Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministri i Drejtësisë jep lajmin e mirë për mbi 13 mijë familje pronarësh: Miratuam kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Promave. Lajmin e mirë e jep Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi. Ai shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë.

Ministri i Drejtësisë thekson mes të tjerash se i ka kërkuar ATP-së “të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta”.

“Një tjetër lajm i mirë për të ndarë me ju sot, vecanërisht për shumë e shumë familje që përfitojnë sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti për pronat e tyre. Ndonëse shpesh u referohemi si ish-pronarë, në fakt nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vë në vend përfundimisht të drejtën që u takon. Sapo miratuam listën me plot 3527 subjekte të cilët kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pjesën e mbetur prej 30%. Me nje fond prej rreth 1.4 miliard lekë, mbi 13 mijë familje përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është dicka me tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për ligjin dhe për qytetarin.

Me këtë pagesë që do të marrin nga sot e në ditët në vijim, kompensimi për këto familje sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të ATP-së quhet i kryer plotësisht dhe ne mbyllim kështu një kapitull të vjetër. Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve. Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta. Teksa ne përparojmë cdo ditë në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian, kompensimi financiar ndaj pronarëve është përmbushja e zotimit të qeverisë shqiptare ndaj të drejtës së tyre të njohur me ligj. Faleminderit dhe gëzuar!”, tha ministri.

LISTA

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh në qiell

ZELANDE E RE

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026. Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që priti Vitin e Ri, pas Atoli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve,  ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve.

Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2026 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov dhe terrorizonte qytetarët, arrestohet i riu në Kurbin

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në gjendje të dehur lëvizte i armatosur, ndërsa thyente xhama makinash dhe lokalesh. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Adrian Gjoka.

“Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandaloi ngjarje të mundshme kriminale. Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë, 3 të arrestuar në Tiranë

Vijon intensivisht zbatimi i planit të posaçëm operacional të koduar “Fireworks”, ndërsa policia ka sekuestruar sasi të madhe lëndësh piroteknike që mbahej/shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugë, duke cenuar kriteret.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera që po kryhen gjatë këtyre ditëve, në kuadër të planit operacional “Fireworks”, në subjekte/ndaj shtetasve që shesin pa autorizim, lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe qetësinë publike, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 7 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Konkretisht:

-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finanaciare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan shtetasin I. Xh., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, u gjetën lëndë piroteknike që posedoheshin nga 28-vjeçari, me qëllim shitjen, si dhe një sasi e vogël Cannabisi që posedohej nga shtetasi i proceduar;

 

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të tij, u gjet sasi të konsiderueshme fishekzjarresh;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. B., 18 vjeç dhe L. P., 20 vjeç, pasi nga kontrolli në bagazhin e automjetit të tyre, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u gjet një sasi lëndësh piroteknike;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. J., 55 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. J., L. T. dhe E. V., pasi nga kontrollet u konstatua se shtetasi F. J. dhe djali i tij, shtetasi B. J. shitnin fishekzjarre në marketin e tyre në rrugën “Myslym Keta”, ndërsa 2 të proceduarit e tjerë u kapën duke blerë lëndë piroteknike;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 25 vjeç, A. H., 30 vjeç dhe R. Ll., 25 vjeç, pasi iu gjetën sasi fishekzjarresh.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

Nga vrasja e gjyshit dhe djegia e shtëpisë së tij te fitimi i Topit të Artë, rrëfimi special i Luka Modriç

Në ëndrra i shfaqet ende shtëpia e gjyshit, e shkatërruar nga lufta. Në realitet, Luka Modriç ka fituar gjithçka: gjashtë Champions League dhe Topin e Artë.

Sot, në moshën 40-vjeçare, mesfushori kroat është ende në majat e futbollit dhe e ka nisur një kapitull të ri me fanellën e Milanit.

Në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera, dhënë gazetarit Aldo Cazzullo, Modriç ka rrëfyer jetën e tij, fëmijërinë e vështirë, luftën, pasionin për futbollin dhe dashurinë e hershme për kuqezinjtë.

