❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UKRAINË – Kievi akuzon rusĂ«t pĂ«r vrasje me armĂ« zjarri tĂ« tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s

KIEV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Prokurorët shtetërorë ukrainasë në rajonin e Donetskut, kryesisht të pushtuar nga Rusia, akuzuan sërish sot ushtrinë ruse për vrasje me armë zjarri të të burgosurve të luftës.

Ata thanë se ushtarët rusë kishin marrë dy ukrainas të burgosur në Shakhove, një fshat pranë qytetit të Pokrovskit, dhe kishin detyruar njërin prej tyre të zhvishej.

“Pastaj ata i qĂ«lluan dhe vranĂ« tĂ« dy ushtarĂ«t e çarmatosur”, thanĂ« ata nĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare.

Prokurorët thanë se kishin filluar procedurat për krime lufte.

Ukraina është perballur me pushtimin e plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.

Kievi ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për shkelje të Konventës së Gjenevës mbi trajtimin e të burgosurve të luftës.

Autoritetet ukrainase kanë zbuluar disa raste të të burgosurve të luftës të vrarë me armë zjarri. //a.i/

The post UKRAINË – Kievi akuzon rusĂ«t pĂ«r vrasje me armĂ« zjarri tĂ« tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky kĂ«rkon qĂ« garancitĂ« e sigurisĂ« nga SHBA-ja tĂ« zgjasin 30-50 vjet

KIEV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Uashingtoni dhe Kievi kanë rënë dakord për nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën, por se sa kohë duhet të zgjasin ato mbetet e diskutueshme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se plani i paqes i nisur nga administrata amerikane parashikonte një periudhë prej 15 vitesh me mundësinë e një zgjatjeje.

“I thashĂ« presidentit amerikan, Donald Trump se do tĂ« donim shumĂ« tĂ« shqyrtonim mundĂ«sinĂ« e garancive tĂ« sigurisĂ«pĂ«r 30, 40 ose 50 vite”, tha Zelensky, duke reflektuar qĂ«ndrimin ukrainas.

“Trump premtoi se do tĂ« mendonte rreth kĂ«saj”, tha ai.

Zelensky e justifikoi kĂ«rkesĂ«n e tij drejtuar Trump pĂ«r garanci afatgjata sigurie – me luftĂ«n e vazhdueshme kundĂ«r RusisĂ«.

“I thashĂ« se ne jemi tashmĂ« nĂ« luftĂ« dhe se ajo ka vazhduar pĂ«r gati 15 vjet”, tha kreu i shtetit ukrainas.

Presidenti rus, Vladimir Putin lëshoi urdhrin për të pushtuar Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, Moska e kishte aneksuar tashmë ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë në fillim të vitit 2014.

Gjithashtu, separatistĂ«t e mbĂ«shtetur nga Rusia morĂ«n pushtetin nĂ« disa pjesĂ« tĂ« rajonit lindor tĂ« UkrainĂ«s, Donbas – i cili pĂ«rfshin pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« provincave ukrainase tĂ« Donetskut dhe Luhanskut, gjatĂ« kĂ«saj periudhe.

PĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftimeve, kĂ«rkesat ruse pĂ«rfshijnĂ« tĂ«rheqjen e plotĂ« tĂ« trupave ukrainase nga Donbasi, heqjen dorĂ« nga anĂ«tarĂ«simi nĂ« NATO dhe njĂ« zvogĂ«lim tĂ« madhĂ«sisĂ« sĂ« ushtrisĂ« sĂ« Kievit. //a.i/

The post KIEV – Zelensky kĂ«rkon qĂ« garancitĂ« e sigurisĂ« nga SHBA-ja tĂ« zgjasin 30-50 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Netanyahu mbĂ«rrin nĂ« SHBA mes pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« tensioneve nĂ« Gaza

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH/-NdĂ«rsa presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump Ă«shtĂ« angazhuar pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« EvropĂ«, progresi nĂ« Lindjen e Mesme ka ngecur, sipas “NBC News”.

Presidenti amerikan pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në rezidencën e tij në Florida, me shpresën për të çuar perpara armëpushimin që ai ndërmjetësoi në Gaza.

Lideri izraelit ndĂ«rkohĂ« pritet t’i paraqesĂ« presidentit amerikan, Trump argumente pĂ«r veprimet e reja kundĂ«r Iranit.

“KĂ«to dy çështje pritet tĂ« jenĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« diskutimeve nĂ« rezidencĂ«n Mar-a-Lago tĂ« Trump”, tha njĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, Netanyahu ka mbërritur në Florida me avionin e tij qeveritar.

Axhenda e takimeve parashikon një takim të Netanyahut me Marco Rubio, sekretarin amerikan të Shtetit në 16:00 dhe më pas me presidentin amerikan, Donald Trump rreth orës 19:00.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi në tetor të këtij viti, duke i dhënë fund konfliktit 2-vjeçar në Gaza, por, ka pasur disa lëvizje në fazën e dytë, më komplekse, të procesit të paqes, duke ngritur shqetësime se të dyja palët po dështojnë në ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e fazës së ardhshme të marrëveshjes.

MĂ« shumĂ« se 400 persona janĂ« vrarĂ« nĂ« enklavĂ«n palestineze qĂ« nga nisja e armĂ«pushimit sipas autoriteteve lokale, ndĂ«rsa Izraeli ka akuzuar Hamasin pĂ«r shkeljen e tij, pĂ«rfshirĂ« dhe vonesat nĂ« kthimin e trupave tĂ« pengjeve, me njĂ« trup qĂ« ka mbetur ende pĂ«r t’u dorĂ«zuar. //a.i/

 

The post UASHINGTON – Netanyahu mbĂ«rrin nĂ« SHBA mes pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« tensioneve nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFJE – Bullgaria pĂ«rgatitet tĂ« hyjĂ« nĂ« eurozonĂ« mes entuziazmit dhe skepticizmit

SOFJE, 29 dhjetor /ATSH/- Bullgaria, njĂ« vend i Detit tĂ« Zi nĂ« kufirin juglindor tĂ« Bashkimit Evropian, do tĂ« jetĂ« vendi i 21-tĂ« qĂ« do tĂ« bashkohet me zonĂ«n e monedhĂ«s euro pasi pĂ«rmbushi kriteret zyrtare tĂ« hyrjes kĂ«tĂ« vit, duke pĂ«rfshirĂ« inflacionin, deficitin buxhetor, kostot e huamarrjes afatgjata dhe stabilitetin e kursit tĂ« kĂ«mbimit, sipas “Reuters”.

