❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ajo punoi nĂ« qendrĂ«n sekrete tĂ« Bletchley Park dhe kontribuoi nĂ« fitoren e AleatĂ«ve, duke thyer kodin famĂ«keq “Enigma”.

Ruth Bourne, një nga gratë që luajtën një rol kyç në deshifrimin e komunikimeve sekrete të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në Londër në moshën 99-vjeçare.

Bourne ishte pjesĂ« e ekipit tĂ« fshehtĂ« tĂ« Bletchley Park, rreth 80 kilometra nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« LondrĂ«s, ku u thyen kodet e koduara me makinĂ«n “Enigma”. Ky operacion i klasifikuar, i njohur si programi “Ultra”, ndihmoi forcat aleate tĂ« parashikonin lĂ«vizjet e ushtrisĂ« gjermane dhe tĂ« fitonin beteja vendimtare gjatĂ« luftĂ«s.

Edhe Italia fashiste u godit drejtpërdrejt nga ky aktivitet: shumë autokolona detare që niseshin drejt Libisë me trupa dhe furnizime për frontin e Afrikës së Veriut u interceptuan falë informacionit të siguruar në Bletchley Park.

E lindur mĂ« 23 maj 1926 nĂ« Salford, pranĂ« Mançesterit, dhe e rritur nĂ« Birmingham, Ruth Bourne vinte nga njĂ« familje hebraike. Ajo u regjistrua vullnetare nĂ« MarinĂ«n MbretĂ«rore Britanike dhe, nĂ« moshĂ« shumĂ« tĂ« re, u pĂ«rzgjodh pĂ«r njĂ« mision tepĂ«r sekret. NĂ« vitin 1944, ende pa mbushur 18 vjeç, punoi me “bombĂ«n e Turingut”, njĂ« pajisje llogaritĂ«se e projektuar nga matematikani i shquar Alan Turing, e aftĂ« tĂ« çkodonte mesazhet gjermane.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s, pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« programin “Ultra” u detyruan tĂ« ruanin heshtjen pĂ«r dekada. VetĂ«m nĂ« vitet ’70 u bĂ« publik roli i tyre. NĂ« vitin 2009, qeveria britanike i nderoi me njĂ« medalje pĂ«rkujtimore pĂ«r kontributin e dhĂ«nĂ« nĂ« fitoren ndaj nazizmit.

FOTOLAJM/ Pasojat e sulmit amerikan në Nigeri

Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një sulm ajror ndaj luftëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, në koordinim me qeverinë nigeriane.

Tani mediat kanë publikuar foto që tregojnë pasojat e këtij sulmi.

Sulmi, sipas raportimeve, e habiti popullsinë vendase.

Fshati Jabo ishte njĂ« nga zonat e goditura nga sulmet amerikane. Balira Sa’idu thotĂ« se sulmet “ndryshuan gjithçka”.

“Duhet tĂ« mendoj pĂ«r dasmĂ«n time, por tani jam nĂ« panik. Sulmet kanĂ« ndryshuar gjithçka. Familja ime Ă«shtĂ« e frikĂ«suar dhe as nuk e di nĂ«se Ă«shtĂ« e sigurt tĂ« vazhdoj me planin e dasmĂ«s nĂ« Jabo”, tha ajo.

Aliyu Garba është një udhëheqës tradicional në fshat.

Ai thotë se mbeturinat nga sulmet ishin shpërndarë përreth dhe disa banorë nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin forcat e sigurisë.

Bilanci i ekonomisë 2025/ Nunaj: Pa vizion afatgjatë, ekonomia shqiptare mbetet në tranzicion

Ekspertja e ekonomisĂ« Teuta Nunaj ka ngritur shqetĂ«simin pĂ«r mungesĂ«n e njĂ« vizioni afatgjatĂ« pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« vendit, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News.

Ajo theksoi se politikat publike në Shqipëri janë të pjesshme dhe të shkëputura nga njëra-tjetra, duke penguar mbylljen e tranzicionit 35-vjeçar. Sipas Nunajt, pa një strategji të qartë se ku duhet të jetë ekonomia shqiptare pas 10 vitesh dhe pa fokus te sektorë të qëndrueshëm si industria dhe bujqësia, vendi rrezikon të mbetet i orientuar vetëm drejt planeve afatshkurtra dhe me mirëqenie të ulët për qytetarët.

“Ne i kemi politikat publike tĂ« zhvilluara nĂ« mĂ«nyrĂ« parciale, tĂ« pjesshme, ose tĂ« shkĂ«putura nga njĂ«ra-tjetra. NĂ«se ne duam tĂ« kemi njĂ« ekonomi tĂ« zhvilluar dhe ta mbyllim kĂ«tĂ« tranzicionin e gjatĂ« 35-vjeçar ne duhet ta ndajmĂ« mendjen se ku duhet ta çojmĂ« ekonominĂ« shqiptare pas 10 vitesh. Kush Ă«shtĂ« sektori qĂ« duam tĂ« investojmĂ«?

