❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ZRRE takon Fondin Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë shtrenjtimin e rrymës dhe projektet energjetike

Bordi i Zyrës së Rregulloratorit të Energjisë ka pritur në takimin Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku përmes një njofitmi në Facebook thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore.

KESCO ka propozuar shtrenjtim të rrymës për 21.3%. Vendimi pritet të merret në mars, e tarifat e reja hyjnë në fuqi nga prilli.

“ZRRE prezantoi progresin e fazave tĂ« liberalizimit tĂ« tregut, duke theksuar se, pavarĂ«sisht sfidave dhe shtyrjeve, faza e parĂ« po zbatohet me sukses dhe se procesi do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale dhe tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« pĂ«rputhje me kornizĂ«n ligjore dhe parimet e tregut tĂ« hapur. Po ashtu, u diskutua pĂ«r zhvillimin e projekteve tĂ« energjisĂ« nga burimet e ripĂ«rtĂ«ritshme dhe pĂ«r investimet nĂ« rrjetin e transmisionit dhe shpĂ«rndarjes, me qĂ«llim tĂ« integrimit tĂ« sigurt tĂ« kĂ«tyre kapaciteteve nĂ« sistemin elektroenergjetik. NĂ« kuadĂ«r tĂ« shqyrtimeve tarifore, u trajtua ndikimi i kostove operative, vjetĂ«rsisĂ« sĂ« rrjetit, humbjeve teknike dhe rĂ«nieve tĂ« blloqeve gjeneruese nĂ« tarifat e energjisĂ« elektrike”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje ZRRE ritheksoi rolin e saj si institucion i pavarur rregullator në garantimin e stabilitetit rregullator dhe sigurisë ligjore, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, si dhe përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE takon Fondin Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë shtrenjtimin e rrymës dhe projektet energjetike appeared first on Sinjali.

Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani

Një zjarri i madh shpërtheu këtë të enjte në një qendër të madhe kërkimore gjermane në Darmstadt.

Zjarri ra të enjten në mëngjes dhe sipas policisë u vendos nën kontroll.

Puna për shuarjen e tij pritet të vazhdojë deri në mbrëmje. Një zëdhënës shtoi se zjarrfikësit po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe nëse ishte lëshuar ndonjë substancë e rrezikshme.

Sipas gazetës Hessenschau, zjarri shpërtheu në zonën ku ndodhet përshpejtuesi i grimcave të institutit. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.

“ËshtĂ« e paqartĂ« se si filloi zjarri,” shtoi njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s, shkruan Euronews.al.

Qendra operon një strukturë përshpejtuese për jonet e rënda, të cilat janë jone të atomeve veçanërisht të rënda si ari ose plumbi. Jonet janë atome që kanë humbur një pjesë të shtresës së tyre të elektroneve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani appeared first on Sinjali.

Tre të lënduar në aksidentin Gjirokastër-Tepelenë

NjĂ« aksident ka ndodhur mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« enjteje nĂ« rrugĂ«n nacionale GjirokastĂ«r–TepelenĂ«.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.

Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre të lënduar në aksidentin Gjirokastër-Tepelenë appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in

Kryeministri britanik Jeffrey Starmer kĂ«rkoi ndjesĂ« para opinionit publik nĂ« lidhje me Epstein-in, duke u shprehur i keqardhur qĂ« i ka besuar “gĂ«njeshtrave tĂ« Mandelson”.

“Askush s’e dinte sa e thellĂ« dhe e errĂ«t ishte marrĂ«dhĂ«nia e Mandelson-it me Epstenin”, tha kryeministri, duke iu referuar ish-ministrit dhe deputetit tĂ« larguar nga LaburistĂ«t.

Ai akuzoi Mandelsonin se ka gënjyer gjatë procesit të verifikimit kur u emërua ambasador i SHBA-së në vitin 2024, shkruan A2CNN.

Starmer vuri nĂ« dukje se nuk ishte nĂ« dijeni tĂ« informacioneve nĂ« kohĂ«n qĂ« emĂ«roi Mandelsonin ambasador. “Askush nuk duhet tĂ« mbajĂ« njĂ« post publik nĂ«se nuk mund ta pĂ«rmbushĂ« testin themelor tĂ« ndershmĂ«risĂ«â€, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in appeared first on Sinjali.

SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor të NATO-s

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

Paketa prej 838.7 milionĂ« dollarĂ«ve, e nĂ«nshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, mĂ« 3 shkurt, parasheh rritje tĂ« bashkĂ«punimit me tri shtetet baltike, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« kaluara tĂ« Pentagonit pĂ«r t’i eliminuar ato.

Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.

“Ky Ă«shtĂ« parandalim shumĂ« i mirĂ« pĂ«r aleatĂ«t tanĂ« tĂ« Baltikut”, ka thĂ«nĂ« kongresisti Don Bacon nĂ« disa pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes* ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.

“Kongresi Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar pĂ«r aleancĂ« tĂ« fuqishme tĂ« NATO-s dhe ne e dimĂ« qĂ« duhet vĂ«mendje mĂ« e madhe sa i pĂ«rket Baltikut”, ka thĂ«nĂ« ai, duke shtuar se historia Ă«shtĂ« dĂ«shmi pĂ«r rrezikun qĂ« kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.

“Shumica nĂ« Kongres janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r NATO-n dhe ne e dimĂ« qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r miq pĂ«r ta luftuar KinĂ«n, RusinĂ« dhe Iranin. Nuk mund ta bĂ«jmĂ« vetĂ«. Amerika vetĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« AmerikĂ« e dobĂ«suar”, ka thĂ«nĂ« Bacon.

Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.

Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.

“NĂ«se Ukraina humb, atĂ«herĂ« duhet ta dimĂ« qĂ« Moldavia do tĂ« jetĂ« e radhĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

“Ne nuk duhet tĂ« jemi neutralĂ«. Ne duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« anĂ«n e lirisĂ« dhe kundĂ«r njĂ« banditi diktator”.

Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s.

Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.

Kristen Taylor, nga Iniciativa për Siguri Transatlantike në Këshillin Atlantik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se legjislacioni është miratuar në kohën e urgjencës në rritje, për shkak të aktivitetit rus.

Sipas saj, ky financim Ă«shtĂ« miratuar pĂ«r t’i rritur kapacitetet ushtarake pĂ«r aleatĂ«t e Baltikut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston krahun lindor të NATO-s appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje

Zyrtarët e Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një qytetar të Kosovës, i cili ishte dënuar për vrasje.

Sipas raportimit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me 12 vjet burg, dhe pas pesë vitesh ishte deportuar në Kosovë.

Pas një udhëtimi të fundit nga Prishtina, ai u arrestua gjatë kontrollit në aeroport dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Sipas autoriteteve, 53-vjeçari duhet të kalojë edhe 2 mijë e 127 ditë të tjera në burg. Nëse ai nuk do të kishte hyrë përsëri në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Shtutgart kosovari i dënuar për vrasje appeared first on Sinjali.

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve dhe shpezëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës zhvilluan sot një takim të përbashkët për të koordinuar veprimet kundër shitjes dhe therjes ilegale të kafshëve dhe shpezëve.

Autoritetet theksuan se ky aktivitet paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik.

Sipas njoftimit të përbashkët, institucionet janë dakorduar të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të ashpra ndaj çdo individi ose biznesi që merret me aktivitete të paligjshme në këtë fushë.

Po ashtu, u Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« thirrje publike tĂ« gjithĂ« individĂ«ve dhe subjekteve ekonomike qĂ« merren me shitjen dhe therjen ilegale tĂ« kafshĂ«ve dhe shpezĂ«ve qĂ« t’i ndĂ«rpresin menjĂ«herĂ« kĂ«to veprimtari.

“Çdo shkelje do tĂ« trajtohet nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi dhe ndaj shkelĂ«sve do tĂ« merren masa tĂ« rrepta ligjore. Gjithashtu, ftojmĂ« qytetarĂ«t tĂ« bashkĂ«punojnĂ« dhe tĂ« raportojnĂ« çdo rast tĂ« dyshuar tĂ« kĂ«saj veprimtarie ilegale”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve dhe shpezëve appeared first on Sinjali.

Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka filluar stërvitjen individuale dhe është shumë pranë rikthimit në fushë pas lëndimit që e mbajti jashtë loje që nga shtatori, pas një operacioni në gju.

Sipas “Mundo Deportivo”, Gavi mund tĂ« kthehet nĂ« fushĂ« deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij muaji, pĂ«rveç nĂ«se ndodhin ndonjĂ« komplikim gjatĂ« procesit tĂ« rikuperimit.

