❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në fabrikën e Comodita-s, Sveçla: Dëme të konsiderueshme materiale, AME pritet të përcaktojë saktë shkakun



Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot theksoi se gjatë ditëve të fundit vendi është ballafaquar me vërshime në disa komuna.

Sveçla në një postim në Facebook ka përmendur edhe zjarrin në fabrikën e dyshekëve të Comodita-s në Gjakovë, gjersa tha se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua.

Ai tha se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mbetet të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Lexoni të plotë postimin:

Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi. /Telegrafi/

Raportoi se ia grabitën çantën ku kishte 3 mijë euro, Policia heton rastin



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është grabitur çanta me forcë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 20:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona tĂ« pa njohur nga vetura me forcĂ« i kanĂ« grabitur çantĂ«n e krahut”, thuhet nĂ« raport.

Sipas ankuesit, në çantë kishte 3000 euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/

Dy shtetas të Shqipërisë ia kërkuan 40 mijë euro, Policia heton rastin e detyrimit në Prishtinë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 4 janar në ora 18:30.

“MĂ« 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona tĂ« dyshuar shtetas tĂ« ShqipĂ«risĂ« me datĂ«n e cekur kanĂ« shkuar tek shtĂ«pia e tij dhe i kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« brenda njĂ« afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dĂ«rgoj 40.000 € para tĂ« gatshme nĂ« shtĂ«pinĂ« e njĂ«rit nga tĂ« dyshuarit”, thuhet nĂ« raport.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/

Shtetasi i Kolumbisë sulmoi dy gra në Prishtinë me mjet të mprehtë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 05:25.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari shtetas i KolumbisĂ«, nĂ«n dyshimin se i njĂ«jti ka sulmuar fizikisht me njĂ« mjet tĂ« mprehtĂ« dy viktimat femra kosovare. NjĂ«sitet policore te i njĂ«jti kanĂ« gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikĂ«n dhe 2.4 gramĂ« substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 5.50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, që i bie 52,370 vota.

Nga ky rezultat, AAK do të ketë 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë mund ta shihni listën e deputetëve të AAK-së në legjislaturën e re:

RAMUSH HARADINAJ 43,997 Vota

DAUT HARADINAJ 26,610 Vota

BESNIK TAHIRI 26,423 Vota

BEKË BERISHA 19,789 Vota

TIME KADRIJAJ 16,927 Vota

ALBANA BYTYQI 9,830 Vota. /Telegrafi/

20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të premten në ora 02:00 është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës ka marr 20.19 për qind ose 192.407 vota. PDK me këtë rezultat do të ketë 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Këta do të jenë në 22 deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

BEDRI HAMZA 161,931 Vota

ARIAN TAHIRI 71,699 Vota

PËRPARIM GRUDA 66,110 Vota

URAN ISMAILI 56,415 Vota

SALA JASHARI 47,928 Vota

VLORA ÇITAKU 45,190 Vota

ENVER HOXHAJ 39,725 Vota

ARBEN MUSTAFA 39,368 Vota

NAIT HASANI 31,586 Vota

RRAHMAN RAMA 28,847 Vota

GANIMETE MUSLIU 27,518 Vota

EMAN RRAHMANI 27,353 Vota

KUJTIM GASHI 27,180 Vota

ELMI REÇICA 25,789 Vota

ARTAN BEHRAMI 25,207 Vota

XHAVIT HALITI 24,603 Vota

BESA KABASHI RAMAJ 23,410 Vota

MERGIM LUSHTAKU 22,952 Vota

FERAT SHALA 22,036 Vota

BLERTA DELIU KODRA 20,650 Vota

ARIANA MUSLIU SHOSHI 20,147 Vota

ARBNORE SALIHU 17,673 Vota. /Telegrafi/

Përfundon numërimi i votave, kjo është ndarja e mandatave



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të premten në ora 02:00 është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“NumĂ«rimi i kĂ«tyre fletĂ«votimeve shĂ«non pĂ«rfundimin e procesit tĂ« numĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha fletĂ«votimeve nga zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025.

