❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Lajmin e konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe ndalohet për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij appeared first on Sinjali.

Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën si anëtare themeluese.

Lajmin Osmani e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe letrën e Trumpit.

NĂ« postimin e saj, ajo shkroi: “Jam thellĂ«sisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« Bordin e Paqes, si anĂ«tare themeluese, krah pĂ«r krah me SHBA-tĂ« nĂ« misionin pĂ«r njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« sigurt. Lidershipi i guximshĂ«m nuk flet thjesht pĂ«r paqe, ai e ndĂ«rton atĂ«. PikĂ«risht kĂ«tĂ« po e bĂ«n Presidenti Trump nĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj iniciative historike. Ashtu si Amerika qĂ« solli paqe nĂ« KosovĂ«, sot Kosova qĂ«ndron si aleat i palĂ«kundur i saj pĂ«r ta çuar paqen mĂ« tej. Historia i mban mend ata qĂ« bĂ«jnĂ« hapa tĂ« guximshĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e paqes – dhe ne jemi gati.”, shkruan Osmani nĂ« ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes appeared first on Sinjali.

Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë

Franca ka kërkuar organizimin e një ushtrimi të NATO-s në Greenland dhe është e gatshme të kontribuojë në të, ka bërë të ditur zyrtarisht zyra e Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Ky zhvillim vjen ndërsa aleatët evropianë po përpiqen të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik ndaj SHBA-së, pas shqetësimeve të përsëritura të Donald Trump, njofton skynews.

Sipas raportimeve tĂ« gazetĂ«s i paper kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, njĂ«sitĂ« e mbikĂ«qyrjes nga MbretĂ«ria e Bashkuar, tĂ« Forcave Ajrore dhe MarinĂ«s, janĂ« duke negociuar pĂ«r t’iu bashkuar njĂ« “linje tĂ« re mbrojtjeje” me trupa tĂ« vendosur nĂ« Greenland.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi njĂ« “rritje masive tĂ« investimeve evropiane” nĂ« Greenland dhe pĂ«r sigurinĂ« nĂ« Arktik gjatĂ« fjalimit tĂ« saj nĂ« Davos dje.

Javën e kaluar, delegacione ushtarake nga tetë vende evropiane fluturuan drejt ishullit për një mision të rekonesancës, i cili shkaktoi një përplasje me Trump, i cili e interpretoi këtë si një gjest kërcënues.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim?

Mbrëmë, Mateo u zgjodh banori më i votuar nga publiku si më i pëlqyeri në Big Brother.

Ai mori një avantazh të veçantë, duke nisur zinxhirin e parë të shpëtimit, dhe banorja që shpëtoi e para ishte pikërisht Brikena.

Pas kësaj, zinxhiri i shpëtimit vazhdoi në këtë rend:

Mateo → Brikena → Juela → Stenaldo → Artan → Greta → Kristi → Angelo → Stelina → Selin → Miri → Ina → Keijsi → Lorna

Si rezultat, pesĂ« banorĂ«t e fundit nĂ« kĂ«tĂ« zinxhir – Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna – janĂ« ata qĂ« do tĂ« shkojnĂ« nĂ« televotim.

Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia të shtunën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim? appeared first on Sinjali.

Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« hipin nĂ« njĂ« avion tjetĂ«r dhe do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin drejt ZvicrĂ«s”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi njĂ« problem tĂ« vogĂ«l elektrik. PĂ«r arsye sigurie, Air Force One po kthehet nĂ« bazĂ«n Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin me njĂ« avion tjetĂ«r drejt ZvicrĂ«s”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos appeared first on Sinjali.

Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gjestet humane të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol që përmbante para dhe dokumente, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucionin dhe për veprimin e tyre human, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përgjegjësisë qytetare në raste të tilla.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit të votave.

Dallime të dukshme në numrin e votave po vazhdojnë të evidentohen brenda të gjitha subjekteve politike. Procesi i rinumërimit nxori në pah parregullsi të theksuara fillimisht në Komunën e Prizrenit. Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta në këtë komunë, pasi gjatë një procesi verifikues të dy kutive me fletëvotime u konstatua një dallim prej 714 votash.