Trajneri Hansi Flick dhe stafi i Barcelonës janë të kujdesshëm dhe nuk duan të nxitojnë rikthimin e plotë të mesfushorit, duke synuar që ai të jetë në formën më të mirë kur të kthehet në lojë.

Barcelona shpreson se Gavi mund të luajë një rol të rëndësishëm në pjesën e mbetur të sezonit dhe të kontribuojë në objektivat e skuadrës.

Në të njëjtën kohë, Pedri, i cili stërvitet bashkë me Gavi, gjithashtu ka përparuar mirë në rikuperimin nga një lëndim në kofshën e pasme dhe pritet të kthehet në fushë para fundit të muajit, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gavi dhe Pedri pranë rikthimit, Barcelona shpreson në ndikimin e tyre në fund të sezonit appeared first on Sinjali.

“Kujdes me armĂ«t qĂ« i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

Presidenti i KinĂ«s, Xi Jinping, i ka kĂ«rkuar presidentit amerikan Donald Trump qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« tregohen “tĂ« kujdesshme” nĂ« furnizimin me armĂ« tĂ« Tajvanit, gjatĂ« njĂ« bisede telefonike tĂ« zhvilluar tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Sipas mediave shtetĂ«rore kineze, Xi e ka cilĂ«suar çështjen e Tajvanit si “problemin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” nĂ« marrĂ«dhĂ«niet Kinë–SHBA, duke theksuar se Pekini e konsideron ishullin si pjesĂ« tĂ« territorit tĂ« tij dhe Ă«shtĂ« i vendosur tĂ« mbrojĂ« sovranitetin dhe integritetin territorial.

Nga ana e tij, Trump e pĂ«rshkroi bisedĂ«n si “tĂ« shkĂ«lqyer” dhe “tĂ« gjatĂ« e tĂ« thelluar”, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e ruajtjes sĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« mira personale dhe institucionale mes dy vendeve.

Ai bëri të ditur se u diskutuan edhe tema të tjera si lufta në Ukrainë, situata në Iran, si dhe tregtia dypalëshe, përfshirë mundësinë që Kina të rrisë blerjen e sojës amerikane.

SHBA-të, ndonëse kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Pekinin dhe jo me Tajvanin, mbeten aleati më i rëndësishëm i ishullit dhe furnizuesi kryesor i tij me armë, shkruan A2CNN.

Në dhjetor, administrata Trump miratoi një paketë të madhe armatimesh për Tajvanin, veprim që u kritikua ashpër nga Kina. Xi theksoi se, me respekt të ndërsjellë dhe barazi, dy palët mund të gjejnë mënyra për të adresuar shqetësimet e njëra-tjetrës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kujdes me armĂ«t qĂ« i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | PĂ«rleshje e dhunshme nĂ« sheshin “Adem Jashari” nĂ« Lipjan – tre tĂ« lĂ«nduar, arrestohen tre tĂ« dyshuar, pĂ«rdoren thika dhe shufĂ«r metalike

NjĂ« incident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur pasditen e 4 shkurtit 2026 nĂ« sheshin “Adem Jashari” nĂ« Lipjan, ku njĂ« pĂ«rleshje fizike mes disa personave ka pĂ«rfunduar me tĂ« lĂ«nduar dhe arrestime.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:40, kur njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatave për rrahje masive, gjatë së cilës dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe mjete të mprehta.

Në vendngjarje, Policia ka hasur në dy viktima të lënduara, të cilët sipas dyshimeve fillestare kanë pësuar lëndime nga thika. Të lënduarit, Muhamet Verbicolli (2004) dhe Enxhul Aliju (2002), janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, nën përcjellje policore, për trajtim mjekësor. Në cilësinë e viktimës është shoqëruar edhe Eliot Brestovci (2002), i cili nuk ka pasur lëndime trupore.

Pas ndërhyrjes së Policisë janë arrestuar tre të dyshuar:

Toni Oruqi rreth 19 vjeç

Eduard Olluri rreth 19 vjeç

E.O rreth 11 vjeç

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari i mitur është sekuestruar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kompetent.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit e moshës madhore janë dërguar në mbajtje për 48 orë në Lipjan, ndërsa i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje për 24 orë në Podujevë.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “LĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« duke vazhduar pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave dhe motiveve tĂ« kĂ«tij incidenti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | PĂ«rleshje e dhunshme nĂ« sheshin “Adem Jashari” nĂ« Lipjan – tre tĂ« lĂ«nduar, arrestohen tre tĂ« dyshuar, pĂ«rdoren thika dhe shufĂ«r metalike appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armĂ« nĂ« Prizren – arrestohen tre tĂ« dyshuar, njĂ« nĂ« arrati, policia sekuestron pistoleta, maska dhe rroba tĂ« pĂ«rdorura nĂ« krim

NjĂ« grabitje e armatosur ka ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« 3 shkurtit 2026 nĂ« rrugĂ«n “Durak Rada” nĂ« Prizren, ku tre persona tĂ« maskuar, nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«ve, kanĂ« grabitur 40 euro nga njĂ«ri prej tĂ« dĂ«mtuarve.