Bankat, bizneset dhe blerĂ«sit bullgarĂ« po pĂ«rgatiteshin kĂ«tĂ« javĂ« t’i thoshin lamtumirĂ« monedhĂ«s lev pĂ«rpara njĂ« lĂ«vizjeje pĂ«r tĂ« adoptuar euron mĂ« 1 janar, njĂ« moment i shumĂ«pritur me entuziazĂ«m, skepticizĂ«m dhe, nga disa kritikĂ« me zemĂ«rim.

Kjo vjen dy vjet pasi Kroacia iu bashkua eurozonĂ«s nĂ« janar 2023 – vendi i fundit qĂ« e bĂ«ri kĂ«tĂ« – dhe do ta çojĂ« numrin e evropianĂ«ve qĂ« pĂ«rdorin monedhĂ«n euro nĂ« mĂ« shumĂ« se 350 milionĂ«.

Të bëhesh anëtar i zonës euro, përveç përdorimit të kartëmonedhave dhe monedhave euro, do të thotë gjithashtu të jesh një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat.

Ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme bullgare janë përpjekur të hyjnë eurozonë që nga bashkimi me BE-në në vitin 2007, vendi ballkanik me 6,7 milionë banorë është i ndarë për këtë çështje, megjithëse bizneset janë kryesisht në favor.

Megjithatë, disa kritikë druhen se kjo do të rrisë çmimet, ose janë dyshues ndaj një establishmenti politik vendas mes një krize që bëri që qeveria të jepte dorëheqjen këtë muaj mes protestave të përhapura kundër rritjes së propozuar të taksave. //a.i/

 

 

The post SOFJE – Bullgaria pĂ«rgatitet tĂ« hyjĂ« nĂ« eurozonĂ« mes entuziazmit dhe skepticizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Kremlini: Ukraina tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat nga Donbasi nĂ«se dĂ«shiron paqe

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH/- ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se Ukraina duhet tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat e saj nga Donbasi nĂ«se dĂ«shiron paqe, sipas “Reuters”.

“NĂ«se Kievi nuk arrin njĂ« marrĂ«veshje, atĂ«herĂ« do tĂ« humbasĂ« mĂ« shumĂ« territor”, theksoi Peskov.

Gjithashtu, Peskov refuzoi të komentonte mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas kur u pyet nga gazetarët.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan dje një bisedë telefonike përpara takimit të Trump në Miami me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se kontrolli mbi rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës mbetej një tjetër çështje e pazgjidhur.

Ndërkohë, Moska kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut, i njohur si Donbas.

“Ne duhet tĂ« respektojmĂ« ligjin dhe popullin tonĂ« dhe territorin qĂ« kontrollojmĂ«â€, tha Zelensky duke folur dje pasdite me gazetarĂ«t.

“Dhe sigurisht, qĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse presidenti amerikan, Donald Trump tha se kjo Ă«shtĂ« njĂ« pyetje shumĂ« e vĂ«shtirĂ«â€, tha ai.

Trump e pĂ«rshkroi gjithashtu Donbasin si njĂ« çështje “tĂ« pazgjidhur”, por tha se ishin shumĂ« afĂ«r arritjes sĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje. //a.i/

The post MOSKË – Kremlini: Ukraina tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat nga Donbasi nĂ«se dĂ«shiron paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kinemaja feston 130-vjetorin e shfaqjes së parë publike të filmit

ROME, 29 dhjetor /ATSH/- NjĂ« pamje unike e punonjĂ«sve qĂ« largohen nga njĂ« fabrikĂ«. Ky ishte imazhi i parĂ« i parĂ« qĂ« publiku pa nĂ« bodrumin e “Grand CafĂ©â€ nĂ« Paris, nĂ« “14 Boulevard des Capucines”, mĂ« 28 dhjetor tĂ« vitit 1895, sipas “Skytg24”.

NjĂ« datĂ« historike qĂ« shĂ«non lindjen e kinemasĂ«. 130 vjet mĂ« parĂ«, VĂ«llezĂ«rit LumiĂšre organizuan shfaqjen e parĂ« publike tĂ« shpikjes sĂ« tyre tĂ« re tĂ« quajtur “kinematografi” nĂ« Paris.

Nga imazhet në dritën e projektuar, u krijua një formë e re arti: arti i kinemasë dhe krijimit të filmave.

Magjistari Georges MéliÚs, i cili më vonë u cilësua si themeluesi i vërtetë i formës së shtatë të artit, pati privilegjin të merrte pjesë në atë shfaqje të parë filmi.

Nëse MéliÚs konsiderohet themeluesi i tij, pararendësit e vërtetë ishin padyshim vëllezërit Louis Marie dhe Auguste Nicolas LumiÚre.

Filmi i parĂ« i shkurtĂ«r qĂ« ata xhiruan, i shfaqur pĂ«r publikun mĂ« 28 dhjetor 1895, titullohej “La sortie des usines LumiĂšre” (“Dalja nga Fabrikat LumiĂšre”): njĂ« imazh i punonjĂ«sve gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« turneve tyre nĂ« fabrikat.

Ata ishin krijuesit e vërtetë të kinematografit, një shpikje e prezantuar tashmë në qarqet shkencore më 22 mars të të njëjtit vit.

Një shpikje që i bëri shumë njerëz të habiteshin: çfarë mund të kishte më shumë sesa fenerët magjikë që ishin të njohur në atë kohë?

E megjithatĂ«, pas prezantimit tĂ« parĂ« publik nĂ« “Grand CafĂ©â€, tani “HĂŽtel Scribe” nĂ« lagjen e “Operas Parisiane”, pati njĂ« sukses tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

QĂ« atĂ«herĂ«, njerĂ«zit filluan tĂ« prisnin nĂ« radhĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« shfaqjet, tĂ« cilat zgjasnin rreth 20 minuta dhe pĂ«rmbanin skeçe tĂ« ndryshme: nga “Dalja” te “MĂ«sim akrobacie mbi kalĂ«â€ deri te “Peshkimi i Peshqve tĂ« ArtĂ«â€.

