❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

10:46 Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

Last Updated on 30/12/2025 by Kesjana

Nga Ylli Manjani

Vendimet e masave tĂ« sigurisĂ« janĂ« ushqimi bazĂ« pĂ«r “drejtĂ«sinĂ« popullore”.

Nuk di të ketë raste të tjera të ngjashme në perëndim, ku gjykatat për të justifikuar një masë arresti shkruajnë 200, 300, 400 e deri 500 faqe vendim.

Në fakt, gjykata në këto raste ka për detyrë të shpjegojë thjesht arsyet përse duhet aplikuar masa e sigurisë dhe përse kjo masë është në proporcion me nevojën, rrezikun e dështimit hetimor dhe lirisë  individit.  Sa faqe doni ti japim kësaj gjëje? 5, 10 ja maksimumi 20. Por kurrsesi 200 faqe e lart.

NĂ« vendimet e gjykatave tĂ« masave tĂ« sigurisĂ« do tĂ« gjeni çdo gjĂ«, çdo thashethem apo hamendĂ«sim nĂ«n pretekstin “dyshim i arsyeshĂ«m”, por vetĂ«m arsyet pĂ«rse njeriu duhet siguruar nuk thuhet, ashtu siç kĂ«rkon ligji me prova e arsye bindĂ«se.

Tani pyetja lind, përse kaq shumë faqe të shkruara për një detyrë shumë më të thjeshtë?!

Gjykatat tona, veçanërisht GJKKO, mbush faqe të tëra vendimi me tekste përgjimesh; me thënie dëshmitarësh; me foto provash të cilat duhet të ruhen nga prokurori i çështjes në dosje si sytë e ballit.

Këto materiale hetimore, jo gjykatësit të masës po as gjykatësit që gjykojnë themelin e akuzës nuk duhet ti shikojnë paraprakisht. Të paktën përgjimet e dëshmitë jo.

Atëherë përse i shkojnë gjykatësit të masës?!  Përse ky i fundit i përfshin në mënyrë krejt të panevojshme në tekstin e një vendimi i cili sado ta ruash prap bëhet publik?! Se vendimet e gjykatave nuk sekretohen, siç sekretohet dosja hetimore dreqi e mori!

Sigurisht ka edhe tĂ« dhĂ«na tĂ« tjera qĂ« nxjerrin prokurorĂ«t pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar mbrojtjen e tĂ« hetuarve apo pandehurve, po shumica e atyre qĂ« thonĂ« se “kam lexuar dosjen” nĂ« fakt lexojnĂ« vendimet absurde tĂ« gjykatĂ«sve tĂ« masave tĂ« sigurisĂ«, tĂ« cilat nĂ« thelb bĂ«jnĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« montuar pĂ«rgjimesh, apo thĂ«nie tĂ« shkĂ«putura dĂ«shmish.

PĂ«rgjimet dhe dĂ«shmitĂ« janĂ« super interesante pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjyq popullor. Dhe gjyq qĂ« nuk i jep asnjĂ« shanc viktimĂ«s tĂ« mbrohet mĂ« publik jo e jo qĂ« s’mbrohesh dot se tĂ« shqyejnĂ«, por as nĂ« sallĂ«n e gjyqit nuk mbrohesh sepse gjykata e ka dhĂ«nĂ« verdiktin e saj qĂ« nĂ« fazĂ«n e hershme hetimore.

Pra ti gjykohesh nga një gjykatë që e ka paragjykuar bashkë me popullin(turmën) çështjen.

Kjo që ndodh sot në realitet nuk ka asnjë lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Asnjë lidhje me hetimin e gjykimin e paanshëm e të drejtë. Asnjë, po asnjë lidhje!

Kjo është një situatë që kërkon saktësime ligjore shtesë që rrigin garancitë për proçes të rregull gjyqsor në sallën e gjyqit dhe jo në studiot e lajmeve.

Por ligji nuk mjafton.  Kërkohet saktësim i praktikës gjyqsore nga Gjykata e Lartë, duke vendosur kufinj të qartë të rolit të gjykatës dhe të mënyrës së administrimit të provave dhe të dhënave hetimore.

Dhe po, duhet të ketë edhe masa disiplinore për gjykatës që me vetëdije të plotë lejojnë nxjerrjen në publik, dmth vendimi i tyre është dokument publik, të të dhënave hetimore.