Rasti është raportuar rreth orës 01:00. Fillimisht, viktimat H. S. (1972) dhe L. R (1992) janë intervistuar nga Policia, por për shkak se ndodheshin nën ndikim të alkoolit dhe në mungesë të dëshmive konkrete, me udhëzim të Prokurorit kujdestar për krime të rënda është përpiluar vetëm raport informues.

Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar rrjedhën e hetimit.

Pas sigurimit të video-incizimeve nga terreni, hetuesit kanë konstatuar qartë se grabitja kishte ndodhur. Në pamje shihen tre persona të maskuar, ku njëri mban mjet të mprehtë (thikë), ndërsa dy të tjerë dyshohet se posedonin armë zjarri. Pas këtyre provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale Grabitje dhe Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sektori Rajonal i Hetimeve nĂ« Prizren, pas njĂ« pune intensive operative, ka arritur t’i identifikojĂ« tĂ« dyshuarit:

K. K. rreth 21 vjeç

Sh. G. rreth 21 vjeç

L. G. rreth 37 vjeç

V. S. (N.N)

I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes në trup, Policia i ka gjetur një pistoletë Zoraki. Në vazhdim, në automjetin Golf VII të tij janë zbuluar edhe një pistoletë tjetër (EKOL), dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Me mbĂ«shtetje tĂ« NJRSH-sĂ« dhe patrullave tĂ« Stacionit Policor nĂ« Prizren, janĂ« arrestuar edhe dy tĂ« dyshuarit e tjerĂ« nĂ« kafiterinĂ« “Te Mila”.

Me urdhër të Prokurores së rastit, e cila ka qenë prezent në terren gjatë arrestimit të të dyshuarit të parë, janë realizuar bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve si dhe në një lokal, ku janë gjetur rroba dhe atlete që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, dy nga të dyshuarit kanë pranuar kryerjen e veprës.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt, Valdrin Saramati, nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit të katërt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armĂ« nĂ« Prizren – arrestohen tre tĂ« dyshuar, njĂ« nĂ« arrati, policia sekuestron pistoleta, maska dhe rroba tĂ« pĂ«rdorura nĂ« krim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arsenal armĂ«sh zbulohet nĂ« SuharekĂ« – Policia sekuestron AK-47, pistoletĂ« dhe pushkĂ« gjuetie, i riu nĂ« arrati

Një arsenal armësh është zbuluar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, pas një aksioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve, bazuar në informata operative për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Ngjarja ka të bëjë me dy persona të dyshuar, Rinor Zymer Basha rreth 28 vjeç dhe Zymer Izir Basha rreth 72 vjeç, për të cilët Policia kishte pranuar informata se posedonin armë zjarri.

Pas zhvillimit të hetimeve paraprake dhe sigurimit të të dhënave nga terreni, më 4 shkurt 2026, me urdhër gojor të Prokurorit kujdestar, hetuesit kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

‱ njĂ« armĂ« automatike AK-47

‱ njĂ« pistoletĂ« ZORAKI

‱ njĂ« pushkĂ« gjuetie kalibri 12GA

‱ 18 fishekĂ« kalibri 7.62 mm

‱ 23 fishekĂ« kalibri 12GA

‱ njĂ« fishek kalibri 7.65 mm

‱ dy karikatorĂ«

‱ kartela e pushkĂ«s sĂ« gjuetisĂ« (e skaduar)

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari Zymer Izir Basha është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor Rinor Zymer Basha nuk është hasur në shtëpi, ndërsa familjarët kanë deklaruar se i njëjti ndodhet në Itali. Ai tashmë konsiderohet në kërkim policor.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll apo posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arsenal armĂ«sh zbulohet nĂ« SuharekĂ« – Policia sekuestron AK-47, pistoletĂ« dhe pushkĂ« gjuetie, i riu nĂ« arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tronditëse në Prizren: Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Rreth orĂ«s 11:30 tĂ« datĂ«s 4 shkurt 2026, Policia ka pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n “Alush Kryeziu” ndodhej njĂ« person mashkull pa shenja jete. Lajmi fillimisht Ă«shtĂ« konfirmuar nga njĂ«siti i emergjencĂ«s, i cili kishte dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes.

Patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin përkatës, kanë dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar vdekja e E. Th., rreth 52 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte punonjës i Doganës së Kosovës, për çka është njoftuar edhe institucioni përkatës.

NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sia e hetimeve tĂ« stacionit policor, hetimet rajonale si dhe Ă«shtĂ« kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit “Hetimi i vdekjes”.

Pas procedurave fillestare, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet kompetente janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tronditëse në Prizren: Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në banesën e tij appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet nĂ« Aeroportin “Adem Jashari” – Burim Osmani arrestohet pĂ«r tĂ« vuajtur njĂ« vit e gjysmĂ« burg

NjĂ« person me urdhĂ«resĂ« aktive gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« arrestuar dje nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari” nĂ« PrishtinĂ«.

Burime bëjnë me dije se më 4 shkurt 2026, rreth orës 12:00, është ndaluar Burim Osmani, ndaj të cilit ishte në fuqi urdhëresa e lëshuar nga Gjykata Themelore.

Sipas vendimit gjyqësor, Osmani është i dënuar me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, 4 muajsh dhe 50 ditësh.

Pas arrestimit në aeroport, i njëjti është shoqëruar nga Policia dhe pritet të dërgohet për vuajtje të dënimit, sipas procedurave ligjore.

Rasti është trajtuar në kuadër të realizimit të urdhëresave aktive të gjykatave, ndërsa autoritetet konfirmojnë se veprimet janë ndërmarrë pa incidente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet nĂ« Aeroportin “Adem Jashari” – Burim Osmani arrestohet pĂ«r tĂ« vuajtur njĂ« vit e gjysmĂ« burg appeared first on Sinjali.

Napoli pa Rrahmanin dyfish më i dobët, kthimi i tij shpresë trajnerin Conte

Amir Rrahmani pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës, kur Napoli do të vizitojë Genoa-n në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.

Mediat italiane kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e tij për skuadrën e drejtuar nga trajneri Antonio Conte.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, portali “calcionapoli24”, i cili Ă«shtĂ« afĂ«r klubit napolitan, ka publikuar statistika interesante qĂ« krahasojnĂ« performancĂ«n e Napolit me dhe pa pr presence-n e Rrahmanit nĂ« fushĂ«.

Napoli duket si dy ekipe të ndryshme: me Rrahmanin dhe pa të. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit, ku skuadra regjistroi një barazim me Copenhagenin, një fitore ndaj Fiorentinës dhe humbje nga Juventusi dhe Chelsea, duke pranuar gjithsej tetë gola, shkruan ky medium.

NĂ« total, pa Rrahmanin Napoli ka pĂ«suar 26 gola nĂ« 15 ndeshje dhe ka regjistruar gjashtĂ« humbje. Me Amirin nĂ« fushĂ«, ekipi ka pranuar vetĂ«m 11 gola nĂ« 19 ndeshje, shkruan “calcionapoli24”.

Rrahmani, dy herë kampion i Italisë me Napolin, ka pësuar këtë sezon lëndime muskulore që e kanë mbajtur larg fushës. Një lëndim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.

Pritet që kualiteti i tij dhe prezenca në mbrojtje të ndihmojnë Napolin të rifitojë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në Serie A.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Napoli pa Rrahmanin dyfish më i dobët, kthimi i tij shpresë trajnerin Conte appeared first on Sinjali.

BE-ja miraton kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Sipas kredisë speciale, Ukraina do të marrë 30 miliardë euro për të mbështetur nevojat e saj buxhetore dhe 60 miliardë euro për të blerë armë dhe municione.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për të lëshuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027, me Brukselin që synon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të shpëtuar Kievin nga një rënie e papritur e ndihmës së huaj.

Marrëveshja mbi tekstet ligjore u arrit nga ambasadorët të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, mbajtësja e presidencës së rradhës së Këshillit, paraqiti një version të ri.

