Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit.
Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e saj.
Ajo ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në rast se nuk zgjidhet presidente për një mandat të dytë, duke nënvizuar se mbetet e përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe interesave të shtetit.
Në intervistë, presidentja ka komentuar edhe raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e presidentit Donald Trump, si dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Osmani ka folur gjithashtu për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tyre për stabilitetin rajonal dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, deri më tani janë parashtruar gjithsej 56 ankesa.
Kështu ka bërë të ditur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për Telegrafin.
Sipas PZAP-it, 49 nga këto ankesa tashmë janë shqyrtuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces të trajtimit.
NĂ« tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga PZAP lidhur me procesin zgjedhor tĂ« 28 dhjetorit 2025, bĂ«het e ditur se ankesat e paraqitura kanĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m subjektesh politike, me status âNĂ« progresâ pĂ«r shumicĂ«n e rasteve.
Në regjistrin aktual të rasteve të publikuara, përfshihen ankesa që lidhen me shkelje të ndryshme të rregullave zgjedhore, përfshirë:
Shkelje të heshtjes zgjedhore, të paraqitura nga subjekte politike si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kundër Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe anasjelltas, për shkelje të rregullave të heshtjes zgjedhore në disa komuna;
Përdorim të pasurisë ose pozitës publike për përfitim votash, si ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me përdorimin e pasurive publike gjatë fushatës zgjedhore;
Vendosje të materialeve zgjedhore në hapësira publike, si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me fushatën zgjedhore./Telegrafi.
Kryetari i ListĂ«s Serbe, Zlatan Elek, gjatĂ« konferencĂ«s lidhur me zgjedhjet e jashtĂ«zakonshme parlamentare tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ« shpall âfitorenâ dhe pretendon sigurimin e tĂ« gjitha 10 mandateve tĂ« rezervuara pĂ«r komunitetin serb.
Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre.
Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë qendrore të Listës Serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në rrugët e qytetit.
Atmosfera e qetë dhe e zymtë, ka nxitur perceptimin se kënaqësia me rezultatet nuk ka qenë e plotë, ndërsa procesi i numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende po vazhdon.
E vetmja âfestĂ«â qĂ« mbizotĂ«roi brenda LS. Ishte njĂ« konferencĂ« e zbehtĂ« dhe me fytyrat e ngrysura tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«saj partie.
Elek hodhi akuza ndaj Rashiqit, i cili sipas tij, ka marrë vota në qytete me popullsi minimale serbe, si Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Hani i Elezit, duke pretenduar se në këto zona Lista Serbe nuk kishte vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga përpunimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 4.601 vota.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme.
Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjekt politik.
Sipas KonjufcĂ«s, âluftaâ kundĂ«r SerbisĂ« dhe zhvillimi ekonomik kanĂ« qenĂ« ndĂ«r arsyet kryesore pĂ«r fitoren e VV-sĂ« nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit.
âTash ku me u mundua me shpjeguar se çka ndodhi nĂ« kĂ«to zgjedhje, çka tregon ky rezultat i zgjedhjeve. Dua me i thĂ«nĂ« vetĂ«m dy fjalĂ«: ata qĂ« e luftojnĂ« SerbinĂ«, ata qĂ« zhvillojnĂ« ekonominĂ«, ata qĂ« e forcojnĂ« sigurinĂ«, ata qĂ« e sjellin begatinĂ«, kurkush sâmundet me i bllokuar. Ky Ă«shtĂ« rezultati i zgjedhjeveâ, theksoi Glauk Konjufca.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79 për qind, apo 421 mijë e 129 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.18 për qind, apo 179 mijë e 158 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77 për qind, apo 116 mijë e 502 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.74 për qind, apo 48 mijë e 551 vota./Telegrafi.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si fitore të popullit të Kosovës.
Në një konferencë për media, Kurti theksoi se fitorja e LVV-së tregon qartë nevojën për të ecur përpara me formimin e institucioneve dhe për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.
