❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq



Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.

Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

“Drejt aeroportit tĂ« Stambollit pĂ«r tĂ« ardhur sot brenda ditĂ«s, pjesĂ«t e reja hidraulike pĂ«r riparimin e difektit tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« ujĂ«sjellĂ«sin e VlorĂ«s, ku nĂ« vitin 2009-2010 janĂ« instaluar pjesĂ« hidraulike jashtĂ« standarteve, qĂ« nuk e kanĂ« mbajtur dot mĂ« presionin e ujit dhe pĂ«r pasojĂ« tubacioni ka shpĂ«rthyer


Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

VlonjatĂ«ve tĂ« mi u them ndjesĂ« pĂ«r tĂ«rĂ« kĂ«tĂ« peripeci tĂ« pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi mĂ« nĂ« fund edhe syri i keq pas tĂ«rĂ« kĂ«tyre viteve tĂ« mira pĂ«r VlorĂ«n, e ja qĂ« kush i do tĂ« keqen VlorĂ«s, veç tĂ« keqen do i marrĂ«â€, shkruan ai. /TCH/

Lumezi nuk e pranoi propozimin, KPK e heq nga rendi i ditës



Këshilli Prokurorial i Kosovës ka tërhequr nga rendi i ditës propozimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit për emërimin e zëvendëskryeprokurorit të kësaj zyre, pas refuzimit të kandidatit të propozuar.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, kishte propozuar Aleksandër Lumezin për këtë pozitë, duke u bazuar, siç tha ai, në përvojën e tij të gjatë profesionale dhe pas konsultimeve paraprake. Megjithatë, gjatë ditës u raportua se Lumezi nuk e ka pranuar propozimin.

Pas tërheqjes së kandidaturës, Qalaj deklaroi se e respekton vendimin e Lumezit dhe se për rrjedhojë është tërhequr edhe propozimi nga rendi i ditës së KPK-së. Ai shtoi se çështja e emërimit të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit do të rishqyrtohet në të ardhmen.

“"Pas propozimit qe kam bĂ«rĂ« dhe kam propozuar AeksandĂ«r Lumezin me konsultim dhe me tĂ« duke u bazuar edhe nĂ« pĂ«rvojĂ«n e tij te gjatĂ«, e kam parĂ« tĂ« arsyeshme qe ta propozojĂ« si zĂ«vendĂ«s, mirĂ«po meqĂ« e ka spjeguar situatĂ«n me letrĂ«n e tij dhe unĂ« e tespektoj vullnetin e tij dhe tĂ«rhiqem nga propozimi pĂ«r zĂ«vendĂ«s tĂ« prokurorit tĂ« ahtetut nĂ« tĂ« ardhmen do te shohim", tha ai.

Vendimi i KPK-së lë të hapur procesin për përzgjedhjen e një kandidati tjetër për këtë pozitë të rëndësishme në sistemin prokurorial të vendit, në një periudhë kur institucionet e drejtësisë janë në fokus të reformave dhe vëmendjes publike./kp/

Fondi Pensional mbyll vitin me mbi 300 milionë euro kthim nga investimet



Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se deri më 24 dhjetor 2025 ka realizuar një kthim bruto nga investimet prej 312 milionë euro, duke e bërë vitin 2025 një nga më të suksesshmit në historinë e institucionit.

Sipas njoftimit, meqë për vitin 2024 kthimi bruto nga investimet ishte rreth 244 milionë euro, rezulton se vetëm në dy vjetët e fundit FKPK-ja ka akumuluar kthim bruto nga investimet prej rreth 556 milionë euro.

FKPK thekson se ky ishte “viti i 21-tĂ«, nga gjithsej 24 vjet tĂ« operimit tĂ« FKPK-sĂ«, qĂ« institucioni arrin kthim vjetor pozitiv nga investimet”, ndĂ«rsa “kthimi i akumuluar bruto, prej themelimit e deri nĂ« kĂ«tĂ« datĂ« tĂ« raportimit ka arritur nĂ« rreth 1.3 miliardĂ« euro”.

