❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbushën veturën me derivate duke paguar me para false, Policia arreston tre të dyshuarit



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë dhe posedimit të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, të premten, më 6 shkurt në ora 20:30.

“JanĂ« arrestuar tre tĂ« dyshuar meshkuj (njĂ«ri kosovar dhe dy tĂ« tjerĂ«t palestinez), pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit, te njĂ« pompĂ« e derivateve kanĂ« furnizuar veturĂ«n e tyre duke paguar me 20€ para qĂ« dyshohet tĂ« jenĂ« tĂ« falsifikuara”, thuhet nĂ« raport.

Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike, dy mullinj dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Kërcënohet një gazetar përmes rrjeteve sociale, Policia po heton rastin



Policia e Kosovës ka njoftuar se një gazetar ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, më 6 shkurt në ora 15:03.

“Lagjja e Spitalit, PrishtinĂ« 06.02.2026 – 15:03. Ankuesi mashkull kosovar (gazetar), ka raportuar e pĂ«rmes rrjeteve sociale ka pranuar njĂ« mesazh kĂ«rcĂ«nues dhe fyes nga i dyshuari”, thuhet nĂ« raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Babai raporton vajzën e zhdukur në Drenas



Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të humbur në Drenas.

Rasti është raportuar më 6 shkurt.

“Drenas 05.02.2026 – 12:00. MĂ« 06.02.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij, Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe nuk kanĂ« njohuri pĂ«r vend-ndodhjen e saj”, thuhet nĂ« raport.

Policia po heton rastin. /Telegrafi/

Vendimi për çështjen Balluku, kush janë gjyqtarët që votuan pro dhe kundër?



Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi u mor me votim të barabartë 4 me 4. Kundër kërkesës së Ramës votuan gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.

Në favor të kërkesës së qeverisë votuan gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji, raportorn euronews.al

Kërkesa e kryeministrit synonte shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, e cila kishte vendosur pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Falsifikim i rezultatit të votimit, 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve intervistohen në Kllokot



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot.

Policia njofton se të njëjtit dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimit.

“Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar pĂ«r falsifikim tĂ« rezultateve tĂ« votimit, mĂ« 06.02.2026 janĂ« arrestuar dhe intervistuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« dyshuarve 14 persona kryesues dhe anĂ«tarĂ« tĂ« komisioneve numĂ«rues nĂ« QKN- Kllokot”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. /Telegrafi/

Lëndim i rëndë trupor, një person sulmohet fizikisht me thikë në Prishtinë



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:38.

“Viktima mashkull kosovar, Ă«shtĂ« duke marrĂ« tretman mjekĂ«sor, pasi qĂ« i njĂ«jti dyshohet se Ă«shtĂ« sulmuar fizikisht me thikĂ«, nga person-a tĂ« dyshuar tĂ« paidentifikuar tĂ« cilĂ«t gjenden nĂ« arrati”, thuhet nĂ« raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri, vranët dhe shi



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, por nuk do të mungojnë dhe alternime të herëpashershme kthjellimi.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezentë të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/




Moti në fundjavë, vranësira e riga shiu



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava do të jetë me vranësira dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 2–5 gradĂ« Celsius, ndĂ«rkaq maksimalet nga 8 deri nĂ« 12 gradĂ« Celsius.

Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

Ndërkaq, për të dielën Instituti ka parashikuar po ashtu mot të vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« nga 1–4 gradĂ« Celsius, ndĂ«rkaq temperaturat maksimale nga 7 deri nĂ« 11°C.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja, me shpejtĂ«si 1–7 m/s. /Telegrafi/

Kushtetuesja e Speciales refuzon ankesën e Thaçit për shkelje të të drejtave të tij në rastin kundër administrimit të drejtësisë



Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka refuzuar ankesën e Hashim Thaçit lidhur me pretendimet për shkelje të të drejtave të tij themelore gjatë procedurave në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

PĂ«rmes avokatĂ«ve Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq, Thaçi e kishte dorĂ«zuar ankesĂ«n mĂ« 29 dhjetor 2025, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Në ankesën e tij, Thaçi pretendon se caktimi i gjyqtarit që autorizoi masat e veçanta hetimore, edhe si gjyqtar i procedurës paraprake, nuk ishte në përputhje me ligjin.