Ne nuk flasim pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, si njĂ« vend i vogĂ«l, por qĂ« ka potenciale dhe ne kĂ«to potenciale nuk i marrim fare nĂ« konsideratĂ« dhe qytetarĂ«t qĂ« ngelen nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« ata qĂ« janĂ« mĂ« pak tĂ« kualifikuar dhe bĂ«jnĂ« punĂ« mĂ« pak tĂ« kualifikuara, qĂ« do tĂ« thotĂ« bĂ«jnĂ« punĂ« mĂ« pak tĂ« paguara dhe mirĂ«qenia e tyre nuk rritet. NĂ«se ne nuk pĂ«rcaktojmĂ« ekonominĂ« shqiptare dhe se ku do tĂ« jemi pas 10 vitesh dhe jo tĂ« mbĂ«shtetmi te sektorĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m, por kryesisht nĂ« industri dhe nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«, atĂ«herĂ« ne gjithmonĂ« do tĂ« jemi nĂ« plane tĂ« shkurtra 3-4 apo 5-vjeçare dhe asnjĂ«herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk do tĂ« jemi vizionarĂ« pĂ«r ekonominĂ« tonĂ«â€, tha Nunaj./abcnews.al

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike gjatĂ« kĂ«tij viti”, eksperti rendit problematikat

Eksperti i ekonomisë Enio Civici ka analizuar rolin e turizmit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se gjatë këtij viti ky sektor ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e shërbimeve, ndërtimit dhe punësimit.

I ftuar nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, Civici u ndal te ndikimi pozitiv i turizmit nĂ« rritjen ekonomike, ndĂ«rsa vuri nĂ« dukje se pesha e lartĂ« e kĂ«tij sektori nĂ« ekonomi lidhet kryesisht me tĂ« ardhurat qĂ« vijnĂ« nga jashtĂ« dhe jo me prodhimin e brendshĂ«m, duke e bĂ«rĂ« tĂ« nevojshme njĂ« vĂ«shtrim mĂ« tĂ« gjerĂ« mbi qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« afatgjatĂ« tĂ« zhvillimit ekonomik.

“Edhe shĂ«rbimet, edhe ndĂ«rtimi edhe punĂ«simi janĂ« udhĂ«hequr kĂ«tĂ« vit vetĂ«m nga njĂ« sektor qĂ« Ă«shtĂ« turizmi. Sa mirĂ« dhe i fuqishĂ«m Ă«shtĂ« ky sektor nĂ« kĂ«to momente dhe sa mirĂ« i bĂ«n ekonomisĂ« sonĂ«, duke e ndihmuar dhe udhĂ«hequr nĂ« rritje, Ă«shtĂ« edhe njĂ« alarm i madh pĂ«r tĂ« ardhmen.

Pra sektori qĂ« po na ushqen tani Ă«shtĂ« edhe sektori mĂ« i paqĂ«ndrueshĂ«m nĂ« gjithĂ« historinĂ« e ekonomisĂ« botĂ«rore, sepse lidhet direkt me ngjarje qĂ« nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me tĂ«. Krahas lavdĂ«rimit tĂ« sektorit tĂ« turizmit si lokomotiva e tĂ« pestĂ« nĂ«nsektorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, nga ana tjetĂ«r duhet tĂ« ngremĂ« alarmin dhe tĂ« themi qĂ« njĂ« ekonomi kaq e dobĂ«t strukturalisht nuk mund tĂ« jetĂ« kaq e varur vetĂ«m nga sektor i cili nuk Ă«shtĂ« i lidhur me prodhimin tonĂ« tĂ« brendshĂ«m, lidhet me tĂ« ardhurat qĂ« vijnĂ« nga jashtĂ«â€, tha eksperti./abcnews.al

Bilanci i ekonomisë 2025/ Ekspertët: Rritja ekonomike nuk po përkthehet në mirëqenie për familjet shqiptare

Ekonomia shqiptare ka shfaqur stabilitet në treguesit makroekonomikë vitet e fundit, por kjo rritje nuk është reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së familjeve.

KĂ«shtu u shprehĂ«n ekspertĂ«t e ekonomisĂ« tĂ« ftuar nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC NeĂ«s, tĂ« cilĂ«t theksuan se, pavarĂ«sisht tĂ« dhĂ«nave pozitive nĂ« nivel kombĂ«tar, shpĂ«rndarja e rritjes ekonomike mbetet problematike dhe ndikimi nĂ« tĂ« ardhurat e qytetarĂ«ve ka qenĂ« i kufizuar, duke e bĂ«rĂ« vitin 2025 njĂ« periudhĂ« ende tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r ekonominĂ« familjare.

Teuta Nunaj: Në nivelin makro ka qenë një ekonomi e qëndrueshme dhe në nivelin familja ka qenë një ekonomi që nuk ka përcjellë mirëqenie për familjarët.

Enio Civici: Nga pikëpamja makro ekonomike Shqipëria më në fund ka arritur që të 3-4 vitet e fundit një lloj stabiliteti sa u takon të dhënave të mëdha, atyre që duhen për të parashikuar politika publike. Ndërsa në aspektin e ekonomisë që ndjejnë njerëzit mendoj po ashtu që ka qenë një vit i vështirë për transmetimin e kësaj rritjeje ekonomike në rritje të të ardhurave apo të portofolit të familjeve shqiptare. Nuk mendoj se vitit 2025 është karakterizuar nga një vit ku familjet shqiptare janë ndjerë më mirë financiarisht.

Ergis Sefa: Nuk është çështja vetëm te rritja ekonomike, është rritje për kë? Si shpërndahet kjo rritje ekonomike? Mund të kesh një rritje ekonomike të madhe dhe shpërndahet në pak duar, ndërkohë që mund të kesh një rritje ekonomike më të vogël dhe shpërndahet ashtu siç duhet. Kjo është e gjithë diferenca. Siç thanë edhe kolegët në nivelin tonë të mirëqenies, duhet që nivelin makroekonomik ta zbresim tek individi dhe tek qytetarët./abcnews.al

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të jetë e fortë dhe dypartiake në Kongresin amerikan.

Këtë ata e kanë shprehur në letra të ndara drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Kongresisti republikan, Mike Lawler, në një letër të publikuar të premten nga Qeveria në detyrë, thekson se veprimet e fundit legjislative në SHBA-të tregojnë qartë përkushtimin afatgjatë të Amerikës ndaj Kosovës.

