❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë



Një 14-vjeçar nga Hasi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas largimit nga banesa me makinën e të atit.

Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin dhe është larguar nga banesa.

Familja menjëherë ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë në Has, duke shtyrë autoritetet të nisin kërkimet për gjetjen e tij.

I riu ka arritur të kalojë në territorin e Kosovës, ku për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës.

Aty, ai është ndalur për të furnizuar makinën me karburant.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i mituri ka marrë rreth 79 litra karburant dhe ka kërkuar të paguajë me kartelë, por punëtori i pompës ka dalë për të marrë POS-in dhe i mituri është larguar me shpejtësi drejt një drejtimi të panjohur.

“NjĂ«sitet relevante janĂ« duke u marrĂ« me hetimet e nevojshme,” deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si i policisĂ«, Fadil Gashi.

Numërohen afër 100 për qind të votave me kusht, kjo është renditja



Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.

KQZ vazhdon me numërimin e votave me kusht, ku deri në orën 21:10, nga ky proces janë numëruar 98 për qind të këtyre votave.

Nga ky proces i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 4 mijë e 794 vota ose 50.69 për qind, PDK me 1 mijë e 871 vota ose 19.78 për qind.

Subjekti i tretë politik me votat me kusht ka dalë LDK-ja me 1 mijë e 9 vota ose 10.67 për qind.

Ndërsa pas saj, AAK-ja me 533 vota ose 5.89 për qind.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

800 shtëpi me prezencë uji, evakuohen 180 banorë, Vengu nga Durrësi: Rreziku nuk ka kaluar



Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi mbrëmjen e së martës Komitetin e Emergjencave Civile për qarkun e Durrësit lidhur me situatën nga përmbytjet në këtë qark.

Pas mbledhjes ministri deklaroi se situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit mbetet ende problematike. Sipas tij, rreth 800 banesa janë prekur nga prezenca e ujit, ndërsa 180 persona janë evakuuar për shkak të rrezikut.

Vengu theksoi se strukturat janë në terren dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi rreziku nuk ka kaluar ende.

Ai bëri me dije se forcat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet përkatëse janë të angazhuara për menaxhimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, deri në normalizimin e plotë të situatës.

​KMDLNj kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« ujit



Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot ndaj vendimeve për shtrenjtimin e ujit, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.

NĂ« reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet pĂ«r mungesĂ« vullneti pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve. “Shkaku i moskujdesit dhe mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t, ZRrE nĂ« vazhdimĂ«si po penalizon konsumatorĂ«t nĂ« baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« Mafien Energjetike”, thuhet nĂ« njoftim, transmeton KosovaPress.

Kjo organizatë paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi.

“KMDLNj tĂ«rheq vĂ«rejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymĂ«s do tĂ« prodhojĂ« efekte zinxhirore dhe pĂ«r pasojĂ« do tĂ« paguajmĂ« fatura shumĂ« mĂ« tĂ« larta pĂ«r artikuj tjerĂ« tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r mbijetesĂ« si dhe pĂ«r shĂ«rbime”, thuhet nĂ« reagimin e KMDLNJ.

Sipas KMDLNj-sĂ«, ndonĂ«se faturat e ujit dhe mbeturinave mund tĂ« jenĂ« ende tĂ« pĂ«rballueshme, situata me energjinĂ« elektrike Ă«shtĂ« alarmante. “Faturat e rrymĂ«s janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e ekonomive familjare dhe bizneset”, theksohet mĂ« tej.

“KMDLNj thĂ«rret qytetarĂ«t e KosovĂ«s tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-sĂ«, KESCO-s dhe operatorĂ«ve privatĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, organizata u ka bĂ«rĂ« thirrje partive politike qĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin publik. “KMDLNj fton pozitĂ« dhe opozitĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin e qytetarĂ«ve ”, thuhet nĂ« reagim, duke kĂ«rkuar gjithashtu transparencĂ« pĂ«r inkasimin e energjisĂ« nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s dhe diferencĂ«n e çmimit tĂ« rrymĂ«s.

NĂ« fund, KMDLNj paralajmĂ«ron se mosreagimi do ta pĂ«rkeqĂ«sojĂ« edhe mĂ« tej gjendjen sociale: “NĂ«se qytetarĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre politikĂ« nuk dalin nĂ« mbrojtje tĂ« interesave tĂ« tyre, spiralja e shtrenjtimit vetĂ«m sa do tĂ« zgjerohet, ndĂ«rsa kjo gjendje nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante shkel tĂ« drejtat e njeriut duke e rrĂ«nuar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s dhe duke çuar nĂ« falimentim bizneset”.

Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka dhënë detaje lidhur me tarifat e faturave të ujit, cilit do të larta për qytetarët dhe bizneset që nga muaji janar.

Drejtori i Departamentit të Tarifave, Refik Ramaj, deklaron se për periudhën tarifore 2026-2028, do të ketë rritje të tarifave për konsumatorët shtëpiak dhe jo-shtëpiak.

Sipas tij, tarifat për amvisëri do të rriten për 39 për qind për m3, ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiak 29 për qind për m3 .

Ramaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se rritja e tarifave është e ndikuar nga disa faktorë kryesorë, siç është shtrenjtimi i energjisë elektrike, zvogëlimi i normës së subvencionimit dhe inflacioni.

Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia



Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.

“Ky zhvillim rrit ndjeshĂ«m fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtĂ«se tĂ« ushtrisĂ« sonĂ«â€, ka deklaruar Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s./Telegrafi.

Zekaj: Rritja e taksave gjyqësore cenon drejtpërdrejt qasjen e qytetarëve në drejtësi



Avokati Yll Zekaj ka reaguar ndaj udhëzimit të ri administrativ për unifikimin e taksave gjyqësore, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, duke e cilësuar rritjen e tarifave si barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset, si dhe si cenim të drejtpërdrejtë të qasjes në drejtësi.

