❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tha se LDK kishte bërë gabim trashanik kur kishte votuar Thaçin për president, Musliu i reagon Mustafës



Ditë më parë Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për president Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës.

E lidhur me këtë, ka reaguar sot Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Besian Mustafa paska thĂ«nĂ« se votimi i Hashim Thaçit pĂ«r president qenka “gabim trashanik i LDK-sĂ«â€. Jo. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« nuk ka qenĂ« Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« ka qenĂ« heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik.

Ka qenĂ« paaftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rballur me tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe mungesa e kurajĂ«s pĂ«r t’i drejtuar kritikĂ« tĂ« hapur Donika GĂ«rvallĂ«s, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione tĂ« rreme se kĂ«ta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dĂ«met kolosale qĂ« vetĂ« ia shkaktuan LDK-sĂ«â€, shkruan ajo.

Sipas Musliut, kjo heshtje u bë edhe më e rëndë kur LDK mbylli sytë para skandaleve të shumta që shënuan mandatin e Faton Pecit në qeveri, Donika Gërvallës në diplomaci dhe Vjosa Osmanit në presidencë.

“Nga keqmenaxhimi dhe vendime tĂ« kontestuara, te arroganca politike, shkelja e standardeve institucionale dhe dĂ«mtimi i funksionimit demokratik tĂ« shtetit. Gjithçka u tolerua nĂ« emĂ«r tĂ« kalkulimeve tĂ« ulĂ«ta politike. Me kĂ«tĂ« sjellje, LDK nuk dĂ«shtoi vetĂ«m si opozitĂ«, por u bĂ« bashkĂ«fajtore pĂ«rmes heshtjes.

LDK zgjodhi të përkulej, jo të përballej. Zgjodhi të shpresojë, jo të veprojë. Kështu, u shndërrua në një subjekt frikacak, të paqëndrim dhe të padenjë për barrën historike që pretendon ta mbajë.

Problemi i LDK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« e kaluara; problemi i saj Ă«shtĂ« mungesa e guximit pĂ«r ta thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n sot”, tha ajo. /Telegrafi/



Grumbullim uji, rrĂ«shqitje dheu – probleme nĂ« disa rrugĂ« tĂ« KosovĂ«s pas vĂ«rshimeve, Durmishi jep detaje



Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë sot të ditur lidhur me gjendjen në rrugë pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve.

Durmishi në një postim në Facebook shkruan se në rrugën Prishtinë - Ferizaj ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi, ndërsa tregon edhe për gjendjen në rrugë tjera të vendit.

Lexoni të plotë postimin:

Ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.

Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu, nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” ka rrĂ«shqitje tĂ« dheut. NĂ« kĂ«to momente po punohet pĂ«r sanim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qarkullimi tĂ« zhvillohet normalisht.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë - Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.

NĂ« rrugĂ«n Zhur–Dragash kemi lĂ«vizje tĂ« trupit tĂ« rrugĂ«s. ËshtĂ« vendosur sinjalizimi pĂ«rkatĂ«s dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet nĂ« njĂ« shirit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika. /Telegrafi/


Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës



Viti 2026, sipas analistit të politikave Agron Demi, duhet të shënojë një orientim më të qartë të Qeverisë së re drejt reformave strukturore, me fokus të veçantë në digjitalizim, arsim dhe inovacion.

Demi nĂ« “PĂ«rballje Podcast” theksoi se kĂ«to fusha janĂ« vendimtare pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ« tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r pĂ«rgatitjen e vendit pĂ«r ndryshimet e shpejta globale.

Sipas Demit, dekada që vjen do të karakterizohet nga tranzicioni i thellë digjital dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale, ndaj Kosova duhet të përshtatet me këtë realitet.

“DhjetĂ«vjeçari i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« dekadĂ« e tranzicionit digjital dhe e inteligjencĂ«s artificiale. Ne nuk e kemi luksin tĂ« vazhdojmĂ« me politikat e dhjetĂ« viteve tĂ« kaluara nĂ« dhjetĂ« vitet e ardhshme”, u shpreh ai, shkruan Telegrafi.



Ai theksoi se digjitalizimi nuk duhet parë vetëm si proces teknologjik, por si reformë që prek funksionimin e shtetit në tërësi.

“Digjitalizimi duhet tĂ« ndihmojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si menaxhohet arsimi, shĂ«ndetĂ«sia, projektet kapitale dhe marrĂ«dhĂ«nia e qytetarĂ«ve dhe bizneseve me shtetin”, tha Demi, duke shtuar se administrata publike ka nevojĂ« pĂ«r modernizim tĂ« thellĂ«.

Një tjetër shtyllë që, sipas tij, duhet të jetë prioritet është arsimi. Demi vlerësoi se ndryshimet teknologjike po e transformojnë tregun e punës dhe kërkojnë reforma të reja në sistemin arsimor.

“Bota po ndryshon aq shpejt saqĂ« arsimi duhet tĂ« pĂ«rshtatet me nevojat e reja, pĂ«rndryshe do tĂ« mbesim prapa nĂ« pĂ«rgatitjen e fuqisĂ« punĂ«tore”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Demi përmendi edhe inovacionin si element kyç për zhvillim ekonomik.

Ai vlerësoi pozitivisht nismat që synojnë eliminimin e barrierave administrative dhe mbështetjen e ideve të reja.

“NĂ«se diçka Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mirĂ« nĂ« vitet e fundit, Ă«shtĂ« pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« hequr barriera administrative dhe pĂ«r tĂ« krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r inovacion”, u shpreh Demi.

Sipas tij, fokusimi në digjitalizim, arsim dhe inovacion duhet të shkojë paralelisht me tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Demi theksoi se këto prioritete nuk janë zgjedhje politike, por domosdoshmëri zhvillimore.