Ai përmend miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, i cili, sipas tij, nënvizon mbështetjen e SHBA-së për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Sipas Lawlerit, këto nisma janë thelbësore për garantimin e stabilitetit afatgjatë, forcimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe kongresisti demokrat, George Latimer, ka rikonfirmuar nĂ« letrĂ«n e tij “mbĂ«shtetjen e fortĂ«â€ tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r KosovĂ«n.

Ai thekson se, sipas Ligjit për Autorizimin e Sigurisë Kombëtare, të miratuar së fundmi, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Latimer vë në dukje se SHBA-të mbështetën përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se një proces i tillë do të kontribuonte ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të dy kongresistët i referohen Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili u nënshkrua në ligj javën e kaluar nga presidenti Donald Trump.

Në këtë akt, Kosovës dhe Serbisë u kërkohet gjithashtu që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të arritur në vitin 2023.

Letrat u dërguan pas një takimi që Lawler dhe Latimer patën me Kurtin gjatë vizitës së tij në Uashington, në shtator.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara u përballën me tensione gjatë vitit 2025.

Këto u shkaktuan kryesisht nga vendimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veriun e vendit, të banuar kryesisht nga serbë, pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Si pasojë e këtyre veprimeve, u pezullua pa afat dialogu strategjik i planifikuar mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Kryeministri Kurti i ka arsyetuar kĂ«to vendime si veprime nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe ligjet e KosovĂ«s. SĂ« fundmi, ai ka deklaruar se marrĂ«dhĂ«niet me SHBA-tĂ« janĂ« “shumĂ« tĂ« mira” dhe se mospajtimet kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« tĂ« lidhura me çështje qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me SerbinĂ« dhe strukturat e saj, e jo me marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she.

MĂ« 11 dhjetor, Kurti ka theksuar se raportet mes dy vendeve nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes dhe sigurisĂ« “kurrĂ« nuk kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« mira”.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit zhvillon me shumë vende të botës, me synim forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky dialog përfshin takime të nivelit të lartë, të mbajtura në Uashington ose në vendin përkatës, ku diskutohen tema si mbrojtja, siguria, ekonomia, energjia dhe mjedisi.

Kurti po synon një mandat të tretë në krye të Qeverisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë (REL) se pas zgjedhjeve synon të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta.

Një zëdhënës i Ambasadës ka shprehur shpresën se partneriteti mes dy vendeve do të thellohet, përfshirë edhe rinisjen e dialogut strategjik.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë për Kosovën që nga viti 1998, ndërsa udhëheqësit kosovarë kanë theksuar vazhdimisht se SHBA-të mbeten partneri më i rëndësishëm strategjik i vendit./REL

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e një djali të huaj të zhdukur pranë ishullit Farmakonissi.

Kërkimet po zhvillohen në ishullin Farmakonissi dhe në zonën detare përreth tij, pas shpëtimit të 13 shtetasve të huaj në ishull.

Farmakonissi ndodhet në lindje të ishujve Patmos dhe Lipsi. Operacionet po koordinohen nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit, me ndihmën e dy mjeteve të Rojës Bregdetare dhe një helikopteri të Forcave Ajrore.

Ndërkohë, e njëjta qendër koordinoi edhe shpëtimin e 39 shtetasve të huaj që ndodheshin në një mjet lundrues, 44 milje detare në jug të Kali Limenes, në brigjet jugore të Kretës.

Operacioni u krye nga një anije e Rojës Bregdetare dhe emigrantët u transportuan në portin e Kali Limenes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për identitetin e djalit të zhdukur, ndërsa kërkimet vijojnë.

Raporti/ SHBA paralajmĂ«ron njĂ« valĂ« tĂ« dytĂ« sanksionesh “Non Grata”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i konkurrencës dhe ndërhyrje e krimit të organizuar, shpesh e lidhur me politikanë dhe zyrtarë të caktuar.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Kongresi amerikan paralajmĂ«ron njĂ« valĂ« tĂ« dytĂ« sanksionesh “Non Grata”, si edhe njĂ« proces vlerĂ«simi 90-ditor nĂ« sektorĂ« strategjikĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« sĂ« fundmi nĂ« qendĂ«r tĂ« hetimeve ose dyshimeve pĂ«r abuzime nga SPAK, pĂ«rfshirĂ« AKSHI-n, KESH-in, OST-nĂ«, si dhe institucione dhe ndĂ«rmarrje tĂ« tjera publike.

“Akti pĂ«r DemokracinĂ« dhe Prosperitetin nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, i miratuar nga Kongresi i SHBA-sĂ«, evidenton problematikat kryesore nĂ« ShqipĂ«ri dhe pĂ«rcakton rrugĂ« konkrete pĂ«r adresimin e tyre, me synimin e goditjes sĂ« korrupsionit dhe fenomeneve kriminale pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« vitit 2027.

NĂ« raport theksohet se, pĂ«rmes identifikimit tĂ« pĂ«rkrahĂ«sve ekonomikĂ« tĂ« korrupsionit, figurave tĂ« biznesit dhe “ndĂ«rmjetĂ«sve”, SHBA po ofron njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes tĂ« qartĂ« pĂ«r SPAK-un, pĂ«r tĂ« kaluar nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve nĂ« nivele tĂ« larta, me qĂ«llim pastrimin e tregut nga konkurrenca e shtrembĂ«ruar.

NĂ« fokus tĂ« veçantĂ« do tĂ« jenĂ« kontratat e AKSHI-t, sektori i energjisĂ«, pastrimi i parave, krimi i organizuar, projektet luksoze bregdetare dhe ndĂ«rtimet shumĂ«katĂ«she, PPP-tĂ«, monitorimi i sistemit bankar si dhe projektet qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar status “strategjik”.