Me pĂ«rfundimin e numĂ«rimit tĂ« kĂ«tyre fletĂ«votimeve, KQZ Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r tĂ« shpallur rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, palĂ«t mund tĂ« parashtrojnĂ« ndonjĂ« ankesĂ« nĂ« PZAP lidhur me administrimin e numĂ«rimit nĂ« QNR brenda 48 orĂ«ve nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar”, tha Elezi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse).

Partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Sekuestrimi i mbi njĂ« milion euro nĂ« xhirollogari bankare, tĂ« holla ‘kesh’, ari e aksesorĂ« – gjithçka nga aksioni i ProkurorisĂ« lidhur me keqpĂ«rdorimet nĂ« BKS



Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe një numër i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të enjten kanë realizuar një aksion të madh në tërë territorin e Kosovës, lidhur me keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Në njoftimin për media të Prokurorisë bëhet e ditur se lidhur me këtë janë arrestuar 39 persona të dyshuar, janë sekuestruar mbi një milion euro (1.300.886) në xhirollogari bankare, të holla kesh 23.700,00 euro, ari, aksesor, orë dore, dy armë zjarri, pajisje elektronike, kontrata dhe ujdi.

“TĂ« pandehurit nĂ« vazhdimĂ«si, nĂ« kundĂ«rshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimit, pa dokumentacion mbĂ«shtetĂ«s, me dokumente tĂ« falsifikuara, me transaksione fiktive, tĂ« dĂ«mtuarĂ«s i kanĂ« shkaktuar dĂ«m material nĂ« shumĂ«n prej njĂ« milion e dyzetĂ« e tre mijĂ« e dyqind e dyzetĂ« e tetĂ« (1.043,248) euro. Me kĂ«to veprime ekziston dyshimi i arsyeshĂ«m nĂ« kryerje tĂ« veprave penale ‘KeqpĂ«rdorimi i besimit’ nga neni 330, veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorimi i autorizimeve ekonomike’ nga neni 284, veprĂ«n penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ nga neni 390 si dhe veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorimi i besimit’ nĂ« ndihmĂ« nga neni 330 tĂ« KPRK-sĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Në hetime kanë qenë të përfshirë 47 persona në cilësinë e të pandehurve, përfshirë një person juridik.

Ish-drejtori i ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve, Sami Mazreku bashkĂ« me ish-drejtorin e Financave nĂ« BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenĂ« lĂ«shuar para qytetarĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« sigurimeve nĂ« vlera mijĂ«ra euro.

Nga kĂ«to para, qytetarĂ«t njĂ« pjesĂ« tĂ« tyre dyshohet t’ua kenĂ« dhĂ«nĂ« vetĂ« atyre nĂ« ‘cash’.

Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor për të njëjtit Prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

Për realizmin e aksionit kanë qenë të përfshirë 8 Prokurorë të Shtetit, si dhe rreth 400 zyrtarë policorë.

E kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar.

Ai ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast kanë nisur që në mars të vitit 2025, ndërsa aksionit i kanë paraprirë një sërë veprimesh hetimore intensive.

"Cak nĂ« mesin e hetimeve janĂ« ish drejtori ekzekutiv i BKS-sĂ« dhe ish drejtori i departamentit financiarĂ« tĂ« hetimeve po ashtu tĂ« BKS-sĂ«, tĂ« cilĂ«t duke keqpĂ«rdorur autorizimet qĂ« iu kanĂ« besuar nga BKS-ja ju kanĂ« mundĂ«suar personave tĂ« ndryshĂ«m dhe vetvetes qĂ« tĂ« barten transaksione tĂ« ndryshme ku kanĂ« arritur pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha pĂ«r vete, duke i shkaktuar dĂ«m tĂ« madh BKS-sĂ« nĂ« vlerĂ« prej 1 milion e 43 mijĂ« euro, po ashtu kanĂ« keqpĂ«rdorur autorizimet ekonomike dhe kanĂ« pĂ«rpiluar dokumente tĂ« falsifikuara”, ka thĂ«nĂ« Kryeziu.

Kryeziu po ashtu tregoi se gjatë aksionit kanë arritur të sigurojnë 166 transaksione të dyshimta.