Në njoftim bëhet e ditur se edhe arkëtimi i kontributeve të reja ka shënuar rritje të ndjeshme.

“ArkĂ«timi i kontributeve tĂ« reja nĂ« 2025-shin, aktualisht nĂ« vlerĂ« prej 354 milionĂ« euro, pasqyron njĂ« ngritje solide, si nĂ« vlerĂ« nominale (prej +36 milionĂ« euro) ashtu edhe nĂ« pĂ«rqindje, prej 12%, nga viti paraprak”, thuhet nĂ« njoftim.

Si rezultat i kontributeve të reja dhe kthimit nga investimet, FKPK njofton se vlera neto e mjeteve nën menaxhim për këtë vit aktualisht është ngritur për rreth 569 milionë euro, duke qenë larg ngritja më e shpejtë ndonjëherë e mjeteve nën menaxhim të FKPK-së.

Sa i pĂ«rket Portofolit Standard, FKPK bĂ«n tĂ« ditur se “performanca e investimeve pĂ«r vitin 2025 Ă«shtĂ« +9.14%”, duke theksuar se ky portofol “ka arritur ta tejkalojĂ« dukshĂ«m inflacionin nĂ« vend”.

Në njoftim thuhet se kjo performancë i atribuohet si vlerësimit pozitiv të indekseve kryesore të tregjeve financiare, por po ashtu edhe alokimeve taktike të FKPK-së, veçanërisht përqendrimit në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Megjithatë, FKPK paralajmëron kujdes për vitin e ardhshëm.

“NĂ« vitin 2026 FKPK-ja do tĂ« mirĂ«mbajĂ« vigjilencĂ«n, ngase trajektorja rritĂ«se e vitit 2025 mund tĂ« ballafaqohet me pengesa nga vlerĂ«simet e larta dhe normat e vazhdueshme tĂ« inflacionit”, thuhet tutje nĂ« njoftim.

NdĂ«rkohĂ«, Portofoli i Balancuar pĂ«r vitin 2025 ka shĂ«nuar rritje prej “+8.97%”, ndĂ«rsa Portofoli Konservativ ka pasur njĂ« performancĂ« prej “+3.43%”, me fokus nĂ« mbrojtjen e kursimeve pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit e moshĂ«s 63 vjeç e sipĂ«r.

Në përfundim, FKPK vlerëson se të tre portofolat investues, përgjatë këtyre dy vjetëve të funksionimit, kanë dhënë shenja tejet inkurajuese, duke ritheksuar se do të vazhdojë strategjinë e saj afatgjatë të investimeve, të kombinuar me veprime taktike në varësi të zhvillimeve globale. /Telegrafi/

Votat e diasporës, KQZ do të nis tërheqjen e pakove me 2 ose 5 janar



Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka sqaruar afatet kohore sa i përket përfundimit të procesit të verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në një konferencë për media ai tha se varet nga dinamika e punës qe zhvillohet në çdo qendër komunale të numërimit.

Elezi tha se nëse nuk përfundon numërimi i votave deri më 31 janar në ora 12, atëherë puna do vazhdojë me 1 janar në ora 16:00.

Ai ka folur edhe për procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, duke theksuar se afatet janë të kushtëzuara edhe nga ditët e festave. Ato do të tërhiqen me 2 janar ose me 5.