Sipas vlerësimeve amerikane, këto masa synojnë të krijojnë kushte për konkurrencë të ndershme dhe institucione më të forta, në prag të një procesi zgjedhor të konsideruar vendimtar për të ardhmen demokratike të vendit.

Pjesë nga raporti i Kongresit Amerikan:

“Afati 90-ditor (qĂ« pĂ«rfundon nĂ« mars 2026) pas miratimit tĂ« Aktit pĂ«r DemokracinĂ« dhe Prosperitetin nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor shĂ«non njĂ« zhvendosje nga goditja e politikanĂ«ve individualĂ« drejt çmontimit tĂ« rrjeteve financiare qĂ« i mbĂ«shtesin ata.

NĂ« ShqipĂ«ri, rezultati mĂ« i mundshĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« “valĂ« e dytĂ«â€ sanksionesh qĂ« lidh statusin Non Grata politik me ndjekjen penale. Duke emĂ«rtuar pĂ«rkrahĂ«sit ekonomikĂ«, figurat e biznesit dhe “ndĂ«rmjetĂ«sit” qĂ« lehtĂ«sojnĂ« korrupsionin, SHBA po ofron nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes pĂ«r SPAK-un qĂ« tĂ« kalojĂ« nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve nĂ« nivele tĂ« larta, me synimin pĂ«r tĂ« “pastruar” tregun nga konkurrenca e shtrembĂ«ruar pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« vitit 2027.

Sektorët kryesorë nën vëzhgim:

–Rishikimi 90-ditor i Departamentit tĂ« Shtetit synon sektorĂ«t ku fluksi i “parave gri” Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ«:

-Teknologjia dhe infrastruktura digjitale: Fokus te kontraktorĂ«t e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” nĂ« shĂ«rbimet shtetĂ«rore digjitale.

-Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi: Shqyrtim i projekteve luksoze bregdetare dhe kullave të larta në Tiranë.

-Energjia dhe shërbimet publike: Mbikëqyrje e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve në energjinë e rinovueshme.

-Partneritetet Publike-Private (PPP): Auditimi i kontratave për menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën.

-Bankat dhe financat: Monitorim i bankave vendase pĂ«r tĂ« siguruar shkĂ«putjen e tyre nga “lehtĂ«suesit” e rinj tĂ« sanksionuar.

-Turizmi strategjik: Rishikim i projekteve qĂ« kanĂ« marrĂ« status “strategjik” pĂ«rmes favorizimit politik”.

Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim

Kritiku i Vladimir Putinit, Sergei Udaltsov Ă«shtĂ« dĂ«nuar me gjashtĂ« vjet burgim pĂ«r terrorizĂ«m nga njĂ« gjyakatĂ« nĂ« Rusi tĂ« enjten, raportoi “The Guardian”. UdhĂ«heqĂ«si i lĂ«vizjes sĂ« Frontit tĂ« MajtĂ« qĂ« kundĂ«rshton Putinin dhe Ă«shtĂ« i lidhur me PartinĂ« Komuniste, u arrestua vitin e kaluar.

Sipas faqes ruse të lajmeve Mediazona, akuzat kundër tij rrjedhin nga një artikull që Udaltsovi postoi në internet në mbështetje të një grupi tjetër aktivistësh rusë të akuzuar për formimin e një organizate terroriste. Këta aktivistë u dënuan këtë muaj me dënime që varionin nga 16 deri në 22 vjet burgim.

Udaltsov i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si të sajuara. Të enjten, ai e cilësoi vendimin si të turpshëm dhe tha se do të hynte në grevë urie.

Ai ishte një figurë e shquar e opozitës gjatë protestave masive të viteve 2011-12 në Rusi, të shkaktuara nga raportet për manipulim të gjerë të zgjedhjeve parlamentare. Në shkurt të vitit 2012, ai mori pjesë në një takim që presidenti i atëhershëm Dmitry Medvedev zhvilloi me figura të ndryshme të opozitës.

Në dhjetor 2023, një gjykatë në Moskë e dënoi Udaltsovin me 40 orë punë të detyruar për shkelje të procedurave që lidhen me organizimin e një tubimi pasi u ndalua në Sheshin e Kuq, ku u përpoq të shpaloste një flamur me imazhin e diktatorit sovjetik Josef Stalin, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass.

Udaltsov ishte burgosur në vitin 2014 dhe ishte dënuar me 4.5 vjet burgim për akuza që lidhen me rolin e tij në organizimin e një demonstrate të vitit 2012 kundër Putinit që u shndërrua në trazira. Ai u lirua në vitin 2017.

Shefi i NATO-s, Rutte: Të mos harrojmë se Evropën dhe NATO nuk i përbën vetëm BE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëhet plotësisht i pavarur nga Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, pavarësisht qëndrimit të marrë për këtë çështje nga qeveria e presidentit amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara presin që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi dhe të shpenzojë më shumë para për mbrojtjen, tha Rutte për dpa në një intervistë të fundit.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-ja Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pĂ«rkushtuar ndaj NATO-s. Nuk ka asnjĂ« dyshim. PritshmĂ«ritĂ« janĂ« rritur. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, ne duam tĂ« shpenzojmĂ« mĂ« shumĂ«, Evropa do tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, tha ai.

Ish-kryeministri i Holandës theksoi samitin e NATO-s në Hagë në muajin qershor, ku të gjithë aleatët ranë dakord për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

“Mendoj se kjo Ă«shtĂ« ende njĂ« nga fitoret mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« presidentit Trump, kĂ«to 5 pĂ«r qind, njĂ« pĂ«rkushtim i qartĂ« ndaj prodhimit mĂ« tĂ« madh”, tha Rutte dhe shtoi se “shtatĂ«dhjetĂ« e pesĂ« pĂ«r qind e ndikimit ekonomik Ă«shtĂ« ende jashtĂ« BE-sĂ«â€.

