Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rudyard Kipling, ky endacak i jetës, ky shpirt i mbrujtur me lëndën e ëndërrimtarit dhe tragjikut

Nga Albert Vataj “Nëse mund të ëndërrosh dhe të mos e braktisësh veten pas ëndrrave; nëse mund të mendosh dhe të mos humbasësh në mendime… Nëse arrin të pushtosh minutën e paepur duke i dhënë vlerë çdo momenti që kalon, e jotja është toka dhe gjithçka që ndodhet në të”. Laurat i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1907, Joseph Rudyard Kipling, përfaqëson në mënyrë krejtësisht unike atë moment…

Source

At’ Gjergj Fishta gurëthemeli më i rëndë në altarin e vetëdijes sonë kombëtare, thirrja më e zëshme e krenarisë dhe përfaqësimit

Nga Albert Vataj Ai ishte tempull. Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare. Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit. Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës. Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.

Source

Gjergj Luca dhe Bled Mane në janar 2026 vijnë me podcastin tronditës “Allishverishi”, që do të tronditë Shqipërinë me të vërtetat pa filtra

Nga Albert Vataj Sipërmarrësi Gjergj Luca, një nga zërat më autentikë të reagimit publik dhe figurë e lidhur ngushtë me sfidën e punës, disiplinës dhe suksesit, nuk e sheh të përmbushur misionin e tij vetëm me ndërhyrje sporadike në rrjetet sociale për çështje të ditës. Ai ka sinjalizuar një fazë të re komunikimi publik, duke njoftuar përmes një videomesazhi, së bashku me gazetarin antikonformist…

Source

Ja cili është urimi i veçantë i Gjergj Lucës për Krishtlindje, këtë Natë të Madhe të ardhjes së Shpëtimtarit

Nga Albert Vataj Në çdo prag Krishtlindjeje, shoqëria jonë pret jo vetëm urime formale, por ftesa që nxisin ndërgjegje, reflektim dhe përgjegjësi. Këtë herë, sipërmarrësi Gjergj Luca zgjodhi të mos e reduktojë kremtimin në një rit ceremonial, por ta shndërrojë atë në një mesazh të drejtpërdrejtë për besimtarët dhe për gjithë shqiptarët, një thirrje për t’u kthyer te kuptimi i thellë i Lindjes së…

Source

Rita Petro laureate e poezisë së shpirtit dhe e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes”

Nga Albert Vataj Shpallja e Rita Petros si “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025–2027 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nuk është thjesht një akt vlerësimi individual, por një gjest me ngarkesë të thellë kulturore dhe simbolike, që riformulon mënyrën se si shoqëria shqiptare e koncepton poezinë sot. Në edicionin e tretë të këtij çmimi, i menduar për t’u shndërruar në traditë të qëndrueshme…

Source

Mesazhi pas-festival i maestro Elton Deda, një manifest etik i profesionistit të vërtetë

Nga Albert Vataj Ky mesazh i maestro Elton Deda nuk është thjesht një status pas-festivali; është një manifest etik i profesionistit të vërtetë, një dëshmi se arti nuk mbaron me duartrokitjen e fundit, por fillon pikërisht aty ku hesht zhurma dhe mbetet ndërgjegjja. “Festivali mbaroi” – kjo fjali e shkurtër, e thënë pa patetizëm, ka peshën e një frymëmarrjeje të thellë pas një maratone.

Source

Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e përjetësisë

Nga Albert Vataj Ka ndarje nga jeta që nuk mbyllin një kapitull, por e shndërrojnë atë në përjetësi. Ikja e Ismet Bellovës, në moshën 91-vjeçare, i përket pikërisht këtij rendi, atij të figurave që nuk shuhen, por ngjiten më lart, atje ku legjendarët bëhen zë i kujtesës kolektive. Edhe pse prej vitesh zëri i tij dëgjohej vetëm si një jehonë që vinte nga thellësia e kohës – nga emocionet e…

