❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron shfaqet me syze dielli në punë - pamje të rralla nga kabineti qeveritar



Emmanuel Macron shkoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« punĂ« duke mbajtur syze dielli dhe i kĂ«rkoi stafit dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve ta “pranonin” kĂ«shtu, duke ironizuar me situatĂ«n.

Kjo shfaqje vjen një ditë pas publikimit të pamjeve ku presidenti francez u shfaq në publik me një sy të kuq dhe të gjakosur, gjë që nxiti kuriozitet dhe shqetësim te qytetarët.

Pallati Elize reagoi menjëherë, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shqetësoheshin dhe duke sqaruar se bëhej fjalë për një enë gjaku të çarë në sy.

Zyrtarët theksuan se situata nuk përbënte rrezik për shëndetin e presidentit dhe se ishte një problem i përkohshëm.

NĂ« njĂ« ton mĂ« lehtĂ«sues dhe humoristik, Macron shfrytĂ«zoi rastin pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« shaka “tani kam shikimin e njĂ« tigri,” u shpreh ai, duke e kthyer problemin e vogĂ«l shĂ«ndetĂ«sor nĂ« njĂ« moment qesharak.

Shfaqja e tij me syze dielli u prit me buzĂ«qeshje nga stafi dhe komentuesit e mediave sociale, disa prej tĂ« cilĂ«ve e komentuan se kjo i shton njĂ« “aura misterioze dhe sportive” figurĂ«s sĂ« presidentit. /Telegrafi/

😎 Macron came to work wearing sunglasses and asked everyone to bear with him like that

The day before, the French president appeared in public with a bloodshot eye. The ÉlysĂ©e Palace asked people not to worry and assured that it was a burst blood vessel.

Macron joked that he
 pic.twitter.com/KlVwvIym2Q
— NEXTA (@nexta_tv) January 17, 2026

Egjipti dhe Etiopia përplasen për lumin Nil, Trump ofrohet si ndërmjetësues



Presidenti amerikan Donald Trump ofroi të premten të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen për ujërat e lumit Nil midis Egjiptit dhe Etiopisë.

“Jam i gatshĂ«m tĂ« rinis ndĂ«rmjetĂ«simin amerikan mes Egjiptit dhe EtiopisĂ« pĂ«r ta zgjidhur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme dhe pĂ«rfundimtare çështjen e ‘ndarjes sĂ« ujĂ«rave tĂ« Nilit’”, shkroi Trump nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, e cila u publikua gjithashtu nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« rrjetin social Truth Social.

Inaugurimi i Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane, i mbajtur më 9 shtator nga autoritetet etiopiane, ka shkaktuar zemërim në Kajro, pasi Egjipti ndodhet në pjesën e poshtme të rrjedhës së Nilit dhe varet ndjeshëm nga ujërat e tij.

Etiopia, shteti i dytĂ« mĂ« i populluar nĂ« AfrikĂ« me mbi 120 milionĂ« banorĂ«, e konsideron digĂ«n — me njĂ« kosto prej 5 miliardĂ« dollarĂ«sh dhe tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« njĂ« nga degĂ«t e Nilit — si njĂ« projekt kyç pĂ«r zhvillimin dhe ambiciet e saj ekonomike.

Egjipti pretendon se diga shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe se funksionimi i saj mund të shkaktojë si thatësira ashtu edhe përmbytje, akuza që Etiopia i hedh poshtë.

Dy vendet nuk kanë ende një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht detyruese për ndarjen e ujërave të Nilit, ndërsa mosmarrëveshja zgjat prej vitesh. Lumi Nil përbën një çështje ekzistenciale si për Egjiptin ashtu edhe për Etiopinë. Marrëveshjet e mëparshme historike u jepnin Egjiptit dhe Sudanit pothuajse të gjithë ujin e Nilit, pa përfshirë Etiopinë, e cila nuk i njeh këto marrëveshje.

Përpjekja e fundit e rëndësishme për një zgjidhje diplomatike u bë në vitin 2015, kur Etiopia, Egjipti dhe Sudani nënshkruan Deklaratën e Parimeve. Kjo marrëveshje shërbeu si një kornizë politike që njeh nevojën për bashkëpunim, por nuk përcakton rregulla të qarta dhe detyruese ligjërisht.

Më pas pasuan negociata shumëvjeçare, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Afrikan, Shtetet e Bashkuara dhe Banka Botërore, por pa arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Egjipti kërkon garanci për sigurinë e furnizimit me ujë, ndërsa Etiopia insiston në të drejtën për të shfrytëzuar burimet e saj natyrore për zhvillim ekonomik. Për momentin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të bëjë lëshime të mjaftueshme, duke e mbajtur të hapur një përplasje të vazhdueshme diplomatike mes dy vendeve. /Telegrafi/

Si një ide qesharake u bë hit - ngrohja në mënyrë të pazakontë e ushqimit



Një grua nuk kishte mundësi të ngrohte ushqimin e saj në punë, por papritmas i erdhi një ide qesharake dhe krejt e pazakontë.

Ajo e realizoi këtë ide dhe rezultati ishte kaq i bukur sa menjëherë u bë hit në internet, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë që e panë.

Ky është një shembull perfekt i asaj që quhet shpikje dhe mendje e shpejtë!

Kur njerëzit hasin një problem, shpesh zgjidhja më kreative është ajo që nuk ta pret.

Disa gjëra të vogla, por të zgjuara, mund të bëhen të famshme menjëherë dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/


ChatGPT pĂ«lqen qĂ« t’i drejtoheni ashpĂ«r



Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.

Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.

Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.

Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /Telegrafi/

Iranianët kërcënojnë forcat amerikane në Katar



Një kanal në Telegram, i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, ka kërcënuar forcat amerikane në Katar.

Kanali pretendon se ka identifikuar hotelin në Doha ku janë zhvendosur komandantët dhe oficerët e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, pas evakuimit të bazës Al-Udeid.