Sipas Zekajt, me këtë udhëzim janë rritur taksat për pothuajse të gjitha veprimet procedurale që zhvillohen në gjykatat e Kosovës, ndërsa qytetarët dhe bizneset që kërkojnë shërbime gjyqësore do të përballen me tarifa shumëfish më të larta se ato të mëparshme.

“NĂ«se synimi Ă«shtĂ« ulja e numrit tĂ« lĂ«ndĂ«ve nĂ« gjykata pĂ«rmes rritjes sĂ« taksave, kjo Ă«shtĂ« qasje e gabuar dhe pĂ«rbĂ«n cenim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r qasje nĂ« drejtĂ«si”, ka vlerĂ«suar Zekaj.

Ai ka krahasuar disa nga taksat e aplikuara deri në fund të vitit të kaluar me ato që tashmë kanë hyrë në fuqi. Për procedurat civile në Gjykatën Themelore, më herët taksa për padi me vlerë kontesti deri në 1.000 euro ishte 20 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro arrinte deri në 150 euro. Me udhëzimin e ri, për padi me vlerë kontesti deri në 5.000 euro taksa është 60 euro, për 5.001 deri në 25.000 euro është 150 euro, për 25.001 deri në 50.000 euro 200 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro taksa ka arritur në 300 euro.

Po ashtu, për paditë për pengim posedimi, taksa është dyfishuar nga 50 në 100 euro, ndërsa për propozimin për sigurimin e provës është rritur nga 30 në 100 euro.

Sipas Zekajt, edhe bizneset do të përballen me rritje të ndjeshme të shpenzimeve në Gjykatën Komerciale. Për paditë me vlerë kontesti deri në 25.000 euro, taksa tani është 200 euro, për konteste deri në 50.000 euro 300 euro, ndërsa për ato deri në 100.000 euro 500 euro. Ndërkohë, taksa për paditë për pengim posedimi është rritur nga 50 në 200 euro, ndërsa për sigurimin e provës nga 30 në 200 euro.

Avokati ka paralajmëruar se, përveç rritjes së taksave gjyqësore, edhe tarifat e avokatëve janë në rritje, çka sipas tij do të çojë në ulje të dukshme të inicimit të rasteve në gjykata.

“Me kĂ«to shpenzime procedurale, realizimi i sĂ« drejtĂ«s nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« po shndĂ«rrohet nĂ« privilegj vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« kanĂ« mundĂ«si financiare pĂ«r t’i pĂ«rballuar kostot deri nĂ« fund tĂ« procedurĂ«s”, ka theksuar Zekaj, duke ironizuar se kjo mund tĂ« pĂ«rballohet vetĂ«m “me shtesat pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe pagĂ«n e 13-tĂ«â€.

I mitur nga Shqipëria, ia merr veturën babait dhe kalon në Kosovë, raportohet i zhdukur



Një i mitur nga Shqipëria raportohet se është zhdukur në Kosovë, pasi dyshohet se ka marrë pa leje veturën e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

Sipas familjarëve, bëhet fjalë për Mariglen Dautin, 14 vjeç. Familjari i tij, Dritan Dauti, ka deklaruar për Report TV se i mituri ka marrë pa dijeninë e prindërve automjetin e babait të tij, një Mercedes-Benz E-Class me targa AB 379 RY.

Sipas informatave tĂ« familjes, hera e fundit qĂ« Marigleni Ă«shtĂ« parĂ« ka qenĂ« mĂ« 5 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti “Petrol Pomp” nĂ« segmentin rrugor Pejë–PrishtinĂ«, nĂ« territorin e KosovĂ«s.

Familjarët bëjnë të ditur se i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete dhe u kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij.

Çdo person qĂ« ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, kĂ«rkohet tĂ« njoftojĂ« menjĂ«herĂ« autoritetet policore.

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se më 5 janar 2026, në Komisariatin e Policisë Has, familjarët kanë paraqitur kallëzim për zhdukjen e 14-vjeçarit. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait dhe është larguar nga banesa.

“U bĂ« shpallja nĂ« kĂ«rkim e 14-vjeçarit, ndĂ«rkohĂ« shĂ«rbimet e PolicisĂ« po vijojnĂ« kontrollet pĂ«r gjetjen e tij”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Abelard Tahiri



Abelard Tahiri, i cili pĂ«r tri mandate ka qenĂ« deputet i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), si dhe ish-shef i Grupit Parlamentar tĂ« kĂ«saj partie, nuk ka arritur tĂ« sigurojĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r t’u bĂ«rĂ« deputet i legjislaturĂ«s sĂ« ardhshme nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar qytetarët që e kanë mbështetur, pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë një mandat të ri deputeti.

“Edhe pse votat nuk mjaftuan pĂ«r tĂ« siguruar edhe njĂ« mandat si deputet, mbĂ«shtetja juaj Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe pĂ«r mua. Do tĂ« vazhdoj tĂ« jem zĂ«ri juaj brenda strukturave tĂ« PDK-sĂ« dhe tĂ« angazhohem me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« di, gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« vendit tim dhe interesit qytetar”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se mbĂ«shtetja e marrĂ« e obligon tĂ« vazhdojĂ« angazhimin politik. “Besimi juaj mĂ« obligon tĂ« mos ndalem”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Tahiri ka marrë 16.767 vota, numër i pamjaftueshëm për të siguruar një nga 23 ulëset që PDK-ja ka fituar në Kuvend.

Sipas rezultateve përfundimtare, duke përfshirë edhe votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 23 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 14 mandate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 mandate, ndërsa komunitetet joshumicë 20 ulëse.

NĂ« zgjedhjet e rregullta tĂ« mbajtura nĂ« shkurt tĂ« vitit 2025, LĂ«vizja VetĂ«vendosje kishte marrĂ« 42.30 pĂ«r qind tĂ« votave apo 48 deputetĂ«, PDK 20.95 pĂ«r qind apo 24 deputetĂ«, LDK 18.27 pĂ«r qind apo 20 deputetĂ«, ndĂ«rsa koalicioni AAK–NISMA 7.06 pĂ«r qind apo 8 deputetĂ«.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 45.03 për qind, apo 900 mijë e 330 votues nga gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë të regjistruar në Listën Votuese.