Si rezultat i rinumërimit në Prizren, është konstatuar se gjatë numërimit fillestar kandidatëve u janë shtuar ose hequr gjithsej 45 mijë e 709 vota vetëm në këtë komunë. Devijimet më të mëdha janë vërejtur brenda PDK-së, ku kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka rezultuar me mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ditën e hënë KQZ-ja mori vendim që të zgjerojë procesin e rinumërimit në të gjitha vendvotimet e 28 komunave, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, sipas një vendimi të mëhershëm të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi edhe në 10 komuna të tjera, përkatësisht: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi për përfshirjen e të gjitha vendvotimeve në rinumërim erdhi pas një raporti të bazuar në rinumërimin e më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit ndryshimet te votat e subjekteve politike janë vlerësuar si të papërfillshme, ndërsa te votat për kandidatët për deputetë janë identifikuar pasaktësi të theksuara në procesin e numërimit.

Gjatë rinumërimit, raste të vjedhjes së votave të kandidatëve për deputetë janë evidentuar edhe në Komunën e Podujevës, kësaj radhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime appeared first on Sinjali.

Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi: Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë mund të dalë një sfidë që kërkon vendosmëri. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë qartësi. Kujdes me nxitimin në vendime financiare.

Demi: Dita të fton të ecësh me hapa të sigurt dhe praktikë. Një çështje materiale mund të stabilizohet më në fund. Në marrëdhënie, durimi do të vlerësohet shumë. Mos e neglizho pushimin dhe komoditetin personal.

Binjakët: Komunikimi është pika jote e fortë sot. Mund të marrësh lajme interesante ose ftesa të papritura. Në dashuri, bisedat e hapura forcojnë lidhjet. Përqendrohu që të mos shpërndahesh në shumë drejtime.

Gaforrja: Emocionet janë më të thella se zakonisht. Familja ose shtëpia kërkojnë vëmendjen tënde. Në punë, ndiq intuitën për vendime të rëndësishme. Kujdesu për veten emocionalisht.

Luani: Dita sjell mundĂ«si pĂ«r tĂ« shkĂ«lqyer dhe pĂ«r t’u vĂ«nĂ« re. NjĂ« projekt kreativ mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me sukses. NĂ« dashuri, pasioni rritet nĂ«se shpreh ndjenjat hapur. Shmang konfliktet e panevojshme me autoritetet.

Virgjëresha: Detajet kanë rëndësi të veçantë sot. Organizimi do të të ndihmojë të shmangësh stresin. Në marrëdhënie, gjestet e vogla bëjnë diferencën. Mos u trego shumë kritik ndaj vetes.

Peshorja: Kërkon ekuilibër mes detyrave dhe jetës personale. Një bashkëpunim mund të rezultojë i dobishëm. Në dashuri, harmonia vjen përmes kompromisit. Merr kohë për artin ose bukurinë që të frymëzon.

Akrepi: Intensiteti yt është i fortë dhe të ndihmon të depërtosh në thelb të gjërave. Një e vërtetë mund të dalë në dritë. Në dashuri, thellësia emocionale forcon lidhjen. Kujdes me xhelozinë ose kontrollin e tepruar.

Shigjetari: Optimizmi yt hap dyer të reja. Mund të planifikosh një udhëtim ose një projekt afatgjatë. Në marrëdhënie, sinqeriteti sjell afrim. Mos e shpërfill përgjegjësinë për hir të lirisë.

Bricjapi: Përgjegjësitë janë të shumta, por ti i përballon me maturi. Një arritje profesionale të motivon më tej. Në dashuri, stabiliteti është prioritet. Mos harro të festosh sukseset e vogla.

Ujori: Ide të reja dhe origjinale të vijnë natyrshëm. Dita është e mirë për ndryshime dhe inovacion. Në marrëdhënie, nevoja për hapësirë duhet komunikuar qartë. Shoqëria luan rol të rëndësishëm sot.