Duke pranuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e BE-sĂ«, ai vuri nĂ« dukje se 23 vendet e BE-sĂ« brenda NATO-s pĂ«rbĂ«jnĂ« vetĂ«m rreth njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e ndikimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ekonomik tĂ« aleancĂ«s. “ShtatĂ«dhjetĂ« e pesĂ« pĂ«r qind Ă«shtĂ« ende jashtĂ« BE-sĂ«â€, tha ai, duke iu referuar anĂ«tarĂ«ve tĂ« NATO-s si Britania, Norvegjia, Kanadaja dhe SHBA-ja.

Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian

Tajlanda kreu sulme ajrore nĂ« njĂ« zonĂ« kufitare tĂ« diskutueshme me Kamboxhian, ndĂ«rsa zyrtarĂ«t nga tĂ« dyja palĂ«t vazhduan bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftimeve.

Forcat Ajrore Tajlandeze thanĂ« se kishin goditur njĂ« “pozicion tĂ« fortifikuar ushtarak” kamboxhian pasi civilĂ«t ishin larguar nga zona.

Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias akuzoi TajlandĂ«n pĂ«r “sulme pa dallim” kundĂ«r shtĂ«pive tĂ« civilĂ«ve dhe pĂ«r plagosjen e disa personave. Luftimet shpĂ«rthyen pĂ«rsĂ«ri nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji, pasi njĂ« armĂ«pushim i brishtĂ« nĂ« korrik i dha fund pĂ«rleshjeve tĂ« ashpra kufitare pesĂ« ditĂ«she.

Të paktën 41 persona janë vrarë dhe pothuajse një milion janë zhvendosur që kur rifilluan armiqësitë. Të dyja vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit.

Që atëherë, luftimet janë përhapur në pothuajse çdo provincë përgjatë kufirit prej 800 kilometrash. Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha se sulmet e së premtes ndodhën në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey. Deri në 40 bomba u hodhën nga aeroplanët luftarakë F-16.

Tajlanda tha se aksioni kishte pĂ«r qĂ«llim kontrollin e fshatit Nong Chan dhe se u “krye nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase dhe tĂ« suksesshme”. Kjo ndodhi ndĂ«rsa negociatorĂ«t tajlandezĂ« dhe kamboxhianĂ« zhvilluan ditĂ«n e tretĂ« tĂ« bisedimeve nĂ« njĂ« pikĂ« kontrolli kufitar. Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se sapo tĂ« dyja palĂ«t tĂ« bien dakord pĂ«r kushtet e njĂ«ra-tjetrĂ«s, mund tĂ« nĂ«nshkruhet njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi.

SHBA-të dhe Kina janë përpjekur gjithashtu të ndërmjetësojnë një armëpushim të ri.

Ndryshe, mosmarrëveshja midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se një shekull më parë dhe ka pasur përleshje sporadike, me ushtarë dhe civilë të vrarë nga të dyja palët gjatë viteve. Por në maj, tensionet u përshkallëzuan pasi një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje.

Dhe më 24 korrik, situata u përshkallëzua në mënyrë dramatike pas një sulmi me raketa nga Kamboxhia në Tajlandë, i cili u pasua nga sulme ajrore tajlandeze. Kjo shkaktoi pesë ditë luftimesh të ashpra, të cilat lanë dhjetëra ushtarë dhe civilë të vdekur.

Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Tenderi 1.3 milion euro pĂ«r punimet nĂ« RrugĂ«n e KatĂ«rt: NĂ« garĂ« 2 kompani me oferta 97% dhe 98% tĂ« fondit limit   NĂ« procedurĂ«n e prokurimit publik me objekt “Rikualifikim trotuari, KUB-se, ndriçim dhe shtresave rrugore nĂ« rrugĂ«t ‘Onhezmi’ dhe ‘Lefter Talo’”, fondi limit i pĂ«rcaktuar nga autoriteti kontraktor (Bashkia SarandĂ«) ka qenĂ« 108,466,666 [
]

The post Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit appeared first on Saranda Web.

Zhdoganimi i automjeteve të përdorura shtrenjtohet: rritje 25% e çmimeve të referencës

Zhdoganimi i automjeteve tĂ« pĂ«rdorura shtrenjtohet: rritje 25% e çmimeve tĂ« referencĂ«s   Zhdoganimi i mjeteve tĂ« pĂ«rdorura bĂ«het mĂ« i shtrenjtĂ«: rriten me 25% çmimet e referencĂ«s. Zhdoganimi i automjeteve tĂ« pĂ«rdorura nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« kushtojĂ« mĂ« shumĂ«. Çmimet e referencĂ«s qĂ« pĂ«rdoren nga doganat pĂ«r llogaritjen e detyrimeve janĂ« rritur me 25% [
]

The post Zhdoganimi i automjeteve të përdorura shtrenjtohet: rritje 25% e çmimeve të referencës appeared first on Saranda Web.

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol.

Ai akuzohet për përpjekje për të penguar arrestimin e tij pas tentativës së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, raporton agjencia Yonhap.

Sipas prokurorëve, presidenti i shkarkuar dyshohet se u përpoq të bllokonte hetuesit që synonin arrestimin e tij në muajin janar, duke u mbyllur brenda Pallatit Presidencial.

Kjo është hera e parë që prokurorët specialë kërkojnë një dënim me burg për Jun Suk-Jeol, në kuadër të akuzave të shumta me të cilat ai përballet.