Procesi zgjedhor brenda vendit është zhvilluar në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Votimi jashtë Kosovës është organizuar më 27 dhjetor në 29 përfaqësi diplomatike, përfshirë 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të ndryshme, ku të drejtë vote kanë pasur 19.187 votues të regjistruar.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim



Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, personi qĂ« shihet nĂ« fotografi kĂ«rkohet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprĂ«n penale “Ngacmim”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Kur UÇK-ja kapi rob tetĂ« ushtarĂ« serbĂ« nĂ« vitin 1999, rrĂ«fen ish-komandanti i brigadĂ«s 141 “MehĂ« Uka”



MĂ« 6 janar 1999, nĂ« terrenin e vĂ«shtirĂ« tĂ« ShalĂ«s sĂ« BajgorĂ«s, Brigada 141 “MehĂ« Uka” e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s realizoi njĂ« operacion tejet tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, duke nxĂ«nĂ« rob tetĂ« ushtarĂ« serbĂ«.

NdonĂ«se nĂ«n presionin e vazhdueshĂ«m ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r t’i liruar ata, Komanda e ZonĂ«s qĂ«ndroi e prerĂ«. NdĂ«rkohĂ«, pas negociatave, u arrit njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r shkĂ«mbimin e tetĂ« ushtarĂ«ve serbĂ«, ndĂ«rsa nĂ« kĂ«mbim u kthyen nĂ« liri nĂ«ntĂ« luftĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« mbajtur mĂ« parĂ« rob nga ushtria serbe.

Ish-komandanti i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hysni Ahmeti, rrĂ«fen ditĂ«n kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ai bĂ«n tĂ« ditur se incidenti ka ndodhur mĂ« 6 janar, ndĂ«rsa ka theksuar se Brigada 141 ka pasur njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si mjaft tĂ« madhe nĂ« zonĂ«n e saj tĂ« veprimit.

Ahmeti tregon vendin ku ndodhi prita dhe çarmatimi

“Ka qenĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si mjaft e madhe prej fshatrave tĂ« Leposaviqit deri nĂ« Stanofc. MĂ« 6 janar, nĂ« kĂ«tĂ« vend kĂ«tu, vĂ«zhguesit tanĂ« kanĂ« qenĂ« edhe nĂ« pjesĂ«n mĂ« poshtĂ«, nĂ« fshatin Mazhiq, ku kanĂ« vĂ«rejtur njĂ« patrullĂ« tĂ« armikut qĂ« po vinte drejt pozicioneve tona. AtĂ«herĂ« unĂ«, si komandant i brigadĂ«s, kam urdhĂ«ruar qĂ« tĂ« largohen barrikadat nga rruga dhe t’i lĂ«mĂ« derisa tĂ« vijnĂ« nĂ« territor mĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« BrigadĂ«s 141, konkretisht nĂ« kĂ«tĂ« vend kĂ«tu. KĂ«tu Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« prita, kĂ«tu i kemi çarmatosur. KanĂ« marrĂ« pjesĂ« Policia Ushtarake, NjĂ«sia Speciale e BrigadĂ«s 141 “MehĂ« Uka” dhe stafi i brigadĂ«s qĂ« ka qenĂ« pĂ«r momentin kĂ«tu”, thekson Ahmeti.

Ai vazhdon duke treguar se robërit u dorëzuan, dhe u çarmatosën nën sytë vigjilentë të komandës.

Për robërit, Ahmeti thotë se komanda ka respektuar çdo rregull të konventave së luftës.

“Pa asnjĂ« hezitim janĂ« dorĂ«zuar, nuk kanĂ« tentuar tĂ« bĂ«jnĂ« diçka. Kur e kanĂ« parĂ« qĂ« janĂ« tĂ« rrethuar, janĂ« dorĂ«zuar. I kemi çarmatosur dhe i kemi pĂ«rcjellĂ« nĂ« njĂ« bazĂ« tĂ« BrigadĂ«s 141 nĂ« fshatin BajgorĂ«. Mund tĂ« them se brenda orĂ«s kanĂ« arritur vĂ«zhguesit ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« OSBE-sĂ«. KanĂ« filluar bisedimet nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, njĂ« lloj kĂ«rcĂ«nimi qĂ« vetĂ«m pĂ«r t’i liruar, por kemi qenĂ« kategorikĂ« mos ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«, por vetĂ«m kĂ«mbim tĂ« robĂ«rve tĂ« luftĂ«s. Kemi njoftuar edhe komandantin e ZonĂ«s Operative tĂ« ShalĂ«s, gjeneralin Rrahman Rama. Edhe ai ka qenĂ« kĂ«tu...”- theksoi ai

Të zënit rob, 7 prej tre ishin ushtarë dhe 1 oficer, të cilat sipas Ahmetit ata u trajtuan në përputhje me konventat e luftës.

Si rezultat i kĂ«saj marrĂ«veshje, janĂ« shkĂ«mbyer 9 pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« zĂ«nĂ« rob nĂ« nga forcat serbe nĂ« kufirin shqiptaro-shqiptar.