Peshqit: Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të theksuara. Mund të ndihesh më i lidhur me anën shpirtërore. Në dashuri, empatia forcon lidhjen. Kujdes të mos humbasësh në ëndrra dhe të harrosh realitetin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Sot bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet  Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, nĂ«n pĂ«rkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s, ka njoftuar se, organizon “Akademi PĂ«rkujtimore nĂ« 20 vjetorin e ndarjes nga jeta tĂ« Atit Themeltar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova”.

Akademia PĂ«rkujtimore do tĂ« mbahet sot (e mĂ«rkurĂ«), nĂ« ora 11:00, nĂ« SallĂ«n e Kuqe – Pallati i RinisĂ«, nĂ« PrishtinĂ«.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në qytetin e Pejës më 1967. Ndërsa, ka studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Ka doktoruar në fushën e letërsisë në UP më 1984.

Më 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetĂ« librave, presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte nĂ« nismĂ« redaktor nĂ« gazetĂ«n e studentĂ«ve “Bota e re” dhe nĂ« revistĂ«n shkencore “Dituria” (1971-72), qĂ« botoheshin nĂ« PrishtinĂ«. Pastaj pĂ«r afro dy dekada, ai punoi nĂ« Institutin Albanologjik tĂ« PrishtinĂ«s si hulumtues i letĂ«rsisĂ«. PĂ«r njĂ« kohĂ« ka qenĂ« kryeredaktor i revistĂ«s “Gjurmime albanologjike”, qĂ« e nxirrte ky Institut.

Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Ai u rizgjodh kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« mori ish-presidenti, Ibrahim Rugova:

– MĂ« 1995, iu dha Çmimi pĂ«r paqe i Fondacionit Paul Litzer nĂ« DanimarkĂ«.

– MĂ« 1996, u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« Parisit VIII SorbonĂ«, FrancĂ«.

– MĂ« 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– NĂ« vitin 1999, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« qytetit Mynster (MĂŒnster), Gjermani, ndĂ«rsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

– NĂ« vitin 2000, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« Unionit Demokratik tĂ« KatalonisĂ« “Manuel Carrasco i Formiguera”, nĂ« BarcelonĂ«, SpanjĂ«.

– NĂ« vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarĂ« Çmimin e EvropĂ«s pĂ«r vitin 2004. BartĂ«s tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« Çmimit tĂ« EvropĂ«s janĂ«:

– Mbreti i SpanjĂ«s Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.

– NĂ« vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i BrigadĂ«s Multinacionale tĂ« KFOR-it Lindja, i cili ishte pĂ«r njĂ« vizitĂ« lamtumirĂ«se te presidenti i KosovĂ«s ditĂ«n e hĂ«nĂ« mĂ« 16 shkurt 2004, ia dorĂ«zoi RugovĂ«s fletĂ«lavdĂ«rimin e nĂ«nshkruar nga zĂ«vendĂ«sguvernatorja e PensilvanisĂ«, znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll (Catherine Baker Knoll).

“
NĂ« emĂ«r tĂ« 12 milionĂ« qytetarĂ«ve tĂ« PensilvanisĂ«, dua t’ju shpreh lavdatĂ« pĂ«r arritjet tuaja tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe t’ju falĂ«nderoj pĂ«r miqĂ«sinĂ« tuaj ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara.” (znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll)

– NĂ« vitin 2004, presidenti i KosovĂ«s Ibrahim Rugova, nĂ« njĂ« ceremoni solemne tĂ« zhvilluar tĂ« hĂ«nĂ«n mĂ« 2 shkurt 2004, pasdite nĂ« qytetin e BelgjikĂ«s Atverpen (Anvers), Ă«shtĂ« shpallur Senator Nderi i EvropĂ«s nga Senati i EvropĂ«s. Ky Ă«shtĂ« grupacion i figurave mĂ« eminente tĂ« skenĂ«s politike evropiane nga i cili nderohen personalitete mĂ« nĂ« zĂ« tĂ« botĂ«s sĂ« politikĂ«s, gazetarisĂ«, tĂ« shkencave ekzakte apo humane tĂ« cilĂ«t ka dhĂ«nĂ« kontributin e tyre pĂ«r demokracinĂ« paqen, zhvillimin apo stabilitetin nĂ« EvropĂ«.