âMe 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerĂ«t, mĂ« 28 dhjetor 2025 fitoi populli i KosovĂ«s dhe Republika. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« historinĂ« e vendit. Tash na presin shumĂ« punĂ« pĂ«rpara dhe rezultati i sotĂ«m na ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se duhet tĂ« ecim pĂ«rpara pa vonesa. Sa mĂ« parĂ« qĂ« certifikohen rezultatet, aq mĂ« shpejt duhet tâi krijojmĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ«n dhe projektet e nevojshmeâ, tha Kurti.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LVV-ja ka marrë 49.74% të votave, pa përfshirë votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe ato nga diaspora.
Kurti ftoi partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve që shërbejnë interesin publik.
âFtoj qĂ« partitĂ« opozitare tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, ligjet e mira dhe interesin publik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«sâ, tha ai.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kurti tha se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon në prill 2026, dhe më pas me partitë e tjera në Kuvend.
Ai nënvizoi se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, që kërkon votën e 80 deputetëve, do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin mes LVV-së dhe partive të tjera, duke ndikuar edhe në zgjedhjen e presidentit.
Kurti foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin shqiptar do të rritet.
âNe bashkĂ«punojmĂ« me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me cilĂ«ndo qeveri qĂ« Ă«shtĂ« aty. I kemi 58 marrĂ«veshje tĂ« reja me kryeministrin Rama, dhe niveli i zbatimit tĂ« tyre Ă«shtĂ« mĂ« i madh se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Jemi tĂ« interesuar qĂ« afrimi dhe bashkĂ«punimi tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.
Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë.
NdĂ«rkaq, Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) me 5.73 pĂ«r qind tĂ« votave pritet tâi ketĂ« 6 deputetĂ«.
ShpĂ«rndarja e ulĂ«seve bĂ«het sipas metodĂ«s DâHondt, e cila Ă«shtĂ« metodologjia standarde e pĂ«rdorur nĂ« KosovĂ«.
Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.
Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara.
Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.
Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.
Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.
Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.
âNumĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve [pĂ«r deputetĂ«] dhe konfirmimi i votave pĂ«r subjektet politike do tĂ« nisĂ« nesĂ«r nga ora 12:00, pasi i gjithĂ« materiali gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s do tĂ« pranohet nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, dhe numĂ«rimi do tĂ« nisĂ« nesĂ«r dhe do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijimâ, tha Radoniqi.
Me fishekzjarre, tupanë, e këngë ka nisur festa e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshet e kryeqytetit.
Numër i madh i qytetarëve të cilët po festojnë në Prishtinë, të cilët flasin për KosovaPress janë nga diaspora.
Një qytetar i cili ka mbështjellë veturën me flamur kombëtar, ka thënë se rezultati i sotëm ka qenë i pritur.
âMe fotografinĂ« e Albin babĂ«s... vijmĂ« nga diaspora, nga Gjermani dhe e kemi pritur qĂ« mbi 50 pĂ«r qind kemi pĂ«r tĂ« kaluarâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Nga festa në Prishtinë ka folur edhe Safet Haxheri, i cili ka udhëtuar nga Zvicra për në Kosovë.
âNe presim qĂ« mĂ«rgata jonĂ« ta ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« investojĂ« dhe sigurinĂ«, sepse investitorĂ«t kĂ«rkojnĂ« siguri dhe strategjia globale po ndryshon, mĂ« nuk po duhet historia por gjendja aktuale nĂ« terrene, andaj ne edhe e kemi prioritetin e KosovĂ«s edhe integritetinâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Një qytetar tjetër, i cili ka ardhur nga Gjermania për të votuar në Kosovë, tha se ka pritur fitore edhe më të bindshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
âKemi pritur edhe mĂ« bindshĂ«m por jemi tĂ« kĂ«naqur me kĂ«tĂ« rezultat, sepse kĂ«saj radhe po shkojmĂ«, siç ka thonĂ« princi jonĂ« Albin, princ unĂ« e quaj i kombit, qĂ« herĂ«n e parĂ« po shkojmĂ« cep mĂ« cep, por kĂ«saj radhe po shkojmĂ« krejt ku ka shqiptarĂ«, ku ka gjak shqiptari po shkojmĂ«. UnĂ« kam ardhur nga Gjermania, e falĂ«nderojĂ« familjen qĂ« ma plotĂ«suan dĂ«shirĂ«n me ardh se pata vdek, edhe qĂ« jam sĂ«murĂ«â, tha ai.