Drejtësia Popullore është dëmi më i madh që i vjen publikes. Edhe shkatërrimi popullor i individit është pjesë e dëmit publik./kb

10:30 Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

NjĂ« garĂ« argĂ«tuese pĂ«r ngrĂ«nien e shalqirit nĂ« Brazil u shndĂ«rrua nĂ« tragjedi, kur njĂ« burrĂ« 37-vjeçar humbi jetĂ«n pasi u mbyt gjatĂ« konkurrimit, para syve tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« tij. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi mĂ« 11 dhjetor nĂ« njĂ« vendpushim nĂ« Sao Pedro. Viktima, Carlos Cerasoma, kishte marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« konkurs ku pjesĂ«marrĂ«sit duhej tĂ« hanin sa mĂ« shpejt njĂ« copĂ« shalqiri, pa pĂ«rdorur duart, pĂ«r tĂ« fituar njĂ« çmim simbolik – njĂ« porcion patate tĂ« skuqura.

VetĂ«m pak minuta pas nisjes sĂ« garĂ«s, 37-vjeçari filloi tĂ« shfaqte shenja mbytjeje. NjĂ« roje plazhi u thirr menjĂ«herĂ«, ndĂ«rsa disa persona tĂ« pranishĂ«m tentuan t’i jepnin ndihmĂ«n e parĂ« dhe tĂ« kryenin reanimim kardiopulmonar (CPR).

Pavarësisht përpjekjeve, Cerasoma u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes u regjistrua si asfiksi, si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Bashkëshortja e tij, Kimberly Santos, deklaroi për mediat se tavolina e përdorur në garë ishte shumë e ulët për gjatësinë e burrit të saj, duke e detyruar atë të përkulej më shumë se normalisht, çka sipas saj mund të ketë ndikuar në incident. Ajo theksoi gjithashtu se në vendngjarje nuk kishte ekip mjekësor dhe se ndihma u ofrua vetëm nga kalimtarë të rastësishëm.

Sipas raportimeve lokale, Kimberly Santos ka shprehur synimin për të ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi kjo tragjedi./kb

10:20 Policia e Shtetit, paralajmĂ«rim pĂ«r fushatĂ« phishing nĂ« platformĂ«n “WhatsApp”

Policia e Shtetit ka paralajmĂ«ruar qytetarĂ«t pĂ«r qarkullimin e njĂ« fushate mashtruese (phishing) nĂ« platformĂ«n “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnĂ« marrjen e kontrollit tĂ« llogarisĂ« nĂ« aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar pĂ«rdoruesit drejt faqeve tĂ« rreme dhe duke i nxitur tĂ« vendosin kode verifikimi, tĂ« cilat pĂ«rdoren nga autorĂ«t pĂ«r tĂ« pĂ«rvetĂ«suar llogarinĂ«, pĂ«rcjell A2.

⚠ Policia e Shtetit iu bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve:

‱ TĂ« mos klikojnĂ« nĂ« lidhje tĂ« dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte tĂ« njohura;

‱ TĂ« mos japin kode verifikimi, fjalĂ«kalime apo tĂ« dhĂ«na personale;

‱ TĂ« aktivizojnĂ« verifikimin me dy hapa (Two step verification) nĂ« aplikacionin “WhatsApp”;

‱ TĂ« raportojnĂ« çdo rast tĂ« dyshimtĂ« pranĂ« strukturave tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme./kb

10:10 I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

Vijon operacioni i koduar “The Wanted” pĂ«r kapjen dhe ekstradimin e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar. NĂ« kuadĂ«r tĂ« fazĂ«s sĂ« radhĂ«s, autoritetet kanĂ« arrestuar nĂ« Gjermani njĂ« shtetas shqiptar, i kĂ«rkuar nga drejtĂ«sia shqiptare.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri shtetasi H. M., 60 vjeç. Ai akuzohet se, përmes falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar një apartament në qytetin e Vlorës, të cilin më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa më të mëdha.

Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, me vendimin e datĂ«s 19.06.2022, i ka caktuar kĂ«tij shtetasi masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s” dhe “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo veprimtarisĂ« kriminale”.

Sipas hetimeve, H. M. dyshohet se ka falsifikuar lejen e ndërtimit për të përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të konsiderueshme pronësore.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./kb

10:00 Ndahet nga jeta Khaleda Zia, gruaja e parë kryeministre e Bangladeshit

Khaleda Zia, ish-kryeministrja e Bangladeshit dhe gruaja e parë që drejtoi qeverinë e vendit, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Lajmi u konfirmua sot, 30 dhjetor, nga Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP), të cilën Zia e drejtoi për shumë vite. Ajo u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit, ndërsa ndodhej e shtruar në spital në Dhaka.

