❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

17:58 Uroi vdekjen e Putinit, Kremlini i përgjigjet Zelenskyt

Deklaratat e Volodymyr Zelensky-t ngrenĂ« dyshime rreth aftĂ«sisĂ« sĂ« tij pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime adekuate pĂ«r njĂ« zgjidhje paqĂ«sore tĂ« konfliktit ukrainas”. KĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve tĂ« udhĂ«heqĂ«sit ukrainas, nĂ« tĂ« cilin ai tha “tĂ« gjithĂ« kanĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr, qĂ« ai tĂ« vdesĂ«â€, duke iu referuar Vladimir Putinit.

Për zëdhënësin e Kremlinit, ky është një qëndrim i vrazhdë dhe katastrofik.

“Zelensky duket si njĂ« person aspak i pĂ«rshtatshĂ«m. Pyetja Ă«shtĂ« nĂ«se ai Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« marrĂ« vendime adekuate pĂ«r njĂ« zgjidhje pĂ«rmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, Zelensky tha se vendi i tij ka nevojë për paqe, ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Ai nënvizoi se e gjithë bota uron vdekjen e Putinit dhe akuzoi Rusinë për nisjen e sulmeve masive.

17:49 Bie besimi ndaj qeverisë, 27% e francezëve dëshirojnë të largohen nga vendi

DĂ«shira e francezĂ«ve pĂ«r t’u larguar nga vendi ka arritur nivel rekord nĂ« vitin 2025, sipas njĂ« studimi tĂ« publikuar nga Gallup. Sondazhi tregon se 27% e tĂ« rriturve nĂ« FrancĂ« do tĂ« dĂ«shironin tĂ« largoheshin pĂ«rgjithmonĂ«, mĂ« shumĂ« se dyfishi krahasuar me vitin 2024, çka pĂ«rbĂ«n nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« regjistruar nĂ« pothuajse dy dekada. Arsyeja kryesore lidhet me rĂ«nien e fortĂ« tĂ« besimit nĂ« institucionet shtetĂ«rore, pasigurinĂ« politike dhe pesimizmin ekonomik.

Besimi ndaj qeverisë franceze ka rënë në 29%, me një ulje prej 13 pikësh brenda një viti, ndërsa besimi në sistemin e drejtësisë dhe institucionet financiare ka shënuar gjithashtu rënie të ndjeshme. Sipas Gallup, asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian nuk ka përjetuar një rënie kaq të madhe të besimit institucional gjatë vitit 2025. Situata është përkeqësuar nga paqëndrueshmëria politike pas shpërndarjes së parlamentit në vitin 2024 dhe mungesës së një shumice të qartë qeverisëse.

Në aspektin ekonomik, 67% e francezëve besojnë se gjendja e tyre po përkeqësohet, ndërsa vetëm 21% shohin përmirësim. Franca renditet prej vitesh mes vendeve me pesimizmin më të lartë ekonomik në vendet anëtare të OECD-së. Ky realitet ka shtyrë shumë qytetarë, veçanërisht sipërmarrës dhe profesionistë të rinj, të kërkojnë mundësi jashtë vendit. Popullariteti i presidentit Emmanuel Macron ka rënë në 28%./mxh

17:35 Fëmija numër 3: Vajza e Jozefina Topallit ndan lajmin e ëmbël!

Festat vijne me gëzim te shtuar per familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është sërish ne pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri. Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, do të bëhen prindër për herë të tretë Dyshja qe kane tashmë dy djem, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.

Në foton e publikuar krah pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve, duke konfirmuar se ky vit është i veçantë për ta pasi janë në pritje të gjithçkaje të bukur që po vjen në familjen e tyre.

Siç duket, magjia e festave këtë vit për familjen Topalli-Serreqi ka një kuptim akoma më të thellë, duke e bërë këtë pritje të ëmbël kryefjalën e festimeve të tyre të fundvitit./mxh

17:22 Historia e banorit 28 vjeçar të BBBVA që përloti Monika Kryemadhin!

NjĂ« histori frymĂ«zuese i Ă«shtĂ« shtuar shtĂ«pisĂ« sĂ« “Big Brother VIP Albania” me hyrjen e Stenaldo MĂ«hillit. 28-vjeçari nga Fieri ka prekur publikun me rrĂ«fimin e tij personal, pasi ka humbur shikimin qĂ« nĂ« foshnjĂ«ri, vetĂ«m tre muajsh, si pasojĂ« e njĂ« infeksioni tĂ« rĂ«ndĂ«.

PavarĂ«sisht kĂ«saj sfide, Stenaldo nuk Ă«shtĂ« dorĂ«zuar kurrĂ« pĂ«rballĂ« jetĂ«s. Ai ka vazhduar tĂ« ndjekĂ« pasionet e tij, duke u angazhuar nĂ« muzikĂ« dhe gazetari, ndĂ«rsa mĂ« herĂ«t ka qenĂ« edhe pjesĂ« e spektaklit “The Voice”.

PjesĂ«marrja nĂ« “Big Brother VIP” ka qenĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« e kahershme pĂ«r tĂ«, njĂ« eksperiencĂ« qĂ« e konsideron si njĂ« sfidĂ« personale dhe njerĂ«zore, pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk gjeti arsye pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« jo.

Gjatë prezantimit, Kryemadhi u shpreh e emocionuar duke theksuar se Stenaldo përfaqëson një shembull të rrallë force dhe vetëpranimi. Sipas saj, ai do të jetë pjesë e formatit pa kërkuar favore apo trajtim të veçantë, duke sjellë një frymë të re në shtëpi.