“KĂ«to janĂ« vitet kur duhet tĂ« vendosen themelet pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«, sepse vonesat sot do tĂ« kushtojnĂ« shumĂ« mĂ« shtrenjtĂ« nesĂ«r”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore



Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar lidhur me seancën gjyqësore që është zhvilluar ndaj 39 të pandehurve në rastin ku dyshohet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Në njoftim thuhet se gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve iu është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës.

“Kur palĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« gatshme ka vazhduar me seancĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Gjykata tutje njofton se seanca kishte filluar në ora 16:00 ndaj 39 të pandehurve, ndërkaq ka përfunduar në ora 23:00. /Telegrafi/

Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur



Policia e Shtetit ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Klos.

Sipas policisë, një automjet tip Audi me targa angleze, me drejtues 24-vjeçarin A.L., banues në fshatin Fullqet, Klos, dhe pasagjer 30-vjeçarin J.K., ka dalë nga rruga rreth orës 01:30 dhe ka përfunduar në një përrua.

Policia bën të ditur se 24-vjeçari ka dalë nga makina dhe nga uji duke shpëtuar, ndërsa për pasagjerin nuk ka asnjë informacion.

Drejtuesi i automjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë, pa ndërhyrje:

Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Rreth orĂ«s 01:30, Ă«shtĂ« marrĂ« informacion se nĂ« vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njĂ«sia administrative Klos, njĂ« mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalĂ« nga rruga dhe ka rĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Rritet numri i lindjeve, mbi 1 mijë e 716 lindje u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës



Spitali i Mitrovicës bëri të ditur se është rritur numri i lindjeve gjatë vitit 2025.

Në njoftim bëhet e ditur se në vitin 2025 u kryen gjithsej 1716 lindje, me 1744 foshnja të porsalindur, që paraqet numër për 118, më shumë, krahasuar me vitin 2024.

“MjekĂ«t gjinekologĂ« gjatĂ« vitit 2025, kanĂ« kryer edhe 5185 vizita mjekĂ«sore ambulantore tek pacientet. Rritja e numrit tĂ« lindjeve Ă«shtĂ« shĂ«nuar falĂ« punĂ«s me pĂ«rkushtimit nga stafi, besimit tĂ« pacientĂ«ve, si dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve mjekĂ«sore.

Pas kĂ«tij suksesi qĂ«ndron puna e palodhshme e gjinekologĂ«ve, neonatologĂ«ve, mamive, infermierĂ«ve dhe gjithĂ« ekipit qĂ« 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, me dije dhe humanitet, kujdesen pĂ«r nĂ«nat dhe foshnjat e porsalindura”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dy aksidentet e para disa dite, vdesin në spital dy persona



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra në dy aksidente (raste të ndara) të para disa dite kanë ndërruar jetë në spital dy persona.

NjĂ«ri aksident kishte ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Sokol Sopi” nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 30 dhjetor 2025, ndĂ«rkaq aksidenti tjetĂ«r kishte ndodhur nĂ« fshatin SlivovĂ« tĂ« PrishtinĂ«s, mĂ« 3 janar.

Raporti i policisë:

Rr. Sokol Sopi, PrishtinĂ« 30.12.2025 – 16:45. MĂ« 09.01.2026 Ă«shtĂ« raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte nĂ« tretman mjekĂ«sor, si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra nĂ« aksident ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pa jetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion.

Fsh. SlivovĂ«, PrishtinĂ« 03.01.2026 – 14:33. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« raportuar se viktima femĂ«r kosovare, e cila ka qenĂ« duke u trajtuar nĂ« QKUK, mĂ« 10.01.2026 ka ndĂ«rruar jetĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion. /Telegrafi/

Prania e madhe e ujit nĂ« rrugĂ«, nĂ« njĂ« segment tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj–PrishtinĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“PĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i ‘Prishtina Mall’ nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i ‘Marigona’ nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt, nĂ« koordinim me zyrtarĂ« nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe kompaninĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtje tĂ« rrugĂ«s, Ă«shtĂ« marrĂ« vendim qĂ« tĂ« bllokohet plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia thekson tutje se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik. /Telegrafi/

Makina bie në përrua në Klos, drejtuesi i mjetit nuk gjendet



Një automjet ka rënë në një përrua në qytetin e Klosit, në orët e para të së shtunës. Mjeti është konstatuar nga banorët e zonës, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve të para, shoferi dyshohet të jetë një 30-vjeçar me inicialet J.K, raporton euronews.al.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.

Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.

Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi i njëjti ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në Stacionin policor në Ferizaj, të premten në ora 15:40.

“Stacioni Policor Ferizaj 09.01.2026 – 15:40. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti i ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarĂ«t policorĂ«â€, thuhet nĂ« raport.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga një person.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë, të premten në ora 03:20.

“LĂ«ndime tĂ« lehta trupore kanĂ« pĂ«suar dy viktimat meshkuj kosovarĂ«, pasi tĂ« njĂ«jtit ishin therĂ« me thikĂ« nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet nĂ« raport.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/

Mot me shi në Shqipëri



Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, gjersa moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezentë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore era pritet tĂ« fitoi shpejtĂ«si deri nĂ« 24 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

E shtuna me shi, e diela me ngrica – java e ardhshme mĂ« ftohtĂ«




Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe bore.

IHK për të shtunën njofton se fillimisht do të ketë shi, ndërkaq me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

Ndërkaq, të dielën të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.

IHK bën apel për kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1°C ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet: 0 deri 5°C

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.

Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion

Java e ardhshme pritet të jetë më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit. /Telegrafi/

Marrëveshja me Danimarkën, Dibrani: Të burgosurit e parë pritet të vijnë në Kosovë më 2027



Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani thotë se në vjeshtën e vitit 2027 do të pranohen të burgosurit e parë nga shteti danez.