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgĂ«njimi. Sanksionet ndaj IndustrisĂ« sĂ« NaftĂ«s sĂ« SerbisĂ« (NIS), tarifat pĂ«r produktet nga Serbia, qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« lartat nĂ« rajon, si dhe bllokimi i importeve tĂ« gomave tĂ« automobilave nga fabrika kineze Linglong në Serbi, janĂ« masa qĂ« administrata amerikane ka ndĂ«rmarrĂ« qĂ« kur Donald Trump mori mandatin mĂ« pak se njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani e pranon se në vend të përparimeve të mëdha të pritura, nga administrata Trump kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

Ky vlerĂ«sim vjen njĂ« vit pas zgjedhjeve amerikane, kur nĂ« Beograd fitorja e Trumpit u “festua” me pritjen pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim mĂ« tĂ« favorshĂ«m ndaj SerbisĂ«.

“Mendoj se [Vuçiqi] donte qĂ« Trump ta pranonte dhe ta shihte si figurĂ« kyç tĂ« paqes nĂ« rajon. Duhet tĂ« jetĂ« i zhgĂ«njyer qĂ« kjo nuk ndodhi”, vlerĂ«son pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Shtetit i referohet Ambasadës në Beograd

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Radios Evropa e Lirë për komentet e presidentit të Serbisë, por u referua te një deklaratë e Ambasadës amerikane në Beograd.

Në atë deklaratë u transmetua fjalimi i të ngarkuarit me punë, Aleksandar Titolo, në hapjen e një pjese të Korridorit të Moravës pranë Vërnjaçka Banjës, në Serbinë qendrore, më 24 dhjetor.

Titolo tha atĂ«botĂ« se nĂ«n udhĂ«heqjen e Vuçiqit dhe Trumpit, bashkĂ«punimi mes SerbisĂ« dhe SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« tani “mĂ« i fortĂ« se kurrĂ« dhe sot mund tĂ« shohim disa nga frytet konkrete tĂ« partneritetit tonĂ« tĂ« fortĂ« dhe nĂ« rritje”.

Punimet nĂ« Korridorin e MoravĂ«s i kryen konsorciumi amerikano-turk Bechtel-Enka, ndĂ«rsa Titolo shtoi se viti 2025 ishte “njĂ« vit i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sepse kemi hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes SHBA-sĂ« dhe SerbisĂ«â€.

“KĂ«tĂ« vit patĂ«m takime historike nĂ« nivel tĂ« lartĂ« mes zyrtarĂ«ve amerikanĂ« dhe serbĂ«. TĂ« pĂ«rmendim vetĂ«m takimin mes sekretarit amerikan tĂ« Shtetit dhe ministrit tĂ« JashtĂ«m tĂ« SerbisĂ«, i pari pas pothuajse dy dekadash. Ne kemi njoftuar edhe pĂ«r Dialogun e ri Strategjik mes dy shteteve tona”, shtoi ai.

SHBA-ja zhvillon Dialog Strategjik me dhjetĂ«ra vende tĂ« botĂ«s me qĂ«llim pĂ«rmirĂ«simin e raporteve dypalĂ«she. Nga vendet e rajonit, dialog strategjik me Uashingtonin kanĂ« zhvilluar Rumania dhe Sllovenia – anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian – si dhe Maqedonia e Veriut, e vetmja nga Ballkani PerĂ«ndimor.

Megjithatë, fakt është se SHBA-ja nuk ka ambasador në Serbi prej gati një viti.

Edhe pse Trump në mars e kishte nominuar republikanin Mark Brnovich për atë post, në fillim të tetorit administrata e tërhoqi këtë propozim, pa dhënë ndonjë arsye.

Pse Beogradi kishte pritje të mëdha nga Trumpi?

Kur Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, përfaqësuesit nga pushteti në Serbi nuk e fshehën gëzimin.

Presidenti Vuçiq deklaroi se në një bisedë telefonike me Trumpin kishte theksuar se Serbia ishte vendi ku ai kishte mbështetjen më të madhe në të gjithë Evropën.

“Jam i sigurt se, me mbĂ«shtetjen e miqve, dhe me miq nĂ«nkuptoj gjithĂ« rrethin e presidentit Trump, do tĂ« mund ta bĂ«jmĂ« atĂ« ta bĂ«jĂ« AmerikĂ«n MadhĂ«shtore, ndĂ«rsa ne ta bĂ«jmĂ« SerbinĂ« njĂ« vend tĂ« dinjitetshĂ«m qĂ« do tĂ« bashkĂ«punojĂ« shumĂ« mirĂ« me Shtetet e Bashkuara”, shkroi Vuçiq mĂ« 11 nĂ«ntor 2024 nĂ« Instagram pas asaj bisede.

Një vit më vonë, në një fjalim në Konferencën e Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në Beograd, Vuçiq tha se deri më tani nuk ka përparime.

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiq, thotë për REL-in se sot marrëdhëniet Serbi-SHBA nuk janë aspak të mira, gjë që e shpjegon me tarifat më të larta në rajon, sanksionet ndaj NIS-it dhe ndalimin e gomave të Linglong-ut.

“Ka pasur mbĂ«shtetje pĂ«r Trumpin dhe u krijua njĂ« opinion publik qĂ« shpresonte se ai do tĂ« kishte shumĂ« mĂ« tepĂ«r mirĂ«kuptim pĂ«r SerbinĂ« nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« çështjesh. Kjo doli tĂ« jetĂ« e pasaktĂ«â€, u shpreh ai.

Ai shton se Ă«shtĂ« tentuar afrimi me administratĂ«n Trump pĂ«rmes projektit tĂ« revitalizimit tĂ« kompleksit tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, duke vlerĂ«suar se kjo u bĂ« nĂ« njĂ« “mĂ«nyrĂ« tĂ« keqe”.