Mjekët kishin bërë të ditur një ditë më parë se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike. Zia mbahej në jetë aparate mbështetëse dhe vuante nga disa sëmundje, përfshirë probleme të rënda me veshkat, zemrën dhe pneumoni.

Pas lajmit të vdekjes, dhjetëra mbështetës u mblodhën para spitalit ku ajo po trajtohej.

Khaleda Zia hyri në politikë pas vrasjes së bashkëshortit të saj, presidentit të atëhershëm Ziaur Rahman, në vitin 1981. Ajo u bë kryeministrja e parë femër e Bangladeshit në vitin 1991.

Karriera e saj politike u shënua nga përballja e fortë me rivalen e saj, Sheikh Hasina, e cila u rrëzua nga pushteti pas protestave masive në fund të vitit 2024.

Zia shërbeu disa mandate si kryeministre dhe u vlerësua për përpjekjet në forcimin e demokracisë parlamentare dhe përmirësimin e rolit të grave në shoqëri. Megjithatë, mandati i saj u shoqërua edhe me akuza për korrupsion, të cilat ajo i mohoi dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

Ajo kaloi vite në burg dhe në arrest shtëpie, ndërsa iu lejua të udhëtonte jashtë vendit për trajtim mjekësor vetëm pasi Sheikh Hasina humbi pushtetin. Zia u lirua nga burgu në janar 2025.

UdhĂ«heqĂ«si i pĂ«rkohshĂ«m i Bangladeshit, Muhammad Yunus, e cilĂ«soi Zian si njĂ« “simbol tĂ« lĂ«vizjes demokratike”. Edhe kryeministri i IndisĂ«, Narendra Modi, shprehu ngushĂ«llime dhe vlerĂ«soi rolin e saj nĂ« zhvillimin e Bangladeshit dhe marrĂ«dhĂ«niet rajonale./kb

09:50 “Tageszeitung” e Berlinit: “ShumĂ« njerĂ«z nĂ« mbarĂ« EvropĂ«n Juglindore dĂ«shirojnĂ« personalitete si Kurti si politikanĂ« nĂ« vendet e tyre”

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Por njerĂ«zit nĂ« KosovĂ« i besojnĂ« atij dhe qeverisĂ« sĂ« tij; Kurti nuk Ă«shtĂ« njĂ« „nacionalist i majtĂ«â€œ. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« shumĂ« njerĂ«z nĂ« mbarĂ« EvropĂ«n Juglindore dĂ«shirojnĂ« personalitete si Kurti si politikanĂ« nĂ« vendet e tyre./kb

09:40 12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

“Mchael Ă«shtĂ« ndryshe, por ai Ă«shtĂ« kĂ«tu”. KĂ«to jashtĂ« fjalĂ«t e thĂ«na nga bashkĂ«shortja e tij, Korina, pĂ«rmbledhin realitetin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« familjes Mikael Shumaher, 12 vjet pas asaj dite fatale tĂ« 29 dhjetorit 2013, kur jeta e tyre ndryshoi pĂ«rgjithmonĂ«.

Që prej aksidentit të rëndë gjatë skijimit në Alpet Franceze, Michael Schumacher jeton larg syrit të publikut, nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Ditët e tij janë të mbushura me fizioterapi, rehabilitim ujor dhe stimulim shqisor, në një përpjekje të pandërprerë për të ruajtur funksionet bazë të trupit. Koha ka kaluar ngadalë, por shenjat e viteve nuk reflektohen aq shumë në trupin e tij, të mbajtur vazhdimisht në lëvizje nga specialistët sa në fytyrën e tij, e cila tregon kalimin e kohës.