“PĂ«r me qenĂ« mĂ« tĂ« qartĂ« deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« kemi arritur tĂ« sigurojmĂ« 166 transaksione tĂ« dyshimta. NĂ« mesin e tyre 25 transaksione kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me 12 persona me tĂ« cilĂ«t kanĂ« arritur ujdi fiktive jashtĂ« gjyqĂ«sore kinse pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim pĂ«r tĂ« autorizuar pĂ«rfaqĂ«suar tĂ« personave qĂ« mĂ« herĂ«t kanĂ« pasur aksidente nĂ« komunikacion dhe i kanĂ« kompensuar nĂ« vitin 2022-23 pĂ«rderisa personat tjerĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« kompensuar qysh nĂ« vitet e mĂ« hershme nĂ« vitin 2016-17. Po ashtu kanĂ« aplikuar edhe 143 transaksione tjera te personat e ndryshĂ«m pa asnjĂ« dokument tĂ« vetĂ«m. Shuma mĂ« e vogĂ«l e transaksionit ka qenĂ« mbi 6 mijĂ« euro derisa mĂ« e larta ka qenĂ« 68 mijĂ« euro. 46 persona i kemi pas target dhe 39 persona kanĂ« pĂ«rfunduar tĂ« arrestuar pĂ«r tĂ« cilĂ«t prokuroria ka lĂ«shuar vendim pĂ«r ndalim. Po ashtu aksioni i sotĂ«m ka pĂ«rfshirĂ« gjithĂ« territorin e KosovĂ«s".

Ndërkaq, kapiteni Fatmir Karaliti ka bërë të ditur se në operacion janë përfshirë rreth 400 zyrtarë policorë.

“...Edhe pse kemi pasur kushte tĂ« vĂ«shtira atmosferike, operacioni Ă«shtĂ« kryer me sukses”, tha ai.

PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kompensoni banorët



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, si dhe për të bërë vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.

Gjithashtu, grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të marrë masat që Këshilli i Ministrave të informojë Kuvendin për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situates.

Më poshtë letra e plotë të Kryetari të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, drejtuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Prej disa ditës rajone të caktuara të vendit, kryesisht në qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, janë duke vuajtur pasojat e rënda të fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat për fat të keq kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, prona, dhe biznese të qytetarëve shqiptarë. Gjatë ditës së sotme, është raportuar gjithashtu që një qytetarë nga Durrësi ka humbur jetën për këtë shkak.

Nga vlerësimi i përgjithshëm i situatës rezulton se gjendja është e rëndë dhe se strukturat e shtetit deri në këtë moment nuk po veprojnë në të gjithë territorin e vendit, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, me kapacitet të plotë dhe se nuk po i gjenden pranë banorëve të prekur.

Sipas nenit 4, tĂ« ligjit nr. 45/2019, “Çdo person ka tĂ« drejtĂ«n e mbrojtjes nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe fatkeqĂ«sitĂ« e tjera. 2. NĂ« rastet e fatkeqĂ«sive natyrore dhe tĂ« fatkeqĂ«sive tĂ« tjera, mbrojtja dhe shpĂ«timi i jetĂ«s sĂ« njerĂ«zve kanĂ« prioritet mbi çdo aktivitet tjetĂ«r tĂ« mbrojtjes civile”. Po kĂ«shtu, sipas nenit 41 tĂ« ligjit nr. 45/2019, shteti shqiptar pĂ«rgjigjet pĂ«r dĂ«met qĂ« shkaktohen nga pasojat e njĂ« fatkeqĂ«sie. NĂ« çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore, kompensimi mund tĂ« bĂ«het me vendim tĂ« veçantĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, me propozim tĂ« ministrit, dhe se masa e kompensimit tĂ« dĂ«meve, procedurat, afatet, strukturat shtetĂ«rore pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve, si dhe pasuritĂ« dhe subjektet qĂ« kompensohen miratohen me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