“NjerĂ«zit nuk dinĂ« tĂ« falenderojne zotin pĂ«r atĂ« qĂ« kanĂ«, po sa krenar Ă«shtĂ« Stenaldo pĂ«r atĂ« qĂ« ka. GjĂ«ja mĂ« e bukur Ă«shtĂ« se ai do tĂ« jetĂ« vetvetja pa ndihmĂ«n e asnjĂ« servili qĂ« do t’i ofojĂ« komoditete. Ai do tĂ« sjellĂ« risi nĂ« format”, tha ajo e pĂ«rlotur.

BanorĂ«t e tjerĂ« e pritĂ«n me ngrohtĂ«si Stenaldon, duke treguar solidaritet dhe gatishmĂ«ri pĂ«r ta ndihmuar nĂ« çdo moment. Mes tyre, Brikena u dallua pĂ«r afrimitetin qĂ« shfaqi qĂ« nĂ« minutat e para, duke u treguar e hapur pĂ«r t’i krijuar njĂ« ambient sa mĂ« komod./mxh

17:11 E vërteta pas ribashkimit të fundit të ish-çiftit Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Kohët e fundit dyshja Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë parë shpesh bashkë. Ata duket se janë ende në frymën e festave.

Pavarësisht se finalizuan divorcin më herët këtë vit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të takohen herë pas here, së fundmi gjatë një daljeje për pazar festash me djalin e tij, Samuel, gjatë fundjavës.
Sipas burimeve, ata u takuan për të bërë pazar festash së bashku, me fokus tek djali i Benit, Samuel, duke blerë dhurata dhe duke kaluar kohë së bashku.

Ata janë fotografuar duke bërë pazar për festat në Brentwood Country Mart dhe duke drekuar në Farmshop në Brentwood, Kaliforni. Ata vizituan disa dyqane në Brentwood Country Mart dhe më pas u ndalën për drekë në një treg të hapur aty pranë

Kjo dalje e pĂ«rbashkĂ«t vjen rreth dy muaj pas ribashkimit tĂ« tyre profesional pĂ«r filmin “Kiss of the Spider Ëoman”, i cili u prezantua nĂ« tetor nĂ« Nju Jork. NĂ« premierĂ«, Lopez dhe Affleck pozua­n sĂ« bashku nĂ« tapetin e kuq, pasi ishin bashkĂ«prodhues tĂ« kĂ«tij filmi muzikor, i bazuar nĂ« muzikalin e vitit 1992.

Pavarësisht ndarjes, ajo duket se vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me fëmijët e Affleck, pasi ishte fotografuar edhe më herët në dalje me Samuelin./mxh

16:58 ËshtĂ« kthyer nĂ« problem kronik, institucionet s’po shpenzojnĂ« dot, 1/4 e buxhetit e papĂ«rdorur

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Institucionet nuk po shpenzojnë dot paratë. Nga mbi 691 miliardë lekë të planifikuara për tu përdorur për investime dhe nevoja të tjera deri në fund të nëntorit, u shpenzuan më pak se 639 miliardë. Thënë ndryshe u realizua vetëm 91 për qind e planit.

“Mos-realizimi i investimeve do tĂ« thotĂ« praktikisht se nuk kemi arritur ato objektiva qĂ« kishim pĂ«rcaktuar pĂ«r vitin 2025 si rritja ekonomike, realizimi i investimeve etj.”, tha eksperti pĂ«r ekonominĂ« Klodian Muço.

Brenda këtij muaji mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë euro. Kjo shifër është sa 23.5 e buxhetit total të këtij viti.

“NĂ« fakt ajo qĂ« u vu re muajt e fundit, qĂ« u pĂ«rmend edhe nga funksionarĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« qeverisë  vihet re njĂ« tendencĂ« nĂ« zyrat shtetĂ«rore se po haset gjithnjĂ« e mĂ« tepĂ«r vĂ«shtirĂ«si nĂ« zyrat shtetĂ«rore nĂ« realizimin e investimeve apo nĂ« firmosjen e financimeve tĂ« projekteve tĂ« caktuara pĂ«r arsye burokratike, legale dhe kryesisht nga frika e institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, shtoi Muço.

Ministria e Financave argumenton se shpenzimet patën ecuri të ngadaltë vjet për shkak të vonesave në procedurat tenderuese, vonesave në realizimin e projekteve si dhe në marrjen e fondeve të huaja.

“Nuk mendoj se kjo Ă«shtĂ« arsye. Fundja paratĂ« kanĂ« qenĂ« aty nĂ« dispozicion. Tregon pĂ«r paaftĂ«si tĂ« institucioneve pĂ«r tĂ« realizuar investimet”, theksoi eksperti Muço.

TĂ« dhĂ«nat nga “financat” tregojnĂ« se realizimin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« investimeve gjatĂ« kĂ«tij viti e ka Ministria e EkonomisĂ«, ndjekur nga ministria e Brendshme, ministria e Mbrojtjes, e Arsimit, e BujqĂ«sisĂ«, dhe e InfrastrukturĂ«s, ndĂ«rsa ecurinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« e ka pasur Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«./mxh

“Si janĂ« pĂ«rdorur fetĂ« nga burrat kundĂ«r grave
”

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Nga Ben Blushi

Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve.

Të gjjtha fetë por sidomos Krishtërimi dhe Islami, janë përdorur nga burrat për të nënshtruar gratë.

Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim.

Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj deshirës së trupit atëherë sic mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave.

Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin nje grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave.

Për fat të keq fetë ia kanë dhënë burrave të drejtën për të vendosur mbi gratë.