Pas syzeve tĂ« tij, Shumaher â€œĂ«shtĂ« aty”, por jo mĂ« siç ishte dikur. Ankthi i familjes mbetet i njĂ«jtĂ«: pamundĂ«sia pĂ«r tĂ« ditur me siguri nivelin e vetĂ«dijes sĂ« tij. Djali i tij, Mik Shumaher, ka folur mĂ« parĂ« pĂ«r dĂ«shirĂ«n e madhe qĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« mund tĂ« ndajĂ« sĂ«rish me tĂ« atin pasionin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r sportet motorike. NĂ« prill tĂ« vitit tĂ« kaluar, Mikael u bĂ« gjysh, pasi vajza e tij Gina solli nĂ« jetĂ« vajzĂ«n e saj. NjĂ« moment gĂ«zimi pĂ«r familjen, i pĂ«rjetuar sĂ«rish nĂ« heshtje dhe privatĂ«si. Ironikisht, aksidenti ndodhi pasi Shumaher kishte shprehur dyshime pĂ«r cilĂ«sinĂ« e borĂ«s, para se tĂ« dilte pĂ«r ski nĂ« atĂ« shpat fatal. Edhe pse ishte brenda shtyllave tĂ« pistĂ«s, siç u konfirmua nga pamjet e kamerĂ«s sĂ« tij dhe nga autoritetet franceze, ai rrĂ«shqiti dhe goditi kokĂ«n nĂ« njĂ« shkĂ«mb disa metra pĂ«rtej limitit.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 u transportua me helikopter në spital, pavarësisht se mbante helmetë dhe u vendos në komë të shkaktuar nga mjekësia për disa muaj. Më pas, ai u transferua në shtëpinë e familjes pranë Liqenit të Gjenevës, ku jeton edhe sot, duke marrë kujdes mjekësor 24 orë në ditë. Detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore janë mbajtur rreptësisht private. Raportet sugjerojnë se jeta e tij e përditshme është jashtëzakonisht e kufizuar, se ai kërkon kujdes të vazhdueshëm nga një ekip i madh mjekësor dhe se komunikon vetëm përmes syve. Familja ka qenë e palëkundur në mbrojtjen e privatësisë së tij, duke lejuar që vetëm një rreth shumë i ngushtë njerëzish ta vizitojë.

Ish-shefi i tij te Ferrari, Zhan Tod, mbetet një nga personat e paktë që lejohen ta takojnë Schumacherin. Sipas burimeve, rreth nëntë persona kanë këtë mundësi, me vizitat që menaxhohen drejtpërdrejt nga Corinna Schumacher. Pavarësisht thashethemeve të herëpashershme, përfshirë raportimet e vitit 2024 se Schumacher kishte marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij Xhina, familja ka kundërshtuar publikisht këto pretendime, duke ruajtur vijën e qartë të heshtjes.

Për publikun, Mikael Shumaher mbetet ai që njihet dhe mbahet mend: një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e Formula 1, fitues i pesë titujve radhazi me Ferrarin nga viti 2000 deri në 2004 dhe shtatë kampionateve botërore në total. Një legjendë e sportit, imazhi i së cilës jeton ende, edhe pse njeriu pas tij nuk është më ai që ishte dikur./kb

09:30 Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .

Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit

Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.

Sipas klasifikimit tĂ« objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmĂ«n e fondeve, 52,6% janĂ« orientuar drejt “pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« njohurive”, pĂ«rmes kĂ«rkimit dhe zhvillimit tĂ« financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbĂ«shtetja universiteteve, mĂ« shumĂ« sesa zhvillimi i kĂ«rkimit tĂ« aplikuar apo projekteve tĂ« lidhura drejtpĂ«rdrejt me sektorĂ«t ekonomikĂ«.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.

Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

INSTAT klasifikon “KĂ«rkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” njĂ« punĂ« kreative dhe sistematike e ndĂ«rmarrĂ« me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« stokut tĂ« njohurive, duke pĂ«rfshirĂ« njohuritĂ« pĂ«r njerĂ«zimin, kulturĂ«n dhe shoqĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« krijuar aplikacione tĂ« reja nga njohuritĂ« e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik./kb

Marrë nga Monitor

09:00 Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Masat parashikojnë shtimin e pranisë policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat me fluks qytetarësh. Do të ketë pika fikse kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit, si dhe patrullime të shtuara.

Policia do të intensifikojë monitorimin e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve, si dhe kontrollet ndaj subjekteve dhe individëve që tregtojnë apo posedojnë lëndë piroteknike.

Prani e shtuar policore do të ketë edhe në sheshe publike, pedonale, objekte kulti, ambiente argëtimi dhe qendra tregtare. Paralelisht, do të vijojë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Masat e Policisë konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;

-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;

-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;

-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri pranë patrullave ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112, duke garantuar gatishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme gjatë gjithë ditëve të festimeve/kb

08:50 Nga sot ndryshojnë vendndodhjen zyrat e IdentiTek

Duke nisur nga dita e sotme, disa zyra të IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhjen.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cila thotë se zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Konkretisht janë 3 zyra IdentiTek që ndryshojnë vendndodhjen.
Njoftimi i ministrisë

 

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet nĂ« RrugĂ«n “Robert Shvarc”, nĂ« zonĂ«n e KomunĂ«s sĂ« Parisit, do tĂ« zhvendoset dhe do tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbimet pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 5, nĂ« zonĂ«n e Bllokut.

Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:

 

‱      IdentiTek 8 do tĂ« funksionojĂ« pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 8, nĂ« RrugĂ«n e DibrĂ«s;

 

‱      IdentiTek 9 do tĂ« funksionojĂ« pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 9, nĂ« Bulevardin “Zogu I”.

QytetarĂ«t qĂ« kanĂ« kryer aplikime pĂ«r karta identiteti pranĂ« zyrave IdentiTek 8 & 9 deri mĂ« sot, do t’i tĂ«rheqin dokumentet e tyre pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Nr. 8.

Këto ndryshime kanë qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve të aplikimit për dokumente identifikimi, duke i afruar ato më pranë qytetarëve, në njësitë administrative përkatëse./Kb

08:30 Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Kina qëlloi raketa në Ngushticën e Tajvanit këtë mëngjes, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake rreth ishullit.

Gazetarët në Pingtan, ishulli kinez më i afërt me Tajvanin kontinental, panë një breshëri raketash të shpërthenin në ajër, duke lënë gjurmë tymi të bardhë.

Tajvani, nga ana e tij, raportoi sot se kishte zbuluar 130 avionë kinezë dhe 22 anije ushtarake rreth ishullit në 24 orë.

Ky është numri më i lartë i avionëve kinezë të raportuar në një ditë të vetme që nga 15 tetori 2024.

Kina filloi njĂ« ditĂ« tĂ« dytĂ« ushtrimesh me armĂ« zjarri rreth Tajvanit kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, qĂ« synojnĂ« tĂ« simulojnĂ« njĂ« bllokadĂ« tĂ« porteve kryesore tĂ« ishullit vetĂ«qeverisĂ«s dhe sulme ndaj objektivave detare. LojĂ«rat dy-ditore tĂ« luftĂ«s, tĂ« koduara ‘Misioni i DrejtĂ«sisĂ« 2025’, filluan tĂ« hĂ«nĂ«n dhe janĂ« kritikuar nga Taipei si “frikĂ«sim ushtarak” nga Pekini. Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) e KinĂ«s tha kĂ«tĂ« mĂ«ngjes se “forcat tokĂ«sore tĂ« KomandĂ«s sĂ« Teatrit Lindor tĂ« PLA-sĂ« kryen stĂ«rvitje me armĂ« zjarri me rreze tĂ« gjatĂ« nĂ« ujĂ«rat nĂ« veri tĂ« Tajvanit dhe arritĂ«n efektet e dĂ«shiruara”.

Shfaqja e fundit e forcës vjen pas një serie shitjesh masive armësh në Taipei nga Shtetet e Bashkuara, avokati kryesor i sigurisë së Tajvanit, dhe komenteve të kryeministres japoneze Sanae Takaichi se përdorimi i forcës kundër Tajvanit mund të justifikojë një përgjigje ushtarake nga Tokio.

Pekini paralajmĂ«roi dje se “forcat e jashtme” qĂ« armatosin Taipein do ta “shtynin NgushticĂ«n e Tajvanit nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« rrezikshme lufte tĂ« afĂ«rt”, por nuk pĂ«rmendi drejtpĂ«rdrejt asnjĂ« vend. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme kineze, Lin Jian, tha se çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndaluar bashkimin e KinĂ«s me Tajvanin Ă«shtĂ« “e dĂ«nuar me dĂ«shtim”. Pekini e pretendon ishullin si pjesĂ« tĂ« territorit tĂ« tij sovran dhe ka refuzuar tĂ« pĂ«rjashtojĂ« veprimet ushtarake pĂ«r ta pushtuar atĂ«./kb

08:20 AKEP përgatit rregullore të re për autorizimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka pĂ«rgatitur njĂ« projetkrregullore tĂ« re pĂ«r zbatimin e regjimit tĂ« autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Regjimi i autorizimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«rfshin ato shĂ«rbime qĂ« operatorĂ«t e komunikimeve elektronike mund t’i ofrojnĂ« me njoftim nĂ« AKEP.

Rregullorja aktualisht në fuqi parashikon që çdo subjekt është i lirë të ofrojë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, kundrejt autorizimit të lëshuar nga AKEP, me përjashtim të rasteve kur rrjetet dhe/ose shërbimet e komunikimeve elektronike nuk kanë qëllime fitimi dhe kur nuk janë të disponueshme për publikun ose përdoren vetëm për nevoja të përdorimit privat ose për nevoja të brendshme të institucioneve.