NĂ« kĂ«tĂ« kushte, ne deputetĂ«t e opozitĂ«s nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ« vlerĂ«sojmĂ« se janĂ« pĂ«rmbushur kushtet dhe rrethanat sipas ligjit nr. 45/2019 dhe vendimit nr. 158, datĂ« 17.03.2021 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r miratimin e kritereve dhe procedurave pĂ«r shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore”, pĂ«r shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore nĂ« zonat e prekura dhe konkretisht nĂ« qarqet DurrĂ«s, LezhĂ«, Elbasan, ShkodĂ«r, GjirokastĂ«r, VlorĂ« dhe Fier. ËshtĂ« e pakuptueshme arsyet se pĂ«rse KĂ«shilli i Ministrave nuk e ka ndĂ«rmarrĂ« ende njĂ« procedurĂ« tĂ« tillĂ«, duke krijuar pasiguri tek qytetarĂ«t pĂ«r pĂ«rballimin e kĂ«saj fatkeqĂ«sie natyrore. Mosshpallja e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore do tĂ« pamundĂ«sonte dĂ«mshpĂ«rblimin e plotĂ« tĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur nga kjo situatĂ« dhe do tĂ« ishte njĂ« akt i rĂ«ndĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«rie institucionale.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nĂ« pĂ«rputhje me shkronjĂ«n “b” tĂ« nenit 17 tĂ« ligjit nr. 45/2019, ku pĂ«rcaktohet se “Kuvendi ushtron kontroll parlamentar pĂ«r çështje qĂ« kanĂ« lidhje me mbrojtjen civile”, si dhe shkronjĂ«s “ç” tĂ« nenit 18, nenit 39, pika 1 dhe 41 tĂ« ligjit nr. 45/2019, ku specifikohet se: “KĂ«shilli i Ministrave mund tĂ« vendosĂ«, pĂ«r njĂ« periudhĂ« jo mĂ« tĂ« gjatĂ« se 30 ditĂ«, gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore nĂ« njĂ« pjesĂ« ose nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit”, kĂ«rkojmĂ«:

  • Shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore rajonale, vetĂ«m pĂ«r qarqet e prekura nga pĂ«rmbytjet dhe vĂ«rshimet e ujit, konkretisht qarqet DurrĂ«s, LezhĂ«, Elbasan, ShkodĂ«r, GjirokastĂ«r, VlorĂ« dhe Fier.
  • Gjendja e emergjencĂ«s dhe shpallja e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore tĂ« klasifikohet “pĂ«r pĂ«rmbytjet dhe vĂ«rshimet e ujit, qĂ« vijnĂ« si rezultat i rritjes nĂ« nivele kritike tĂ« ujit, nga faktorĂ« gjeologjikĂ«, atmosferikĂ« apo njerĂ«zorĂ«, nĂ« shtratin e lumenjve, nĂ« nivelin e liqeneve apo nĂ« batica bregdetare, qĂ« kanĂ« mbuluar pĂ«rkohĂ«sisht me ujĂ« sipĂ«rfaqe toke nĂ« atĂ« nivel qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r njerĂ«zit, banesat dhe infrastrukturĂ«n”.
  • VlerĂ«simin e plotĂ« dhe objektiv nĂ« vlerĂ«n reale tĂ« dĂ«meve dhe kompensimin e plotĂ« financiar pĂ«r dĂ«met ndaj banorĂ«ve tĂ« prekur, sipas tĂ« drejtĂ«s qĂ« i njeh neni 41 i ligjit nr. 45/2019 “PĂ«r mbrojtjen civile”. Masa e dĂ«mshpĂ«rblimit tĂ« miratohet me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave pa vonesa dhe tĂ« mbulohet nga fondet e Buxhetit tĂ« Shtetit.
  • PĂ«r sa mĂ« lart, ne deputetĂ«t e opozitĂ«s kĂ«rkojmĂ« nga ministria pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mbrojtjen civile dhe nga KĂ«shilli i Ministrave, zbatimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« ligjit nr. 45/2019 dhe vendimit nr. 158/2021 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave. Mosveprimi nĂ« kohĂ« nga ana juaj, do tĂ« ishte njĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«ri kriminale, me pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«.
  • Gjithashtu, nĂ« pĂ«rputhje me shkronjĂ«n “d”, tĂ« nenit 18 tĂ« ligjit nr. 45/2019, kĂ«rkojmĂ« qĂ« Kryetari i Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« marrĂ« masat qĂ« Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« tĂ« informohet menjĂ«herĂ« nga KĂ«shilli i Ministrave, nĂ«pĂ«rmjet ministrit pĂ«rgjegjĂ«s, pĂ«r situatĂ«n e krijuar, rreziqet qĂ« paraqiten dhe masat e marra pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s.