Bileta e hyrjes kushtonte 1 frang, dhe qiraja e teatrit ishte 30 franga në ditë.

MegjithatĂ«, me publikimin e filmave tĂ« rinj tĂ« shkurtĂ«r siç ishte i famshmi, “MbĂ«rritja e trenit nĂ« stacionin La Ciotat” – njĂ« qytet nĂ« jug tĂ« FrancĂ«s ku familja e industrialistit kishte njĂ« shtĂ«pi pushimi – i shfaqur nĂ« janar tĂ« vitit 1986, ata arritĂ«n tĂ« shisnin deri nĂ« 2,500 bileta çdo ditĂ«. //a.i/

 

 

The post Kinemaja feston 130-vjetorin e shfaqjes së parë publike të filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“La Repubblica”: Ukraina shtyhet drejt kompromiseve tĂ« mĂ«dha, ndĂ«rsa Rusia nuk heq dorĂ« nga asgjĂ«

ROMË, 29 dhjetor /ATSH/- Historiani ruso-britanik Sergej Radchenko, profesor nĂ« Universitetin “Johns Hopkins” dhe ekspert i LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, vlerĂ«son se pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r ta pĂ«rafruar planin prej 28-pikĂ«sh tĂ« presidentit amerikan Donald Trump me qĂ«ndrimin e Kievit, realisht situata nuk ka ndryshuar, sipas “La Repubblica”.

Sipas tij, sot bisedimet janë në të njëjtën pikë si një muaj më parë, kur Trump përpiqej të ndërmjetësonte armëpushimin duke ushtruar presion mbi të dyja palët.

Tonet mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« buta, por realiteti mbetet i njĂ«jtë 

Radchenko tha se ekzistojnë dy skenare: nëse Ukraina tërhiqet nga Donbasi, kjo do të ishte një fitore e madhe për Putinin. Nëse kjo nuk ndodh, nuk pritet asnjë progres i shpejtë.

Sipas tij, Trump po e tepron me optimizmin, pasi nuk ka shenja që Rusia është gati të pranojë një plan të ri paqeje.

Pse armëpushimi nuk shihet si zgjidhje?

Sipas Radchenko, Putini e ka dhënë përgjigjen e tij me bombardimet e fundit në Kiev.

Mesazhi është i qartë: Rusia ka kapacitet të vazhdojë luftën. Qëllimi është të ushtrohet presion mbi Ukrainën që të pranojë kushtet ruse. Putini nuk pranon ndërmjetësime dhe nuk ka hequr dorë nga kërkesat maksimale, ndërsa Ukraina është detyruar të bëjë lëshime.

A mund ta ndalojë SHBA-ja Putinin?

Gjithçka varet nga reagimi i Trump nëse Putini refuzon planin dhe vazhdon luftën.

Radchenko ngre dyshime se nëse Trump vazhdon mbështetjen për Ukrainën apo tërhiqet, duke ia lënë barrën Evropës dhe Kievit, ekziston edhe rreziku që presioni të shtohet mbi Zelensky për lëshime të tjera.

A do të përfundojë shpejt lufta?

Sipas Radchenko, lufta nuk do të përfundojë. Edhe nëse SHBA-të dhe Ukraina bien dakord, Rusia do të paraqesë kërkesa të reja. Putini nuk është i gatshëm të bëjë as lëshime minimale.

ÇfarĂ« kĂ«rkon nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Trump?

Ai kërkon fundin e luftës që të paraqitet si njeriu që solli paqen, pa u shqetësuar shumë për kushtet. Kjo e vendos Zelensky në një pozitë shumë të vështirë: Ukraina shtyhet drejt kompromiseve të mëdha, ndërsa Rusia nuk lëshon pe për asgjë.

Garancitë e sigurisë

Zelensky ka nevojĂ« pĂ«r garanci sigurie pĂ«r t’ia justifikuar popullit lĂ«shimet territoriale.

Por, Radchenko paralajmëron se këto garanci pritet të jenë të paqarta dhe jo detyruese për SHBA-në. Trump nuk dëshiron të rrezikojë një përballje me një fuqi bërthamore si Rusia.

Roli i Evropës

Sipas Radchenkos, evropianët janë anashkaluar dhe kjo është shumë problematike.

Ata duhet tĂ« ishin pjesĂ« aktive e negociatave, pasi kanĂ« njĂ« rol kyç nĂ« sanksione dhe garancitĂ« e sigurisĂ«. MegjithatĂ«, deri tani, Evropa nuk ka ditur t’i pĂ«rdorĂ« siç duhet mjetet qĂ« ka nĂ« dorĂ«. //a.i/

The post “La Repubblica”: Ukraina shtyhet drejt kompromiseve tĂ« mĂ«dha, ndĂ«rsa Rusia nuk heq dorĂ« nga asgjĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Eksperti rus: Bisedimet SHBA-Rusi janĂ« çelĂ«si i paqes

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Eksperti rus i politikĂ«s sĂ« jashtme, Konstantin Kosachev i sheh si pozitive bisedimet midis presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump dhe homologut tĂ« tij rus Vladimir Putin, si dhe takimin e Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Konstantin Kosachev, nĂ«nkryetar i DhomĂ«s sĂ« LartĂ« tĂ« parlamentit tĂ« RusisĂ«, KĂ«shillit tĂ« FederatĂ«s, tha sot se çelĂ«si pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s mbeten bisedimet midis RusisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – jo me evropianĂ«t.

“NjĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«: çelĂ«sat e njĂ« zgjidhjeje janĂ« nĂ« duart e RusisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

“EvropianĂ«t do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« shkaktojnĂ« probleme”, tha ai nĂ« Telegram.

Ai vlerësoi qëndrimin e SHBA-së si të ekuilibruar dhe të orientuar drejt qëllimit, duke thënë se ekziston një ndjesi se lëvizja është në horizont.

Kosachev tha se procesi i vërtetë i negociatave ishte iniciuar nga telefonata midis presidentëve Trump dhe Putin.

“MarrĂ«veshja pĂ«r dy aspekte tĂ« negociatave – çështjet e sigurisĂ« dhe ekonomike – ishte e rĂ«ndĂ«sishme”, tha ai.

Takimi i djeshëm midis Trump dhe Zelensky, i mbajtur pas telefonatës, nuk dha ndonjë rezultat të prekshëm.