Ndërsa projektrregullorja e re përcakton se çdo sipërmarrës që synon të ofrojë rrjete apo shërbime të komunikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë të disponueshme për publikun, përveç shërbimeve ndërpersonale që nuk bazohen në numra, ka detyrimin të njoftojë në AKEP .

Ligji parashikon qĂ« AKEP i regjistron operatorĂ«t ose ofruesit e shĂ«rbimeve nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave elektronike brenda shtatĂ« ditĂ«ve nga marrja e njoftimit dhe njofton regjistrimin e tyre me shkrim. AKEP do tĂ« lĂ«shojĂ« CertifikatĂ«n e Konfirmimit pĂ«r çdo sipĂ«rmarrĂ«s, pas njoftimit dhe regjistrimit nĂ« Regjistrin e Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, sipas Nenit 27 tĂ« Ligjit “PĂ«r komunikimet Elektronike”. PĂ«r shĂ«rbimin, AKEP do tĂ« aplikojĂ« njĂ« tarifĂ« prej 50 mijĂ« lekĂ«sh. Tarifa do aplikohet vetĂ«m njĂ« herĂ« pĂ«r regjistrimin e parĂ« tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit nĂ« regjistrin e ri tĂ« Autorizimit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m.

Ndërsa lëshimi i Certifikatës së Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave në regjistrin e autorizimit të përgjithshëm do të ketë një tarifë prej 20 mijë lekësh. Certifikata do të lëshohet në rastet e njoftimit nga sipërmarrësi të ndryshimeve të ndodhura në informacionin e dhënë fillestar ose atë pararendës.

Një kërkesë shtesë që parashikohet në projektrregulloren e re është se sipërmarrësi duhet të depozitojë në AKEP brenda 3 muajve nga data e fillimit të ofrimit të shërbimit kontratat e punës së punonjësve, shoqëruar me dokumentacionin që vërteton edukimin dhe kualifikim profesional të tyre, me qëllim garantimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, si edhe vërtetim të pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndër kushtet e autorizimit të përgjithshëm, projektrregullorja përcakton edhe një afat prej 15 ditësh (nga marrja e njoftimit prej AKEP) për kryerjen e pagesave administrative ose tarifave për të drejtat e përdorimit të burimeve të kufizuara, depozitimin e bilancit vjetor dhe raportit të ekspertit kontabël, nëse aplikohet.

Kushte të tjera të përcaktuara në regjimin e autorizimit të përgjithshëm janë mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtjen specifike të privatësisë në komunikimet elektronike, lejimi i përgjimit nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, detyrimet e aksesit dhe interkoneksionit, detyrimet për transparencë ndaj ofruesve të rrjeteve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, etj.

Projektrregullorja parashikon që ofrimi i rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike nga sipërmarrësit, mund të kufizohet nga AKEP, kur kjo është e nevojshme për arsye të interesit publik, sigurisë publike ose shëndetit publik./Monitor.al/kb

08:20 2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ«

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke pĂ«rfshirĂ« edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat qĂ« paguajnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r financimin e shĂ«rbimit, vendi duhet t’i kishte tĂ« zgjidhura tashmĂ« çështjet e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, por ka ndodhur krejt e kundĂ«rta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte tĂ« financuara me kredi tĂ« huaja deri nĂ« vitin 2025, sektori i ujĂ«sjellĂ«s-kanalizimeve ka pĂ«rthithur rreth 599 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

EkspertĂ«t pohojnĂ« se vetĂ«m pĂ«rgjysmimi i humbjeve do tĂ« sillte njĂ« rritje reale tĂ« furnizimit me 30–40%, pa ndĂ«rtuar burime tĂ« reja. Shumica e qyteteve tĂ« mĂ«dha do tĂ« kishin 24 orĂ« nĂ« ditĂ« furnizim me ujĂ«.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./Monitor.al/kb

08:10 Vlora prej 5 ditësh pa ujë/ Rregullohet tubi i çarë, furnizohet një pjesë e qytetit

ËshtĂ« rregullluar nĂ« VlorĂ« defekti i tubit kryesor qĂ« shkaktoi mungesĂ«n e ujit nĂ« qytetin bregdetar prej 5 ditĂ«sh.

Rregullimi i tubit u bë në orët e para të mëngjesit, ku më pas nisi dhe furnizimi me ujë i depove, duke u rikthyer uji në një pjesë të qytetit.

Mësohet se furnizimi nuk po bëhet me kapacitetet të plota për shkak se pajisja është ende duke u testuar./kb

08:00 Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive tĂ« paluajtshme “Narea” i ka bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« presidentit Bajram Begaj TĂ« dekretojĂ« ligjin pĂ«r rivlerĂ«simin e pronave.