Përveç kësaj, në ankesë është thënë se janë shkelur të drejtat e Thaçit për respektimin e jetës private dhe familjare për shkak të masave të veçanta hetimore që janë autorizuar nga gjyqtarët në fjalë.

“Parashtruesi po ashtu u ankua se masat e posaçme hetimore dhe masat e tjera tĂ« autorizuara ndaj tij nuk ishin marrĂ« “nĂ« pĂ«rputhje me ligjin”, meqĂ« gjyqtari i vetĂ«m nĂ« dosjen hetimore dhe gjyqtarja e procedurĂ«s paraprake nĂ« Çështjen 12 ishin caktuar nĂ« kundĂ«rshtim me nenin 33 tĂ« Ligjit. Sipas Parashtruesit, kjo pĂ«rbĂ«nte shkelje tĂ« tĂ« drejtĂ«s sĂ« tij pĂ«r respektimin e jetĂ«s private dhe familjare sipas nenit 36 tĂ« KushtetutĂ«s dhe nenit 8 tĂ« KonventĂ«s”, thuhet nĂ« vendim.

Kushtetuesja i ka shpallur tĂ« papranueshme ankesat e parashtruara nga Hashim Thaçi, duke vlerĂ«suar se ato janĂ« tĂ« parakohshme dhe tĂ« pambĂ«shtetura. Aty thuhet se sipas KushtetutĂ«s dhe Ligjit pĂ«r Dhomat e Specializuara, individĂ«t mund t’i drejtohen asaj vetĂ«m kur paraqitet qartazi pamja e njĂ« shkeljeje kushtetuese dhe pasi tĂ« jenĂ« shteruar mjetet juridike efektive.

Gjithashtu, DhSK hodhi poshtë pretendimet për shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare, duke vlerësuar se ato ishin të formuluara në mënyrë të përgjithshme dhe pa specifikuar vendime apo masa konkrete që do të përbënin shkelje të nenit 36 të Kushtetutës dhe nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Po ashtu, Dhoma konstaton se ankesa e Parashtruesit lidhur me shkeljen e tĂ« drejtĂ«s sĂ« tij pĂ«r respektimin e jetĂ«s private dhe familjare sipas nenit 36 tĂ« KushtetutĂ«s dhe nenit 8 tĂ« KonventĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« masave tĂ« autorizuara ndaj tij, Ă«shtĂ« e pambĂ«shtetur dhe nuk zbulon pamjen e njĂ« shkeljeje tĂ« tĂ« drejtave kushtetuese tĂ« Parashtruesit. Prandaj, edhe kjo pjesĂ« e Referimit duhet tĂ« shpallet e papranueshme nĂ« pĂ«rputhje me RregullĂ«n 14 (f) tĂ« Rregullave tĂ« DhSK-sĂ«â€, thuhet nĂ« vendim.

Ndryshe, fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është caktuar më 27 shkurt 2026.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar aktakuza e konfirmuar dhe fletĂ«thirrja pĂ«r t’u paraqitur para gjykatĂ«ses sĂ« procedurĂ«s paraprake pĂ«r paraqitjen e parĂ«, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

NdĂ«rsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen pĂ«r tentativĂ« tĂ« pengimit tĂ« personave zyrtarĂ« nĂ« kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatĂ«s. Kurse, Kuçi i ka dy akuza pĂ«r mosbindje ndaj gjykatĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« rast, Prokuroria ka dorĂ«zuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni KËTU. Po ashtu, dosjen e tij pĂ«r kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« procedurĂ«s e ka dorĂ«zuar edhe Fadil Fazliu, tĂ« cilĂ«n mund ta gjeni KËTU. NdĂ«rsa, atĂ« tĂ« Thaçit KËTU. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

