Në një fshat të vogël të Vlorës, afro 65 kilometër larg, qetësia e mbrëmjes së 1 nëntorit u thye nga plumbat.
Një tjetër krim, një tjetër emër i njohur i botës së errët.
Një 33-vjeçar që i shmangej drejtësisë, nuk iu shmang dot hijes së vet.
Bertil Alliaj, nĂ« kĂ«rkim prej gati njĂ« dekade, kthehet nĂ« fshatin e tij tĂ« lindjes, nĂ« Gjorm dhe vret kushĂ«ririn e tij, Dalan Alliajn, 38 vjeç. NjĂ« njeri qĂ« jetonte thjeshtĂ«, punonte, e sâkishte pasur asnjĂ«herĂ« probleme me drejtĂ«sinĂ«.
Gjashtë të shtëna pistolete në oborrin e shtëpisë i dhanë fund gjithçkaje.
E ndërsa Policia vraponte për të ndaluar autorin, historia dukej se përsëritej.
Kësaj here, ajo që nuk ndodhi për 10 vjet, u realizua për 5 orë. Autori u arrestua.
Një dekadë më parë, emri i tij ishte në çdo ekran.
Një masakër e egër, një dënim prej 35 vitesh burg.
Por ndryshe nga 3 viktimat e asaj qĂ« mori emrin âMasakra e Ăolesâ, Bertil Alliaj mbeti i gjallë⊠dhe i lirĂ«.
âHija e Ăolesâ, vrasĂ«si qĂ« vrau sĂ«rish.
Historia e një krimi të pranuar, por pa një motiv. Një vrasje që rikthen në kujtesë një histori më të madhe, dështimin për ta ndaluar një vrasës që i kishte duart me gjak që më parë.
VRASJA DHE ARRESTIMI
Në këtë fshat, gjaku i afërt është bekim dhe mallkim. Këtu, çdo konflikt mbetet i shkruar në kujtesë. Por askush nuk e mendonte që do të përfundonte sërish me armë.
Për 10 vite, banorët e fshatit Gjorm nuk e kishin parë Bertil Alliajn. Para disa vitesh ai kishte arritur të pajisej me pasaportë kosovare dhe mendohej se kishte lëvizur jashtë vendit. Në fshat rezulton të jetë kthyer dy ditë para ngjarjes. Në familje thonë se shkak për kthimin e tij ishte bërë një problem shëndetësor i të atit, por kjo nuk dihet me siguri. Të paktën për aq kohë sa ai, menjëherë pas kthimit, ka komunikuar në telefon me djalin e xhaxhait, Dalan Alliajn, i cili jetonte në Fier. E ka ftuar që të shkojë tek shtëpia e tij në Gjorm. Në momentin që ai ka shkuar aty, mbrëmjen e 1 nëntorit 2025, nuk kanë pasur asnjë lloj komunikimi por e ka qëlluar direkt.
Duket se gjithçka mund të ketë qenë e planifikuar dhe autori ka qenë duke e pritur. Rreth orës 20:00, familjarët e tij pasi kanë dëgjuar të shtënat në derën e shtëpisë kanë dalë për të parë dhe Bertil Alliaj u ka thënë se e ka vrarë ai.
Të pyetur në lidhje me ngjarjen, ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë debat. I ati i autorit ka thënë se djali i tij pas kthimit ka qenë i heshtur dhe ka qëndruar i mbyllur pa folur me njeri. Ka rrëfyer për Policinë se nuk e di nëse ka pasur konflikt mes tij dhe 36-vjeçarit.
Policia e Vlorës
Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë. Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 33 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.
Teksa Dalan Alliaj transportohej me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës, ndonëse mësohet se aty ka shkuar pa shenja jete, paralelisht Policia kishte nisur një aksion për kapjen e autorit.
TĂ« dhĂ«nat flisnin se ai ishte larguar menjĂ«herĂ« pas krimit, pĂ«r tâu fshehur nĂ« zonat malore pranĂ« fshatit Gjorm. Aty u pĂ«rqendruar edhe kĂ«rkimet e PolicisĂ«, tĂ« ndihmuar edhe nga njĂ« dron qĂ« gjurmoi nga ajri lĂ«vizjet e tij.
Pas 5 orĂ«sh ai u arrit tĂ« neutralizohet dhe tĂ« arrestohet. NĂ« momentin e prangosjes, iu gjet edhe pistoleta âBerettaâ, me tĂ« cilĂ«n dyshohet se kishte realizuar vrasjen e djalit tĂ« xhaxhait.