Edhe Krishtërimi dhe Islami i kanë të gjjthë profetët meshkuj dhe asnjë profet i madh nuk është grua.

Këta profetë merrnin më shumë se një grua dhe shumë shpesh i trajtonin ato si skllave pavaresisht nga mosha e tyre.

Kjo praktikë ndiqet dhe sot në shumë vende sic ndodh edhe në romanin tim Jam Mysliman që tregon se si një burrë 70 vjec u martua me një vajzë 12 vjece.

Në këtë linjë mashkullore ka ecur edhe caktimi i njerëzve që duhet të rregullonin marrëdhënien mes Zotit dhe njerëzve.

Klerikët janë të gjithë burra.

Asnjë prift nuk është grua dhe asnjë imam nuk është grua.

Sa ndryshe do ishte raporti i njeriut me besimin sikur Papa të ishte një zonjë, apo sikur Peshkopët të ishin gra, apo sikur nëpër xhami ezani të këndohej nga zëri i bukur i grave.

Fetë do ishin më të bukura dhe shumë më paqësore.

Gratë do kishin fituar më shumë të drejta shekuj më parë.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Burrat kanë mbajtur monopolin e punëve të Zotit duke përdorur Perëndinë për të dominuar familjen e tyre.

Ky aspekt mashkullor i feve është pa dyshim një nga më të errëtit.

Mjafton kaq për të kuptuar sesi fetë janë orientuar nga interesat e ngushta tokësore dhe aspak nga interesat e shoqërive ku kanë lindur.

Vetë Zoti është vizatuar si një misogjen që i ka dhënë më shumë të drejta burrave se grave dhe kjo është pranuar për fat të keq nga vetë gratë.

Që ditën e parë kur ka krijuar gruan nga një brinjë e burrit, Zoti ka vendosur të mbajë anën e burrave.

Mjafton kaq për të kuptuar se edhe vetë Zoti është krijesë e imagjinatës së burrave.

Zotin e kanë krijuar burrat duke i dhënë atij tiparet e tyre të ashpra dhe pandjeshmërinë e tyre.

Që herët në lashtësi burrat i janë përveshur skalitjes së imazhit të Zotit që ka jo vetëm tipare mashkullore por edhe mendësi mashkullore.

Zoti që krijon një grua nga brinja e një burri në të vërtetë shkon në drejtim të kundërt me ligjet e natyrës e cila ka vendosur se burri krijohet pra lind nga një grua.

Gjatë debatit në Korcë një nga të ftuarat më tha se në fenë e krishterë ka shenjtore.

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ«.

Por ato bëhen të tilla vetëm pas vdekjes.

Nëse nuk vdesin gratë nuk i shërbejnë Kishës si model.

16:46 6 prej tyre janë fetare, shqiptarët do të gëzojnë 15 festa në 2026

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Nga Viti i Ri te Dita e Verës, Bajrami i Madh apo Nevruzi
 te Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse, bashkë me ditët e shënuara kombëtare
 shqiptarët do të mund të gëzojnë plotë 15 festa vitin e ardhshëm.

DitĂ«t pushim nisin mĂ« 1 e dy janar, pĂ«r tĂ« vijuar me 3 festa nĂ« mars dhe dy nĂ« prill. Maji nis me DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PunĂ«torĂ«ve dhe mbyllet me atĂ« tĂ« Kurban Bajramit. NĂ« 5 shtator festohet ShenjtĂ«rimi i NĂ«nĂ« TerezĂ«s, ndĂ«rsa mĂ« 22 nĂ«ntor Dita e Alfabetit, e miratuar sĂ« fundmi nga qeveria. Pas PavarĂ«sisĂ« dhe Çlirimit nĂ« nĂ«ntor, ditĂ«t festive pĂ«rmbyllen me DitĂ«n KombĂ«tare tw RinisĂ« mĂ« 8 dhjetor dhe Krishtlindjet mĂ« 25 dhjetor.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total. Megjithatë, nëse krahasimi bëhet në nivel europian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike. Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.

Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi./mxh

16:46 Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.

Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.

Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët kanë raportuar për sulme edhe në qendra të prodhimit dhe pajisje bujqësore në disa fshatra të afërta.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më 25 dhjetor se i ka rrëzuar mes 141 deri në 170 dronë përgjatë natës, përfshirë shtatë në rajonin e Krasnodarit, ndërsa tjerët në rajonet e Moskës dhe Brajanskut.

Forcat ukrainase kanë kryer në muajt e fundit disa operacione me dronë duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe transportit në Rusi.

Për dëme është raportuar edhe nga sulmet ruse në Ukrainë.

Në rajonin e Odesës është raportuar se një dron rus e ka vrarë një person dhe i ka plagosur dy të tjerë. Ndërsa në Harkiv, sulmi rus e ka vrarë një 51-vjeçar, sipas disa shërbimeve ukrainase.

“Rusia nuk i ka ndalur bombardimet brutale tĂ« civilĂ«ve nĂ« UkrainĂ« edhe nĂ« natĂ«n e shenjtĂ« tĂ« Krishtlindjes”, ka thĂ«nĂ« ministri i JashtĂ«m ukrainas, Andriy Sybiha mĂ« 25 dhjetor.

“Rusia me qĂ«llim po shkatĂ«rron infrastrukturĂ«n e energjisĂ« dhe atĂ« civile, duke i lĂ«nĂ« njerĂ«zit pa rrymĂ«, ujĂ« dhe ngrohje nĂ« temperatura tĂ« ulĂ«ta”, ka shtuar ai.