Grupet e interesit shprehin shqetësim se në këtë mënyrë po pengohet botimi në fletoren zyrtare, hyrja në fuqi nga 1 janari 2026 dhe nxjerrja e akteve nënligjore, duke krijuar pasiguri dhe tension në tregun e pasurive të paluajtshme.
“Ka 1 vit e gjysmĂ« qĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar propozimi. Narea pavarĂ«sisht se ka shprehur nĂ« mĂ«nyrĂ« konstante rezerva pĂ«r masĂ«n e tatimit 5% pĂ«r banesat, pavarĂ«sisht se ka ngritur pikĂ«pyetje mbi zbatueshmĂ«rinĂ« e amortizimit 1%/vit vjetĂ«rsi, beson shumĂ« se njĂ« vonesĂ« e mĂ«tejshme e dekretimit tĂ« kĂ«tij ligji do tĂ« sjellĂ« efekte shumĂ« mĂ« negative” thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e shoqatĂ«s./kb

07:50 Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë!

Diplomati Roland Bimo thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën, duke lënë mënjanë dasitë e udhëheqësve të vendeve respektive, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë.

Sipas tij, edhe pse Në Kosovë siguria garantohet nga KFOR dhe SHBA, situata mund të ndryshojë.

“Pa le se çfarĂ« po ndodh nĂ« NATO, pa le se si po shkĂ«rmoqet NATO, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« problem mĂ« vete tĂ« cilin duhet ta atakojmĂ« qĂ« sot qĂ« tĂ« mos ndodhemi mbas pesĂ«-gjashtĂ« vjetĂ«sh kur NATO tĂ« mos ekzistojĂ«, tĂ« mos tĂ« ngelemi pa çati, pa tavan mbi kokĂ«. DomethĂ«nĂ« tĂ« jemi nĂ« gjendje qĂ« tĂ« orientohemi se si do garantohet siguria nĂ« atĂ« vend kur tĂ« mos ekzistojĂ« NATO”, tha Bimo

“Kjo qĂ« po them unĂ«, tĂ« mos ekzistojĂ« NATO, nuk Ă«shtĂ« nuk Ă«shtĂ« shpikja ime. Po tĂ« shikosh se çfarĂ« thotĂ« zoti Trump pĂ«r NATO-n, e çfarĂ« thonĂ« nga Amerika pĂ«r NATO-n, Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« europianĂ«t do duhet tĂ« mbrojnĂ« EuropĂ«n. Pra ka shumĂ« tĂ« ngjarĂ« qĂ« brenda katĂ«r-pesĂ« vitesh, siguria nĂ« EuropĂ« do tĂ« jetĂ« e njĂ« karakteri mĂ« kontinental”.

“Nuk po mundohem tĂ« them se çfarĂ« duhet bĂ«rĂ«, por po mundohem tĂ« potencoj domosdoshmĂ«rinĂ« e njĂ« dialogu, njĂ« debati pĂ«r kĂ«to probleme qĂ« duhet bĂ«rĂ« bashkĂ« KosovĂ«-ShqipĂ«ri. Dhe ne nuk e kemi fare luksin pĂ«r kapriçot e njĂ«rit apo tjetrit, qoftĂ« ky me emrin Albin Kurti, apo qoftĂ« ky me emrin Edi Rama, qĂ« populli shqiptar tĂ« mos ketĂ« njĂ« Ă« njĂ« bashkĂ«punim. Populli shqiptar ka shumĂ« nevojĂ« qĂ« liderat e tij tĂ« mblidhen herĂ« pas here dhe ne t’i shikojmĂ« se si bisedojmĂ« me njĂ«ri-tjetrin, se si shkĂ«mbejnĂ« mendime me njĂ«ri-tjetrin dhe si shkĂ«mbejnĂ« informacion. ËshtĂ« tjetĂ«r gjĂ« tĂ« kemi amerikanĂ«t ndĂ«rmjetĂ«s dhe tĂ« kemi europianĂ«t ndĂ«rmjetĂ«s pĂ«r çështjet tona dhe tjetĂ«r gjĂ« kur bashkĂ«punojmĂ« me njĂ«ri-tjetrin”, shtoi Bimo./kb

15:00 Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, iu nĂ«nshtrua njĂ« operacioni pĂ«r “bllokimin e nervit frenik” pĂ«r tĂ« trajtuar lemzĂ«n e vazhdueshme. Lajmi Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« nga gruaja e tij, Michelle, pĂ«rmes rrjeteve sociale.

