂ« mĂ« vonĂ«, ai pĂ«rshkallĂ«zoi kritikĂ«n duke shtuar: “SĂĄnchez Ă«shtĂ« totalitari i vĂ«rtetĂ« fashist.”

Përfaqësuesit e Google, pjesë e Alphabet, TikTok, Snapchat dhe Meta nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente lidhur me masat e propozuara.

Ndryshe, qeveritë dhe rregullatorët në mbarë botën po shqyrtojnë ndikimin e kohës së fëmijëve para ekranit në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Musk e quan kryeministrin spanjoll njĂ« “tiran”, pas planit pĂ«r tĂ« ndaluar fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç nga mediat sociale appeared first on Sinjali.

Gimbo emocionon me fjalët për Gjestin: Prej 8 vitesh ne


Banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ka rrĂ«fyer sĂ« fundmi pĂ«r lidhjen e ngushtĂ« me Gjestin.

Sipas tij, bashkëpunimi i tyre i pandërprerë prej tetë vitesh ka krijuar një afërsi të rrallë, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Ai ka theksuar se lidhja mes tyre ka kaluar pĂ«rtej skenĂ«s dhe muzikĂ«s, duke u shtrirĂ« edhe nĂ« jetĂ«n personale: “Ne nuk jemi thjesht kolegĂ«. Familja e tij Ă«shtĂ« familja ime.”

DJ Gimbo ka ndarë gjithashtu momente të vështira nga periudha pas humbjes tragjike që goditi familjen e Gjestit.

Ai tregoi se ka qëndruar pranë tyre për një kohë të gjatë, duke përjetuar nga afër dhimbjen e madhe që la pas ndarja nga jeta e vëllait të artistit. Sipas tij, kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella emocionale, të cilat vazhdojnë ta shoqërojnë edhe sot.

RikujtojmĂ« se njĂ« moment tepĂ«r i ngarkuar ishte ai pĂ«r DJ Gimbon, kur nĂ« debat me Rogertin, ky i fundit e pyeti se si ndĂ«rroi jetĂ« vĂ«llai i mitur i Gjestit. NĂ« kĂ«tĂ« moment, DJ Gimbo reagoi ashpĂ«r: “Mos merresh me njĂ« fĂ«mijĂ« qĂ« ka ndĂ«rruar jetĂ«. Nuk ka qenĂ« vetĂ«m vĂ«llai i shokut tim mĂ« tĂ« mirĂ«, por e kam pasur si vĂ«lla tĂ« vogĂ«l.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gimbo emocionon me fjalët për Gjestin: Prej 8 vitesh ne
 appeared first on Sinjali.

Trump “pĂ«rplaset” me gazetaren e CNN pĂ«r pyetjet mbi Epstein: Je mĂ« e keqja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu bezdi të thellë ndaj këmbënguljes së gazetares së CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një interviste për çështjen Jeffrey Epstein.

Debati filloi kur Collins vuri re se Trump po pĂ«rpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit si dĂ«nuese vetĂ«m pĂ«r demokratĂ«t, ndĂ«rkohĂ« qĂ« dokumentet e publikuara tregojnĂ« se Epstein ka lidhje tĂ« ngushta me dy aleatĂ«t e tij, Elon Musk dhe Sekretarin e TregtisĂ«, Howard Lutnick.

Trump komentoi:“Jam i sigurt qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rregull, pĂ«rndryshe do tĂ« kishte tituj tĂ« mĂ«dhenj.”

Collins iu pĂ«rgjigj: “ShumĂ« gra qĂ« janĂ« viktima tĂ« Epstein janĂ« tĂ« pakĂ«naqura” me mĂ«nyrĂ«n se si Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« i pĂ«rpunoi dokumentet.

Presidenti tentoi tĂ« mbyllte dialogun duke thĂ«nĂ«: “Mendoj se Ă«shtĂ« vĂ«rtet koha qĂ« vendi tĂ« vazhdojĂ« me diçka tjetĂ«r, tani qĂ« asgjĂ« nuk ka dalĂ« nga unĂ«.”