“Zhvendosja e ngathĂ«t e komandantĂ«ve dhe oficerĂ«ve tĂ« KomandĂ«s Qendrore tĂ« SHBA-sĂ« nga baza Al-Udeid nĂ« Hotelin Sheraton nĂ« Doha, dhe transferimi i dhomĂ«s sĂ« operacioneve tĂ« sabotimit nĂ« kĂ«tĂ« hotel, nuk do t'i mbrojĂ« ata nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nga njĂ« pĂ«rgjigje vendimtare dhe e fuqishme e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit, nĂ« rast tĂ« ndonjĂ« agresioni kundĂ«r territorit iranian,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e kanalit Sepah Pasdaran.

A Telegram channel affiliated with Iran’s Revolutionary Guards has threatened US forces in Qatar, claiming it has identified the hotel in Doha where commanders and officers from United States Central Command have relocated after evacuating the Al-Udeid base.

“The clumsy
 pic.twitter.com/Zf6wxXwm3J
— Iran International English (@IranIntl_En) January 17, 2026

Kanalit iu bashkĂ«ngjit edhe njĂ« fotografi dhe mbishkrim tĂ« publikuar nga njĂ« tjetĂ«r kanal i quajtur “Operations Center Media”.

Ky incident shton tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, teksa marrëdhëniet tashmë të tensionuara mbeten të ndjeshme në rajon.

Ndryshe, SHBA-ja ka përkrahur protestat e qytetarëve iranianë që shpërthyen si pasojë e shkaqeve ekonomike. /Telegrafi/

Pamje tĂ« rralla tĂ« vitit 2025 nga bisedimet pĂ«r paqe nĂ« UkrainĂ« - Macron ia prish gjumin Trumpit pĂ«r t’i kumtuar lajmin e mirĂ«



Pamjet e publikuara së fundmi, të realizuara më 10 maj 2025, tregojnë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj pranimit të propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim me Rusinë.

GjatĂ« njĂ« bisede tĂ« regjistruar, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht i kĂ«rkoi falje Trumpit qĂ« po e telefononte herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes (06:00, sipas kohĂ«s lokale nĂ« SHBA), pĂ«r t’i kumtuar lajmin se “Zelensky kishte pranuar propozimin e tij pĂ«r njĂ« armĂ«pushim 30-ditor”.

“Tani kemi vendosur tĂ« mbĂ«shtesim njĂ« armĂ«pushim qĂ« do tĂ« nisĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n dhe qĂ« duhet tĂ« zgjasĂ« 30 ditĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« fillojmĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, thuhet nĂ« narracion, duke iu referuar marrĂ«veshjes sĂ« arritur mes liderĂ«ve evropianĂ« dhe Zelenskyt nĂ« Kiev.

“NĂ«se armĂ«pushimi shkelet, evropianĂ«t dhe amerikanĂ«t do tĂ« pĂ«rgatisin dhe koordinojnĂ« sanksione nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€, shton mĂ« pas lideri francez.

Newly released footage from May 10, 2025 shows Trump’s reaction to Zelensky accepting his ceasefire proposal:

Macron: Zelensky accepted your proposal for a 30-day ceasefire.

Trump: Ohhhh, good! Nobel Prize. You are the greatest.pic.twitter.com/ux6iPJwsML
— Clash Report (@clashreport) January 17, 2026

Reagimi i liderit amerikan ishte spontan dhe entuziast “Ohhhh, mirĂ«! Çmimi Nobel. Je mĂ« i madhi”.

Të pranishëm gjatë bisedës ishin edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në të njëjtën kohë, Zelensky i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin, një kërkesë që mori mbështetje pozitive nga presidenti amerikan.

Ndërkohë, delegacioni ukrainas ndodhet në SHBA për të diskutuar një plan paqeje me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën në vitin 2023. /Telegrafi/

Në Uashington pritet të hiqen të gjitha kamerat e trafikut - si po e arsyetojnë propozimin zyrtarët e shtetit



Departamenti i Transportit i qytetit planifikon të heqë kamerat e trafikut në Uashington, përfshirë ato për shpejtësi, drita të kuqe dhe shenja ndalimi.

Nëse miratohet, masa mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

Kamerat për kalimin në semafor me të kuqe u vendosën për herë të parë në 1999, më pas u instaluan qindra të tjera për shpejtësi dhe shenja ndalimi.

Aktualisht ka 546 kamera në D.C., me gjoba nga 100 deri 500 dollarë.

Projekt-dokumenti i dërguar në Shtëpinë e Bardhë propozon ndalimin e kamerave si pjesë e ligjit të ardhshëm për transportin.

Kritikët thonë se kamerat shërbejnë më shumë për të gjeneruar të ardhura se sa për sigurinë publike; në 2025 ato sollën 267,3 milionë dollarë.

Kryetarja Muriel Bowser argumenton se kamerat janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve dhe ruajtjen e sigurisë, dhe heqja e tyre do të shkaktonte mungesë prej miliardë dollarësh.

Disa anëtarë të këshillit të qytetit paralajmërojnë se pa kamera, policia do të kishte më shumë barrë për zbatimin e ligjit dhe burimet do të ishin të mbingarkuara. /Telegrafi/

ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori



Numri i personave të mbajtur në paraburgim nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arritur një rekord të ri.

Në fakt, ICE ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 70 mijë të burgosurve, në historinë 23-vjeçare të këtij agjencie për deportime, tregojnë të dhënat e brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Deri të enjten, ICE mbante në paraburgim rreth 73 mijë persona në të gjithë Shtetet e Bashkuara që përballeshin me deportim, një shifër më e lartë se çdoherë tjetër dhe një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i paraburgosurve ishte nën 40 mijë, tregojnë të dhënat e brendshme statistike që CBS News ka siguruar.

Administrata Trump synonte të mbante mbi 100 mijë të paraburgosur në çdo kohë si pjesë e fushatës për deportime masive.

Rreth 67 mijë prej të paraburgosurve janë të rritur të vetëm, ndërsa 6000 janë familje me fëmijë të mitur.

ICE mban persona për shkelje imigracioni dhe krime, duke përfshirë edhe ata me dënime penale.