Policia e Vlorës
Pas rreth 5 orĂ«sh kĂ«rkimesh intensive, me pĂ«rdorimin edhe tĂ« dronit, Policia e VlorĂ«s bĂ«ri tĂ« mundur arrestimin e autorit tĂ« dyshuar tĂ« vrasjes. FalĂ« kontrolleve intensive tĂ« shtrira gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s dhe pĂ«rdorimit tĂ« dronit pĂ«r krehjen e zonĂ«s, rreth orĂ«s 01:05 tĂ« mĂ«ngjesit, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrĂ«mjen e djeshme (1 nĂ«ntor), rreth orĂ«s 20:00, nĂ« rrugĂ«n pĂ«rpara banesĂ«s sĂ« tij, gjatĂ« njĂ« konflikti pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, dyshohet se ka vrarĂ« me armĂ« zjarri kushĂ«ririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj. GjatĂ« kontrollit fizik tĂ« autorit, iu sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« âBeretta FS92â, e dyshuar si arma e pĂ«rdorur nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje, sĂ« bashku me njĂ« krehĂ«r dhe 10 fishekĂ«. GjatĂ« kĂ«qyrjes sĂ« vendit tĂ« ngjarjes u gjetĂ«n dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gĂ«zhoja dhe 1 predhĂ« arme zjarri. Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person nĂ« kĂ«rkim, menjĂ«herĂ« pas kapjes sĂ« tij, u ekzekutua edhe vendimi i datĂ«s 20.01.2016, i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« VlorĂ«, e cila e ka dĂ«nuar me 35 vite burg pĂ«r veprat penale âVrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese, kryer nĂ« bashkĂ«punimâ dhe âArmĂ«mbajtje pa lejeâ.
Pra, ajo që nuk u arrit të realizohej për 10 vjet, u realizua brenda 5 orësh. Por me një çmim shumë të lartë. Jetën e një tjetër njeriu.
Autori i ngjarjes pranoi gjithçka, por pa dhënë asnjë motiv: Kam një arsye shumë të fortë, por nuk mund ta them. Jam penduar për atë që bëra, por arsyeja që kisha unë më shtyu drejt vrasjes.
TĂ« njĂ«jtĂ«n frazĂ« pĂ«rsĂ«riti edhe paraditen e 5 nĂ«ntorit 2025 nĂ« GjykatĂ«n e VlorĂ«s, ku u paraqit pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ«. I akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale âvrasje pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjareâ, Bertil Alliaj u la nĂ« burg nga gjyqtari Etien Isak.
Por ndĂ«rkohĂ«, pĂ«rveç kĂ«saj mase, ai u izolua nĂ« burg edhe nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« mĂ«parshĂ«m tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« mungesĂ« ndaj tij, atij me 35 vjet heqje lirie, pĂ«r ngjarjen me 3 tĂ« vrarĂ« nĂ« vitin 2015, e njohur si âMasakra e Ăolesâ.
MASAKRA E ĂOLES
DhjetĂ« vite para krimit tĂ« 1 nĂ«ntorit nĂ« fshatin Gjorm, Vlora u trondit nga njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« qĂ« mori emrin âMasakra e Ăolesâ. NjĂ« sherr banal, i nisur nĂ« njĂ« lokal lojĂ«rash fati, u kthye nĂ« njĂ« natĂ« gjakderdhjeje. Pas dhunimit tĂ« njĂ« 21-vjeçari, grupi i miqve tĂ« tij, mes tyre edhe Bertil Alliaj, u rikthyen pĂ«r tâu hakmarrĂ«. Brenda pak minutash, plumbat morĂ«n jetĂ«n e tre tĂ« rinjve: Akil Hasanaj (Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ishte njĂ« vrasje e ftohtĂ«, e pakuptueshme, qĂ« la pas njĂ« qytet tĂ« shokuar dhe njĂ« zinxhir drejtĂ«sie qĂ« sâdo tĂ« mbyllej kurrĂ« plotĂ«sisht. Edhe pse u dĂ«nua me 35 vite burg, Alliaj arriti tĂ« zhdukej, duke jetuar pĂ«r njĂ« dekadĂ« si hije, derisa historia u pĂ«rsĂ«rit sĂ«rish, kĂ«tĂ« herĂ« mĂ« afĂ«r se kurrĂ«, nĂ« gjirin e familjes sĂ« vet.
Gjithçka nisi mbrĂ«mjen e 6 prillit tĂ« vitit 2015, pĂ«r njĂ« kazino nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit bregdetar tĂ« VlorĂ«s. Fillmisht nĂ« sherr u pĂ«rfshinĂ« Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kĂ«rkuar ndihmĂ« dhe ka vĂ«nĂ« nĂ« dijeni shokun e tij, Albi Limaj. Limaj lajmĂ«roi AleksandĂ«r Llanaj dhe tĂ« rinjtĂ« e lanĂ« qĂ« tĂ« nesĂ«rmen tĂ« shkonin pĂ«r tâu sqaruar, nĂ« njĂ« lokal nĂ« lagje âĂoleâ tĂ« VlorĂ«s.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve ka rezultuar se Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më datë 7 prill 2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjetrin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë.
Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12:33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj. Më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13:50 e në vazhdim. Rreth orës 14:00 të asaj dite, në drejtim të lokalit ku ndodhi ngjarja, janë filmuar duke ecur së bashku Ardi Velaj dhe Haki Rakipi, njëri prej të cilëve është duke pirë cigare. Më pas ata janë futur në njërën nga hyrje të lokalit duke u futur fillimisht në verandën e tij. Ata kanë qëndruar në verandë përballë njëri-tjetrit duke biseduar dhe pirë cigare.
Pas 2 minutash, në hyrjen tjetër që të fuste në verandën e lokalit janë parë duke hyrë së bashku Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj. Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të Haki Rakipit dhe Ardi Velajt, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht Ardi Velaj. Për pasojë Ardi Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe ai vetë, ndonëse kishte pistoletë me vete, nuk ka arritur ta përdorë.  Po kështu, Aleksandër Llanaj ka qëlluar tri herë edhe ndaj personit tjetër, Haki Rakipi.
Nga njĂ« automjet tip âBMWâ, ka dalĂ« Bertil Alliaj, i cili Ă«shtĂ« futur nĂ« anĂ«n e lokalit ku ndodhej ende i gjallĂ« Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij. Limaj ka dalĂ« nga lokali nga e njĂ«jta hyrje qĂ« edhe ishte futur nĂ« verandĂ«n e tij, ndĂ«rsa AleksandĂ«r Llanaj, ka dalĂ« nga pjesa tjetĂ«r e lokalit ku ka parĂ« tĂ« shtrirĂ« tĂ« tokĂ« trupat e pajetĂ« tĂ« Haki Rakipit dhe Ardi Velajt.
Rezulton se i pandehuri AleksandĂ«r Llanaj Ă«shtĂ« futur nĂ« automjetin âBMW X5â, qĂ« drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me kĂ«tĂ« tĂ« fundit. MĂ« pas, Ani Begaj Ă«shtĂ« afruar tek i pandehuri Bertil Alliaj, me tĂ« cilin kanĂ« komunikuar dhe ku i ka dhĂ«nĂ« armĂ«n, me tĂ« cilĂ«n kishte qĂ«lluar Llanaj.
Më pas, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet të Albi Limajt, për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, Bertil Alliaj është larguar me vrap. Gjatë largimit të Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka pasur faktorë plotësues të qitjes në dorë.
Ndërkohë që Bertil Alliaj është larguar midis pallateve, Ani Begaj ka dërguar në spital Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur. Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar trupi i pajetë i Albi Limajt. Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begajn, Bertil Alliajn dhe të ndjerin Albi Limaj, i cili kishte organizuar edhe takimin.
Në lidhje me vrasjen e Albi Limajt, Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen.
PĂ«rfundimisht, Prokuroria e VlorĂ«s ka çmuar se i pandehuri AleksandĂ«r Llanaj ka kryer veprĂ«n penale tĂ« âVrasjes nĂ« rrethana cilĂ«sueseâ tĂ« shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, tĂ« kryer nĂ« bashkĂ«punim. NdĂ«rsa tĂ« pandehurit Bertil Alliaj dhe Ani Begaj kanĂ« konsumuar secili mĂ« vete veprĂ«n penale tĂ« âVrasjes nĂ« rrethana cilĂ«suese kryer nĂ« bashkĂ«punimâ, nĂ« tĂ« dĂ«m tĂ« shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Akuza ndaj tyre bazohet nĂ« procesverbalin e kĂ«qyrjes sĂ« vendit tĂ« ngjarjes, aktet e ekspertimit kimik, aktet e ekspertimit balistik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, tabulatet telefonike, pĂ«rgjimet e kryera, procesverbali pĂ«r kĂ«qyrjen e pamjeve filmike, thĂ«niet e personave tĂ« pyetur si deklarues, etj.
Pas një kalvari të gjatë gjyqësor në të tri shkallët dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2017, që riktheu dosjen në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit dha vendimin final më 19 mars të vitit 2022.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës për Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Alliajn. Për Llanajn, që ishte i vetmi i arrestuar, pasi kishte mbetur edhe vetë i plagosur në ngjarje, ka mbetur në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për dy të tjerët, që u gjykuan në mungesë, mbeti në fuqi dënimi me nga 35 vite burg. Vendimi u mor nga tre anëtarët e gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.
DHJETĂ VJET ARRATI
Ku ishte Bertil Alliaj për dhjetë vite? Si mund të jetojë dikush në arrati në një vend të vogël si Shqipëria? A u ndihmua? Apo askush nuk kërkoi mjaftueshëm?