“MarrĂ«veshja e sotme tregon se BE-ja vazhdon tĂ« veprojĂ« me vendosmĂ«ri nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« UkrainĂ«s dhe popullit tĂ« saj. Financimi i ri do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« sigurimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« fortĂ« tĂ« vendit pĂ«rballĂ« agresionit rus”, tha Makis Keravnos, ministri qipriot i financave.

“NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ne po dĂ«rgojmĂ« njĂ« sinjal tĂ« fortĂ« se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve duhet tĂ« respektohen plotĂ«sisht, nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.”

Kredia prej 90 miliardë eurosh, e cila u dakordësua politikisht në një samit në Bruksel, do të financohet përmes emetimit të borxhit të përbashkët, me buxhetin e BE-së si garanci për investitorët.

Si pjesĂ« e marrĂ«veshjes, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do tĂ« pĂ«rjashtohen plotĂ«sisht nga tĂ« gjitha detyrimet financiare, duke pĂ«rfshirĂ« pagesat vjetore tĂ« interesit. TĂ« tre vendet kishin kundĂ«rshtuar me vendosmĂ«ri çdo ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r Kievin.

Komisioni Evropian vlerëson se 24 shtetet anëtare të mbetura do të duhet të paguajnë midis 2 dhe 3 miliardë euro çdo vit për të mbuluar kostot përkatëse.

Shifra prej 90 miliardë eurosh do të ndahet në dy shtylla kryesore: 30 miliardë euro ndihmë buxhetore dhe 60 miliardë euro ndihmë ushtarake. Bilanci mund të ndryshojë nëse lufta merr fund.

‘Prodhuar nĂ« Evropë’

Blerja e armĂ«ve dhe municioneve ishte pika e fundit e mosmarrĂ«veshjes nĂ« bisedimet midis ambasadorĂ«ve tĂ« BE-sĂ«. Franca, njĂ« avokate e zĂ«shme e politikave “Made in Europe”, bĂ«ri presion pĂ«r tĂ« kufizuar blerjet jashtĂ« kontinentit sa mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« ishte e mundur materialisht.

NĂ« fund, kredia do tĂ« ndjekĂ« tĂ« ashtuquajturin “parim kaskadues”: armĂ«t dhe municionet do tĂ« blihen brenda UkrainĂ«s, BE-sĂ«, IslandĂ«s, Lihtenshtajnit, NorvegjisĂ« dhe ZvicrĂ«s. NĂ«se pajisjet nuk janĂ« tĂ« disponueshme askund, Kievit do t’i lejohet tĂ« shkojĂ« nĂ« tregje tĂ« tjera, siç janĂ« Shtetet e Bashkuara, pĂ«r tĂ« marrĂ« atĂ« qĂ« i nevojitet pĂ«r tĂ« luftuar.

Vendet qĂ« kanĂ« partneritete sigurie dhe mbrojtjeje me BE-nĂ«, si MbretĂ«ria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja, do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« gjithashtu nga pĂ«rparĂ«sia e blerjes nĂ«se paguajnĂ« njĂ« kontribut “tĂ« drejtĂ« dhe proporcional” nĂ« kostot e huamarrjes.

Kjo përkon me një afrim midis Brukselit dhe Londrës .

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« MbretĂ«ria e Bashkuar tĂ« jetĂ« e gatshme tĂ« marrĂ« pjesĂ«â€, tha njĂ« zyrtar i BE-sĂ«, duke folur nĂ« kushte anonimiteti. “Si pĂ«r situatĂ«n gjeopolitike, afrimi i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ« pĂ«r EvropĂ«n. Dhe do t’i bĂ«jĂ« gjĂ«rat mĂ« fleksibile pĂ«r UkrainĂ«n”.

90 miliardĂ« euro do tĂ« disbursohen gradualisht me kalimin e kohĂ«s dhe do t’i nĂ«nshtrohen kushteve tĂ« rrepta. PĂ«r shembull, çdo regres nĂ« pĂ«rpjekjet kundĂ«r korrupsionit nĂ« UkrainĂ« do tĂ« shkaktojĂ« pezullimin e ndihmĂ«s, shkruan Euronews.

UkrainĂ«s do t’i kĂ«rkohet tĂ« shlyejĂ« 90 miliardĂ« euro vetĂ«m nĂ«se Rusia ndĂ«rpret luftĂ«n e saj agresionale dhe pranon tĂ« kompensojĂ« Kievin pĂ«r dĂ«met. Duke pasur parasysh se Moska e ka pĂ«rjashtuar kategorikisht mundĂ«sinĂ« e dĂ«mshpĂ«rblimeve, Brukseli pritet ta shtyjĂ« borxhin pa afat, transmeton Sinjali.