Në festën në kryeqytet po marrin pjesë edhe qytetarë tjerë nga diaspora.
âSi tĂ« na thirr Albini kĂ«tu jemi. Normal... Presim vetĂ«m stabilitet, vetĂ«m tĂ« vazhdojĂ« kĂ«shtu, jemi tĂ« kĂ«naqur shumĂ« me kĂ«tĂ« qeveriâ, tha njĂ« tjetĂ«r qytetarâ, theksoi ai.
âE kemi pritur [kĂ«tĂ« rezultat] sepse populli Ă«shtĂ« vetĂ«dijesuar tash e dinĂ« pĂ«r kĂ« pĂ«r tĂ« votuar, shumica... Forcim tĂ« shtetit ushtarakisht edhe ekonomikisht, tĂ« dyjat sâka nevojĂ« mĂ« shumĂ«. tĂ« tjerat i bĂ«nĂ« arsimi, riniaâ, pĂ«rfundoi ai.
Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.92 për qind, PDK 21.15 për qind, LDK 13.81 për qind, ndërkaq AAK 5.80 për qind.
Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të së dielës.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94.09 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 49.92 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja zë vendin e tretë me 13.81 për qind.
Në këtë kontekst, Sadiku ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda.
NĂ« sfond dĂ«gjohet fraza âMa mirĂ« mos tâisha gjallĂ« tĂ« dielĂ«n mbrĂ«maâ, e cila Ă«shtĂ« interpretuar si njĂ« reagim ironik ndaj rezultatit zgjedhor tĂ« subjektit tĂ« tij politik.
Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.
Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.
Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.
Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.
Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.
Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.
Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.
E plotësuar: Sipas rezultateve të publikuara deri më 28.12.2025, ora 20:39, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson zgjedhjet me 49.67% të votave, duke grumbulluar 226,354 vota në nivel vendi.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.02% ose 91,217 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 14.12% të votave, përkatësisht 64,359 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.85% (31,206 vota).
Lista Serbe ka marrë 3.33% ose 15,186 vota.
Nisma Socialdemokrate renditet e fundit me 1.49% të votave, që përkthehen në 6,795 vota.
Sipas të dhënave, janë numëruar 469,898 vota, që përbëjnë rreth 23.50% të totalit të pritshëm apo mbi 55 për qind, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.
E përditësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 327,567 vota, apo mbi 41 për qind.
Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« pĂ«rditĂ«suara mĂ« 28.12.2025 nĂ« ora 20:29, LĂ«vizja VETĂVENDOSJE! vazhdon tĂ« kryesojĂ« bindshĂ«m me 48.79 pĂ«r qind tĂ« votave, qĂ« pĂ«rkthehen nĂ« 154,826 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91 për qind apo 63,180 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13.85 për qind ose 43,952 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri më tani 7.37 për qind të votave (23,390 vota), ndërsa Lista Serbe figuron me 3.70 për qind apo 11,740 vota. NISMA Socialdemokrate mbetet nën prag me 1.65 për qind të votave (5,233 vota).
Sipas KQZ-së, janë përpunuar 1,049 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbëjnë 41.02 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Harta zgjedhore tregon dominim të Vetëvendosjes në shumicën e komunave të Kosovës.
Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa nga KQZ theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të tyre.
Me 21 për qind të votave të numëruara, LVV thellon epërsinë: Këto janë rezultatet e KQZ-së
E plotësuar: Rezultatet e përditësuara preliminare nga numërimi i votave tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhje.