“Sa i pĂ«rket kohĂ«s se sa i duhet KQZ pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar verifikimin e rezultateve dhe numĂ«rimin e votave pĂ«r deputet kjo varet nga dinamika e punĂ«s qĂ« zhvillohet nĂ« çdo QKN, jo tĂ« gjitha kanĂ« numĂ«r tĂ« madh
 meqenĂ«se jemi nĂ« prag tĂ« festave nĂ« ato qendra komunale qĂ« nuk do kryhet deri me datĂ« 31 nĂ« ora 12 tĂ« datĂ«s 31 do tĂ« pĂ«rfundoj numĂ«rimi dhe pastaj do kemi pauzĂ« 30 orĂ« pĂ«r tĂ« rifilluar sĂ«rish datĂ«n 1 janar 16:00 pasdite. Sa i pĂ«rket procesit tĂ« tĂ«rheqjes sĂ« pakove me fletĂ«votime jashtĂ« KosovĂ«s pasi jemi kohĂ« festash nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« plani tĂ« KQZ tĂ«rheqja nga kutitĂ« postare do bĂ«het deri me datĂ« 2 janar, nĂ« rast se mund tĂ« ndodh tĂ« ketĂ« festĂ« dhe nuk punojnĂ« postat tĂ« atij vendi atĂ«herĂ« tĂ«rheqja do bĂ«het deri mĂ« datĂ«n 5 janar”, tha Elezi.

Ai ka sqaruar se, sipas legjislacionit në fuqi, numërimi i fletëvotimeve dhe i votave të kandidatëve zhvillohet në faza të ndryshme.

“Sipas Ligjit pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, numĂ«rimi i fletĂ«votimeve tĂ« subjekteve politike tĂ« zgjedhjeve pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s bĂ«het nĂ« vendvotim, pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« procesi i votimit, ndĂ«rkaq, numĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« bĂ«het nĂ« Qendra Komunale tĂ« NumĂ«rimit. PĂ«rveç numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ«, nĂ« kĂ«to qendra, sipas Rregullores Zgjedhore tĂ« KQZ-sĂ« pĂ«r Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit, do tĂ« bĂ«het edhe verifikimi i rezultateve tĂ« subjekteve politike nga formularĂ«t qĂ« janĂ« plotĂ«suar nĂ« vendvotime pas numĂ«rimit tĂ« fletĂ«votimeve. Ky proces, i njĂ«jtĂ« do tĂ« bĂ«het nĂ« 38 Qendra Komunale tĂ« NumĂ«rimit, nĂ« tĂ« cilat do tĂ« punohet me dy orare. NumĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve dhe verifikimi i rezultateve, do tĂ« bĂ«het duke ofruar transparencĂ« tĂ« plotĂ« dhe nĂ«n monitorimin e vĂ«zhguesve”, tha Elezi.

Më tej, ai ka prezantuar edhe të dhënat preliminare për votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta si dhe votimin jashtë Kosovës dhe përmes postës.

"Sipas tĂ« dhĂ«nave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, nĂ« 38 komuna tĂ« vendit, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si janĂ« evidentuar nĂ« sistem mbi 9,900 votues tĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« votuar me kusht. SĂ« shpejti do tĂ« kemi edhe tĂ« dhĂ«nat nga votimi i personave me nevoja tĂ« veçanta, i cili Ă«shtĂ« realizuar jashtĂ« vendvotimeve. Numri i votuesve tĂ« regjistruar nĂ« kĂ«tĂ« program votimi ka qenĂ« 2,860. Nga votimi jashtĂ« KosovĂ«s, respektivisht nga votimi nĂ« 29 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanĂ« votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. NdĂ«rkaq, nga votimi pĂ«rmes postĂ«s, numri i pĂ«rgjithshĂ«m i votuesve tĂ« regjistruar ka qenĂ« rreth 58 mijĂ«. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi tĂ« dhĂ«na pĂ«rfundimtare pĂ«r numrin e pakove me fletĂ«votime pasi kĂ«to tĂ« dhĂ«na do t’i kemi pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« tĂ«rheqjes sĂ« tyre nga kutitĂ« postare. Sipas tĂ« dhĂ«nave preliminare, vetĂ«m nga tĂ«rheqjet e dy kutive postare, nĂ« Berlin dhe Bern, janĂ« tĂ«rhequr 18 mijĂ« pako tĂ« supozuara me fletĂ«votime”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve po zhvillohet në përputhje me ligjin dhe me transparencë të plotë, nën vëzhgimin e mekanizmave përkatës./KP/

KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë


Dhoma e Tregtisë uron LVV-në për fitoren dhe kërkon fokus në sfidat ekonomike



Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës.

