Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Emërimi i kryeshefit në Ohër, Iseni: Ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat



Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dha detaje për emërimin e kryeshefit në Ohër, i cili mbulon edhe Strugën, Kërçovën dhe Dibrën.

Iseni në "Click Plus" për këtë tha se ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat, por shtoi se me sistematizimin e ri që do të bëhet do të kërkohet që sërish ai pozicion t’u takojë shqiptarëve.

“Kjo ka ndodhur para 8 muajsh, normalisht në pamundësi për të gjetur në atë sektor përfaqësues shqiptar, jemi dakorduar që në kombinim të ati pozicioni të marrim pozicione tjera, kështu që ndoshta kemi përfituar pozicione tjera siç janë sektor të tjerë”, tha Astrit Iseni.

Iseni foli edhe për “Safe City” ku bëri të ditur se gjobat do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Tutje zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni deklaroi se në MPB janë avancuar 300 shqiptarë.

Nga nesër nxënësit kthehen në shkolla, fillon gjysmëvjetori i dytë në Maqedoni



Nxënësit kthehen në bankat e tyre. Gjysmëvjetori i dytë fillon nesër, pavarësisht numrit në rritje të rasteve me grip, autoritetet kanë vendosur që mësimi të vazhdojë rregullisht.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve që të sigurohen që nxënësit të ndjekin shkollën rregullisht dhe të mungojnë sa më pak të jetë e mundur, përveç rasteve kur shfaqin simptoma të gripit.

Në pjesën e dytë të vitit shkollor, do të vazhdojë procesi i futjes së mësimdhënies me një turn të vetëm, i cili deri më tani ka përfshirë rreth 200 shkolla.

Mësuesit duhet të marrin një rritje page në mars, ndërsa në qershor, maturantët do të japin provimin shtetëror të maturës sipas një koncepti të ri, sipas llojit të arsimit./Telegrafi/

Tre të mitur sulmohen nga disa persona me maska në Shkup



MPB njofton se një 37-vjeçare ka denoncuar se djali i saj dhe dy shokët e tij janë sulmuar nga disa persona në Shkup.

"Më 18.01.2026, në orën 13:15, E.O. (37) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Maxharit, Shkup, djali i saj i mitur, i cili ishte së bashku me edhe dy shokë të tij dhe kishin shkuar në stadiumin e futbollit “Boris Trajkovski” për të ndjekur një ndeshje futbolli, është sulmuar fizikisht nga disa persona me maska, me shumë gjasë gjithashtu të mitur.

Sulmuesit kanë përdorur edhe sende të forta, ndërsa dy prej tyre e kanë incizuar ngjarjen me telefon mobil", thonë nga MPB.

Mickoski së bashku me një delegacion qeveritar në Forumin Ekonomik në Davos



Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se së bashku me një delegacion qeveritar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.

"Të shoqëruar nga një delegacion qeveritar i rangut të lartë, do të marrim pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

Në ditët në vijim, do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh investimesh.

Do të marr pjesë në tre panele ku do të prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni, dhe njëkohësisht, do të kemi takime të shumta dypalëshe me shumë kompani nga e gjithë bota", thuhet në njoftimin e Mickoskit./Telegrafi/


Moti për ditët në vijim në Maqedoni



Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale bore, njoftojnë nga DPHM.

Nga atje thonë se në vend do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.

Temperatura minimale do të lëvizin nga -12 deri në -2, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijë nga -2 deri në 8 gradë.

Nesër drejt fundit të ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të herëpashershme bore, kryesisht me borë.

Të enjten do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa të premten do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare me periudha me diellore./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe e kthyen Maqedoninë në shtet "reket"



OBRM-PDUKM sot bëri akuza të rënda kundër ish-udhëheqësisë shtetërore, duke pretenduar se gjatë qeverisjes së LSDM-së, institucionet u keqpërdorën për interesa private dhe biznesi.

"Gjatë epokës së LSD-së, institucionet shtetërore nuk u shërbyen qytetarëve, por përkundrazi për të kënaqur orekset e biznesit të Zoran Zaev dhe Venko Filipçe.

Zaev dhe Filipçe përdorën të gjithë pushtetin e tyre politik dhe institucional për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi Dr. Mitrev në mënyrë që klinika e tij private të merrej me një çmim të volitshëm", thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM pretendon se përpjekje të tilla për të marrë përsipër institucionin privat të kujdesit shëndetësor u konfirmuan edhe publikisht.