PĂ«r njĂ« dekadĂ«, ai sâu kap. E duket se shteti, nĂ« heshtje, e kishte harruar. Derisa ai i kujtoi tĂ« gjithĂ«ve ekzistencĂ«n e tij me plumba.
Miku i tij, bashkĂ«punĂ«tor dhe i dĂ«nuar pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n ngjarje, Ani Begaj, ishte arrestuar 7 vite pas âMasakrĂ«s sĂ« Ăolesâ, mĂ« 7 korrik tĂ« vitit 2022. Ai u arrestua sĂ« bashku me djalin e xhaxhait tĂ« tij, Elton Begajn. TĂ« dy tĂ« arrestuarit ishin duke lĂ«vizur me njĂ« automjet tip âNissanâ. Ata janĂ« ndjekur nĂ« Lungomare nga Policia dhe nuk kanĂ« ndaluar, derisa nĂ« njĂ« rrugicĂ« nĂ« lagjen âPavarĂ«siaâ tĂ« VlorĂ«s, nuk kanĂ« gjetur rrugĂ«dalje. Policia i ka shtrirĂ« barkas tĂ« dy, duke u vĂ«nĂ« prangat, ndĂ«rsa me vetĂ« u janĂ« gjetur edhe pistoleta.
Njësoj si Bertil Alliaj, edhe Ani Begaj ishte dënuar me 35 vjet burg. Por ndërsa ai tashmë po vuante dënimin në qeli, Alliaj vijoi arratinë edhe për 3 vite, derisa realizoi krimin e radhës dhe u arrestua.
NĂ« fshatin e tij, nĂ« Gjorm tĂ« VlorĂ«s, banorĂ«t thonĂ« se nuk e kishin parĂ« qĂ« pasi ndodhi âMasakra e Ăolesâ. I pajisur me njĂ« pasaportĂ« kosovare, Bertil Alliaj, mendohet se mund tĂ« ketĂ« lĂ«vizur edhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, megjithatĂ« ka tĂ« dhĂ«na se ka qĂ«ndruar edhe nĂ« VlorĂ«. Madje mund tĂ« jetĂ« ndihmuar edhe nga kushĂ«riri i tij, Dalan Alliaj, tĂ« cilin e qĂ«lloi pĂ«r vdekje mbrĂ«mjen e 1 nĂ«ntorit 2025.
NĂ« mes tĂ« kĂ«saj tragjedie Ă«shtĂ« njĂ« lidhje gjaku. Dy kushĂ«rinj. NjĂ«ri i qetĂ«, familjar, baba i dy fĂ«mijĂ«ve, qĂ« merrej me biznes dhe nuk kishte pasur kurrĂ« probleme me PolicinĂ«; tjetri, njĂ« fantazmĂ« e drejtĂ«sisĂ« sĂ« munguar. ĂfarĂ« i ndau? Dhe pse tani? KĂ«tĂ« mund ta sqarojĂ« vetĂ«m autori i krimit, Bertil Alliaj, i cili deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimit nuk ka zgjedhur tĂ« tregojĂ« asgjĂ«.
DĂSHTIMI I SISTEMIT
Rasti i Bertil Alliaj nuk Ă«shtĂ« i vetĂ«m. DhjetĂ«ra persona tĂ« dĂ«nuar me burgim, vijojnĂ« tâi shmangen drejtĂ«sisĂ« e nĂ« ndonjĂ« rast edhe tĂ« kryejnĂ« krime tĂ« tjera. Sistemi i drejtĂ«sisĂ« shqiptare mbetet me vrima tĂ« mĂ«dha. NĂ« kĂ«rkim, nĂ« ndjekje, nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si.
Në momentin që për një të dënuar nuk ekzekutohet vendimi, përgjegjësia është zinxhir. Por dikush me siguri nuk ka bërë detyrën.
Në dosjet e pluhurosura të drejtësisë shqiptare, Bertil Alliaj ishte thjesht një emër i harruar. Derisa u kthye në lajm. Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës, më 1 nëntor 2025, është një tjetër dëshmi se shteti nuk ka mekanizma real ndëshkimi. Nëse dikush fshihet, thjesht pritet që të dalë vetë. Dhe Bertil Alliaj doli, por me një vrasje tjetër.
Kur drejtësia dështon, ndëshkimi bëhet i rastësishëm. Ai vjen si hakmarrje, si aksident, si tragjedi e përsëritur.
Një dënim i harruar, një krim i përsëritur, një jetë e humbur.
NĂ« njĂ« vend ku drejtĂ«sia ecĂ«n ngadalĂ«, fajtorĂ«t kthehen para nesh. Jo pĂ«r tâu penduar, por pĂ«r tĂ« vrarĂ« sĂ«rish.
Dhe pyetja që bëjnë të gjithë: Kush e vrau Dalan Alliajn? Kushëriri apo sistemi?/abcnews.al