“NĂ« emĂ«r tĂ« komunitetit tĂ« biznesit, i urojmĂ« fitore fituesit tĂ« zgjedhjeve, LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe kryeministrit, z. Albin Kurti dhe i dĂ«shirojmĂ« suksese nĂ« udhĂ«heqjen e institucioneve tĂ« vendit,” thuhet nĂ« reagimin e DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ«.

DhTIK ka shprehur pritjet për formimin e shpejtë të institucioneve dhe për orientimin e qeverisë së re drejt ekonomisë.

“DhTIK pret formimin e shpejt tĂ« institucioneve tĂ« reja dhe qĂ« qeveria e re tĂ« ketĂ« fokus nĂ« tejkalimin e shumĂ« sfidave me tĂ« cilat Ă«shtĂ« duke u pĂ«rballur ekonomia,” thuhet mĂ« tej.

Në reagim theksohet edhe gatishmëria për bashkëpunim me institucionet shtetërore.

“Dhoma mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« vazhdimin e angazhimit tĂ« saj tradicional tĂ« qenit njĂ« partner aktiv dhe konstruktiv i institucioneve nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« zhvillimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KosovĂ«s,” vlerĂ«son DhTIK.

Sipas Dhomës së Tregtisë, bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit privat është thelbësor për zhvillimin ekonomik.

“BesojmĂ« shumĂ« se dialogu i hapur ndĂ«rmjet qeverisĂ« dhe sektorit privat Ă«shtĂ« çelĂ«si pĂ«r njĂ« KosovĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« ekonomikisht dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r qytetarĂ«t e saj,” pĂ«rfundon reagimi. /Telegrafi/

Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK-së: Shembull i lidershipit demokratik



Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të LDK-së, ku ka vlerësuar punën e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si një shembull të lidershipit të përgjegjshëm dhe të orientuar nga standardet demokratike.

“Lumir Abdixhiku pĂ«rfaqĂ«son njĂ« model tĂ« lidershipit tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m. Ai udhĂ«hoqi njĂ« proces tĂ« thellĂ« reformues brenda Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK), duke e orientuar partinĂ« drejt standardeve programore, profesionale dhe morale qĂ« i shĂ«rbejnĂ« interesit publik dhe jo kalkulimeve afatshkurtra politike”, ka shkruar Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai shtoi se Abdixhiku ka investuar në një ekip kompetent dhe program substancial.

“Investimi i tij nĂ« njĂ« program substancial dhe nĂ« njĂ« ekip pĂ«rfaqĂ«sues dhe kompetent Ă«shtĂ« njĂ« deklaratĂ« e qartĂ« se politika duhet tĂ« ndĂ«rtohet mbi ide, vlera dhe kapacitete reale”, tha Rama.

Rama vlerësoi gjithashtu qasjen e Abdixhikut ndaj kundërshtarëve politikë.

“Lumiri, me vetĂ«dije tĂ« plotĂ« politike, refuzoi tĂ« bĂ«het pjesĂ« e diskursit fyes dhe pĂ«rçarĂ«s qĂ« ka dĂ«mtuar pĂ«r vite me radhĂ« kulturĂ«n politike nĂ« vend. Ai refuzoi nĂ«nçmimin e kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ«, duke zgjedhur maturinĂ«, respektin institucional dhe gjuhĂ«n e pĂ«rgjegjshme si mjete tĂ« konkurrencĂ«s demokratike”, ka theksuar tutje kryetari i PrishtinĂ«s.