“Që fëmijë isha milanist”

“Si fëmijë isha tifoz i Milanit, për shkak të heroit të fëmijërisë sime: Zvonimir Boban”, ka treguar Modriç. “Mendoja se do ta mbyllja karrierën te Real Madridi, por gjithmonë kam pasur këtë ide: nëse do të kisha një skuadër tjetër, ajo do të ishte Milani. Jam këtu për të fituar”.

Objektivi është i qartë: titulli kampion. “Te Milani duhet të luash gjithmonë për të fituar, vetëm për të fituar. Kjo është historia e këtij klubi”.

Sekreti i jetëgjatësisë: dashuria për futbollin

Modriç shpjegon pse edhe në moshën 40-vjeçare vazhdon të jetë konkurrues në nivelet më të larta. “Nuk ka sekrete. Vetëm dashuri. Të duash futbollin, të mendosh futboll, të jetosh për futbollin. Bashkë me familjen, futbolli është gjëja më e rëndësishme në jetën time”.

Sipas tij, pasioni është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër: “Dieta dhe stërvitja janë të rëndësishme, por dytësore. Për të qëndruar gjatë në majë duhet zemra. Në stërvitje jam i lumtur si kur luaja fëmijë”.

Familja, përulësia dhe gjyshi Luka

Mesfushori kroat ka folur edhe për rrënjët e tij: “Babai ishte punëtor, nëna rrobaqepëse. Përulësia të ndihmon, si në fushë ashtu edhe në jetë”.

Emrin e gjyshit e mban me krenari. “Nuk kam shkuar në kopsht, qaja gjithmonë, ndaj më çonin te ‘shtëpia e lartë’ e gjyshit, në këmbët e malit Velebit, në Dalmaci. Jam rritur mes kafshëve, luaja me keca dhe dele. Besoj se aty mësova të luaj futboll, mes gurëve dhe barit”.

Gjyshi Luka u vra në vitin 1991 nga çetnikët serbë. “Ishte dhjetor, unë isha gjashtë vjeç. Një mbrëmje nuk u kthye në shtëpi. E gjetën të vrarë në një livadh pranë rrugës. Ishte 66 vjeç dhe nuk i kishte bërë keq askujt”.

Pas kësaj, babai i Modriçit shkoi vullnetar në luftë dhe familja u detyrua të largohej: “Lamë gjithçka nga një ditë në tjetrën. U strehuam fillimisht në Makarska, në një kamp refugjatësh, pastaj në Zadar”.

Shtëpia e gjyshit, një plagë ende e hapur

“Shtëpia e gjyshit u dogj pas vrasjes së tij. Terreni është pastruar nga minat, por ende ka tabela rreziku. Sot është pronë e shtetit, e rrënuar, plot me ferra. Flitet për ta kthyer në muze, por do të doja ta blija vetë. Për gjyshin dhe për veten time. Ai rrënojë është një pjesë e jetës sime”.

Nëse s’do të ishte futbollist, do të ishte kamarier

Nëse futbolli nuk do të ishte bërë jeta e tij, Modriç kishte një plan tjetër: “Do të më pëlqente të bëhesha kamarier. Isha i zoti dhe më pëlqente”. Ai ka studiuar në institutin hotelier të Borikut dhe ka bërë praktikë në restorantin Marina në Zadar. “Më pëlqente të shërbeja pijet. Në dasmat kroate pihet shumë. Vetëm larja e enëve nuk më pëlqente”.

Serie A, trajnerët dhe Ibra

Përveç Bobanit, idhulli i tij ishte Francesco Totti: “Në Serie A kishit lojtarë fantastikë. I shikoja dhe mendoja: ky është futbolli që dua të luaj”.

Modriç ka folur edhe për trajnerët e mëdhenj që ka pasur: “Allegri ka një personalitet të jashtëzakonshëm, i ngjan Ancelottit: i ndjeshëm, argëtues, por në fushë është një gjigant. Carlo Ancelotti është numri një, si njeri dhe si trajner”.

Për Mourinhon: “Ishte ai që më deshi te Real Madridi. Pa Mourinhon nuk do të kisha arritur kurrë aty. Është shumë i drejtpërdrejtë, por i ndershëm”.

