❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar një rinumërim të plotë të votave pas gjetjeve të skemave të mundshme të manipulimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se rinumërimi i pjesshëm po tregon manipulime të përmasave shqetësuese, duke shtuar se pa një rinumërim të tërësishëm nuk mund të garantohet integriteti i zgjedhjeve.

“Procesi i kĂ«tyre zgjedhjeve qysh sot Ă«shtĂ« lĂ«nduar dhe pas kĂ«tyre gjetjeve, vota duhet tĂ« rinumĂ«rohet njĂ« pĂ«r njĂ«. Pa rinumĂ«rim tĂ« tĂ«rĂ«sishĂ«m, nuk sigurohet integriteti i kĂ«tyre zgjedhjeve,” shkruan ai.

Haradinaj apelon gjithashtu tek mekanizmat e drejtësisë dhe institucionet e vendit që të veprojnë për të mbrojtur votën e qytetarit dhe për të rikthyer integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

"E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh", ka shkruar Haradinaj.

Ai paralajmëron se çdo drejtim tjetër mund të ketë pasoja të pariparueshme. /Telegrafi/


Rinumërimi prek votat e kandidatëve për kryeministër, kush fitoi e kush humbi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të 99.78% të votave, ku janë evidentuar ndryshime në numrin e votave për disa kandidatë të subjekteve politike.

Ndryshime në numrin e votave janë evidentuar edhe tek kandidatët për kryeministër nga LVV, PDK, LDK e AAK.

Sipas të dhënave zyrtare, Albin Kurti nga LVV ka siguruar gjithsej 56,338 vota, ndërsa nga rinumërimi është shënuar një ulje prej 141 votash krahasuar me rezultatet paraprake.

Për dallim nga Kurti, Bedri Hamza nga PDK ka siguruar gjithsej 24,277 vota, ku nga rinumërimi atij i janë shtuar 59 vota më shumë.

Edhe Lumir Abdixhiku nga LDK ka pasur një rritje prej 5 votave më shumë nga rinumërimi. Ai ka siguruar gjithsejt 11,650 vota.

Ndërkaq humbje të votash nga procesi i rinumërimit ka pësuar edhe Ramush Haradinaj nga AAK. Ai ka 14 vota më pak, ndërsa në total numri i votave është 4,993.

Procesi i rinumërimit po vazhdon edhe për kandidatë të tjerë dhe subjekte politike, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore. /Telegrafi/

AAK shpenzoi mbi 24 mijë euro për fushatë, rreth 86 mijë euro të hyra



KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke e lënë me suficit të konsiderueshëm të hyrash në fund të periudhës.

Sipas raportit pĂ«r periudhĂ«n 9 qershor – 9 nĂ«ntor 2025, AAK ka realizuar tĂ« hyra totale prej 85 mijĂ« e 818 euro e 33 centĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« donacione prej 1 mijĂ« euro dhe kontribute nĂ« natyrĂ« nĂ« vlerĂ« prej 5 mijĂ« e 185 euro.

Shpenzimet totale të fushatës kanë arritur në 24 mijë e 187 euro e 70 centë, duke përfshirë:

Pagat dhe kompenzimet: 5 mijë e 318 euro e 68 centë

Shpenzimet e transportit: 1 mijë e 641 euro e 70 centë

Reklamat, reprezentacioni dhe konferencat: 12 mijë e 250 euro e 67 centë

Blerja e mallrave: 320 euro

Shpenzimet e përgjithshme: 3 mijë e 781 euro e 65 centë

Shpenzimet e ndryshme: 875 euro

Në raport raportohet gjithashtu se gjatë periudhës janë kryer pagesa mbi 5 mijë euro, përfshirë: Gjoba dhe ndëshkime për PZAP: 20 mijë e 366 euro e 67 centë; Paga dhe blerje të objekteve: 6 mijë e 500 euro dhe 24 mijë e 343 euro e 20 centë.

Për më shumë shikoni raportin e plotë. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë ende mungon



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në shënim të 27-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Pas nderimit të martirëve, Haradinaj theksoi mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese që tërhoqi vëmendjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

“Jemi pĂ«rjetĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s UÇK-sĂ« dhe tĂ« gjithĂ« brezave qĂ« luftuan pĂ«r liri. PĂ«rkulemi me nderim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m. Po ashtu, falĂ«nderues ndaj NATO-s dhe AmerikĂ«s pĂ«r ndihmĂ«n e dhĂ«nĂ« – ta gĂ«zojmĂ« lirinĂ«â€, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se drejtësia për masakrat e kryera në Kosovë ende nuk është vënë në vend.