Sipas Ramës, vizioni dhe integriteti i Abdixhikut u dëshmuan edhe përmes zgjedhjes së njerëzve jashtë partisë për të shërbyer qytetarëve.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« standard qĂ« e afron politikĂ«n me shtetin dhe jo me interesin e ngushtĂ« partiak dhe Ă«shtĂ« pĂ«r t’u marrĂ« shembull”, tha Rama.

Rama përfundoi postimin duke theksuar respektin e Abdixhikut për rezultatet dhe rregullat demokratike.

“Me dinjitet institucional e udhĂ«hoqi procesin dhe me po aq dinjitet mbrĂ«mĂ« e pranoi rezultatin, duke treguar respekt pĂ«r rregullat demokratike dhe pĂ«r vullnetin e qytetarĂ«ve. Kjo qasje dĂ«shmon vizionin, pjekurinĂ« dhe progresin e tij si politikan. Ky Ă«shtĂ« modeli i lidershipit qĂ« ndĂ«rton dhe qĂ« bashkon shoqĂ«rinĂ«, dhe qĂ« i duhet vendit edhe nĂ« tĂ« ardhmen”, u shpreh Rama. /Telegrafi/


Sulmohet një police në Graçanicë



Një rast i pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është raportuar nga policia se ka ndodhur në Graçanicë.

Sipas njoftimit zyrtar, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi është ndaluar nga njësia policore, ka penguar dhe sulmuar zyrtarët e policisë.

Si pasojë, një zyrtare policore ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është referuar prokurorit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës



NjĂ« lajmĂ«rim pĂ«r njĂ« mjet tĂ« dyshuar bombĂ« ka shkaktuar mobilizim tĂ« njĂ«sive tĂ« sigurisĂ« nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.

Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll të plotë, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Me konsultim të prokurorit, rasti është regjistruar dhe vazhdon të hetohet si lajmërim i rremë. /Telegrafi/

Çështja e presidentit, Kurti: Fillimisht bisedoj me Osmanin e  pastaj me opozitĂ«n



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbrëmë ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se tashmë po përgatiten për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, Kurti ka nënvizuar se çështja e zgjedhjes së Presidentit do të jetë prioritet vetëm pas disa hapave të tjerë.

“SĂ« pari tĂ« presim certifikimin nga KQZ, dhe pastaj menjĂ«herĂ« e konstituojmĂ« Kuvendin dhe themelojmĂ« qeverinĂ«,” tha ai, duke shtuar se bashkĂ«punimi me opozitĂ«n do tĂ« jetĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r disa procese, pĂ«rfshirĂ« edhe çështjen e presidentit.

Kurti u shpreh se për postin e presidentit njëherë do të flas me presidenten aktuale Vjosa Osmanin e më pastaj me partitë opozitare.

“Por, natyrisht qĂ« nuk do tĂ« vonohemi pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. Na duhet tĂ« bisedojmĂ« edhe me opozitĂ«n pĂ«r presidentin e ardhshĂ«m. Por, sĂ« pari do tĂ« bisedoj me presidenten aktuale, qĂ« tĂ« shohim hapat e ardhshĂ«m. Por, dihet qĂ« edhe pĂ«r zgjedhjen e presidentit, na duhen 80 veta nĂ« sallĂ«, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« na duhet tĂ« bisedojmĂ«. Por, ky s’ështĂ« as hapi i dytĂ«, por i tretĂ«. Por, njĂ«herĂ« certifikimi”, tha Kurti. /Telegrafi/

Mbi 60% për LVV-në në Mitrovicë e Gjilan, fitore bindëse në 7 komunat e mëdha



Në Kosovë të dielën më 28 dhjetor u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Këto zgjedhje prodhuan ndryshime të dukshme në raportet e forcave politike në vend.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mbi 99 për qind të vendvotimeve të rregullta të numëruara, LVV ka marrë 49.30 për qind të votave, apo 429,979 vota, duke u renditur bindshëm në vendin e parë.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur si partia e parë, dhe ka fituar plot në 24 komuna, 7 prej të cilave janë më të mëdhatë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këto shtatë komuna ka përfunduar numërimi dhe rezultatet janë si vijon:

Në Prishtinë, LVV ka marrë 52,94 %, LDK 21,98% PDK 19,17% dhe AAK 3,66%.