Mbi tĂ« gjitha, çështja e dorĂ«zimit tĂ« territoreve ukrainase, tĂ« cilat Rusia nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje t’i pushtojĂ« ushtarakisht nĂ« luftĂ«n qĂ« filloi gati katĂ«r vjet mĂ« parĂ«, mbetet e pazgjidhur. //a.i/

The post MOSKË – Eksperti rus: Bisedimet SHBA-Rusi janĂ« çelĂ«si i paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump takohet sot me Netanyahun pĂ«r tĂ« diskutuar planin e paqes nĂ« Gaza

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida për të diskutuar fazën tjetër të planit të paqes të Trump në Gaza.

NjĂ« armĂ«pushim i brishtĂ« ka qenĂ« nĂ« fuqi nĂ« Rripin e GazĂ«s qĂ« nga 10 tetori, pasi Izraeli dhe Hamasi ranĂ« dakord pĂ«r njĂ« plan rrugor prej 20 pikĂ«sh, tĂ« mbĂ«shtetur nga Uashingtoni, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund mĂ« shumĂ« se dy viteve luftime.

Por, zbatimi i fazës së dytë të planit, sipas të cilit Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të vendoset një forcë ndërkombëtare stabilizimi, pritet të jetë shumë më i ndërlikuar. Hamasi deri më tani ka hedhur poshtë të gjitha thirrjet për çarmatim.

Trump dhe Netanyahu, të cilët do të takohen në Mar-a-Lago për herë të gjashtë këtë vit, pritet gjithashtu të diskutojnë për Iranin, i cili Izraeli thotë se ka qenë duke rimbushur rezervat e tij të raketave pas sulmeve tregtare me vendin në fillim të këtij viti.

Dy udhëheqësit do të flasin gjithashtu për Libanin dhe Sirinë, me SHBA-në si një ndërmjetës kyç në përpjekjet izraelite për të arritur marrëveshje sigurie me fqinjët e saj veriorë.

Netanyahu do të shoqërohet nga prindërit e pengut të fundit izraelit, trupi i të cilit mbahet ende në Gaza.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi pranoi të lirojë të gjithë pengjet e rrëmbyera gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Sipas marrëveshjes, faza e dytë e marrëveshjes së paqes do të hyjë në fuqi vetëm pasi të gjithë pengjet, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, të jenë kthyer në Izrael.//a.i/

The post SHBA – Trump takohet sot me Netanyahun pĂ«r tĂ« diskutuar planin e paqes nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media izraelite “Ynet news” rekomandon ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime autentike kundrejt destinacioneve tradicionale

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- NdĂ«rsa vendet e njohura turistike bĂ«hen mĂ« tĂ« shtrenjta, alternativa tĂ« reja po hyjnĂ« nĂ« lojĂ«! NĂ« konsultim me ekspertĂ«t e turizmit, ju sugjerojmĂ« disa nga destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ« vitin 2026 – tĂ« ngjashme me vendpushimet e njohura tradiconale, shkruan Iris Lifshitz-Klieger nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« revistĂ«n izraelite “Ynet news”.

Sipas ekspertĂ«ve, ekzistojnĂ« vende tĂ« krahasueshme me pikat e njohura turistike – ku mund tĂ« shijoni njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« ngjashme por me njĂ« kosto shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t.

Viti 2026 mund tĂ« jetĂ« viti i zgjedhjeve mĂ« tĂ« zgjuara pĂ«r udhĂ«time – me mĂ« pak preferencĂ« pĂ«r destinacionet klasike dhe mĂ« shumĂ« kĂ«rkime pĂ«r alternativa qĂ« ofrojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« ngjashme dhe me njĂ« çmim dukshĂ«m mĂ« tĂ« ulĂ«t.

Pas njĂ« periudhe, gjatĂ« tĂ« cilĂ«s izraelitĂ«t u dyndĂ«n drejt destinacioneve tĂ« njohura – kryesisht pĂ«r shkak tĂ« pasigurisĂ« – njĂ« gamĂ« mĂ« e gjerĂ« fluturimesh, falĂ« konkurrencĂ«s nĂ« rritje tĂ« linjave ajrore – po rihap hartĂ«n drejt destinacioneve tĂ« reja dhe tĂ« pazbuluara.

Këto vende ofrojnë pushime evropiane ekzotike me një buxhet të përballueshëm.

NĂ« vend tĂ« Budapestit – zgjidhni TiranĂ«n, nĂ« ShqipĂ«ri:

Tirana mund të jetë më pak e njohur, por ofron një ndërthurje të mahnitshme të një qyteti të ri evropian, kafeneve në modë, çmimeve të ulëta dhe aksesit të lehtë në natyrë dhe plazheve aty pranë.

Midis 12 dhe 15 korrikut, akomodimi nĂ« “Hotel Albanopolis” ka njĂ« kosto duke filluar nga 499 dollarĂ« pĂ«r person.

“Eshet Tours” gjithashtu ofron njĂ« paketĂ« pushimi ku pĂ«rfshihen katĂ«r netĂ« qĂ«ndrimi nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« korrik nĂ« njĂ« hotel me katĂ«r yje pĂ«r 492 dollarĂ« pĂ«r person.

PĂ«rveç kĂ«saj, “Eshet Tours” ofron njĂ« paketĂ« pĂ«r pesĂ« netĂ« nĂ« TiranĂ« nga 23 deri nĂ« 28 korrik, duke mbuluar fluturimin dhe akomodimin nĂ« “Hotel Boutique Arbnor” me katĂ«r yje, me mĂ«ngjesin e pĂ«rfshirĂ«, duke filluar nga 490 dollarĂ« pĂ«r person.

Revista izraelite ka sugjeruar disa destinacione tĂ« reja – tĂ« cilĂ«suara si mĂ« tĂ« mirat pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ« vitin 2026 – qĂ« mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« vendpushimet e njohura tradicionale:

‱NĂ« vend tĂ« Budapestit – Tirana, ShqipĂ«ri
‱NĂ« vend tĂ« PragĂ«s – Bukureshti, Rumani
‱NĂ« vend tĂ« Mikonos – Batumi, Gjeorgji
‱NĂ« vend tĂ« Berlinit – Varshava, Poloni
‱NĂ« vend tĂ« Budapestit ose RomĂ«s – Sofje, Bullgari
‱NĂ« vend tĂ« TajlandĂ«s – Sri Lanka
‱NĂ« vend tĂ« Amsterdamit – Sllovaki ose Slloveni
‱NĂ« vend tĂ« RomĂ«s ose Selanikut – Baku, Azerbajxhan

ÇfarĂ« thotĂ« industria e turizmit?

