Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 26-vjetorin e fillimit të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, duke rikujtuar ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, kur mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Në një reagim në Facebook, Kurti theksoi se përmes strukturave policore dhe grupeve paraushtarake, shteti i Serbisë realizoi një aksion që la pas të vrarë, të plagosur dhe mijëra qytetarë të zhvendosur me forcë nga pronat e tyre.
Kurti ka nënvizuar se drejtësia për viktimat dhe rehabilitimi i të dëmtuarve mbetet një proces që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.
Postimi i plotë:
26 vite mĂ« parĂ«, nĂ« natĂ«n mes 3 dhe 4 shkurtit tĂ« vitit 2000, shteti i SerbisĂ« pĂ«rmes policisĂ« dhe grupit paraushtarak kriminal âRojet e urĂ«sâ, kreu spastrim etnik nĂ« zonĂ«n veriore tĂ« qytetit tĂ« MitrovicĂ«s nga banorĂ«t shqiptarĂ« vendas. NĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«ve dhe vdekjes, atĂ« natĂ«, mijĂ«ra shqiptarĂ« u dĂ«buan dhunshĂ«m prej shtĂ«pive tĂ« tyre pĂ«r nĂ« jug tĂ« lumit IbĂ«r.
Gjatë këtij aksioni kriminal të drejtuar nga Serbia, u vranë dhjetë shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë, qytetarë të Mitrovicës. Sot, 26 vite më pas, i kujtojmë me dhimbje dhe me nderime të vrarët e asaj nate: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Ata ishin nga 13 vjeç më i riu, deri 65 vjeç më i moshuari.
VetĂ«m shtatĂ« muaj pas çlirimit tĂ« KosovĂ«s dhe shpĂ«timit tĂ« shqiptarĂ«ve nga spastrimi etnik dhe gjenocidi i ushtruar dhe i ekzekutuar prej shtetit tĂ« SerbisĂ«, e vetmja pjesĂ« e KosovĂ«s qĂ« ende nuk ishte çliruar plotĂ«sisht, pra Mitrovica, u spastrua etnikisht po nga shteti i SerbisĂ«. PĂ«rkundĂ«r pranisĂ« sĂ« kudondodhur nĂ« KosovĂ« tĂ« forcave ushtarake paqeruajtĂ«se dhe administratĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, gjatĂ« muajit shkurt tĂ« vitit 2000, pĂ«rmes strukturave tĂ« saj tĂ« sigurisĂ«, Serbia arriti qĂ« tâi dĂ«bonte nga Mitrovica, 1564 familje shqiptare me gjithsej 11364 anĂ«tarĂ«.
Por do të duhet ende kohë, që drejtësia për këtë rast të vihet në vend plotësisht. Ashtu siç do të duhet kohë, shumë përkujdesje shtetërore dhe solidaritet ndërnjerëzor, që viktimat e këtij spastrimi etnik të rehabilitohen nga dëmet dhe humbjet e pësuara 26 vite më parë dhe nga pasojat prej tyre që nga atëherë e deri më sot.
Gjatë dy dekadave pasuese, këta mijëra qytetarë shqiptarë të dëbuar nga Mitrovica gjatë shkurtit të vitit 2000, jetuan si mundën pa arritur të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre. Vetëm në vitet e fundit, pas shtrirjes së sovranitetit shtetëror, sundimit të ligjit dhe kontrollit të territorit nga qeveria demokratike e Republikës së Kosovës, në këtë territor të saj, ka filluar kthimi i atyre mijëra të dëbuarve në shtëpitë dhe pronat e tyre të uzurpuara. Mbi 150 shtëpi janë ndërtuar dhe rindërtuar në katër komunat veriore të Kosovës, vetëm gjatë katër viteve të fundit. Mes qytetarëve që kanë përfituar nga investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, është edhe Mustafë Behrami, i cili në vitin 2024, u kthye për të jetuar bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre, në një prej shtëpive të ndërtuara nga Qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, përderisa dikur qyteti i Mitrovicës u spastrua etnikisht nga dëbimi i shqiptarëve vendas, tani aty jetojnë bashkë dhe lirshëm të gjithë qytetarët kosovarë, pa dallime etnike: shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë, turq dhe të tjerë. Kjo sepse Qeveria e Kosovës dhe institucionet lokale në Mitrovicë, angazhohen për drejtësi, barazi, ligjshmëri, rend dhe sundim të ligjit, meqë shteti i Kosovës është një vend demokratik që nuk diskriminon askë mbi asnjë dallim dhe që i trajton të gjithë njësoj.
Populli dhe shteti i Kosovës nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë!
Ădo veprim gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit i QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s dhe nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, duhet lexuar duke e ruajtur nĂ« sfond, historinĂ« e ngjarjeve tĂ« shkurtit tĂ« vitit 2000 nĂ« MitrovicĂ«, po aq sa edhe sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ« me qĂ«llim aneksim territori, mĂ« 24 shtator 2023.
Andaj, sot në 26 vjetorin e fillimit të spastrimit etnik të veriut të qytetit të Mitrovicës nga shteti i Serbisë, i kujtojmë dhe i nderojmë të rënët, i mbështesim të plagosurit dhe të dëbuarit, për drejtësi, për paqe dhe për historinë dhe ardhmërinë e Kosovës. Përgjithmonë!
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Kurti kujton masakrĂ«n e shkurtit tĂ« vitit 2000 nĂ« MitrovicĂ«: Populli i KosovĂ«s sâharron asgjĂ« dhe askĂ« appeared first on Sinjali.