Balla-Berishës: Je i akuzuar për korrupsion. Nuk mund të vish këtu dhe të bësh të ndershmin dhe të flasësh në emër të drejtësisë
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur çështjet e korrupsionit dhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen e tij non grata.
Balla theksoi se drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion dhe se Berisha ka qenë subjekt i disa procedimeve ligjore, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga figurat publike.
âĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« akuzuar tĂ« pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«â, tha Balla, duke iu referuar edhe procedimeve ku ai vetĂ« ka marrĂ« pjesĂ« si kallĂ«zues.
âEj Sali, o Sali, ngrije kokĂ«n, ej ngrije kokĂ«n, Sali, hej, 100 herĂ« tĂ« kthehen mbrapa, tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kanë shpallur non grata për korrupsion thuaj po apo jo?
Drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion. Zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe tani të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisar për të sjellë habere dhe drejtësisë, ti që 1-2 herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shtëpie të gjithë ata që të kanë ngritur ty akuza.
Merr prokurorin merr gjyqtaren, do vish këtu, do vish, këtu do vish, këtu do merresh edhe me mua që kam nderin e madh të jetës sime të jem kallëzuesi, njeriu që kam kallëzuar ty.