Source

Rama për pastrimin e Vjosës në Novoselë

“MIRËMËNGJESI” i sotëm i Kryeministrit Edi Rama nuk erdhi si një përshëndetje rutinë politike, por si një mesazh me ngarkesë simbolike dhe qytetare, i shoqëruar me pamjet e angazhimit të ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e lumit Vjosë në Novoselë. Në këtë komunikim vizual, fjala e shkruar mbetet thuajse dytësore përballë gjuhës së veprimit, institucioni që zbret në terren…

Source

Gjergj Luca kthehet nga Libia me çmimin: “Njeriut më të veçantë dhe më kreativ”

Nga Albert Vataj Kush tha se nuk emocionohen nga vlerësimet dhe çmimet edhe ata që luftojnë çdo ditë, që përpiqen pa bujë dhe pa zhurmë, për ta përmirësuar jetën e të tjerëve përmes mundësive, punës dhe vizionit? Edhe ata që janë mësuar të japin më shumë sesa të marrin, e ndiejnë peshën morale të një vlerësimi, sidomos kur ai vjen si njohje e sinqertë për një rrugëtim të gjatë përkushtimi.

Source

Safo, ikona e artit lirik, “Muza e Dhjetë”, që himnizoi dhe i’u flijua dashurisë

Nga Albert Vataj Gjithçka e Safo është ngjizur nga magma e dashurisë. Fjala, vargu, melodia, mëkimi, këndimi, shpirtja, përjetimi, tragjizmi; krejtsakaq, ishin kah rrugëtoi galaksia e yjësisë së poetes, që erdhi për ta ngjitur dashurinë në altarin e lutjeve dhe për t’u shuar në tragjizmin e saj, si për të dëshmuar mallkimin që i përndjek dashuritë qiellore. Safo ishte një poete e lashtë greke…

Source

Ja çfarë na tregon Gjergj Luca nga përvoja libaneze e tregtimit të peshkut

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka zgjedhur të shkojë larg për të afruar një mësim të vlefshëm. Këtë herë, ai ndalet në Afrikën e Veriut, në Libi, për të sjellë në vëmendje një realitet që flet përtej statistikave dhe kufijve gjeografikë, mënyrën se si deti, puna dhe mençuria kolektive mund të mbijetojnë edhe mbi rrënojat e luftës. Në një postim video, Luca ndan përshtypjet e tij nga një market peshku…

Source

Monodrama “And’rrra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, bëhet realitet magjepsës nga Justina Aliaj në Teatrin “Migjeni”

Nga Albert Vataj Artistja emblemë e skenës shqiptare, Justina Aliaj, solli mbrëmjen e djeshme në Teatrin “Migjeni” jo thjesht një shfaqje, por një përjetim të rrallë artistik e shpirtëror, përmes monodramës “And’rrra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”. Ishte një kthim solemn i fjalës dhe i trupit në shërbim të një figure që e ka tejkaluar kohën, kufijtë dhe vetë njerëzoren. Salla e teatrit u…

Source

Fakte për Nostradamusin, nga dëbimi nga shkolla, krijimi i reçelit të dashurisë, përdorimi i substancave aluçinante, deri te parashikimi i vdejkjes së tij

Nga Albert Vataj Nga orakujt te profetët, falltarët te mistikët, fallxhorët te shikuesit, për mijëra vjet njerëzit kanë pretenduar se janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen . Në Greqinë e Lashtë, Orakulli i Delfit ishte një nga faltoret më të rëndësishme mbi të cilat mbështeteshin njerëzit. Në Romën e Lashtë, Jul Cezari u paralajmërua në mënyrë të famshme nga një falltar për idetë e marsit.