Rreth 47 për qind e të paraburgosurve kanë akuza ose dënime penale; të tjerët janë vetëm shkelës civilë të ligjit të imigracionit.

Grupi pa histori penale ka shënuar rritjen më të shpejtë në muajt e fundit.

Rritja u mundësua nga financimi i jashtëzakonshëm prej 45 miliardë dollarësh dhe zgjerimi i kapaciteteve, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake si Fort Bliss. /Telegrafi/

Kina dhe Kanadaja lehtësojnë tarifat tregtare



Lideri kinez, Xi Jinping dhe kryeministri kanadez, Mark Carney njoftuan njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ulje tarifash pas takimit tĂ« tyre nĂ« Pekin, duke shĂ«nuar njĂ« “riformatim” tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve.

Kina pritet të ulë tarifat për vajin e kanolës kanadeze nga 85 në 15 për qind, ndërsa Kanadaja do të tarifojë automjetet elektrike kineze me 6.1 për qind.

Marrëveshja vjen pas viteve të tensioneve dhe tarifave reciproke dhe mund të hapë rrugën për investime të reja kineze në Kanada, raporton bbc.

Carney nĂ«nvizoi se Kanadaja po pĂ«rpiqet tĂ« diversifikojĂ« tregtinĂ« jashtĂ« SHBA-sĂ« dhe se diskutimet me Pekinin kanĂ« qenĂ« “realiste dhe me respekt”.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, ai theksoi se Kanadaja nuk pajtohet me Kinën për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtat e njeriut, ndërhyrjet në zgjedhje dhe kufijtë e negociatave.

Marrëveshja përfshin gjithashtu ulje tarifash për disa ushqime kanadeze, duke lehtësuar prodhuesit vendas.

Xi e pĂ«rshkroi zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve si “tĂ« shĂ«ndetshme dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, tĂ« dobishme pĂ«r paqen dhe prosperitetin botĂ«ror.

Kjo vizitë shënon takimin e parë të një kryeministri kanadez në Kinë pas gati një dekade, duke rihapur dyert për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy fuqive. /Telegrafi/

Irani i vret protestuesit, por fajin ia hedh SHBA‑sĂ«



Megjithëse forcat iraniane po shtypin protestat dhe po vrasin protestues anembanë vendit, autoritetet iraniane vazhdojnë ta mbajnë presidentin amerikan përgjegjës për viktimat.

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, ka deklaruar se e mban Donald Trump pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r “viktimat, dĂ«met dhe shpifjet qĂ« ka drejtuar ndaj kombit iranian” gjatĂ« protestave tĂ« fundit.

Kjo deklaratë vjen përmes mesazhit të parë në rrjetet sociale në gjuhën persiane që nga 12 janari, duke rikthyer vëmendjen tek roli i jashtëm që, sipas tij, ka ndikuar në trazirat e brendshme të Iranit.

— (@)

Khamenei ka akuzuar mĂ« parĂ« protestuesit se vepronin nĂ« pĂ«rputhje me interesat e “terroristĂ«ve tĂ« huaj”, duke pĂ«rfshirĂ« liderin aktual amerikan, dhe i ka konsideruar veprimet e tyre si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar stabilitetin dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« vendit.

Lideri suprem iranian thekson rëndësinë e ruajtjes së unitetit kombëtar dhe shpreh shqetësimin për ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të Iranit.

Ky mesazh reflekton tensionet e vazhdueshme midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe thekson retorikën e ashpër të Khameneit ndaj figurave politike perëndimore, të cilat ai i sheh si kërcënim për sovranitetin iranian.

Ndryshe, Trump kishte paralajmëruar se do ta pësonin shumë keq udhëheqësit iranianë, nëse do të vazhdonin t'i vrisnin protestuesit. /Telegrafi/

Ministri turk, Yerlikaya: 17 të kërkuar nga drejtësia, përfshirë një në Kosovë - u arrestuan dhe u sollën në Turqi



Autoritetet turke njoftuan se kanë arrestuar 17 persona të kërkuar, përfshirë edhe një shtetas turk në Kosovë, në kuadër të një operacioni të përbashkët me 11 vende evropiane.

M.U., i akuzuar për abuzim seksual me fëmijë, u arrestua në Kosovë dhe u dorëzua në Turqi, kanë bërë të ditur autoritetet turke.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në rrjetet sociale, foli për këtë operacion të madh me Interpolin dhe Europolin.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« njoftimit tĂ« kuq dhe difuzionit tĂ« kuq, gjithsej 17 tĂ« arratisur – 12 nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar dhe 5 nĂ« nivel kombĂ«tar – janĂ« arrestuar dhe sjellĂ« nĂ« vendin tonĂ« si rezultat i operacioneve dhe bashkĂ«punimit me GjermaninĂ«, Irakun, Azerbajxhanin, Bosnje-HercegovinĂ«n, BjellorusinĂ«, GjeorgjinĂ«, ItalinĂ«, Kirgistanin, KosovĂ«n, MaqedoninĂ« e Veriut dhe GreqinĂ«â€, deklaroi ai.

“TĂ« arratisurit qĂ« kĂ«rkoheshin ndĂ«rkombĂ«tarisht me njoftim tĂ« kuq dhe difuzion tĂ« kuq janĂ«: İ.F., E.T., A.B., K.B., D.H., Ö.V., M.D., R.Ö., R.Y., M.U., O.Y. dhe İ.D., ndĂ«rsa ata qĂ« kĂ«rkoheshin nĂ« nivel kombĂ«tar janĂ«: B.G., M.D., S.T., M.S. dhe H.M.K. Ata janĂ« arrestuar dhe dorĂ«zuar”, shtoi ministri.

Në kuadër të punës së koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria Interpol-Europol, Ministria e Drejtësisë, KOM, Drejtoritë e Inteligjencës dhe Krimeve Kundër Narkotikëve, si dhe Drejtoritë e Rendit, Krimeve Kibernetike, Trafikut të Paligjshëm të Emigrantëve dhe Pikat Kufitare, u realizuan këto arrestime:

M.U., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Abuzim Seksual me FĂ«mijĂ«, Privim tĂ« LirisĂ« sĂ« Personit”, u kap nĂ« KosovĂ«.

