Shkrimi i dorës në rrezik nga zgjerimi i teknologjisë
TIRANĂ, 19 janar/ATSh/ UNESCO (Agjencia e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Arsimin, ShkencĂ«n dhe KulturĂ«n) ka nisur njĂ« iniciativĂ« tĂ« re globale qĂ« synon mbrojtjen e shkrimit me dorĂ«, duke paralajmĂ«ruar se shkrimi me dorĂ« Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i rrezikuar nga zgjerimi i shpejtĂ« i teknologjisĂ«.
Debati mbi nevojën për të mësuar përsëri shkrimin me dorë në shkollën fillore ka marrë hov së fundmi në botë, ku zhvillohen edhe festivale apo konkurse të shkrimit me dorë.
Përdorimi i gjerë i tastierave dhe pajisjeve me ekrane me prekje ka zëvendësuar kryesisht shkrimin tradicional me dorë, i cili historikisht është konsideruar jo vetëm si një aftësi e fituar, por edhe si një tipar themelor antropologjik i zhvillimit njerëzor.
Një projekt për ruajtjen e shkrimit me dorë është paraqitur në UNESCO, dhe ka nisur mbledhja e firmave me qëllim shpalljen e shkrimit me dorë si një trashëgimi jomateriale e njerëzimit.
Një studim i kohëve të fundit nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë ka treguar se si shkrimi me dorë zgjeron dhe intensifikon lidhjet e trurit dhe ndihmon kujtesën. Shkrimi i dorës zhvillon përqendrimin dhe kreativitetin, lufton lodhjen digjitale dhe mundëson mbajtjen mend më mirë të informacionit.
Të shkruarit me stilolaps dhe letër, në një botë kryesisht të digjitalizuar, nuk është thjesht një modë e së kaluarës, por një ushtrim në shkathtësinë manuale dhe durimin për të përqendruar mendimin, shumë shpesh të shpërqendruar nga bombardimi i imazheve në lëvizje.
/a.f/
The post Shkrimi i dorës në rrezik nga zgjerimi i teknologjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.