NĂ« Prizren, LVV ka siguruar 51,07% e ndjekur nga PDK me 21,80%, LDK me 8,73% dhe AAK me 2,93%

Në Pejë, LVV ka marrë 48,27%, LDK 21,67%, AAK ka 13,55% dhe PDK ka 10,28% të votave.

Në Mitrovicë, LVV ka siguruar 65,08%, PDK 27,13%, LDK 4,62% dhe AAK 0,81%.

Në Gjilan, LVV ka marrë 62,09%, LDK 16,47% , PDK ka 15,33% dhe AAK 2.08%,

Në Ferizaj, LVV ka siguruar 60,18%, PDK 24,37%, LDK 9,32% dhe AAK 2,31% të votave.

Në Gjakovë, LVV ka marrë 53,88%, AAK 22,97%, LDK 9,75% dhe PDK 9,58% të votave.

Fitorja në këto komuna konsiderohet me rëndësi të veçantë politike, pasi ato përfaqësojnë pjesën më të madhe të elektoratit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në balancat e përgjithshme të pushtetit në nivel qendror.

Rezultatet aktuale janë preliminare dhe nuk përfshijnë ende votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votimin nga diaspora. /Telegrafi/

Rënie e temperaturave këtë javë, acar gjatë natës dhe mëngjesit



Kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar, për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Kurse sot e hënë, moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Telegrafi/

Përfundon numërimi në katër komuna - LVV kryeson në tri prej tyre



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet ku deri më tani janë procesuar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsejtë.

Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë.

Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota.

Kujtojmë se këto dy komuna në nivel lokal drejtohen nga AAK dhe LDK të cilat në zgjedhjet e sotme janë renditur të dytat.

Në Junik gjithashtu e para ka dalur LVV me 36,08% apo 779 vota duke lënë pas AAK me 32.05% apo 692 vota.

Kurse në Mamushë e para është KDTP me 67,48% apo 1 mijë e 942 vota, kurse LVV është e dyta me 19.49% apo 561 vota.

Kujtojmë se këto janë rezultate preliminare dhe se ato zyrtare do të konfirmohen në ditët në vijim. /Telegrafi/

Policia ndalon pesë persona në një veturë me targa serbe, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin në Gjilan



Policia e Kosovës ka ndaluar pesë persona të cilët me një veturë me targa serbe që tentuan të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin në fshatin Doberqan, pranë Gjilanit.

Sipas një përgjigje për Telegrafin, patrulla policore ka ndërhyrë rreth orës 05:50, duke ndaluar veturën ku udhëtonin pesë persona.

Pas dërgimit në gjykatë dhe shqiptimit të gjobës, të njëjtit janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

“Me datĂ« 28.12.2025 rreth orĂ«s 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor pĂ«r MbikĂ«qyrje tĂ« Kufirit Gjilan, nĂ« fshatin Doberqan, kanĂ« ndalur njĂ« veturĂ« me targa tĂ« SerbisĂ« qĂ« kishte hyrĂ« nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« ilegale. NĂ« veturĂ« janĂ« hasur pesĂ« persona tĂ« cilĂ«t pas dĂ«rgimit nĂ« gjykatĂ« dhe pas shqiptimit tĂ« gjobĂ«s, janĂ« dĂ«rguar nĂ« PikĂ«n e Kalimit Kufitar Dheu i BardhĂ«â€, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e policisĂ«.

