14 Janari 1990/ Demonstrata e parë antikomuniste që hapi rrugën drejt demokracisë
Gazeta âSIâ- Data 14 janar 1990 shĂ«non njĂ« moment historik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«: nĂ« ShkodĂ«r u zhvillua demonstrata e parĂ« antikomuniste qĂ« hapi rrugĂ«n pĂ«r rrĂ«zimin e regjimit komunist, i fundit diktatorial nĂ« EvropĂ«n Lindore. QytetarĂ«t e ShkodrĂ«s dolĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« spontane nĂ« rrugĂ«t e qytetit pĂ«r tĂ« shprehur pakĂ«naqĂ«sinĂ« e tyre ndaj regjimit, duke u bĂ«rĂ« protagonistĂ« tĂ« njĂ« ngjarjeje qĂ« do tĂ« mbetej nĂ« kujtesĂ«n e kombit.
Në atë ditë historike, mijëra shkodranë u grumbulluan në qendër të qytetit dhe tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit, një simbol i regjimit komunist. Megjithatë, policia dhe ushtria e kohës ndërhynë dhe shpërndanë turmën me dhunë. Pas demonstratës, dhjetëra protestues u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje, ndërsa regjimi tentonte të frikësonte qytetarët në përpjekje për të ruajtur kontrollin.
Ngjarja, për rëndësinë dhe kontekstin e saj historik, u konsiderua menjëherë si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Ajo pati jehonë jo vetëm brenda vendit, por edhe në mediat ndërkombëtare, duke u analizuar si një shenjë e hershme e valës së ndryshimeve demokratike që do të përfshinin Shqipërinë.
Lek Kurti, pjesëmarrës në demonstratë, kujton se lëvizja u nxit nga ndryshimet që po ndodhnin në Evropën Lindore. Në një intervistë për eetimestv, ai rrëfen se një natë para protestës, sigurimi i shtetit ushtronte terror nëpër lagjet e qytetit, duke arrestuar të paktën katër persona që dyshohej se po organizonin reagimin qytetar. Megjithatë, përpjekjet e regjimit për të ndaluar protestën dështuan.
Filip Guraziu, në një shkrim të mëparshëm do të theksonte rëndësinë e Shkodrës në këtë ngjarje:

âNuk mund tĂ« konsiderohet rastĂ«si qĂ« demonstrata e parĂ« antikomuniste u zhvillua pikĂ«risht nĂ« ShkodĂ«r. Populli i kĂ«tij qyteti dhe i malĂ«sive pĂ«rreth kishte treguar mĂ« parĂ« se komunizmi ishte i huaj pĂ«r ta. Ky popull, i ndikuar historikisht nga tradita e lirisĂ« dhe kontaktet me kulturĂ«n perĂ«ndimore pĂ«rmes tregtisĂ« dhe KishĂ«s Katolike, nuk mund tĂ« pranonte kurrĂ« diktaturĂ«n dhe dogmĂ«n komuniste. Rezistenca e armatosur e Kelmendasve nĂ« Janar 1945 dhe kryengritja e pĂ«rgjakshme e PostribĂ«s nĂ« vitin 1946 janĂ« shembuj tĂ« veçantĂ« nĂ« historinĂ« e ShqipĂ«risĂ«.â
Terrori politik pas 14 janarit nuk mundi të thyente shpirtin demokratik të shkodranëve. Përkundrazi, ai u shndërrua në një katalizator për protesta më të ashpra dhe të gjera në mbarë vendin, duke frymëzuar qytetarët në qytete të tjera. Historia e demokracisë shqiptare kujton me respekt revoltën e shkodranëve në 16 Qershor 1990, 11 Nëntor 1990, 13 Dhjetor 1990 dhe 2 Prill 1991.
Guraziu thekson se demonstrata e 14 janarit 1990 duhet tĂ« pĂ«rkujtohet jo vetĂ«m nĂ« ShkodĂ«r, por nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«, si momenti kur u hodh âguri i parĂ«â i themeleve tĂ« demokracisĂ« post-komuniste.
Sipas tij, qindra qytetarĂ« u arrestuan dhe shumĂ« prej tyre u torturuan. DhjetĂ« prej aktivistĂ«ve kryesorĂ«, DedĂ« Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka dhe Aldo Perizi u dĂ«nuan me vite tĂ« gjata burg. GjashtĂ« tĂ« tjerĂ« â Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni dhe Viktor Martini â u dĂ«rguan nĂ« spitale psikiatrike, ndĂ«rsa shumĂ« familje u internuan. Rin Monajka, njĂ« nga tĂ« burgosurit, doli nga burgu me gjendje invaliditeti ekstrem pĂ«r shkak tĂ« torturave shtazarake.
Studiuesi Kastriot Dervishi ofron një pasqyrë të veprimeve të Sigurimit të Shtetit para dhe gjatë demonstratës. Sipas tij, regjimi kishte marrë masa të rrepta për të parandaluar protestën. Dega e Punëve të Brendshme dhe Komiteti i PPSH-së dërguan njerëz të infiltruar për të monitoruar grumbullimin, i cili u filmua në mënyrë të fshehtë. Materiali i filmimit nuk dihet ku ka përfunduar. Hetuesia vlerësoi pjesëmarrësit në rreth 2000 veta dhe identifikoi Rini Monajkën si figurën kryesore të demonstratës.
Rin Monajka u arrestua për pjesëmarrje në organizimet me qëllim rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër, në datat 11-14 janar 1990. Rini ishte me origjinë austriake dhe punonte në ndërmarrjen e peshkimit. Bashkë me Dedë Kasnecin, u bënë figurat kryesore të këtyre lëvizjeve antikomuniste në qytet.

U gjykua mĂ« 25-30 prill 1990 nga Gjykata e LartĂ« nĂ« TiranĂ«. Kolegji Penal i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, me vendimin nr.2 tĂ«, datĂ« 30.4.1990 i deklaroi fajtorĂ« tĂ« pandehurit dhe i dĂ«noi me heqje lirie. Rin Monajka u dĂ«nua me 7 vjet burg. Gjykata e konsideronte âdemonstratĂ« antisocialisteâ dhe tĂ« pandehurit âme rrezikshmĂ«ri tĂ« madhe shoqĂ«roreâ.
Intensiteti i veprimeve u shfaq kryesisht midis 13 dhe 16 janarit 1990. Përveç arrestimeve, u rrit shpërndarja e fletushkave dhe parullave antikomuniste. Më 15 janar u hodh një dinamit pranë Komitetit të Partisë, por ai nuk shpërtheu falë vigjilencës së policisë. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, raportoi se qëllimi i demonstratës ishte rrëzimi i bustit të Stalinit dhe më pas takimi me sekretarin e parë të Komitetit të PPSH-së, Xhemal Dymylja, për të kërkuar liri shtypi, fjalë dhe demokraci. Hetuesia përqendroi hetimet te pjesëmarrësit dhe ata që kishin shkruar parullat.
Burimi: Kujto.al
The post 14 Janari 1990/ Demonstrata e parë antikomuniste që hapi rrugën drejt demokracisë appeared first on Gazeta Si.





















