Ai njofton se ka filluar trajnimi i grupit të parë të stafit me rregulla të sistemit të burgjeve në Danimarkë. Në intervistën për KosovaPress, ai thekson se nuk kanë interes për marrëveshje me shtete të tjera për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

Ai gjithashtu flet për rastet e parandalimit të kontrabandës brenda burgjeve, por edhe përfshirjen e zyrtarëve korrektues në këto raste.

Në këtë intervistë, drejtori Ismail Dibrani thekson se drejtor i burgut në Gjilan do të jetë Rasim Selmani, po ashtu njofton se është zgjedhur edhe guvernatori nga shteti danez.

“ËshtĂ« vjeshta e vitit 2027 kur do tĂ« pranohen tĂ« burgosurit e parĂ« nga shteti danez. KĂ«shtu qĂ« atje janĂ« duke bashkĂ«punuar ngushtĂ« grupet teknike tĂ« dy shteteve, sepse janĂ« tĂ« themeluara dy komitete drejtuese nga shteti i KosovĂ«s dhe shteti i DanimarkĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« duke hartuar planet se si do tĂ« funksionojĂ« ky burg. Ka filluar trajnimi i stafit, sepse ju e dini qĂ« atje do tĂ« respektohet rendi shtĂ«piak danez, ka filluar trajnimi i grupit tĂ« parĂ«... Shumica e stafit qĂ« do tĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« burg do tĂ« trajnohet nĂ« DanimarkĂ« sipas rregullave dhe sistemit danez tĂ« burgjeve. PĂ«rveç aspektit tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« sistemit danez, ne do tĂ« kemi mundĂ«si qĂ« kĂ«to praktika t’i implementojmĂ« edhe nĂ« burgje tĂ« tjera, ato praktika qĂ« janĂ« edhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin tonĂ«â€, deklaron ai.

Dibrani thotë se në këtë burg nuk do të vendosen të burgosur me rrezikshmëri shumë të lartë, persona të dënuar për terrorizëm apo të burgosur me probleme të rënda të shëndetit mendor.

KosovaPress mëson edhe Belgjika, Franca dhe Britania e Madhe kanë bërë kërkesë për marrëveshje për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

MegjithatĂ«, Dibrani shpreh kundĂ«rshtinĂ« e tij, duke thĂ«nĂ« se “nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n”.

“Si ShĂ«rbim Korrektues nuk kemi interes qĂ« tĂ« lidhim marrĂ«veshje tĂ« tjera pĂ«r shumĂ« arsye. Po, ka pasur shumĂ« kĂ«rkesa prej shumĂ« shteteve tĂ« Bashkimit Evropian, por qĂ« rekomandimi i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« jo marrĂ«veshje tĂ« reja sepse kemi mjaft punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« me kĂ«to institucione, me kĂ«ta tĂ« burgosur qĂ« kemi tĂ« shtetasve tanĂ«. Dhe nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n edhe me tĂ« burgosur tĂ« shteteve tĂ« tjera”, shton ai.

Buxheti i vitit të ardhshëm parasheh rreth tetë milionë euro për investime kapitale për Shërbim Korrektues të Kosovës.

Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani thotë se kanë planifikuar ndërtimin e burgut të Lipjanit dhe Qendrës Korrektuese në Prizren.

“Planifikohet ndĂ«rtimi i burgut tĂ« Lipjanit, QendrĂ«s Korrektuese pĂ«r gram por qĂ« Ă«shtĂ« projekt tre vjeçar. NdĂ«rtimi i QendrĂ«s sĂ« Paraburgimit dhe QendrĂ«s Korrektuese nĂ« Prizren, pĂ«r momentin Ă«shtĂ« vetĂ«m QendĂ«r e Paraburgimit, por atje Ă«shtĂ« planifikuar qĂ« tĂ« ndĂ«rtohet edhe njĂ« qendĂ«r por qĂ« do tĂ« jetĂ« me disa nivele ku atje do tĂ« kenĂ« mundĂ«si vendosen edhe tĂ« burgosurit qĂ« kanĂ« dĂ«nim tĂ« plotfuqishĂ«m, kjo pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar edhe lĂ«vizjet e familjarĂ«ve nga Dragashi, Prizreni, Gjakova, Rahoveci dhe komuna tĂ« tjera”, tregon Dibrani nĂ« intervistĂ«n pĂ«r KosovaPress.

Në anën tjetër, Dibrani bën të ditur se gjatë tri viteve të fundit janë regjistruar mbi 600 raste të parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

“Kemi pasur numĂ«r mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« kontrabandĂ«s qĂ« kemi hasur brenda institucioneve korrektuese dhe kemi pasur rritje tĂ« numrit tĂ« parandalimeve. VetĂ«m nĂ« tri vitet e fundit kemi mbi 600 raste tĂ« parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s krahasuar me vitet tjera, nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« ku kemi pasur 100 raste tĂ« parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s. Natyrisht rezultat dhe sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m ka qenĂ« edhe mbĂ«shtetja e madhe qĂ« kemi pasur edhe qeveria.

Siç e dini Ă«shtĂ« themeluar edhe institucioni pĂ«e trajtimin e personave me nevoja tĂ« veçanta, me mbĂ«shtetjen e qeverisĂ«, AmbasadĂ«s Amerikane, partner kryesor strategjik gjatĂ« kĂ«saj periudhe kemi pasur EULEX-in, KĂ«shillin e EvropĂ«s, OSBE-n qĂ« na kanĂ« ndihmuar nĂ« shumĂ« trajnime, hartimin e legjislacionit sekondar dhe nĂ« ngritjen profesionale tĂ« stafit, sepse organizohen me dhjetĂ«ra punĂ«tori apo pjesĂ«marrĂ«s janĂ« me qindra zyrtarĂ« tĂ« cilĂ«t ju kanĂ« nĂ«nshtruar kĂ«tyre trajnimeve”, thotĂ« ai.