“Edhe me kundĂ«rshtimet e kĂ«tyre viteve qĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« skenĂ«n politike Ibrahim RugovĂ«s, presidenti i KosovĂ«s ka patur kurajĂ«n qĂ« tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r idealin e tij nĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« Ballkanit”.

“ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« luftosh pĂ«r vetĂ«vendosjen dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« njĂ« populli tĂ« vogĂ«l, kur kjo nuk korrespondon me dĂ«shirĂ«n e popujve tĂ« mĂ«dhenj. Rugova vazhdoi qĂ« tĂ« luftojĂ« vetĂ«m, ndonjĂ«herĂ« pa hasur nĂ« mirĂ«kuptim pĂ«r njĂ« ideal qĂ« do tĂ« mund t’i japĂ« EvropĂ«s atĂ« paqe pĂ«r tĂ« cilĂ«n ne kemi nevojĂ«. ËshtĂ« pikĂ«risht kjo gjĂ« qĂ« do ta nderojĂ« sot me titullin Senator Evropian qĂ« tĂ« mos dekurajohet”. (Z. Oto fon Habsburg)

– MĂ« 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« TiranĂ«s.

– MĂ« 20 nĂ«ntor 2005, KĂ«shilli i Qytetit tĂ« Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e KosovĂ«s, Ibrahim Rugova, me njĂ« mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« pĂ«r pĂ«rkushtimin e tij nĂ« afirmimin e parimeve tĂ« demokracisĂ« dhe pĂ«r udhĂ«heqjen e tij politike frymĂ«zuese.

– MĂ« 21 janar 2006, pushon sĂ« rrahuri zemra e presidentit tĂ« ParĂ« tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova appeared first on Sinjali.

Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni

Një helikopter turistik me tre persona në bord është zhdukur pranë malit Aso, një nga vullkanet më aktive të Japonisë.

Sipas raportimeve lokale që citojnë policinë, helikopteri u nis nga një kopsht zoologjik në qytetin Aso të martën në orën 10:52 sipas kohës lokale (01:52 GMT) për një tur 10-minutësh, por nuk u kthye më.

Rreth orës 16:00, një helikopter i policisë ka vërejtur një objekt që i ngjan një mjeti ajror brenda kraterit të Nakadakes, një nga pesë majat e malit Aso. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për helikopterin e zhdukur, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Sipas mediave lokale, piloti 64-vjeçar ishte një profesionist me përvojë 40-vjeçare. Pasagjerët ishin një burrë dhe një grua, të dy nga Tajvani.

Helikopteri, një Robinson R44 i prodhimit amerikan, ishte në fluturimin e tretë turistik të ditës kur u zhduk. Sipas operatorit të fluturimeve, kompanisë Takumi Enterprise, dy fluturimet e mëparshme kishin përfunduar pa asnjë problem.

Të martën ishte raportuar mot me vranësira në zonën e Nakadakes, ndërsa operacionet e kërkimit u pezulluan mbrëmjen e së martës dhe rifilluan të mërkurën në mëngjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Jiji, Takumi Enterprise ka pezulluar të gjitha fluturimet me helikopterë pas incidentit.

Turët me helikopter mbi peizazhet vullkanike të malit Aso janë ndër atraksionet kryesore turistike të prefekturës Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Në vitin 2024, një helikopter turistik i së njëjtës kompani që fluturonte mbi malin Aso ishte detyruar të bënte një ulje emergjente, ku mbetën të lënduar tre personat që ndodheshin në bord.

Mali Aso ka shpërthyer për herë të fundit në tetor të vitit 2021, duke lëshuar një re të madhe tymi në qiell.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni appeared first on Sinjali.

Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe, në periudha të caktuara, lokalisht me reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore appeared first on Sinjali.

NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët

Tetë vendet anëtare të NATO-s, të cilat presidenti amerikan Donald Trump i ka kërcënuar me tarifa duke filluar nga 1 shkurti, kanë lëshuar të dielën një deklaratë të përbashkët si reagim ndaj vendimit.

Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me tarifa 10% për eksportet drejt SHBA-së nga muaji shkurt, të cilat do të rriten në 25% në qershor.

MegjithatĂ«, nĂ« letĂ«r, vendet theksojnĂ« se ato “qĂ«ndrojnĂ« nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me MbretĂ«rinĂ« e DanimarkĂ«s dhe popullin e GrenlandĂ«s”.

“Jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« angazhohemi nĂ« njĂ« dialog tĂ« bazuar nĂ« parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, tĂ« cilave u qĂ«ndrojmĂ« fort,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

TĂ« gjitha tetĂ« vendet janĂ« anĂ«tare tĂ« NATO-s dhe nĂ«nvizojnĂ« se janĂ« “tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r tĂ« forcuar sigurinĂ« nĂ« Arktik si njĂ« interes i pĂ«rbashkĂ«t transatlantik”.

PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, ato theksuan se ushtrimi i fundit danez nĂ« GrenlandĂ«, i quajtur “Arctic Endurance”, ishte njĂ« reflektim i kĂ«tij qĂ«llimi dhe “nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim pĂ«r askĂ«nd”.

Synimi i presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës ka shkaktuar tensione mes anëtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO. Shumica e këtyre shteteve janë evropiane, por deklaratës iu bashkua edhe Kanadaja, duke dalë në mbrojtje të sovranitetit të Danimarkës, të cilës i përket Grenlanda.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 5.571 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 2.190 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas tij, është Arian Tahiri i cili ka tani 587  vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 613 vota.

Pas tij Ă«shtĂ« Rea Krasniqi me –536 vota. NĂ« kĂ«tĂ« parti, Ă«shtĂ« Hajrulla Çeku, atij tĂ« cilit i janĂ« shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të kërkojë edhe përmbushjen e disa kushteve.

Lidhur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme, Ambasada amerikane ka nënvizuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit dypalësh.

“ShpresojmĂ« tĂ« forcojmĂ« partneritetin tonĂ« me QeverinĂ« e ardhshme tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kĂ«saj, megjithatĂ«, do tĂ« kĂ«rkojĂ« veprime nga Qeveria e KosovĂ«s qĂ« çojnĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet tĂ« ndĂ«rsjellĂ« ekonomik”, ka thĂ«nĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s amerikane pĂ«r REL-in.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik appeared first on Sinjali.

Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pas manipulimeve që janë kryer ndaj shumë kandidatëve, raporton Gazeta Sinjali.

Bajrami ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kushdo qĂ« ka prekur votĂ«n duhet tĂ« japĂ« pĂ«rgjegjĂ«si para ligjit dhe para qytetarĂ«ve,” ka thĂ«nĂ« ajo.

Në këtë linjë, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu befasi për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Sinjali.

Spalleti s’i kursen kritikat ndaj ZhegrovĂ«s

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Edon ZhegrovĂ«s, pas humbjes sĂ« papritur qĂ« “Zonja e VjetĂ«r” pĂ«soi tĂ« shtunĂ«n nĂ« udhĂ«tim ndaj Cagliarit.

Juventusi u mposht 1:0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, duke pësuar humbjen e parë në vitin 2026. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të, ndërsa menjëherë pas tij trajneri Spalletti reagoi me zëvendësime në repartin ofensiv.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 66-të, por nuk arriti të ndikojë në lojën e Juventusit, çka solli edhe kritika nga trajneri dhe nga media italiane.

Sipas gazetĂ«s “Tuttosport”, Spalletti ka shprehur pakĂ«naqĂ«si pĂ«r paraqitjen e ZhegrovĂ«s dhe tĂ« Francisco Conceiçaos, duke vlerĂ«suar se ata nuk qĂ«ndruan nĂ« pozicionet ku mund tĂ« ishin mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m.

“NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« aktivizuam tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t ofensivĂ« qĂ« kishim nĂ« dispozicion, por ndikimi nuk ishte ai qĂ« pritej. Conceiçao dhe Zhegrova u tĂ«rhoqĂ«n nga zonat vendimtare. Duhet tĂ« jemi mĂ« tĂ« saktĂ« nĂ« role dhe pozicione pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« rrezik”, ka deklaruar Spalletti, duke shtuar se skuadrĂ«s i mungoi vendosmĂ«ria pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar momentet kyçe.

Ai theksoi se, pavarësisht humbjes, Juventusi e mbajti ritmin e lojës dhe kontrolloi kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Zhegrova ka zhvilluar deri më tani dhjetë ndeshje në Serie A dhe vazhdon të jetë në pritje të golit ose asistimit të parë, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues.

“Tuttosport” e ka vlerĂ«suar futbollistin e KombĂ«tares sĂ« KosovĂ«s me notĂ«n 5, duke shkruar se ai Ă«shtĂ« “lojtar qĂ« mund ta ndryshojĂ« ritmin e ndeshjes, por qĂ« shpesh pĂ«rfundon nĂ« njĂ« rol neutral, me paqartĂ«si nĂ« lojĂ«â€.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti s’i kursen kritikat ndaj ZhegrovĂ«s appeared first on Sinjali.

Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim

Italia mund tĂ« mos jetĂ« ndĂ«r vendet e kĂ«rcĂ«nuara me tarifa tĂ« reja amerikane, por kjo nuk e ka ndalur kryeministren Giorgia Meloni t’i shprehĂ« drejtpĂ«rdrejt qĂ«ndrimin e saj presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me kĂ«tĂ« vendim.

Meloni ka deklaruar se nuk pajtohet me njoftimin e tarifave tĂ« reja nga ana e Trumpit, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si njĂ« “gabim”.

“Parashikimi i njĂ« rritjeje tĂ« tarifave kundĂ«r atyre kombeve qĂ« kanĂ« zgjedhur tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« sigurinĂ« e GrenlandĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« gabim dhe unĂ« nuk pajtohem me tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ajo.

Kryeministrja italiane ka bërë të ditur se kishte folur me Trumpin disa orë më parë, duke i shprehur atij mendimin e saj për këtë çështje.

“Mendoj se ai ishte i interesuar tĂ« dĂ«gjonte, por mĂ« duket se nga pikĂ«pamja amerikane, mesazhi qĂ« po vinte nga kjo anĂ« e Atlantikut nuk ishte i qartĂ«â€, ka shtuar Meloni, pa zbuluar reagimin e Trumpit ndaj fjalĂ«ve tĂ« saj.

Ajo ka sugjeruar se ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« pasur njĂ« “problem mirĂ«kuptimi dhe komunikimi” mes EvropĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara lidhur me vendimin e disa shteteve evropiane pĂ«r tĂ« vendosur njĂ« numĂ«r tĂ« kufizuar trupash nĂ« GrenlandĂ«.

Sipas Melonit, ky vendim nuk duhet tĂ« interpretohet si “anti-amerikan”.

Prandaj, ajo ka theksuar se “dialogu duhet tĂ« rifillojĂ« dhe tĂ« shmanget njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat amerikane, Meloni kundër Trumpit: Veprimi i tij është një gabim appeared first on Sinjali.

Quni reagon pas dallimit nĂ« vota: MĂ« Ă«shtĂ« njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r dinjitetin tim

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se dallimi në numrin e votave të tij, pas rinumërimit të kryer në Qendrën e Numërimit në Prizren, ka ndodhur pa dashjen dhe dijeninë e tij.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Quni ka thënë se kjo është bërë me qëllim të njollosjes së personalitetit dhe karrierës së tij politike.

Ai u ka kërkuar falje të gjithë kolegëve kandidatë për, siç ka deklaruar, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin e tij.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të bashkëpunojë me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për ta zbardhur këtë skandal deri në fund.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara në ueb-faqe dhe të përditësuara për herë të fundit në ora 12:20, nga procesi i rinumërimit Anton Quni rezulton me minus 479 vota.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PËR MEDIAT DHE OPINIONIN PUBLIK

Në lidhje me zhvillimet e fundit dhe raportimet mbi procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, ndjej detyrim moral dhe qytetar që të sqaroj pozicionin tim ndaj këtyre parregullsive që cenojnë procesin zgjedhor.

Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore.

Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit.

Motivin dhe qëllimin e vërtetë prapa këtij operacioni kriminal duhet ta vërtetojnë institucionet e drejtësisë.

Unë jam i interesuari që të zbardhet e vërteta:

-Pse u zgjodh emri im për këtë manipulim?

-Kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Qendrën e Numërimit?

U kërkoj ndjesë publike të gjithë kolegëve kandidatë, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favorin tim.

Garimi duhet të jetë i drejtë dhe çdo votë e fituar me meritë duhet të shkojë te personi që e ka marrë atë besim.

Deklaroj se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për të zbardhur këtë skandal deri në fund.

E vërteta është mbrojtja ime e vetme.

Me respekt,

Anton Quni

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Quni reagon pas dallimit nĂ« vota: MĂ« Ă«shtĂ« njollosur personaliteti dhe karriera – goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r dinjitetin tim appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë

Një zyrtar iranian në rajon ka deklaruar të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, përfshirë rreth 500 pjesëtarë të personelit të sigurisë.

Zyrtari, i cili ka folur pĂ«r Reuters nĂ« kushte anonimiteti, ka fajĂ«suar “terroristĂ«t dhe protestuesit e armatosur” pĂ«r vrasjen e “iranianĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m”.

Ai ka bërë të ditur se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më i madh i viktimave janë shënuar në zonat kurde në veriperëndim të Iranit, një rajon ku separatistët kurdë kanë qenë aktivë dhe ku shpërthimet e dhunës kanë qenë ndër më të ashpra edhe në periudhat e mëhershme të trazirave.

“Numri pĂ«rfundimtar nuk pritet tĂ« rritet ndjeshĂ«m”, ka thĂ«nĂ« zyrtari, duke shtuar se “Izraeli dhe grupet e armatosura jashtĂ« vendit” kishin mbĂ«shtetur dhe pajisur personat qĂ« dolĂ«n nĂ« rrugĂ«.

Autoritetet iraniane fajësojnë rregullisht armiqtë e huaj për trazirat, përfshirë Izraelin, armik i betuar i Republikës Islamike, e cila kishte nisur sulme ushtarake ndaj Iranit në qershor.

Ndërkohë, grupi i të drejtave të njeriut HRANA, me seli në SHBA, ka njoftuar të shtunën se numri i të vdekurve kishte arritur në 3,308, duke shtuar se janë konfirmuar më shumë se 24,000 arrestime.

Edhe grupi i të drejtave të kurdëve iranianë Hengaë, me seli në Norvegji, ka deklaruar se disa nga përleshjet më të rënda gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit kanë ndodhur në zonat kurde në veriperëndim të Iranit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran: Numri i viktimave arrin deri në 5 mijë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | PĂ«rleshje nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit te “Bouje Club” nĂ« PrishtinĂ«, njĂ« person pĂ«rfundon nĂ« mbajtje (EMRI)

Një rrahje është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Sipas informatave tĂ« siguruara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur mĂ« 18 janar 2026, nĂ« intervalin kohor 04:00-04:15, nĂ« rrugĂ«n “Ahmet Krasniqi” nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht te “Bouje Club”, ku Ă«shtĂ« raportuar njĂ« rrahje nĂ« progres.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar me palën ankuese, A. Z, rreth 22-vjeçare, i cili ka deklaruar se është sulmuar me grusht nga i dyshuari Liridon Haziri, rreth 35-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas deklarimit të ankuesit, në incident dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy persona, mirëpo deri më tani është arritur të identifikohet vetëm njëri nga ta.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | PĂ«rleshje nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit te “Bouje Club” nĂ« PrishtinĂ«, njĂ« person pĂ«rfundon nĂ« mbajtje (EMRI) appeared first on Sinjali.

❌