“DhĂ«ndri i Trumpit nĂ« njĂ« moment kuptoi se po futej nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« kishte elementĂ« korrupsioni dhe vepra penale dhe u tĂ«rhoq”, thekson ai.

Kompania Affinity Partners e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, njoftoi së fundi se heq dorë nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm, të shkatërruar në bombardimet e NATO-s më 1999.

Më herët, Prokuroria në Serbi ka akuzuar ministrin e Kulturës të Serbisë, Nikolla Sellakoviq, për falsifikim dokumentesh mbi bazën e të cilave Shtabi i Përgjithshëm e humbi statusin e trashëgimisë kulturore.

ZyrtarĂ«t e justifikuan projektin me pretendimin se ai do t’i afronte marrĂ«dhĂ«niet mes SerbisĂ« dhe SHBA-sĂ«, duke akuzuar kundĂ«rshtarĂ«t se e kishin sabotuar dhe kishin larguar investitorĂ«t.

I pyetur pse në Beograd besonin se Trumpi do të mbante një qëndrim më të favorshëm ndaj Serbisë, Serwer thotë se ata ishin ndier se ishin trajtuar mirë gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.

“Dhe shpresonin se interesat e familjes Trump nĂ« Beograd do tĂ« mbizotĂ«ronin”, thekson ai.

Takimi i Vuçiqit me Trumpin në mandatin e parë

Aleksandar Vuçiq u takua me Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, në shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, kur së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkroi Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës.

Jo të gjitha obligimet nga ajo marrëveshje, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, janë zbatuar deri më sot.

Pikërisht për çështjen e Kosovës, zyrtarët në Beograd prisnin më shumë mirëkuptim nga administrata amerikane, por qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar.

SHBA-ja ishte ndër të parat që e njohu shtetësinë e Kosovës, ndërsa Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e saj.

Një takim i ri mes Vuçiqit dhe Trumpit nuk ndodhi, edhe pse Vuçiq në fund të prillit paralajmëroi se gjatë një vizite në SHBA në maj do të takohej dy herë me presidentin amerikan.

Megjithatë, Vuçiq ndërpreu papritur vizitën, për siç u tha, dhimbjeve të forta në gjoks dhe tensionit të lartë.

Më vonë, më 23 shtator, Vuçiq u takua në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Vuçiqit, ata diskutuan për forcimin e dialogut politik, përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë, me fokus në zgjidhjen e çështjes së tarifave amerikane.

Administrata amerikane nĂ« prill i vendosi SerbisĂ« tarifĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor – 37 pĂ«r qind.

Pak para se Vuçiq të pranonte se nga Uashingtoni nuk kishte përparime siç priste, Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve e SHBA-së urdhëroi ndalimin e importit të gomave të prodhuara në fabrikën kineze Linglong në Serbi, për shkak të dyshimeve për punë me detyrim.

Po ashtu, si pasojë e sanksioneve amerikane ndaj NIS-it për shkak të pronësisë shumicë ruse, u pezullua puna e rafinerisë së NIS-it për përpunimin e naftës së papërpunuar.

Sa e rëndësishme është Serbia për SHBA-në?

I pyetur për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-amerikane, ish-ambasadori Ivan Vujaçiq thotë se SHBA-ja nuk e ka shumë në qendër të vëmendjes Serbinë.

“Nuk jemi shumĂ« lart nĂ« radarin e tyre”, shprehet ai.

“GjĂ«rat po ndodhin sipas njĂ« inercie qĂ« vjen ende nga administrata Biden, si sanksionet ndaj rusĂ«ve, por nĂ« thelb kjo Ă«shtĂ« presion ndaj RusisĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r paqe nĂ« UkrainĂ«â€, shton Vujaçiq.

Nga ana tjetër, ekziston edhe animozitet ndaj Kinës.

“KĂ«shtu qĂ« ndikimi kinez kĂ«tu, sidomos investimet kineze, nuk do tĂ« shihen me sy tĂ« mirĂ«â€, vlerĂ«soi Vujaçiq.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që nga dhjetori 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull negociues. Kjo kryesisht për shkak të refuzimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, si dhe për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura me Kosovën dhe gjendjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.

PĂ«rveç kĂ«saj, Serbia po forcon bashkĂ«punimin me KinĂ«n – politik, ekonomik dhe vitet e fundit edhe bashkĂ«punimin ushtarak.

Profesori amerikan Daniel Serwer thotë se ekziston pakënaqësi e qartë, dypartiake, në Kongres dhe në Departamentin e Shtetit ndaj Serbisë dhe sjelljes së saj.

“Serbia Ă«shtĂ« njĂ« vend kyç nĂ« Ballkan, por pĂ«r sa kohĂ« qĂ« zgjedh tĂ« rreshtohet me RusinĂ« dhe KinĂ«n, mund tĂ« presĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« ftohta nga ata nĂ« SHBA qĂ« ndjekin zhvillimet nĂ« Ballkan”, thotĂ« Serwer.

I pyetur nĂ«se rĂ«ndĂ«sia e SerbisĂ« ka ndryshuar krahasuar me administratat e mĂ«parshme, Serwer vlerĂ«son se “ndoshta ka ndryshuar perceptimi i Uashingtonit pĂ«r vullnetin e mirĂ« tĂ« Beogradit”.

“‘Loja e dyfishtë’ e Vuçiqit lidhur me UkrainĂ«n dhe shkaktimi i problemeve në Kosovë kanĂ« hedhur njĂ« hije tĂ« madhe. Heqja e saj kĂ«rkon vendime qĂ« Vuçiq, me sa duket, nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m t’i marrĂ«. Pres qĂ« ai tĂ« provojĂ«, ndoshta me metodat e Dodikut: lobistĂ« tĂ« shtrenjtĂ« dhe marrĂ«veshje jotransparente”, shton ai.