"Fakti që dyshja Zaev-Filipçe u përpoq të merrte përsipër spitalin privat të Dr. Zhan Mitrev u dëshmua nga vetë ai në një intervistë televizive", thuhet në deklaratë./Telegrafi/

NPK "Sharri": 70% e tetovarëve rregullisht e paguajnë ujin e pijshëm



70% e qytetarëve të Tetovës i paguajnë faturat e ujit, ndërsa pjesa tjetër ka borxh në ndërmarrjen publike komunale “Sharri”. Nga ndërmarrja pohojnë se qyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe kohëve të fundit nuk ka ndërprerje. Apelojnë që faturat të paguhen.

“Në krahasim me vitet e kaluara kemi një gjendje më stabile rreth 70% kemi dhe apeloj tek ato 30% që nuk paguajnë të paguajnë obligimet që i kanë ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, pasi dukshëm është përmirësuar edhe gjendja e ujit në qytet nuk ka problem të mëparshme që i kishim. Tani kemi ujë të pijshëm çdo ditë dhe çdo lagje është furnizuar me ujë të pijshëm”, u shpreh Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Por nëse shumica paguajnë për ujë, kështu nuk bëjnë për pagesat e mbeturinave, të cilat tash me koncesion publik i menaxhon kompania Saubermacher. Nga NPK “Tetova” na thanë se vetëm 35% e tetovarëve kanë paguar rregullisht faturat, por pas marrjes së masave juridike nga kompania private, pagesa në vitin 2025 ka shkuar në 55%.

“Realizimi mujor është nënë 35% kurse vjetor në vitin 2024 dhe 2025 në faturimit total ka arritur 55%, këtu e dimë se janë marrë dhe masa juridike për qytetarët që nuk paguajnë dhe për atë kemi një rritje gjatë vitit 2025. Gjendja me rrogat është zero-zero dhe jemi duke punuar që gjatë javës që vjen të mbyllim edhe muajin e 12”, deklaroi Samet Bislimi – drejtor i NPK “Tetova”.

NPK “Sharri” menaxhon vetëm ujësjellësin në qytet, pasi që shumica e fshatrave të Tetovës, ujin e pijshëm e menaxhojnë vetë./TV21/

I’u gjetën 350 mijë euro në shtëpi, nuk dihet vendodhja e gjykatësit Gjoko Ristov



Gjetja e 350 mijë eurove të padeklaruara, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve, është një nga provat materiale për dyshimin e përfshirjes së tij në korrupsion të gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov.

Ky rast ndërlidhet me arrestimin e avokatit Fehmi Stafa nga mesi i dhjetorit i kapur me ryshfet 50 mijë euro.

Gjetja e 350 mijë eurove të padeklaruara, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve, është një nga provat materiale për dyshimin e përfshirjes së tij në korrupsion të gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov.

Ky rast ndërlidhet me arrestimin e avokatit Fehmi Stafa nga mesi i dhjetorit i kapur me ryshfet 50 mijë euro.

“Në kuadër të një hetimi të gjerë, i filluar pasi një avokat u dyshua për një vepër penale më 14 dhjetor – Marrja e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm, po ndërmerren veprime intensive vazhdimisht, të cilat rezultuan në zgjerimin e procedurës ndaj një gjykatësi nga Gjykata e Apelit në Shkup, i dyshuar për Përvetësim dhe Fshehje të Paligjshme të Pronës për të cilën ka dyshime se është fituar, ndër të tjera, përmes akteve të korrupsionit dhe tregtisë së ndikimit”, tha Prokuroria për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Autoritet thonë se ky është një nga hetimet më të gjera për dyshime për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë deri më sot, i mbështetur nga informacione dhe raporte nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Veprimet e koordinuara nga Prokuroria po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare. (Tv21)

LAMM: Trafiku në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të thata



Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet ma pengesa dhe në rrugë të thata.

"Trafiku në mjediset jashtë urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Ndërron jetë një person në Strumicë, ka rënë në një puset



MPB informon se dje në Stacionin Policor të Strumicës është marrë një njoftim se në fshatin Radiçevë, Strumica, është gjetur i ndjeri K.G. (66) nga i njëjti fshat.

