Kurti: KEK po prodhon me kapacitet maksimal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të cilat synojnë modernizimin, qëndrueshmërinë dhe harmonizimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Kurti theksoi se modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, përbëjnë hapa kyç për sigurinë energjetike të vendit. Një risi e rëndësishme, sipas tij, është edhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.
Me pĂ«rfundimin e kĂ«tyre projekteve, KosovĂ«s pritet tâi shtohen rreth 150 megavat kapacitete shtesĂ« nĂ« termocentralet ekzistuese dhe 100 megavat kapacitete tĂ« reja gjeneruese nga burimet e ripĂ«rtritshme.
Kryeministri bëri të ditur se që nga 19 dhjetori, KEK-u është duke prodhuar me kapacitet maksimal, me pesë njësi gjeneruese aktive, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji gjatë ditëve të ftohta të fundvitit dhe fillimvitit, kur konsumi është i lartë.
Në fund, Kurti falënderoi punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, si dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen dhe përkrahjen në realizimin e këtyre projekteve.
âKEK-u sot po forcon themelet e energjisĂ« sĂ« tĂ« ardhmes â njĂ« KEK mĂ« i fortĂ«, mĂ« modern, mĂ« i sigurt dhe mĂ« i gjelbĂ«r, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« brezave qĂ« vijnĂ«â, u shpreh Kurti.




































Zgjedhjet e shkurtit
Zgjedhjet e dhjetorit