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar për 131 sulme me dronë, ndërsa 106 besohet të jenë rrëzuar nga forcat mbrojtëse.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftĂ«n “operacion special ushtarak” pĂ«r tĂ« çmilitarizuar UkrainĂ«n.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./mxh

15:47 Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar Airbus me vlerë 11.9 milionë dollarë

Kompania ajrore kombĂ«tare e TurqisĂ«, Turkish Airlines, do t’ia transferojĂ« qeverisĂ« shqiptare pronĂ«sinĂ« e njĂ« Airbus A319?115J, njĂ« avion i konfiguruar nga qeveria me vlerĂ« 11.9 milionĂ« dollarĂ«, sipas njĂ« marrĂ«veshje dypalĂ«she granti, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Sipas marrëveshjes së publikuar në Fletoren Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi.

Marrëveshja Turqi-Shqipëri synon të përforcojë partneritetin strategjik

MarrĂ«veshja dypalĂ«she thotĂ« se donacioni synon tĂ« pĂ«rforcojĂ« “marrĂ«dhĂ«niet miqĂ«sore dhe bashkĂ«punimin e ngushtĂ«â€ midis TurqisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«, tĂ« vendosura fillimisht sipas Traktatit tĂ« MiqĂ«sisĂ«, FqinjĂ«sisĂ« sĂ« MirĂ« dhe BashkĂ«punimit tĂ« vitit 1992, ku tĂ« dyja palĂ«t shprehin dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej kĂ«to lidhje pĂ«rmes bashkĂ«punimit tĂ« ndĂ«rsjellĂ« teknik dhe mbrojtĂ«s.

Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorët më të gjerë strategjikë, ndërkohë që shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për përpjekjet rajonale të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, thuhet në njoftim.

Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar nga ana e marrësit, dhe Turqia do të mbulojë kostot e transferimit.

Varianti VIP A319 i bashkohet flotës së Shqipërisë

Airbus A319-115J është një variant i personalizuar i modelit standard A319-100, i cili është pjesë e familjes A320, një nga seritë më të përdorura në botë të avionëve reaktivë me një korridor.

Avioni ka një peshë maksimale taksi prej 75,900 kilogramësh dhe një peshë bazë bosh prej 44,790 kilogramësh.

Ai fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P, të dy me mbi 7,000 cikle të mbetura, dhe është i pajisur me një sistem shfaqjesh ajrore AS400, megjithëse nuk janë instaluar sisteme argëtimi ose lidhjeje gjatë fluturimit.

Edhe pse nuk është një klasifikim komercial i përdorur në oraret publike, A319-115J shfaqet shpesh në flotat ushtarake, qeveritare ose diplomatike, duke përfshirë ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe qeverive aleate.

Në pronësi të fondit sovran të pasurisë së Turqisë, Turkish Airlines operon një nga flotat më të mëdha ajrore në nivel global, me një total prej 515 avionësh sipas të dhënave më të fundit në dispozicion. Midis tyre, flota përfshin gjashtë avionë Airbus A319-100, të cilët përdoren kryesisht për itinerare me distanca të shkurtra deri të mesme dhe operacione rajonale./mxh

15:34 Seebass: Nuk mund të përjashtohet bllokim i ri në Kosovë

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Kosova voton për herë të dytë këtë vit. Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass kërkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar këtë vit.

DW: PĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« brenda njĂ« viti kemi zgjedhje tĂ« reja nĂ« KosovĂ«. Mendoni, se kĂ«to votime do tĂ« sjellin zhbllokimin e situatĂ«s nĂ« vend? GjatĂ« fushatĂ«s partitĂ« e tjera sĂ«rish shprehen, se nuk do tĂ« hyjnĂ« nĂ« koalicion me partinĂ« “VetĂ«vendosje” tĂ« Albin Kurtit


Fraue Seebass: Gjithçka do tĂ« varet nga rezultati i zgjedhjeve. VetĂ«vendosje shpreson pĂ«r njĂ« shumicĂ« kaq tĂ« madhe sa tĂ« mund tĂ« qeverisĂ« e vetme ose “vetĂ«m” me mbĂ«shtetjen e pakicave, tĂ« cilave Kushtetuta u garanton njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar vendesh. Kjo taktikĂ« dĂ«shtoi pas zgjedhjeve nĂ« shkurt.

VV mund të përpiqet në rast të një rezultati zgjedhor të ngushtë, të bindë politikanë individualë nga partitë e tjera që të mbështesin koalicionin. Aleanca me PSHDK-në e vogël para zgjedhjeve (përveç Guxo dhe Alternativës), partnerë tradicionalë të LDK-së, është një tregues i kësaj. Por është gjithashtu e mundur që partitë opozitare të mund të mobilizojnë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri pa VV-në, megjithëse shanset për këtë janë të pakta. Nëse kemi një rezultat të ngjashëm si në shkurt, një bllokim i ri nuk është i pamundur.

DW: Pse ky qëndrim kaq refuzues ndaj Albin Kurtit?

Para sĂ« gjithash ky lidhet kryesisht me qĂ«ndrimin e tij pa kompromis, me tĂ« cilin ai i shpalli luftĂ« “elitave tĂ« korruptuara” dhe, nĂ« fakt, tĂ« gjitha partive tĂ« tjera. Para zgjedhjeve tĂ« shkurtit, VV synonte tĂ« rifitonte njĂ« shumicĂ« konstituuese, ndĂ«rsa partitĂ« e tjera tĂ« mĂ«dha e pozicionuan veten para sĂ« gjithash nĂ« opozitĂ« me Albin Kurtin, kjo çoi nĂ« njĂ« atmosferĂ« tĂ« helmuar mes tyre. Pas farsĂ«s qĂ« shoqĂ«roi zgjedhjen e Kryetares sĂ« Kuvendit, tĂ« cilĂ«n Kurti e interpretoi si njĂ« pengesĂ« tĂ« qĂ«llimshme, nuk mbeti mĂ« ndonjĂ« hapĂ«sirĂ« ​​pĂ«r kompromis. NĂ«se Kurti nuk ia del tĂ« angazhohet nĂ« dialog me partitĂ« e tjera, pritet njĂ« bllokim i mĂ«tejshĂ«m.