Dhe për Ibrahimoviçin, sot konsulent i RedBird: “Kur takohemi, flasim në gjuhën tonë dhe askush nuk na kupton”. Modriç kujton se edhe Ibra u kthye te Milani gati 40 vjeç dhe fitoi titullin: “Klasifikimi është i mirë, ka ende shumë rrugë dhe kundërshtarë të fortë, por gjithçka është e mundur. Jemi Milani. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Prej më shumë se një muaji e larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë 19-vjeçarja

Një 19-vjecare është gjendur e vdekur në oborrin e një pallati në Milano.

Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia.

Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë.

Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një bluzë të bardhë, i cili nuk shfaqet qartë në pamje. Ai është filmuar rreth një orë më vonë duke u larguar nga e njëjta zonë, këtë herë i vetëm. Sipas hetuesve, asgjë në pamje nuk sugjeron ndjekje apo dhunë në atë moment, duke lënë të kuptohet se dy personat mund të njiheshin.

Kur u gjet, Aurora nuk kishte me vete dokumente identifikimi, telefon apo shenja dalluese që mund të ndihmonin në identifikimin e saj. Verifikimet në arkivat e gjurmëve të gishtërinjve (AFIS), kërkimet në qendrat e pritjes dhe dëshmitë e banorëve të zonës nuk dhanë rezultat. Askush nuk deklaroi se e kishte parë më parë në atë lagje.

Për këtë arsye, Prokuroria autorizoi publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, çka çoi më pas në identifikimin e saj.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Autopsia, që pritet të kryhet në orët në vijim, do të përcaktojë nëse shenjat e vërejtura në qafë lidhen me vdekjen dhe nëse ato i paraprijnë apo jo asaj, si edhe nëse ka pasur dhunë.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të identifikuar burrin e parë në shoqërinë e Aurorës dhe për të rindërtuar orët e fundit të jetës së saj.

Ministri i Drejtësisë jep lajmin e mirë për mbi 13 mijë familje pronarësh: Miratuam kompensimin, paratë kalojnë në llogari bankare

Lamallari shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë.

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Promave. Lajmin e mirë e jep Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi.

Ai shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë.

Ministri i Drejtësisë thekson mes të tjerash se i ka kërkuar ATP-së “të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta”

Fjala e plotë e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari:

Një tjetër lajm i mirë për të ndarë me ju sot, vecanërisht për shumë e shumë familje që përfitojnë sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti për pronat e tyre.  Ndonëse shpesh u referohemi si ish-pronarë, në fakt nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vë në vend përfundimisht të drejtën që u takon.

Sapo miratuam listën me plot 3527 subjekte të cilët kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pjesën e mbetur prej 30%.

Me nje fond prej rreth 1.4 miliard lekë, mbi 13 mijë familje përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është dicka me tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për ligjin dhe për qytetarin.

Me këtë pagesë që do të marrin nga sot e në ditët në vijim, kompensimi për këto familje sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të ATP-së quhet i kryer plotësisht dhe ne mbyllim kështu një kapitull të vjetër. 

Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve.  Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta.

Teksa ne përparojmë cdo ditë në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian, kompensimi financiar ndaj pronarëve është përmbushja e zotimit të qeverisë shqiptare ndaj të drejtës së tyre të njohur me ligj.

Faleminderit dhe gëzuar!

Oraret e pritjes së Vitit të Ri 2026 në mbarë botën

Anembanë globit po bëhen përgatitjet e fundit për festimet e Vitit të Ri.

Në Times Square, tashmë është zhvilluar një provë gjenerale për festimet e sonte. Një “Top Konstelacioni” i ri, i sapoprodhuar, është montuar dhe organizatorët u mblodhën mbrëmë për ta testuar, duke e ngritur dhe ulur përgjatë shtyllës ikonike 139 metra të lartë.

Po ashtu, u testua edhe hedhja e konfetit, që mbuloi turmat me copa shumëngjyrëshe festive.

Provat vazhdojnë edhe në kryeqendrat e tjera të botës.