İ.F., i kĂ«rkuar me difuzion tĂ« kuq pĂ«r “Importimin e LĂ«ndĂ«ve Narkotike”, u kap nĂ« Bjellorusi.

E.T., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Abuzim Seksual me FĂ«mijĂ«â€, u kap nĂ« Gjermani.

A.B., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “TentativĂ« pĂ«r Vrasje me Dashje”, u kap nĂ« Gjermani.

K.B. dhe Ö.V., tĂ« kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Tregti LĂ«ndĂ«sh Narkotike”, u kapĂ«n nĂ« Gjermani.

D.H., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Abuzim Seksual me FĂ«mijĂ«, Privim tĂ« LirisĂ« sĂ« Personit”, u kap nĂ« Gjermani.

M.D., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Mashtrim pĂ«rmes Sistemeve Informatike”, u kap nĂ« Gjermani.

R.Ö., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “DĂ«mtim me Dashje”, u kap nĂ« Irak.

R.Y., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Grabitet dhe Vjedhje tĂ« RĂ«nda”, u kap nĂ« Kirgistan.

M.U., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Abuzim Seksual me FĂ«mijĂ«, Privim tĂ« LirisĂ« sĂ« Personit”, u kap nĂ« KosovĂ«.

O.Y., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Trafikimin e EmigrantĂ«ve”, u kap nĂ« Greqi.

İ.D., i kĂ«rkuar me njoftim tĂ« kuq pĂ«r “Vrasje me Dashje”, u kap nĂ« Bosnje-HercegovinĂ«.

B.G., i kĂ«rkuar nĂ« nivel kombĂ«tar pĂ«r “DĂ«mtim tĂ« PasurisĂ«, Plagosje, Blerje, Mbajtje dhe Transport tĂ« ArmĂ«ve Pa Leje”, u kap nĂ« Azerbajxhan.

M.D., i kĂ«rkuar nĂ« nivel kombĂ«tar pĂ«r “Abuzim Seksual me FĂ«mijĂ«, Privim tĂ« LirisĂ« sĂ« Personit”, u kap nĂ« Irak.

S.T., i kĂ«rkuar nĂ« nivel kombĂ«tar pĂ«r “Blerje, Pranim dhe Mbajtje tĂ« LĂ«ndĂ«ve Narkotike pĂ«r PĂ«rdorim”, u kap nĂ« Itali.

M.S., i kĂ«rkuar nĂ« nivel kombĂ«tar pĂ«r “Mashtrim dhe Shkelje tĂ« Ligjit Nr. 6136”, u kap nĂ« Gjeorgji.

H.M.K., i kĂ«rkuar nĂ« nivel kombĂ«tar pĂ«r “Mashtrim”, u kap nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut.

Autoritetet turke deklaruan se të gjithë anëtarët e organizatave kriminale, trafikantët e drogës dhe kriminelët do të kapen dhe do të dorëzohen para drejtësisë.

Theksojmë se (Njoftim i kuq) - është një urdhër ndërkombëtar i Interpolit për të kapur një person të kërkuar ndërsa (Difuzion i kuq) - është një njoftim më i gjerë ndërkombëtar, shpesh përdoret për shpërndarje të informacionit për persona të kërkuar, por jo domosdoshmërish si urdhër arresti i menjëhershëm. /Telegrafi/

đŸŸ„ Kırmızı BĂŒlten ve Kırmızı DifĂŒzyonla Aradığımız 12 Suçluyu,
❌ Ulusal Seviyede Aradığımız 5 Suçluyu toplam da 17 suçluyu;

đŸŸ„ ALMANYA(6), IRAK (2), AZERBAYCAN, BOSNA HERSEK, BELARUS, GÜRCİSTAN, İTALYA, KIRGIZİSTAN, KOSOVA, KUZEY MAKEDONYA ve YUNANİSTAN ile yapılan Ortak
 pic.twitter.com/fIrZQxKkgq
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) January 17, 2026

Ish-kryeministrja ukrainase, Timoshenko para gjykatës në Kiev: Ukraina ndodhet nën një regjim fashist



Ish-kryeministrja e UkrainĂ«s, Yulia Timoshenko, deklaroi gjatĂ« seancĂ«s gjyqĂ«sore para GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« Antikorrupsion tĂ« UkrainĂ«s se Ukraina ndodhet nĂ«n njĂ« “regjim fashist”, duke mohuar njĂ«kohĂ«sisht akuzat e ngritura ndaj saj.

Gjykata e Lartë Antikorrupsion e Ukrainës ka caktuar masa ndaj ish-kryeministres dhe lideres së partisë Batkivshchina, Yulia Timoshenko, e cila u arrestua së fundmi në një aksion të Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU), nën dyshimin për korrupsion të rëndë.

Gjykata vendosi që Timoshenko të lirohet me kusht kundrejt një garancie financiare prej 33 milionë hryvnia, apo rreth 655 mijë euro.

Sipas pretendimeve të NABU-s dhe Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, Timoshenko dyshohet se u ka ofruar ryshfet disa deputetëve të Radës së Lartë nga fraksione të tjera politike, me qëllim që të votonin pro ose kundër disa propozimeve ligjore.

NĂ« njoftimin e NABU-s thuhet se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« lidere tĂ« njĂ« fraksioni parlamentar qĂ« ka tentuar tĂ« ndikojĂ« nĂ« procesin ligjvĂ«nĂ«s pĂ«rmes “pĂ«rfitimeve tĂ« paligjshme”. NĂ«se fajĂ«sia i vĂ«rtetohet, ajo rrezikon dĂ«nim me burg nga pesĂ« deri nĂ« dhjetĂ« vjet, si dhe konfiskim tĂ« mundshĂ«m tĂ« pasurisĂ«.