DW: Po, mungesa e vullnetit politik të partive në Kosovë solli këtë situatë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por Kosova nuk e kishte një traditë të një mungese të tillë kaq të madhe të kompromisit. Si e shpjegoni këtë polarizim politik të një shkalle të tillë në vend?

Zgjedhjet e VetĂ«vendosjes nĂ« vitin 2021 ishte njĂ« votĂ« proteste, pas rĂ«nies sĂ« koalicionit me LDK-nĂ« me ndihmĂ«n e SHBA-sĂ«. NdĂ«rsa VV ishte detyruar tĂ« bĂ«nte kompromis nĂ« atĂ« koalicion, tani ishte nĂ« gjendje tĂ« qeveriste praktikisht e pakontestueshme pĂ«r katĂ«r vjet. Fushata zgjedhore qĂ« çoi nĂ« zgjedhjet e shkurtit dhe muajt e bllokimit helmuan atmosferĂ«n nĂ« parlament dhe nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Mbetet tĂ« shpresohet qĂ« partitĂ« t’i rikthehen e tĂ« kujtojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« kanĂ« ndaj qytetar:Ă«ve, pavarĂ«sisht rezultatit tĂ« zgjedhjeve.

DW: Albin Kurti Ă«shtĂ« pĂ«rballur gjithashtu me mjaft kritika edhe nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tĂ« KosovĂ«s – nĂ«n njĂ« qeveri tĂ« mundshme Kurti si mund tĂ« sigurohet progres nĂ« dialogun me SerbinĂ«, njĂ« kusht pĂ«r integrimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« KosovĂ«s nĂ« BE?

Për BE-në, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 mbetet thelbësor, dhe Kosova duhet të tregojë përparim në krijimin e një Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo është në thelb e lidhur me të gjithë progresin e Kosovës në integrimin transatlantik, që nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës deri tek trajtimi i kërkesës për anëtarësim. Për shkak të situatës politike në Serbi, afrimi me BE aktualisht është shumë vështirë, veçanërisht nën Kurtin, por Kosova mund të bëjë përparim të konsiderueshëm si në nivel vendas ashtu edhe në politikën e jashtme me zbatimin e Asociacionit.

DW: Deri tani, Asociacioni duket i largët. A mund të quhet ai arsye kryesore pse Kosova aktualisht ka ngecur në integrimin drejt BE? Deri tani BE kishte edhe sanksione në fuqi. SHBA pezulloi dialogun strategjik.

Masat dhe bllokadat drejtohen kundër Kurtit dhe politikave të tij të njëanshme, veçanërisht mungesës së konsultimeve dhe përshkallëzimeve në komunat veriore. Në vend që të denoncojë trajtimin e pabarabartë krahasuar me Serbinë, qeveria duhet të kuptojë se është në pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-së. Masat janë ligjërisht në një zonë gri, kërkohet unanimitet për shfuqizimin e tyre, por shumë vende duan të shohin që Kosova të bëjë lëshime e para. Mund të supozohet se partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër përveç Kurtit.

DW: Por Kosova ka frikë se Asociacioni do të rrezikojë funksionalitetin e shtetit më të ri të Evropës. Sa real është ky rrezik, duke pasur parasysh se komunat serbe duan të arrijnë një lloj vetëqeverisjeje brenda Kosovës përmes Asociacionit?

Nuk e shoh mĂ« kĂ«tĂ« rrezik pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit. PĂ«rkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave Ă«shtĂ« njĂ« parakusht pĂ«r integrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s dhe demokratizimin e mĂ«tejshĂ«m, veçanĂ«risht nĂ«se edhe komunat jugore janĂ« pjesĂ« e tij, dhe ky integrim mĂ« i thellĂ« mund tĂ« parandalojĂ« gjithashtu propozime tĂ« reja pĂ«r ndryshime territoriale (shkĂ«mbim territoresh). Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetĂ«menaxhimit e sanksionuar nĂ« tĂ« – do tĂ« administronte vetĂ« fusha tĂ« tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund tĂ« bllokojĂ« vendimet kombĂ«tare, siç Ă«shtĂ« rasti, pĂ«r shembull, nĂ« RepublikĂ«n Srpska. Ideja e VetĂ«vendosjes pĂ«r tĂ« detyruar integrimin pĂ«rmes reciprocitetit, nga ana tjetĂ«r, ka dĂ«shtuar.

DW: NdĂ«rkohĂ« Serbia dhe Kosova akuzojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n pĂ«r shkelje tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« Brukselit tĂ« arritura pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve. ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« BE-ja pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« njĂ« marrĂ«veshje, pasi tĂ« nĂ«nshkruhet edhe tĂ« zbatohet vĂ«rtet?

BE-ja në fakt ka shumë leva për të sjellë progres në zbatimin e marrëveshjeve, por mungojnë vullneti politik dhe, mbi të gjitha, uniteti. Prandaj, shoh më shumë potencial veprimi në një koalicion shtetesh që marrin drejtimin këtu dhe ofrojnë stimuj pozitivë dhe negativë. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale në Serbi, kjo strategji do të vinte vite me vonesë, nuk shoh që Serbia do të zbatojë marrëveshjet në vitet e ardhshme.