Ja oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore:

10:00 – Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan dhe Kiribatin

11:00 – Zelanda e Re

13:00 – Australia

15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia

16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina

17:00 – Tajlanda

18:30 – India

20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe

21:00 – Rusia

22:00 – Afrika e Jugut

23:00 – Gjermania

1 Janar

03:00 – Brazili

05:00 – Nju Jorku

08:00 – Los Anxhelosi

Korçë/ 31-vjeçari me precedent penal arrestohet në flagrancë me armë zjarri, në 2017 qëlloi me kallashnikov drejt një lokali nate

Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Një aksion i Komisariatit të Policisë së Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari. Gjatë një kontrolli në një lokal të qytetit, shërbimet e policisë konstatuan se i riu mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Andi Qeraxhi, një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë. Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ndërsa në vitin 2017 ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali nate në periferi të qytetit të Korçës.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në veprimtari të paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend.

Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Më poshtë jane ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit që sapo lëmë pas.

SKEDAT E KRIMIT
-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.
-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.
-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.
-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.
27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20 vjeç.
-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.
-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.
-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.
-Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025 në Vau të Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.
-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.
-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.
-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.
-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autor Ragip Gila u arrestua.
-Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.
-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.
-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor të vitit që sapo lëmë pas, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.
-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.
-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).
-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.
-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhall, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona.

Sekuestrohen 691 fishekzjarre në një dyqan të Vlorës, vihet nën hetim shitësja 64-vjeçare

Përmes një komunikate zyrtare, blutë bëjnë me dije se është vënë nën hetim 64-vjeçarja që shiste lëndët piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

VLORË – 691 fishekzjarre janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Përmes një komunikate zyrtare, blutë bëjnë me dije se është vënë nën hetim 64-vjeçarja që shiste lëndët piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit,  Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare ka evidentuar një tjetër rast në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lufta Ukrainë–Rusi/ Blackout në rajonin e Moskës gjatë sulmeve me dronë ukrainas, 600 mijë persona në errësirë! Kievi: Shpërthime të forta në Odesa, plagosen tre fëmijë

Sipas autoriteteve ukrainase, dronët kanë goditur infrastrukturë banimi, logjistike dhe energjetike në Odessa. Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 14 vjeç, janë plagosur gjatë sulmit, si edhe një foshnjë 7-muajshe. Po ashtu, një burrë 42-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Disa zona të rajonit të Moskës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e së enjtes, në të njëjtën kohë me një sulm me dronë nga Ukraina. Lajmi raportohet nga media ruse, të cituara edhe nga burime ukrainase.

Sipas portalit Meduza, ndërprerje të energjisë janë regjistruar në zonat Ramenskoye, Zhukovsky dhe Lytkarino, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i përdoruesve të prekur. The Moscow Times raporton se vetëm në Ramenskoye rreth 120 mijë persona kanë mbetur pa drita, ndërsa agjencia ukrainase Ukrinform, duke iu referuar videove të publikuara në rrjetet sociale ruse, ka deklaruar në platformën X se numri i të prekurve mund të shkojë deri në rreth 600 mijë persona.

Kompania shtetërore e energjisë Rosseti bëri të ditur se ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit me energji, duke sqaruar se ndërprerja erdhi “si pasojë e një shkëputjeje automatike në një nënstacion të tensionit të lartë”.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia TASS, njoftoi se mes orës 20:00 dhe 23:00 (ora e Moskës) të së enjtes janë “interceptuar dhe shkatërruar” 27 dronë ukrainas mbi disa rajone ruse, përfshirë rajonin e Moskës, si dhe Kaluga, Belgorod, Kursk dhe Tula.

Nga ana tjetër, një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Odessës ka lënë të plagosur katër persona, mes tyre tre fëmijë. Lajmi u konfirmua nga administrata ushtarake e qytetit.