đŸ‡ș🇩A trial has begun in Ukraine against former Prime Minister Yulia Tymoshenko. She stated that Ukraine is currently under a fascist regime

The court is currently deciding on a preventive measure.

Yulia Tymoshenko says she has no intention of fleeing the country until it is
 pic.twitter.com/Q9R1bBiMis
— NEXTA (@nexta_tv) January 16, 2026

Përveç garancisë financiare, gjykata i ka shqiptuar Timoshenkos edhe masa shtesë: i ndalohet largimi nga rajoni i Kievit pa leje të hetuesve, është e detyruar të mbajë byzylyk elektronik, të dorëzojë pasaportën, si dhe i ndalohet komunikimi me disa dhjetëra deputetë.

Ish-kryeministrja u paraqit e shoqëruar nga avokatët e saj dhe përfaqësues të prokurorisë.

Para fillimit tĂ« seancĂ«s, Timoshenko hodhi poshtĂ« tĂ« gjitha akuzat, duke pretenduar se “nuk Ă«shtĂ« kryer asnjĂ« vepĂ«r penale” dhe se nuk ekzistojnĂ« baza ligjore pĂ«r vendosjen e çfarĂ«do mase ndaj saj.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«r gazetarĂ«t, ajo shkoi edhe mĂ« tej, duke thĂ«nĂ« se Ukraina, sipas saj, ndodhet nĂ«n njĂ« “regjim fashist”, duke pĂ«rsĂ«ritur kĂ«shtu narrativĂ«n qĂ« Moska pĂ«rdor pĂ«r tĂ« delegjitimuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe pushtetin aktual.

Timoshenko theksoi se nuk planifikon tĂ« largohet nga Ukraina derisa, siç u shpreh, tĂ« çlirohet nga “banda qĂ« ka marrĂ« pushtetin”. Ajo shtoi gjithashtu se hetuesit kishin hyrĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« shtĂ«pinĂ« e saj gjatĂ« natĂ«s pa urdhĂ«r gjykate, pas sĂ« cilĂ«s ishte kontrolluar edhe selia e partisĂ« sĂ« saj.

“Ky Ă«shtĂ« viti 1937”, deklaroi Timoshenko, duke iu referuar pĂ«rndjekjeve politike staliniste.

Ish-kryeministrja i mohon plotësisht akuzat, ndërsa disa deputetë të opozitës pretendojnë se ekzistojnë incizime audio komprometuese. Deputeti i Solidaritetit Evropian, Oleksiy Honcharenko, deklaroi se një nga parlamentarët, të cilit dyshohet se i ishte ofruar ryshfet, kishte incizuar fshehurazi bisedat dhe materialin ia kishte dorëzuar NABU-s dhe Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. /Telegrafi/

Google po teston “Personal Intelligence” - asistent personal qĂ« “di mĂ« shumĂ« rreth jush”



Kompania Google ka prezantuar një funksion të ri në versionin beta të aplikacionit të saj të inteligjencës artificiale Gemini, të quajtur Personal Intelligence.

Ky sistem synon të ndryshojë komplet mënyrën se si inteligjenca artificiale ndihmon përdoruesit në detyrat e përditshme. Ai u jep mundësi përdoruesve të lidhin disa nga shërbimet e Googlet - si Gmail, Google Photos, Search dhe YouTube - në mënyrë që Gemini të mund të ketë qasje të sigurt në disa të dhëna personale dhe të ofrojë përgjigje më të personalizuara dhe më kontekstuale për pyetjet që bëhen.

PĂ«r shembull, nĂ« vend qĂ« t’i pĂ«rgjigjet vetĂ«m me informacion tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, Gemini tani mund tĂ« “kuptojĂ«â€ kontekstin nga emailet, fotot apo kĂ«rkimet e mĂ«parshme dhe tĂ« sugjerojĂ« zgjidhje mĂ« tĂ« sakta dhe tĂ« pĂ«rshtatura pĂ«r situatĂ«n tuaj tĂ« veçantĂ«. Funksioni Ă«shtĂ« i fikur si parazgjedhje dhe pĂ«rdoruesit vendosin vetĂ« se cilat aplikacione duan t’i lidhin me Gemini.

Google thekson se privatĂ«sia Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«tij sistemi, pasi tĂ« dhĂ«nat mbeten nĂ«n kontrollin e pĂ«rdoruesit dhe pĂ«rdoren vetĂ«m atĂ«herĂ« kur pĂ«rdoruesi i ka dhĂ«nĂ« leje. Aktualisht “Personal Intelligence” Ă«shtĂ« i disponueshĂ«m vetĂ«m nĂ« version beta nĂ« SHBA, kryesisht pĂ«r abonentĂ«t e paketave Google AI Pro dhe AI Ultra, por ka plane pĂ«r ta zgjeruar nĂ« vende tĂ« tjera dhe pĂ«r pĂ«rdoruesit falas nĂ« muajt e ardhshĂ«m.

Në këtë mënyrë, Google synon të bëjë një hap përpara në konkurrencë me sistemet e tjera të inteligjencës artificiale duke përdorur ekosistemin e vet të shërbimeve të lidhura. /Telegrafi/

Ky kali gjigant animatronik hyn në Librin e Rekordeve Botërore



“Guinness World Records” njoftoi se animacioni me temĂ« detare i dyqanit UPS nĂ« ParadĂ«n e TrĂ«ndafilave kĂ«tĂ« vit fitoi rekordin pĂ«r peshkun mĂ« tĂ« madh animatronik.

Qendra e këtij animacioni ishte një kali deti gjigant mekanik, me përmasa 8,5 metra gjatësi, 3,2 metra gjerësi dhe 3,7 metra lartësi, konfirmuar nga organizata e rekordeve.

Korniza dhe mekanizmi i kalit gjigant ishin të mbuluara me thjerrëza portokalli, bishta misri, kërpudha, feta portokalli dhe trëndafila.

Animacioni fitoi gjithashtu “Çmimin e Drejtorit” pĂ«r dizajn nga Tournament of Roses. /Telegrafi/

Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?