Sipas të dhënave të fundit, VV ka marrë 47,12 për qind të votave, përkatësisht 72.737 vota, duke konfirmuar epërsinë ndaj subjekteve të tjera politike.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19,33 për qind apo 29.842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,68 për qind të votave, që përkthehen në 21.122 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7,70 për qind të votave ose 11.884 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4,59 për qind me 7.079 vota. Nisma Socialdemokrate renditet e fundit ndër subjektet kryesore me 1,82 për qind të votave, përkatësisht 2.806 vota.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë numëruar mbi 159 mijë vota, ndërsa procesi i numërimit vazhdon edhe në qendrat e tjera. Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit dhe certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ ka bërë thirrje për qetësi dhe ka theksuar se transparenca dhe integriteti i procesit zgjedhor do të garantohet deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, në orën 19:54. Me 45,81 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 13.325 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota.
Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.
Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, ndërsa këto shifra konsiderohen ende paraprake./Telegrafi.
Exit pollet e publikuara nga UBO Consulting, T7 dhe Klan Kosova tregojnë një tablo të ngjashme të rezultateve zgjedhore, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që prin qartë në të gjitha matjet, ndërsa PDK dhe LDK ruajnë pozicione të qëndrueshme me dallime minimale.
Sipas UBO Consulting, LVV ka marrë 45.7%, e ndjekur nga PDK me 22.0% dhe LDK me 15.6%. Ndërkohë, AAK vlerësohet me 5.3%, ndërsa Nisma Socialdemokrate me 1.7%.
Exit poll-i i T7 e vendos LVV-nĂ« nĂ« 43.5%, PDK-nĂ« nĂ« 23.6% dhe LDK-nĂ« nĂ« 15.9%. NĂ« kĂ«tĂ« matje, AAK arrin 7.2%, ndĂ«rsa kategoritĂ« âTĂ« tjerĂ«â shĂ«nojnĂ« 9.8%.
Ndërsa sipas Klan Kosova, LVV rezulton me 44.1%, PDK me 23.9% dhe LDK me 16.1%. AAK në këtë exit poll vlerësohet me 5.8%, ndërsa Nisma me 1.1%.
Përfundim:
Të tri exit pollet konfirmojnë dominimin e LVV-së, me një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera.
Diferencat mes PDK-së dhe LDK-së janë relativisht të vogla, ndërsa AAK luhatet nga 5 deri në 7 për qind, varësisht nga matja. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Telegrafi.
Një sondazh i fundit i UBO Consulting tregon arsyet kryesore pse qytetarët e Kosovës zgjedhin partitë politike në zgjedhjet e fundit.
Sipas rezultateve, motivi kryesor për votuesit ndryshon në varësi të partisë që kanë votuar.
Pyetja: Arsyeja pse keni votuar, sipas sondazhit.
Vetëvendosje, Albin Kurti: Për liderin e partisë: 53.7 për qind.
PDK, Bedri Hamza: Për linderin e partisë: 52.4 për qind.
LDK, Lumir Abdixhiku: Për liderin e partisë: 11 për qind.
(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar LDK-në është historiku i partisë)
AAK, Ramush Haradinaj: Për liderin e partisë: 4O.2 për qind.
Nisma, Fatmir Limaj: Për liderin e partisë: 23.6 për qind.
(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar Nismën është historiku i partisë)
Rezultatet e sondazhit tregojnë se faktorët kryesorë të vendimmarrjes së votuesve ndryshojnë dukshëm nga një parti te tjetra, duke reflektuar diversitetin e preferencave politike në Kosovë./Telegrafi/
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një paraqitje live në Facebook, pas përfundimit të procesit të votimit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.
Kurti ka deklaruar se vullneti i qytetarëve tashmë ndodhet në kutitë e votimit dhe se mbrojtja e tij është esenciale për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor, si dhe për të ardhmen e vendit dhe institucioneve të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve zgjedhorë që të kryejnë me përgjegjësi detyrën e tyre, duke theksuar se roli i tyre është tejet i rëndësishëm dhe vendimtar në këtë fazë të procesit.
Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre, duke e përmbyllur paraqitjen me falënderim dhe përshëndetje për publikun.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se Millosh Steviq ka ndikuar te qytetarët për të votuar, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.
Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Steviq është intervistuar nga organet kompetente.
Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik.
Kush është Millosh Steviq?
Millosh Steviq, i cili është arrestuar nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit, është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.
Ai ishte bërë i njohur edhe më herët, pasi në vitin 2021 kishte publikuar një fotografi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi.
Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se sonte do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të realizuar nga kompania UBO-Consulting.
Sipas njoftimit, rezultatet e EXIT POLL-it do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00, dhe do të përfshijnë të dhëna nga komunat e mëdha të Kosovës.
Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.
Procesi i votimit po zhvillohet në 910 qendra të votimit me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Zgjedhjet po monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ndërkohë, rezultatet e para zyrtare nga KQZ pritet të publikohen para orës 20:00.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar kryetaren e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, nën dyshimin se përmes anëtarëve të komisionit komunal zgjedhor të Listës Serbe ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të papërcaktuar apo atyre që mbështesin subjekte të tjera politike.
Sipas njoftimit të Policisë, më 28 dhjetor 2025, përmes rrugëve operative janë pranuar informacione se Antiq, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së forumit të gruas të Listës Serbe, dyshohet se ka ndikuar tek votuesit përmes strukturave partiake në komunën e Ranillugut.
âTĂ« njĂ«jtit dyshohet se janĂ« kanosur pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« benefiteve qĂ« kĂ«ta qytetarĂ« i pĂ«rfitojnĂ« nga shteti i SerbisĂ«, nĂ« rast tĂ« mosvotimit sipas udhĂ«zimeveâ, ka thĂ«nĂ« policia.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale, ku është intervistuar në prani të avokatit, me qëllim të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave të rastit.
âPas intervistimit, me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, e dyshuara Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregulltâ, ka njoftuar Policia, duke shtuar se rasti i cilĂ«suar si âCenim i fshehtĂ«sisĂ« sĂ« votimitâ do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« hetohet nga NjĂ«siti i Hetimeve Rajonale nĂ« Gjilan, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me ProkurorinĂ« Themelore.
Në Kosovë sot, më 28 dhjetor 2025, po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit.
Burime të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Steviq është shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, ku aktualisht po intervistohet në lidhje me këto dyshime.
Sipas të njëjtave burime, rasti lidhet me përpjekje për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, përmes presionit dhe shantazhit. Po ashtu, thuhet se Steviq është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.
Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe një fletore me shënime, ku sipas burimeve përmbahen emra kandidatësh të Listës Serbe. KosovaPress ka siguruar edhe fotografinë e fletorës së sekuestruar.
Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se ndaj të dyshuarit priten veprime të mëtejme procedurale në koordinim me organet e drejtësisë.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të familjeve në prag të varfërisë në Kosovë, duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
Sipas Rukiqit, këtë vit numri i familjeve që jetojnë në prag të varfërisë ka arritur në 90 mijë, nga rreth 80 mijë sa ishin më herët.
âNga 80 mijĂ« familje nĂ« prag tĂ« varfĂ«risĂ«, kĂ«tĂ« vit i kemi 90 mijĂ« familje nĂ« prag tĂ« varfĂ«risĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« vet Hekuran Muratitâ, ka deklaruar Rukiqi.
Ai ka ironizuar narrativĂ«n e QeverisĂ« pĂ«r zhvillim ekonomik, duke thĂ«nĂ« se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« e asaj qĂ« pushteti e quan âmrekulli ekonomikeâ.
âKrejt kjo si rezultat i mrekullisĂ« ekonomike, rritjes sĂ« pakrahasueshme ekonomike, varfĂ«rimit tĂ« tĂ« pasurve dhe pasurimit tĂ« tĂ« varfĂ«rve. Bravoâ, ka shtuar Rukiqi.
Rukiqi ka theksuar se këto shifra tregojnë përkeqësim të gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve, duke kërkuar politika konkrete që adresojnë varfërinë dhe mbështesin familjet në nevojë.