Mjekët thanë të shtunën se kanë bllokuar nervin e djathtë dhe kanë planifikuar një operacion të ri brenda 48 orëve për të bllokuar të majtin.

Nervi frenik është një nga nervat kyç në qafë që kontrollon diafragmën, muskulin kryesor të frymëmarrjes.

“KanĂ« qenĂ« 9 muaj me vĂ«shtirĂ«si dhe siklet me lemzĂ«n e pĂ«rditshme”, tha Michelle Bolsonaro. MjekĂ«t e ish-presidentit u shprehĂ«n se ndĂ«rhyrja shkoi mirĂ«.

70-vjeçari u shtrua të mërkurën për ndërhyrjen e hernies. Në shtator, ai u dënua me 27 vite burg për komplotin e humbjes së tij në zgjedhjet elektorale të vitit 2022.

Me kërkesën e avokatëve të tij mbrojtës, ai u autorizua nga Gjykata Supreme që të kryente ndërhyrjen. Në një deklaratë të publikuar gjatë qëndrimit të tij në spital, Bolsonaro mbështeti fushatën presidenciale të të birit, Flavio, për zgjedhjet e 2026. Pas daljes nga spitali, ai do të rikthehet në burg.

Jair Bolsonaro është përballur me probleme shëndetësore pas një sulmi me thikë në vitin 2018, pas të cilit iu nënshtrua disa ndërhyrjeve/kb

14:50 Pasuri me 10 shifra! Beyoncé është zyrtarisht miliardere

Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje, njofton Forbes. Nga 22 artistët miliarderë të identifikuar, thuajse gjysma janë shtuar në tre vitet e fundit dhe tani ajo është këngëtarja e pestë që hyn në grup pas të shoqit, Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.

Turneu i saj, Renaissance, të cilin ajo e realizoi gjatë vitit 2023 u duk se ishte kulmi i karrierës. Prej tij ajo grumbulloi 600 miliardë dollarë dhe siguroi vendin e saj si një nga ikonat më të mëdha të kulturës pop në botë.

Por 44-vjeçarja nuk u ndal sepse nĂ« 2024, me albumin “Cowboy Carter” i hapi vetes mundĂ«si tĂ« reja komerciale, njĂ« performancĂ« nĂ« NFL pĂ«r Krishtlindje dhe turneun mĂ« fitimprurĂ«s nĂ« botĂ« gjatĂ« 2025 duke fituar denjĂ«sisht titullin e miliarderes.

Bey zhvillon disa biznese si një linjë kujdesi për flokët, Cécred, uiski SirDavis dhe një linjë veshjesh, Ivy Park që ndali punën në 2024. Megjithatë, fitimet e saj më të mëdha vijnë nga muzika sepse zotëron të drejtat e katalogut gjigant që ka dhe grumbullon shuma marramendëse nga turnetë.

NĂ« botĂ«n e argĂ«timit, nuk ka asnjĂ« ndĂ«rmarrje mĂ« fitimprurĂ«se sesa njĂ« kĂ«ngĂ«tar qĂ« mund tĂ« mbushĂ« stadiume. NjĂ« biletĂ« pĂ«r turneun Cowboy Carter i garanton njĂ« spektatori qĂ« jo vetĂ«m tĂ« shohĂ« BeyoncĂ© duke kĂ«nduar ‘live’ pĂ«r tri orĂ«, por edhe njĂ« makinĂ« fluturuese, krahĂ« robotikĂ« qĂ« mbushin gota me SirDavis, njĂ« dem tĂ« artĂ« mekanik dhe tĂ« ftuar specialĂ«.

Kombinimi i fitimeve nga turnetë, katalogu muzikor dhe marrëveshjet e biznesit i kanë siguruar 148 milionë dollarë gjatë vitit 2025, thotë Forbes, duke e bërë Beyoncé këngëtaren e tretë më të paguar në botë./kb

14:40 Sot foltorja e 6-të e opozitës para Kryeministrisë, policia me plan masash: Rrugët që bllokohen

Opozita mban sot foltoren e 6 para Kryeministrisë. Në kuadër të kësaj proteste, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës. Kështu, nga ora 18:00-20:00 disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara.

NJOFTIMI I POLICISE
TiranĂ«/NĂ« bazĂ« dhe nĂ« zbatimit tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”, Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e rendit publik, zbatimin e tĂ« drejtave dhe lirive tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tubimin e ditĂ«s sĂ« sotme, nga ora 18:00 deri nĂ« orĂ«n 20:00, para KryeministrisĂ«.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./kb

 

❌