ÇfarĂ« deklaroi ish-drejtori i Financave pas raportimit tĂ« Auditimit tĂ« BrendshĂ«m nĂ« BKS?



Ish-drejtori i Financave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve është vënë nën pranga të enjten në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Arrestimi i tij është bërë lidhur me dyshimet për keqpërdorimet financiare në këtë organizatë.

Bazuar nĂ« deklaratĂ«n e siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“, Berisha kishte pranuar keqpĂ«rdorimet financiare nĂ« Byro, duke marrĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«.

“NĂ« kĂ«tĂ« funksion, kam qenĂ« i vetmi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r organizimin, kontrollin dhe ekzekutimin e operacioneve financiare, pĂ«rfshirĂ« vendimmarrjen mbi transaksionet, pagesat, raportimet financiare dhe çdo proces tjetĂ«r qĂ« lidhet me administrimin e fondeve dhe burimeve financiare tĂ« ByrosĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Tutje, Berisha kishte hequr përgjegjësinë e personave të tjerë brenda Byrosë.

“PunonjĂ«sit tjerĂ« tĂ« ByrosĂ«, pĂ«rfshirĂ« ata nĂ« pozita drejtuese apo ekzekutive, nuk kanĂ« pasur qasje, njohuri apo pĂ«rfshirje nĂ« vendimmarrjet financiare tĂ« ndĂ«rmarra nga unĂ«. Çdo veprim i ndĂ«rmarrĂ« ka qenĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sive dhe diskrecionit tim profesional, pa ndonjĂ« ndikim apo ndĂ«rhyrje nga persona tĂ« tjerĂ« brenda ByrosĂ«. Duke pasur parasysh tĂ« lartshĂ«nuarat, e konsideroj tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksoj se asnjĂ« punonjĂ«s tjetĂ«r nuk mund tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r veprimet apo vendimet financiare qĂ« kanĂ« qenĂ« ekskluzivisht nĂ« fushĂ«n e kompetencave tĂ« mia”, thuhet tutje.

Përveç marrjes së përgjegjësisë, Berisha i kishte propozuar Byrosë dhe arritjen e një marrëveshje për kthimin e parave me këste.

Pas Novoselës, evakuime edhe në Fier, Sukth e Katund të Ri



Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë ka bërë të ditur se pas Novoselës, për shkak të situatës së rënduar nga të reshurat janë lëshuar urdhra evakuimi edhe për banorët e bashkësisë Fier, saktësisht Njësisë Administrative Ferras, si dhe për Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri në Durrës

Në njoftim thuhet se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut përkatës, Strukturat e Emergjencave Civile në bashki.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara si dhe familjet në zona të izoluara. /Telegrafi/

Rrëshqitje dheu, banesa nën ujë e evakuim, situatë e rënduar në Shqipëri pas vërshimeve



Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në Shqipëria pas vërshimeve.

AKMC njofton se si pasojë e reshjeve intensive gjatë orëve të fundit ka pasur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Në njoftim thuhet se strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

‱ Ka rritje tĂ« nivelit tĂ« ujit nĂ« fshatin Obot, me rreth 60 cm ujĂ« mbi rrugĂ«n kryesore. Qarkullimi bĂ«het vetĂ«m pĂ«r mjete tĂ« tonazhit tĂ« lartĂ«.

‱ Ka rritje tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.

‱ 15 banesa tĂ« rrethuara nga uji nĂ« Vaun e DejĂ«s.

‱ NĂ« disa fshatra tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe ka rugĂ« tĂ« bllokuara dhe prezencĂ« uji.