MegjithatĂ«, Collins vazhdoi tĂ« pyeste pĂ«r tĂ« mbijetuarit e abuzimeve tĂ« Epstein. NĂ« njĂ« moment, Trump iu drejtua gazetares nĂ« njĂ« ton tĂ« ashpĂ«r: “ÇfarĂ« thatĂ«? E dini, ju jeni gazetarja mĂ« e keqe. Nuk tĂ« kam parĂ« kurrĂ« tĂ« buzĂ«qeshĂ«sh. Ju njoh prej dhjetĂ« vjetĂ«sh dhe nuk ju kam parĂ« kurrĂ« njĂ« buzĂ«qeshje nĂ« fytyrĂ«.”

Collins ndĂ«rhyri duke thĂ«nĂ«: “Po ju pyes pĂ«r tĂ« mbijetuarit e abuzimit tĂ« Jeffrey Epstein, z. President.”

Trump vazhdoi: “E dini pse nuk po buzĂ«qeshni? Sepse e dini qĂ« nuk po thoni tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Dhe jeni njĂ« organizatĂ« shumĂ« e pandershme dhe duhet tĂ« turpĂ«roheni nga vetja.”

.@kaitlancollins is a female version of @Acosta . Amazing that the President of the United States turned on her and CNN right after she brought up The Epstein Files , Musk, Lutnick and survivor concerns (90 seconds) pic.twitter.com/kduktf9k2c

— Jeff Storobinsky (@JeffStorobinsky) February 3, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump “pĂ«rplaset” me gazetaren e CNN pĂ«r pyetjet mbi Epstein: Je mĂ« e keqja appeared first on Sinjali.

Irani vendos kushte për bisedimet me SHBA-në

Irani po kërkon që bisedimet me SHBA-në, të planifikuara për këtë javë, të zhvillohen në Oman dhe jo në Turqi, dhe që fusha e diskutimeve të ngushtohet vetëm në negociata dypalëshe për çështjet bërthamore, ka thënë të martën për Reuters një burim rajonal.

Synimi i Teheranit për të ndryshuar vendin dhe agjendën e bisedimeve, të planifikuara për të premten në Stamboll, vjen mes tensioneve të larta, ndërsa SHBA-ja po shton forcat në Lindjen e Mesme.

Aktorët rajonalë kanë shtyrë për zgjidhjen e një ngërçi që ka çuar në kërcënime të ndërsjella për sulme ajrore dhe ka nxitur frikën e përshkallëzimit të një konflikti më të gjerë.

TĂ« martĂ«n, SHBA-ja ka rrĂ«zuar njĂ« dron iranian qĂ« iu afrua “nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive” aeroplanmbajtĂ«ses Abraham Lincoln nĂ« Detin Arabik, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ushtria amerikane.

Diplomati rajonal, me njohuri pĂ«r kĂ«rkesat e Iranit, ka thĂ«nĂ« se Teherani kĂ«rkoi “tĂ« ndryshonte formatin, dhe se ata duan tĂ« ndryshojnĂ« fushĂ«veprimin”.

“Ata duan tĂ« diskutojnĂ« vetĂ«m dosjen bĂ«rthamore me amerikanĂ«t, ndĂ«rsa SHBA-ja do tĂ« pĂ«rfshijĂ« tema tĂ« tjera, tĂ« tilla si raketat balistike dhe aktivitetet e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« Iranit nĂ« rajon,” tha ai.

Ndërkohë, një burim i njohur me situatën ka bërë të ditur se dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, do të marrë pjesë në bisedime, së bashku me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani vendos kushte për bisedimet me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detajet

NjĂ« veturĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri mbrĂ«mĂ« nĂ« rrugĂ«n “Rrustem Statovci” nĂ« PrishtinĂ«, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detajet appeared first on Sinjali.

❌