Të burgosurit përdorin metoda të ndryshme për futjen e kontrabandës, përfshirë përmes familjarëve, trupit, ushqimit, por edhe mjeteve më të sofistikuara si dronët.

Në disa raste ndihmohen edhe nga zyrtarë korrektues, por sipas Dibranit këto raste janë në ulje.

“FatmirĂ«sisht viteve tĂ« fundit ky numĂ«r ka ardhur duke u zvogĂ«luar edhe si rezultat i masave, kemi pasur raste kur edhe mbikĂ«qyrĂ«sit e lartĂ«, por edhe oficerĂ«, jo nĂ« numĂ«r tĂ« madh janĂ« arrestuar, janĂ« edhe sot nĂ« vuajtje tĂ« dĂ«nimit por ka raste qĂ« edhe janĂ« nĂ« procedura. Por, fati i mirĂ« qĂ« ky numĂ«r ka ardhur nĂ« vazhdimĂ«si duke u zvogĂ«luar dhe numri mĂ« i madh tash ju e dini qĂ« ka shumĂ« metoda. Kemi problemin e dronĂ«ve, metoda mĂ« tĂ« sofistikuara pĂ«rmes tĂ« cilave tĂ« burgosurit tentojnĂ« tĂ« fusin kontrabandĂ«n brenda. Po ashtu, edhe kur nga jashtĂ« tentojnĂ« tĂ« hedhin kontrabandĂ« brenda mureve, ku ata pastaj gjatĂ« aktiviteteve arrijnĂ« t’i fusin edhe brenda.

Por, natyrisht janĂ« shumĂ« mĂ«nyra dhe metoda ku tĂ« burgosurit arrijnĂ« dhe gjejnĂ« rrugĂ« edhe nĂ« burgjet me sigurinĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« botĂ« ka kontrabandĂ«. Por neve jemi duke bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje maksimale qĂ« kjo dukuri tĂ« zvogĂ«lohet. Jemi nĂ« konsultim edhe me institucionet tjera tĂ« sigurisĂ« qĂ« tĂ« sigurojmĂ« edhe anti-dron por edhe pajisje tĂ« tjera tĂ« penguesve tĂ« valĂ«ve, tĂ« cilĂ«t na i mundĂ«sojnĂ« shumĂ« mĂ« lehtĂ« qĂ« siguria nĂ« institucionet tona tĂ« ngritet edhe mĂ« tepĂ«r”, shprehet Dibrani.

ShĂ«rbimi Korrektues i KosovĂ«s gjatĂ« vitit tĂ« kaluar Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me Çmimin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« EkselencĂ«s nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Burgjeve dhe ShĂ«rbimeve Korrektuese (ICPA), pĂ«r projektin “Rehabilitimi GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe Kujdesi ShĂ«ndetĂ«sor”.

Dibrani thotë se të burgosurit po përfshihen në programe rehabilituese, të cilat ndikojnë risocializimin e tyre.

“Kemi fituar çmimin e ekselencĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« radhitemi nĂ« vendin e parĂ«, krahas Singaporit, krahas KanadasĂ«, krahas FinlandĂ«s, nĂ« trajtimin shĂ«ndetĂ«sor dhe nĂ« reformĂ«n e programeve rehabilituese. Kemi arritur rekorde sa i pĂ«rket programeve rehabilituese sepse vetĂ«m vitin qĂ« po e pĂ«rfundojmĂ« tani [viti 2025], kemi arritur tĂ« nĂ«nshkruajmĂ« me dhjetĂ«ra marrĂ«veshje tĂ« bashkĂ«punimit me shumĂ« organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare dhe si rezultat i kĂ«saj Ă«shtĂ« rritur edhe numri i pjesĂ«marrjes sĂ« tĂ« burgosurve nĂ« kĂ«to programe rehabilituese.

VetĂ«m gjatĂ« kĂ«tij viti [viti 2025] kemi afĂ«r 600 persona qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« programe rehabilituese, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kemi listĂ« tĂ« pritjeve, ku tĂ« burgosurit janĂ« nĂ« pritje pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« programe rehabilituese”, pĂ«rfundon ai.

Në gjitha qendrat korrektuese në Kosovë janë mbi 1750 të burgosur, prej tyre janë 1100 të dënuar dhe 600 të paraburgosur. Ndërkaq, kapaciteti në të gjitha burgjet e Kosovës është 2200 shtretër. /KP/

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave



Ka ndërruar jetë ish-ministri i Financave, Ali Sadriu në moshën 75 vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Sadriu e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ali Sadriu ishte nga fshati Davidovc, komuna e Shtimes. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Ferizaj. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ali Sadriu ishte gjithashtu iniciator, bashkĂ«themelues dhe aktivist i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK) nĂ« Shtime, qĂ« nga themelimi gjatĂ« viteve 1989–2000.

Ai ishte deputet i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s nĂ« disa legjislatura si dhe ministĂ«r nĂ« QeverinĂ« e parĂ« tĂ« pasluftĂ«s, nĂ« MinistrinĂ« e EkonomisĂ« dhe Financave (2002–2004). /Telegrafi/

DurrĂ«si i pĂ«rmbytur “skenĂ« krimi”!



