Kambovski për gjykatësin Ristov: Këshilli gjyqësor veproi sipas kërkesës

Këshilli gjyqësor veproi rreth kërkesës së Gjykatës themelore penale, dhe të lejojmë tani hetimi të konstatojë atë që nevojitet, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski i pyetur për qëndrim rreth marrjes së imunitetit gjykatësit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet për përfitim të paligjshëm dhe fshehje të pronës dhe larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese pasi që në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë policia gjeti 350.000 euro brenda një muri për të cilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Kambovski para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, tha se nuk e din saktë se sa paraqitje ka pasur kundër gjykatësit Gjoko Ristov, por se paraqitje nga kolegë të tij nga Gjykata e Apelit dhe Këshilli gjyqësor deri më tani nuk ka pasur.
“Shikoni, në Këshillin gjyqësor ka shumë parashtresa. Së pari, unë nuk mbaj mend konkretisht se ka pasur parashtresë për marrje të ryshfetit apo diçka të ngjashme. Një shembull, sa më kujtohet, zhvillohej për mos përjashtimin e tij në një lëndë, ndërkaq që duhej të përjashtohej. Ndërsa raste të këtilla konkrete … tani nuk mund të kujtohem. Siç ju thashë, do t’ju përgjigjemi zyrtarisht, nuk dëshiroj të del se ka pasur ndonjë parashtresë, ndërsa unë për momentin të mos mbajë mend dhe t’ju jap ndonjë informatë të pasaktë”, tha Kambovski.
I pyetur nëse “ka pasur paraqitje nga gjykatës, kolegë nga Apeli, konkretisht për kolegun Gjoko Ristov”, Kambovski tha jo.
“Jo, jo. Lidhur me atë se çfarë ishin paraqitjet e tjera – nga kolegë të tij, nga Apeli – deri më tani nuk ka pasur paraqitje në Këshillin gjyqësor. Ndoshta ka pasur parashtresa, ka pasur parashtresa anonime, megjithatë nga kolegë, nga kolegë-gjykatës – jo”, deklaroi Kambovski.





