‱ NĂ« bashkinĂ« FushĂ«-ArrĂ«z janĂ« evidentuar shkarje dherash dhe rĂ«nie gurĂ«sh, prezencĂ« e shtuar e ujit nĂ« rrugĂ«t auto-rurale, qĂ« kanĂ« shkaktuar dĂ«mtime.

Qarku Lezhë

‱ Rreth 3000 ha tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«.

‱ ËshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi I dy familjeve, njĂ« nĂ« fshatin ishullin ShĂ«ngjin dhe njĂ« nĂ« fshatin Kakariq.

‱ Rreth 100 banesa janĂ« tĂ« rrethuara nga uji, kryesisht nĂ« njĂ«sitĂ« administrative Dajç, BabullojĂ«, Balldren dhe ShĂ«nkoll.

‱ Ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« fshatrat TorovicĂ« dhe Tresh.

‱ Po punohet pĂ«r mbylljen e çarjes sĂ« argjinaturĂ«s nĂ« lumin Droje, nĂ« fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë

‱ Niveli i lumit VjosĂ« nĂ« NovoselĂ« ka kaluar mbi 8 metra.

‱ JanĂ« evakuuar 13 familje pranĂ« UrĂ«s sĂ« Mifolit dhe nĂ« NovoselĂ«. Nuk ka prezencĂ« uji nĂ« banesa.

Qarku Durrës

‱ Aktualisht situate Ă«shtĂ« drejt pĂ«rmirĂ«simit, por po punohet pĂ«r heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanĂ«risht nĂ« zonĂ«n e burgut, Ish KĂ«netĂ«s, Shkozet dhe NishtullĂ«. NĂ« terren ndodhen ekipe te vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve qĂ« po vazhdojnĂ« evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.

‱ 250 persona janĂ« tĂ« strehuar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Pushimit te UshtrisĂ«, DurrĂ«s dhe 55 persona janĂ« strehuar nĂ« KavalishencĂ«n e MinistrisĂ« sĂ« Brendshme.

‱ ⁠LumenjtĂ« Erzen dhe IshĂ«m, si dhe kanali i Tones janĂ« nĂ« kuata maksimale.

‱ Disa rrugĂ« tĂ« qytetit mbeten tĂ« bllokuara, pĂ«r shkak tĂ« pranisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër

‱ Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« aksin Tepelenë–GjirokastĂ«r, ku qarkullimi Ă«shtĂ« I kufizuar.

‱ Po punohet pĂ«r rikthimin e energjisĂ« nĂ« disa zona malore.

‱ Nivele tĂ« larta tĂ« lumit VjosĂ« nĂ« Memaliaj dhe PĂ«rmet.

Qarku Kukës

‱ Lumenj nĂ« kuota tĂ« larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë

‱ Rritje e niveleve tĂ« lumenjve nĂ« RrogozhinĂ« dhe KavajĂ«, por pa rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m pĂ«r zonat e banuara.

Qarku Korçë

‱ JanĂ« disa rrugĂ« tĂ« pakalueshme nĂ« Devoll.

‱ JanĂ« evidentuar rRrĂ«shqitje dherash dhe bllokime rrugore nĂ« Pogradec dhe Prrenjas.

‱ NĂ« Maliq ka sipĂ«rfaqe tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.

Qarku Berat

‱ Rreth 95 hektarĂ« toka bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.

‱ ËshtĂ« evidentuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum.

‱ NĂ« lagjen 22 Tetori dhe GoricĂ«, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r sigurimin e bizneseve dhe punohet pĂ«r largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithĂ«se.

Qarku Fier

‱ Rreth 200 ha tokĂ« bujqĂ«sore tĂ« pĂ«rmbytura.

‱ PrezencĂ« uji nĂ« 27 banesa nĂ« disa fshatra.

NĂ« qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve

Në total janë angazhuar:

‱ Rreth 150 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura

‱ Mbi 20 mjete tĂ« kalueshmĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« dhe tĂ« tonazhit tĂ« rĂ«ndĂ«

‱ 10 gomone/motobarka shpĂ«timi

‱ 15 pompa thithĂ«se me kapacitet tĂ« lartĂ« dhe tĂ« vogĂ«l

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura:

‱ TĂ« ndjekin udhĂ«zimet e autoriteteve vendore dhe tĂ« Mbrojtjes Civile.

