SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën "Boro Vuliq" në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.
Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
"Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga SPB Tetovë.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve të kujdestarisë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se ata janë fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara. VLEN uron kandidatët që në zgjedhjet e përsëritura shënuan fitore në Gostivar dhe Vrapçisht.
"Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani".
"KĂ«to zgjedhje dĂ«shmuan qartĂ« se shqiptarĂ«t folĂ«n me NJĂ ZĂ. DhjetĂ« komunat e fituara janĂ« provĂ« e pakontestueshme se VLEN Ă«shtĂ« lokomotiva politike e shqiptarĂ«ve, forca qĂ« udhĂ«heq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumĂ«pritur nĂ« nivel lokal".
"VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, për qytetarët dhe në interes të shqiptarëve kudo, duke e shndërruar këtë besim në punë konkrete dhe zhvillim real", thonë nga VLEN./Telegrafi/
Të dhënat për inflacionin në dhjetor të vitit 2025 tregojnë për stabilitet të presioneve vendore të çmimeve, ndërsa rritja e regjistruar mujore është shpërfytyruar në mënyrë statistikore nga çmimet e transportit ajror, vlerësoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një postim në X.
Inflacioni mujor nĂ« dhjetor 2025, nĂ« krahasim me nĂ«ntorin, Ă«shtĂ« 0,4 pĂ«r qind, me çârast rritja i referohet vetĂ«m transportit ajror, ku çmimet nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« u rritĂ«n pĂ«r 5,8 pĂ«r qind.
Sllaveski thekson se lëvizja e këtillë është e pazakontë duke pasur parasysh çmimet stabile të derivateve dhe çmimet e pa ndryshuara në transportin publik. Sipas strukturës së indeksit, faktor kyç për rritjen është rritja enorme e çmimeve të transportit ajror, të cilat në dhjetor të vitit të kaluar u rritën madje 42 për qind. Nëse nga përllogaritja e indeksit të çmimeve për dhjetorin 2025 u la anash transporti, përkatësisht transporti ajror si komponent tërësisht i huaj, inflacioni mujor në raport me muajin e kaluar do të ishte saktë 0,0 për qind, thekson guvernatori.
Kjo, thekson Sllaveski, është sinjal i qartë se inflacioni është stabil dhe se ekzistojnë baza më të mira që vitin 2025 ta përfundojmë me shkallë inflacioni nën 3 për qind.
Enti shtetëror i statistikave më 8 janar publikoi se se inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetës në dhjetor 2025 në raport me nëntorin 2025 ishte 0,4 për qind.
Indeksi i shpenzimeve për jetë në vitin 2025 në raport me vitin 2024 shënon rritje prej 4,1 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3,6 për qind. Lëvizja e indeksit të shpenzimeve për jetë në vitin 2025 dallon tek disa grupe të veçanta të konsumit. Rritje e indeksit është vërejtur në të gjitha grupet: restorante dhe hotele për 7,2 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 6,4 për qind, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 5,9 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike për 5,2 për qind, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje të amvisërisë për 4,6 për qind, mallra të llojllojshme dhe shërbime për 3,7 për qind, veshmbathje, shëndet për 3,1 për qind, banim, ujë elektrikë, gaz dhe derivate të tjera për 1,8 për qind, komunikime për 1,3 për qind, transport për 0,8 për qind dhe arsim për 0,1 për qind.
ESHS sqaroi se rritja e inflacionit në dhjetor 2025 në raport me nëntorin 2025 është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetë në grupet: Transporti për 5,8 për qind, Rekreacioni dhe kultura për 0,8 për qind, Shëndeti për 0,7 për qind, mobiljet, amvisëria dhe mirëmbajtja e amvisërisë për 0,5 për qind, Restorante dhe hotele për 0,4 për qind, banimi, uji, elektrika, gazi dhe derivate të tjera për 0,2 për qind, Mallra të llojllojshme dhe shërbime, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0,1 për qind.
Në dhjetor 2025 në raport me nëntorin 2025 ulje të shpenzimeve për jetë ka në grupet: Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0,4 për qind dhe Veshmbathje për 0,2 për qind, ndërsa në Arsim dhe Komunikime kanë mbetur në nivel të njëjtë si në muajin e kaluar.