Por, sipas tij Ă«shtĂ« e padrejtĂ« qĂ« udhĂ«heqĂ«sit e UÇK-sĂ« vazhdojnĂ« tĂ« gjykohen, ndĂ«rkohĂ« qĂ« autorĂ«t e krimeve serbe nuk pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«. /Telegrafi/

Haradinaj takohet me Sorensen: Po angazhohemi për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen me të cilin ka biseduar për rëndësinë e partneritetit BE -SHBA dhe për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Haradinaj ka shkruar se Sorensen e ka njoftuar për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“NĂ« takim çmova rolin e tij dhe tĂ« Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rĂ«ndĂ«sinĂ« e partneritetit BE–SHBA pĂ«r sukseset e arritura nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« rajon. E njoftova Sorensen pĂ«r qĂ«ndrimin e AleancĂ«s pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribut tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« formimin sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« institucioneve tĂ« reja, tĂ« dala nga zgjedhjet, si dhe pĂ«r angazhimin tonĂ« nĂ« rikthimin e vendit nĂ« rrugĂ«n e integrimit euro-atlantik. /Telegrafi/


Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë



Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit për të shtatën herë, por ka prej tyre që kanë fituar mandatin e 10.

Kryetari i AAK-sĂ«, Ramush Haradinaj, Ă«shtĂ« i vetmi deputet nĂ« historinĂ« e pasluftĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« tĂ« gjitha legjislaturat e deritanishme, duke fituar gjithsej 10 herĂ« besimin e qytetarĂ«ve pĂ«r t’i pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Parlament, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, ka pasur raste kur Haradinaj është tërhequr nga mandati për arsye të ndryshme.

Pas Haradinajt, Enver Hoxhaj ka fituar mandate në 9 legjislatura që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës, ndërsa bashkëpartiaku i tij nga PDK, Xhavit Haliti, ka fituar 8 herë ulëse në Kuvend, duke mos u zgjedhur vetëm dy herë (2019 dhe shkurt 2025).

TĂ« tjerĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« me 7 mandate janĂ« Glauk Konjufca, Blerta Deliu – Kodra, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj, tĂ« gjithĂ« tĂ« zgjedhur rregullisht nĂ« zgjedhjet e fundit dhe mĂ« parĂ«.

Lista e deputetëve me mandatet e fituara:

Ramush Haradinaj: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Enver Hoxhaj: 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Xhavit Haliti: 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2021, 2025

Glauk Konjufca: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Blerta Deliu – Kodra: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Anton Quni: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Armend Zemaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Hykmete Bajrami: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Time Kadriaj: 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025, 2025

Kujtojmë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në zgjedhje nacionale është futur në vitin 2010./Telegrafi/

Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Haradinaj: Lajm tronditës për ekonominë e vendit



Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit qĂ« pĂ«rfshiu fabrikĂ«n e dyshekĂ«ve “Comodita” nĂ« GjakovĂ«, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« kompani si njĂ« nga shembujt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« suksesit tĂ« prodhuesve kosovarĂ«.

Haradinaj theksoi se “Comodita”, falĂ« pĂ«rkushtimit dhe vizionit, ka arritur tĂ« jetĂ« konkurrente e denjĂ« nĂ« tregjet evropiane dhe botĂ«rore, duke pĂ«rbĂ«rĂ« njĂ« burim jetese pĂ«r qindra familje nĂ« KosovĂ«. Sipas tij, lajmi pĂ«r zjarrin Ă«shtĂ« tronditĂ«s jo vetĂ«m pĂ«r kompaninĂ«, por pĂ«r ekonominĂ« e vendit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Ai shprehu shpresën që nga ky incident të mos ketë punëtorë të lënduar dhe uroi që situata të tejkalohet sa më shpejt, me dëme sa më të vogla.