Autoritetet nĂ« Beograd kanĂ« pohuar se Milan Radoiçiq nuk ka urdhĂ«ruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ata gjithashtu kanĂ« pretenduar se e dinĂ« kush Ă«shtĂ« vrasĂ«si, dhe mĂ« pas kanĂ« deklaruar se e dinĂ« se ai mbrohet nga Gjermania – gjĂ« qĂ« Gjermania e ka mohuar.

Sot, ata pretendojnë se vrasësi i Ivanoviqit sigurisht nuk është me prejardhje serbe. E vërteta është se, tetë vjet më vonë, ende nuk dihet asgjë, edhe pse ekziston një vendim gjykate në Prishtinë, i cili përfshin, mund të thuhet pa ekzagjerim, personazhe dytësore.

Kush shtiu gjashtĂ« herĂ« Oliver Ivanoviqin nĂ« shpinĂ« mĂ« 16 janar 2018 – nuk dihet. Po ashtu, nuk dihet kush e organizoi vrasjen dhe me urdhĂ«r tĂ« kujt, raporton N1.

Por dihet se cilët ishin tre policë në vendin e krimit atë ditë lejuan shkatërrimin e provave. Po ashtu, dihet se një Marko Roshiq e ka ndjekur Ivanoviqin dhe i ka djegur veturën, gjë që, sipas vendimit të gjykatës, ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Pra, janë gjykuar ndihmësit, por ende nuk dihet kujt po i ndihmonin ata.

“Me jetĂ«t tona po luajnĂ« prej vitesh si Beogradi zyrtar, ashtu edhe Prishtina zyrtare dhe komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar. Dhe me kalimin e kohĂ«s jam gjithnjĂ« e mĂ« i sigurt se tĂ« tria palĂ«t dinĂ« gjithçka lidhur me likuidimin e Oliver Ivanoviqit, por pĂ«r shkak tĂ« disa interesa tĂ« tjera dhe politikĂ«s qĂ« zbatojnĂ« ndaj serbĂ«ve nĂ« terren, vazhdojnĂ« tĂ« heshtin”, tha Marko Jakshiq, ish-bashkĂ«punĂ«tor i Oliver Ivanoviqit.

Gjatë këtyre tetë viteve, Beogradi zyrtar ka folur pak, e disa herë edhe në mënyrë të pamenduar, transmeton Telegrafi.

“Ne e dimĂ« saktĂ«sisht kush Ă«shtĂ« vrasĂ«si dhe kemi kĂ«rkuar nga organet gjermane, nĂ«n mbrojtjen e tĂ« cilave Ă«shtĂ« ky person, qĂ« tĂ« na japin informacion”, deklaroi nĂ« vitin 2023 atĂ«herĂ« ministri i BrendshĂ«m, dhe tani ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq.

“Ne punojmĂ« shumĂ« seriozisht dhe mendojmĂ« se kemi edhe emrin e vrasĂ«sit. ShqiptarĂ«t nuk e kanĂ«, ata nuk kanĂ« asnjĂ« ide. Milan Radoiçiq nuk Ă«shtĂ« njĂ« “lule”, por sipas tĂ« gjitha informacioneve qĂ« kemi marrĂ« nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia pĂ«r Informacion dhe Siguri, mund tĂ« themi me siguri se ai nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, deklaroi presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, nĂ« korrik 2019.

MegjithatĂ«, kjo “lule” pĂ«rmendet me emĂ«r dhe mbiemĂ«r nĂ« vendimin e gjykatĂ«s. Ai nuk Ă«shtĂ« i akuzuar dhe as i dĂ«nuar, por gjykata nĂ« PrishtinĂ« e identifikon Milan Radoiçiqin si lider tĂ« njĂ« grupi kriminal, aktivitetet e tĂ« cilit çuan nĂ« vrasjen e Ivanoviqit. Sipas kryetares sĂ« Kuvendit, nuk ka asnjĂ« mundĂ«si qĂ« vrasĂ«si tĂ« jetĂ« serb.

Deklarata e saj u bë pas homazheve për Oliver Ivanoviqin, të mbajtura në Katedralen e Shën Savës, në praninë e gruas së tij, Milena Popoviq, dhe të djalit të tyre.

“VetĂ«m fakti qĂ« Prishtina ka sabotuar hetimin dhe nuk ndan asnjĂ« informacion tregon se vrasĂ«si nuk Ă«shtĂ« me prejardhje serbe. Duke ditur çfarĂ« vlerash pĂ«rfaqĂ«son Prishtina, nĂ«se ata do tĂ« kishin pasur ndonjĂ« dyshim se dikush me prejardhje serbe qĂ«ndronte pas vrasjes sĂ« Oliver Ivanoviqit, ai person prej kohĂ«sh do tĂ« ishte akuzuar dhe provat do tĂ« ishin dorĂ«zuar. Pra, sipas tyre, Prishtina po fsheh dikĂ« tjetĂ«r”, tha kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq.

Nga televizioni Pink, ku disa muaj para vrasjes u transmetua një video që e shënjestroi Ivanoviqin, sot flet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pohuar se Kosova po përpiqet të fajësojë Beogradin zyrtar për vrasjen.

“Natyrisht, siç e keni parĂ«, ata nuk ia dolĂ«n, por mĂ« vjen keq qĂ« nuk na dhanĂ« asnjĂ« analizĂ« forenzike qĂ« e kĂ«rkuam nga tĂ« huajt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« ofronim prova pĂ«r tĂ« gjitha pĂ«rfundimet qĂ« kemi arritur rreth organizimit tĂ« vrasjes dhe motivit. Nuk na dhanĂ« as imazhe satelitore pĂ«r shkak tĂ« mjegullĂ«s qĂ« ishte atĂ« ditë  Por besoj se asgjĂ« nuk mund tĂ« fshihet pĂ«rgjithmonĂ«. Nuk ekzistojnĂ« krime tĂ« pĂ«rsosura, ashtu siç e kemi mĂ«suar nga disa krime tĂ« tjera nĂ« KosovĂ«, dhe besoj se do tĂ« arrijmĂ« ta zbulojmĂ« kĂ«tĂ« deri nĂ« fund”, tha Vuçiq.