Observatori sizmik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup njoftoi se në orët e para pas mesnate, në orën 01:14, është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën fqinjë të Greqisë, 116 kilometra jug-lindje të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit, ML 2.9.
âSipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« disponueshme deri tani nga observatori, tĂ«rmeti Ă«shtĂ« ndjerĂ« edhe nĂ« Prilep dhe rrethinat e tij me intensitet III shkallĂ« sipas ShkallĂ«s Evropiane Makrosizmikeâ, njoftoi Observatori Sizmik.
Ministria e Shëndetësisë njofton se projektligji për mbrojtje nga duhani është publikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (REKRR), ku të gjithë qytetarët dhe organizatat e interesuara mund të marrin pjesë në debatin publik para miratimit të tij.
âMe kĂ«tĂ« ligj hapim njĂ« çështje thelbĂ«sore qĂ« prek drejtpĂ«rdrejt shĂ«ndetin dhe tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve tanĂ«. Faktet janĂ« tĂ« qarta dhe tĂ« pakontestueshme â duhani dhe nikotina mbeten shkaku kryesor i vdekjeve tĂ« parakohshme, ekspozimi ndaj tymit dhe aerosoleve dĂ«mton edhe ata qĂ« nuk kanĂ« zgjedhur tĂ« pijnĂ« duhan, ndĂ«rsa produktet e reja tĂ« nikotinĂ«s, aromat, marketingu agresiv dhe promovimi digjital janĂ« tĂ« drejtuara pikĂ«risht ndaj tĂ« rinjve. Prandaj, Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka pĂ«rgatitur njĂ« Ligj tĂ« ri pĂ«r mbrojtje nga duhani, qĂ«llimi i tĂ« cilit nuk Ă«shtĂ« ndĂ«shkimi, por parandalimi, shĂ«ndeti publik dhe mbrojtja e kategorive mĂ« tĂ« cenueshme tĂ« qytetarĂ«ve", vlerĂ«son ministri i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Azir Aliu.
Nga MSH thonë se qëllimi i ndryshimeve të reja ligjore është vendosja e kontrollit mbi paraqitjen dhe përhapjen e produkteve të reja të duhanit dhe nikotinës, veçanërisht mbi promovimin e tyre agresiv dhe qasjen e lehtë.
Njëkohësisht, parashihet ndalim i plotë i reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit, kufizim i shitjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës, si masa parandaluese për mbështetjen e lënies së varësisë, si dhe forcimi i ndalimit të pirjes së duhanit në hapësirat publike dhe të punës.
"Me këtë ligj dërgojmë një mesazh të qartë se shëndeti është vlerë më e lartë se çdo interes komercial, se shëndeti i fëmijëve nuk mund të jetë objekt përfitimi dhe se hapësira publike duhet të jetë një hapësirë e sigurt".
"Gjithashtu, zgjidhja ligjore është e harmonizuar me rregullativën evropiane dhe me detyrimet ndërkombëtare që shteti ka marrë përsipër, përfshirë parimet e Konventës Kornizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Komuna e Qendrës së Zhupës do të vazhdojë të drejtohet nga Arijan Ibraim për katër vitet e ardhshme, për të cilin ky është mandati i tij i katërt radhazi si kryetar i komunës.
"Në zgjedhjet e përsëritura të sotme, 1003 qytetarë nga gjithsej 7652 votues të regjistruar e ushtruan të drejtën e tyre të votës. Nga këta, 973 votuan për Arijan Ibraimin, ndërsa 30 ishin fletëvotime të pavlefshme. Dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme", tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.
Ibraimi (54) u nominua nga Partia Demokratike e Turqve dhe u mbështet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Ai u zgjodh për herë të parë kryetar komune në zgjedhjet lokale në vitin 2013.
Ai përfundoi arsimin fillor në Qendër Zhupë, pas së cilës vazhdoi arsimin në shkollën e mesme të mjekësisë "Nikola Shtejn" në Tetovë.
Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror në Afyon, Republika e Turqisë, dhe mori diplomë masteri nga Universiteti i Stambollit, me degë të drejtën ndërkombëtare.
Përndryshe, në zgjedhjet e 19 tetorit 2025, Ibrahimi, i cili kishte dy kandidatë kundërshtarë, mori 950 vota, ose tre herë më shumë vota se kandidatët kundërshtarë.