Po ashtu, Haradinaj falënderoi autoritetet lokale në Gjakovë, Policinë e Kosovës, njësitet e zjarrfikësve si dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për reagimin e shpejtë dhe angazhimin në shuarjen e zjarrit./Telegrafi/


Haradinaj: Përmbytjet janë urgjencë kombëtare, institucionet të shumëfishojnë përpjekjet



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës së krijuar nga reshjet e vazhdueshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se gjendja është shqetësuese, duke bërë të ditur se në disa vendbanime ka nisur edhe evakuimi i banorëve.

“Situata e krijuar pas reshjeve tĂ« vazhdueshme, qĂ« kanĂ« shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« disa zona tĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« tejet shqetĂ«suese. NĂ« disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorĂ«ve”, ka shkruar Haradinaj nĂ« Facebook.

Ai ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka kontaktuar me kryetarĂ«t e komunave qĂ« udhĂ«hiqen nga Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«r t’u informuar nga afĂ«r lidhur me veprimet qĂ« po ndĂ«rmerren nĂ« nivel lokal pĂ«r pĂ«rballimin e kĂ«saj situate.

“Kam kontaktuar me kryetarĂ«t e komunave nga Aleanca, pĂ«r t’u informuar mbi veprimet qĂ« po i ndĂ«rmerr pushteti lokal nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« rĂ«ndĂ«â€, ka theksuar ai.

Kreu i AAK-së ka kërkuar angazhim të shtuar nga institucionet qendrore dhe lokale, duke e cilësuar situatën si urgjencë kombëtare.

“ËshtĂ« urgjencĂ« kombĂ«tare qĂ« institucionet relevante, si nĂ« nivel qendror ashtu edhe lokal, tĂ« shumĂ«fishojnĂ« pĂ«rpjekjet dhe veprimet pĂ«r pĂ«rballimin e kĂ«saj gjendjeje”, ka pĂ«rfunduar Haradinaj. /Telegrafi/


Haradinaj: ËshtĂ« urgjente tĂ« investojmĂ« nĂ« kapacitete tĂ« reja energjetike



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi sot se gjendja me energji elektrike është alarmante.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

Lexoni të plotë postimin:

Rezultatet qĂ« dolĂ«n nga zgjedhjet qĂ« sapo i kaluam, kam shqetĂ«simin se nuk do t’i zgjidhin problemet e pĂ«rditshme me tĂ« cilat pĂ«rballen qytetarĂ«t tanĂ«. Gjendja e rĂ«nduar me energji Ă«shtĂ« alarmante.

Shumë vendbanime po përballen me reduktime të tejzgjatura, në kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe dihet që shumica e qytetarëve të Kosovës ngrohjen e kanë përmes energjisë. Po ashtu, në këtë periudhë ka edhe shumë vëllezër e motra nga diaspora që po i kalojnë pushimet në atdhe.

Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe kĂ«rkon veprim tĂ« menjĂ«hershĂ«m. ËshtĂ« urgjente tĂ« investojmĂ« nĂ« kapacitete tĂ« reja energjetike, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rtimin e termocentraleve me thĂ«ngjill dhe gaz, qĂ« tĂ« mos vazhdojĂ« kjo traumĂ« pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ«, si me mungesĂ« tĂ« energjisĂ« ashtu edhe me fatura me çmim pĂ«rtej çdo normaleje. Siguria energjetike tĂ« trajtohet si urgjencĂ« kombĂ«tare. /Telegrafi/


Mbi 46% të votave të numëruara, kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?



Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar 46,38% e tyre.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 45 për qind e afro dy milionë qytetarëve me të drejtë vote. Rezultatet paraprake tregojnë se zgjedhjet janë fituar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas të dhënave aktuale, më poshtë janë pesë kandidatët më të votuar nga secila parti, kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave:

Lëvizja Vetëvendosje

  • Albin Kurti – 160.850 vota
  • Glauk Konjufca – 125,080 vota
  • Albulena Haxhiu – 65,370 vota
  • Hekuran Murati – 64,768 vota
  • Donika GĂ«rvalla – 57,711 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  • Bedri Hamza – 73,114 vota
  • Arian Tahiri – 34,418 vota
  • PĂ«rparim Gruda – 32,051 vota
  • Uran Ismaili – 25,336 vota
  • Sala Jashari – 22,997 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  • Lumir Abdixhiku – 35,284 vota
  • Hykmete Bajrami – 22,347 vota
  • UkĂ« Rugova – 19,539 vota
  • Avdullah Hoti – 17,298 vota
  • Doarsa Kica Xhelili – 17,268 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

  • Ramush Haradinaj – 17,894 vota
  • Daut Haradinaj – 10,977 vota
  • Besnik Tahiri – 10,814 vota
  • BekĂ« Berisha – 7,940 vota
  • Agim Çeku – 7,246 vota

Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat paraprake, LĂ«vizja VetĂ«vendosje pritet t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK-ja me 6 ulĂ«se.