DW: Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë, i vetmi shtet ballkanik pa statusin kandidat për anëtarësim në BE. A ka qenë BE shumë e ashpër me Kosovën, apo arsyet duhen kërkuar brenda politikave të qeverisë aktuale?

Kjo është komplekse, por thënë përmbledhtazi, ka një të vërtetë tek të dyja. Për mua, pika e kthesës ishte viti 2018, kur shtetet anëtare të BE-së refuzuan liberalizimin e vizave për arsye politike të brendshme. Perceptimi në Kosovë ishte se ishin bërë kaq shumë kompromise pa rezultate konkrete, dhe VV e shfrytëzoi këtë atmosferë të krijuar. Nga ana tjetër, veprimet e njëanshme të Kurtit dhe bllokimi i muajve të fundit kanë luajtur një rol të madh në atë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës ndihen të ofenduar, reputacioni ndërkombëtar i Kosovës ka pësuar dëme të konsiderueshme./mxh

15:30 Maqedonia e Veriut shpall krizën energjetike/ Shkak bëhet mungesa e furnizimit me naftë nga Greqia

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia.

Masa i lejon kompanisë shtetërore të energjisë elektrike ESM të përdorë rezervat e detyrueshme shtetërore të naftës pa kompensim, tha qeveria në një deklaratë.

“Ky vendim lind pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« furnizuar me naftĂ«, e cila Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r prodhimin. Rezervat shtetĂ«rore tĂ« naftĂ«s sĂ« nxjerrĂ« nga nafta do tĂ« transferohen pa kompensim dhe ESM Ă«shtĂ« e detyruar t’i raportojĂ« qeverisĂ« dhe MinistrisĂ« sĂ« Financave mbi konsumin e naftĂ«s sĂ« djegshme”, tha qeveria nĂ« Shkup pas njĂ« mbledhjeje tĂ« kabinetit tĂ« hĂ«nĂ«n.

ESM i kishte kërkuar qeverisë të shpallte gjendje krize për shkak të vështirësive në furnizimin me linjit dhe naftë nga Greqia.

Kompania ia atribuoi ndërprerjet bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

ESM tha se deklarata e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar mjaftueshëm energji derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet ESM që përdorin linjit dhe naftë.

Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.

Oferta u komunikua gjatë një telefonate midis Ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, sipas raportimeve./mxh

15:22 Shpresë, paqe dhe dashuri/ Mesazhe urimi për Krishtlindjet nga politika

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Krishtlindja u festua edhe kĂ«tĂ« vit me solemnitet dhe pjesĂ«marrje tĂ« gjerĂ« besimtarĂ«sh nĂ« qytetin e Korçës. Mesha e shenjtĂ« u mbajt nĂ« Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarĂ« ortodoksĂ« u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« kremtuar lindjen e Krishtit, simbol i shpresĂ«s, paqes dhe dashurisĂ« mes njerĂ«zve.

Ceremonia fetare u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Anastasi, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhe paqeje, bashkëjetese dhe solidariteti, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe familjare në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë.

Gjatë pritjes në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, uroi besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët nga Korça, duke e cilësuar qytetin si një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë festave dhe duke vënë theksin te mesazhet e paqes dhe vëllazërisë që përcjell Krishtlindja.

“ËshtĂ« kĂ«naqĂ«si e veçantĂ« qĂ« tĂ« uroj tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t ortodoksĂ« dhe tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t, siç e kemi zakon, nga Korça nga vendlindja ime ku Krishtlindja nĂ« fakt festohet mĂ« bukur se kudo tjetĂ«r, mbase e pak me dozĂ« lokalizmi por nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Korça Ă«shtĂ« kryeqyteti i Krishtlindjes.

MĂ« vjen shumĂ« mirĂ« qĂ« kĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« frekuentuar si gjithmonĂ« por gjithnjĂ« e mĂ« tepĂ«r, nga shqiptarĂ« nga gjithĂ« ShqipĂ«ria. TĂ« gjithĂ« gĂ«zojnĂ« me njĂ«ri tjetrin e sidomos nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, ka shumĂ« nevojĂ« gjithĂ« shoqĂ«ria shqiptare pĂ«r mesazhe si ato qĂ« sjell Krishtlindja pĂ«r paqe dhe vllazĂ«ri ndĂ«rmjet tĂ« gjithĂ«ve. GĂ«zuar Krishtlindjen pĂ«r gjithĂ« shqiptarĂ«t”, tha Peleshi.

Edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, theksoi simbolikën e kësaj feste, duke e konsideruar Krishtlindjen si një moment reflektimi dhe shprese për ditë më të mira, paqe, harmoni dhe shëndet në çdo familje.

“Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e shĂ«nuar pĂ«r tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t e krishterĂ« tĂ« Korçës dhe gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«. Dita e Krishtlindjes ka simbolika shumĂ« tĂ« fuqishme brenda saj. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e zakonshme, lindja e Krishtit simbolizon lindjen e shpresĂ«s dhe besimit pĂ«r ditĂ« mĂ« tĂ« mira, pĂ«r paqe, harmoni. Prandaj nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« kaq tĂ« veçantĂ« dĂ«shiroj tju uroj tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«ve tĂ« krishterĂ« por edhe tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve tĂ« qytetit dhe bashkisĂ« sĂ« Korçës, gĂ«zuar festĂ«n e Krishtlindjes, fat, paqe, mbarĂ«si e shĂ«ndet nĂ« familjet tuaja. GĂ«zuar!”