NjĂ« pikĂ« loti i shkon ndĂ«r mjekĂ«r pĂ«r t’i rĂ«nĂ« nĂ« ujin e ndotur qĂ« pĂ«rplaset valĂ«-valĂ« nĂ« katin e parĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« saj. “E zeza unĂ«. MĂ« iku mundi, djersa familjes. NĂ« atĂ« shtĂ«pi kam edhe jetĂ«n e burrit qĂ« mĂ« vdiq nĂ« Greqi duke punuar. Erdhi e mĂ« mori uji gjithçka. E zeza unĂ«, e mjera unĂ«â€, pĂ«rsĂ«rit nĂ«n traumĂ«n e dukshme, Lumie Muçaj, gruaja 57-vjeçare qĂ« jeton prej 26 vitesh nĂ« zonĂ«n e ish-kĂ«netĂ«s nĂ« DurrĂ«s.

“PĂ«rmbytja nuk na erdhi nga Zoti, por nga shteti, unĂ« jam Socialiste”, ndĂ«rhyn nga ballkoni i katit tĂ« dytĂ« njĂ« e moshuar, qĂ« pas çdo fjalie ankese ripĂ«rsĂ«rit se socialiste Ă«shtĂ« dhe se tani “shteti tĂ« vendosi dorĂ«n nĂ« zemĂ«r”, shkruan Faktoje.al

Mbi 840 familje në zonën e ish-kënetës janë nën ujë, me dëme të mëdha kryesisht në elektroshtëpiake, pasi vërshimi i ujërave të ndotur (ujërat e shiut të bashkuara me ujërat e zeza dhe mbetje nafte) ndodhi në harkun kohor 15-20 minuta, duke mos u lënë mundësi që të lëviznin orendi dhe pajisjet e tjera. Nga Porto-Romano, deri në thellësi të qytetit të Durrësit përmbytjet janë katastrofike.

Pyetja qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgjigje mĂ« shumĂ« se nga ekspertĂ« duhet tĂ« vijĂ« nga Prokuroria e DurrĂ«sit, e cila po diskuton hapjen e hetimeve kryesisht pĂ«r akuzĂ«n: “shkatĂ«rrim i pronĂ«s me pasoja tĂ« rĂ«nda; dhe shpĂ«rdorim detyre”. Kjo nisur edhe nga fakti se nĂ« duar ka njĂ« rast tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje. NjĂ« 54-vjeçar punonjĂ«s i ndĂ«rmarrjes komunale Plazh DurrĂ«s, u gjet i mbytur nga polumbarĂ«t nĂ« njĂ« kanal kullues pranĂ« zonĂ«s sĂ« Plepave.

Hidrovor mbi kuota

Ankesa kudo, bashkĂ« me pikĂ«pyetjen nga erdhi kjo fatkeqĂ«si, nga Zoti, natyra tĂ« cilĂ«t DurrĂ«sin e pĂ«rmbytĂ«n nga padija apo interesat e vogla tĂ« treshes; pushtet qendror-pushtet lokal-biznes?!. “Mbyllja e hidrovorit tĂ« vjetĂ«r dhe spostimi i hidrovorit tĂ« ri nĂ« njĂ« kuotĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« kanĂ« sjellĂ« kĂ«tĂ« pasojĂ« katastrofike”-thotĂ« pĂ«r Faktoje.al, inxhnieri hidro dhe i porteve, Tomor Spahiu.

Dalja jashtĂ« funksionit e hidovorit tĂ« vjetĂ«r u bĂ« pĂ«r t’i hapur rrugĂ« ndĂ«rtimit tĂ« portit tĂ« ri tregtar, qĂ« sot shĂ«rben kryesisht pĂ«r çisternat e naftĂ«s. PĂ«r ekspertin Spahiu, por edhe shumĂ« studiues tĂ« tjerĂ«, kjo solli pasojĂ«n katastrofike qĂ« po kalon DurrĂ«si sot, por me gjasĂ« do e pĂ«rjetojĂ« nĂ« çdo kohĂ«. “Spostimi i hidrivorit u bĂ« pĂ«r t’i krijuar fasilitet Kastratit”, thekson Spahiu.

Historiku i hidrovorit të vjetër

DurrĂ«si Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« qĂ« preket nga pĂ«rmbytjet dhe jo pa qĂ«llim qĂ« nga viti 1928 funksiononin dy kanale tĂ« mĂ«dha kulluese. I pari shtrihej nga Vila e Zogut deri nĂ« Porto Romano, ndĂ«rsa i dyti nga ShĂ«n Avlashi deri nĂ« Plepa. “TĂ« dyja kĂ«to kanale janĂ« bllokuar. Nuk di me çfarĂ« logjike, me çfarĂ« ekspertize e me çfarĂ« qĂ«llimi ka ndodhur kjo situatĂ«â€, thotĂ« inxhinier Spahiu. Sipas tij, studimet e mĂ«parshme inxhinierike ishin tĂ« sakta dhe efikase, fillimisht nga austriakĂ«t ndĂ«rmjet luftĂ«s sĂ« ParĂ« BotĂ«rore, mĂ« pas nga italianĂ«t, sistemi komunist dhe vijuar deri katĂ«r vite mĂ« parĂ«. “DurrĂ«si nuk duhej tĂ« pĂ«rmbytej. PĂ«rveç dy kanaleve kryesore qĂ« u bllokuan njĂ« tjetĂ«r arsye madhore e pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« spostimi i hidrovorit”, sugjeron Spahiu. Hidrovori i vjetĂ«r ishte nĂ« kuotĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« DurrĂ«sit dhe tĂ«rhiqte tĂ« gjithĂ« sasinĂ« ujore, por tre vite mĂ« parĂ« hapĂ«sira e hidrovorit i kaloi kompanisĂ« Kastrati qĂ« do tĂ« niste aty ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri tregtar, i cili sot shĂ«rben kryesisht pĂ«r ankorimin dhe mĂ« pas shkarkimin e cisternave tĂ« naftĂ«s dhe nĂ«nprodukteve tĂ« saj.