Personi më i votuar në Kosovë deri më tani është Albin Kurti.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337.791 vota, duke thyer rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani. Mbetet të shihet nëse Kurti do të arrijë ta forcojë këtë rekord edhe në këto zgjedhje.

Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ në ditët në vijim./Telegrafi.

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve nuk zgjidh shqetësimet e qytetarëve



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se pavarësisht përfundimit të ngërçit institucional, problemet kryesore të qytetarëve mbeten të pazgjidhura.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se qytetarët gjatë fushatës kanë shprehur shqetësime për kolapsin energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, uljen e investimeve kapitale, pezullimin e projekteve të mëdha, rritjen e kostos së jetesës, stagnimin e pagave dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Rezultati i kĂ«tyre zgjedhjeve e zgjidh ngĂ«rçin institucional, por kam frikĂ« se nuk i zgjidh problemet dhe shqetĂ«simet e qytetarĂ«ve. Kosova do tĂ« dobĂ«sohet nĂ« planin e brendshĂ«m dhe tĂ« jashtĂ«m, ndĂ«rsa do tĂ« fitojnĂ« armiqtĂ« e saj”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka bërë të ditur se Aleanca do të respektojë votën e qytetarëve, por do të analizojë proceset e brendshme dhe do të organizojë zgjedhje brenda partisë këtë pranverë për të forcuar strukturat e saj.

Ai gjithashtu ka falënderuar votuesit, aktivistët e partisë dhe kandidatët e Listës 129 për angazhimin gjatë garës zgjedhore.

“Krah teje, KosovĂ«, pa asnjĂ« kusht!”, ka pĂ«rfunduar deklaratĂ«n e tij Haradinaj. /Telegrafi/


Haradinaj: AAK e gatshme të bashkëpunojë me PDK-në dhe LDK-në për qeverinë



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve për të komentuar rezultatet preliminare dhe procesin zgjedhor.

Ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar me partitë opozitare në krijimin e institucioneve të reja.

“AAK nuk ka vĂ«nĂ« kushte dhe nuk vendos kushte pĂ«r opozitĂ«n. LDK dhe PDK e kanĂ« njĂ« partner dhe jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me ta pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vendit njĂ« qeveri”, tha Haradinaj.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e diasporës në këtë proces.

“Sot ka fituar demokracia jonĂ«. Ju falĂ«nderoj qĂ« e mbani gjallĂ« demokracinĂ«, falĂ«nderim diasporĂ«s tonĂ« qĂ« edhe kanĂ« votuar atje dhe kanĂ« ardhur kĂ«tu me votuar”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj komentoi gjithashtu rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

“PĂ«r ne Ă«shtĂ« konfirmuar rezultati 8%, qĂ« Ă«shtĂ« rreth 9 mandate. E presim rezultatin final, numĂ«rin e tĂ« gjitha votave dhe si i tillĂ« ky rezultat na bĂ«n krenar.”

Ai gjithashtu komentoi situatën politike dhe bllokadën e mëparshme.

“Jemi ballafaquar me partinĂ« nĂ« shtet tash e pesĂ« vjet dhe pĂ«rkundĂ«r zhvillimeve qĂ« kanĂ« ndodhur, shihet qĂ« bllokada 1-vjeçare e Kurtit nuk jep rezultatin e pritur prej tij. Ende jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«. Ne jemi dakord qĂ« tĂ« veprohet me shpejtĂ«si pĂ«r tĂ« krijuar institucionet. PĂ«r tĂ« pasur qeveri, Kosova duhet tĂ« presĂ« njĂ« marrĂ«veshje mes LDK-sĂ« dhe PDK-sĂ«, pĂ«r shkak se bllokada Ă«shtĂ« shkaktuar nga LVV e Kurtit”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Haradinaj thirrje KEDS-it: Mos të ndërpritet energjia gjatë votimit dhe numërimit



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka deklaruar se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë dhe dalja e qytetarëve është e kënaqshme.