Urime përcolli edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, e cila vuri në dukje rëndësinë e solidaritetit njerëzor dhe përgjegjësisë që kanë institucionet dhe politika ndaj shtresave në nevojë, veçanërisht në ditë të tilla të shenjta.

“NĂ« emĂ«r tĂ« PartisĂ« Demokratike por edhe si deputete e qarkut tĂ« Korçës, sot nga Mitropolia e ShenjtĂ«, nga kjo shtĂ«pi e zotit, pĂ«rcjell urimet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t ortodoksĂ« kudo qĂ« ndodhen nĂ« Korçë por edhe nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« shumĂ« e bukur pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe unĂ« uroj paqe, uroj shpresĂ« por edhe solidaritet njerĂ«zor. ËshtĂ« njĂ« moment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Krishtlindja, njĂ« festĂ« e cila na kujton edhe njĂ« herĂ« vlerat tĂ« cilat mbajnĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« sot shoqĂ«rinĂ« shqiptare, siç Ă«shtĂ« familja, respekti pĂ«r njĂ«ri tjetrin por ndĂ«rkohĂ« edhe solidariteti pĂ«r ata tĂ« cilĂ«t sot jetojnĂ« nĂ« kushte jo tĂ« mira. PikĂ«risht kjo Krishtlindje, edhe ne politikanĂ«ve na ve nĂ« kushte tĂ« tilla qĂ« tĂ« mendojmĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r kĂ«ta njerĂ«z, qĂ« vendimmarrjet tona tĂ« jenĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e tyre. Gjej momentin tju bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« politikanĂ«ve shqiptarĂ« tĂ« hedhin vĂ«mendjen sot nga shtresat nĂ« nevojĂ«, tĂ« mendojmĂ« pĂ«r ta sepse çdo vendimmarrje e jona rrit edhe mĂ« tepĂ«r besimin qytetar ndaj njerĂ«zve. GĂ«zuar edhe njĂ«herĂ« Krishtlindjen, qofshin tĂ« mbara e tĂ« bekuara pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t kudo ndodhen.”

Festimet e Krishtlindjes në Korçë vijojnë të shoqërohen me një atmosferë festive, qyteti mbetet i vizituar nga besimtarë dhe turistë nga e gjithë Shqipëria, duke e kthyer këtë ditë në një moment gëzimi, reflektimi dhe bashkimi për të gjithë./mxh

15:21 Aksident i rëndë në Kamëz! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota.

Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes, katĂ«r persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga policia.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet./mxh

15:19 Vodhi gjatë natës në një lokal në Shijak/ Vihet në pranga 27-vjeçari

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Policia e Shijakut ka zbardhur një rast vjedhje të ndodhur gjatë natës dhe ka vënë në pranga një 27-vjeçar.

I arrestuari gjatë natës vodhi një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak.

27-vjeçari i arrestuar dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë

Shijak

Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes.

27-vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./mxh

15:16 Broja nĂ« kĂ«rkim tĂ« vazhdimĂ«sisĂ«, trajneri gati t’i bĂ«jĂ« “dhuratĂ«â€ sulmuesit kuqezi

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

Armando Broja u zhbllokua më në fund me skuadrën e Burnley në Premier League. Ai shënoi gol së fundmi, në sfidën ndaj Bournemouth.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i Burnley, Parker do e aktivizojë titullar në sfidën ndaj Everton këtë fundjavë.

Besimi te Broja është rritur ndjeshëm, me sulmuesin e kombëtares që synon të lërë gjurmë dhe të arrijë formën e duhur.

Burnley shpreson që të arrijë disa rezultate pozitive radhazi, për të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën./mxh

15:14 Hetimi i NYT, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në punë të rënda

Last Updated on 25/12/2025 by Monika

NjĂ« studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« praktikĂ« pune nĂ« Nju Jork nĂ« vitin 2018 pĂ«rmes programit amerikan tĂ« vizave J-1, i prezantuar si njĂ« “pĂ«rvojĂ« e bukur kulturore”.

Por realiteti, sipas saj, ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua njĂ« pĂ«rvojĂ« e mrekullueshme. Kur pamĂ« çfarĂ« na priste, ishte njĂ« tronditje e madhe,” tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është kthyer në shumë raste nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Sponsorë që përfitojnë miliona

Sipas hetimit, disa organizata sponsorizuese kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500,000 dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve janë futur në listëpagesa, duke përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite. Sponsorë të tjerë kanë dërguar të rinj të huaj për të punuar në ferma apo biznese në pronësi të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Në disa raste, pjesëmarrësit janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore apo shërbime të tjera nga kompani të lidhura drejtpërdrejt me sponsorët, duke rritur më tej kostot. Tarifat për aplikim kanë arritur deri në 5,000 dollarë për person.

Ankesa për abuzime dhe kushte çnjerëzore

Dhjetëra studentë dhe praktikantë nga vende të ndryshme kanë deklaruar se janë dërguar në punë të rënda industriale apo bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë raportuar lëndime, ngacmime apo orare ekstreme pune.

NjĂ« student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, tha se pagoi afro 5,000 dollarĂ« dhe pĂ«rfundoi duke pastruar depozita septike nĂ« njĂ« fabrikĂ« çeliku nĂ« Indiana. NjĂ« tjetĂ«r rast pĂ«rfshin praktikantĂ« qĂ« punuan nĂ« ferma derrash nĂ« Nebraska, ku disa thanĂ« se ndiheshin “si skllevĂ«r”.