‱ TĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme, veçanĂ«risht nĂ« zona tĂ« pĂ«rmbytura ose me rrĂ«shqitje dherash.

‱ TĂ« raportojnĂ« menjĂ«herĂ« çdo situatĂ« rreziku pranĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se.

‱ TĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« rastet e evakuimit pĂ«r garantimin e sigurisĂ« sĂ« jetĂ«s dhe pronĂ«s. /Telegrafi/



Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë



Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë njoftuar lidhur me urdhrin për evakuimin e menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë, pas situatës së krijuar për shkak të reshurave.

Në njoftim bëhet e ditur se urdhri hyn në fuqi menjëherë.

“... Si pasojĂ« e situatĂ«s sĂ« krijuar nga pĂ«rmbytjet dhe rrezikut tĂ« menjĂ«hershĂ«m pĂ«r jetĂ«n dhe shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve, do tĂ« kryhet evakuimi i menjĂ«hershĂ«m i banorĂ«ve tĂ« BashkisĂ« VlorĂ«, NjĂ«sisĂ« administrative NovoselĂ«.

Evakuimi do tĂ« realizohet pĂ«rmes koordinimit me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut pĂ«rkatĂ«s si dhe strukturat e Emergjencave Civile nĂ« bashki”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë: Fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet në zona të izoluara. /Telegrafi/


Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako



Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK. Situata e përmbytjeve në qytet ka reflektuar edhe në një kallëzim penal ndaj zyrtares.

AnĂ«tarja e KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot nĂ« StrukturĂ«n e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, SPAK, njĂ« kallĂ«zim penal ndaj kryetares sĂ« BashkisĂ« DurrĂ«s, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve tĂ« tjera, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s nĂ« bashkĂ«punim”, tĂ« parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, raporton euronews.al.

Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Kallëzimi thekson se hetimi mund të zbulojë edhe veprime të tjera penale të kryera në bashkëpunim nga personat dhe institucionet e përfshira. Dokumenti ligjor referon Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Penal dhe ligjet për vetëqeverisjen vendore dhe administrimin e ujitjes dhe të kullimit.

Aksioni i gjerĂ« i ProkurorisĂ«, Byroja Kosovare e Sigurimit: ËshtĂ« iniciuar nga vetĂ« BKS-ja, pas raportit tĂ« Auditimit tĂ« BrendshĂ«m



Prokuroria Themelore e Prizrenit sot në orët e mëngjesit ka zhvilluar një aksion të gjerë në disa qytete, ndërsa objekt i bastisjeve janë pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

E lidhur me këto bastisje ka reaguar vetë Byroja Kosovare e Sigurimeve.

BKS thekson se kjo është iniciuar vetë nga ta, në cilësinë e palës së dëmtuar, si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm.

Lexoni të plotë reagimin e BKS:

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) njofton opinionin publik se rasti i fundit, i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe për të cilin janë raportuar bastisje dhe veprime hetimore, është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar, si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm.

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë.

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë në mënyrë të plotë dhe aktive me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.

Theksojmë se BKS mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, parandalimin e keqpërdorimeve dhe garantimin e menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve financiare, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Byroja Kosovare e Sigurimeve rithekson se respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe beson se organet e drejtësisë do ta zbardhin plotësisht këtë rast, duke vepruar në përputhje me ligjin.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet në kohë përmes kanaleve zyrtare të Byrosë.

Byroja Kosovare e Sigurimeve shpreh falënderim dhe vlerësim të veçantë për Prokuroritë kompetente dhe Policinë e Kosovës, për angazhimin profesional, veprimet e shpejta dhe bashkëpunimin korrekt institucional në trajtimin e këtij rasti. Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e keqpërdorimeve dhe mbrojtjen e interesit publik. /Telegrafi/

Mazreku dhe Berisha dyshohen se iu lëshuan qytetarëve para në emër të sigurimeve e një pjesë të tyre e morën vetë



Ish-drejtori i ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve, Sami Mazreku bashkĂ« me ish-drejtorin e Financave nĂ« BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenĂ« lĂ«shuar para qytetarĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« sigurimeve nĂ« vlera mijĂ«ra euro.

“Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” merr vesh se nga kĂ«to para, qytetarĂ«t njĂ« pjesĂ« tĂ« tyre dyshohet t’ua kenĂ« dhĂ«nĂ« vetĂ« atyre nĂ« ‘cash’.

Ky aksion po zhvillohet në disa qytete të Kosovës dhe deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.


Në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.

Ish-drejtori i ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve, Sami Mazreku bashkĂ« me ish-drejtorin e Financave nĂ« BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenĂ« lĂ«shuar para qytetarĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« sigurimeve nĂ« vlera mijĂ«ra euro.

“Djathi Mozzarella i kontaminuar me aflatoksinĂ« M1, prodhuar nga qumĂ«shti i buallicĂ«s”, AUV del me njoftim



Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) ka marrë një njoftim me numër 2026.0032, lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.

AUV thekson se duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës.

BĂ«het e ditur se lote tĂ« ndikuara janĂ«: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinĂ« nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i importuar nga Premio SHPK, SllatinĂ« e Madhe.

“Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r monitorimin e vazhdueshĂ«m tĂ« tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« konsumatorĂ«t nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s tĂ« kenĂ« nĂ« dispozicion ushqim tĂ« sigurt, tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« sigurisĂ« ushqimore”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Situatë kritike në Vlorë, Vjosa gati të kalojë vijën e kuqe - lumi tejkalon 9 metra



Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar që prej ditës së martë kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosa.

Në disa segmente, prurjet kanë tejkaluar 9 metra, duke shkaktuar përmbytje të tokave dhe dëme në banesa pranë zonave të rrezikut, raporton euronews.al.

Në Memaliaj, niveli i ujit ka shënuar 7.5 metra mbi nivelin e detit, një tregues i qartë i intensitetit të prurjeve.

Si pasojë, është mbuluar edhe stacioni hidrometrik, ndërsa rreth 100 hektarë tokë janë nën ujë.

Situata ka ndikuar edhe në infrastrukturën kritike, pasi është raportuar prezencë uji në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, nga ku sigurohet furnizimi me ujë për qytetin e Fierit.

Deri më tani, 14 banesa rezultojnë të prekura nga përmbytjet.

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës



Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe një numër i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po Ă«shtĂ« duke u zhvilluar. Gjendemi nĂ« terren”, u shpreh shkurt Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet në regjionin e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se pronat e ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i bastisjeje masive.

KALLXO.com zbulon detaje të tjera për operacionin e Prokurorisë së Prizrenit. Aksioni është drejtuar nga tetë prokurorë dhe është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Në listën e të dyshuarve janë 45 qytetarë, Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), si dhe Drejtori i Financave të kësaj byroje. Ata dyshohen se kanë përfituar kundërligjshëm duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe besimin.

Rolin kryesor në dëmin që pretendohet se i është shkaktuar buxhetit të Byrosë, në vlerë mbi 1 milion euro, e kanë pasur dy zyrtarë të lartë të BKS-së: Sami Mazreku dhe Valon Berisha, ky i fundit në cilësinë e drejtorit të financave.

Sipas dyshimeve, Mazreku dhe Berisha kanë marrë llogaritë bankare të 45 qytetarëve, tek të cilët kanë transferuar mjete financiare përmes marrëveshjeve të parapërgatitura, nga të cilat kanë përfituar mijëra euro.

Po ashtu, ata dyshohet se kanĂ« identifikuar qytetarĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« raste aksidentesh trafiku, tĂ« cilĂ«ve u janĂ« transferuar para me arsyetimin e kompensimit tĂ« dĂ«meve. Me kĂ«ta qytetarĂ« janĂ« bĂ«rĂ« marrĂ«veshje qĂ« njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e mjeteve t’u mbetej atyre, ndĂ«rsa pjesa mĂ« e madhe e shumĂ«s sĂ« transferuar tĂ« pĂ«rfundonte te Mazreku dhe Berisha.

❌