“KanĂ« mbetur mĂ« pak se tre orĂ«. I ftoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk kanĂ« votuar ende ta shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur parregullsi të lajmëruara, por theksoi shqetësimin për ndërprerjet e energjisë.

“E dimĂ« qĂ« ka pasur ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ«, gjĂ« qĂ« na shqetĂ«son nĂ«se ndodh tani kur tĂ« errĂ«sohet. I bĂ«j thirrje KEDS-it dhe tĂ« gjitha institucioneve qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes qĂ« tĂ« mos ndĂ«rpritet rryma deri tĂ« mbyllet procesi i votimit, e po ashtu edhe gjatĂ« numĂ«rimit, qĂ« tĂ« mos prishet ky proces zgjedhor", tha Haradinaj.

Haradinaj pĂ«rfundoi duke uruar qytetarĂ«t dhe shtetin “I uroj KosovĂ«s kĂ«to zgjedhje kaq tĂ« mira”, tha ai. /Telegrafi/

​Haradinaj u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve ta shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s



NĂ«n shoqĂ«rimin e nĂ«nĂ«s sĂ« tij, RukĂ«s Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj votoi nĂ« shkollĂ«n fillore “HeronjtĂ« e Dukagjinit”, nĂ« Gllogjan.

Pasi votoi Haradinaj i bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s ta shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, tĂ« vendosin pĂ«r KosovĂ«n nĂ« vitet nĂ« vijim, qĂ« t’i dalin krah KosovĂ«s.

“I bĂ«j thirrje qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, tĂ« gjithĂ«ve ta shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, tĂ« votojnĂ«, tĂ« vendosin pĂ«r KosovĂ«n dhe vitet qĂ« vijnĂ«, ky Ă«shtĂ« vendimi i tyre qĂ« mund ta marrin, t’i dalin krahĂ« KosovĂ«s gjithĂ«â€, tha Haradinaj.

Në këtë qendër të votimit në Gllogjan të drejtë vote kanë 1450 votues dhe janë dy vendvotime.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 41 mijë e 138 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 14 qendra të votimit dhe 51 vendvotime. Edhe kjo komunë ka qendrën e votimit me kusht. /Telegrafi/

Pal Lekaj: 25 vite angazhim në Aleancë, krah Ramush Haradinajt



Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kujtuar 25-vjetorin e angazhimit të tij politik në këtë subjekt, duke theksuar bashkëpunimin e gjatë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj, i cili garon me numrin 7-të në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, ka kujtuar 25-vjetorin me një përshkrim interesant në foto, duke ndarë numrin 25 në mënyrë matematikore për të simbolizuar numrin me të cilin garon si kandidat për deputet.

“25 vite krah kryetarit Ramush Haradinaj. 25 vite AleancĂ«,” ka shkruar Lekaj nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, duke nĂ«nvizuar vazhdimĂ«sinĂ« dhe pĂ«rkushtimin e tij ndaj partisĂ« dhe lidershipit tĂ« saj.

Lekaj, i cili edhe më herët ka mbajtur funksione qeveritare dhe partiake, aktualisht është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa AAK po zhvillon aktivitetet e saj zgjedhore në prag të procesit elektoral. /Telegrafi/


Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të forcës dhe konsolidimit të shtetësisë së vendit në arenën ndërkombëtare.

Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se kjo njohje, e 121-ta për Kosovën, tregon qartë se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme.

Ai ka shtuar se Kosova ka nisur një proces avancimi ndërkombëtar dhe se nuk ekziston forcë që mund ta kthejë këtë proces pas.

“Kosova do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ngritĂ« flamurin e saj si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz pĂ«r paqen, sigurinĂ« dhe stabilitetin nĂ« rajon dhe mĂ« gjerĂ«,” ka shkruar Haradinaj, duke uruar qytetarĂ«t pĂ«r kĂ«tĂ« zhvillim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m diplomatik.


​Haradinaj prezanton programin qeverisĂ«s: Rritje ekonomike dhe dyfishim pagash



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte në Prishtinë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, në të cilën është shpalosur vizioni dhe programi qeverisës i kësaj partie.