Tekstet ligjore të përfunduara të mërkurën ende kërkojnë miratimin e Parlamentit Europian, i cili është zotuar ta përshpejtojë procedurën. Qëllimi është që pagesa e parë të bëhet në fillim të prillit, një afat i sugjeruar nga Kievi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja miraton kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo gjë do ju tensionojë.

Demi

Në dashuri do të ketë momente tensioni. Kujdes duhet të tregoni me të lindurit e shenjës së luanit dhe ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do të jenë mjaft të favorshme në punë, ku do të ketë mundësi rikuperimi dhe rimarrje në dorë të situatës.

Binjakët

Mundohuni që të gjeni një moment për tu relaksuar. Dashuria do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të bëni projekte premtuese. Kujdes duhet të tregoni me punën, dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës tuaj.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja, edhe për rikuperimin e një raporti. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni disa vendime.

Luani

Qielli favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësi që të rikuperohet, ashtu sikundër mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë.

Virgjëresha

Prilli ishte një muaj mjaft i veçantë, ku mund ta keni gjetur veten në situata të dyjëzuara. Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do ju duhet të merrni vendime.

Peshorja

Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

Akrepi

Mund të jeni përballur me probleme në çift kohëve të fundit, por tashmë do të ketë mundësi për përmirësim. Kujdes duhet treguar me financat, në mënyrë që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mund të përballeni me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për tu relaksuar.

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja, shkruan noa.al. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në financa. Edhe në punë, do të arrini që të fitoni diçka më shumë.

Bricjapi

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por ju nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni që të mos mendoni për gjëra që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe fokusohuni tek e tashmja. Në punë duhet qetësi, ndaj shmangni problemet. Do të keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë, diçka do të lëvizë dhe më në fund do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vijojnë që të jenë tejet të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të ecë më së mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot appeared first on Sinjali.

Moti sot me reshje lokale shiu

Sot në orët e para të 24-orëshit, parashikohen reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të paraqiten në formë rrebesheve afatshkurtra.

Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me diell, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e izoluara lokale, të cilat më vonë mund të intensifikohen paksa.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jetë majft e fuqishme në rajonin e Prishtinës, me shpejtësi prej 20-60 km/h. Në mëngjes bie intensiteti në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 13°C. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me reshje lokale shiu appeared first on Sinjali.

“Nuk kam takuar askĂ«nd mĂ« tĂ« keq se Trump”, ja çfarĂ« i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan tĂ« Thesarit

“TĂ« kam thĂ«nĂ« se kam takuar njerĂ«z vĂ«rtet tĂ« kĂ«qij, por asnjĂ« mĂ« tĂ« keq se Trump. Nuk ka asnjĂ« qelizĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« trupin e tij. Prandaj po, Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m!”

Ai që e thotë këtë, ose më saktë e shkruan, është Jeffrey Epstein në një shkëmbim e-mailesh me ish-sekretarin amerikan të Thesarit, Larry Summers. Korrespondenca e cituar nga Telegraph daton në shkurt të vitit 2017 dhe përfshihet në mesin e dokumenteve mbi ish-financierin dhe abuzuesin e vetëvrarë në burg, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.

Në faqet e publikuara përmendet gjithashtu edhe emri i Bill Gates, dhe ish-bashkëshortja e themeluesit të Microsoft shprehet e keqardhur për viktimat e pedofilit. Melinda Gates thotë se milioneri duhet të japë llogari mbi pretendimet në dosjet Epstein, ku, siç thuhet, ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme pas marrëdhënieve të kryera me vajza ruse. Gates rrëfen se kishte ndjerë trishtim të thellë pas këtyre zbulimeve.

Sipas New York Times, disa ditĂ« para se tĂ« vetĂ«vritej, Epstein kishte firmosur njĂ« dokument ku ia linte shumicĂ«n e pasurisĂ« sĂ« tij, njĂ« total prej 100 milionĂ« dollarĂ«sh, tĂ« fejuarĂ«s sĂ« asaj kohe, Kryna Shuliak. Siç thuhet, po mendonte tĂ« martohej me tĂ« dhe t’i dhuronte njĂ« diamant 33 karatĂ«sh.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr mijëra dokumente në lidhje me financierin e vetëvrarë nga uebsajti i tij, pasi viktimat janë ankuar për komprometim të identitetit të tyre. Avokatë të viktimave të Epstein thonë se redaktimet e mangëta në dokumentet e publikuara të premten kanë përmbysur jetët e gati 100 prej të mbijetuarave. Departamenti i Drejtësisë sqaroi se kishte hequr të gjitha materialet komprometuese dhe tha se gabime ishin bërë për shkak të problemeve teknike ose njerëzore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nuk kam takuar askĂ«nd mĂ« tĂ« keq se Trump”, ja çfarĂ« i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan tĂ« Thesarit appeared first on Sinjali.