Ministri i Drejtësisë: Qeveria miraton amnistinë penale, 447 të dënuar lirohen menjëherë në Shqipëri




Qeveria e Shqipërisë miratoi këtë të enjte projektligjin e Amnistisë Penale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas ministrit, nga kjo amnisti përfitojnë 447 persona që lirohen menjëherë nga institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa 853 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Mes përfituesve ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj, raporton euronews.al

Lamallari bëri të ditur se, bazuar në të dhënat e përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës dhe Prokuroria e Përgjithshme, 5077 persona të dënuar me masa alternative amnistohen nga Shërbimi i Provës. Po ashtu, duke nisur nga viti 2024, pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime për vepra penale të lehta.

Ministri i Drejtësisë theksoi se amnistia ka si qëllim uljen e mbipopullimit në burgje dhe fokusimin e sistemit të drejtësisë në rastet me rrezikshmëri reale shoqërore, duke respektuar standardet evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Lamallari u shpreh se pret që Kuvendi ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa, në mënyrë që efektet e amnistisë të nisin sa më shpejt. Ai theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Projektligji i amnistisë pritet të depozitohet në Kuvend, ku do të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

​ShqipĂ«ri – Turqi, bashkĂ«punim nĂ« aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbĂ«shtetje teknike



Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Në njoftim thuhet se gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, si dhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Turke.

“Takimet u fokusuan nĂ« mundĂ«si konkrete bashkĂ«punimi nĂ« fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbĂ«shtetjes teknike, si dhe nĂ« rritjen e ndĂ«rveprueshmĂ«risĂ« dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore”, thuhet nĂ« njoftim.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilot dhe mbështetje logjistike.

Këto aktivitete u tha se hapin mundësi konkrete për projekte të përbashkëta dhe modernizimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore Shqiptare. /Telegrafi/


Marshi “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, SBASHK fton anĂ«tarĂ«sinĂ« tĂ« marrin pjesĂ«



MĂ« 17 shkurt do tĂ« mbahet marshi “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ organizuar nga platforma “Liria ka emĂ«r” nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

E sot, Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës, Kulturës (SBASHK) u ka bërë thirrje anëtarësisë së tyre që të marrin pjesë në këtë marsh, për të dhënë sipas tyre, një mesazh të fuqishëm uniteti dhe kërkese për drejtësi të paanshme.

Lexoni të plotë njoftimin:

Për mobilizim qytetar dhe sindikal

TĂ« nderuar anĂ«tarĂ« tĂ« SBASHK-ut, arsimtarĂ«, mĂ«sues, profesorĂ« dhe punĂ«torĂ« tĂ« arsimit nĂ« tĂ« gjitha nivelet, Kryesia e SBASHK-ut, pas konsultimeve me strukturat sindikale nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, ju fton pĂ«r mobilizim qytetar dhe sindikal nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« Marshit qytetar “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, tĂ« organizuar nga platforma “Liria ka EmĂ«r”, mĂ« 17 shkurt, nĂ« DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« PrishtinĂ«.

Ky marsh Ă«shtĂ« jo politik dhe pĂ«rfaqĂ«son njĂ« thirrje tĂ« ndershme pĂ«r drejtĂ«si tĂ« paanshme, si dhe pĂ«r respektimin e sakrificĂ«s sĂ« çlirimtarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t prej mĂ« shumĂ« se pesĂ« vitesh po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« paraburgim. PĂ«r SBASHK-un, kjo çështje ka peshĂ« tĂ« veçantĂ« sindikale dhe historike.