Kryetari Ramush Haradinaj tha se pikat kryesore të programit zgjedhor të AAK-së për zgjedhjet e dhjetorit janë rritja e pagave e pensioneve dhe siguria.

Ai tha se do të ketë mbështetje për sektorin privat, kthim të investimeve, politika më të favorshme fiskale dhe fuqizim të grave në biznes dhe punësim.

Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi se pagat dhe pensionet do të dyfishohen dhe se AAK do të qëndrojë pranë familjeve, pensionistëve, punëtorëve të sektorëve të ndryshëm dhe kategorive që kanë kontribuar për vendin.

“Shtylla e dytĂ« e programit tonĂ« qĂ« do ta mbajmĂ« Ă«shtĂ« rritja ekonomike. Ne do ta aktivizojmĂ« potencialin qĂ« ka Kosova pĂ«r rritjen ekonomike dhe kthimin e investimeve nĂ« vend, kthimin e buxhetit tĂ« paraparĂ« pĂ«r KosovĂ«n dhe politika fiskale tĂ« favorshme pĂ«r bĂ«rjen biznes. Do t’i mbĂ«shtesim bizneset e reja, do t’i mbĂ«shtesim gratĂ« nĂ« biznes dhe nĂ« gjetje pune dhe asnjĂ«herĂ« nuk do tĂ« ndalemi ta mbĂ«shtesim fuqizimin e gruas”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova ka rrugën e qartë për përparim drejt anëtarësimit të saj në NATO si një aleat i besueshëm.

“Siguria shtylla jonĂ« e tretĂ« buron nga ne e bĂ«jmĂ« sigurinĂ« ne tĂ« gjithĂ« bashkĂ« krah njeri tjetrit institucionet tona tĂ« sigurisĂ« ushtria policia tĂ« gjitha institucionet e siguresĂ« e bĂ«jnĂ« sigurinĂ«, por ne e dimĂ« se kemi mundĂ«si e kemi besimin e kemi rrugĂ«n e trasuar ashtu siç kemi bĂ«rĂ« ushtrinĂ« mund tĂ« anĂ«tarĂ«sohemi nĂ« NATO, jemi aleatĂ« tĂ« besueshĂ«m dhe do tĂ« anĂ«tarĂ«sohemi nĂ« NATO”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që më 28 dhjetor qytetarët të votojnë për listën e AAK-së numër 129.

Haradinaj: Çka ka faj nĂ«na ime qĂ« Ă«shtĂ« gjallĂ«?



Kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë emocione që lidhen me prindin.

Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij.

“Po e kam nĂ«nĂ«n gjallĂ«, çka ka faj nĂ«na ime qĂ« Ă«shtĂ« gjallĂ«? ËshtĂ« mĂ« se e thjeshtĂ«, unĂ« vĂ«llezĂ«rit s’i kam, e kam nĂ«nĂ«n gjallĂ«, a duhet me u bĂ« pengesĂ« kjo? Ose nĂ«se eventualisht me mĂ« ballafaqu me emocionet e nĂ«nĂ«s, unĂ« tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerĂ«zor”.

“UnĂ« nuk e them kĂ«ta qĂ« me i mohu tĂ« tjerĂ«t ose me u veçu, po kam qenĂ« luftĂ«tar i luftĂ«s, nuk e kam leshu nĂ« asnjĂ« orĂ« fronin e luftĂ«s. I kam pa t’u m’u vra plot, e me duar tĂ« mia i kam shti nĂ« dhe plot, unĂ« asnjĂ«herĂ« nuk mundohem mos me pa pĂ«rpara. I kam kry punĂ«t qĂ« mĂ« presin nĂ«se ma jep votuesi votĂ«n”, tha Haradinaj nĂ« Rubikon tĂ« Klan KosovĂ«s.

Haradinaj gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të popullit shqiptar.

Shtatë vjet nga transformimi i FSK-së në ushtri, ekspertët: Progresi tejkaloi parashikimet



7 vjet mĂ« parĂ« nĂ« Kuvendit e KosovĂ«s, u votuan tri ligje qĂ« mundĂ«sojnĂ« transformimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« Ushtri. Ish kryeministri i KosovĂ«s, Ramush Haradinaj e ka quajtur ndĂ«r vendimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, e ish gjeneralĂ«t e FSK-sĂ« e kujtojn si ditĂ«n mĂ« tĂ« lumtur tĂ« tyre.“Urime ushtarĂ« tĂ« atdheut prej sot gaditu
”.