Drejtësia është e ngadaltë, por do të arrihet vetëm kur Aleksandar Vuçiq dhe SNS-i i tij të mos jenë më në pushtet, është i bindur nipi i Oliver Ivanoviqit.

“Problemi vjen ekskluzivisht nga maja e pushtetit, dhe prandaj them – derisa sistemi tĂ« mos ndryshojĂ«, derisa SNS-i tĂ« mos ndryshojĂ«, derisa dikush tjetĂ«r tĂ« mos marrĂ« kontrollin e qeverisjes sĂ« kĂ«tij shteti, absolutisht nuk do tĂ« ndodhĂ« asgjĂ«. Derisa kjo tĂ« mos ndryshojĂ«, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« kĂ«rkosh ndonjĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, e jo tĂ« vĂ«rtetĂ«n pĂ«r vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha Aleksandar Ivanoviq.

Ndërsa përfaqësues të pushtetit në Serbi, ashtu si edhe në vitet e mëparshme, nderuan kujtimin e Ivanoviqit në Beograd, një pjesë e opozitës vendosi lule në vendin e krimit në Mitrovicën e Veriut. /Telegrafi/

Regjimi në Iran po angazhon forca të mëdha të sigurisë për të shtypur kryengritjen



Protestat antiqeveritare në Iran që filluan më 28 dhjetor 2025 janë zgjeruar në një nga valët më të mëdha të pakënaqësisë popullore në dekada, duke mobilizuar mijëra njerëz në qytete të shumta në të gjithë vendin.

Ato nisën si reagim ndaj kolapsit të monedhës, inflacionit të lartë dhe kushteve të vështira ekonomike, por shpejt u shndërruan në kërkesa për ndryshim politik dhe rrëzim të regjimit të Republikës Islamike.

Protestuesit kanĂ« brohoritur edhe thirrje si “Vdekje diktatorit”, duke iu drejtuar udhĂ«heqjes sĂ« regjimit dhe udhĂ«heqĂ«sit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Që nga nisi protesta, demonstratat janë përhapur në qindra qytete dhe qyteza, duke përfshirë përqendrime masive në Teheran, Mashhad, Isfahan, Kermanshah dhe shumë pjesë të tjera të vendit.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, protesta janë shënuar në mbi 100 qytete dhe të gjitha 31 provincat e Iranit.

The Islamic Regime in Iran is bringing out large columns of security forces to medium-seized cities across the country to quell the uprising. pic.twitter.com/hJZOZxTnMF
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 16, 2026

Në përpjekje për të shtypur këto protesta, autoritetet iraniane kanë përdorur forca të mëdha sigurie dhe taktika represive, duke përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës, topave uji, plumba gome dhe në disa raste plumba të vërtetë, si dhe arrestime masive.

Sipas raportimeve, mijëra protestues janë arrestuar nga forcat e sigurisë, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë qindra deri në mijëra të vrarë në dhunën që shpërtheu gjatë përleshjeve.

Për të kufizuar rrjedhjen e informacionit dhe mbuluar dhunën shtetërore, qeveria iraniane ka vendosur një bllokim pothuajse total të internetit që nga 8 janari 2026, duke e bërë komunikimin shumë të vështirë brenda vendit dhe përtej tij. Ky bllokim është konsideruar si një mjet për të fshehur dhunën dhe vrasjet masive gjatë protestave.

Protestat kanë tërhequr edhe reagime ndërkombëtare, ku organizatat për të drejtat e njeriut kanë dënuar përdorimin e dhunës ndaj protestuesve, ndërsa disa liderë perëndimorë kanë shprehur mbështetje për kërkesat e popullit iranian dhe kanë deklaruar se po shqyrtojnë masa diplomatike apo të tjera për të ndihmuar.

Protestat në Iran aktualisht konsiderohen si një nga valët më të mëdha të mosbindjes civile që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, duke reflektuar një pakënaqësi të thellë në lidhje me drejtimin ekonomik dhe politik të vendit. /Telegrafi/

YouTube po sjell kontrolle më të gjera prindërore



YouTube po prezanton disa kontrolle të reja për prindërit dhe kujdestarët, duke u mundësuar atyre të vendosin kufizime të kohës që adoleshentët shpenzojnë duke shikuar YouTube Shorts - videot e shkurtra në platformë.

NĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt, prindĂ«rit do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« vendosin tĂ« vendosin kohĂ«zgjatje tĂ« shikimit tĂ« Shorts nga 0 minuta e lart nĂ« llogaritĂ« e mbikĂ«qyrura tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre. Kjo do t’u japĂ« prindĂ«rve kontroll tĂ« plotĂ« mbi sasinĂ« e pĂ«rmbajtjes sĂ« shkurtĂ«r qĂ« fĂ«mijĂ«t e shohin.

PĂ«rveç kufizimit tĂ« Shorts‑eve, tani pĂ«rdoruesit nga 13 deri nĂ« 17 vjeç do tĂ« kenĂ« aktivizuar automatikisht kujtesa pĂ«r “pushim” dhe “kohe pĂ«r gjumĂ«â€, me qĂ«llim promovimin e zakoneve mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« platformĂ«s.

YouTube gjithashtu do tĂ« rekomandojĂ« mĂ« shpesh video qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r moshĂ«n dhe qĂ« ofrojnĂ« pĂ«rmbajtje mĂ« edukative dhe tĂ« pasuruar, si videot e kanaleve Khan Academy, CrashCourse dhe TED‑Ed.