ShumĂ« nga çlirimtarĂ«t ishin edhe arsimtarĂ« e punĂ«torĂ« arsimi, tĂ« larguar dhunshĂ«m nga vendet e punĂ«s gjatĂ« regjimit tĂ« Millosheviqit. NĂ« vitet e okupimit, ishin mĂ«simdhĂ«nĂ«sit ata qĂ« mbajtĂ«n gjallĂ« arsimin shqip, dinjitetin kombĂ«tar dhe shpresĂ«n pĂ«r liri. FalĂ« sakrificĂ«s sĂ« tyre, falĂ« luftĂ«s sĂ« drejtĂ« tĂ« UÇK-sĂ« dhe pĂ«rkrahjes sĂ« aleatĂ«ve tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, sot jetojmĂ« nĂ« njĂ« shtet tĂ« lirĂ« dhe sovran.

Sot, kur ata që sakrifikuan për lirinë po përballen me padrejtësi të zgjatura, heshtja nuk është opsion. Dalja në këtë marsh nuk është akt politik, por akt moral dhe qytetar.

ËshtĂ« shprehje e ndĂ«rgjegjes sonĂ« kolektive dhe vazhdimĂ«si e misionit sindikal pĂ«r mbrojtjen e dinjitetit njerĂ«zor dhe tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s. SBASHK-u qĂ«ndron qartĂ« nĂ« anĂ«n e drejtĂ«sisĂ«, tĂ« dinjitetit dhe tĂ« solidaritetit shoqĂ«ror. I ftojmĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e SBASHK-ut qĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« vullnetare, pa asnjĂ« detyrim dhe larg çdo angazhimi politik, t’i bashkohen Marshit “DrejtĂ«si, jo politikĂ«!”, pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« mesazh tĂ« fuqishĂ«m uniteti dhe kĂ«rkese pĂ«r drejtĂ«si tĂ« paanshme.

Pjesëmarrja juaj është: zë për drejtësinë, respekt për sakrificën, dhe përgjegjësi ndaj historisë sonë. /Telegrafi/

Vdekja e të miturit në klinikë dentare, Prokuroria çon në gjyq shtatë persona, tre për vrasje nga pakujdesia



Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet.

PĂ«rfundimi i hetimeve dĂ«rgoi nĂ« gjyq shtetasit Roland Xhaxho dhe M.G., pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe shtetasen Ina Xhaxho pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m’; shtetasit E.S. dhe E.A. pĂ«r veprĂ«n penale ‘ShpĂ«rdorim detyre’ si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. pĂ«r veprĂ«n penale ‘Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor’.

“MĂ« datĂ« 28.09.2023, i mituri B.S., iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ«, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekĂ«t Roland dhe Ina Xhaxho, raporton euronews.al.

Pas ndĂ«rhyrjes i mituri kthehet nĂ« shtĂ«pi dhe brenda pak orĂ«sh dĂ«rgohet nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore (koma dhe insuficiencĂ« respiratore akute), nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore “NĂ«nĂ« Tereza”, TiranĂ«, ku dhe mĂ« pas nĂ« datĂ«n 01.10.2023, ndĂ«rroi jetĂ«.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në:

– moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve tĂ« nevojshme pĂ«r identifikimin e saktĂ« tĂ« gjendjes klinike para operacionit tĂ« pacientit; mosformulimin nĂ« mĂ«nyrĂ« adekuate tĂ« diagnozĂ«s para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe nĂ« vazhdim, i mituri iu nĂ«nshtrua njĂ« procedure kirurgjikale pa u vizituar nĂ« mĂ«nyrĂ« adekuate, pa njĂ« diagnozĂ« tĂ« saktĂ«, pa njĂ« indikacion tĂ« arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe tĂ« detyrueshme pĂ«r gjendjen klinike tĂ« pacientit;

– ndĂ«rhyrje e kryer, e cila ishte mĂ« e gjerĂ« se sa lejohej pĂ«r njĂ« fĂ«mijĂ« tĂ« moshĂ«s 3 vjeç dhe induksioni i anestezisĂ« sĂ« pĂ«rgjithshme pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej rreth 5 orĂ«, pĂ«r tĂ« trajtuar njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« dhĂ«mbĂ«, mes tĂ« cilĂ«ve disa me infeksion tĂ« pulpĂ«s me rreziqet qĂ« lidhen me anestezinĂ« e pĂ«rgjithshme dhe kontrollin e vĂ«shtirĂ« tĂ« infeksioneve postoperative, evidenton pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r trajtim tĂ« tepĂ«rt.