ËshtĂ« data 14 dhjetor i vitit 2018, dita kur 106 deputetĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s i dhanĂ« dritĂ«n jeshile, trasformimit tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« ushtri, duke votuar tri projektligje me tĂ« cilat niste transformimi nĂ« njĂ« periudhĂ« 10 vjeçare.

Këtë të dielë janë bërë 7 vjet nga kjo ditë, e Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka hyrë në vitet vendimtare të transformimit të saj.

Gjatë asaj kohe kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, e cili në përvjetorin e 7-të tha se ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke ndarë në facebook, pjesë ta fjalimit të tij vite më parë.

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka kujtuar momentet e asaj dite që mbetet gjithmonë në kujtesen e tij.

“Nuk mund ta harroj asnjĂ«herĂ« gjatĂ« tĂ«rĂ« jetĂ«s sime, kur etĂ«rit e luftĂ«s pĂ«r liri Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj erdhĂ«n atĂ« natĂ« dhe mbajtĂ«n cermoninĂ« nĂ« MinistrinĂ« e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, qĂ« nga ajo natĂ« u shĂ«ndrrua nĂ« minitri tĂ« mbtojtjes, pra i gjithĂ« ky rrugĂ«tim u kapitalizua me ndryshimet ligjore duke i falenderuar atĂ« kohĂ« ish kryeministrit Ramush Haradinaj
”, ka deklaruar Veseli.

Por ai po thotë se duhet mbështetur edhe më shumë ushtrinë.

“GjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre viteve qĂ« nga ajo datĂ« Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka pasur njĂ« progres tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m duke iu falenderuar pjestarĂ«ve tĂ« FSK-sĂ«, qĂ« me pĂ«rkushtimin mĂ« tĂ« madh kanĂ« arritur ti ngritin kapacitetet e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s qĂ« ajo sa mĂ« shpejtĂ« tĂ« bĂ«het operacionale sipas kĂ«tij plani zhvillimore 10 vjecar, se cfarĂ« duhet bĂ«het qĂ« ushtria jonĂ« tĂ« forcohet pĂ«r ushtrinĂ« tonĂ« cdo herĂ« cdo vit duhet tĂ« ndahen kapacitete financiare..”, ka theksuar ai.

Ushtarët e Kosovës, tashmë kanë tejkaluar të gjitha parashikimet në progresin e bërë gjatë këtyre viteve, thotë njohësi i sigurisë Avni Islami.

“Sot shtatĂ« vite forca e sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka marr epitetin e plotĂ« e ushtisĂ« sĂ« KosovĂ«s pra si rezultat i punĂ«s dhe sakrificĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, TMK-sĂ« dhe sot e kemi forcat e armatosuara tĂ« KosovĂ«s, pra FSK-nĂ« e cila deri mĂ« sot ka arrritur njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« profesionalizmit dhe logjistikĂ«s dhe tĂ« gjitha parashikimet janĂ« tejkaluar nĂ« avancimin dhe kompletimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe unĂ« bvesoj qĂ« vitet nĂ« vijim dhe tash kur bota po vlonĂ« nga strategjitĂ« e tyre armatimine tyre tĂ« njĂ«jtĂ«n rrugĂ« do shkojĂ« edhe FSk-ja
”, ka theksuar Avni Islami – NjohĂ«s i sigurisĂ«.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument i cili edhe çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovës, në marrëveshje me NATO-n u formuan trupat mbrojtës të Kosovës, si forcë për emergjenca e që më pas u shëndrruan në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Haradinaj për 7 vjetorin e Ushtrisë: Formimi i saj vulosi sovranitetin e Kosovës



Në përvjetorin e 7-të të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“ErdhĂ«m nĂ« paqe, nĂ« rresht me ushtritĂ« e paqes. ShtatĂ« vite guxim, shtatĂ« vite krenari, shtatĂ« vite Ushtria e KosovĂ«s krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

“Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet mĂ« tĂ« sigurt. Sot kemi KosovĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Haradinaj, duke e cilĂ«suar formimin e UshtrisĂ« si njĂ« hap qĂ« vulosi sovranitetin dhe sigurinĂ« e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. /Telegrafi/

❌