Sipas autoriteteve ukrainase, dronët kanë goditur infrastrukturë banimi, logjistike dhe energjetike në Odessa. Dy fëmijë, të moshës 8 dhe 14 vjeç, janë plagosur gjatë sulmit, si edhe një foshnjë 7-muajshe. Po ashtu, një burrë 42-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Sulmet vijnë në një moment tensioni të shtuar mes Kievit dhe Moskës, pak pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë folur për përparime në bisedimet që synojnë një marrëveshje për ndalimin e agresionit rus. Ndërkohë, Ukraina ka theksuar mungesën e provave për pretendimet e Moskës mbi një sulm ukrainas ndaj rezidencës së presidentit Vladimir Putin, ndërsa Rusia ka paralajmëruar ashpërsim të qëndrimit të saj në negociatat për përfundimin e konfliktit.

Në këtë kontekst, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se më 6 janar pritet të zhvillohet në Francë një takim me liderët e vendeve aleate të Ukrainës.

Shisnin fishekzjarre në dyqanet e tyre, vihen nën hetim 3 tregtarët në Dibër, sekuestrohen kutitë më lëndët piroteknike

Blutë e Dibrës njoftojnë se kanë sekuestruar fishekzjarret e gjetura dhe apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit të lëndëve piroteknike me qëllim shitjen e kundërligjshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan 3 dyqane që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi hetimi për shitësit me inicialet O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre u gjetën kuti me fishekzjarre, të cilat mbaheshin me qëllim shitjen e tyre.

Blutë e Dibrës njoftojnë se kanë sekuestruar fishekzjarret e gjetura dhe apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.

 

Kërkohej nga Italia për 71 vjedhje, arrestohet në Mirditë 35-vjeçari

Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.

Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.

Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali.

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet 70-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se, e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar.

Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit, një 70 vjeçar.

Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore.

Ata kanë marrë në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

EMRI/ Gjendet i pajetë, i djegur, një person në Elbasan. Ja çfarë thotë Policia

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Bëhet fjalë për Edmond Angjelin, 66 vjeç.

Sipas informacioneve, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Ndërkohë, policia thotë se, i ndjeri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit“, thotë policia në informacionin e saj paraprak.

Shpërblim fundviti për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit/ Ja shuma

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me rastin e festave të fundvitit.

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit.

Sipas të dhënave, çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Ndërkohë, efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë marrë një pagë të plotë shtesë.

Risi në këtë vendim është edhe përfshirja e punonjësve civilë brenda Policisë së Shtetit, të cilët për herë të parë kanë përfituar një rrogë të plotë shpërblim.

Është kryer pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke mbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.

Futbollistit serb “s’i del e keqja” me Xhakën dhe Shaqirin: Nëse e duan Shqipërinë kaq shumë, pse nuk luajnë për të?

Ishte Botërori i Rusisë i vitit 2018 kur Zvicra dhe Serbia u përballën mes tyre me skuadrën helvete që fitoi me rezultatin 2-1.

Dhe fati deshi që të dy golat të shënoheshin nga dy futbollistë shqiptarë që luanin me përfaqësuesen zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët festuan duke bërë gjestin e shqiponjës. Një moment ky që nuk është harruar nga mbrojtësi serb, Nemanja Matic që ishte i pranishëm në atë ndeshje.

Matic, që aktualisht është pjesë e Sassuolos në kampionatin italian të futbollit, e preku këtë temë në një intervistë të dhënë për ‘FourFourTwo’ duke mos e miratuar gjestin e të dy futbollistëve.

“I respektoj si futbollistë, kam luajtur kundër tyre disa herë në Premier League. Por me atë veprim ata fituan pak pikë politike-tha Matic në intervistën e tij-ata janë rritur në Zvicër mendoj. Duke bërë atë gjest, ti nuk po tregon respekt për vendin për të cilin luan. Nëse të pëlqen kaq shumë Shqipëria, pse nuk luan për të? Kjo është pyetja ime. Mund të pëlqesh vende të tjera, nuk është ndonjë problem. Kam luajtur ndaj Xhakës shumë herë dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme, kemi shtrënguar duart, ai është një futbollist i mirë, po ashtu edhe Shaqiri, por por unë nuk do të provokoja kurrë ndokënd. I respektoj të gjithë”.