"Informacionet janë se ai pa dashje ka rënë në një puset në oborrin e tij", njoftojnë nga SPB Strumicë.

Në deklaratë shtohet se një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa inspektimi është kryer nga një ekip i SPB e Strumicës./Telegrafi/

LSM paralajmëron protesta masive: Kërkojmë rritje të të gjitha pagave, jo vetëm të pagës minimale



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron protestat. Sipas sindikatës, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat mund të përshkallëzohen në një grevë të përgjithshme.

Nënkryetari i Këshillit të LSM-së për Sektorin Privat, Ivan Peshevski, deklaroi se pakënaqësia midis punëtorëve është e madhe dhe se sindikata është e gatshme për hapa më radikalë nëse Qeveria dhe punëdhënësit nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për "TV Telma", kryetari i LSM-së, Sllobodan Trajkovski, tregoi se data e saktë për fillimin e protestave do të përcaktohet javën e ardhshme, pas seancës së organeve dhe trupave më të larta të sindikatës.

"Askush nuk duhet të hezitojë ose të ketë frikë të na bashkohet. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për të drejta dinjitoze të punëtorëve", thonë nga LSM.

Nga Sindikata theksojnë se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se që nga janari i këtij viti, qeveritë në vendet fqinje e kanë rritur pagën minimale në 500 euro e më shumë.

Në të kundërt, sipas LSM-së, institucionet vendase dhe disa punëdhënës vazhdojnë t'i mbajnë punëtorët në prag të varfërisë./Telegrafi/

Fetai: Rasti Ristov tregon sistemin e kalbur të drejtësisë që për vite me radhë ka mbrojtur të fuqishmit



Zv. kryeministri Arben Fetai ka reaguar lidhur me njoftimet se gjyqtarit Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro, të dyshuara si para të korrupsionit. Sipas Fetait, ky rast e rrënon edhe grimcën e fundit të besimit që ka mbetur në sistemin e drejtësisë.

Ai në një reagim përmes profilit të tij në Facebook vlerëson se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për “majen e ajsbergut” të një sistemi që, sipas tij, për vite me radhë ka mbrojtur të fuqishmit dhe ka shtypur qytetarët e zakonshëm.

“Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se ky nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Gjoko Ristov, së bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, i cili sot shëtit i lirë me Ferrari në Monaco”, shkruan Fetai.

Për këtë arsye, ai kërkon që edhe këto vendime të hetohen deri në fund, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë i përfshirë.

Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri ngre pyetjen se sa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, sipas tij, fshihen pas togës së drejtësisë duke e përdorur ligjin si mbulesë për korrupsion.

Fetai theksoi se puna që pret institucionet është e madhe, por se një gjë është e panegociueshme: veprim pa vonesë, hetime të plota, përgjegjësi konkrete dhe pastrim i një sistemi që ai e cilëson të kalbur deri në palcë.

Nikolloski kërkon mbështetje nga opozita për ligjin për "Safe City", Filipçe: Ekziston mundësia për abuzime me këtë sistem



Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski kritikoi opozitën LSDM dhe BDI për qasjen e tyre, duke shprehur shpresën se do të reflektojnë dhe do të mbështesin zgjidhjet ligjore, veçanërisht ato që kërkojnë shumicë prej dy të tretash, sipas premtimeve të dhëna në takimin e liderëve.

Po kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se ligji do ta ketë mbështetjen e tyre, mirëpo kanë dy çështje të cilat do t’i parashtrojnë në Kuvend.

“Lidhur me ligjin, dua të bëj një dallim të qartë midis dy gjërave. Së pari, mbështetja jonë që do të ketë ky ligj nga aspekti i sigurisë në trafik, kjo është diçka që është e nevojshme në Shkup në të gjitha qytetet e mëdha dhe kudo në rrugët e vendit. Por ka dy aspekte shumë të rëndësishme për të cilat pushteti nuk po përgjigjet.

Së pari, çfarë do të ndodhë me sasinë e madhe të të dhënave që gjeneron ky sistem, duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM është e njohur për abuzimin me të dhëna të tilla, dhe e dyta është shuma e gjobave. Shuma e dënimeve është diçka e rëndësishme që duhet të bisedohet dhe këto dy pyetje do t’i ngremë në Kuvend”, thotë Filipçe./TV21/

Ndalohet një person në Kumanovë, dyshohet për vjedhje



MPB njofton se është ndaluar një person nga Kumanova, i cili dyshohet për vjedhje.