– nxjerrjen plotĂ«sisht e papĂ«rshtatshme nga spitali i tĂ« miturit, duke mos marrĂ« parasysh gjithashtu rreziqet qĂ« lidhen me anestezinĂ« dhe patologjitĂ« nga tĂ« cilat vuante fĂ«mija, e sidomos arsyet pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« zgjatur zgjimi, pas ndĂ«rhyrjes si dhe shenja tĂ« tjera klinike”, bĂ«n me dije Prokuroria.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët Ina Xhaxho dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur.

Ndërkohë, nga hetimi, u provua që stomatologia Ina Xhaxho pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licencën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu, shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G. /euroenews.al/

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të Konferencës së Rambujesë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më vendimtare në historinë moderne të Kosovës.

Hamza në një postim në Facebook shkruan se Kosova në Rambuje për herë të parë foli dhe vendosi për vetveten, duke u rreshtuar qartë në anën e paqes, lirisë dhe vlerave perëndimore, nën udhëheqjen e Hashim Thaçit.

“MĂ« 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e RambujesĂ«, njĂ« moment vendimtar nĂ« historinĂ« tonĂ«. Kosova foli dhe vendosi pĂ«r vetveten. NĂ«n udhĂ«heqjen e Hashim Thaçit, si kryesues i delegacionit, zgjodhĂ«m paqen, lirinĂ« dhe anĂ«n e drejtĂ« tĂ« historisĂ«. NĂ«ntĂ« vjet mĂ« vonĂ«, shpallĂ«m edhe PavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s”, ka shkruar kryetari Hamza.

Ai ka shtuar se kjo rrugë drejt lirisë dhe shtetndërtimit nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e heronjve dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

“Sot nderojmĂ« heronjtĂ« tanĂ« dhe falĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t, qĂ« na mbĂ«shtetĂ«n nĂ« çdo hap tĂ« lirisĂ« dhe shtetndĂ«rtimit”, ka theksuar kreu i PDK-sĂ«.

Në fund të reagimit të tij, Hamza ka nënvizuar se perspektiva euroatlantike e Kosovës lidhet ngushtë edhe me drejtësinë për ish-krerët e luftës që po mbahen në Hagë.

“E ardhmja euroatlantike e KosovĂ«s kĂ«rkon drejtĂ«si e liri edhe pĂ«r çlirimtarĂ«t tanĂ« nĂ« HagĂ«, tĂ« cilĂ«t gjithnjĂ« kanĂ« qenĂ« faktorĂ« tĂ« stabilitetit dhe ndĂ«rtues tĂ« vizionit perĂ«ndimor tĂ« shtetit tonĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Hamza. /Telegrafi/


Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

E para e shtetit theksoi se Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve.

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjĂ« pĂ«rmbajtĂ«sore me Presidentin e Emirateve, LartmadhĂ«rinĂ« e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, tĂ« cilin e falĂ«nderova pĂ«r lidershipin e tij vizionar dhe pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme pĂ«r KosovĂ«n, qĂ« nga ditĂ«t mĂ« tĂ« vĂ«shtira e deri mĂ« sot. PĂ«rgjatĂ« viteve, kemi hapur njĂ« epokĂ« tĂ« re tĂ« partneritetit ndĂ«rmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara tĂ« Emirateve nĂ« fusha konkrete tĂ« zhvillimit”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe telegrafi.com

Presidentja e vendit tha tutje se ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm.