Megjithatë, për shkak të censusit të pasiguruar prej 33.33 përqind të elektoratit të përgjithshëm, zgjedhjet për kryetar bashkie u përsëritën, njësoj si në zgjedhjet e mëparshme lokale në vitin 2021.
Moti sot do jetë pjesërisht me re dhe ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here erëra të forta veriore (mbi 60 km/orë) përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë.
Në Shkup, moti do jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha me diell. Në mëngjes do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë veriore në disa pjesë të luginës.
Inxhinierja e IT-së, Diana Aliji, është e ftuara e radhës në emisionin "PodGo". Ajo është themeluese e një aplikacioni për nënat e reja dhe me fëmijë të vegjël, për të cilin ka fituar edhe një çmim prestigjioz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Diana tregoi specifikat e aplikacionit "Mama's feelings tracker", për të cilin tha se i ka shkuar një vit i tërë për ta themeluar dhe se është konsultuar me psikologët më të mirë amerikan.
"Kam themeluar aplikacionin "Mama's feelings tracker", Ă«shtĂ« aplikacion qĂ« e kam krijuar pĂ«r gati njĂ« vit tĂ« tĂ«rĂ«. ĂshtĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ku nĂ«nat e reja, ose nĂ«nat me fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l mund tĂ« gjejnĂ« mbĂ«shtetje emocionale. NĂ« aplikacion nĂ«nat mund tĂ« shprehen lirshĂ«m atĂ« qĂ« ndjejnĂ« dhe tĂ« mos gjykohen nga njerĂ«zit e jashtĂ«m. NĂ« aplikacion kemi ushtrime mendore, artikuj, grafikone. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« bĂ«rĂ« me konsultime me psikologĂ« amerikan, qĂ« janĂ« tĂ« specializuar pĂ«r periudhĂ«n pas lindjeve tĂ« nĂ«nave. Aplikacioni ka njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« shkencore. Ushtrimet mendore janĂ« shumĂ« tĂ« vlefshme, pra nĂ«nat pĂ«r 10 minuta nĂ« ditĂ« mund tĂ« ndihen mĂ« mirĂ«", tha Diana.
Ajo më tutje tregoi se aplikacioni mund të shkarkohet në të gjithë vendet e botës dhe i njëjti është falas.
"Aplikacioni është live në mbarë botën. Në çdo shtet të botës mund të shkarkohet, është falas për t'u përdorur. Kemi edhe pjesë për pagesën, të cilat janë ushtrimet mendore për meditim, për relaksim të muskujve dhe grafika vizuale. Grafikut janë formula matematikore, ku mund të shohësh rrugëtimin e mëmësisë. Të shohin sa herë kanë ndjerë një emocion, cilët kanë qenë shkaktarët, e të tjera".
"Kam marrĂ« çmimin 'Women in Tech Community Award'. Ămimi Ă«shtĂ« ndarĂ« nga Women Tech Network dhe ka pasur mbi 1650 kandidatĂ«, tĂ« gjitha gra me produkte tĂ« mira. Nuk Ă«shtĂ« çmim vetĂ«m pĂ«r mua, por Ă«shtĂ« çmim pĂ«r tĂ« gjithĂ« komunitetin e grave dhe nĂ«nave", tha Diana.
E pyetëm për planet për të ardhmen, ajo tha se qëllimi i saj është që aplikacionin ta zhvillojë në më shumë gjuhë, ndërsa prioritet e ka gjuhën shqipe./Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një takim informativ me gazetarët, ku u diskutua për gjendjet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor, si dhe për prioritetet në fushën e shëndetësisë për vitin e ardhshëm.
Ai u ndal te pesë shtyllat mbi të cilat bazohet sistemi shëndetësor, në aspektin e infrastrukturës, pajisjeve të reja, digjitalizimit, rregullativës ligjore dhe burimeve njerëzore me të cilat disponojnë institucionet publike shëndetësore.