Sipas raportimeve mediatike, së paku njëri nga personat e ndaluar është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe dyshohet se mbështet informacionet për planet e Serbisë që mund të cenojnë procesin zgjedhor. /Telegrafi/

Prokurori i Shtetit: Asnjë person nuk është ndaluar për vepra penale gjatë procesit zgjedhor



Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se deri në mbylljen e procesit të votimit, nuk është ndaluar asnjë person për vepra penale kundër të drejtave të votimit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rreth 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar gjatë ditës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Prokuroria ka marrë disa informata gjatë ditës dhe pas verifikimit të tyre, është konstatuar se vetëm pesë raste paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale. Të gjithë të dyshuarit në këto raste janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti i parĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Ranillug – Gjian pĂ«r veprĂ«n penale ‘Cenimi i pĂ«rcaktimit tĂ« lirĂ« tĂ« votuesve’, ku e dyshuara Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt. Rasti i dytĂ« nĂ« ZhegĂ«r – Gjilan, pĂ«r veprat penale ‘Pengim i procesit tĂ« votimit’ dhe ‘Cenimi i fshehtĂ«sisĂ« sĂ« votimit’, i dyshuari Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt. Rasti i tretĂ« nĂ« Prizren pĂ«r ‘AsgjĂ«simin e dokumenteve tĂ« votimit’, i dyshuari Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt dhe rasti i katĂ«rt nĂ« Drenas pĂ«r ‘Cenimin e fshehtĂ«sisĂ« sĂ« votimit’ dhe rasti i pestĂ« nĂ« SuharekĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n vepĂ«r, tĂ« dy janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, thuhet nĂ« njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kujdeset për procesin gjatë numërimit të votave në vendvotime dhe deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale.

Në fund të njoftimit, Zyra e Kryeprokurorit falënderoi qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile.

“Faleminderit qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, mediave dhe shoqĂ«risĂ« civile pĂ«r bashkĂ«punimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qĂ«llim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme tĂ« veprave penale lidhur me kĂ«to zgjedhje”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 19 vjeçare



Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Greme të Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pasagjerja e veturës një femër rreth 19 vjeçe, ka humbur jetën dhe vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

"Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", ka thënë Veseli.

Shoferi i automjetit, një mashkull 20-vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet aktualisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, si dhe një ekip zjarrfikësish, për të ekzaminuar rrethanat e aksidentit.

"Për të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes", tha ai. /Telegrafi/

Haradinaj: AAK e gatshme të bashkëpunojë me PDK-në dhe LDK-në për qeverinë



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve për të komentuar rezultatet preliminare dhe procesin zgjedhor.

Ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar me partitë opozitare në krijimin e institucioneve të reja.

“AAK nuk ka vĂ«nĂ« kushte dhe nuk vendos kushte pĂ«r opozitĂ«n. LDK dhe PDK e kanĂ« njĂ« partner dhe jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me ta pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vendit njĂ« qeveri”, tha Haradinaj.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e diasporës në këtë proces.

“Sot ka fituar demokracia jonĂ«. Ju falĂ«nderoj qĂ« e mbani gjallĂ« demokracinĂ«, falĂ«nderim diasporĂ«s tonĂ« qĂ« edhe kanĂ« votuar atje dhe kanĂ« ardhur kĂ«tu me votuar”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj komentoi gjithashtu rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

“PĂ«r ne Ă«shtĂ« konfirmuar rezultati 8%, qĂ« Ă«shtĂ« rreth 9 mandate. E presim rezultatin final, numĂ«rin e tĂ« gjitha votave dhe si i tillĂ« ky rezultat na bĂ«n krenar.”

Ai gjithashtu komentoi situatën politike dhe bllokadën e mëparshme.