Studimi i ri: 40% e rasteve të kancerit mund të parandalohen në botë

Pothuajse 40 përqind e rasteve të reja të kancerit në nivel global ka të ngjarë të parandalohen, sipas një studimi të ri.

Studimi zbuloi se pirja e duhanit kontribuoi në më shumë raste të kancerit në nivel global sesa çdo faktor tjetër rreziku, e ndjekur nga infeksionet dhe përdorimi i alkoolit.

Hulumtimi u botua në Nature Medicine të martën, një ditë para Ditës Botërore të Kancerit.

Studimi mori në konsideratë 36 lloje kanceresh në 185 vende, nga të dhënat e rasteve në mbarë botën në vitin 2022.

Gjithashtu, u shqyrtuan 30 faktorë të modifikueshëm të rrezikut të kancerit, të cilët mund të kontrollohen, ndryshohen ose menaxhohen për të ulur shanset e prekjes nga sëmundja.

Aktualisht, pirja e duhanit, infeksionet dhe pirja e alkoolit janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rastet e kancerit në nivel global, që do të thotë se kontrollimi i tyre mund të ulë potencialisht rrezikun e sëmundjes.

Duke përdorur të dhëna nga viti 2012, studiuesit shqyrtuan gjithashtu ekspozimin në nivel popullate ndaj secilit faktor rreziku, duke zbuluar numrin e rasteve të lidhura drejtpërdrejt me secilin kontribues.

Më parë, shumica e studimeve mbi kancerin janë përqendruar në faktorë të vetëm rreziku dhe në numrin e vdekjeve, në vend të numrit të përgjithshëm të rasteve.

Pirja e duhanit dhe infeksionet shkaqet kryesore të rasteve të kancerit të parandalueshme

Nga gjithsej 18.7 milionë raste të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022, rreth 7.1 milionë, ose 38 përqind, ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Kanceri i stomakut, mushkërive dhe qafës së mitrës përbënte pothuajse gjysmën e rasteve të kancerit të parandalueshme.

Rreth 15 përqind e rasteve të parandalueshme ishin për shkak të pirjes së duhanit, i cili ishte faktori kryesor i rrezikut, ndërsa 10 përqind ishin për shkak të infeksioneve. Konsumi i alkoolit shkaktoi 3 përqind të këtyre rasteve.

Midis 9.2 milionë rasteve të reja tek gratë, afërsisht 30 përqind u konsideruan të shmangshme, me mbi 11 përqind të këtyre të përkeqësuara nga infeksione të tilla si papillomavirusi njerëzor (HPV).

Rajonet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si Afrika Sub-Sahariane, kanë shumicën e këtyre rasteve. Kanceri i qafës së mitrës, në veçanti, ishte veçanërisht i përhapur në këto zona.

Nga ana tjetër, në rajonet me të ardhura të larta si pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut, pirja e duhanit kontribuoi në numrin më të madh të rasteve të kancerit tek gratë.

Pirja e duhanit ishte gjithashtu kontribuesi më i madh në rastet globale të kancerit tek burrat, si në rajonet me të ardhura të ulëta ashtu edhe në ato me të ardhura të larta, përgjegjës për gati 25 përqind të 4.3 milion rasteve të kancerit të shmangshme. Shkaku i dytë kryesor tek burrat ishin infeksionet, të cilat ishin më të zakonshme në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, shkruan Euronews.al.

Ky studim i fundit synon ta bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« zhvillimin e strategjive tĂ« parandalimit tĂ« kancerit duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« rajone tĂ« ndryshme dhe faktorĂ«t e tyre mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« rrezikut, nĂ« vend qĂ« tĂ« miratohet njĂ« qasje “njĂ« masĂ« i pĂ«rshtatet tĂ« gjithĂ«ve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi i ri: 40% e rasteve të kancerit mund të parandalohen në botë appeared first on Sinjali.

❌