Hidrovori i ri është gati jo funksional

Pasi dhanĂ« pĂ«r zhvillim portual hapĂ«sirĂ«n e hidrovorit tĂ« vjetĂ«r, nĂ« nĂ«ntor 2021, Bashkia DurrĂ«s hapi garĂ«n pĂ«r ndĂ«rtimin e hidrovorit tĂ« ri. Me fondin 20.5 milionĂ« euro tre kompani, bashkim operatorĂ«sh, morĂ«n pĂ«rsipĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«saj vepre, por vendi ku do ngrihej edhe sot sjell çudi, sidomos nĂ« aspektin inxhinierik. “Hidrovori i ri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kuotĂ« tĂ« lartĂ«, Ă«shtĂ« pothuajse jo funksional”, thekson eksperti Spahiu. Gazetari Geri Emiri, drejtues i medias Afora dhe banor i DurrĂ«sit, tha pĂ«r Faktoje.al se investimet pĂ«r hidrovorin e ri, apo devijimi i kanaleve kulluese solli pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« situatĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjeve.

“Investimet kanĂ« sjellĂ« devijime tĂ« kanaleve ekzistuese qĂ« megjithĂ«se ishin ndĂ«rtuar pĂ«r ujĂ«rat e shiut nga kodrat dhe tokat bujqĂ«sore, shĂ«rbejnĂ« edhe si “kanalizime tĂ« hapura” pĂ«r ujĂ«rat e pĂ«rdorura tĂ« zonave periferike tĂ« qytetit”, thotĂ« Emiri.

Investimet kanĂ« sjellĂ« devijime tĂ« kanaleve ekzistuese qĂ« megjithĂ«se ishin ndĂ«rtuar pĂ«r ujĂ«rat e shiut nga kodrat dhe tokat bujqĂ«sore, shĂ«rbejnĂ« edhe si "kanalizime tĂ« hapura" pĂ«r ujĂ«rat e pĂ«rdorura tĂ« zonave periferike tĂ« qytetit”

MĂ« tej shton se: “NdĂ«rtimi nga qeveria shqiptare dhe vendosja nĂ« funksion e njĂ« hidrovori tĂ« ri po nĂ« zonĂ«n e Porto-Romanos, nuk ka sjellĂ« pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme nĂ« pĂ«rballimin e pĂ«rmbytjeve nĂ« qytet, pĂ«rkundrazi qĂ« prej vitit 2025 ato po vijnĂ« dhe po zgjerohen nĂ« hartĂ«n e zonave qĂ« prekin”. “NĂ« disa hulumtime nĂ« Median Amfora ne kemi dokumentuar sesi UjĂ«sjellĂ«si i DurrĂ«sit qĂ« prej vitit 2013 ka marrĂ« mbi 150 milion euro kredi pĂ«r tĂ« investuar nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit dhe tĂ« kanalizimeve, por dukshĂ«m nuk ka arritur qĂ« ta pĂ«rmirĂ«sojĂ« situatĂ«n nĂ« terren”, thotĂ« Emiri.

Pasoja

Si pĂ«r ironi, rruga “ShĂ«n Asti” (kleriku i parĂ« martir, i kryqĂ«zuar nga RomakĂ«t nĂ« vitin 78 pas krishtit, nĂ« DurrĂ«s), Ă«shtĂ« aq e pĂ«rmbytur sa pasojat notojnĂ« kudo. Uji i shiut, pĂ«rzier frikshĂ«m me ujĂ«ra tĂ« zeza dhe naftĂ«, ka nxjerrĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe shapka fĂ«mijĂ«sh dhe lodrat e tyre, si shenjĂ« domethĂ«nĂ«se se pĂ«rveç pasojave ekonomike, pĂ«rhapja e infeksioneve tĂ« ndryshme nuk do jetĂ« nĂ« kohĂ« tĂ« largĂ«t.

“Ka pasur pĂ«rmbytje edhe mĂ« parĂ« por kurrĂ« si tani. Kam 30 vite kĂ«tu dhe nuk ka pasur pĂ«rmbytje tĂ« tillĂ«. Nuk ka mbetur mĂ« asgjĂ«. KanĂ« dalĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit gjithĂ« mobiliet, lavatriçe, frigorifer, sobĂ«, kuzhina e gjitha Ă«shtĂ« dĂ«mtuar. Bleva dhe divane tĂ« reja para vitit tĂ« ri, tani nuk pĂ«rdoren mĂ«. KatastrofĂ«â€, shprehet me dhimbje Albin Muçaj me origjinĂ« nga KukĂ«si, i ardhur qĂ« nĂ« vitin 1996 nĂ« DurrĂ«s, teksa pĂ«rsĂ«rit “shi ka rĂ«nĂ« gjithnjĂ«, edhe mĂ« shumĂ« se kĂ«to dy ditĂ« dhe nuk jemi pĂ«rmbytur kĂ«shtu”.

Ndodhemi në rastet kur nuk ka nevojë të trokasësh në dyert e lagura, pasi banorët të kërkojnë secili për hesap të tij për të treguar me ngulm dëmet. Halli është i përbashkët. Arsyeja që dëmet janë vërtetë shumë të mëdha lidhet me shpejtësinë e përmbytjes ku brenda 20 minutash uji kapërceu mbi 60 centimetra në të gjithë katet e para.