Source

Gjergj Luca nga rruga panoramike Shëngjin–Velipojë bën apel kundër kulturës së sharjes dhe për dinjitetin e veprës

Nga Albert Vataj Nga kthesat panoramike të aksit Shëngjin–Velipojë, aty ku deti shpaloset si horizont i hapur dhe perëndimi i diellit shoqëron udhëtarin deri në fund të rrugës, sipërmarrësi Gjergj Luca artikulon jo thjesht një përshëndetje, por një thirrje morale. Është një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën se si flasim për vendin tonë, si e vlerësojmë punën dhe si e ndërtojmë narrativën…

Source

Ermira Ymeraj, zëshmëria e një ngulmimi për të shpërfaqur thelbin e miteve, strukturën e baladave dhe shpirtin e letërsisë shqiptare

Nga Albert Vataj Në horizontin e studimeve shqiptare, ku letërsia shpesh endet midis traditës gojore dhe fjalës së shkruar, figura e Prof. Asoc. Dr. Ermira Ymerajt ngrihet si një zë që kërkon thelbin e gjërave. Ajo nuk është thjesht një studiuse e letërsisë, por një përkthyese e botëve të lashta në gjuhën bashkëkohore të mendimit kritik; një hulumtuese që beson se miti nuk është një rrëfim i…

Source

Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja thellësisht njerëzore e shenjtores

Nga Albert Vataj Njerëzorja e Nënë Terezës, e cila zbulohet përmes letrave sekrete të krizave të saj të besimit, shtron një dimension të ri dhe thellësisht destabilizues të figurës që bota mendoi se e njihte. Ajo që shpallet në Oslo më 11 dhjetor 1979, në ngjitjen e podiumit të Nobelit me sariun e bardhë e bordurat blu, është versioni i dukshëm, publik, i shenjtores së të varfërve.

Source

Robert Shvarc, veprimtari i përkushtuar i vlerave, “Mjeshtër i Madh”, që begatoi shqipen me monumentet e letërsisë botërore

Nga Albert Vataj Sot, në ditëlindjen e Robert Shvarc, përkthyesit që i dha shqipes nderimin e të qenit gjuhë pritëse e monumenteve të letërsisë botërore, kujtojmë një jetë të shndërruar në urë dritëdhënëse mes kulturave, shpirtit të epërm të kumtimit të vlerave dhe veprave që erdhën për të mbetur pika referimi të rrëfimtarisë dhe të mendimit. Me atë ton zëri të qetë, por të ngulitur si sentencë…

Source

ALBAS 25 vjet, një çerek shekulli dritë, një udhë që bashkon zemrën e kombit përmes fjalës, librit dhe dijes

Nga Albert Vataj Isha edhe unë atë mbrëmje të madhe, sepse jam pjesë e këtij pulsi të këtij shpirti kombëtar që gjallon në gjithëpraninë e një gruaje të suksesshme, Rita Petro, e cila nuk ka ndërtuar vetëm një perandori të mbretërimit të fjalës, dijes dhe dritës, por ka ndërtuar një tempull të rrokaqiellt të përbashkimit gjithshqiptarë përmes librit. Ndoshta atë që nuk kanë mundur ta përmbushin…

Source

Në ditëlindjen e Zhani Cikos, një jete dhe vullnese që u bë tempull, një emri dhe vepre që u shndërrua në epokë

Nga Albert Vataj Ka figura që nuk maten me vitet, por me peshën e dritës që kanë hedhur mbi kulturën e një kombi. Ka njerëz që nuk njihen thjesht nga titujt, por nga trashëgimia e thellë që ngulitet në ndërgjegjen kolektive. Ka emra që nuk përmenden, por përulen para tyre. Njëri prej tyre është Maestro Zhani Ciko, një nga shtyllat më të rëndësishme të artit shqiptar, një gjigant i muzikës…

Source

Viktor Zhusti, rioshi i mjeshtërisë së aktrimit, të cilit i duhet të shuaj sot 83 qirinjë në tortën e ditëlindjes

Nga Albert Vataj Sot, 8 dhjetor, nuk festojmë thjesht ditëlindjen e një aktori. Sot nderojmë një prej titanëve të artit skenik shqiptar, Viktor Zhustin, njeriun që i dha teatrit një gjuhë të veçantë, ekranit një finesë të paharrueshme, dhe publikut një jetë të tërë emocionesh, ndjesish e dritë të pastër artistike. 83-vjeçar, por me rininë e pandalshme të shpirtit krijues. 83 vite që nuk peshojnë…

Source

❌