“TAL Aviation” – kompania lidere e linjave ajrore, udhĂ«timeve dhe turizmit – tha pĂ«r “Ynet news” se Ă«shtĂ« shfaqur njĂ« trend i ri pĂ«rpara verĂ«s sĂ« vitit 2026: TuristĂ«t po kĂ«rkojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« alternativa tĂ« reja kundrejt destinacioneve tradicionale verore, tĂ« nxitur kryesisht nga kostoja e lartĂ« e jetesĂ«s dhe rritja e çmimeve nĂ« destinacionet e njohura.

Sipas kompanisë, një numër në rritje izraelitësh po zgjedhin destinacione që ofrojnë një përvojë të ngjashme me pikat e njohura turistike por, me një çmim dukshëm më të ulët.

Tali Noy, nĂ«nkryetar i strategjisĂ« dhe marketingut nĂ« “Issta” tha: “NĂ« epokĂ«n aktuale, familjet po kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvoja unike pĂ«rtej destinacioneve tradicionale si Greqia dhe Qiproja. Po shohim njĂ« kĂ«rkesĂ« nĂ« rritje pĂ«r udhĂ«time verore nĂ« vende tĂ« tilla si, ShqipĂ«ria, Uzbekistani, Rumania, Lituania dhe Mali i Zi. Ky trend pasqyron njĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r pushime autentike qĂ« kombinojnĂ« natyrĂ«n, kulturĂ«n dhe historinĂ«, sĂ« bashku me çmime tĂ« arsyeshme”.

Shirly Cohen Urkabi, nĂ«nkryetare nĂ« “Eshet Tours” tha se destinacionet qĂ« pritet tĂ« kryesojnĂ« nĂ« vitin e ardhshĂ«m pĂ«rfshijnĂ« GreqinĂ«, Ballkanin, Malin e Zi, ShqipĂ«rinĂ«, BullgarinĂ« dhe EvropĂ«n Lindore, si dhe AzinĂ« Qendrore, Marokun dhe Kaukazin: Azerbajxhanin, Kirgistanin, Uzbekistanin, ArmeninĂ« dhe GjeorgjinĂ«, sĂ« bashku me Lindjen e LargĂ«t. //a.i/

The post Media izraelite “Ynet news” rekomandon ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r pushime autentike kundrejt destinacioneve tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tyler Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, Rodriguez kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim

LOS ANXHELES, 27 dhjetor /ATSH/- Tyler Perry, regjisori dhe producenti i njohur, po pĂ«rballet me njĂ« tjetĂ«r padi pĂ«r ngacmim seksual nga aktori dhe modeli Mario Rodriguez, i cili pretendon se Ă«shtĂ« ngacmuar seksualisht dhe i janĂ« bĂ«rĂ« propozime tĂ« padĂ«shiruara nga Perry, nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« karriere nĂ« industrinĂ« e filmit, sipas “People”.

Rodriguez ka kërkuar një dëmshpërblim prej 77 milionë dollarësh.

Padia përshkruan se ngacmimet kishin filluar në vitin 2015, kur një trajner në një palestër në Los Anxheles i kishte thënë Rodriguez se Perry dëshironte ta takonte.

Incidentet e mëtejshme, sipas padisë, përfshinin takime në shtëpinë e Perry, ku dyshohet se regjisori e ka ngacmuar seksualisht Rodriguez, përfshirë një rast në nëntor 2018 kur dyshohet se i ka prekur organet gjenitale pavarësisht kundërshtimeve.

Pasi këtyre incidenteve, Perry i ka kërkuar falje Rodrigues dhe i ka dhënë 5,000 dollarë, por ngacmimet dyshohet se kanë vazhduar deri në prill 2019.

Padia pretendon gjithashtu se Perry ka patur komunikime me ndĂ«rprerje me Rodriguez deri nĂ« vitin 2024, dhe kur mĂ«soi pĂ«r ngritjen e padisĂ«, i dĂ«rgoi njĂ« mesazh duke thĂ«nĂ« se ndihej “i tradhtuar” dhe se kishte bĂ«rĂ« shumĂ« pĂ«r ta ndihmuar.

Mario Rodriguez foli publikisht pĂ«r ngacmimet seksuale pĂ«rmes njĂ« videoje nĂ« “Instagram” mĂ« 13 dhjetor, duke shpjeguar se frika dhe turpi e kishin penguar tĂ« fliste mĂ« parĂ«, pa pĂ«rmendur emrin e Perry.

“Heshta pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«. NĂ«se do tĂ« kisha folur mĂ« herĂ«t, ndoshta mund tĂ« kisha shpĂ«tuar dikĂ« tjetĂ«r”, tha ai.

Kjo padi vjen disa muaj pas padisë së aktorit Derek Dixon, i cili ka akuzuar Perry për ngacmim seksual, sulm dhe hakmarrje, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 260 milionë dollarësh.

Avokati i Perry ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar sto si të sajuara dhe të bazuara mbi mashtrim.

Ky rast rrit sërish vëmendjen ndaj akuzave të përsëritura për ngacmim seksual kundër Tyler Perry dhe ndikimit që këto pretendime kanë mbi karrierën dhe imazhin e tij publik. //a.i/

 

The post Tyler Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, Rodriguez kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Rusia po pĂ«rdor territorin e BjellorusisĂ« pĂ«r tĂ« anashkaluar mbrojtjen e UkrainĂ«s

KIEV, 27 dhjetor /ATSH/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po pĂ«rdorte blloqe apartamentesh tĂ« zakonshme nĂ« territorin e aleatit tĂ« saj, BjellorusisĂ«, pĂ«r tĂ« sulmuar objektivat ukrainase dhe pĂ«r tĂ« anashkaluar mbrojtjen e Kievit, sipas “Reuters”.

Kremlini përdori territorin bjellorus për të nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 dhe Bjellorusia mbetet një aleat i palëkundur, megjithëse presidenti i hershëm Alexander Lukashenko është zotuar të mos angazhojë trupa në konflikt.