Shtetet e Bashkuara në fund të tetorit i hoqën nga lista e sanksioneve Millorad Dodikun, anëtaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zhelka Cvijanoviq, anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorë të afërt.

Dodik ishte sanksionuar pĂ«r veprimtari kundĂ«r MarrĂ«veshjes sĂ« Dejtonit, pra pĂ«r minimin e shtetit tĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«s, ndĂ«rkaq Departamenti i Shtetit e arsyetoi heqjen e sanksioneve me vendimet e Kuvendit tĂ« entitetit Republika SĂ«rpskas, duke thĂ«nĂ« se ato duhet tĂ« “pĂ«rmirĂ«sojnĂ« stabilitetin e BosnjĂ« e HercegovinĂ«s”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, ku përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

Në këtë ligj përmendet gjithashtu shqetësimi për gjendjen e demokracisë në Serbi dhe thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë përparim të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu, theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohje të ndërsjellë./REL

Reagimi nga Washingtoni/ DASH ‘merr nĂ«n vĂ«zhgim’ AKSHI-n, kullat nĂ« TiranĂ« dhe


Ligji i miratuar së fundmi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor përbën një sinjal të fortë politik edhe për Tiranën zyrtare, në një kohë kur Shqipëria përballet me akuza të përsëritura për korrupsion sistemik, deformim të zgjedhjeve dhe kapje të institucioneve shtetërore.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur nën vëzhgim AKSHI-n dhe ndërtimet e kullave në Tiranë, si dy nga sektorët që janë përmbytur nga lekët e korrupsionit.

Pas miratimit të Aktit të Prosperitetit dhe Demokracisë në Ballkanin Perëndimor SHBA-të janë fokusuar tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar.

DASH ka caktuar edhe një afat prej 90 ditësh ku në lupën e tij do të kalojë edhe sektori i energjetikës, duke mbikqyrurur korporatat shtetërore të energjisë KESH dhe OST por edhe koncesionet e energjisë së rinovueshme.

Partneritetet Publiko-Private gjithashtu do të jenë në fokusin e DASH, ku pritet të ketë një auditim të plotë të kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të nisë një monitorim strikt të bankave lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme dhe financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

Edhe pse ShqipĂ«ria pĂ«rmendet si aleate e NATO-s dhe vend aspirant pĂ«r Bashkimin Europian, dokumenti i SHBA-sĂ« e bĂ«n tĂ« qartĂ« se partneriteti strategjik ‘nuk Ă«shtĂ« çek i bardhĂ« pĂ«r pushtetin, por kushtĂ«zohet me standarde reale demokratike.’

Pika më domethënëse e ligjit është kodifikimi i sanksioneve amerikane në ligj federal, duke i bërë ato më të forta dhe më të qëndrueshme. Këto masa vlejnë edhe për individë nga Shqipëria, që janë përfshirë në korrupsion manipulim zgjedhor dhe përdorim të pushtetit për destabilizimin e institucioneve demokratike.

Ligji thekson nevojën për:

  1. zgjedhje të lira dhe të ndershme,
  2. institucione zgjedhore të pavarura,
  3. drejtësi funksionale dhe të paanshme

Në thelb, ligji përcjell një mesazh të qartë: Shqipëria mbetet partnere e SHBA-së vetëm nëse respekton rregullat e demokracisë. Mbështetja amerikane shoqërohet me presion politik, sanksione dhe kushte konkrete, duke sinjalizuar se periudha e tolerancës ndaj autokracisë së maskuar si stabilitet ka marrë fund.

EMRAT/ Kush janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike nga AKSHI?

Vijon të publikohen të dhëna të reja nga skandali i tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Detajet nxjerrin në pah një fakt kyç: fondet publike janë përqendruar ndër vite te i njëjti rreth i ngushtë kompanish dhe biznesmenësh në sektorin e teknologjisë.

Sipas të dhënave të procedurave të prokurimit, një numër i kufizuar subjektesh rezultojnë përfituesit kryesorë të kontratave të AKSHI-t, duke ngritur dyshime për konkurrencë të kufizuar dhe favorizim sistematik.

Përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike nga AKSHI, sipas asaj që shkruan JOQ ALBANIA, janë:

  • Ermal Beqiri – HORIZON
  • Gentian Likaj – Communication Progress
  • Grigor Joti – INFOSOFT
  • Laert Kasaj – RATECH
  • Nursen Metuli – A-T-D (Albanian Technology Distribution)
  • Sokol Sinani – DATA LOG, ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj
  • Andis Papa – FASTECH, kompani pas sĂ« cilĂ«s dyshohet se fshihet Ilir Beqaj
  • Gerond Meçe – Advanced Business Solutions
  • Igli Gjelishti – Image & Communications Development
  • Artan Dulaku – Albanian Satellite Communications
  • Endri Meksi – MC Networking

Përqendrimi i kontratave te këto subjekte ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën e funksionimit të AKSHI-t dhe mbi ndikimin e lidhjeve politike apo institucionale në shpërndarjen e parave publike.

Hetimet në vijim pritet të sqarojnë nëse ky model ka qenë thjesht rezultat i dominimit në treg, apo një skemë e mirëorganizuar që ka përjashtuar konkurrencën reale dhe ka cenuar transparencën në përdorimin e fondeve shtetërore.

LEXO EDHE: Pas skandalit tĂ« AKSHI-t/ DW: ÇfarĂ« po ndodh me e-Albania?

❌