Qeveria e paralajmëruar, por pa veprim

Inspektori i PĂ«rgjithshĂ«m i Departamentit tĂ« Shtetit ka paralajmĂ«ruar qĂ« nĂ« vitin 2000 se pjesĂ« tĂ« programit ishin “jashtĂ« kontrollit” dhe se disa sponsorĂ« ekzistonin kryesisht “pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« para”. MegjithatĂ«, rregullat nuk janĂ« forcuar dhe sponsorĂ«t ende nuk kanĂ« kufizime pĂ«r tarifat qĂ« mund tĂ« kĂ«rkojnĂ«.

Ndryshe nga programet e tjera të punës së përkohshme, ku ndalohet pagesa e tarifave të rekrutimit për të shmangur shfrytëzimin, programi J-1 nuk ka ndalesa të tilla.

Reagimi i Departamentit të Shtetit

NjĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i Departamentit tĂ« Shtetit i hodhi poshtĂ« kritikat, duke thĂ«nĂ« se programi Ă«shtĂ« reformuar ndĂ«r vite dhe se sponsorĂ«t qĂ« nuk respektojnĂ« rregullat janĂ« pĂ«rjashtuar. Ai e quajti hetimin e “New York Times” njĂ« “sulm tĂ« padrejtĂ«â€.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija nga Kosova, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve./mxh

15:02 Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit

Importet e materialeve të ndërtimit në vlerë pësuan ulje këtë vit, por në sasi ato u rriten për shkak se çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë.

Në të kundërt, vlera totale ka shënuar rënie të ndjeshme. Ajo ka zbritur nga rreth 111.2 miliardë lekë më 11 mujorin 2024 në 103.3 miliardë lekë këtë vit, me një tkurrje prej afro 7.9 miliardë lekësh, ose 7.1%.

Për rrjedhojë ecuria e çmimit për kilogram, ka pësuar ulje me 8 për qind për periudhën në krahasim. Një kg materiale ndërtimi nga importi në 80.96 lekë këtë 11 mujor nga 88.3 lekë për kilogram që ishte çmimi në 2024.

Ulja prej rreth 7.3 lekësh për njësi, ose 8.3%, tregon një presion të fortë rënës mbi çmimet e materialeve të ndërtimit në tregjet ndërkombëtare.

Kjo ulje e çmimeve të importit nuk u reflektua në tregun e brendshëm pasi të dhënat mbi kostot e ndërtimit tregun se në tremujorin e tretë çmimet e materialeve të ndërtimit në pikat e pakicës ishin ulur vetëm 0.1%.

Çmimet nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para janĂ« normalizuar pas rritjeve tĂ« forta tĂ« viteve 2021–2023. Materiale si çeliku, çimentoja, alumini apo produktet e tjera bazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit kanĂ« pĂ«suar ulje çmimesh nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, duke u reflektuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« çmimet e importit nĂ« ShqipĂ«ri. Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ«, edhe me volume mĂ« tĂ« larta, vlera totale tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t.

Nga anën tjetër duket se ka ndryshuar edhe struktura e kërkesës, e cila është zhvendosur drejt materialeve më bazike dhe më pak të kushtueshme. Operatorët e tregut pohojnë se ka rritje të importit të hekurit nga kina, që më parë nuk ishte burim kryesor furnizimi.

Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 ka ndikuar në uljen e vlerës në lekë të importeve, edhe kur çmimet në valutë ose sasitë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm. Ky efekt i kursit të këmbimit reflektohet drejtpërdrejt në statistikat e tregtisë së jashtme.

Gjithashtu vërehet një ngadalësim i rritjes së kërkesës për materiale për shkak të ritmit më të moderuar të projekteve të reja./mxh

14:52 Krishtlindjet në Siri/ Shpresë për Paqe dhe Stabilitet

Siria festoi Krishtlindjet këtë të enjte, më 25 dhjetor, me qytetarë që morën pjesë në meshë dhe lutje për paqe dhe stabilitet.

Në kryeqytetin Damask, skutat e Kishës Siriake interpretuan melodi Krishtlindjesh në rrugë, të shoqëruara nga rojet e sigurisë.

“Festat mbahen normalisht dhe njerĂ«zit ndihen tĂ« lehtĂ«suar. GjĂ«rat janĂ« mĂ« tĂ« mira me vullnetin e Zotit,” deklaroi njĂ« banor i Damaskut.

Edhe në qytetet Alepo dhe Qamishli, besimtarët morën pjesë në meshë dhe lutën për liri dhe paqe.

Para luftës, krishterët përbënin rreth 10 për qind të popullsisë së Sirisë, që ishte rreth 22 milionë banorë. Por gjatë konfliktit, shumë prej tyre emigruan, dhe sot besohet se vetëm disa qindra mijëra krishterë jetojnë ende në vend.

Nga Damasku, kjo ishte kronika jonë për Krishtlindjet në Siri, një festë e mbushur me shpresë për paqe dhe stabilitet./mxh

13:55 Plagosje me mjet prerës në Tiranë/ Një i arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur me thi*ë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë.

Për ngjarjen është arrestuar një 33-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar.

“U arrestua shtetasi R. B., 33 vjeç si dhe u shpall nĂ« kĂ«rkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi rrugĂ«n “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatĂ« njĂ« konflikti ka goditur dyshohet me njĂ« mjet prerĂ«s shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nĂ«n kujdesin e mjekĂ«ve. Pas konfliktit shtetasi F. H, Ă«shtĂ« larguar nga vendngjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij”, tha policia./mxh

❌