“RusĂ«t duket se po pĂ«rpiqen tĂ« anashkalojnĂ« pozicionet tona mbrojtĂ«se tĂ« interceptimit pĂ«rmes territorit tĂ« BjellorusisĂ« fqinje. Kjo Ă«shtĂ« e rrezikshme pĂ«r BjellorusinĂ«â€, tha dje Zelensky nĂ« Telegram pas njĂ« takimi tĂ« stafit ushtarak.

“ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq qĂ« Bjellorusia po heq dorĂ« nga sovraniteti i saj nĂ« favor tĂ« ambicieve agresive tĂ« RusisĂ«â€, shtoi ai.

Zelensky tha se shërbimet sekrete ukrainase kishin vërejtur se Bjellorusia po dislokonte pajisje për të kryer sulmet e saj në vendbanimet bjelloruse pranë kufirit, duke përfshirë edhe ndërtesat e banimit.

“Antenat dhe pajisjet e tjera janĂ« tĂ« vendosura nĂ« çatitĂ« e ndĂ«rtesave tĂ« zakonshme pesĂ«katĂ«she, tĂ« cilat ndihmojnĂ« nĂ« drejtimin e dronĂ«ve rusĂ« “Shahed” drejt objektivave nĂ« rajonet tona perĂ«ndimore. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« shpĂ«rfillje absolute pĂ«r jetĂ«t njerĂ«zore dhe Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Minsku tĂ« ndalojĂ« sĂ« luajturi me kĂ«tĂ«â€, tha presidenti ukrainas. //a.i/

 

The post KIEV – Zelensky: Rusia po pĂ«rdor territorin e BjellorusisĂ« pĂ«r tĂ« anashkaluar mbrojtjen e UkrainĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PHENIAN – Kim Jong Un vlerĂ«son marrĂ«dhĂ«niet midis KoresĂ« sĂ« Veriut dhe RusisĂ« nĂ« mesazhin e Vitit tĂ« Ri

PHENIAN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- UdhĂ«heqĂ«si i KoresĂ« sĂ« Veriut, Kim Jong Un vlerĂ«soi lidhjet e vendit tĂ« tij me RusinĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato forcohen duke “ndarĂ« gjak, jetĂ« dhe vdekje nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n llogore”, nĂ« njĂ« mesazh tĂ« Vitit tĂ« Ri drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin.

“Askush nuk mund t’i prishĂ« tani lidhjet midis popujve tĂ« dy vendeve”, tha Kim duke iu referuar mbĂ«shtetjes sĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut pĂ«r RusinĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s.

Disa ditĂ« mĂ« parĂ«, presidenti Putin falĂ«nderoi Kim nĂ« mesazhin e tij tĂ« Vitit tĂ« Ri pĂ«r pĂ«rpjekjet “heroike” tĂ« ushtarĂ«ve tĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut u angazhua në një bashkëpunim ushtarak me Rusinë.

VlerĂ«simet e inteligjencĂ«s sĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut sugjerojnĂ« se rreth 15 000 ushtarĂ« tĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut u vendosĂ«n nĂ« zona tĂ« shumta pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur RusinĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s – ndĂ«rsa Pheniani gjithashtu furnizoi MoskĂ«n me sasi tĂ« mĂ«dha municionesh dhe artilerie.

Vëzhguesit besojnë se Koreja e Veriut mund të marrë para, pajisje ushtarake dhe garanci sigurie nga Rusia në këmbim.

Diplomatët, gjithashtu vënë në dukje se përvoja e fituar në Ukrainë u lejon forcave të Koresë së Veriut të testojnë sistemet e armëve, në praktikë dhe të fitojnë përvojë operacionale, veçanërisht në luftën moderne me dronë.

Nuk është e qartë se sa aktivisht janë të angazhuara trupat e Koresë së Veriut në luftimet në Ukrainë. //a.i/

The post PHENIAN – Kim Jong Un vlerĂ«son marrĂ«dhĂ«niet midis KoresĂ« sĂ« Veriut dhe RusisĂ« nĂ« mesazhin e Vitit tĂ« Ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Rusia sulmon UkrainĂ«n para takimit Zekensky-Trump

KIEV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Rusia nisi sulme të mëtejshme me raketa dhe dronë në të gjithë Ukrainën gjatë natës, duke synuar disa rajone dhe kryeqytetin, Kiev.

Të paktën 19 persona u plagosën, sipas një raporti të kryebashkiakut, Vitali Klitschko.

“Zjarre tĂ« mĂ«dha shpĂ«rthyen nĂ« dy ndĂ«rtesa tĂ« larta nĂ« qytet si rezultat i sulmeve”, tha Klitschko nĂ« “Telegram”.

Në qytetin me 3 milion banorë raportua ndërprerje e energjisë elektrike.

“Aktualisht, ka mĂ« shumĂ« se 2 600 ndĂ«rtesa banimi, 187 kopshte, 138 shkolla dhe 22 institucione sociale pa ngrohje qendrore”, tha Klitschko.

“Furnizuesit e energjisĂ« dhe shĂ«rbimet komunale po punojnĂ« pĂ«r tĂ« rivendosur furnizimin me energji dhe ngrohje”, shtoi ai.

“Sirenat e sulmeve ajrore u dĂ«gjuan nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin gjatĂ« sulmeve, tĂ« cilat prekĂ«n edhe rajonet, Chernihiv, Mykolaiv, Kharkiv dhe Zhytomyr”, thanĂ« Forcat Ajrore Ukrainase.

Media ukrainase raportoi se raketat hipersonike Kinzhal ishin ndër armët e përdorura, me infrastrukturën energjetike që thuhet se ishte në shënjestër.

Ukraina është mbrojtuar kundër pushtimit të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.

Me sulmet e fundit, Rusia po ushtron presion ushtarak përpara bisedimeve midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, të planifikuara sot në Florida.

Nga ana tjetĂ«r, Zelensky ka tĂ« ngjarĂ« t’i bĂ«jĂ« edhe njĂ« herĂ« tĂ« qarta vijat e kuqe tĂ« Kievit nĂ« negociatat me Trump.