"Më 18.01.2026 në orën 16:30, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar A.R. (26) nga Kumanova.

Ai dyshohet se në periudhën e kaluar ka vjedhur disa sende nga shtatë automjete pasagjerësh në Kumanovë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Shkollat e zonave malore të Maqedonisë pa mësues: Të rinjtë refuzojnë terrenet e largët



Mungesa e transportit, distanca e largët dhe pagat jo motivuese duket se po i lënë shkollat e zonave malore pa mësimdhënës adekuatë. Në fshatrat e brezit kufitar si Bllacë, Malinë, Tanushë e Brezë procesi mësimor po mbahet gjallë thuajse nga gjenerata e fundit e mësimdhënësve të profilizuar pasi të diplomuarit e rinj refuzojnë terrenet e vështira. Shabi Aki, drejtor i shkollës fillore “Mihaill Grameno” të fshatit Bllacë tha se në Entin e Punësimit figurojnë të diplomuar mirëpo distanca prej 70 kilometrash nga qyteti është shkak që të rinjtë ta refuzojnë punën.


“Ndodhë për ndonjë lëndë që te Enti për punësim ka edhe 10 të diplomuar mirëpo nga arsyeja që është larg vendi I punës nga qyteti refuzojnë të vijnë të punojnë. Kemi mar jo adekuat, për në Bllacë po flas janë me fakultet mirëpo problematikë më e madhe është në vendet Malinë, Tanushë, Brezë që është largësia prej qytetit afër 70 kilometra edhe atje duhet të qëndroj nga e hëna deri të premten. Të rinjtë sot nuk janë si më herët që pranonin të shkonin në këtë llojë pune, tani është e vështirë, me shkolla të mesme jemi detyru t’I pranojmë në punë”. U shpreh Shabi Aki, drejtor I sh.f “Mihaill Grameno”, Bllacë


Sipas drejtorit Aki, për momentin në fshatrat: Tanushë, Brezë dhe Malinë ka gjithsej 33 nxënës që mësojnë në paralele të kombinuara.Për mësuesin Jusuf Amati, tashmë katër dekada në arsim ky realitet është i dhimbshëm. Ai mban mend kohën kur diploma ishte e shenjtë. Sot, teksa po i afrohet fundit të karrierës, ai e sheh me pesimizëm të ardhmen e nxënësve që mbeten në duart e personave pa kualifikimin e duhur.


“Sot kemi mësues jo adekuat të matematikës, jo adekuat të gjeografisë, të edukatës fizike, biologjisë, kimisë, ka humb interesi I studimeve nga populli. Shkaqet janë rrogat, shkaqet janë punësimet, shkaqet janë të ndryshme. Ky kuafër jo adekuat a po e humb edhe cilësinë në arsim? Sigurisht, ndryshe është kur ulesh para profesorit akademik dhe jep promovimin, ndryshe është me shkollë të mesme. Në shkollë të mesme mëson kurse në fakultet studion”. Tha Jusuf Amati, mësues


Sipas tij, pa mësues të matematikës, pa bilog e pa gjeografë të diplomuar, nxënësit e këtyre zonave po ndëshkohen vetëm pse jetojnë larg qytetit. Ai shtoi se përderisa shteti nuk ofron zgjidhje për zëvendësimin e veteranëve që po pensionohen, ‘shkolla e mesme’ po mbetet alternativa e vetme por edhe fundi i shpresës për arsimim të barabartë.

Maqedoni, 54 sanksione për shpejtësi të tejkaluar në mbarë vendin



Sot (18.01.2026) në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Departamentin e Policisë së Uniformuar dhe Njësiti Mobil i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor realizuan një aksion kontrollues në territorin e të gjithë vendit, për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast u sanksionuan 54 shoferë.

Prej tyre, pesë automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete lëviznin me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, të gjithë 54 shoferët e sanksionuar tejkaluan kufirin e shpejtësisë jashtë vendbanimit.