“KanĂ« filluar njĂ«farĂ« presioni i vĂ«zhguesve. Edhe pse kanĂ« qenĂ« tĂ« zĂ«nĂ« rob, i kemi pasur vĂ«zhguesit ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« na kanĂ« qĂ«ndruar para shtabit, por njĂ«kohĂ«sisht ua kemi mundĂ«suar qĂ« tĂ« paktĂ«n t’i kontaktojnĂ«, t’i shohin qĂ« janĂ« gjallĂ« dhe nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre kanĂ« dalĂ« shĂ«ndoshĂ« e mirĂ«. DomethĂ«nĂ« nuk i kemi maltretuar, nuk i kemi rrahur, por kemi vepruar nĂ« kuadĂ«r tĂ« konventave tĂ« luftĂ«s. Ne i kemi zĂ«nĂ« mĂ« 6 janar nĂ« kĂ«tĂ« vend kĂ«tu. Bisedimet i ka kryer Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m. RobĂ«rit e luftĂ«s kanĂ« qenĂ« kĂ«tu. KanĂ« qenĂ« 8 pjesĂ«tarĂ«: 7 ushtarĂ« dhe 1 nĂ«noficer. Gjithçka Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m. Kemi arritur t’i shkĂ«mbejmĂ« me 9 pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« zĂ«nĂ« rob nĂ« kufirin shqiptaro-shqiptar”- tha ai

Ish-komandanti Hysni Ahmeti ka thënë po ashtu se robërit e kapur nga Brigada 141 u mbajtën në baza të ndryshme, ku u kontrolluan nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ai shtoi se nënoficeri dhe ushtarët u dalluan në trajtim.

“Ne zakonisht i kemi vendosur nĂ« bazat ku i kemi pasur pjesĂ«tarĂ«t e UÇK-sĂ«. I kemi mbajtur nĂ« shkollĂ«n e BajgorĂ«s, i kemi mbajtur nĂ« KovaqicĂ«, Bare. Kemi lĂ«vizur pĂ«r çdo ditĂ«, ua kemi ndĂ«rruar vendin. Siç e theksova edhe mĂ« herĂ«t, dy herĂ« nĂ« ditĂ« vĂ«zhguesit ndĂ«rkombĂ«tarĂ« i kanĂ« vĂ«zhguar, i kanĂ« kontrolluar nĂ«se janĂ« gjallĂ«, sepse kanĂ« menduar se mos i kemi vrarĂ«. Ne i kemi respektuar tĂ« gjitha konventat e luftĂ«s, bazuar nĂ« pĂ«rvojĂ«n qĂ« e kam pasur edhe nĂ« luftĂ«n e mĂ«hershme nĂ« Bosnje. E kam ditur se çka do tĂ« thotĂ« nxĂ«nia e robĂ«rve. NĂ« fakt, kemi bĂ«rĂ« njĂ« dallim: nuk i kemi lĂ«nĂ« ushtarĂ«t bashkĂ« me nĂ«noficerin, domethĂ«nĂ« nĂ«noficeri ka pasur njĂ« trajtim mĂ« ndryshe dhe ushtarĂ«t pak mĂ« ndryshe... EkzistojnĂ« edhe xhirimet se Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s Ă«shtĂ« sjellĂ« shumĂ« mirĂ« me ne”- theksoi Ahmeti

Ai përfundoi rrëfimin duke treguar se shkëmbimi ishte realizuar: në vendin ku i kishin kapur rob, nën sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë, 8 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë u liruan.

“ShkĂ«mbimin e ushtarĂ«ve e kemi bĂ«rĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« kĂ«tu, nĂ« praninĂ« e vĂ«zhguesve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, derisa e kemi marrĂ« pĂ«rgjigjen prej Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m qĂ« i kanĂ« liruar ushtarĂ«t e UÇK-sĂ«. AtĂ«herĂ« ne i kemi dorĂ«zuar te vĂ«zhguesit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« ku i kemi marrĂ« dhe i kemi dorĂ«zuar”- pĂ«rfundoi ai.

Zona Operative e ShalĂ«s e UÇK-sĂ«, mĂ« 6 janar tĂ« vitit 1999, kishin kapur rob tetĂ« ushtarĂ« serbĂ«, tĂ« cilĂ«t mĂ« 13 janar u zĂ«vendĂ«suan mĂ« nĂ«ntĂ« ushtarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«.

"MiqĂ«sia pĂ«r shkak tĂ« KosovĂ«s", Vuçiq nuk heq dorĂ« nga “shoku” Maduro



“Shok i madh”... KĂ«shtu e pĂ«rshkruanin zyrtarĂ«t e SerbisĂ« deri sĂ« fundi liderin tashmĂ« tĂ« rrĂ«zuar tĂ« VenezuelĂ«s, Nicolas Maduron.

NdĂ«rsa rrĂ«zimin e tij nĂ« njĂ« aksion amerikan e vlerĂ«suan si “tĂ« drejtĂ«n e forcĂ«s” dhe “tĂ« drejtĂ«n e mĂ« tĂ« fortit”.

“Konstatimi nuk ishte kĂ«shtu kur, nĂ« vitin 2022, Rusia e filloi luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«â€, tha pĂ«r REL-in Jelica Miniq nga LĂ«vizja Evropiane joqeveritare nĂ« Serbi.

Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.

Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i afërt me Rusinë, ishte nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.

NjĂ« ditĂ« pas kĂ«tij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetĂ«r botĂ«ror dhe se asnjĂ« rregull nuk vlen, duke vlerĂ«suar se dominon e drejta e forcĂ«s dhe se “kush Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ«, ai shtyp”.

Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

VlerĂ«simet e presidentit tĂ« SerbisĂ« pĂ«r Jelica Miniq, nga LĂ«vizja Evropiane, janĂ« pjesĂ«risht rezultat i interesave nĂ« marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she “ashtu siç i sheh ai”.

“Dhe pjesĂ«risht frikĂ« se Serbia po jep mjaft arsye nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« cilat mund tĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r ndonjĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« re, tĂ« kĂ«tij apo atij lloji, kundĂ«r regjimit tĂ« tij”, shtoi ajo.

Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.

Aksionin e SHBA-sĂ« e dĂ«nuan Irani, Rusia dhe aleatĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« vendit tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut, ndĂ«rsa sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i Kombeve tĂ« Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan pĂ«rfaqĂ«son njĂ« “precedent tĂ« rrezikshĂ«m”.

Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Rrëzimin e Madurit e përshëndetën venezuelianët që jetojnë në mërgim.

Miqësia për shkak të Kosovës

ZyrtarĂ«t nĂ« Serbi vitet e kaluara kanĂ« deklaruar se Serbia dhe Venezuela janĂ« “miq tĂ« vĂ«rtetĂ«â€.

Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.