Udhëheqësi ukrainas refuzon të dorëzohet për një paqe të diktuar sipas kushteve të Moskës. //a.i/

The post KIEV – Rusia sulmon UkrainĂ«n para takimit Zekensky-Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Polonia mbyll aeroportet pĂ«r shkak tĂ« sulmeve ruse nĂ« UkrainĂ«

VARSHAVË, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Polonia mbylli dy aeroporte gjatĂ« natĂ«s pĂ«r arsye sigurie pĂ«r shkak tĂ« sulmeve tĂ« rĂ«nda ajrore ruse nĂ« UkrainĂ«, thanĂ« sot autoritetet e aviacionit.

“PĂ«r shkak tĂ« nevojĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar lirinĂ« e operimit tĂ« aviacionit ushtarak, aeroportet nĂ« RzeszĂłw dhe Lublin pezulluan pĂ«rkohĂ«sisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombĂ«tare e kontrollit tĂ« trafikut ajror, PANSA nĂ« platformĂ«n X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit ukrainas.

Ushtria polake njoftoi më herët se avionët e saj luftarakë ishin ngritur së bashku me avionët e aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk pati shkelje të hapësirës ajrore.

Ushtria raportoi fundin e misionit rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Polonia, ka nisur të ngrejë rregullisht ajër avionët luftarakë pas sulmeve ruse ajrore në rajonet ukrainase pranë kufirit.

Megjithatë, kjo zakonisht nuk rezulton në mbylljen e aeroporteve polake. //a.i/

The post VARSHAVË – Polonia mbyll aeroportet pĂ«r shkak tĂ« sulmeve ruse nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord pĂ«r armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m

BANGKOK, 27 dhjetor /ATSH-DPA/-  Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm pas disa javësh përleshjesh kufitare.

Ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve që nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët armëpushimi.

“ArmĂ«pushimi mbulon tĂ« gjitha armatimet, sulmet ndaj civilĂ«ve, infrastrukturĂ«s civile dhe objektivave ushtarake nĂ« tĂ« gjitha zonat”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ministrat u takuan në një pikë kontrolli kufitar midis provincës Pailin të Kamboxhias dhe provincës Chanthaburi të Tajlandës, pas diskutimeve përgatitore në një komitet të përbashkët kufitar ditët e fundit. //a.i/

The post FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord pĂ«r armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – MijĂ«ra fluturime anulohen pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« dimĂ«rore nĂ« verilindje tĂ« SHBA-sĂ«

NJU JORK, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka çuar në anulimin e qindra fluturimeve në Nju Jork dhe në të gjithë SHBA-në verilindore.

Sipas “FlightAware”, e cila monitoron trafikun nĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore tĂ« SHBA-sĂ«, dje u anuluan 1,659 fluturime nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin – gati 10 herĂ« mĂ« shumĂ« se numri i regjistruar njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Një paralajmërim për stuhi dimërore mbetet në fuqi për rajonin deri sot pasdite. Shi i ngrirë u parashikua gjithashtu në disa vende.

Moti i keq përfshiu vendin gjatë periudhës së udhëtimeve pas Krishtlindjeve, kur miliona njerëz janë në lëvizje.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi deri në 13 centimetra dëborë për qytetin e Nju Jorkut,  dhe deri në 28 centimetra në zonat në veri dhe verilindje të qytetit.

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndronin në shtëpi.

Sipas raporteve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të dëborës në qytet në tre vjet.

“FlightAware” raportoi se tre aeroportet kryesore tĂ« Nju Jorkut – “John F. Kennedy” “International”, “LaGuardia” dhe “Newark Liberty International” nĂ« Nju Xhersin fqinj – ishin ndĂ«r mĂ« tĂ« goditurat, me njĂ« total prej 886 fluturimesh tĂ« anuluara.

Dhjetëra fluturime të tjera të anuluara u raportuan në aeroportet në Filadelfia dhe Baltimore, si dhe në Toronto, qendra më e madhe e biznesit e Kanadasë. //a.i/

The post NJU JORK – MijĂ«ra fluturime anulohen pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« dimĂ«rore nĂ« verilindje tĂ« SHBA-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – KatĂ«r alpinistĂ« humbasin jetĂ«n nga njĂ« ortek i befasishĂ«m

ATHINË, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- KatĂ«r alpinistĂ« kanĂ« vdekur pasi u pĂ«rfshinĂ« nga njĂ« ortek nĂ« GreqinĂ« qendrore, thanĂ« sot shĂ«rbimet e shpĂ«timit.

“Aksidenti ndodhi nĂ« malet Vardousia nĂ« rajonin e FokidĂ«s”, raportoi gazeta e pĂ«rditshme “Kathimerini”, duke cituar zyrtarĂ«t e shpĂ«timit.

Tre persona (burra) u raportuan fillimisht tĂ« zhdukur tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje, pasi u nisĂ«n nga fshati Athanasios Diakos pĂ«r t’u ngjitur nĂ« malin Korakas, me njĂ« lartĂ«si prej rreth 2,500 metrash.

Pas humbjes së kontaktit me telefon, miqtë dhe të afërmit njoftuan autoritetet.

“Ekipet e shpĂ«timit zbuluan dje trupat e tre burrave, si dhe atĂ« tĂ« njĂ« gruaje nĂ« tĂ« 30-at, e cila fillimisht nuk ishte raportuar e zhdukur dhe besohet tĂ« ketĂ« qenĂ« partnerja e njĂ« prej viktimave”, raportoi “Kathimerini”.

Të katër personat u gjetën afër njëri-tjetrit, duke sugjeruar se ata ishin kapur në befasi nga orteku dhe nuk kishin mundësi të shpëtonin.

Ekipet e shpëtimit thanë se dy nga burrat ishin alpinistë me përvojë, duke rritur fillimisht shpresat se grupi mund të kishte gjetur strehim.

Megjithatë, operacionet e kërkimit u penguan nga terreni i pjerrët dhe i rrezikshëm, të përkeqësuara nga kushtet e këqija të motit.

Operacioni i rikuperimit për transportimin e katër trupave nga mali pritet të zhvillohet sot. //a.i/

The post GREQI – KatĂ«r alpinistĂ« humbasin jetĂ«n nga njĂ« ortek i befasishĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – ShtĂ«pia e BardhĂ« konfirmon takimin Trump-Zelensky

UASHINGTON, 27 dhjetor /ATSH/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi dje se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në të ardhmen e afërt, në kuadër të përpjekjeve për të mbajtur gjallë iniciativën amerikane për përfundimin e luftës me Rusinë, sipas BBC.