“Po ashtu, e vlerĂ«soj lart mirĂ«kuptimin e plotĂ« dhe mbĂ«shtetjen e Presidentit pĂ«r projektet e reja nĂ« fushĂ«n e shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe nĂ« fusha tĂ« tjera zhvillimore qĂ« i prezantuam dje. Kosova Ă«shtĂ« e bekuar me mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« Presidentit Mohamed bin Zayed dhe tĂ« tĂ« gjithĂ« popullit tĂ« Emirateve”, tha ajo. /Telegrafi/

Dhuna në familje, në Malishevë sulmohen edhe dy zyrtarët policorë që intervenuan në rast



Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje të raportuara në organet e rendit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në Malishevë.

Sipas raportit policor, në Malishevë janë sulmuar edhe policët që kanë intervenuar në rastin e dhunës në familje.

Më poshtë raporti policor:

PejĂ« / 04.02.2026 - 23:00. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari kosovar nĂ«n dyshimin se i njĂ«jti ka ushtruar dhunĂ« psikike dhe fizike ndaj viktimĂ«s femĂ«r kosovare. ViktimĂ«s i Ă«shtĂ« ofruar tretman mjekĂ«sor nĂ« spitalin e PejĂ«s, ndĂ«rsa i dyshuari pas intervistimit, nĂ« konsultim me prokurorin Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

MalishevĂ« / 05.02.2026 - 11:00. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari kosovar nĂ«n dyshimin se i njĂ«jti ka ushtruar dhunĂ« ndaj viktimĂ«s femĂ«r kosovare. GjatĂ« arrestimit i dyshuari ka qenĂ« i dhunshĂ«m ku si pasojĂ« dy zyrtarĂ« policor kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime. Lidhur me rastin zyrtarĂ«t policor kanĂ« pranuar tretman mjekĂ«sor, ndĂ«rsa i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« QKUK nĂ« repartin e psikiatrisĂ« pĂ«r tretman. NĂ« lidhje me rastin Ă«shtĂ« informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

MitrovicĂ« Jug / 05.02.2026 – 17:59. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qĂ« dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimĂ«n femĂ«r kosovare dhe mĂ« pas kishte kanosur viktimĂ«n mashkull kosovar. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje. /Telegrafi/

I shkaktoi një personi lëndim të rëndë trupor, arrestohet i dyshuari në Prizren



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “HoqĂ« e Madhe” nĂ« Prizren, tĂ« enjten nĂ« ora 11:20.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qĂ« dyshohet se i kishte shkaktuar lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore viktimĂ«s mashkull kosovar. Viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Spitalin e Prizrenit pĂ«r tretman mjekĂ«sor”, thuhet nĂ« raport.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Grabitje nën kërcënimin e armës në një market në Fushë Kosovë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 23:10.

“ËshtĂ« raportuar se njĂ« person i maskuar dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e thikĂ«s kishte kryer grabitje nĂ« njĂ« market”, thuhet nĂ« raportin policor.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës



Një grup aktivistësh, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata "Përpjekja", kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit për media, protesta do të mbahet sot, duke filluar nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Organizatorët e protestës kanë deklaruar se që nga viti 2022 faturat e energjisë elektrike janë shtrenjtuar në baza vjetore, duke theksuar se kërkesat e KEDS-it për rritje çmimesh po aprovohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në dëm të qytetarëve.

Sipas tyre, qytetarët nuk po paguajnë vetëm koston reale të energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e kompanisë, ndërkohë që përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës, mungesë ngrohjeje dhe rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës.

Aktivistët përmendin rritjen prej 16.1 për qind të çmimit të energjisë elektrike vitin e kaluar, duke paralajmëruar se sivjet po diskutohet një rritje tjetër rreth 20 për qind, të cilën e cilësojnë si të papranueshme.

OrganizatorĂ«t kanĂ« ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s qĂ« t’u bashkohen nĂ« protestĂ«, duke theksuar se vetĂ«m pĂ«rmes reagimit qytetar mund tĂ« ndalet, siç thonĂ« ata, “hajnia shumĂ«vjeçare” dhe tĂ« mbrohet interesi publik.

Moti në Shqipëri, shi dhe hera-herës shtrëngata afatshkurtra



Shqipëria të premten do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar, ndërkaq hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendrës nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/




❌