“Kam dĂ«me shtĂ«pie komplet. DhjetĂ« mijĂ« euro mobilie mĂ« janĂ« shkatĂ«rruar. Makina iku, shtĂ«pia iku, kush do mi shpĂ«rblejĂ« mua kĂ«ta? U pĂ«rmbytĂ«m se bashkia hapi rezervuarin qĂ« tĂ« mos pĂ«rmbytej njĂ« lokal dhe ujin e hodhi nga banesat. Po ashtu mbyllĂ«n edhe hidrovorin e vjetĂ«r”, flet plot acarim Altin Priftit, ndĂ«rsa kĂ«mbĂ«zbathur vĂ«rtitet sa nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« aq edhe buzĂ« rrugĂ«s duke kĂ«rkuar me ngul: “tĂ« vijnĂ« atĂ« tĂ« bashkisĂ«, ku janĂ«â€?. NĂ« njĂ« nga daljet e fundit, kryetarja e BashkisĂ« DurrĂ«s, Emiriana Sako dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro VĂ«ngu ia faturuan problemin reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut.

Qyteti nën ujë

NĂ« çdo rrugicĂ« qĂ« futesh pĂ«rballesh me tĂ« njĂ«jtat probleme. VetĂ«m ata banesa qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« ngritura tĂ« paktĂ«n 2 metra nga toka kanĂ« pĂ«suar mĂ« pak pĂ«rmbytje, nga ish-kĂ«neta, deri nĂ« afĂ«rsi tĂ« Burgut tĂ« DurrĂ«sit, pĂ«rmbytja vijon pĂ«r tĂ« tretĂ«n ditĂ« radhazi, ndĂ«rsa qyteti i DurrĂ«sit njohu njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vogĂ«l tĂ« mĂ«rkurĂ«n, por prania e ujit edhe nĂ« zonĂ«n mĂ« tĂ« ngjeshur urbane vijon tĂ« jetĂ« problem. “Kam shumĂ« dĂ«me nĂ« shtĂ«pi, se e kam nĂ« kat tĂ« parĂ«. Makinat janĂ« dĂ«mtuar dhe nuk e merr me mend se çfarĂ« dĂ«mesh na ka shkaktuar kjo pĂ«rmbytje”, thotĂ« njĂ« qytetar pranĂ« zonĂ«s sĂ« Stadiumit tĂ« DurrĂ«sit.

“Kam tĂ« shkatĂ«rruar gjithĂ« dhomĂ«n e gjumit tĂ« djalit me lavatriçe, frigorifer, televizor dhe çdo gjĂ«. Jemi nĂ« katastrofĂ« tĂ« madhe. Nuk kemi as ujĂ« tĂ« pijshĂ«m”, thotĂ« pĂ«r Faktoje, Bektash Shahini, njĂ« tjetĂ«r banor i DurrĂ«sit. DĂ«mtime tĂ« shumta janĂ« kryesisht nĂ« automjete dhe bizneset e kateve tĂ« para, ndĂ«rsa ish-kĂ«neta ndodhet nĂ« situatĂ« katastrofike. Hidrovori nuk ka punuar deri nĂ« orĂ«n 12 dhe kĂ«tĂ« e dinĂ« tĂ« gjithĂ«. Kjo pĂ«rmbytje Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me nxjerrĂ« jashtĂ« komunitetin nga kĂ«tu dhe me e bĂ«rĂ« si 5 Majin nĂ« TiranĂ«, apo komunitete tĂ« tjera. As bashkia, as qeveria, as emergjanca nuk kanĂ« ardhur. Zoti vuftĂ« dorĂ« mbi ne, se pĂ«r shtet kemi mbaruar”, thotĂ« pĂ«r Faktoje, Mark Ndrea.

Zgjidhja pa zgjidhje

PĂ«r inxhinierin e njohur Tomor Spahiu zona e ish-kĂ«netĂ«s, por edhe e gjithĂ« pjesa urbane e DurrĂ«sit do kalojĂ« katastrofĂ« pas katastrofe edhe nĂ« vijim. “Duhet tĂ« rikthejnĂ« nĂ« funksion hidrovorin e parĂ«. Ai e mbante gjithĂ« DurrĂ«sin. Po ashtu emergjente Ă«shtĂ« hapja e dy kanaleve kryesore kulluese. MĂ«nyra sesi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar hidrovori i ri nuk vlen. Situata Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«, flas edhe si ekspert por edhe si banor i kĂ«tij qyteti”, thotĂ« Spahiu, ndĂ«rsa e mbyll: “Ai qĂ« po e paguan Ă«shtĂ« populli”.

“Ai qĂ« po e paguan Ă«shtĂ« populli”

Prokuroria Durrësit pritet syrtarisht të dalë me njoftim për hapje të hetimeve, ndërsa situata vijon të jetë mjaft e rëndë, pavarësisht angazhimit të strukturave lokale dhe disa mjeteve të ushtrisë.

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Në raportin policor thuhet se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“GjakovĂ« / 1998-1999. Ekipet policore nĂ« koordinim me IML-nĂ« dhe njĂ«sitet tjera kompetente kanĂ« hasur nĂ« mbetje eshtĂ«rore, tĂ« cilat dyshohet se i pĂ«rkasin sĂ« paku njĂ« individi-personi, qĂ« figuron nĂ« listĂ«n e personave tĂ« zhdukur gjatĂ« luftĂ«s sĂ« fundit nĂ« KosovĂ« 1998-1999”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë në detyrë kanë mbetur pa pagesë për muajin dhjetor



Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me siç thonë mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

Në reagim thuhet se përkundër që Drejtoria e Financave ka bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave.

“Si pasojĂ«, familjet e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« njĂ« kategori e shenjtĂ« dhe e respektuar pĂ«r vendin tonĂ«, kanĂ« mbetur pa pagesĂ« edhe pas pĂ«rmbylljes sĂ« vitit.

Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrĂ« parasysh sakrificĂ«n sublime tĂ« kĂ«tyre familjeve, tĂ« cilat kanĂ« dhĂ«nĂ« bijtĂ« dhe bijat e tyre pĂ«r sigurinĂ« e vendit tonĂ«, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.