Duke komentuar reagimin e presidentit tĂ« SerbisĂ«, Jelica Miniq vlerĂ«soi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat pĂ«r shkak tĂ« afĂ«rsisĂ« sĂ« regjimeve”.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.

Qëndrimi ndaj legjitimitetit të Maduros

Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.

Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.

Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

BĂ«rnabiq deklaroi atĂ«herĂ« se Venezuela, si “mike e madh e SerbisĂ«â€, ndihmon qĂ« qĂ«ndrimi pĂ«r paprekshmĂ«rinĂ« e kufijve tĂ« ndahet nga njĂ« numĂ«r i madh vendesh tĂ« AmerikĂ«s Latine dhe vendeve tĂ« Karaibeve.

Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.

AtĂ«herĂ« ai e quajti atĂ« mik tĂ« madh tĂ« SerbisĂ«, duke shprehur bindjen se nĂ« vitet qĂ« vijnĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kultivojnĂ« kĂ«tĂ« “miqĂ«si tĂ« çmuar”.

Gjithashtu, në qershor 2025, në Beograd mbërriti zëvendësministrja venezueliane e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Andrea Gabriela Korao Faria.

Ajo mori pjesë në takimin e parë për planifikimin e pjesëmarrjes ndërkombëtare në Ekspozitën e Specializuar Ekspo, që do të mbahet në Beograd në vitin 2027.

Sanksionet ndaj Venezuelës

Ndërsa Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, forconte marrëdhëniet me Venezuelën, Brukseli vendoste sanksione ndaj regjimit atje.

Sanksionet u vendosën në fund të vitit 2017 dhe më pas u plotësuan.

Kështu, Këshilli Evropian më 15 dhjetor i zgjati edhe për një vit masat ekzistuese kufizuese duke pasur parasysh situatën në Venezuelë.

Siç mëson jozyrtarisht REL-i, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u harmonizua me këtë vendim.

Vendimi u mor në dritën e veprimeve të vazhdueshme që minojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe represionit ndaj shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.

Kjo, siç u njoftua, përfshin edhe ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024.

Serbia me disa vendime për sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës është harmonizuar, ndërsa me disa të tjera jo.

Në fuqi janë edhe sanksione të gjera amerikane, të cilat, ndër të tjera, janë të përqendruara ndaj individëve të lidhur me regjimin e Nikolas Maduros, si dhe ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.

Kthesë e Serbisë drejt SHBA-së?

Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.

Nga mbĂ«shtetja pĂ«r Trumpin, e cila u reflektua edhe nĂ« vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnĂ« pĂ«r “shpĂ«rbĂ«rjen e tĂ« gjitha ligjeve dhe logjikĂ«s”.

E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.

“Edhe Serbia ka njĂ« vend tĂ« veçantĂ« nĂ« StrategjinĂ« e SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«, tĂ« dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mĂ«tejshme ndaj rajonit tonĂ«â€, tha ajo.

Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

Bahtiri “s’lĂ«shon pe”, lĂ« pas me vota Dimal BashĂ«n dhe katĂ«r ministra tĂ« Kurtit



Agim Bahtiri, kandidati i cili kishte pĂ«rmendur “Mos lĂ«sho pe!” gjatĂ« njĂ« fjalimi, e qĂ« LĂ«vizja VetĂ«vendosje, mĂ« pas e kishte vendosur si slogan, ka shĂ«nuar njĂ« rezultat tĂ« lartĂ« zgjedhor, duke lĂ«nĂ« prapa me vota disa nga figurat mĂ« emblematike tĂ« kĂ«tij subjekti politik.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të rreth 98 për qind të votave, ish-kryetari i Mitrovicës ka siguruar 26.153 vota.

Me këtë rezultat, Bahtiri ka dalë para Dimal Bashës, i cili udhëhoqi Legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës dhe që ka marrë 25.440 vota.

NĂ«n Bahtirin pĂ«r nga numri i votave janĂ« radhitur edhe katĂ«r ministra tĂ« qeverisĂ« “Kurti 2”.

Artane Rizvanolli ka marrë 26.072 vota, vetëm 81 më pak se Bahtiri, ndërsa Hysen Durmishi ka siguruar 24.590 vota.

Pas tyre vijnë Arbërie Nagavci me 23.777 vota dhe Rozeta Hajdari me 19.701 vota.

Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ-ja pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave dhe ankesave eventuale.

Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, Rexhepi: Shkollat shqipe, në gjendje të mjerueshme



Serbia po vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke cenuar edhe të drejtat elementare të njeriut, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Me politikat diskriminuese, ai shton se Beogradi zyrtar po tenton të shpopullojë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën në mënyrë të heshtur.

Pasivizimi i adresave, varfëria ekstreme, mosnjohja e diplomave, mungesa e integrimit në polici dhe instituicioneve, janë disa nga temat për të cilat Rexhepi flet me shqetësim për realitetin në këto tri komuna.

Derisa flet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Rexhepi thotë se diskriminimi po shkel konventat ndërkombëtare.

“Pozita e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ« tĂ« PreshevĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« pozitĂ« vĂ«rtet e rĂ«nduar dhe gjĂ«rat janĂ« duke shkuar, duke u rĂ«nduar, dhe shqiptarĂ«t janĂ« duke ngritur zĂ«rin nĂ« shumĂ« vende, nĂ« shumĂ« mĂ«nyra, sepse diskriminimi Ă«shtĂ« tejet i skajshĂ«m, ku po prek normat e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, tĂ« cilĂ«t edhe vetĂ« Ă«shtĂ« nĂ«nshkruese nĂ« konventat ndĂ«rkombĂ«tare dhe vetĂ« Serbia, po ajo po i shkel me gjithĂ« vetĂ«dije dhe me gjithĂ« mundĂ«sitĂ« e veta, domethĂ«nĂ« po mundohet tĂ« bĂ«jĂ« realisht njĂ« spastrim etnik....