"Sistemi shĂ«ndetĂ«sor kudo pĂ«rballet me sfida. QĂ« nga marrja e detyrĂ«s si ministĂ«r i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, nĂ« muajin e parĂ« e gjysmĂ« fillimisht kemi bĂ«rĂ« njĂ« skanim tĂ« gjendjeve, ndĂ«rsa tashmĂ«, nĂ« fund tĂ« vitit, kemi njĂ« bazĂ« tĂ« dhĂ«nash tĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« deri mĂ« tani kemi njĂ« bazĂ« tĂ« burimeve njerĂ«zore, ndĂ«rsa sĂ« shpejti do tĂ« kemi edhe bazĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s dhe teknologjive qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me sistemin shĂ«ndetĂ«sor. Nga aspekti i ligjeve, sfidat ishin tĂ« mĂ«dha dhe 12 ligje tashmĂ« janĂ« nĂ« proces shqyrtimi dhe ndryshimi, ndĂ«rsa po punojmĂ« edhe nĂ« 2 ligje tĂ« reja qĂ« deri mĂ« tani nuk kanĂ« ekzistuar, por qĂ« proceset kĂ«rkojnĂ« tâi kemi. VlerĂ«soj se deri nĂ« fund tĂ« muajit shkurt tĂ« gjitha ligjet do tĂ« pĂ«rfundojnĂ« dhe pĂ«r to do tĂ« informojmĂ« mĂ« nĂ« detaje", theksoi ministri Aliu.
Sa i përket sfidave të tjera me të cilat përballet shëndetësia, ministri Aliu informoi se janë krijuar gjashtë grupe për monitorimin e problemeve klinike gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Prej tyre, pesë grupe deri më tani kanë konstatuar se nuk janë evidentuar probleme klinike.
Kamera nga sistemi "Safe City" ditëve të fundit janë vendosur edhe përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të Tetovës. Në Tetovë, deri më tani nuk ka pasur kamera të tilla në rrugët e qytetit, por vetëm në hyrje të qytetit nga ana e Shkupit.
Kamerat janë instaluar në bulevardet "Ilinden" dhe "Vidoe Smilevski-Bato", por qytetarët thonë se kanë vënë re kamera të tilla edhe në vende të tjera.
Tetovarët shpresojnë që "Safe City" do të kontribuojë në rregullimin e trafikut kaotik në qytet.
Kamerat nga sistemi "Safe City" janë instaluar tashmë në Shkup dhe Kumanovë, si dhe në autostradat "Nëna Terezë" dhe "Miqësia".
Periudha e testimit filloi më 1 dhjetor, ndërsa sistemi zyrtarisht do të fillojë të funksionojë me gjoba më 1 shkurt. MPB raportoi se mbi 110,000 shkelje u regjistruan në 24 orët e para të periudhës së testimit.
Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, në të cilin morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor-Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit në ministri.
Siç njoftojnĂ« nga MMJPH, ministri Hoxha kĂ«rkoi nga drejtoresha Ginovska informacione lidhur me mbikĂ«qyrjen e veprimtarisĂ« sĂ« âUsjeâ-s, si dhe tĂ« kryhet mbikĂ«qyrje ndaj veprimtarisĂ« sĂ« tĂ« gjithĂ« subjekteve tĂ« tjera juridike qĂ« posedojnĂ« leje A tĂ« integruara, pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« kompetente ministria.
"Qëllimi i kësaj procedure është që, së bashku me mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, të shqyrtohet gjendja në terren lidhur me detyrimet që rrjedhin nga posedimi i këtyre lejeve mjedisore".
"Njëkohësisht, nga personat përgjegjës është kërkuar raportim mbi zbatimin e masave aktuale për trajtimin e ndotjes së ajrit, si dhe janë dhënë detyra për të kontrolluar nivelin e zbatimit të tyre".
"Ministri Hoxha theksoi nĂ« takim se ky Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ« nĂ« njĂ« serĂ« hapash qĂ«, si ministĂ«r, do tâi ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«tĂ« problem kompleks shumĂ«dekadĂ«sh, pĂ«r zgjidhjen e tĂ« cilit bĂ«ri thirrje pĂ«r bashkĂ«punim dhe partneritet nga tĂ« gjithĂ« ata qĂ« duan tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« reduktimin e ndotjes dhe sigurimin e njĂ« mjedisit mĂ« tĂ« pastĂ«r jetĂ«sor", thuhet nĂ« njoftim.
Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, sot në konferencë për shtyp tha se BDI në kongresin e pestë të partisë, ka dalë me propozim për Marrëveshje kombëtare për përparim.
Ajo tha se kjo marrëveshje synon të kthejë shpresën dhe të krijojë mundësi të reja dhe perspektivë.
"Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse BDI doli me propozimin pĂ«r njĂ« MarrĂ«veshje KombĂ«tare pĂ«r PĂ«rparim. Kjo nismĂ« nuk Ă«shtĂ« partiake. Nuk Ă«shtĂ« etnike. Ajo Ă«shtĂ« mbi tĂ« gjitha kĂ«to. ĂshtĂ« njĂ« platformĂ« mbarĂ«shoqĂ«rore, mbi partitĂ«, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikĂ«s. Kjo marrĂ«veshje nuk synon tĂ« menaxhojĂ« frikĂ«n, por tĂ« krijojĂ« shpresĂ«. Nuk synon tĂ« prodhojĂ« konflikte, por mundĂ«si".
"Nuk synon tĂ« ruajĂ« status quo-nĂ«, por tĂ« hap perspektivĂ« pĂ«r brezat qĂ« sot po largohen nga vendi. Kongresi i BDI-sĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« thirrje me bindjen se vendi nuk ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« armiq, por pĂ«r mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje. Jo pĂ«r mĂ« shumĂ« ndarje, por pĂ«r mĂ« shumĂ« pĂ«rparim. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« zinxhirin e apatisĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« konsensus tĂ« ri kombĂ«tar pĂ«r prosperitetinâ, tha arta Bilali Zendeli./Telegrafi/
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana. Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.
"MĂ« 26.12.2025 nĂ« ora 04:15 nĂ« SPB TetovĂ«, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orĂ«s 01:40, nga hapĂ«sira e parkimit tĂ« njĂ« objekti hotelierik nĂ« fshatin ZhelinĂ« tĂ« TetovĂ«s, i Ă«shtĂ« marrĂ« automjeti i tij i pasagjerĂ«ve âAudi A6â me marka kombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s, i cili ishte me dyer tĂ« pa bllokuara dhe me motor tĂ« ndezur, e nĂ« tĂ« cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhĂ«timit dhe ai i bashkĂ«shortes sĂ« tij. Po ndĂ«rmerren masa pĂ«r gjetjen e automjetit dhe pĂ«r zbardhjen e rastit", thonĂ« nga SPB TetovĂ«.
Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.
âJu kisha lut shqiptarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ« me na ndihmu pĂ«r gjetjen e veturĂ«s pasiqĂ« edhe e kemi lajmĂ«ru veturĂ«n nĂ« institucioneâ, shkruan Adri nĂ« postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës. Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt./Telegrafi/
MPB Maqedoni njofton se dje (25.12.2025) në orën 20:18 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të RMV-së, oficerët e policisë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin "Fiat" me targa kombëtare zvicerane, të cilin ai e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, me origjinë nga periudha të ndryshme kohore.
"Personi u ndalua në stacionin policor dhe prokurori publik u njoftua për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit Penal - "importim i mallrave të fituara në mënyrë të paligjshme nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore"", thonë nga MPB.
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po shndërrohen në një histori suksesi institucional, me mbi 100 milionë euro të hyra në buxhet.
Siç thonë nga koalicioni, ky progres i prekshëm është dëshmi e qartë se me VLEN-in në qeverisje dhe me angazhimin konkret të zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, institucionet po kthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
"GjatĂ« vitit qĂ« po lĂ«mĂ« pas janĂ« nĂ«nshkruar memorandume tĂ« rĂ«ndĂ«sishme bashkĂ«punimi me institucione vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare (Bullgari, Turqi, KosovĂ«, Serbi), Ă«shtĂ« zbatuar koncepti âOne Stop Shopâ nĂ« pikat kufitare kyçe, duke lehtĂ«suar qarkullimin e qytetarĂ«ve dhe tregtinĂ« legale, si dhe janĂ« realizuar 21 punĂ«sime tĂ« reja pĂ«r shqiptarĂ«t, njĂ« hap domethĂ«nĂ«s drejt pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« drejtĂ« dhe barazisĂ« reale".
"VLEN thekson se këto rezultate janë dëshmi se kur institucionet udhëhiqen me vizion, integritet dhe profesionalizëm, shteti fiton, qytetarët fitojnë dhe drejtësia forcohet. Angazhimi ynë vazhdon për dogana moderne, të ndershme dhe plotësisht të harmonizuara me standardet evropiane, me rezultate edhe më të mira në vitin që vjen", thonë nga VLEN.
Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 100 metrash këtë mëngjes në qafën malore Gjavato dhe Krushevë, njofton LAMM.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë.
Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Moti sot në vendin tonë gjatë paradites do të jetë me vranësira, në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë nga veriu.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Temperatura minimale do të lëviz prej -2 deri 2 gradë ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej 3 deri 10 gradë Celsius.
"Në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë mësimdhënësit po marrin kujdesin e nevojshëm nga shteti. Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë siguruar rritje të pagave prej 12% dhe do të vazhdojnë të rriten me përqindje që do të varet nga shkalla e inflacionit. Marrëveshja që kemi nënshkruar me SASHK-un parashikon që në tre vitet e ardhshme të ketë rritje vjetore ndërmjet 7,5% dhe 10%, ndërsa në vitin e katërt rritja do të jetë ndërmjet 10% dhe 12%".
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, ku u diskutua për stabilitetin ekonomik të mësimdhënësve në të kaluarën dhe sot.
"Ndryshe nga më parë, kur mësimdhënësit ishin të detyruar të bënin grevë sot nuk kanë nevojë për diçka të tillë, pasiqë shteti tregon kujdes të vërtetë ndaj tyre. Jo vetëm që ka rritje reale të pagave, por mësimdhënësit përfitojnë edhe mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë", thДksoi Janevska.
Ajo gjithashtu informoi se gjatĂ« njĂ« viti e gjysmĂ« janĂ« investuar 700 mijĂ« euro nĂ« zhvillimin e kompetencave tĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve. "ĂshtĂ« ofruar katalog me trajnime pĂ«r avancimin e aftĂ«sive tĂ« ndryshme, me fokus nĂ« pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale, por edhe nĂ« metodat e mĂ«simdhĂ«nies pĂ«r lexim me kuptim".
âKujdesi do tĂ« rritet, sepse mĂ«simdhĂ«nĂ«sit janĂ« lidhja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« sistemin edukativo-arsimor. Ata i pĂ«rcjellin njohuritĂ«, dhe pa ta nuk mund tĂ« zbatohet asnjĂ« ligj apo strategji", shtoi Janevska.
Komuna e Ăairit njofton se nĂ« mbledhjen e 6-tĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Ăairit, tĂ« mbajtur mĂ« 25.12.2026, me vota unanime tĂ« kĂ«shilltarĂ«ve komunalĂ«, u miratua Buxheti i KomunĂ«s sĂ« Ăairit pĂ«r vitin 2026 nĂ« vlerĂ« totale prej 1.604.144.521 denarĂ«, ose rreth 26 milionĂ« euro, nĂ« bazĂ« tĂ« Ligjit pĂ«r vetĂ«qeverisje lokale dhe Ligjit pĂ«r financimin e njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes lokale.
Siç thonĂ« nga Komuna e Ăairit, buxheti i miratuar ka karakter publik dhe zhvillimor dhe pĂ«rfaqĂ«son dokumentin kryesor financiar pĂ«r funksionimin e komunĂ«s dhe realizimin e aktiviteteve tĂ« planifikuara gjatĂ« vitit 2026.
"Limiti bazë i buxhetit të komunës për vitin 2026 është 280.305.012 denarë, ndërsa zgjerimi i buxhetit përmes projekteve qeveritare arrin në 458.342.267 denarë, duke e çuar vlerën totale të buxhetit komunal në 738.647.279 denarë. Dotacionet për shkollat fillore janë planifikuar në 648.095.000 denarë, ndërsa dotacionet për çerdhet në 271.912.000 denarë".
"NĂ« tĂ«rĂ«si, buxheti vjetor i KomunĂ«s sĂ« Ăairit pĂ«r vitin 2026 Ă«shtĂ« planifikuar duke respektuar parimin e balancimit ndĂ«rmjet tĂ« hyrave dhe shpenzimeve.TransparencĂ« dhe informim publik: Buxheti i KomunĂ«s sĂ« Ăairit Ă«shtĂ« dokument me karakter publik dhe mund tĂ« shihet dhe tĂ« konsultohet nga qytetarĂ«t nĂ« ueb-faqen zyrtare tĂ« KomunĂ«s sĂ« Ăairit", thonĂ« nga Komuna e Ăairit./Telegrafi/