“Takimi pritet tĂ« ndodhĂ« brenda pak ditĂ«sh, me shumĂ« gjasa gjatĂ« fundjavĂ«s, nĂ« Florida”, tha Zelensky.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot se Zelensky dhe Trump do të takohen sot në rezidencën e presidentit amerikan në Mar-a-Lago, në Florida, në orën 15:00 sipas kohës amerikane, që korrespondon me orën 21:00 në Evropë.

Megjithatë nuk thuhet nëse në takim do të marrin pjesë dhe përfaqësues nga Moska.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Politico”, Trump deklaroi se gjithashtu do tĂ« priste kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Pritet tĂ« vijnĂ« Zelensky dhe Bibi”, tha Trump, duke shprehur bindjen se ekzistonte njĂ« “mundĂ«si e mirĂ«â€ pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje paqeje mes UkrainĂ«s dhe RusisĂ«.

Megjithatë në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë nuk ka ende nje konfirmi për takim me presidentin izraelit, Netanyahu.

Zelensky tha se fokusi i bisedimeve do të ishte një plan paqeje i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, si dhe propozime të veçanta për garanci sigurie për Ukrainën.

Ai theksoi se plani prej 20 pikësh ishte 90% i përfunduar.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« gjithçka tĂ« jetĂ« 100% gati. Nuk po humbasim asnjĂ« ditĂ«â€, shkroi ai nĂ« X, duke shtuar se shumĂ« vendime mund tĂ« merren para Vitit tĂ« Ri.

Nga ana tjetër, reagimet nga Moska kanë qenë të rezervuara. Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se plani amerikan ndryshonte ndjeshëm nga ai që Rusia po diskutonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kremlini ende nuk ka komentuar mbi propozimin e Zelensky për tërheqjen e trupave ukrainase nga disa zona të Donbasit, nëse Rusia bën të njëjtën gjë.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Gjatë natës, disa sulme ajrore ruse goditën Kievin, duke plagosur të paktën pesë persona, ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan se mbrojtja ajrore po përpiqej të zmbrapste sulmet me dronë dhe raketa në të gjithë vendin.

Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u raportuan gjithashtu, të vrarë dhe të plagosur pas një tjetër sulmi rus.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura së bashku si Donbas.

Ukraina po kĂ«rkon garanci tĂ« forta sigurie nga SHBA-ja si pjesĂ« e çdo marrĂ«veshjeje paqeje dhe ka hedhur idenĂ« e krijimit tĂ« njĂ« “zone tĂ« lirĂ« ekonomike tĂ« demilitarizuar” nĂ« disa pjesĂ« tĂ« rajonit.

Trump, tha pĂ«r mediet amerikane, se pret tĂ« bisedojĂ« sĂ« shpejti edhe me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se bisedimet me tĂ« dy liderĂ«t do tĂ« “shkonin mirĂ«â€. //a.i/

The post SHBA – ShtĂ«pia e BardhĂ« konfirmon takimin Trump-Zelensky appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues si tek burrat ashtu edhe tek gratë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- NdĂ«rsa provat e drejtpĂ«rdrejta dhe pĂ«rfundimtare qĂ« lidhin vetĂ«m veshjet prej poliesteri me infertilitetin njerĂ«zor janĂ« tĂ« kufizuara, hulumtimet sugjerojnĂ« se pĂ«lhurat sintetike si poliesteri (i zakonshĂ«m nĂ« veshjet sportive) mund tĂ« pĂ«rmbajnĂ« kimikate qĂ« prishin sistemin endokrin (EDC) qĂ« ndikon nĂ« shĂ«ndetin riprodhues, sipas “National Institutes of Health” – agjencia kombĂ«tare e kĂ«rkimit mjekĂ«sor nĂ« SHBA.

Kimikatet nga plastika dhe pëlhurat mund të thithen përmes lëkurës, veçanërisht me djersën, duke hyrë potencialisht në qarkullimin e gjakut.

Ato ndërhyjnë në prodhimin dhe funksionin e hormoneve, të lidhura me një kohë më të gjatë deri në shtatzëni dhe rezultate të dobëta riprodhuese.

Vetë poliesteri mund të mos jetë fajtori i vetëm, por kimikatet e përdorura në prodhimin dhe trajtimin e tij, veçanërisht në veshjet sportive, janë një shqetësim i rëndësishëm për çrregullimet endokrine dhe pjellorinë tek burrat dhe gratë.

Poliesteri, një nga materialet më të zakonshme të veshjeve në botë, mund të mbartë rreziqe të fshehura shëndetësore përtej ndikimit të tij mjedisor.

I prodhuar nga plastika me bazĂ« nafte, poliesteri shpesh pĂ«rmban kimikate si ftalate – komponime tĂ« lidhura me çrregullime tĂ« sistemit endokrin.

Kur vishet direkt në lëkurë, këto kimikate mund të depërtojnë në trup, duke ngritur shqetësime në lidhje me ekspozimin afatgjatë.

Përveç kësaj, është edhe çështja e derdhjes së mikroplastikës: çdo larje lëshon fibra të vogla plastike në sistemin e ujit, duke kontribuar në ndotjen e përhapur në oqeane dhe zinxhirët ushqimorë.

Përtej shqetësimeve rreth kimikateve, hulumtimet e hershme sugjerojnë se poliesteri mund të ndikojë në pjellorinë njerëzore përmes efekteve elektrostatike dhe biologjike.

Studimet e kryera te kafshët, veçanërisht te qentë, kanë treguar ulje të pjellorisë së lidhur me kontaktin e zgjatur me veshjet e poliestrës.

Pëlhura sintetike mund të gjenerojë fusha elektrostatike të vazhdueshme, dhe megjithëse ndikimi i plotë biologjik i kësaj është ende duke u studiuar, gjetjet paraprake ngrenë pyetje të rëndësishme.

Ndërsa poliesteri vazhdon të dominojë gardërobën globale, nevojiten urgjentisht kërkime më të thella për të kuptuar shkallën e plotë të ndikimit të tij në shëndetin e njeriut. //a.i/

The post Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues si tek burrat ashtu edhe tek gratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