Po realisht mund tĂ« themi, nĂ« tĂ« gjitha fushat jemi tĂ« diskriminuar. Nuk po e themi vetĂ«m ne, po e thonĂ« dhe raportet ndĂ«rkombĂ«tare, ku e paraqesin, domethĂ«nĂ« çështjen e shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s si njĂ« çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, sepse diskriminimi Ă«shtĂ« nĂ« arsim, nĂ« kulturĂ«, nĂ« gjuhĂ«, nĂ« simbole, dhe nĂ« avancimin e shqiptarĂ«ve nĂ« tĂ« cilĂ«n jetojnĂ«â€, deklaron Rexhepi pĂ«r KosovaPress.

Pa kartelë, me euro në dorë: Si e dëmtojnë pagesat me para të gatshme buxhetin e Kosovës?



Arben Musliu, nga Fushë-Kosova, e përdor kartelën e tij bankare vetëm një herë në muaj: kur tërheq pagën mujore.

Të gjitha pagesat, qoftë për shërbime komunale apo për blerje në dyqane, 48-vjeçari i realizon me para të gatshme, pa marrë parasysh vlerën.

Madje, para tre vjetësh, ai pagoi 5 mijë euro para të gatshme për ta ndërruar veturën e tij me një më të re.

“Nuk i besoj tĂ«rheqjes sĂ« shpeshtĂ« tĂ« parave nga bankomatĂ«t. ParatĂ« nĂ« kuletĂ« i menaxhoj mĂ« lehtĂ«. Edhe kursimet i mbaj nĂ« shtĂ«pi, jo nĂ« bankĂ«. Nuk kam ndonjĂ« arsye konkrete, por thjesht nuk besoj
 nuk besoj”, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL).

Ndryshe nga Arbeni, Besarta, 23-vjeçare, pohon se të gjitha blerjet dhe pagesat e shërbimeve i kryen në formë elektronike.

“BĂ«hem nervoz kur nuk ka POS [aparate pĂ«r kryerje tĂ« pagesĂ«s me kartelĂ«] nĂ« dyqane, sepse nuk mbaj para nĂ« kuletĂ«â€, shprehet ajo pĂ«r REL-in, duke shtuar se me kĂ«tĂ« problem pĂ«rballet kryesisht nĂ« biznese mĂ« tĂ« vogla, qĂ« shpeshherĂ« nuk lĂ«shojnĂ« as kuponĂ« fiskalĂ«.

ShumĂ« qytetarĂ« dhe biznese vazhdojnĂ« t’i pĂ«rdorin paratĂ« e gatshme mĂ« shumĂ«, pasi qĂ« paranĂ« fizike e shohin si “mĂ« tĂ« sigurt”, thonĂ« ekspertĂ« tĂ« ekonomisĂ«. Por, sipas tyre, tĂ« rinjtĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rjashtim.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 76 për qind e të rriturve në Ballkanin Perëndimor kanë një llogari transaksionesh, në krahasim me 99 për qind të të rriturve në Eurozonë.

Por, këto pagesa me para të gatshme nuk regjistrohen dhe nuk monitorohen nga autoritetet fiskale, pasi nuk lënë gjurmë elektronike, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

Sipas tij, kjo formë e pagesave jashtë kanaleve bankare i shkakton humbje buxhetit të shtetit përmes shmangies nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tatimi mbi paga dhe tatimi mbi fitimin, dhe lehtëson shitjen e produkteve pa kupon fiskal.

Bektashi merr si shembull rastin kur një person paguan 5 mijë euro me para të gatshme, duke theksuar se në këtë rast shteti humb 900 euro, sa i bie të jetë 18-përqindëshi i TVSH-së.

“Heqja e parasĂ« sĂ« gatshme, pĂ«rveç qĂ« ndikon fuqishĂ«m nĂ« eliminimin apo zvogĂ«limin nĂ« minimum tĂ« ekonomisĂ« joformale, ndikon edhe nĂ« zvogĂ«limin e fenomeneve tĂ« dĂ«mshme, siç janĂ« korrupsioni, ryshfeti dhe shumĂ« fenomene tĂ« tjera”, thekson Bektashi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

NĂ«se shteti do tĂ« arrinte t’i mblidhte tĂ« gjitha tatimet, Bektashi konsideron se buxheti i vitit 2026 do tĂ« arrinte nĂ« rreth pesĂ« miliardĂ« euro, sepse do t’i shtoheshin rreth njĂ« miliard euro mĂ« shumĂ« nga TVSH-ja dhe tatimet tjera.

Dhe, kjo shumë do të mund të përdorej për investime kapitale.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, që kap shifrën e rreth katër miliardë eurosh.

Në një raport të Bankës Botërore thuhet se nëse një vend shënon rritje për 10 për qind të pagesave digjitale, ekonomia joformale e atij vendi ulet për rreth 2 për qind si rrjedhojë.

Edhe Banka Qendrore e KosovĂ«s (BQK) vlerĂ«son se ekonomia joformale ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« rritjen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« sĂ« gatshme, pasi qĂ« bizneset informale preferojnĂ« transaksione tĂ« pagjurmueshme pĂ«r t’i shmangur detyrimet fiskale.

“TĂ« dhĂ«nat e vitit tĂ« kaluar tregojnĂ« se vĂ«rehet njĂ« tendencĂ« pozitive e rritjes sĂ« transaksioneve pĂ«rmes kanaleve digjitale. MegjithatĂ«, sfidĂ« mbetet mungesa e besimit dhe edukimit financiar”, thuhet nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje nga BQK-ja pĂ«r REL-in.

Për këtë arsye, BQK-ja thotë se synon forcimin e sigurisë dhe besimit në sistemet e pagesave, si dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave digjitale.

Ekonomia joformale, mbi 30 për qind e PBB-së

Instituti Riinvest nĂ« vazhdimĂ«si pĂ«rcjell nivelin e informalitetit pĂ«rmes anketimit tĂ« bizneseve. NĂ« raportin “Zhvillimet ekonomike: KĂ«rcĂ«nimet nga kriza institucionale”, publikuar nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar, thuhet se informaliteti nĂ« KosovĂ« sillet nga 30 deri nĂ« 35 pĂ«r qind tĂ« Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB).