Grabitet banka në Gjermani/ 30 milionë euro dëme dhe mijëra bizhuteri ari të vjedhura, rruga që ndoqën hajdutët

Një bankë në qytetin gjerman të Gelsenkirchen është grabitur me hajdutët që arritën të vidhnin rreth 30 milionë euro, duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi vjedhjen si jashtëzakonisht profesionale, duke theksuar se ajo kërkonte planifikim të detajuar, njohuri të brendshme dhe një nivel të lartë vendosmërie kriminale.

Sipas policisë, autorët e krimit hynë në bankë përmes një garazhi parkimi, duke shpuar një vrimë të madhe në dhomën e kasafortës. Pas grabitjes, ata u larguan duke përdorur të njëjtën rrugë, së bashku me sendet e vjedhura.

Sipas mediave, më shumë se 3 mijë kasaforta u hapën me forcë dhe  përmbanin para të gatshme, bizhuteri dhe ar.

Grabitja u zbulua të hënën, pasi u aktivizua një alarm zjarri dhe u njoftuan shërbimet e emergjencës.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se panë disa burra me çanta të mëdha në shkallët e garazhit të parkimit gjatë natës deri të dielën. Hetuesit kanë analizuar pamjet e para të kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se tregojnë një automjet Audi RS6 të zi duke dalë nga garazhi herët të hënën në mëngjes, me pasagjerë të maskuar brenda.

Policia bëri të ditur se targa e automjetit ishte vjedhur më herët në qytetin verior gjerman të Hanoverit.

Gati çerekun e të ardhurave mujore/ Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare që tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime familjare. Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila, natyrisht, ka edhe kostot e saj.

“Scan Intel” ka marrë në analizë se sa pritet të kushtojë mesatarisht këtë vit tryeza e fundvitit dhe sa të ardhura nevojiten për të përballuar këtë darkë festive.

Shifrat janë përllogaritur mbi një mesatare çmimesh nga disa prej supermarketeve më të mëdha në vend si dhe çmimeve zyrtare të INSTAT, ndërsa tryeza është “shtruar” sipas traditës më të përhapur në Shqipëri, me bollëk, por pa lukse të tepruara.

Sipas statistikave, një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga rreth 3.2 persona, ndërsa kostoja e tryezës së Vitit të Ri për këtë numër anëtarësh arrin në 25,105 lekë.

Në krye të listës së shpenzimeve renditet gjeli i detit, një nga ushqimet më tradicionale të kësaj feste, çmimi i të cilit varion mesatarisht rreth 1,200 lekë për kilogram. Për një sasi prej rreth 5 kilogramësh, kostoja e tij shkon afërsisht në 6,000 lekë.

Ushqimet tradicionale vijojnë me bakllavanë, e cila mesatarisht kushton rreth 1,900 lekë, ndërsa pijet alkoolike përbëjnë gjithashtu një zë të konsiderueshëm shpenzimi, me rreth 3,247 lekë për një familje prej 3.2 personash.

Më pas vijnë të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë mishrat e tjerë, antipasta, frutat e thata dhe ato të freskëta, perimet, si edhe produktet bazë të shportës ushqimore, si vezë, miell, qumësht etj.

Në llogaritje është përfshirë edhe një kosto shtesë prej rreth 500 lekësh për energjinë elektrike, si pasojë e gatimit dhe konsumit më të lartë gjatë festave.

Me një pagë mesatare mujore neto prej 67 mijë lekësh mund të themi se darka e fundvitit i merr xhepit të familjeve rreth 34% të kësaj page. Ndërkohë, disa prej këtyre kostove mund të jenë disi më të ulëta falë ofertave të fundvitit, pasi supermarketet kanë aplikuar ulje çmimesh për një pjesë të produkteve bazë të tryezës.

Megjithatë, konsumi ndryshon nga një familje te tjetra dhe shpesh lista e produkteve zgjerohet, duke e çuar koston përfundimtare edhe më lart. Kjo është një kosoto e supozouar pasi darka e fundvitit varet nga numri i personave që jetojnë në familje si dhe nga preferencat e tyre për ushqimet dhe sasitë që do të përdorin.

❌