“Jemi ballafaquar me partinĂ« nĂ« shtet tash e pesĂ« vjet dhe pĂ«rkundĂ«r zhvillimeve qĂ« kanĂ« ndodhur, shihet qĂ« bllokada 1-vjeçare e Kurtit nuk jep rezultatin e pritur prej tij. Ende jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«. Ne jemi dakord qĂ« tĂ« veprohet me shpejtĂ«si pĂ«r tĂ« krijuar institucionet. PĂ«r tĂ« pasur qeveri, Kosova duhet tĂ« presĂ« njĂ« marrĂ«veshje mes LDK-sĂ« dhe PDK-sĂ«, pĂ«r shkak se bllokada Ă«shtĂ« shkaktuar nga LVV e Kurtit”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e 28 dhjetorit brenda Kosovës



Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të mbeten në histori për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës.

Sipas të dhënave të përpunuara nga mbi 99.57% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës arrin në 899,567.

Në përqindje, kjo do të thotë se 45% e votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Ky është një rekord i ri, duke e kaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, ku në vendvotime kishin votuar 871,662 qytetarë. Duke përfshirë edhe votat e diasporës dhe ato në përfaqësi, numri atëherë kishte arritur në total 966, 283.

Zgjedhjet e fundit kanë përkuar me periudhën e pushimeve, kur qindra mijëra qytetarë nga diaspora janë kthyer në Kosovë, një faktor që ka ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes dhe ka qenë temë kryesore gjatë javëve të fundit./Telegrafi/

"E treta e vërteta"- nisin festimet e simpatizantëve të LVV-së në Prishtinë



Pas publikimit tĂ« rezultateve tĂ« para nga Exit Poll-et, simpatizantĂ« tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV) janĂ« mbledhur nĂ« sheshin “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« PrishtinĂ«, ku kanĂ« nisur festimet.

Në shesh janë parë qytetarë të shumtë me flamuj dhe simbole të LVV-së, ndërsa atmosfera është festive.

Në mesin e tyre janë parë edhe automjete të dekoruara me sloganin politike dhe mesazhe mbështetësen për liderin e LVV-së, Albin Kurti që kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Festimet po zhvillohen në mënyrë paqësore, ndërsa në terren janë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Rezultatet mbeten ende paraprake, ndërsa pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë të dhënat zyrtare në orët në vijim. /Telegrafi/

KQZ: Procesi zgjedhor ishte i qetë dhe i rregullt, pjesëmarrja 44.56% deri në orën 19:00



Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas mbylljes së vendvotimeve, ka deklaruar se procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa incidente që do të mund ta cenonin integritetin e zgjedhjeve.

"Deri nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« qĂ« po flasim nuk janĂ« evidentuar incidente qĂ« do tĂ« mund tĂ« cenonin integritetin zgjedhor”, tha Radoniqi.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës kanë pasur vetëm disa probleme teknike me energjinë elektrike.

“Kemi pasur tri raportime pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« nĂ« tri qendra votimi nĂ« Rahovec, Dragash dhe Han tĂ« Elezit", u shpreh ai.

Sipas Radoniqit, këto probleme janë tejkaluar dhe se nga komunikimet tona me KEDS, në secilën qendër ka energji dhe do të vazhdojë të ketë.

Duke folur për pjesëmarrjen në votime, Radoniqi njoftoi se sipas të dhënave preliminare nga 98 për qind e vendvotimeve, dalja në zgjedhje ishte 44.56%.

“Numri i qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« votuar deri nĂ« orĂ«n 19:00 Ă«shtĂ« 819 mijĂ« e 859 votues, apo 44.56 pĂ«r qind", tha Radoniqi.

Ai krahasoi pjesëmarrjen edhe me zgjedhjet e kaluara.

“NĂ« zgjedhjet e mbajtura mĂ« 9 shkurt, deri nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« kishin votuar 40.04 pĂ«r qind apo 789 mijĂ« e 172 votues, ndĂ«rsa nĂ« rezultatet e certifikuara numri i pĂ«rgjithshĂ«m i votuesve kishte qenĂ« 871 mijĂ« e 662”, u shpreh Radoniqi.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave do të vazhdojë sipas procedurave ligjore, ndërsa rezultatet zyrtare do të publikohen në ueb faqen e KQZ./Telegrafi/

❌