PBB-ja për vitin 2025 ishte mbi 11 miliardë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nuk është përgjigjur në pyetjen e REL-it se sa është vlera e ekonomisë joligjore.

Por, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha më 22 dhjetor, gjatë një konference vjetore, se ky institucion ka mbledhur mbi një miliard euro më 2025, duke shënuar rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth 49 për qind ishin të hyra nga TVSH-ja.

Profesori Bektashi shprehet se autoritet kompetente duhet të angazhohen që përdorimi i parasë digjitale të rritet në të gjithë sektorët, pasi është thelbësor për modernizimin e ekonomisë dhe uljen e ekonomisë joformale.

Labinot Haxhiu, udhëheqës i Bankingut Digjital në bankën TEB, përmend rëndësinë e adoptimit të shërbimeve financiare nga brezat e rinj, për të cilët bankingu duhet të jetë po aq i lehtë sa rrjetet sociale, dhe po aq i menjëhershëm sa aplikacionet e mesazheve.

“TĂ« rinjtĂ« nĂ« KosovĂ« jetojnĂ« online. PĂ«r ta, bankingu nuk lidhet me sportele dhe pritje nĂ« radhĂ«, por me pĂ«rvoja digjitale intuitive, tĂ« qasshme dhe tĂ« personalizuara”, ka shkruar ai nĂ« revistĂ«n financiare “Bankieri i KosovĂ«s 2025-2026”, publikuar nga Shoqata e Bankave tĂ« KosovĂ«s.

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Numri i kartelave debit në vitin 2024 kishte arritur në 1.4 milion, kurse i kartelave të kreditit në rreth 195 mijë.

Në nivel vendi janë 635 bankomatë [aparate bankare për tërheqje të parave], dhe 20.913 terminale POS, ku qytetarët mund të bëjnë pagesa me kartelë në dyqane.

Paraja e gatshme vazhdon të jetë e përhapur edhe në rajon, ndonëse përdorimi i saj është në rënie. Serbia kryeson në Ballkanin Perëndimor për sa i përket adoptimit të pagesave pa para fizike.

NdĂ«rkaq, ShqipĂ«ria synon qĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit 2030 t’i bĂ«jĂ« tĂ« gjitha transaksionet financiare nĂ« formĂ« digjitale.

Atje, tashmë ka filluar një nismë kombëtare që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale.

PDK shpreh solidaritet me qytetarët dhe komunat e prekura nga vërshimet, kërkon angazhim të plotë institucional



Partia Demokratike e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Situata e krijuar në shumë zona të vendit, ku familje të tëra janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme, kërkon reagim të menjëhershëm, të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

PDK u bën thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë që u takon, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për menaxhimin e situatës emergjente.

"Ndihma për komunat e prekura, familjet dhe bizneset duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe pa burokraci të panevojshme".

Në këto momente, prioritet absolut duhet të jetë siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe pronës, si dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit në zonat e prekura.

Partia Demokratike e KosovĂ«s, pĂ«rveçse qĂ«ndron pranĂ« qytetarĂ«ve nĂ« çdo komunĂ« tĂ« vendit, i siguron qytetarĂ«t se nĂ« komunat ku qeveris Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e mundshme institucionale pĂ«r t’u dalĂ« nĂ« ndihmĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« askush tĂ« mos mbetet i vetĂ«m nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« vĂ«shtirĂ«.

"Shqipëria nën ujë": Pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve



Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.

Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.

Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës.

Aktualisht 8 familje po evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave, 3 prej të cilave nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.

Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës- Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Edhe në Tiranë, reshjet e dendura të shiut dhe mbushja e rrugëve me ujë ka sjellë trafik të rënduar.

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 96 mm shi, sipas të dhënave të Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër. Situata ka shkaktuar rritje të niveleve të lumit Drin dhe Mat, si dhe përmbytje të tokave dhe oborreve në disa zona.

NĂ« KukĂ«s ku vĂ«rshimi i ujĂ«rave ka pĂ«rmbytur disa segmente rrugore. Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugĂ«t KukĂ«s–Shishtavec, KukĂ«s–BushtricĂ«, KukĂ«s–QafĂ« Mali, KukĂ«s–Krumë–Kam–TropojĂ«, Tropojë–QafĂ« MorinĂ«, Bajram Curri–ValbonĂ« si dhe aksi Tropojë–Fierzë–QafĂ« Mali, ku ka prezencĂ« uji dhe dĂ«mtime tĂ« pjesshme tĂ« rrugĂ«s.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona.

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë nisur edhe në Fier gjatë paradites së sotme, të shoqëruara me stuhi ere, por deri më tani nuk ka raportime për përmbytje apo dëme të shkaktuara nga moti i keq.

Për shkak të rritjes së prurjeve në lumin Drin, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht, po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, ndërsa gjithë procesi po monitorohet dhe menaxhohet nga specialistët e hidrocentraleve.

- YouTube www.youtube.com

Zjarr në një shtëpi në Prizren, dy persona të lënduar nga asfiksimi me tym



NjĂ« shtĂ«pi Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri tĂ« hĂ«nĂ«n pasdite nĂ« rrugĂ«n “Enver Hadri” nĂ« Prizren, duke shkaktuar dĂ«me materiale dhe lĂ«ndimin e dy personave nga asfiksimi me tym.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:35.

Sipas tij, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kontaktuar me ankuesin, i cili ka deklaruar se në rrethana ende të panjohura kishte shpërthyer zjarr në katin e parë të shtëpisë së banimit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Po ashtu, aty kanë dalë edhe njësitë e KEDS-it si dhe Urgjenca Mjekësore.

Bytyqi ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar asfiksim nga tymi dhe kanë pranuar ndihmë mjekësore në vendngjarje. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është vlerësuar, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Pritje deri në 60 minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova



Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar të përditësuara më 5 janar 2026 në ora 21:50.

Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku, Jarinja, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Megjithatë, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika specifike.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa janë evidentuar kolona deri në 300 metra në dalje dhe rreth 200 metra në hyrje.

Po ashtu, në pikën kufitare Merdarë, pritjet në dalje shkojnë nga 40 deri në 60 minuta, me kolona deri në 600 metra.

Edhe në Muçibabë është shënuar pritje rreth 30 minuta në dalje, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa hyrjet mbeten pa vonesa të konsiderueshme.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të krijuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë./Telegrafi.

​Brey: Vuçiq nĂ« rolin e viktimĂ«s, akuzon tĂ«rĂ« rajonin pĂ«r “gjueti shtrigash” dhe fushatĂ« kundĂ«r SerbisĂ«



Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, ka vijuar retorikĂ«n e viktimizimit, duke akuzuar vendet e rajonit pĂ«r, siç tha ai, “fushatĂ«n mĂ« tĂ« ndyrĂ«â€ dhe “gjueti shtrigash” kundĂ«r SerbisĂ«.

Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë qëndrimit në Trebinje.

Në fjalimin e tij, Vuçiq pretendoi se Serbia është nën sulm të vazhdueshëm politik dhe mediatik nga Prishtina, Zagrebi, Sarajeva dhe Podgorica, duke theksuar se vendi i tij, pavarësisht kësaj, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në rajon.

Sipas tij, Serbia po pĂ«rballet me akuza tĂ« vazhdueshme dhe, siç i quajti ai, “gĂ«njeshtra brutale”, pĂ«r tĂ« cilat fajĂ«sohet pĂ«r çdo krizĂ« apo tension nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

Vuçiq deklaroi se Beogradi nuk ka sulmuar dhe as nuk planifikon të sulmojë askënd, por është vazhdimisht i akuzuar për destabilizim.

NĂ« njĂ« tjetĂ«r pjesĂ« tĂ« fjalimit, presidenti serb shprehu shqetĂ«sim pĂ«r atĂ« qĂ« e quajti “aleancĂ« e re ushtarake” mes Zagrebit, TiranĂ«s dhe PrishtinĂ«s, duke pretenduar se ajo Ă«shtĂ« e drejtuar kundĂ«r SerbisĂ«.

Analisti gjerman Thomas Brey ka vlerësuar se kjo retorikë është e njohur dhe përsëritet shpesh nga presidenti serb, veçanërisht në momente tensionesh politike rajonale apo presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit.

Ndërkaq, presidenti serb theksoi se Serbia do të vazhdojë të forcojë kapacitetet ushtarake, duke garantuar, sipas tij, paqen dhe sigurinë.

Vuçiq foli gjithashtu pĂ«r zhvillimet globale, duke deklaruar se “stuhi tĂ« mĂ«dha” po pĂ«rgatiten nĂ« botĂ« dhe se rregullat ndĂ«rkombĂ«tare po zĂ«vendĂ«sohen nga “çmenduria”.

Ai pĂ«rsĂ«riti qĂ«ndrimin e tij se Serbia duhet t’i pĂ«rmbahet sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, duke pĂ«rmendur rastin e KosovĂ«s dhe duke e krahasuar atĂ« me situata tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq njoftoi se Serbia është e gatshme të investojë mbi 200 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Trebinjes, duke e paraqitur këtë si një projekt me rëndësi strategjike për Republikën Srpska dhe Bosnjë e Hercegovinën./Telegrafi.

Berisha: Nuk presim forcat Delta në Surrel, do të zbarkojnë Deltat tona



“Nuk presim qĂ« forcat Delta tĂ« zbarkojnĂ« nĂ« Surrel, sepse do zbarkojnĂ« Deltat tona”. KĂ«shtu u shpreh kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, nĂ« foltoren e radhĂ«s sĂ« demokratĂ«ve para KryeministrisĂ«. Ai paralajmĂ«roi se RamĂ«n se do tĂ« pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«, njĂ«soj si Maduro

“A e kuptoni pra pse thoshte ky dje nĂ« artikull mos kujtoni se jam Maduro. Jo, jo, je Ramaduro. Natyrisht do t’i them kĂ«tu se ne nuk presim qĂ« forcat Delta tĂ« zbarkojnĂ« nĂ« Surrel, se do zbarkojnĂ« Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat qĂ« do zbarkojnĂ« nĂ« Surrel. Ja ku i ke Deltat. KĂ«ta Delta qĂ« i ke kĂ«tu para, priti nĂ« Surrel sapo tĂ« marrin urdhrin. Atje do i kesh. Po, por njĂ« gjĂ«, njĂ«lloj si Maduron, edhe ti nĂ« sallĂ«n e gjyqit do pĂ«rfundosh bashkĂ« me Lindat, LubitĂ« dhe tĂ« gjithĂ« suitĂ«n tĂ«nde. PĂ«r kĂ«tĂ« e siguroj”, u shpreh Berisha, pĂ«rcjell A2 CNN.

Ai u shpreh i vendosur të çojë përpara betejën politike deri në fitore, ndërsa këtë vit e cilësoi vendimtar dhe të triumfit të të opozitës.

“Pra, ky Ă«shtĂ« njĂ« vit i madh pĂ«r ne. Ky Ă«shtĂ« viti nĂ« tĂ« cilin do triumfojmĂ«. Populli opozitar do triumfojĂ«. ShqiptarĂ«t me dinjitet do pĂ«rmbysin diktaturĂ«n e shĂ«mtuar, tĂ« urryer qĂ« u instalua mbi ta dhe pĂ«rsĂ«ri do jenĂ« njĂ« popull i lirĂ«. Me energjitĂ« e tyre do ndĂ«rtojnĂ« tĂ« sotmen dhe tĂ« ardhmen e tyre. Edhe njĂ«herĂ« u uroj gĂ«zuar Vitin e Ri. U garantoj se beteja jonĂ« ndalet vetĂ«m me fitoren e opozitĂ«s”, u shpreh Berisha.

❌