Në javët e ardhshme, një proces i përmirësuar i regjistrimit do të bëhet i disponueshëm, duke e bërë më të lehtë për prindërit dhe fëmijët të ndërrojnë llogaritë brenda aplikacionit celular, në mënyrë që secili të ketë përvojën e tij të përshtatshme të shikimit. /Telegrafi/

Nis faza e dytë e armëpushimit në Gaza - Blair, Rubio, Fidan ndër njerëzit që do të udhëheqin me territorin palestinez



Janë bërë publike emrat e personave që do të jenë pjesë e Komitetit Kombëtar për menaxhimin e Gazës, i formuar me propozim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ekipi do të udhëhiqet nga Ali Shaath, ndërsa anëtarë të tij janë: Abdul Karim Ashour, Jaber Al-Daour, Bashir Al-Rais, Ali Barhoum, Aed Yaghi, Osama Al-Saadawi, Sami Nasman, Mohammad Bseiso, Arabi Abu Shaaban, Hana Tarzi, Rami Halas, Omar Shamali, Ayed Abu Ramadan dhe Husni Al-Mughni.

Secili prej tyre do të jetë përgjegjës për një sektor të veçantë, që përfshin fusha nga financat deri te arsimi, raporton reuters.

Përveç këtij ekipi, Trump ka emëruar edhe trupa këshillimore që do të veprojnë në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar për menaxhimin e Gazës, ku do të përfshihen emra të njohur të politikës ndërkombëtare.

Ndër ta janë ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, si dhe të dërguarit e Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Bordi do të përfshijë gjithashtu drejtuesin e fondeve private dhe miliarderin Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe Robert Gabriel, këshilltar i Trump-it, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Nickolay Mladenov, ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i lartë për Gazën.

Gjeneralmajori i ushtrisë Jasper Jeffers, komandant i operacioneve speciale të SHBA-së, është emëruar komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që bashkëpunojnë me të të krijojnë këtë forcë në Gaza.

Me emërimin e këtyre strukturave ka nisur zyrtarisht zbatimi i fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, gjatë së cilës synohet vendosja e një administrate në këtë territor palestinez pa përfshirjen e Hamasit.

Faza e parë e armëpushimit zgjati tre muaj, gjatë së cilës Izraeli e shkeli marrëveshjen disa herë dhe si pasojë u vranë qindra civilë palestinezë.

Ndryshe, sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, ka krijuar një krizë urie dhe ka zhvendosur brenda territorit të gjithë popullsinë e Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, studiues dhe një hetim i OKB-së vlerësojnë se kjo përbën gjenocid.

Izraeli ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi militantë të udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 persona dhe morën më shumë se 250 pengje gjatë një sulmi në fund të vitit 2023. /Telegrafi/

"Vdekje Khameneit", thirrjet e protestuesve iranianë në Teheran



Gjatë funeralit të Maryam dhe Majid Salehi Siavashani, një çift i ri që u vra gjatë protestave në Iran, në varrezat Behesht Zahra në Teheran më 11 janar, u dëgjuan thirrje të fuqishme kundër udhëheqësit suprem, Ali Khamenei.

NjĂ« nga kĂ«ngĂ«t mĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga pjesĂ«marrĂ«sit ishte “vdekje Khameneit”, duke reflektuar zemĂ«rimin e qytetarĂ«ve ndaj represionit shtetĂ«ror dhe dhunĂ«s sĂ« ushtruar gjatĂ« protestave.

Protestat, që shpërthyen si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe situatës së vështirë ekonomike, kanë sjellë një valë zemërimi dhe solidariteti në shumë qytete të Iranit.

Videot e dërguara në Iran International treguan atmosferën e tensionuar në funeral, ku miq dhe familjarë nderonin jetën e çiftit të ri, ndërsa u shpreh një kërkesë e qartë për drejtësi dhe përfundimin e shtypjes ndaj qytetarëve.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke treguar guximin e qytetarëve iranianë që përballen me frikën dhe dhunën për të kërkuar liri dhe të drejta themelore, dhe pasqyron dhimbjen e thellë të familjarëve që humbën të dashurit e tyre në një moment tragjik.

Ndryshe, qytetarët iranianë po protestojnë shkaku i kushteve të këqija ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/

— (@)

Veturat elektrike të përdorura po bëhen më të përballueshme



Më shumë automjete elektrike ofrohen tani në AutoScout24, disa prej të cilave me çmime të ulëta. Njëkohësisht, çmimet mesatare të veturave elektrike të përdorura pritet të afrohen me ato të automobilave me benzinë që në vitin 2025.

Çmimet e automjeteve tĂ« pĂ«rdorura kanĂ« rĂ«nĂ« pothuajse pĂ«r tĂ« gjitha llojet e motorĂ«ve. Çmimet mesatare tĂ« veturave elektrike tĂ« pĂ«rdorura ranĂ« pĂ«r 8,3 pĂ«r qind, ndĂ«rsa veturat me naftĂ« ranĂ« mesatarisht pĂ«r 6 pĂ«r qind.

Vetura me hibrid të lehtë (MHEV) ranë rreth 5 për qind, ndërsa hibridet e zakonshme (HEV) ranë për 1,2 për qind.

Përjashtim bëjnë hibridet plug-in (PHEV), të cilat shënuan një rritje të lehtë prej 1,25 për qind, ndërsa veturat me benzinë mbetën thuajse me të njëjtin çmim, duke rënë vetëm për 0,2 për qind.

Ndërkohë, ndërsa oferta e automobilave me motor me djegie të brendshme po zvogëlohet, numri i makinave elektrifikuara po rritet ndjeshëm në treg.

“ShumĂ« blerĂ«s hyjnĂ« nĂ« mobilitetin elektrik pĂ«rmes tregut tĂ« veturave tĂ« pĂ«rdorura”, thotĂ« Alberto Sanz de Lama, drejtori kryesor i AutoScout24.

Pjesa e veturave elektrike të përdorura në AutoScout24 është rritur pothuajse pesë herë që nga viti 2020. Gama e veturave hibride gjithashtu është zgjeruar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, veturat e përdorura me benzinë dhe naftë ofroheshin më rrallë.

Çmimet e automjeteve elektrike tĂ« reja kanĂ« rĂ«nĂ« gjithashtu. Vetura tĂ« reja elektrike janĂ« bĂ«rĂ« mesatarisht 8,1 pĂ«r qind mĂ« tĂ« lira nĂ« platformĂ«. /Telegrafi/

❌