U sanksionuan edhe tetë shoferë për lloje të tjera kundërvajtjesh komunikacioni. Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë në ditët vijuese. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrsve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Maqedoni, dukshmëria në disa rrugë është zvogëluar për shkak të mjegullës



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht me lagështi.
Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në qafën malore Pletvar, 50 metra në Krushevë dhe Strazhë, 40 metra në Mavrovë, 50 metra në rrugën Shtip – Negotinë (afër Sertës) dhe 30 metra në rrugën Tetovë – fshati Lisec, njoftoi sonte LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Mjegull në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe Krushevë


2022/12/mjegull-780x470-1-1.jpg

Zbulohen 350 mijë euro të murosura te shtëpia e një gjytari të Shkupit



Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, janë gjetur 350 mijë euro në murosura në shtëpinë e prindërve të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili dyshohet për kriminalitetit.


"Në kuadër hetimit të zgjeruar të Prokurorisë për Krim të Organizuar e iniciuar pas 14 dhjetorit, kur avokati i dyshuar për veprën penale pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm, në vazhdimësi janë marrë veprime që kanë rezultuar në zgjerim të procedurës edhe ndaj gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë me urdhër të prokurorit publik është kontrolluar një objekt në Negotinë, ku qëndrojnë prindërit të gjykatësit të dënuar dhe janë gjetur para në murosura me vlerë prej 350 mijë eurove. Këto para dyshohet se janë fituar paligjshëm, ndërkaq kontrollet vazhdojnë", thonë nga Prokuroria.


Ata theksojnë se ky është një nga hetimet më të gjera deri më sot mbi dyshimet për korrupsion të nivelit të lartë në vendin tonë, i cili, theksojnë ata, mbështetet nga informacionet dhe raportet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.


" Veprimet e koordinuara nga prokurori publik po ndërmerren nga anëtarë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, përkushtimi dhe integriteti profesional i të cilëve kontribuan në zbulimin me sukses dhe sigurimin e provave për njërën nga format më të rënda dhe komplekse të krimit, njofton Prokuroria Publike./Telegrafi/

Një valë e ftohtë po përfshin Maqedoninë



Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi një mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë verilindore.
Ndryshimi i vërtetë i motit vjen të martën.
“Të martën, vonë gjatë ditës, natës dhe të mërkurën, priten reshje të herëpashershme, kryesisht borë.” Gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të variojnë nga një minimum prej -10°C deri në një maksimum prej 7°C të martën, ndërsa të mërkurën maksimumi ditor do të arrijë 6°C .
Stabilizim pritet nga e enjtja, por me kushte mjegulle në lugina. “Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për mjegull në lugina.” Temperaturat në gjysmën e dytë të javës do të rriten pak, me maksimume ditore deri në 10°C të shtunën.

Maqedoni, gripi sezonal përkeqësohet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë



Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët presin përkeqësimin e situatës me gripin. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi brenda 24 orëve, mbi 150 prindër trokasin në dyert e kësaj klinike me fëmijët në krahë. Gripi nuk kursen askënd, nga foshnjat e deri te fëmijët e moshës shkollore.

“Momentalisht kemi duku afër 30 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve që kanë simptoma të gripit apo komplikime nga virusi i gripit dhe viruse të tjera sezonale sikur që është virusi respirator sensicial. Kemi pacientë të moshave nga foshnjat deri te fëmijët e moshave shkollore dhe kuptohet pjesa dërmuese e tyre janë me ndezje në mushkëri, pneumoni, bronhiolit. Kemi edhe pacientë që kanë komplikim apo ndezje në muskuj, miozit, ndonjëherë ndodhë që mund të kemi edhe komplikime edhe më serioze”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Memedi tha për Alsat se grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe klasa pritet të përshpejtojë transmetimin e virusit, i cili javëve të fundit ka mbushur plot institucionet shëndetësore. SIpas tij, një kollitje apo një bisedë e afërt në bankë është mjaftueshëm që virusi të udhëtojë nga një fëmijë te tjetri.

“Masat preventive janë shumë të rëndësishme në kuptimin që personat të cilët kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi në fillim tash të shkollës. Fëmijët të cilët kanë simptoma të gripit, kanë temperaturë të lartë trupore, kollitje, dhimbje në muskuj, skuqje të syve, rrjedhje të hundëve, dhimbje në fund, këta fëmijë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.
Drejtori Memedi u bën thirrje prindërve dhe institucioneve arsimore që deri sa kulmi i gripit të kalojë, higjiena personale, vitaminat dhe ajrosja e klasave mbeten mjetet e vetme për të mbajtur shkollat hapur dhe spitalet jashtë rrezikut të stërngarkimit me pacientë.

❌