“Sakrifica e policĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« detyrĂ« nuk duhet dhe nuk guxon tĂ« harrohet”, thuhet tutje. /Telegrafi/

OEK: Zjarri në Comodita, humbje e madhe për ekonominë



Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur keqardhjen e thellë për zjarrin që përfshiu një pjesë të objektit të kompanisë 'Comodita Home' në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

OEK thotë se ky incident përbën një humbje të madhe jo vetëm për kompaninë 'Comodita' dhe 'Devolli Corporation', por edhe për ekonominë e Gjakovës dhe të gjithë Republikës së Kosovës, duke marr parasysh rolin e rëndësishëm që ky grup ka në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe kontributin fiskal në vend.

“Duke pasur parasysh se Devolli Group Ă«shtĂ« ndĂ«r taksapaguesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« KosovĂ« dhe njĂ« nga shtyllat kryesore tĂ« sektorit privat, Oda Ekonomike e KosovĂ«s i bĂ«n thirrje QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje institucionale dhe financiare, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo kompani tĂ« rikuperohet sa mĂ« shpejt dhe tĂ« vazhdojĂ« aktivitetin e saj afarist.

Oda Ekonomike e KosovĂ«s qĂ«ndron pranĂ« kompanisĂ« Comodita dhe Devolli Group, duke shprehur mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r rikuperim dhe vazhdim tĂ« aktivitetit tĂ« tyre afarist. OEK Ă«shtĂ« e bindur se kjo kompani do ta tejkalojĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kontribuojĂ« fuqishĂ«m nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« vendit”, thuhet nĂ« reagim.

OEK rithekson rëndësinë e mbrojtjes së bizneseve dhe infrastrukturës ekonomike si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. /Telegrafi/

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re



Tashmë ka përfunduar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse).

Partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni emrat e 120 deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 10-tĂ«.

DeputetĂ«t e LVV-sĂ«: ALBIN KURTI; GLAUK KONJUFCA; ALBULENA HAXHIU; HEKURAN MURATI; DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ; XHELAL SVEÇLA; HAJRULLA ÇEKO; AVNI DEHARI; MIMOZA KUSARI LILA; EJUP MAQEDONCI; SHQIPE MEHMETI SELIMI; ANDIN HOTI; ARBEN VITIA; SARANDA BOGUJEVCI; EDONA LLALLOSHI; ALBAN BAJRAMI; MEFAIL BAJQINOVCI; NEZIR KRAKI; ARMEND MUJA.

RUFKI SUMA; ADRIANA MATOSHI; JETA STATOVCI; ARDIAN GOLA; HAXHI AVDYLI; ADELINA GRAINCA; BLERIM GASHI; ALBENA RESHITAJ; FATOS GECI; AGIM BAHTIRI; TAULANT KELMENDI; ARTANE RIZVANOLLI BERISHA; FITORE PACOLLI DALIPI; DIMAL BASHA; ARBËR REXHAJ; LABINOTË DEMI MURTEZI; ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI; ARTAN ABRASHI; ARJETA FEJZA; HYSEN DURMISHI; ARBËRIE NAGAVCI; ENVER HALITI; LIZA GASHI; VALON RAMADANI; ADNAN RRUSTEMI; JETON RAKA; FATMIRE KOLLÇAKU; ARSIM ADEMI; DRITA PAJAZITI; ROZETA HAJDARI; SALIH ZYBA; FITIM HAZIRI; FJOLLA UJKANI; ILIR KËRÇELI; SYLEJMAN MEHOLLI; VIGAN QORROLLI; VALON HOTI; NAIM BARDIQI.

DeputetĂ«t e PDK-sĂ«: BEDRI HAMZA; ARIAN TAHIRI; PËRPARIM GRUDA; URAN ISMAILI; SALA JASHARI; VLORA ÇITAKU; ENVER HOXHAJ; ARBEN MUSTAFA; NAIT HASANI; RRAHMAN RAMA; GANIMETE MUSLIU; EMAN RRAHMANI; KUJTIM GASHI; ELMI REÇICA; ARTAN BEHRAMI; XHAVIT HALITI; BESA KABASHI RAMAJ; MERGIM LUSHTAKU; FERAT SHALA; BLERTA DELIU KODRA; ARIANA MUSLIU SHOSHI; ARBNORE SALIHU.

DeputetĂ«t e LDK-sĂ«: LUMIR ABDIXHIKU; HYKMETE BAJRAMI; UKË RUGOVA; AVDULLAH HOTI; DOARSA KICA XHELILI; KUJTIM SHALA; ANTON QUNI; ARMEND ZEMAJ; LUTFI HAZIRI; JEHONA LUSHAKU SADRIU; JANINA YMERI; BESIAN MUSTAFA; ADELINA THAQI META; FADIL HADERGJONAJ; ERMAL SADIKU.

DeputetĂ«t e AAK-sĂ«: RAMUSH HARADINAJ; DAUT HARADINAJ; BESNIK TAHIRI; BEKË BERISHA; TIME KADRIJAJ; ALBANA BYTYQI.

DeputetĂ«t e ListĂ«s Serbe: SLAVKO SIMIQ, IGOR SIMIQ, LILJANA STEFANOVIQ, MILAN KOSTIQ, NEMANJA BISHEVAC, ZLATAN ELEK, MILJANA NIKOLIQ, SRDJAN POPOVIQ, VERICA ÇERANIQ.

Deputeti i PartisĂ« “PĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«â€: NENAD RASHIQ.

Deputetët e komuniteteve tjera joserbe: FIKRIM DAMKA, FATMA TAQI, RASIM DEMIRI, EMILIJA REXHEPI, ELBERT KRASNIQI, DUDA BALJE, VETON BERISHA, ARTAN ASLLANI, ADEM HOXHA, ERXHAN GALUSHI. /Telegrafi/

❌